Një i çmendυr në Vlorë tenton të godαsë fëmijët me thikë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Sipas një qytetari që ka dërguar një video pranë redaksisë sonë, një person i paidentifikuar ka tentuar të qëllojë me thikë disa fëmijë.

Nuk dihet shkaku i këtij veprimi por nuk përjashtohet mundësia që personi të jetë me probleme mendore.

Në vijim do të gjeni mesazhin e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania:

Pershendetje JOQ, desha te tregoja nje video qe ka ndodhur sot ne Vlore, ku nje i çmendur tenton te godasë fëmijët e shkolles me thike. Flm.

SHIKO VIDEON KËTU

Sërish në Maltë: Dy shqiρtarë rrëzohen nga kati i tretë dhe përfυndojnë në sρital

Dy punëtorë nga Shqipëria kanë përfunduar në spital pasi janë rrëzuar nga çatia e një shtëpie ku po punonin në Maltë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Pietro Floriana këtë të premten në orën 08:30.

Sipas mediave lokale, dy shqiptarët që po punonin në një ndërtesë të re, u ngjitën në çatinë e shtëpisë ngjitur dhe papritur çatia u shemb. Policia tha se shqiptarët kanë rënë nga kati i tretë dhe janë dërguar në spital për mjekim, por ende nuk dihet gjendja e tyre.

Ndërkohë vlen të thuhet se të shtunën e kaluar një punëtor shqiptar humbi jetën kur u shemb çatia e një rezidence në Sliema. Ndërsa dhëndri i tij me të cilin po punonte, edhe ai nga Shqipëria, mbeti i plagosur.

Djemtë e Tiranës denόncojnë vajzat nga Kosova: Na mαshtruan, na morën 1700€

Disa të rinj në Tiranë kanë rënë pre e një mashtrimi nga tre vajza, shtetase të Kosovës.

Djemtë kanë treguar për JOQ ALBANIA se me vajzat janë njohur në rrjetin social Snapchat dhe janë takuar në Tiranë për të darkuar.

Por pas darkës, vajzat u kanë treguar djemve se hoteli ku po qëndronin u ka mbajtur peng kartat e identitetit për të bërë pagesën. Djemtë duke mirëkuptuar hallin e vajzave, iu kanë dhënë atyre 200 euro për të paguar dhomën e hotelit.

Gjatë rrugës, vajzat janë ndarë me djemtë me arsyetimin se do të shkojnë në hotel për të bërë pagesën, por kjo s’ka ndodhur kurrë.

Vajzat janë larguar nga hoteli pa paguar dhe sikur të mos mjaftonte kjo, kanë vjedhur rreth 1500 euro nga xhupi i një prej djemve, që ai e kishte lënë në makinë.

Djemtë dhe hoteli kanë bërë denoncim në Komisariatin numër 4 për vjedhjen dhe mashtrimin e tre vajzave, dy prej tyre të identifikuara nga kartat personale.

Të rinjtë thonë se vajzat që u kanë bërë bllok në rrjetet sociale mund të kenë mashtruar edhe djem të tjerë pasi punonjësit e hotelit i kanë parë edhe herë të tjera me djem të ndryshëm.

Ata u kërkojnë bashkëmoshatarêve që të kenë kujdes nga mashtrime të tilla pasi është shumë e lehtë të biesh pre e tyre.

Denoncimi i të rinjve:

Pershendetje JOQ do doja te lajmeronit qytetaret te kene kujdes nga keto dy vajza dhe nje shoqe e tyre,te treja shtetase kosovare te cilat kan kryer disa mashtrime dhe vjedhje ndaj djemve te rinj. Gjithashtu kan ikur pa paguar nga nji hotel ne qender te tiranes ku kam ndejtur per disa dite. Jan bere kallzimet ne komisariatin e policise po do doja qe ms te bijn me njerez pre e mashtrimeve te ktyre vajzave

Kallzimet jan bere ne komisariatin numer 4. Nuk disponoj prova konkrete pasi dhe mesazhet te cilat jane derguar ne snapchat nuk i kemi se na kane bere bllok ne momentin qe kan marre leket dhe kan ikur

Vajzat i kemi njohur ne rrjete sociale pasi jemi takuar dhe kemi darkuar na kan kerkuar ndihme pasi hoteli i kishte mbajtur mjetin e identifikimit sepse nuk kishin kryer pagesen,na erdhi keq dhe i dham 200 euro per tpaguar dhomen dhe per te marre mjetin e identifikimit mbrapsh.Jemi nisur per tek hoteli ku qendronin dhe na kerkuan te ndalonim makinen disa metra larg hotelit,pas disa minutash konstatuam qe na kishin marr nje shume te konsiderueshme parash nga xhupi qe kishim lene mbrapa dhe kur u perpoqem ti kontaktonim ne rrjetin social ku kishim komunikuar pame qe na kishin bere bllok

