Edhe statυja e Lirisë “dridhet” nga tërmeti i rraΙΙë që trόnditi Nju Jorkυn (Video)

Dita e sotme ka qenë një ditë e pazakontë për banorët e Nju Jorkut, pasi si rrallë ndonjëherë, u ndjenë lëkundje tërmeti.

Banorët e pjesës verilindore të vendit njoftuan se i kishin përjetuar lëkundjet e tërmetit me një magnitudë paraprake 4.7.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit ishte pranë qytetit të Libanit në shtetin e Nju Xhersit, rreth 72 kilometra nga qyteti i Nju Jorkut dhe 80 kilometra nga qyteti i Filadefias në veri.

Departamenti i Zjarrfikësve në Nju Jork tha se njoftimet paraprake nuk tregojnë për dëmtime.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, është informuar për tërmetin, tha zëdhënësi i tij Fabien Levy, duke shtuar se, “ndërsa për momentin nuk kemi asnjë njoftim për ndikime të mëdha, jemi ende duke vlerësuar efektet”.

Në pjesën qendrore të Manhatanit, zhurma e trafikut të makinave dhe njerëzve u bë edhe më e zëshme, ndërsa shoferët u binin borive në rrugët që dridheshin nga lëkundjet e tërmetit.

Disa banorë të Bruklinit thanë se dëgjuan një tingull të zhurmshëm ndërsa ndërtesa e tyre dridhej. Njerëzit në Baltimorë, Filadelfia, Konektikat dhe zona të tjera të Bregut Lindor, të pamësuar me tërmetet, gjithashtu raportuan se kishin ndjerë lëkundjen e tokës.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, shkroi në rrjetin X se tërmeti u ndje në të gjithë shtetin. “Ekipi im po vlerëson efektet dhe çdo dëm që mund të ketë ndodhur, dhe ne do ta informojmë publikun gjatë gjithë ditës”, tha zonja Hochul.

Lëkundjet të kujtojnë tërmetin e 23 gushtit të vitit 2011 që tronditi dhjetëra miliona njerëz nga Xhorxhia në Kanada. Tërmeti i vitit 2011 me magnitudë 5.8 dhe epiqendër në Virxhinia është më i forti që ka goditur Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara që nga Lufta e Dytë Botërore.

Tërmeti shkaktoi të çara në monumentin e Uashingtonit dhe nxiti evakuimin e Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit, duke tronditur njujorkezët tre javë përpara 10 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Një video është publikuar edhe nga Statuja e Lirisë e cila lëkundet si pasojë e dridhjeve të tokës.

Anëtari i Fressh Sarandë shantazhon υαjzën minorene për υideo            i ntime, shfαqej si menaxher Vip-ash

Një 16-vjeçare nga qyteti i Sarandës ka kërkuar ndihmën e emisionit ‘Piranjat’ , pasi kishte rënë pre e një shantazhuesi në rrjetet online. 16-vjeçarja tregon se pak më parë’ është hapur një adresë Snapchat në emër të saj dhe nuk dihej kush ishte nga pas.

16-vjeçarja’ kërkon ndihmë një shoqes së saj e cila e adreson për tek një’ njohur 8 vite më’ madh me emrin Dertjon Korro. Pas një kontakti me djalin, vajza’ thotë që për ndihmën që do të merrte për të mbyllur adresën fake në emër të saj, do ta paguante atë.

Mirëpo Korro shprehej se nuk kishte nevojë për lekë, por për video dhe foto hot. Vajza nuk pranon’ tregon që është e vogël, dhe Detjoni’ thotë që nëse ti nuk pranon unë do të mbyll çdo adresë që ti ke dhe’ vë kusht të fundit që ose duhet ta takojë nga afër, ose duhet t’ i dërgojë foto dhe video hot në të kundërt’ mbyllen adresat.

Vajza komunikon menjëherë më prindërit e saj të cilët vendosin që aksesin e rrjeteve sociale të vajzës ta kishin emisioni ‘Piranjat’ . Ndërkohë që në një bisedë tjetër telefonike në snapchat me vajzën ai’ thotë që unë jam person me rëndësi të veçantë dhe shteti ngrihet në këmbë për mua.

Tregon gjithashtu se është menaxher vipash dhe nuk ka nevojë për lekë sepse të ardhurat’ merr nga koncertet.

Pasi dita e takimit u la ditën e premte Detjoni kërkon të takojë vajzën, por sapo sheh që janë ‘Piranjat’ , ai largohet pa asnjë përgjigje.

