E dinit? Pse ρoΙici prek gjithmonë makinën kur ju ndaΙon?

Kur policia rrugore ju ndalon, ata afrohen nga mbrapa dhe ju mund të shihni në pasqyrën e pasme se si polici prek bagazhin ose një pjesë tjetër të makinës suaj. Natyrisht, me kusht që t’i keni kushtuar vëmendje.

Megjithatë, a e dini arsyen për këtë? Është tepër e thjeshtë, por edhe e zgjuar në të njëjtën kohë.

Nëse shoferi kryen një vepër kri mi nale, gjatë ndalimit apo më vonë, nëse lën don një punonjës policie apo dikë tjetër, për shkak të gjurmës së gishtit të lënë nga punonjësi i policisë, është provë domethënëse.

Gjurmët e gishtave të mbetura në makinë mund të vërtetojnë se oficeri në të vërtetë i është afruar automjetit dhe ka pasur një takim me një shofer të caktuar

Në rast urgjence, shoferi që lë makinën e tij dhe largohet mund të gjendet në bazë të gjurmëve të gishtërinjve në makinën e tij.

Dhe një arsye tjetër për të prekur bagazhin është kontrollimi nëse dikush është në të, apo nëse bëhet fjalë për ndonjë rrë mbim.

Kjo procedurë fillimisht zhvillohet për të tre mbur pak shoferin dhe njerëzit e tjerë në automjet.

Në rast se shoferi ka ndonjë substancë ose ar më të paligjshme, ai menjëherë do të fillojë t’i fshehë ato para se punonjësi i policisë të arrijë në dritare dhe një tro kitje e papritur mund ta ngatërrojë atë dhe të rrisë mundësinë për ta kapur.

Kjo praktikë dalëngadalë po bra ktiset në SHBA për shkak të numrit të madh të su lmeve në polici sepse tra dhtojnë pozicionin e tyre duke përgjuar dhe kështu ua bëjnë më të lehtë kri mi nelëve surprizën dhe sul min ndaj tyre

Policët për të njëjtën arsye prekin jo vetëm bagazhin, por edhe fenerin e pasëm të makinës dhe në disa situata kjo u jep atyre kohë të mjaftueshme për të vlerësuar situatën dhe nëse ka ndonjë rrezik.

T rαdhti, d*hυnë dhe 3 fëmijë në mes, historia e çiftit në Tiranë

Historia që u tregua sot te ‘Piranjat’ ishte tipike ndërmjet një çifti që humbet dashurinë dhe ndjenja e vetme që kanë është urretje. Asgjë e jashtëzakonshme deri në këtë pike, por kur në mes janë fëmijët gjithçka bëhet më e vështirë.

Ervin Duro denoncoi në emision se ish-partnerja e tij, Marinela, nuk e lejonte të shihte 3 fëmijët prej 3 vitesh. Ai akuzonte ish-bashkëshorten se kishte larguar fëmijët nga ai dhe u kishte mohuar të drejtën e komunikimit. Fjalët e tij ishin të forta.

Piranja Kamila Xhakaj foli dhe me Marinelën që i tregoi të kundërtën e historisë. ‘Ai më ka dhunuar thuajse çdo ditë. Më ka bërë me shenja, madje aq fort sa arritën prindërit e mi ta rrihnin. Mbaj mend se më ka nxjerrë jashtë nga shtëpia në 11 të natës me 3 fëmijët.

‘Nuk donte t’ia dinte aspak për ne, shkova te motra e tij dhe nuk e lejoi as atë të më mbante. Më ka tradhtuar, nuk është kujtuar kurrë për fëmijët. Nuk ka kontribuar aspak. Nuk ia kam mohuar fëmijët, por ai nuk kujtohet për ta’.

Duke pare historitë krejtësisht të kundërta, Kamila vendos të përballë prindërit në një bisedë me Skype me qëllimin kryesor gjetjen e gjuhës së përbashkët. Menjëherë Ervini dhe Marinela nisin me akuza të ndërsjella.

Marinela ia hedh në sy faktin që e ka dhunuar, diçka e tillë pranohet dhe nga Ervini në mënyrë të paskrupullt, ndërsa po ashtu ish-partneri pranon dhe tradhtinë që i ka bërë.

