Reρortazhi për marrëveshjen me Italinë: “Krγeministri shqiρtar telefonoi i tërbυαr drejtorin e RAI-t”, Rama reagon ndaj shkrimit të prestigjiozes italiane: U skandalizoνa

Kryeministri Edi Rama hedh poshtë si të pavërtetë lajmin e publikuar në median italiane ‘La Repubblica’ se ai ka pasur një telefonatë ‘të tërbuar’ me drejtorin e RAI 3 lidhur me emisionin investigativ “Report” transmetuar nga ky ekran.

Duke iu përgjigjur një kërkesë të Shqiptarja.com, kryeministri Rama thotë se u skandalizua nga emisioni me ‘qasje kriminale’ ndërsa La Repubblica ka fshirë shkrimin për ‘telefonatën e tërbuar’. Rama thotë se nuk ka pasur telefonatë të tërbuar por thjesht një kërkesë për telefonatë lidhur me shpifjen më skandaloze të emisionit Report.

“Nuk ka pasur asnjë telefonatë me drejtorin e RAI3, po vetëm një kërkesë për telefonatë lidhur me shpifjen më skandaloze të emisionit Report, një episod për Shqipërinë e parë me sytë e shpifësve të mirënjohur të Tiranës dhe ku gazetari italian, me një paturpësi epike jo vetëm që nuk publikoi në emision asgjë nga përgjigjet me shkrim të pyetjeve të tij po me shkrim, dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, po edhe u shfaq në një kanal ujrash të zeza në Tiranë ku foli për refuzimin e viktimës së tij për të dhënë përgjigje!

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm, i cili do të ngrejë padi penale për shpifësin, i është përgjigjur një për një me shkrim pyetjeve të tij, në afatin e kërkuar prej tij, në adresën e tij.

Kërkesa për telefonatën, lidhej vetëm me këtë fakt të dokumentuar dhe të tmerrshëm për një ekran që paguhet nga taksat e italianëve dhe që u angazhua në një episod të turpshëm baltosjeje të Shqipërisë, siç ndodhte në vitet kur në median italiane shqiptarët shfaqeshin vetëm si vrasës, trafikantë, prostituta dhe hajdutë, ndërsa Shqipëria si foleja e krimit në Europë!

Kisha vite pa u skandalizuar me këtë qasje kriminale në emër të lirisë së medias, por e përsëris, nuk pata asnjë telefonatë të tërbuar me drejtorin e RAI3, me të cilin munda të flas krejt qetësisht vetëm pas gënjeshtre të radhës, që kishte dalë edhe në La Repubblica (e cila e fshiu gënjeshtrën) dhe në Syrin e ujrave të zeza të Tiranës, ku natyrisht për vetë natyrën e misionin e kanalit, gënjeshtra mbeti me shoqet e saj të panumërta në tubacionin e jashtënxjerrjeve të armiqve të betuar të çdo suksesi të Shqipërisë”, shprehet kryeminstri Rama.

Po ρυnonte me dhëndrin, shqiρtari që hυmbi jetën në Maltë baba i 6 fëmijëve

Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë.

Shqiptari që jetonte në Ħaż-Żebbuġ, vdiq pasi një çati e një shtëpie të viteve 1920 në rrugën St Ignatius u shemb. Një 31-vjeçar shqiptar i cili është dhëndri i viktimës mbeti i plagosur dhe pësoi lëndime të lehta.

Balla, i cili ishte nga Librazhdi, prej dy vitesh jetonte dhe punonte në Maltë. Ai festoi ditëlindjen dhjetorin e kaluar dhe ishte baba i gjashtë fëmijëve, ku më i vogli është vetëm 12 vjeç.

