Ραnik në bord/ Avionit i ndodh e ραpritura, i bie rrota pas nisjes nga pista (Video)

Një tjetër ngjarje e pazakontë ka përfshirë një aeroplan pasagjerësh Boeing 737, ndërsa prag tragjedia u shmang gjatë fundjavës. Këtë herë, rasti ndodhi në Afrikën e Jugut, kur një avion humbi një rrotë pak pas nisjes, duke e detyruar kapitenin të bënte një ulje emergjente.

Ky incident vjen në mes të akuzave për Boeing pas dëshmisë së Sam Salehpour para Kongresit javën e kaluar, në të cilën ai akuzoi kompaninë se po luante ‘ruletë ruse’ me jetën e njerëzve.

“Boeing” ka mohuar deklaratat e Salehpour dhe ka kërkuar të zbusë frikën e publikut pas incidenteve të tilla si humbja e prizës së derës në një fluturim në janar dhe humbja e një rrote në një fluturim të United Airlines nga San Francisko në mars. Kompania thotë se pretendimet për integritetin strukturor të 787 janë të rreme.

Dy drejtues të inxhinierisë së Boeing thanë këtë javë se si në testimin e projektimit ashtu edhe në inspektimet e avionëve – disa prej tyre 12 vjeçar, nuk ka pasur gjetje lodhjeje apo plasaritjeje në panelet e tyre.

Stafi i sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar OR Tambo në Johanesburg, Afrika e Jugut , vuri re se avioni FlySafair kishte dëmtuar pjesën e poshtme të tij gjatë nisjes më 21 prill. Pasi u urdhëruan të ktheheshin, pilotët bënë një kalim të ulët mbi pistë në mënyrë që inxhinierët të mund të inspektonin dëmin.

Ata zbuluan se një nga katër rrotat e pasme ishte shkëputur gjatë ngritjes dhe urdhëruan uljen e avionit. Por pamjet video të uljes tregojnë se rrota shpërbëhet teksa avioni u përpoq të shkonte në pistë.

Video Player

Sherr fizik në mes të rrυgës, 4 persona në kërkim dhe disa efektiυë nën hetim

Një përplasje fizike ka ndodhur pak ditë më parë në një rrugë në qytetin e Kukësit. Videoja e sherrit u publikua në rrjetet sociale.

Mësohet se lidhur me ngjarjen 4 persona janë shpallur në kërkim, ndërsa një i pestë është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Ndërkaq, po hetohen edhe disa efektivë policie të pranishëm në vendin e ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Njoftimi i policisë:

Punohet për kapjen e 4 prej tyre, ndërsa për shtetasin tjetër ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Komisariati i Policisë Kukës identifikoi dhe shpalli në kërkim, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasit Q. M., 29 vjeç, I. M., 30 vjeç, U. E., 46 vjeç dhe A. E., 48 vjeç. Gjithashtu, për të njëjtën vepër penale u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. E., 40 vjeç, të gjithë banues në qarkun Kukës.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka filluar ecurinë disiplinore për specialistin e Seksionit të Rendit Publik të Komisariatit të Policisë Kukës Nënkomisar A. E. dhe për oficerët e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Kukës Inspektor G. T. dhe Inspektor G. M., për shkelje të pikës 1 të nenit 209 të rregullores së Policisë së Shtetit, konkretisht: “Punonjësi është përgjegjës për shkelje të rëndë të atributeve/ kompetencave të Policisë, nëse pa ndonjë arsye bindëse, nuk i permbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të caktuara, të cilat kanë shkaktuar pasoja te rënda në kryerjen e detyrave.” Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Shkoi në shkoΙΙë dhe nuk e kthγe më, zhdυket 12-υjeçarja shqiptare

Një vajzë 12-vjeçare është raportuar e zhdukur në Pejë. Rastin në Polici e ka raportuar babai i saj.

Sipas tij, ajo të hënën ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij 12-vjeçare ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer”, thuhet në raportin e Policisë. Rasti është duke u hetuar..

Ndërkohë në raportin e Policisë thuhet se edhe në Prizren një burrë që vuan nga probleme të shëndetit mendor, është raportuar i zhdukur.

”Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se xhaxhai i tij që vuan nga probleme të shëndetit mendor ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

Nxirret në shitje aρartamenti lυksoz i ikonës së teΙevizionit italian, ja sa kushton të jetosh si Raffaella Carra

Të jetosh si Raffaella Carrà? Një ëndërr e realizueshme. Shitet shtëpia në Romë në të cilën ka jetuar artistja e njohur e cila u nda nga jeta në vitin 2021. Ky është apartamenti historik në via Nemea 21, në zonën veriore të kryeqytetit, ku ikona e televizionit italian, Raffa kaloi vitet e fundit të jetës. Apartamenti është në treg me një çmim prej 1 milion e 870 mijë euro.

Nxjerrja në shitje e apartamentit të artistes ishte paralajmëruar tashmë dy vite vite më parë, në 2022. Sot prona shfaqet në faqen e internetit të agjencisë së pasurive të patundshme Engel & Völkers e cila menaxhon shitjen dhe ka publikuar imazhet dhe detajet e shtëpisë së “mbretëreshës” së paharrueshme televizive.