Pasi Piranjat e kontaktuan për t’ i dhënë një të drejtë fjale ne bisede telefonike pasi kishte ikur pa na dhënë asnjë shpjegim, Detjoni përpiqet të krijoje alibinë e një ishi të tij që gjoja e përndjek. Burrat nuk kërkojnë falje thotë ai që duket se ende se kupton se çfarë do të thotë të shantazhosh nje minorene.

Detjoni, 24-vjeçari shantazhues përqendrohet në aktivitetin e tij politik, si aktivist në radhët e Fressh dhe mbështetës prej vitesh’ Partisë Socialiste, fakt të cilin e publikon me krenari në rrjetet e tij sociale./ Piranjat

‘La Casa De Pαpel’ υersioni real në SHBA, hajdutët kalojnë nivelet e sigurisë dhe υjedhin 30 milionë dollarë

Los Anxhelos në SHBA është befasuar nga grabitja e 30 milionë dollarëve nga një grup hajdutësh, të dielën e Pashkëve që lamë pas (31 mars 2024).

Sipas mediave, vjedhja e cila konsiderohet ndër më të mëdhatë në historinë e qytetit amerikan, u konstatua ditën e nesërme, pasi hajdutët në mënyrë misterioze dhe të sofistikuar kishin arritur të kalonin nivelet e sigurisë duke mos shkaktuar ndezjen e asnjë alarmi.

Policia amerikane sqaron se godina e bastisur, me vendndodhje në zonën Sylmar të luginës së San Fernando, ishte objekt që shërbente për ruajtjen dhe transportimin e parave të depozituara nga biznese të ndryshme të zonës.

Hajdutët nuk janë identifikuar ende edhe pse për zbulimin e tyre hetimët po kryhen në mënyrë intensive.

Vjedhja vjen gati dy vjet pasi rreth 100 milionë dollarë bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë u vodhën nga një platformë e madhe e Brink në një stacion kamioni në Kaliforninë jugore, ku edhe autorët e këtij incidenti nuk janë kapur ende.

Aύtostrada Tiranë-Dυrrës do bëhet me 8 korsi

Siç ishte parashikuar në planin e investimeve publike në Buxhetin e këtij viti ka nisur puna për zgjerimin dhe shtrimin e disa akseve të rëndësishme infrastrukturore. Autoriteti Rrugor ka hapur tenderat për Lotin 1 dhe 2 për zgjerimin me vlerë 32.4 milionë euro për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës.

Ajo do të bëhet me katër korsi nga të dyja krahët, ndërsa shpejtësia maksimale e projektuar arrin deri në 140km/h. Punimet për këtë projekt pritet të zgjasin deri në 24 muaj pas lidhjes së kontratës.

Një tjetër projekt i rëndësishëm rrugor është rehabilitimi i rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq-Plepa me fondin limit 7.3 milion euro, që do të shërbejë si një alternativë për të udhëtuar drejt Durrësit. Në këtë aks rrugor Banka Botërore ka financuar edhe rehabilitimin e urës së Beshirit.

Një tjetër projekt rrugor për të cilin është hapur tenderi në Lotin e I në vlerën 18.5 milion euro është aksi Berat-Ballaban, i cili do të shmangë rrugën e vjetër aktuale që të dërgon për në Këlcyrë, e më pas Përmet, duke hapur një korridor të ri në Jug të vendit.

Edhe rruga e Ksamilit do të zgjerohet, ndërsa tenderi është hapur nga ARRSH me fond limit 16.2 milion euro dhe me afat dy vite, për një aks që lidh Sarandën me ishullin dhe parkun e Butrintit. Me shpejtësi vijon dhe procedura për të gjitha lotët e zgjerimit të rrugës Elbasan-Qafë Thanë të korridorit të 8-të që na lidh me Maqedoninë e Veriut, me ARRSH që ka hapur tenderin edhe për katër fazat e tjera me fond limit rreth 96 milion euro.

Egla Ceno thγen rekord, ja sa ndjekës kαnë fituar bαnorët e BBV këtë jaνë në Instagram

Cilët janë banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram këtë javë sipas “Social Top 5”?

Ai është një banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili është rritur sërish me një mijë ndjekës në Instagram duke shkuar nga 448 në 449 mijë. Dy shoqet e afërta, Roza Lati dhe Rike Roçi, nuk kanë pasur të njëjtën rritje në numrin e tyre të ndjekësve. Roza numëron sërish 328K pa pësuar ndryshim nga java e kaluar, ndërsa Rikja ka shtuar 1 mijë ndjekës në Instagram.

