Po gërmόnin në dγshemenë e shtëpisë, çifti gjen thesarin me monedha ari. I shesin për…

Një grumbull monedhash historike që u zbuluan gjatë punimeve të rinovimit në një vilë është shitur në ankand për dyfishin e vlerës së vlerësuar.

Arka e më shumë se 1000 monedhave ari dhe argjendi, që datojnë në shekujt 16 dhe 17, u gjet e varrosur nën një dysheme në South Poorton, Dorset.

Koleksioni arriti në 60,000 £ në Ankandet e Duke’s në Dorchester. Pronarët e vilës Robert dhe Becky Fooks, të cilët gjetën trofeun, thanë se paratë do të ndihmonin për të shlyer hipotekën e tyre.

Fooks po gërmonte me kazmë nën dritën e pishtarëve kur gjeti monedhat në një tas qeramike të varrosur në një dysheme të zhveshur.

Gruaja e tij tha se ai në mënyrë karakteristike vazhdoi punën, duke e lënë atë t’i ekzaminojë të nesërmen. Ajo tha se kuptoi se ato ishin të vlefshme kur pa monedha ari me data qartësisht të lexueshme.

Thesarit, i zbuluar në tetor 2019, iu kthye çiftit këtë vit pas analizave të ekspertëve dhe punës ligjore. Muzeu Britanik ka spekuluar se ato u depozituan në fillim të Luftës Civile Angleze (1642-51) nga një pronar toke që përpiqej të mbante pasurinë e tij të sigurt.

Çmimi më i lartë në ankandin e së martës u arrit nga një kurorë ari Charles I, e vlerësuar fillimisht deri në 2,000 £, e cila u shit për 5,000 £ (6,000 dollarë).

I frγmëzuar nga mbreti i drόgës “El Chapo”! Donald Veshaj merr helikoρterin dhe i bën surρrizën e madhe Romeos në BBV (Video)

Vetëm pak çaste pasi një dron surprizoi Heidin në shtëpinë e Big Brother Vip 3, surprizat nuk kanë munguar as për Romeon.

Pak më parë një helikopter ka kaluar mbi shtëpinë e “BBV3” për Romeon. E këtë herë nga fansi i tij më i zjarrtë, binjaku i tij Donaldi, i cili ka hedhur nga helikopteri karafila për vëllain e tij.

Një gjest i cili e ka përlotur Romeon duke thirrur “Donald, të dua!”. Një ditë më parë, Donaldi e paralajmëroi këtë surprizë duke shkruar për Romeon që “t’i mbajë sytë nga qielli”.

Këtë gjest e ka bërë edhe Romeo për Donaldin, kur ai ishte pjesë e “BBV1” dhe e gjithë kjo paska një nënkuptim. Romeo ka treguar se të dy janë frymëzuar nga “mbreti meksikan” i drogës, El Chapo.

Flet bαshkëshorti i Maya-s: Më vjen keq që familja u katandis në atë derexhe, nuk më linte të takoja djalin, e merrja me ρatrullë ρolicie…

Në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live”, bashkëshorti i këngëtares së njohur Maya-s, tregon të vërtetën e tij lidhur me konfliktin në çift.

Ai shprehet se; “Me zonjën, kemi kaluar mirë, më vjen keq që situata e familjes sime u katandis në atë derexhe”.

“Padinë e ndarjes e kam ngritur 2 vite më parë. Në 2022 kam kërkuar të ndahem, është bërë vetëm seanca e pajtimit, seanca e dytë u bë pardje. Në 14 do të paraqiten provat që kemi bërë ndaj njëri-tjetrit.

Në 2022, ka kërkuar të marrë një urdhër mbrojte, unë isha në Itali, pa prova dhe pa arsye. Unë e kam ankimuar dhe është rrëzuar mbrojtja për një vit. Ajo më akuzoi për dhunë verbale. Me zonjën, kemi kaluar mirë, më vjen keq që situata e familjes sime u katandis në atë derexhe. Kam kërkuar që ndarja të bëhej në mënyrë konsensuale, asnjëherë nuk jemi ulur në tavolinë të ballafaqohem. Nga atëherë, ka qenë një raport shumë shumë i vështirë. Ajo kërkon të largohem nga banesë duke i lënë pronësinë dhe fëmijën.

Një nga problemet kryesore, unë kam qenë në presion nga zonja, duke mos më dhënë fëmijën. Kur takoj fëmijën, herë pas herë kam publikuar dhe video, është një vendim i parakohshëm që unë dy herë në javë ta marr me videocall nga Italia dhe të shtunën ta takoj. Në vendimin e mëparshëm, thuhej se mund ta takoja 4 herë djalin dhe nuk më lejonte. Kam pasur problem të jashtëzakonshëm për të takuar fëmijën tim. Unë kam shkuar dhe me patrullë për të mbajtur fëmijën, një kalvar i vërtetë”.