Sot kontaktuam hotelin dhe morem vesh qe vajzat nuk kishin paguar dhomen dhe ishin larguar nga hoteli duke len peng mjetin e identifikimit. Dhe ne dhe hoteli i kemi bere denoncim ne komisariat vajzave. Hoteli na tha qe vajzat kishin qen ne ambjentet e hotelit dhe me disa djem te tjere Te cilet mendojme se kane qen dhe ate pre e mashtrimeve te tyre

Rreth 1500 euro kane marre. Foto te vajzes se 3 nuk kemi sepse sja kemi gjetur akoma identitetin

SHBA fiΙΙon ndërtimin e bazës lυndruese në brigjet e Gazës

Ushtria amerikane ka filluar ndërtimin e një baze lundruese në brigjet e Gazës për të lehtësuar dërgimin e ndihmave humanitare, ka njoftuar departamenti amerikan i mbrojtjes.

Bëhet e ditur se anijet do të dërgojnë ndihma nga Qipro në bazë prej ku kamionët do të ngarkohen dhe do të nisen drejt Gazës.

Zyrtarët amerikanë thonë se baza do të jetë funksionale në fillim të majit.

Fillimisht, ky plan u njoftua nga presidenti amerikan, Joe Biden, si pjesë e përpjekjeve për të trajtuar urinë në Gazë, ndërsa Izraeli vazhdon fushatën e tij ushtarake kundër Hamasit.

Pυnë Pa Teka, plas e qeshυra, i riu bukëpjekës: Erdha si dhëndër ditën e parë të punës, u ktheva zhul

“Punë Pa Teka” nga Kristi Gongo këtë herë u ndal në një furrë buke, ku punonjësit e bëjnë natën ditë.Gjatë punës, përveç vështirësive dhe lodhjes, nuk janë ndalur as të qeshurat.

Xhorxhi, bukëpjekësi që ka nisur punën që 17 vjeç, ka treguar për ditën e parë të punës.

Me shaka ai ka treguar se në ditën e parë të punës, ka ardhur me këmishë e i veshur serioz.

Kjo shkaktoi të qeshura mes tyre stafit, e teksa tregoi të gjithë situatën me detaje:

“Kam 6 vite që e kam nisur punën, kam qenë 17-18 vjeç kur hyra për herë të parë. Kjo ka qenë puna e parë. Nuk kam pasur njeri në familje, por thjesht më pëlqeu si gjë. Ditën e parë të punës kisha ardhur si për dasëm, me xhinkse e këmishë. Thash dita e parë, nuk po bëj ndonjë punë. Por që sa vajta në punë më tha ajo ç’më ke ardhur si dhëndër”, tregoi me shaka Xhorxhi.

Olti Curri ρυblikon meszhet e Massimilianos: Dua të vi në BBVA për të thënë të νërtetën

Ditën e djeshme në mediat online qarkulloi lajmi se aktori italian Massimiliano Varrese do të vijë në Big Brother Vip Albania për një përballje me Heidin.

Shkak për këto aludime u bënë lëvizjet e fundit të aktorit i cili nisi të ndiqte në Instagram faqen zyrtare të Top Channel dhe një prej autoreve të programit.

E mesa duket aludimet nuk janë pa vend!

Vetëm pak minuta më parë, Olti Curri ka publikuar në Instagramin e tij mesazhet që Massimilianon i ka dërguar një ndjekëses së tij, të njëjtën mesazh edhe në italisht edhe në shqip.

Aktori shprehet se dëshiron të vijë në Big Brother Albania që të tregojë të vërtetën e tij në lidhje me raportin që ka pasur me Heidin në Grande Fratello.

Historia me aktorin në vendin fqinj, i është përdorur disa herë Heidit në shtëpinë e “BBVIP3”, sigurisht për ironi, por edhe është komentuar masivisht nga publiku për të.

Ne na mbetet të presim ditët në vazhdim për të parë nëse do të ketë vërtetë një përballje mes Heidit dhe aktorit italian.

VIDEO

Françeska Mυrati mund konkurrentët e Big Brother Vip, “ç menden” shifrat në “Instagram” të ish-Missit! Ja si renditen bαnorët

Teksa jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe te numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Por cilët janë banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në “Instagram”?