Marinela po ashtu tregon se Ervini ka nisur një marrëdhënie të re dhe nuk mendon për fëmijët. Ky i fundit kundërshton duke u justifikuar me pamundësinë ekonomike, pavarësisht dhuratave që i blen partneres së re.

Piranja Xhakaj mundohet që t’i bëjë të reflektojë, madje e arrin diçka të tillë, pasi Marinela i tregon dhe vajzën e vogël Ervinit. Në fund, gjithçka mbyllet në paqe, pasi Ervini vendos të paguajë çdo muaj 50 euro në muaj për internetin dhe Marinela i premton se ai do të flasë çdo të shtunë dhe të diel me fëmijët. Ndiqni historinë e plotë te Piranjat, një temë vërtetë e ndjeshme./Syritv

SKANDAL/ Ilir Meta, ρërkrahë nacionaΙistët ρro-rus në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet e Majit

Nga Ylli Pata

Në Maqedoninë e Veriut, ka pak shqiptar që e kupton se sa herë ka zgjedhje atje, Ilir Meta mbështet partinë nacionaliste sllavo maqedonase. Ndërsa Albin Kurti, po prej vitesh kërkon të humbë Ali Ahmeti, Ilir Meta kërkon të fitojë VRMO-DPMNE, partia e Nikolla Gruevskit, që sot jeton në ekzil në Hungarinë e Orbanit. Ku iku nga Shqipëria, i ndihmuar logjistikisht nga presidenti Ilir Meta.

Sot në Maqedoninë e Veriut, ka dy palë zgjedhje, presidenciale, që janë me dy turne, dhe parlamentare. Për president janë mazhoritare dhe për Parlament janë proporcionale rajonale. Më 24 prill është raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale dhe më 8 maj raundi i dytë i presidencialeve dhe zgjedhjet parlamentare.

Në këto zgjedhje partia nacionaliste maqedonase që ka drejtuar Nikolla Gruevski, por që sot e drejton Hristo Mickovski, po bën fushatë hapur kundër fuqisë së shqiptarëve në institucione. Të cilët sot kanë kryeministrin e Maqedonisë, kryeprokurorin Special të Maqedonisë, shumicën e qeverisë e natyrisht një fuqi më të rritur në vend.

Në zgjedhjet presidenciale paraqiten presidenti aktual Stevo Pendarovski i Lidhjes Socaldemokrate, kandidatja e VRMO-DPMNE, Gordana Siljanovska, kandidati i majtë Stevço Jakimovski, që synon të marrë votat e majta të Pendarovskit, si dhe dy kandidatët shqiptarë Bujar Osmani dhe Arben Taravari.

Gjasat janë që në raundin e dytë të dalin dy kandidatët që kanë garuar edhe katër vjet më parë në vitin 2019, pra Pendarovski dhe Silijanovska. Pendarovski fitoi se mori votat e shqiptarëve.

Këtë herë, gjasat janë që VRMO-DPMNE të fitojë një mazhorancë të madhe që të mos ketë nevojë për votat e shqiptarëve, e këtë mund ta sigurojë nga përçarja e LSDM-së të Zaevit që sot e drejton Kovaçevski.

Zaev, i larguar dy vite më parë, pasi e ka ndjerë veten i braktisur, ka tentuar të bëjë një koalicion maqedonas kundër shqiptarëve.

Kësaj përpjekje Ali Ahmeti, politikani më i fortë i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, i është përgjigjur me një manovërtë fortë. Ai ka bashkuar shumicën e partive shqiptare, rome, boshnjake, turke dhe boshnjake, në koalicionin e madh Fronti Europian, i cili ka nxjerrë kandidat Bujar Osmanin, ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut.

Me këtë koalicion, Ahmeti, që i ka hapur vend për deputetë të gjithë partive aleate, synon të marrë të paktën 30 deputetë, që të ndalojë VRMO-në që të marrë një mazhorancë prej 61 deputetëve.