Kalojmë tek një çift i “BBV3”, Ilnisa dhe Meritoni, të cilët në prime-in e së martës u skualifikuan nga loja me zarf të zi, duke shkuar kështu në ‘Dhomën e Bardhë’. Të dy kanë pasur rritje me ndjekësit e tyre ku përmendim Ilnisën me një rritje prej 4.4 mijë ndjekësish dhe Meritoni me 3 mijë ndjekës më tepër.

Çifti i dytë i “BBV3”, Romeo dhe Heidi, të cilët duken se tashmë janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit pas disa keqkuptimeve, kanë pasur që të dy rritje teksa kjo e fundit është rritur me 5 mijë ndjekës duke shkuar në 130 mijë, teksa partneri i saj ka shtuar 3K dhe tani numëron 334 mijë.

Ndërkohë, një rritje prej 4 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 258 në 262 mijë.

Sa i përket dosa prej banorëve më të rinj se pjesa tjetër e shtëpisë, Françeska ka shtuar 3.1K në Instagram, Liami është rritur me vetëm 300 ndjekës, ndërsa Jetmiri nuk ka patur asnjë ndryshim duke numëruar sërish 55.3K.

Nga ana tjetër, Egla Ceno ka qenë në krye të debateve dhe përplasjeve mjaft të forta kohët e fundit. Pas një konflikti të rëndë me Meritonin, Egla u skualifikua nga loja me zarf të zi javën e shkuar. Prime-in e së martës megjithatë, zbuluam se në fakt aktorja ndodhej sërish brenda ambienteve të shtëpisë, në atë që quhet ‘Dhoma e Bardhë’, ku iu bashkua edhe Meritoni dhe Ilnisa.

Aktorja ka fituar plot 32.6K ndjekës në Instagramin e saj.

A po ρërsëritet me Eglën historia e Luizit në BBV? Olti Curri ρublikon foton dhe ngre dγshime të forta

Kur “Top Channel” nuhati shikueshmërinë e madhe që Luiz Ejlli i sillte formatit, e bëri atë “të paprekshëm” në “Big Brother VIP” e u fol gjatë për nënshkrimin e një kontrate mes palëve.

Sipas kësaj kontrate, Luizi i jepte të gjitha drejtat e tij për menaxhim “Top Channel”, madje llogaria e tij e Instagramit për të cilën u bë aq shumë luftë, u kalua në menaxhim të televizionit.

Papritur, në të gjitha postimet e tij të mëvonshme hasëm shkrimin: “Të gjitha të drejtat të rezervuara nga TCH”. Ju kujtohet?

Epo, opinionistit Olti Curri s’i ka shpëtuar ky detaj edhe në profilin e Eglës. Që pas skualifikimit të saj nga shtëpia me Zarfin e Zi, në llogarinë e saj kemi parë të njëjtat veprime.

“Të gjitha të drejtat të rezervuara nga TCH” shkruhet në çdo video, linku në bio i përket votave online në TCH dhe e vetmja faqe që ndiqet në llogarinë e Eglës është ajo e “Big Brother VIP”.

“Pas daljes dhe rihyrjes së Eglës në shtëpinë e BB VIP ALBANIA, vura re se në Instagramin e saj ka një ndryshim. Derisa doli me zarf të zi nga shtëpia, në postimet e saj në Insta nuk shkruhej asgjë. Që pas rikthimit shkruhet se të drejtat janë të TCH. Një histori e njohur kjo, ju kujton gjë?”- shkruan Olti, duke na kujtuar sigurisht, Luizin!

E rëndë/ Βυrri νret grυαn në sγ të fëmijëve të mitυr

Një ngjarje tronditë ka ndodhur në SHBA, ku një grua me profesion mësuese, u rrëmbye dhe u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj përpara syve të fëmijëve.

Policia gjeti fëmijët 10 dhe 17-vjeç, pranë nënës së tyre, e cila vdiq në vendngjarje.

Felix, 45-vjeç, ishte një mësuese e shkollës së mesme në Manatee Academy K-8 School në Port St. Lucie, ku ajo u kurorëzua “Mësuesja e Vitit”, sipas postimeve të shkollës në mediat sociale.

“Βetohesh kot në Zot, në natë Kadri?”/ Plas keq në BBV, Juli ja thotë troç Romeos: Hiρokrit! S’je falυr më, që kur iku Lisi

Romeo dhe Juli janë përfshirë sërish në një debat së fundmi dhe arsyeja ishte misioni sekret që i dha Vëllai i Madh Erjolës dhe Julit për të fshehur të gjitha cigaret elektronike brenda në shtëpi, pa u vënë re.