Ai është një banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili këtë javë është rritur sërish me 1 mijë ndjekës, nga 450 mijë ka shkuar në 451 mijë.

Roza Lati nuk ka asnjë ndryshim nga java e kaluar duke numëruar sërish 830 mijë fansa në “Instagram”-in e saj. Kalojmë tek çifti i vetëm momentalisht brenda “BBV3”, Heidi dhe Romeo.

Heidi ka pasur një rritje prej plot 5 mijë ndjekësish duke shkuar kështu në 137K, por nga ana tjetër Romeo ka shtuar 3K në numrin e ndjekësve duke pasur tani 339 mijë. Sa i përket Meriton Mjekiqit, po ashtu si Romeo, edhe ai është rritur me 3 mijë ndjekës dhe tani numëron 327K.

Ndërkohë, sërish një rritje prej 1 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 264 në 265 mijë. Sa i përket banores që ka fituar më shumë ndjekës këtë javë, është Françeska, e cila ka shtuar plot 5.4K në “Instagram”.

Liami ka fituar vetëm 100 ndjekës nga java e kaluar. Nga ana tjetër, Egla Ceno ka humbur 100 ndjekës dhe tashmë ka 72.4K në “Instagram”.

“Do vijë dita që do më kërkosh falje! Unë të kam dashυr!”- Meriton Mjekiqi dhe Egla Ceno bëhen miq? Aktorja: Të respektoj sepse…

Meriton Mjekiqi dhe Egla Ceno, pas përplasjeve të shumta kanë kaluar një moment të qetë së bashku, ndërsa kanë shprehur vlerësimet për njëri-tjetrit gjatë këtij rrugëtimi në BBV.

Moderatori u shpreh se ndoshta do vije dita që ata do t’i kërkojnë falje njëri-tjetrit për të gjitha situata mes tre, ndërsa tha se e ka dashur dhe respektuar aktoren.

Nga ana tjetër, edhe Egla ka shprehur vlerësim për Meritonin, duke thënë se debatet me të kanë qenë të vërteta dhe jo të të stisura dhe të ndyra siç kërkon Juli dhe Françeska të bëjnë me të.

Pjesë nga biseda:

Meritoni: Do vijë dita që do më kërkosh, e ndoshta do të të kërkoj falje

Egla: E di pse

Meritoni: Se më ke lënduar

Egla: Nuk të kam lënduar, ti më ke lënduar dhe provokuar. Un kam qenë e detyruar të reagojë.

Meriton: Tek dhoma e bardhë kemi kaluar momente të vështira, duke i bërë ti të vështira. Duke mos pranuar urimin

Egla: Po çfarë urimi mo, ju më bastarduat deri natën e ditëlindjes, unë ta pranoja, për çfarë ta pranoja. Si mund ti pranosh nga dikë që të degjeneron, të tall. Megjithatë, e di për çfarë të respektoj, që debatet me ty nuk janë të stisura dhe të ndyra si kërkon Juli dhe Françeska të bëjnë me mua. Ne të dy kemi ca gjera prej vërteti. Ai po kërkon të më njollosi. Kam zero respekt për ta. Të respektoj dhe veten dhe ty.

Meriton: Unë e kam të përjetuar me ty, dhimbje, kemi qenë të afërt, të gjitha. Nëse ka dikë që e kam respektuar e kam dash si njëri në këtë shtëpi, ka qenë e vërtetë që ke qenë ti.

XheΙozi dhe dhυnë, historia e mαrrëdhënies toksike të Erjola Doçit! Baba i një fëmijë, kush është ish-ραrtneri i moderatores

Jeta private e Erjola Doçit ka qenë gjithnjë në sytë e publikut. Kur moderatorja u bë pjesë e “Big Brother”, ajo nisi të fliste për herë të parë në lidhje me ndjenjat dhe historitë e saj. E historia më e rëndësishme ka qenë pikërisht një raport toksik për të.

Vetë konkurrentja zbuloi se ishte dhunuar nga ish-partneri. Me lot në sy, konkurrentja tregoi se nga dhuna e partnerin e ka gjetur veten te dyert e spitalit. Erjola gjithashtu dha një mesazh për të gjitha gratë e dhunuara, duke thënë që as një burrë dhe askush nuk ka të drejtë që ta marrë jetën, largohuni nga personi që ju dhunon.

“Kur preka fundin dhe pashë veten në dyert e spitalit duke… Aty kuptova se sa vlerë ka jeta, një burrë nuk mund të ma marrë dhe askush. Largohu. Vetëm largohu dhe mbathja. Nëse s’ke fuqinë që ta gjesh te vetja, gjeje te një mik apo familjarë. Ose te fëmija që mund të kesh në djep, apo në bark”, – tha moderatorja.

