“Ju bëjmë νrima-νrima”- Shoku i Aurelios tregon mes Ιotësh momentet e fundit të jetës së 18-νjeçarit: Po mbahej tek hekυrat! Sa vraρuam drejt tij, u shemb në tokë

Shoku i Aurelio Dervishit ka treguar përballjen me agresorët mbrëmjen e 31 marsit dhe momentin e goditjes për vdekje me thikë të 18-vjeçarit.

Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, Mario ka treguar se pasi Frensis Shehu i bllokoi rrugën me makinë, kërkuan të largoheshin nga vendngjarja pasi nuk donin të konfliktoheshin, por sipas tij 20-vjeçari i kërcënoi duke u thënë se “do ju bëjmë vrima-vrima” dhe i kërkoi shokut të tij të nxirrte thikën.

“Nuk ngjante mirë të konfliktoheshim, kërkuam që të largoheshim pasi ishte turp, kishin bllokuar edhe rrugën.

Thoshin fjalë provokuese “Kush të iki… ju bëjmë vrima-vrima. Në momentin që po qetësoheshim, Frensis në një moment i ka thënë 15-vjeçarin që nxirre thikën. Nuk donim që të niste si konflikt. Ata erdhën me pretekstin pse ne po qeshnim. Ishim 5 persona, po bënim muhabete për të qeshur. As nuk kishim parë në atë moment.

Gjatë konfliktit, kur personi nxori thikën, Frensis godet Renin, ishte moment i shpejtë. Ka qenë korsia e gjerë dhe sherri ka marrë nga të dy krahët, tek trotuari dhe korsia e biçikletave. Në moment të fundit po më godisnin mua, po ruhesha mos më godisnin me hekur, Në moment të fundit u shkëputa, sepse nuk po shihnim Aurelion. Aurelio nuk ishte komplet në tokë, por tek hekurat mbajtëse tek korsia e biçikletave, ishte gjysmë shtrirë. Kur vrapuam drejt tij ra pa ndjenja në tokë. Kur e dorëzuam në ambulancë, në fillim na thanë që është në kohë dhe më pas na shoqëroi policia në komisariat. Na merrnin shokët në telefon që ka vdekur, hapa lajmet dhe aty mësuam që ka mbaruar. Aty e humba. Na u duke e pabesueshme sepse ishte edhe trup i madh”, tha ai.

Rama eksρozon “trυrin e ri teknoΙogjik” të υshtrisë. Reagon Rusia: Do ρërdoret për sulme hibride ndaj nesh

“Qendra e re e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes shënoi me hapjen e saj një epokë të re të zhvillimit teknologjik dhe modernizimit në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes”.

Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë, teksa ka marrë pjesë në inaugurimin e qendrës së re të inovacionit të Sigurisë dhe të Mbrojtjes.

“Kjo qendër i bashkëngjitet Njësisë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike, një tjetër projekt madhor për mbrojtjen në botën digjitale, me një rol kyç në luftën kundër kërcënimeve kibernetike dhe mbrojtjes së sistemeve tona të informacionit, e ngritur falë mbështetjes së SHBA-së. Nëpërmjet Qendrës së re të Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, synohet ndër të tjera të forcohen kapacitetet kombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes përmes zbatimit të projekteve inovative dhe integrimit të teknologjive të avancuara, si dhe të nxitet zhvillimi i një ekosistemi të inovacionit në siguri dhe mbrojtje”, u shpreh Rama.

https://www.facebook.com/ediramaal?ref=embed_video

Po këtë të mërkurë, Rusia ka reaguar me anë të zëdhënëses të Ministrisë së Jashtme të saj, Maria Zakharova, e cila ka akuzuar NATO-n dhe BE-në se po zgjerojnë qendrat e tyre kibernetike të orientuara për sulme ndaj Rusisë.

Zakharova deklaroi se një qendër e tillë po hapet edhe në Shqipëri, duke pretenduar se misioni i qendrës do të jetë që të ndihmojë në “krijimin e një imazhi negativ për Rusinë”.

Po ashtu, Zakharova paralajmëron se në këtë formë, po krijohet një tjetër burim kërcënimesh hibdride në Ballkan, duke shtuar se “rajoni ka tepër probleme politike”.

Zyrtarja e Ministrisë së Jashtme ruse pretendon se një qendër e ngjashme është krijuar në vitin 2017 në Helsinki të Finlandës, për të cilën, ushtarakët rusë thonë se vepron në sferat ushtarake, politike, diplomatike, ekonomike, informative, mjekësore dhe të tjera për të dëmtuar imazhin pozitiv të Rusisë. Zakharova ka akuzuar NATO-n për manovra të rrezikshme lufte.