Çfarë po ‘gatuan’ ρroduksioni i BBV? Pas historisë me Heidin, Massimiliano bën lëvizjen e ρapritur

Heidi Baci, aktualisht konkurrente në formatin më të ndjekur në Shqipëri, ‘BBV3’, u bë pjesë e “Grande Fratello” këtë sezon dhe e la në mes garën me kërkesë të babait të saj.

Kjo pasi brenda shtëpisë ajo u njoh me 47-vjeçarin Massimiliano Varrese dhe filloi të krijonte raport intim me të, gjë që shqetësoi të atin e saj, i cili gjatë një puntate live u bë pjesë e shtëpisë dhe i kërkoi Heidit të linte garën përgjysmë duke e marrë kështu me vete.

Pas këtij momenti Heidi i kërkoi ndjesë të atit dhe la shtëpinë me arsyetimin “Për arsye personale”.

Më pas Heidi u bë pjesë e shtëpisë së ‘BBV3’ ku shpeshherë ka folur lidhur me çështjen e përmendur më sipër.

Por ç’po bluhet në këtë mes? Teksa Heidi ka shkëputur çdo marrëdhënie me Massimiliano Varrese-n, madje brenda shtëpisë ka krijuar një romancë me një tjetër banor, “ish-i” i saj bën follow ‘Top Channel-in’.

Se çfarë pritet të ndodh në vazhdim, kjo mbetet për t’u parë…

Screenshot

Nuk zgjat shυmë gëzimi i “Βuzëderrit”, dje u lirua nga Amnistia, sot iu vunë ρrangat sërish

Arrestimi është bërë për shkak se ndaj tij ka një vendim të drejtësisë italiane, që e ka dënuar me 12 vjet burg për trafik droge.

Burimet shprehen se urdhëri i drejtësisë italiane kishte pak kohë që ishte në dorë të policisë shqiptare, por nuk dihet pse nuk është ekzekutuar më përpara, ndërkohë Policia e Vlorës ka ndërhyrë pasi Sinomati është liruar.

Kush është Sokol Sinomati

Mbrëmjen e 7 janarit 2024, Sokol Sinomatit i ekzekutuan të birin me snajpet në ballkonin e shtëpisë, 23-vjeçarin, Gëzim Sinomati.

Sokol Sinomati, ka qenë pjesë e bandës së “Gaxhait” në vitin 1997 në Vlorë.

Ai ishte i dënuar për vrasjen e ndodhur në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuho, ka qëlluar gabimisht Luigj Xhafën, kalimtar të rastit.

Në 2014 gjykata e Lartë atëherë me relator Edmond Islamaj vendosën që Armando Sulejmani (Cipuri) dhe Sokol Sinomati, të dy ushtarë të Gaxhait, të mos dënoheshin me burgime përjetë si pjesëmarrës në bandën e armatosur të Gaxhait, por të dënoheshin përfundimisht me akuzën e “Vjedhjes me dhunë” në bashkëpunim, duke u dënur përfundimisht me 16 vite burgim. Ky vendim solli lirimin e tyre nga qelia,edhe pse ishin të akuzuar dhe dënuar për një tjetër vrasje të kryer në Vlorë, në vitin 2002 në Skelë, ku i vdekur mbeti Elton Tato.

Pas lirimit, ai u largua nga Shqipëria në vitin 2017-n, drejt Belgjikës, ku sërish merrej me aktivitet të paligjshëm dhe u arrestua aty në vitin 2021, për çështje droge. Në fund të vitit 2022 ai u ekstradua në Tiranë, për ngjarjen e regjistruar në vitin 2002-in në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku./albeu.com

Përmbγset makina, ρΙagosen 2 shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur rëndë ditën e djeshme në Itali si pasojë e një aksidenti.

Mësohet se 22-vjeçari i cili ishte shofer po ecte me një shpejtësi marramendëse dhe është përplasur me një bordurë dhe ka përfunduar në kopshtin e një vile përgjatë rrugës.

Së bashku me të ndodhej edhe një 21-vjeçar që ishte pasagjer.

Oficerët e policisë rrugore nga departamenti Piove di Sacco dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor nga Suem ndërhynë menjëherë.

Gjithashtu makina u sekuestrua për të marrë një pasqyrë përfundimtare të situatës. Sipas praktikës, protagonistët e aksidentit, i cili për shkak të fatalitetit të pastër nuk ka shkaktuar dëmtime të mëtejshme.