Por, ndonëse ky raport është mbyllur, banorja duket ende e përfshirë emocionalisht. Teksa të gjithë banorët e “Big Brother VIP” ndodheshin në oborri duke kërcyer e kënduar me një atmosferë festive, Erjola Doçi i ka treguar Julian Dedës se ish-partneri i saj feston ditëlindjen. Moderatorja në linjën e jetës ka treguar se djali në fjalë e dhunonte vazhdimisht atë për shkak të xhelozisë.

“Si mund ta kujtosh prapë atë moj?!”, e pyeti Juli habitur. Aktori e pyeti Erjolën se sa vjeç bën ish-i dashuri i saj, ndërsa banorja i tregoi me gjeste. “Edhe 100 çunit të huaj pra”, – tha Juli duke qeshur së bashku me Erjolën, pastaj dyshja vazhduan të këndojnë. Më herët Panorama zbuloi se ish-i dashuri i Erjolës, aktualisht është në një lidhje me të tjetër vajzë që në rrjetet sociale është e njohur për jetën e luksit që bën si dhe e motra ka qenë pjesë e “Big Brother” në edicionet e shkuara.

Tashmë ish-partneri i Erjolës është bërë me fëmijë, duke e mbyllur këtë kapitull. Por teksa kishte një histori me Erjolën, të shumtë ishin në dijeni të kësaj lidhjeje dhe madje edhe të rasteve që ky raport bëhej edhe toksik. Të përfshirë kanë qenë edhe familjarët e Erjolës, që edhe kanë tentuar ta largojnë nga kjo lidhje.

Miqtë pranë Erjolës, shprehen se të gjithë i dinin problemet që dyshja kishte, që kryesisht vinin nga xhelozia e ish-partnerit ndaj moderatores. Shpeshherë raporti është shkëputur dhe ka rinisur përsëri, duke u përpjekur për ta përmirësuar lidhjen, megjithatë gjithnjë përfundonte me dhunë, duke qenë Erjola ajo që e pësonte. Gjithçka ka përfunduar, kur moderatorja kishte vendosur që t’i jepte fund njëherë e mirë, kësaj lidhjeje, pas një episodi të dhunshëm që kishte ndodhur.

Menjëherë pas ndarjes së vështirë, ajo i është rikthyer ekranit, ku edhe është angazhuar më shumë se më përpara, kur ish-partneri nuk ia lejonte. Nga ana tjetër, djali në fjalë rindërtoi jetën e tij, ku edhe gjeti menjëherë dashurinë dhe tashmë është bërë me fëmijë. Pak kohë më parë është zbuluar se Erjola Doçi është në një lidhje me reperin e njohur kosovar, Azet. Në një video të publikuar, shihet dyshja krahë njëri-tjetrit.

Erjola gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme deri tani ka qenë shumë diskrete sa i takon jetës private, madje shumë pak kemi mësuar edhe për familjen e saj. Nuk dihet sesa kohë kanë që janë në një lidhje, por nga sa shohim, dyshja duken shumë të lumtur krahë njëritjetrit. Ndërkohë që miqtë e saj flasin për një raport me një reper të njohur, të gjitha dyshimet të çojnë tek Azet. Duke qenë se video me reperin është e kohëve të fundit, dyshja duket se ka ende një raport të hapur me njëritjetrin.

Ndonëse vetë Erjola ka preferuar që mos të flasë fare për këtë histori në shtëpinë e “Big Brother”. Pas këtyre deklaratave, moderatorja u surprizua me një dron në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku krahas fotos së saj shkruheshin inicialet “E zemër A”. Menjëherë pas kësaj, në rrjet qarkulluan zëra se personi që ka dërguar dronin ka qenë Azeti, ndonëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar akoma nga asnjëri. Pak kohë para se të futej në “Big Brother”, moderatorja ka folur për herë të parë për një ndarje që kishte kaluar vetëm pak kohë më parë.

“Nuk jam e lidhur. Jam e lumtur dhe e ndarë, sepse nuk mund t’i bësh të dyja. Është shumë e vështirë, sepse unë e dua shumë punën, por edhe personin që do të kisha në krah. Është e vështirë të ndahesh më dysh. Nëse do të isha në një zonë komforti me karrierën dhe ambicien për të ecur përpara, normalisht do të kisha si dikë në krah, por tani e shoh si barrierë”, – tha ndër të tjera ajo.