Në këtë knfigurim, koalicioni shqiptar Vlen ku bën pjesë kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, kryetari i Tetovës, që është drejtuesi i lëvizjes Besa, një parti religjoze pranë Erdoganit, Bilall Kasami dhe ish-nënkryetari i partisë së Ali Ahmetit i larguar pasi nuk u afrua në qeveri, synon të rrëzojë hegjemononë e BDI-së së Ali Ahmetit në territorin shqiptar.

Në zgjedhjet lokale të para dy viteve, Taravari dhe Kasami fituan falë mbështetjes së VRMO-DMNE. Këtë koalicion e mbështet hapur Albin Kurti, i cili deri tani nuk ka takuar as kryeministrin e parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Telat Xhaferi, përfaqësues i BDI-së së Ali Ahmetit.

Ndërkohë, Ilir Meta shkon më tej, dhe përkrah armiqtë politikë të koalicionit shqiptar, duke e konsideruar një të mirë për Maqedoninë e Veriut.

Po cila do të ishte e mira nëse fiton VRMO-DPMNE-ja për shqiptarët? Ilir Meta nuk flet fare për persekutimet e shqiptarëve nën këtë qeverisje, por flet për lobët e viçat.

Ja çfarë shkruan Meta pas takimit me Mickovskin: “Të mos harrojmë se vizioni dhe politikat e saj në qeverisje e shndërruan Maqedoninë e Veriut, vendin e 10-të në botë dhe të 5-të në Europë për klimën e biznesit dhe investimet e huaja. Falë vizionit të VMRO-DPMNE, Maqedonia e Veriut shpërtheu për rritjen e bujqësisë dhe blegtorisë duke e nisur me 10 milionë euro financim në vit e duke e çuar në 200 milionë euro. Ekipi i ri i VMRO-DPMNE besoj se ka mësuar mjaftueshëm nga gabimet e bëra në të kaluarën dhe pasojat e nepotizmit, të cilat eklipsuan arritjet e jashtëzakonshme ekonomike dhe sociale.

Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të ecë e sigurt në rrugën euro-atlantike dhe përsëri shqiptarët do të jenë garancia kyçe për këtë!”

Në vitin 2017 Ilir Meta jo vetëm mbështeti Nikolla Gruevskin, por tentoi që të ndajë faktorin shqiptar atje, gjë që nuk ja arriti. Por sot situatë është edhe më keq. Nëse në vitin 2017 Meta kishte aleat Mendu Thaçin, sot ky i fundit është me koalicionin Fronti Europian.

Po atëherë përse Meta nuk ja lë zgjedhësve në Maqedoninë e Veriut të zgjedhin këtë të duan por shpall hapur përkrahjen për armiken e vërtetë politike të shqiptarëve?

Përgjigja vjen vetiu: Meta nuk do që shqiptarët të faktorizohen, sepse ata i mbështesin amerikanët dhe europianët.

Në Maqedoninë e Veriut ka hapur një elektorat të ngjizur kundër SHBA e Perëndimit, e të hapur pro Rusisë, siç ka në Serbi dhe Mal të Zi. Por shqiptarët e Maqedonisë, së bashku me kombësitë e tjera po bëjnë një betejë politike kundër tyre.

Ilir Meta, sot ka dalë kundër këtij koalicioni, po nesër çdo të thotë, nëse falë qëndrimit të tij, shqiptarët edhe mund të jenë më të defaktorizuar? Gjasat janë që Ilir Meta të mos ketë asnjë impakt në zgjedhjet atje, edhe pse VRMO ka javë që e përdor. Ndërkaq, Meta në 2017 nuk e bëri hapur përkrahjen ndaj nacionalistëve Maqedonas, sot po e bën. Ky është realisht një zhvillim i qartë politik, i cili duhet e do të shënohet në qëndrimin politik të partive shqiptare.

Shqiρtarja nga Sanxhaku ç mend serbët me mesazhin mbështetës për ρoΙicinë e Kosovës

Vajza e re shqiptare, Amina Nuraj, nga Sanxhaku, e cila i ka vënë vetes mision të shenjtë, kthimin, vetëdijesimin e bashkëqytetarëve të saj për gjenezën e përkatësisë kombëtare shqiptare, fillimin e mësimit të gjuhës shqipe dhe deklarimin e hapur kombëtar shqiptar, për t’i shpëtuar asimilimit, ka dërguar një mesazh të fuqishëm mbështetës për aksionin e policisë së Kosovës në veri, kundër grupit terrorist që u zbulua, neutralizua dhe dëbua nga Kosova, duke ra heroikisht në këtë aksion edhe polici Afrim Bunjaku.