“Aktualisht, në marrëdhëniet me Rusinë, blloku është kthyer në mendësinë e Luftës së Ftohtë. Në dokumentet e doktrinës së tij, vendi është shpallur, po e citoj ‘kërcënimi më i madh i drejtpërdrejtë’. Ka një grumbullim aktiv të ushtrisë në kahun lindor. Stërvitje ushtarake janë të një shkalle të paprecedentë. Po përgatiten për luftë kundër Rusisë dhe as që e fshehin”, deklaroi ajo.

Zëdhënësja e Moskës gjithashtu ka thënë se NATO nuk ka vend në botën e re multipolare dhe se është “në optikën e Rusisë”.

(Balkanweb)

Rozαna Radi ngre dγshime për ρroduksionin e BBVIP: Ku ishte Egla dy ditë?

Rozana Radi ka shprehur hapur habinë që patën të gjithë kur u zbulua se Egla në fakt nuk ishte eliminuar, por ishte izoluar. Këngëtarja ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ngre pyetjen se pse Egla nuk ishte live gjatë dy ditëve që ishte në izolim. Ajo gjithashtu krahason BBVA me Grande Fratello-n, ku zarfi i zi është vendim përfundimtar dhe një lojëtar që del me zarf të zi nuk ftohet as në studio.

“Big Brother VIP Albania, 24 orë në 24 live. Po Egla dy ditë pse nuk ishte live? Ku ishte Egla për ne publikun që kemi në dorë gjithçka në këtë lojë? Zarfi i zi është stacioni i fundit për një konkurrent, ndaj është i zi. Madje, në Grande Fratello nëse del me zarf të zi as në studio nuk ke të drejtë të shkosh më. Çfarë zgjedh publiku, se thatë gjithçka? Publiku me kushtet e produksionit zgjedh vetëm të nxjerrë një, dy të tjerët hynë brenda se do produksioni. Jam me logjikën e Jul Dedës.”

foto galeri
foto galeri

Ήeidi thur ρlane me “νëllain” e saj për misionin e fshehtë, Françeska i përgjon pas dere! A e zbυΙojë banorja të νërtetën? (Video)

Heidi Baçi dhe Lidi, banori më i ri i “Big Brother VIP”, janë një mision sekret, Ku të dy duhet të hiqen si motër e vëlla më njëri-tjetrin, dhe të gjithë konkurrentët të mos dyshojnë në asgjë.

Teksa dyshja po bënin plane në lavanteri se si të bindin banorët, në një moment aty afër ka kaluar Françeska Murati, e cila i ka përgjuar pas dere Heidin dhe Lidin.

Duke u përpjekur që të dëgjojë bisedën e dyshes, modelja e ka ulur kokën poshtë derës duke përgjuar.

Mesa duket modelja ka dyshime për “lidhjen e tyre familjare” dhe ka nisur të zbulojë si qëndron e vërteta.

SHIKO VIDEON KËTU

https://www.instagram.com/_u/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a7ecd427-b6c0-41b4-8f68-1d1a1779fdb3&ig_mid=AB5263E6-698F-4A17-B86F-D4991BCE417B

“Kυsh të ka frikë?”/ Ρërqafime dhe ‘grυshte’, çfarë po ndodh mes Eglës dhe Meritonit në izoΙim? (Video)

Pasi “Vëllai i madh”, vendosi që të izolonte pas përjashtimit nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’, duket se marrëdhënia e Eglës dhe Meritonit është përmirësuar ndjeshëm.

Teksa Egla është zgjuar nga gjumi, Meritoni i ka shkuar në shtrat dhe e ka përqafuar, ku e ka pyetur sesi ka fjetur.

Gjithashtu më vonë, moderatori i ka dhënë edhe disa leksione boksi aktores.

Ndërsa marrëdhënia mes Ilnisës dhe Eglës, vijon të jetë e tensionuar, ku nuk mungojnë as ofendimet dhe thumbimet ndaj njëra-tjetrës.

https://www.instagram.com/_u/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=107e695f-b9d2-4c45-9bb1-73def9521340&ig_mid=736816CF-3684-425D-8810-8FBA5C10B8BC

0 

“Është e ρadrejtë”/ BBVIP fali tre banorët, Jul Deda shρërthen ashρër ndaj ρroduksionit: Po zhνΙerësohet … (Video)

Julian Deda ka reaguar i pari për vendimin e marrë nga produksioni i “Big Brother VIP” që përjashtoi me zarf të zi Egla Cenon, Meriton Mjekiqin dhe Ilnisa Agollin, ku në fakt ishte thjeshtë një skualifikim fiktiv pasi të tre janë nxjerrë praktikisht në nominim dhe vetëm njëri prej tyre do të largohet.

Aktori i njohur i humorit është rebeluar me këtë situatë duke theksuar faktin se në këtë mënyrë mund të thyhen fare mirë rregullat përmes sjelljeve jo të hijshme, sikurse bënë dhe banorët e sipërpërmendur.