Ndërsa më pas pohoi se ish-i i saj ka qenë personazh që e njohin të gjithë. Në daljet e saj publike, ajo njihet për natyrën e drejtpërdrejtë që ka. E tillë ka qenë edhe tek Manushi, ku prej disa viteve tashmë është pjesë e formatit. Duke folur për xhelozinë e partnerit, ajo u shpreh sesi u nda me një të dashur, pasi ky i fundit ishte xheloz deri në ekstrem për të.

“Varet se si janë partnerët. Se tani mu kujtua një eksperiencë personale. Jam shumë e lumtur që këtë verë do t’i kaloj pushimet single, se verën që shkoi të gjitha shoqet e mia dilnin bënin qejf, kurse unë rrija e mbyllur në çarçaf. S’janë të gjithë open mind, ka persona që s’ta japin lirinë”, – tha ajo.

Por duket se historitë me djem të tillë tashmë janë mbyllur njëherë e mirë për Erjolën. Këtë herë ajo është duke kërkuar një mashkull me të qetë dhe një partner që ta përkrah në rrugëtimin e tij në televizion. Gjatë netëve të spektaklit, LIF si asnjëherë më parë ka “hapur” zemrën në “BBVIP”, duke rrëfyer dhunën fizike që ka përjetuar nga ish-partneri i saj, për shkak të xhelozisë. Teksa po bisedonte me banorët, moderatorja tregoi se u fut në “BBVIP” për të shkëputur kontaktin me ish-partnerin e saj.

“Prandaj doja të vija këtu se shkëputu-lidhu, shkëputu-lidhu, nuk po gjeja një mënyrë që të shkëputesha dhe e dija që po të vija këtu, nuk do të kisha më kontakt me të. Prandaj në qoftë se e keni vënë re, kam thënë që nuk dua asgjë, të di asgjë nga jashtë, se po e shijoj”, – u shpreh Erjola.

Cili ishte Skënderbeu? 50 faktet interesante nga jeta e heroit të madh

ROLAND QAFOKU

Më 17 janar mbushen 550 vjet nga vdekja e Gjergj Kastriot Skënderbeut, Heroit Kombëtar të kombit shqiptar. Ndërkohë që qeveria shqiptare e ka shopallur vititn 2018 vitin e Skënderbeut.

Po cili është Skënderbeu? Cila ka qenë jeta dhe veprimtaria e tij? Përse Skënderbeu u shndërrua në pikën referuese të shqiptarëve gjatë Rilindjes dhe përse edhe sot ai mbetet krenaria më e madhe e shqiptarëve? Përse bota dhe sidomos evropa e krishterë e vlerëson atë si një nga mbrojtësit më të mëdhenj të qytetërimit të krishterë?

Gazetari Roland Qafoku, publikoi dje në emisionin “Debati në Channel One”, 50 fakte nga jeta e Skënderbeut.

1. Gjergj Kastriot Skënderbeu mban titullin “Hero i Kombit Shqiptar”, titulli më i lartë dhe i vetëm që mban një shqiptar.

2. Gjergj Kastriot Skënderbeu lindi më 6 maj të vitit 1405. Për vendlindjen e tij ka dy versione. I pari në Dibër dhe i dyti në Mat. Skënderbeu vdiq më 17 janar të vitit 1468 në Lezhë. Ai jetoi 62 vjet, 7 muaj e 11 ditë.

3. Për 25 vjet Gjergj Kastriot Skënderbeu mbajti të papushtuar Arbërinë nga ushtria osmane që e sulmoi atë dhjetra herë duke u bërë mbrojtës jo vetëm i kësaj toke por edhe i krishtërimit në Evropë.

4. Për shkak se Skënderbeu u bë diga, mbrojtja dhe rezisteca e krishterë ndaj ushtrisë osmane, Evropa dhe Vatikani e kanë cilësuar heroin kombëtar të shqiptarëve, si atlet i krishtit dhe pararendës të aleancës Atlantike NATO.

5. Për 25 vjet me radhë Kruja që ishte kryeqyteti i Arbërisë, u quajt nga shumë personalitete të kohës akropoli i Kristianizmit në Evropë.

6. Gjergj Kastriot Skënderbeu cilësohet nga historianët si një nga 4 gjeneralët dhe strategët më të zotë në historinë e botës pas Aleksandrit të Madh, Jul Çezarit dhe Napoleon Bonapartit.

7. Skënderbeu me ushtrinë e tij shkatërroi 20 ushtri të huaja dhe sipas Marin Barletit ai vetë gjatë gjithë jetës së vete vrau në beteja 3 mijë persona.

8. Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit, princit të Arbërisë së Veriut dhe i princeshës Vojsava. Gjergji ishte fëmija i fundit mes 4 djemve Stanishin, Reposhin dhe Konstandinin si dhe 5 vajzave Mara, Jella, Angjelina, Vllajka dhe Mamica që kishin Gjon dhe Vojsava Kastrioti.

9. Familja e Kastriotëve zotëronte një principatë të vogël midis Matit dhe Dibrës në kufirin verior në zotërimet e Topiajve. Paraardhësi Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi këtë principatë në vititn 1383.

10. Gjergj Kastrioti u martua me Donika Arianitin nga Kanina e Vlorës dhe bashkë patën një djalë, Gjonin, emrin e të cilit ia vunë në nder të të atit. Djali I Gjonit, e kishte emrin Gjergj Kastrioti, në nder të gjyshit.

11. Gjergj Kastrioti dhe Donika Arianiti u martuan më 23 prill të vitit 1451 kur ajo ishte 23 vjeç dhe Gjergji 46 vjeç. Në Kaninë dasma zgjati 3 ditë dhe Skëndebeu shkoi nga Kruja atje me 500 kalorës. Më pas dasma vazhdoi në manastirin e Ardenicës dhe më pas akoma në kalanë e Beratit.

12. Gjergj Kastrioti Skënderbeu i përkiste fesë së krishterë si e gjithë familja dhe të gjithë paraardhësit e tij. Ai u kthye në muhamedan pasi u mor peng dhe më pas u kthye sërish i krishterë kur u kthye në Shqipëri.

13. Në moshë të vogël Gjergj Kastrioti bashkë me 3 vëllezërit e tij u mor peng nga Sulltan Murati I II si ndëshkim për luftën që i shpalli babaii tyre Gjon Kastrioti. Gjergj u nvndos në Edrene dhe më pas në oboprrin e sulltanit.

14. Gjergj Kastrioti vazhdoi shkollën e içogllanëve në Ederne të Turqisë së sotme në të cilin mësonin artin ushtarak djemtë e sundimtarve të nënshtruar me frymë osmane

15. Pas shkollës Skënderbeu nisi karrierën ushtarake si pjesë e disa ekspeditave në Ballkan dhe Azi në të cilat u shqua në luftme por edhe si strateg. Nga spahi, ai mori gradën sanxhakbeut.

16. Për trimërinë dhe fitoren në betejat si pjesë e ushtrisë osmane Sulltani iu kishte dhënë Gjergj Kastriotit gradën e lartë gjeneral.

17. Skënderbeu studio dhe u stëvrit në Stamboll për artin ushtarak. Ai njihte gjuhën osmane, latine dhe shqip. Titullin Skënderbej “Iskander bej” ose Aleksandri i madh iu dha nga Sulltan Murati i II pas fitores së betejave ne Azi.

18. Në vitin 1443 Skënderbeu arrestoi sekretarin e Sulltanit dhe e detyroi të firmoste një urdhër të Sulltanit për komandantin turk të Krujës sipas të cilit duhet tia dorëzonte qytetin Skënderbeut. Me 300 kalorës dhe ushtarë besnikë Skënderbeu mbërriti në Krujë, mori në dorëzim kalanë dhe brenda natës vrau të gjithë ushtarët osmanë.

19. Kryengritja kundër osmanëve vijoi në të gjithë Arbërinë dhe pasi u morën të gjitha kalatë, në një kuvend Skënderbeu u shpall komandant i të gjitha forcave.

20. Janë disa shtete në botë që kanë sheshe me emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeu si Tirana në Shqipëri, Prishtinë në Kosovë, Zyrihu në Zvicër, Parisi në Francë, Roma në Itali, Çikago në SHBA, Shkupi në Maqedoni etj.

21. Simbolet dhe armët orgjinale të Skënderbeut gjenden në muzeun e armëve në Vjenë të Austrisë. Pas vdekjes së Skënderbu bashkëshortja i ka lënë me testament. Por më pas ato ndërruan duar te disa koleksionues dhe në fund u vendosën në muzeun e Armëve.

22. Armët e Skënderbeut që ndodhen në muzeun e armëve në Vjenë janë dy shpata. Shpata e parë i është dhuruarnga Papa në krishtlidnjen e vitit 1466. Ajo është e drejtë dhe e gjatë 85.5 cm dhe e gerë 5.7 cm dhe peshon 1.3 kilogram. Shpata e dyt është e modelit turk dhe është 121 cm dhe peshon 3.2 kg.