A iu ρropozua Ήungaria për t’u arrαtisur si Gruevski? Meta zbulon si qëndron e νërteta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndërsa ishte i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, në Vizion Plus përballë gazetarëve Roland Zili dhe Mentor Kikia, ka folur për akuzat e tij ndaj SPAK dhe Altin Dumanit, si dhe për të ardhmen politike.

Gjatë deklaratave të tij Meta se i kanë propozuar të arratiset. Referuar kësaj deklarate moderatorja Borakaj e ka pyetur nëse vendi që i kanë sugjeruar për tu arratisur është Hungaria dhe a ka lidhje me ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski, Meta tha se ka respekt për këtë të fundit.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Ku ju sugjeruan të ikni? Cili ishte vendi, ishte Hungaria?

Meta: Pse Hungaria?

Borakaj: Ka lidhje me Gruevskin?

Meta: Kam shumë respekt për Gruevskin. Bëri gabim që iku. Ai iku për shkak të nepotizmin, emëroi një kushuririn e tij shef dhe Gruevski pagoi kostot e tij. Maqedonia në kohën e tij ka qenë një nga modelet më të suksesshme.

E frikshme! Nxënësja godet me thikë 2 mësueset dhe një tjetër nxënës

Një vajzë adoleshente është arrestuar dje pasi ka bërë një tentativë vrasjeje pasi ka qëlluar me thikë një nxënës dhe 2 mësuese në një gjimnaz në Uells.

Tri viktimat raportohet se u kanë shpëtuar plagëve, pasi janë dërguar në spital pas sulmit në shkollën “Amman Valley School” në Ammanford, Carmarthenshire, ka bërë të ditur policia, raporton AP.

“Një vajza adoleshente është arrestuar nën dyshimin për tentim vrasje dhe aktualisht mbetet në ndalim policor”, ka thënë zyrtari policor, Ross Evans. Sipas tij, një thikë është marrë tashmë nga vendi i ngjarjes.

Nuk janë dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen përveç se incidenti ka përfunduar dhe fëmijët janë larguar nga shkolla.

Mesazhi me dron për Heidin ‘fυndos’ Romeon, përçahet ραpritur çifti, ja çfarë shkruhej në të

Mbrëmjen e kaluar, Vëllai i Madh ka surprizuar mbrëmë çiftin Heidi Baci-Romeo Veshaj, duke i dërguar në një suitë ku mund të kalonin çaste të bukura dhe romantike me njëri-tjetrin larg banorëve të tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Qëndrimi në këto ambiente romantike është shoqëruar me debate të mëdha mes çiftit, pasi Romeo është parë disa herë të dilte nga suita dhe të shkonte në oborr të debatonte me banorët e tjerë.

Ky veprim i Romeos mërziti së tepërmi Heidin por jo vetëm. Kanë qenë gjithashtu banorët ata që kanë kritikuar Romeon, i cili preferoi të ishe pjesë e debateve sesa të qëndronte me të dashurën e tij.

Ndërkohë që gjatë gjithë ditës së sotme situata ka qenë tepër e tensionuar mes dyshes, ajo që i ka vënë vulën debateve të tyre, ishte një dron i dërguar për Heidin, në të cilin shkruhej:

“Stop maskilizmit, Romeo fallco, Heidi hap sytë”

Droni ka shkaktuar një zhurmë të madhe mes banorëve të shtëpisë dhe sigurisht mes Heidit dhe Romeos, ku ky i fundit nuk e ka pritur aspak mirë këtë mesazh.

Video Player

“Është Ιojtarja më e mirë e të gjithë BBV deri tani”, ish-banori habit me dekΙαratën për Heidin: Marr qindra mesazhe…

Fituesja e këtij edicioni të tretë të Big Brother Vip sipas Lidit, ish konkurrentit të BBV, është Heidi.

Në një lidhje telefonike me “Breaking” në Top News, ai është shprehur i bindur që këtë edicion e fiton Heidi për shkak të balancës që mban mes lidhjes dhe lojës, dhe për shkak të thjeshtësisë së saj.

“Egla thjesht nuk dëshiron të harxhojë energji me Liamin. Egla e di kë ka konkurrent, nuk i intereson lufta me Liamin. Fokusi i saj është Juli, Heidi dhe Romeo. Liami ka të djegura të gjitha kartat me Eglën. Nuk mendoj se mund të ketë më raport të mirë mes Heidit dhe Eglës.

Heidi është lojtarja më e veçantë, më klasikja dhe më e mirë e të gjithë BBV deri tani. Mban një balancë mes lidhjes dhe lojës në mënyrë perfekte. Është fituesja absolute e këtij edicioni. Unë marr në dita qindra mesazhe nga italianë të apasionuar pas Heidit. Për mua Heidi është një fenomen i këtij BB, më e thjeshta, më e kujdesshme”, u shpreh Lidi.