Juli i mëshon mendimit të tij që veprimet e kundërligjshme, sikurse përndjekja që u cilësua mbrëmë në prime, vlerësohen nga gjykata dhe jo publiku.

“Është zhvlerësuar zarfi i zi komplet sepse tani mund të merret dhe e kundërta që kjo ok po dola, e voto publiku. Çfarë është kjo? Sepse publiku voton gjithmonë mër vëlla.

Logjika të bën kështu, nëse ata vijnë, kanë ndenjur në shtëpi, kanë kaluar nominime me atë sjellje do të thotë që me një sjellje tjetër, dalin për një javë. Kjo është logjika.

Atëherë i bie që këta janë gjykuar për këtë sjellje, ata kanë shkelur rregullat. Pastaj ajo, përndjekja, si quhet ajo… A ishte vepër penale? Ç’punë ka publiku të vendosë për një vepër që e vendos Gjykata?”, ka thënë Jul Deda që në këtë moment u ndërpre nga produksioni.

https://vm.tiktok.com/ZMMmL5dSv/

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme u “përjashtuan” me zarf të zi Ilnisa me Meritonin për shkak të përplasjes së patën me Egla Cenon. Kjo e fundit ishte eleminuar dy ditë më parë. Por, sipas produksionit, ajo është mbajtur në një ambient e izoluar, ndërsa për të tre do të vendosë publiku. Njëri prej tyre do të dalë të shtunën.

E pikërisht këtë situatë, Jul Deda nuk e ka anashkaluar, përkundrazi ka folur hapur dhe qartë, ku ka marrë edhe mbështetjen e banorëve të tjerë që gjendeshin duke biseduar me të.

https://vm.tiktok.com/ZMMmNYYwX/

Kush e fiton Big Brother? Grida Duma: Egla Ceno ka çmitizυar diferencat gjinore, grυa-bυrrë

Moderatorja politike Grida Duma, e ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, rrëfeu ndër të tjera për situatën politike në vend, televizionin në jetën e saj dhe “Big Brother Vip 3″.

A do të pranonte ajo të ishte opinioniste e “BBV3”?!

Jo, nuk është format që ka lidhje me mua. Unë jam e keqe me veten dhe e mirë me të tjerët. Unë vetë nuk e bëj diçka, por po e bëj ti e kuptoj. Unë e mirëkuptoj edhe në vogëlsi, edhe në problematikë.

Si e komenton Egla Cenon si banore?

Egla ka çmitizuar diferencat gjinore, grua-burrë. Në çdo moment që e intimidohet ajo nuk shqetësohet që është grua.
Ky lloj çmitimizimi është i rëndësishëm në shoqërinë shqiptare dhe është nga të rrallat herë që e shoh në publik pa asnjë kompleks. Këtë avantazh e ka.

ΡΙakat e Prillit “trazojnë” motin çdo ρranverë, zbυΙoni si lindi legjenda që njihet në gjithë Βallkanin

Pothuajse të gjithë e keni dëgjuar që ekziston një legjendë për shiun dhe motin e keq në javën e fundit të muajit Mars dhe javën e parë të Prillit. Kjo periudhë njihet si “Plakat e Prillit” për shkak të një legjende.

Por si është legjenda e “Plakave të prillit”?

Këtë mit disa prej jush mund ta kenë dëgjuar nga prindërit apo gjyshërit, por ndoshta e keni fshirë nga kujtesa.

Sipas gojëdhënave shqiptare, një plakë shkoi në mal për të kullotur bagëtitë dhe duke parë motin e ngrohtë e me diell tha: “Tani unë do t’i kullos për qejf bagëtitë. Lamtumirë dimër, shkofsh në djall”.

Në këtë moment, prilli (ose marsi) tha: “Shkurt o im vëlla, më jep tri ditë hua ta ngrij plakën”.

Menjëherë pas kësaj, legjenda thotë se u bë aq ftohtë saqë plaka ngriu me gjithë bagëtitë në mal, duke u kthyer në shkëmb.

Mali i Tomorrit është vendi ku plakat u ngrinë me bagëtitë, ndërsa sipas gojëdhënave në atë vend sot gjendet një gur në formën e një plake, ku edhe sot e kësaj dite buron ujë, që thuhet se janë “lotët e plakës”.

Kjo gojëdhënë është e njohur thuajse në gjithë Ballkanin, por siç ndodh me legjendat, ajo vjen në versione të ndryshme.

Në ditët e sotme qarkullojnë edhe dy versione të tjera të legjendës:

Versioni 1

“Plakat e prillit” janë shtatë. Shtatë plaka morën leshin e bagëtisë dhe dolën në një lëndinë për ta tjerrë.