23. Në muzeun e Krujës janë vetëm kopjet e tyre. Në Shqipëri aktualisht nuk gjenden sende apo objekte personale të Skënderbeut. Ato janë zhdukur pas vdekjes së tij dhe dyndjeve osmane në vendin tonë. Madje edhe eshtrat e tij janë marrë nga osmanët dhe janë përdorur si hajmali.

24. Në nëntor të vitit 2012, në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, armët e Skënderberut u ekspozuan për disa ditë në muzeun historik kombëtar në Tiranë. Numri i vizitorëve që panë armët orgjinale të Skënderbeut ishte 1.4 milionë persona. Vetëm më 28 nëntor atë e vizituan mbi 200 mijë vizitorë.

25. Përkrenarja me kokën e Skënderbeu ishte simbol i huzuar nga legjenat e Pirros së Epiriut dhe Aleksandrit të madh. Ajo ishte me metal të bardhë dhe me një rrip të lar me ar. Skënderbeu deklaronte se ishte pasardhës i Pirros. Marin Barleti nënshkrunte se Skënderbeu i referohej shpesh Pirros së Epirit.

26. Kali i Skënderbeut është një nga simbolet e jetës së tij. Sipas Barletit ai ishte i bardhë dhe i një rrace të zgjedhur. Pas vdekjes së Skënderbeut kali nuk pranoi ti hipte dikush tjetër dhe pas disa kohësh vdiq (ngordhi).

27. Flamuri i Skënderbeut ishte me fushë të kuqe dhe shqiponja me dy koka, flamuri që edhe sot është zyrtar i shtetit shqiptar. Në fjalimin e tij më 28 nëntor 1912 në Vlorë, teksa shpallte pavarësinë e shtetit shqiptar, Ismail Qemali përmendi se flamuri që ngriti ishte ai i Skëndebeut.

28. Eshtrat e Skënderbeut u zhvarrosën nga turqit pas rënies së Krujës më 1480, 12 vjet pas vdekjes. Varri i tij që ndodhej në kishën e Shën Nikut në Lezhë u dhunua dhe eshtrat e tij u morën si hajmali nga ushtarët turq.

29. Dy herë Papa Piu I II u nis në Shqipëri për të kurorëzuar si mbret Gjergj Kastriot Skënderbeun. Por kjo nuk u bë e mundur. Herën e dytë Papa Piu vdiq në Ankona duke ardhur në Arbëri.

30. Emrin e Skënderbeut në Shqipëri e mbajnë: Sheshi qendror në Tiranë, tri rrugë në Tiranë, Krujë, Durrës, një muze ne Krujë, një fshat në Librazhd, klubi i futbollit të Korçës, një titull i lartë. Akademia ushtarake e Shqipërisë në Tiranë mban emrin e Skënderbeut si startegu më i lartë ushtarak i të gjitha kohrave. Më parë emrin Skënderbej e mbante edhe shkolla e mesme ushtarake në Tiranë.

31. Kanë qenë disa tentative për ta vrarë Skënderbeun. Sipas historianëve disa herë janë bërë përpjekje për ta helmuar atë. Por duket se përpkeja më serioze ka qenë e Venedikut. Gjatë kohës që ishin në luftë me të venedikasit shpallën çmim si pagesë të përjetshme prej 100 dukatësh për varsjen e Skënderbeut. .

32. Janë 4 autorë shqiptarë si biografë të Skënderbeut: Marin Barleti, Fan Noli, Sabri Godo dhe Kristo Frashëri.

33. “Histori e Skënderbeut” e Marin Barletit e shkruar në latinisht dhe e botuar në Romë në 1508 është vepra më shumë e përkthyer e një autori shqiptar. Kjo vepër është përkthyer në 40 gjuhë dhe pas 500 vjetëve u përkthye edhe në gjuhën shqipe.

34. Mbreti i Napolit i dhuroi Skënderbeut 60 kilometra katrorë tokë dhe një kështjellë në Napoli në shenjë nderimi dhe respekti për ndihmën që ai i dha në luftë ndaj kundërshtarëve. Edhe sot kjo kështjelël është pronë e pasardhësve të Skënderbeut.

35. Varri i Donika Kastriotit, bashkëshortes së Gjergj Kastriotit, ndodhet ende në Spanjë që në atë kohë pjesë e mbtretërisë së Napolit. Për koicidencë edhe varri i bashkëshortes së Ismail Qemalit, ndodhet po në Spanjë.