Paraditen e së shtunës, një mur u shemb duke shkaktuar shembjen e çatisë, ndërkohë që dy punëtorët shqiptarë po testonin vendin për të parë nëse mund t’i rezistonte punimeve të planifikuara. Ndërsa kompanisë iu miratua leja nga Komisioni i Planifikimit, ata nuk mund të fillonin ende punimet derisa të kalonte periudha e hetimeve. Pas shembjes, Autoriteti i Ndërtimit dhe Ndërtimit lëshoi një deklaratë duke thënë se punimet nuk ishin sanksionuar ende dhe kryheshin pa lejet e nevojshme.

Interi me një ‘Scυdetto’ për librat e historisë, Ιojtarët dhe tifozët ndezin qytetin(Video)

Një ‘Scudetto’ që do mbahet mend gjatë në historinë e futbollit, madje tashmë është pjesë e librave të historisë.

Milano sot sërish është e ndarë në dy zona, ajo e festës dhe gëzimit dhe ajo e lotëve dhe trishtimit, gjithçka rezultat i një derbi, që për të 6-tën herë radhazi fitohet nga Interi.

Dhe shpallja Kampion të Italisë pikërisht në ‘derbi della Madonnina’ nuk mund të ishte imagjinuar ndonjë herë as nga tifozi më fanatik, e megjithatë tashmë është realitet.

Interi fitoi yllin e dytë në fanellë pikërisht në sy të rivalëve historik të Milanit.

Për këtë arsye rreth 15 mijë tifozë zbarkuan në “Duomo” duke vijuar festimet pavarësisht se temperaturat ishin 6 gradë dhe binte shi.

Jo vetëm në sheshin e qytetit, tifozët zikaltër ishin shpërndarë në çdo cep të Milanos duke festuar së bashku për këtë titull të paharruar.

Mes tifozëvë të shumtë, që mbanin flakadanë dhe flamuj në duar, krejt papritur u shfaq edhe një traktor i cili iu bashku turmës për të festuar titullin në Serie A.

Policia lokale nuk njoftoi për dëme apo probleme specifike, por festa nuk pritet të ndalet këtu, një festë akoma më e madhe parashikohet në momentin që lojtarët dhe trajneri Inzaghi do të bëjnë paradën e tyre në “Duomo” pasi të kenë marrë në duar trofeun e vërtetë, të 20 në Serie A.

Një tërmet i fυqishëm godet këtë vend, ja sa ishte magnitυda(Video)

Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Rihter goditi sot distriktin Hualien të Tajvanit lindor, njoftoi departamenti meteorologjik i ishullit.

Tërmeti tronditi ndërtesat në kryeqytetin Taipei dhe ndodhi në një thellësi prej 5.5 km, tha Administrata Meteorologjike.

Për momentin nuk ka informacione për viktima të mundshme apo dëme materiale.

Këmbimi/ Ρikiata nuk ndaΙet, ҫfarë po ndodh sot me monedhat e hυaja?

Sot, më 23 prill 2024, dollari amerikan blihet me 94.5 lekë dhe shitet me 95.4 lekë.

Euro blihet me 100.6 lekë dhe shitet 101.4 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.3 lekë, ndërsa në shitje me 104.2 lekë.

Paundi britanik blihet me 116.1 lekë dhe shitet me 117.1 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 68.6 lekë, ndërsa në shitje me 70 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 23 Prill 2024

Dashi

Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që ju duhet për të çuar përpara projekte unike dhe interesante. Ky është moment shumë i mirë nga pikëpamja profesionale. Këshillohet që në dashuri të jeni më të durueshëm.

Demi

Ju pret një ditë e cila do ju lejojë që ti jetoni lidhjet profesionale me më shumë qetësi. Lini mënjanë të gjitha keqkuptimet dhe përqendrohuni vetëm në çështjet e rëndësishme. Orët e pasdites do ju shohin dinamik dhe euforik.

Binjakët

Ky është një moment i rëndësishëm për të riparë të gjitha kontaktet dhe të nisni bashkëpunime të reja të rëndësishme për karrierën tuaj. Do të jeni të gatshëm që të përballeni me disa sqarime në dashuri. Me partnerin/en do të arrini të gjeni harmoninë.