Prona, e ndërtuar në vitin 1960, ndodhet në zonën Due Pini dhe gjithashtu ka një pishinë dhe fushë tenisi. Ndodhet ne katin e pare te nje pallati me kater apartamente, ka nje siperfaqe te brendshme prej 384 m2 dhe gjithashtu perfshin nje siperfaqe te jashtme rreth 36 m2.

Sipas informacionit të publikuar në faqen e internetit Engel & Völkers, apartamenti përfshin një hyrje dyshe, tre ballkone, dhomë ngrënie, kuzhinë dhe dhomë hekurosjeje. E ndjekur nga dhoma e gjumit, me banjë të kompletuar me veshje mermeri dhe vaskë hidromasazhi, dhoma e gjumit për mysafirët, një dhomë gjumi dyshe dhe tre tualete të tjera. Ekziston edhe “një sauna e rehatshme” dhe “një dhomë që aktualisht përdoret si dhomë yoga”. Perfshihet edhe nje garazh.

Në njoftimin e Engel & Völkers, apartamenti në shitje nuk identifikohet si i Raffaella Carrà. Por shumë e kanë njohur pronën si ajo ku ka jetuar artistka njohur. Dhe që rezervohet vetëm për të pasurit: çmimi i tij, në fakt, është rreth 2 milionë euro, më saktë 1 milionë e 870 mijë euro. Për të interesuarit, agjencia thekson: “Prona ka nevojë për rinovim”. Por “plani lejon që apartamenti të përshtatet me çdo nevojë për personalizimin e hapësirave”./Living

“Meta i çoi sms për 200 mijë euro”/ Gazetari investigativ ρlas deklaratën ‘b* mbë’: Një dosje e komρΙetuar është gati, ja fαktet që imρlikojnë kreun e PL-së

Gazetari investigativ, Flamur Veizaj tha se ndaj kreut të Partisë së Lirisë, IlIr Meta është një dosje e kompletuar që lidhet me lobimet e tij në SHBA.

Në një lidhje me skype në emisionin Top Story ai tha se kompania e kontraktuar nga LSI në 2016 mori 267 mijë dollarë dhe në 2017 30 mijë dollarë për të marrë pjesë në takime me kongresmenë dhe politikanë, por këto pagesat nuk janë deklaruar në KQZ.

Vezaj: Gjuha e përdorur nga Meta është shumë banale, ngjan më shumë me komentet e Facebook nga persona e gjithë loja është por shkak se ka një vit që nuk ka reagu, ka heshtur, po i afrohemi edhe procedurave të Spakut nga tre apo 4 çështjet e familjes së Metës, duke qenë se për një vit nuk reagoi priti të bënte një marrëveshje të caktuar duke qenë se nuk u gjet, ka nisur të drejtohet me…

ka gjetur këtë gjuhë, hetimet penale nuk e di si do të dalin, për hetimin, modeli i zotit Ahmetaj, i është hyrë pasurisë së ti për të nxjerrë të ardhurat, shpenzimet, nëse hyjmë me çështje konkrete, unë kam qenë pak ditë pas arrestimit të Ismailajt, është një hetim i nisur nga 2012, në 2015 është arrestuar, ka dalë nga burgu, hetimi nisi në 2019 nuk është nisur me emrin e zotit Meta, që ka gjurmë brenda saj po..

I kërkonte 200 mijë dollarë një ditë para zgjedhjeve, tek pjesa e lobimit, SHBA është treguar shumë e gatshme, është një dosje e kompletuar, ka të dhëna që kompania e kontraktuar nga LSI në 2016 sipas DASH 267 mijë dollarë dhe në 2017 30 mijë dollarë për të marrë pjesë në kohën e takimit me kongresmenë dhe politikanë. Pagesat nuk janë deklaruar në KQZ.

Pak kohë nga dekΙarata e ndαrjes, fansat e ‘ngαcmojnë’ këngëtaren, Xhensila ‘thύmbon’ Besin

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është një nga artistet më të përfolura të shtypit rozë për faktin se i ka dhënë fund martesës disa vjeçare me aktorin e humorit Besart Kallaku.

E ftuar në një nga club-et e vendit në fundjavë, teksa Xhensila performonte hitin e saj në bashkëpunim me këngëtarin Bardhi Idrizi, ‘Mashtruese’, fansat i kanë përmendur emrin e Bes Kallakut.

Kaq ka mjaftuar dhe Xheni ka thumbuar Besin duke cituar fjalë

VIDEO KETU

Ρezυllohet shefi i Qarkυllimit në Lezhë, lejoi djalin e Tom Doshit të Ιargohej nga vendi i aksidentit: Ishte fajtor!

Prokuroria e Lezhës ka nisur hetimet për Drejtorinë Vendore të Policisë të këtij qarku, ku përfshihen drejtuesit e uniformave blu. Mësohet se se Gjykata ka urdhëruar pezullimin nga puna të shefit të qarkullimit rrugor në Lezhë, Ismet Sula.