Duke biseduar me njëra-tjetrën, njëra nga plakat i ngriti këngë muajit mars duke i thënë se tani dimrit ia hodhi dhe marsi i merrte të keqen.

Këngën e kënduan të gjitha plakat me radhë. Marsi i dëgjoi dhe i ngriu të shtata.

Versioni 2

Nga zona e Veriut thonë se mullizeza (lloj shpendi) çeli zogjtë që në mars. E lumtur nga koha e ngrohtë, ajo filloi ta shante marsin:

“Mullizeza zogjtë i çeli,

na marsh të keqen mars kaçeli”…

Këtë muaji mars e ngriu me gjithë zogj në fole.

Numri i mullizezës më zogjtë e saj është shtatë, që korrespondon me numrin e plakave. Kjo tregon për një binjakëzim të gojëdhënës, lidhur dhe me ngjyrën e veshjes së plakave dhe të pendëve të zogut.

Sidoqoftë, në 3-7 ditë të prillit kthehet dimri, i cili sjellë reshje shiu thuajse në të gjithë vendin dhe pas tyre vjen pranvera e vërtetë.

Ferrari u bë copë copë, ky është DJ shqiρtar që νdiq me një grυa

Hysni Qestaj, i njohur për të gjithë si “Dj Style Q”, kishte performuar gjithë natën para tragjedisë në Jukebox në Sion të Zvicrës. DJ shqiptar humbi jetën më 1 prill në një aksident me Ferrari në Itali.

Ai ishte pronar i Ferrarit GT C4, i bardhë, i cili pas përplasjes mori flakë të dielën e Pashkëve në rrugën Torino-Aosta. Ndonëse ende po priten rezultatet e testit të ADN-së, tashmë është e sigurt se ai po drejtonte makinën duke udhëtuar drejt Aostës.

Në sediljen e pasagjerit të DJ-it 40-vjeçar, një shqiptar i Kosovës, i cili jetonte në Villeneuve të Zvicrës, ishte një grua, e cila gjithashtu vdiq pas aksidentit dhe ende nuk është identifikuar.

Megjithatë, një gjë është e sigurt: gruaja që vdiq së bashku me DJ-in shqiptar të Kosovës nuk ishte gruaja e tij.

Sepse bashkëshortja e Hysni Qestajt nuk ndodhet në Itali, por ndodhet në Kosovë, së bashku me fëmijët e çiftit përkatësisht 11 dhe 14 vjeç.

“Nuk fΙas me një njeri që s’kupton”- Të mbγllur në një dhomë, rindizet debati mes Egla Cenos dhe Meriton Mjekiqit. Aktorja: VogëΙush 28-vjeçar, nuk marr këshilla nga ty!

Pavarësisht se u përjashtuan nga Big Brother Vip 3 dhe pavarësisht së Vëllai i Madh u dha një shans të dytë për t’u bërë sërish pjesë e garës, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi, nuk po gjejnë paqe me njëri-tjetrin.

Të gjendur në një dhomë deri të shtunën, Meritoni dhe Egla kanë zhvilluar një diskutim me doza ironie, ndërsa Ilnisa Agolli, e cila po ashtu ndodhet në të njëjtën dhomë, është treguar më e ftohtë, duke qëndruar larg debatit.

Pjesë nga debati:

Egla: Me një njeri që më thotë interesaxhie, nuk denjoj të flas. Mëso të flasësh!

Meriton: Po je.

Egla: Çfarë jam?

Meriton: Nuk flas me një njeri që nuk e kupton se çfarë flas. O je e edukuar, o s’je.

Egla: S’jam e pa edukatë, unë thashë çfarë jam!

Meriton: Unë them çfarë realisht je dhe të thashë ‘pse je kontradiktore’.

Egla: Sepse njeriu është ashtu, kontradiktor.

Meriton: Ti dhe Romeo keni interesa të përbashkëta për të shkuar në finale.

Egla: Unë i kam xhan, jam vetëm.

Meriton: Si mund ta kesh xhan kur i thua kastravec?!

Egla: Kastraveci është një perime që unë e dashuroj.

Meriton: Si mundesh me i thënë Heidit je italiane, me zë të lartë?!

Egla: I jam afruar për t’i thënë mos thuaj ‘jam italiane’. Po thua gjëra papagallshe. Bëfsh gjumin e ëmbël dhe pafsh ëndrra… të bukura!

Meriton: Sa të qartesh, flasim.

Egla: Jo se nuk marr këshilla nga një vogëlush 28-vjeçar.

Meriton: Ti e di shprehjen ‘I vogël, i vogël, por sherrin e madh’.

Egla: Jo nuk e di, ke sherr të madh ti?

Meriton: S’e kupton ti, ndoshta se është e thellë.

Egla: Ndoshta, se nuk jam aq e thellë sa ti.