Sipas kushtit të kësaj loje, nëse banorët do e gjenin se kur i ka fshehur cigaret, do i rimerrnin sërish e nëse nuk e gjenin, do ngelnin pa to. Nëse banorët nuk e gjenin kush i fshehu cigaret, Erjola dhe Juli do shprehnin nga tre dëshira dhe do i plotësoheshin.

Romeo u tregua mjaft i shkathët, pasi nga analiza që i bëri sjelles së banorëve, hamëndësoi që Juli dhe Erjola kanë fshehur cigaret dhe i ka qëndruar deri në fund mendimit të tij. Ajo që tradhtoi Julin ishte mënyra si kishte zënë be gjatë ditës. Ai zakonisht betohet për familjen dhe këtë herë për Zotin. Kjo gjë e revoltoi më shumë Romeon, ku shprehet se në një natë të shenjtë siç është Natë Kadri ai gënjen.

Romeo: Ik ore betohesh në Zot për një lojë.

Romeo: Më e drejtë ajo tjetra, nuk u betua fare. Të të vijë zor. Të të vijë zor se është natë e shenjtë. Sot është Natë Kadri. Është lugat.

Juli: Është misioni, çfarë ti bëj misionit? Ik falu ik. Që kur ka ikur Lisi nuk je falur një herë. Je hipokrit me besimin ti.

Romeo: Në lojë nuk betohem në Zot unë ore. Mos më trego mua respektin në Zot. Të të vijë zor nga vetja, gjithë ai burrë.

Juli: Zoti më faltë, por duhet ta bëja.

Romeo: Ik se nuk e shikoj dot me sy.

Erjola: Mjaft se ishte mision.

Edhe pse ky sherr vazhdoi gjatë, të gjithë banorët vendosën të agjërojnë. Ata hëngrën syfyr dhe bënë paqe. Madje edhe Juli i cili i përket një feje tjetër vendosi që të agjërojë për respekt të fesë islame, banorëve në shtëpi e publikut.

Do të ketë një tjetër rikthim në BBV? Ja cili bαnor do të hyjë sërish në shtëρi sonte

Do të ketë një tjetër rikthim në BBV? Publikohet foto,

Edhe në këtë edicion të “Big Brother Vip” nuk kanë munguar rikthimet e banorëve në shtëpi, pas eleminimit të tyre nga publiku.

Kështu ka ndodhur së fundmi me Graciano Taganin, i cili hyri papritur dhe u bë sërish pjesë e garës, pa u hapur ndonjë televotim për publikun.

E mesa duket do të ketë rikthime të tjera, ose të paktën këtë na lanë të kuptojmë Ledjona, Drini dhe Dea.

Teksa kanë postuar një foto në shoqërinë e njëri tjetrit, Dea ka shkruar: “Kush futet të sonte?”

Kjo ka ngritur dyshime për një tjetër rikthim për njërin prej tyre, ndërsa kujtojmë se Drini jo pak herë ka ngacmuar ndjekësit e tij në Instagram duke folur për një rikthim të mundshëm, megjithëse ka kaluar një kohë e gjatë që prej daljes së tij nga BBV.

Se cili nga të tre do të rikthehet në garë, kjo do të mbetet për t’u parë!

Sρartak Ngjela: “Big Βrother” e fiton EgΙa

Avokati Spartak Ngjela, teksa ishte i ftuar në “Breaking”, nuk ka ngurruar të komentojë as ngjarjet e fundit në “Big Brother Vip3”.

Siç dihet Egla, Meritoni dhe Ilnisa, ndodhen në Dhomën e Bardhë dhe janë të skualifikuar deri të shtunën, ku publiku do vendosë se cilin preferon të kthejë në “BBV3” dhe cili do përfundojë këtë rrugëtim.

Avokati Ngjela, shprehet se e shikon Eglën si fituese të “BBV3”, pasi sipas tij, ajo ka një audiencë të madhe dhe e mbështesin shumë persona.

Spartak Ngjela: “Egla fiton, ka audiencë më të madhe, ka përkrahje më të madhe. Do e shohë stafi drejtues dhe do thotë “do humbasim audiencën ne për elokuencën e Ilnisës? Kaq është. E bën çdo njeri këtë llogari. Edhe ti ke pyetur sa e kam audiencën, ke pyetur në fillim. Tani që e ke të garantuar nuk çan kokën”.