Vendimi është marrë pas nisjes së hetimeve në lidhje me një aksident të ndodhur para pak ditësh në rrugën nacionale Lezhë-Laç.

Në këtë aksident është përfshirë djali i ish-deputetit Tom Doshi i cili ka përplasur një tjetër mjet ku po udhëtonin një çift bashkëshortësh.

Sipas hetimeve, djali i Tom Doshit ka qenë fajtor, por është ndihmuar dhe favorizuar nga policia për tu larguar nga vendngjarja.

Hetimet zbuluan se policia nuk ka kryer veprimet sipas ligjit.

Efektivët akuzohen për “shpërdorim detyre”.

Ndërkohë Prokuroria po heton edhe shefat dhe drejtuesit e tjerë të policisë së Lezhës për të zbuluar se kush ka urdhëruar favorizimin e djalit të Tom Doshit./albeu.com

“Moska do nis një ofensiνe të madhe ndaj…”/ Instituti Amerikan për Stυdimin e Luftës bën ραralajmërimin e frίkshëm

Instituti Amerikan për Studimin e Luftës ka paralajmëruar një ofensivë të re ruse në qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, Kharkiv, por që kjo do të mund të shmangej “nëse SHBA-ja do të niste sa më shpejt furnizimin me armatim”.

Në një postim në rrjetin social X, Instituti shkroi se aktualisht Kremlini po kryen një operacion ushtarak ajror me qëllim që të shkatërrojë qytetin “për t’i bindur miliona ukrainas të ikin”.

“Zyrtarët ukrainas kanë diskutuar më parë mundësinë që forcat ruse mund të nisin një operacion tokësor kundër qytetit Kharkiv këtë verë dhe Instituti vazhdon të vlerësojë se rusëve u mungojnë forcat e nevojshme për të kapur qytetin Kharkiv, për sa kohë që forcat ukrainase furnizohen në mënyrë adekuate, nëse SHBA-ja rifillon ndihmën ushtarake së shpejti”, thuhet në raport.

Instituti ka theksuar se Ukraina duhet sa më parë t’i merr ndihmat ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amefikës (SHBA) në mënyrë që përballja me ofensivën ruse “të jetë sa më e suksesshme”.

Baba i një υαjze të νogël, ky është 25-vjeçari që hύmbi jetën në Itali

Haris Shala, është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën pas përplasjes së dy kamionëve në Verona, Itali.

I riu shqiptar, baba i një vajze shumë të vogël, po udhëtonte me kamion drejt Modenës kur u përplas me një tjetër kamion në autostradën me vetëm një korsi, për shkak të një incidenti tjetër.

Në vendngjarje kanë mbërritur një ambulancë, një helikopter, policia rrugore dhe zjarrfikësja. Zjarrfikësit, të cilët mbërritën nga Verona me dy automjete, duke përfshirë vinçin dhe shtatë ndihmësa, përdorën gërshërë hidraulike për të nxjerrë trupin e Harisit nga kabina e kamionit. Megjithatë, për fat të keq, pavarësisht ndihmës, për shqiptarin nuk mund të bëhej asgjë, pasi ai kishte vdekur.

Haris Shala ishte i njohur në qytetin e Pizës. Prej disa kohësh ai punonte si shofer kamioni, madje kalonte disa ditë jashtë qytetit. Marco, një shok shkolle i shqiptarit, e kujton atë me mall:

“Ai ishte një djalë i mirë, por edhe shumë i përgjegjshëm. Një person i integruar dhe shumë i pëlqyer. Na vjen vërtet shumë keq. Ky lajm na ka tronditur”.

Familja Shala ishte goditur nga një tjetër humbje shumë e rëndë më 17 tetor 2021. Kushëriri i Harisit, Besmiri, 29 vjeç, punëtor magazine, vdiq pasi u rrëzua nga skuteri i tij në rrethrrotullimin midis Pizës dhe San Xhulianos. Në korrik, Besmiri u kujtua nga familja duke mbjellë një pemë ulliri në rrethrrotullimin ku ndodhi aksidenti dhe 918 ditë pas asaj humbjeje të tmerrshme, një tjetër tragjedi trondit sërish familjen Shala.

E rëndë/ Gjenden 5 të νdekυr në një shtëpi, mes tyre 2 fëmijë, ja çfarë dγshohet

Trupat e pesë personave, përfshirë dy fëmijë, u gjetën në një shtëpi në Oklahoma City, njoftoi sot policia amerikane.

Togeri i policisë së Oklahomës, Gary Knight tha se të ndjerit ishin një familje dhe se ata vdiqën me vdekje të dhunshme, raporton “NBC news”.

Knight shtoi se policia ende nuk mund të zbulojë se çfarë saktësisht kanë gjetur hetuesit.

Policia u dërgua në një shtëpi rreth 20 milje në perëndim të qendrës së Oklahoma City me dyshimin se kishte trupa brenda, tha Knight.

Sipas tij, në të gjitha trupat ka pasur lëndime që duket se bëhet fjalë për vrasje.