36. Lekë Zaharia, Gjon Muzaka, Stres Balsha, Pal Engjëlli, Gjergj Arianiti, Andrea Topia, Vrana Konti ishin bashkëpunëtorët më të ngushtë të Skënderbeut. Nipi i Skënderbeuit Hamza Kastrioti dhe Moisi Golemi e tradhëtuan atë.

37. Dy janë fjalimet më të rëndëishëm të Skënderberui. I pari i mbajtur në Krujë kur mbërriti nga Turia. Fjalët “lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta mes jush”, janë unikale edhe sot e kësaj dite. Fjalimi i dytë është në formën e testamentit përpara vdekjes në të cilin thotë: “ska asnjë shtet aq të fuqishëm dhe aq të shëndoshë që të mos shembet kur i lëshon vendin mërive dhe grindjeve”.

38. Tre herë u sulmua qyteti i Krujës ngaushtria osmane. Dyherë nga sulltanët Murati i II dhe djeali i tij Mehmeti dhe një herë nga ushtria e gjeneralit Evrenoz Pasha. Por megjithatë bqytetei nuk ra. Ushtria osmane në të tre rastet numëronte 100 mijë ushtarë.

39. Skenderbeu zhvilloi 30 beteja nga të cilat fitoi 29 dhe humbi vetëm 1 atë të Beratit në të cilën u tradhëtua nga besnikët e tij më të mëdhenj. Ushtria e Skënderbut aty pati 5 mijë të vrarë.

40. Besëlidhja e Lezhës është i pari bashkim i madh i shqiptarëve kundër një pushtuesi. E ideuar dhe organziaur nga Skëndebeu ajo bashkoi princat shqiptarë.

41. Më 2 mars 1444 në katedralen e shën Kollit në Lezhë u mbajty kuvendi kombëtar I prindërve dhe fisnikëve shqiparë. N ë kuvend morën pjesë Skëndebeu, Gjergj Arianiti, Andrea Topia me dy7 djemtë, Gjergj Stres Balsha, Nikoll dhe Pal Dukagjini, Teodor Muzazka iriu, Lekë Zaharia, pjhesëtr Spani, Lekë Dushmani, Stefan Gojçini etj

42. Gjoni, djali i vetëm i Skënderbeut u largua në Napoli pas vdekjes së Skënderbrut bashkë me të ëmën. Ai mori titullin Dukë dhe kont. U martua me Irena Brankoviç Peleologlu, pasardhësja e fundit e familije sperandorake Bizantine dhe patën shumë fëmijë. Në vitin 1700 pasardhësit u shpërngulën në Leçe.

43. Ushtria e Skënderbeut arriti të numërojë deri në 40 mijë ushtarë. Nga këta 3 mijë siguronin kufijtë që kishin komandant Moisi Golemin. 8 mijë ishin kalorës dhe 7 mijë ushtarë këmbësorë special që ishte garda e Skëndebeut.

44. Janë 24 përpjekje të ushtrisë osmane për të marrë Krujën dhe princiatën e Skëndebeut por nuk e arriti asnjëherë sa ishte ai gjallë.

45. Gjergj Kastrioti shkjoi disaherë në ndihmë të Vatikanit dhe mbretërisë së Napolit. Në vitin 1463 Skënderbeu u bë komandant i forcave kryqtare të Papa Piut të II-të.

46. Në të gjithë botën për figurën e Skënderbeut janë shkruar rreth 600 libra. Mes tyre janë dhjetra romane, libra historikë, studimorë dhe legjenda.

47. Janë të shumta veprat e artistëve botërorë me temë Skënderbeun. Piktori hollandez Rembrand ka bërë portretin e tij, shkrimtari Longfelloë ka shkruar poemë, kompozitori Antonio Vivaldi ka shkruar një opera dhe kompoziorët François Rebel dhe François Francoeur nga një operetë.

48. Buste dhe shtatore të Skënderbeut ndodhen në Tiranë, Prishtinë, Gjenevë, Londër, Bruksel, Budapest, Romë, Miçigan. Pritet që bust të tij të ketë edhe në Spanjë, Australi, etj. Në të gjitha punimet artistike, Heroi Kombëtar qëndron hipur mbi kal duke simbolizuar luftëtarin.

49. Monumentin e Sknderbut mbi kal në qendër të Romës e zbuloi Benito Musolini më 27 tetor 1940, një vit e gjysmë pas pushtimit që Italia i bëri Shqipërisë.

50. Viti 2018 është shpallur nga kryeministri Edi Rama si vit i Skënderbeut për nder të 550 vjetorit të vdekjes së tij.