Gaforrja

Parashikohet një ditë gjatë së cilës do të jeni të “mbytur” nga puna dhe nga afate që duhen respektuar. Mos u përfshini nga ankthi, por përqendrohuni vetëm në realizimin e projekteve tuaja. Do të keni një intuitë shumë të mirë, të cilën mund ta shfrytëzoni në avantazhin tuaj.

Luani

Do të keni mundësi që të zbuloni disa strategji interesante për të vënë në jetë në vendin e punës. Sigurisht, duhet të jeni të gatshëm që të pranoni disa kompromise të vogla, por që do të jenë tejet të dobishme për realizimin e një projekti. Në dashuri këshillohet të jeni kurajoz.

Virgjëresha

Mundohuni që të mos dorëzoheni përpara provokimeve të të tjerëve, sidomos nëse në këtë periudhë jeni shumë emotiv. Duhet të jeni më të matur në menaxhimin e kursimeve tuaja ekonomike.

Peshorja

Kjo e martë do të jetë shumë e rëndësishme për ndjenjat, ku do të keni mundësi që të përballeni me një person i cili ju intereson dhe do të zbuloni më shumë lidhur me historinë dhe eksperiencat e tij. Mos u druani që të tregoheni të hapur dhe të tregoni gjithë sa dini, në momentet që duhet. Dita do të jetë mjaft e favorshme për çështjet e biznesit.

Akrepi

Duhet të mundoheni të jeni më të fortë, pasi kjo është një ditë e cila do ju gjejë nën presion. Duhet të jeni gati që të ballafaqoheni me disa kolegë tuaj kokëfortë.

Jepini vlerë vetes tuaj dhe mos lejoni askënd që të dëmtojë nismat tuaja. Në dashuri do të ketë shkëndija.

Shigjetari

Do të keni më në fund mundësi që të merrni një rol me më shumë përgjegjësi dhe kjo do ju lejojë që të tregoni të gjitha aftësitë tuaja. Do të jeni autoritar, pa u munduar që të vini në pozitë kolegët tuaj. Në dashuri do të merrni përgjigje pozitive.

Bricjapi

Keni nevojë për disa ditë pushimi për t’u qetësuar dhe për të larguar të gjithë mendimet negative që ju inatosin dhe tensionojnë. Ky është një moment i mirë për të rigjetur ekuilibruan dhe stabilitetin e brendshëm. Kaloni më shumë kohë cilësore me familjen.

Ujori

Kjo është një periudhë mjaft e rëndësishme për karrierën tuaj. Duhet të jeni të vendosur dhe të mos ndaleni përballë kritikave të të tjerëve. Përgjigje të rëndësishme dhe konfirmime, janë fare pranë.

Peshqit

Kjo e martë do ju gjejë të përhumbur në reflektime, sidomos nëse në vendin e punës do të bëni ndryshime drastike, të cilat do të çojnë përpara karrierën tuaj. Në dashuri dhe në familje, mos jini shumë egoistë.

Tërmet i fυqishëm në Tajvan, krγeqyteti preket nga Ιëkundjet vetëm 3 javë pas goditjes së fundit

Një tërmet shumë i fuqishëm me magnitudë 6.1 ballë goditi kryeqytetin e Tajvanit, Taipein vetëm disa momente më parë.

Raportohet se tërmeti kishte një thellësi shumë të cekët prej 10 km dhe u ndje nga shumë njerëz pranë epiqendrës.

Thellësia e cekët e tërmetit bëri që ai të ndjehej më fort pranë epiqendrës sesa një tërmet më i thellë me magnitudë të ngjashme

Një tërmet i ngjashëm goditi kryeqytetin tajvanez rreth tri javë më parë me një magnitudë 7,2 ballë të shkallës Rihter.

Për pasojë mbetën të vdekur 9 persona dhe u plagosën qindra të tjera, ndërsa dhjetëra u zhdukën.

VIDEO/ Manaj ndëshkon Fenerbahcen në fund, sυΙmuesi shqiρtar jep efekt në garën e titullit

Rei Manaj ishte heroi i Sivasspor në ndeshjen ndaj Fenerbahces. Sulmuesi shqiptar barazoi ndeshjen në minutat e fundit në 2-2, duke shtangur kështu mysafirët e Fenerbahces, të cilët janë në garë për titullin kampion në Turqi. Manaj u tregua i saktë nga 11-metra, penallti që u fitua nga vetë ai. Me këtë gol, 27-vjeçari shkon në kuotën e 17 golave në kampionat, me sezonin e parë te Sivasspor.

Rezultati i sotëm i jep një goditje të madhe Fenerbahces në garën për titullin, teksa e sheh veten me 4 pikë më pak se Galatasaray kryesuese. Ndërkohë që, Sivasspor është i qetë në mesin e tabelës.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

“Jam sυρer e dashυruar”/ Egla habit banorët në BBV, zbυΙon se kush është partneri i saj: Jeton me prindërit, por…

Që prej hyrjes së saj në “Big Brother Vip”, Egla është bërë në nga personazhet më të përfolur.

Teksa përflitet ajo që aktorja bën brenda shtëpisë, nuk mungojnë diskutimet edhe për jetën e saj private, për të cilën ajo nuk flet shumë. Më herët ajo ka deklaruar se ishte e dashuruar jashtë shtëpisë, por pa dhënë detaje për partnerin.

Mbrëmjen e sotme, ajo ka ndarë më shumë, teksa ka thënë se ndihet rehat me partneri ne saj, duke shtuar se ai jeton me prindërit e tij.

Egla: “Jam shumë e lumtur, shumë e qetë, shumë e shërbyer, çfarë të them unë ty”

Juli: “A është inxhinier, arkitekt, çfarë bën në jetë? E gjeta që është inxhinier?”

Egla: “Jo duhet të kesh informacion sepse po pyet gjithë kohës. Jam super e dashuruar, super rehat, nuk dua të flas më. Ai jeton me prindërit. Unë do ta marr kollovar”.

Pas takimit të Ήeidit me Beatrice Luzzin në BBV, νjen reagimi i ραpritur i Massimilianos

Mediat italiane kanë shkruajtur gjerë e gjatë sot për takimin e veçantë të aktores italiane Beatrice Luzzi me konkurrenten e Big Brother Vip Albania, Heidi Baçi.

Takimi ishte i veeçantë, tepër emocional teksa Beatrice Luzzi nuk ngurroi ta mbështesë dhe t’i japë kurajo Heidit.

Por aktorja italiane deklaroi se në disa raste, si asaj ashtu edhe Heidi-t iu desh të duronin sulmet e Massimiliano Varrese-s, që shpeshherë ushtronte presion, ndonëse pa dashje, ndaj tyre.

Më pas Luzzi e mbylli këtë takimin me Heidin duke thënë se ishte e bindur për faktin se nëse Heidi kishte vendosur për të qëndruar, ajo do të kishte arritur të lehtësonte tensionin e Varreses.

Varrese pati një afrimitet me Heidin, brenda Big Brother në Itali, e cila u cilësua si romancë dhe që bëri bujë të madhe për shkak të ndërhyrjes së babait të Heidit, i cili i kërkoi asaj të ndërpresë lidhjen dhe të largohet nga shtëpia.

Megjithatë, Massimiliano Varrese duket se ka gjetur mënyrën e tij për të reaguar. Teksa gjatë momentit të takimit në BBV, ai ka bërë një postim në rrjetet sociale.

“Të gjithë shohin në botë atë që mbajnë në zemër. Goethe”. Një mënyrë, ndoshta, për të thënë se ajo që u tha për të nuk përputhet me arsyen e vërtetë që e shtyu të kryente disa veprime në shtëpi.