Ajo duke shprehur gatishmërinë që edhe personalisht ta vesh uniformën e policisë së Kosovës në mbrojtje të tërësisë territorial nga agresioni serb, shkruan në profilin e saj në Facebook se, djemtë e Adem Jasharit nuk durojnë shkeljen e tokës së shenjtë shqiptare.

“Nuk do të lënë më djemtë e Adem Jasharit ,shkaun t’ua shkelin tokën”, shkruan ajo.

Po ashtu ajo ka rikujtuar terroristët serb se janë mashtruar, se kanë gabuar në llogarinë e tyre sipas së cilës në Kosovë do të futen e të luajnë valle kriminale sin në një shtëpi pa zot, sepse tash Kosova është shtet dhe ka forcën e vetë, kurse ata që kthehen në vendin e krimit do t’a marrin plumbin e ndëshkimit.

“Kur të kthehet ushtria në Kosovë…..O shpirtat e mjerë, harruat se Kosova nuk është më si në vitet e nëntëdhjeta. Kur khtehet ushtria në Kosovë”, thotë Amina Nuraj duke kujtuar se tash Kosova ka djemtë dhe vajzat e veta të guximshme që i dalin zot dhe nuk frikësohen ta mbrojnë e të sakrifikohen për shtetin.

Gërmimet ρranë Βutrintit në vitin 1929/ TROJANËT NË ARKEOLOGJIN, MITIN DHE DENTITETIN SHQIΡTARO – EPIRJOT

Foto: Gërmimet pranë Butrintit në vitin 1929 – në sfond mund të shihni muraturën gjigante ciklopike të paraardhësve tanë pellazgë.

Shqipëria ishte padyshim vendi më i lashtë, megjithëse çuditërisht pak i njohur për pjesën tjetër të Evropës. Edward Gibbon ishte i habitur me injorancën e përgjithshme për shqipërinë dhe bregdetit shqiptar të Adriatikut në Evropë:

“Një vend brenda syve të Italisë, më pak i njohur se egërsirat e Amerikës. shkroi ai (Gibbon, 1910: 325, Nr. 2).

Burimi:

  • Trojanët në Arkeologjinë, Mitin dhe Identitetin Epirot në Shqipërinë e Ndërluftës – Oliver Gilkes
  • The Trojans in Epirus Archaeology, Myth, and Identity in Inter-War Albania – Oliver Gilkes
https://link.springer.com/chapter/10.1007/0-387-36214-2_3

Faqe numër 518:

Emri origjinal i lashtë i shqiptarëve ishte epirotët. Epiri ka nxjerrë personazhet e tij të famshëm, duke përfshirë Pirron, djalin e Akilit, një Thesalian fqinj, Olimpia, nëna e Aleksandrit të Madh, Gjerg Kastriotit, i njohur më mirë si Skënderbeu,

Burimi:

Turqi, e vjetër dhe e re; Historike, Gjeografike dhe Statistikore: Versioni 3… Sutherland Menzies – 1883 Kontribues: Universiteti i Oksfordit

Libri I plot dixhital:

https://archive.org/details/turkeyoldandnew02menzgoog
https://www.facebook.com/groups/illyricum/permalink/1117180936269569/

Ήistoria e dhimbshme e shkodranit/Nga ρΙυmbat e 97-ës tek titulli kampion në Itali

Quhet Klaudio Ndoja dhe ka mbi supe një histori dramatike por me një fund të lumtur. Një histori si në filma, ku nga plumbat e 97-ës arriti si klandestin në Itali dhe sot është një kampion me ekipin e basketbollit Virtus Bologna ku është edhe kapiten.

Në Itali ka shkruar një libër, “Vdekja është e sigurt, jeta jo” ka takuar madje dhe Papën, por asnjëherë nuk harron origjinën e tij, Shkodrën ku ka lindur dhe peripecitë e një jetës së tij. Historisë së tij i ka kushtuar edhe një shkrim të gjatë prestigjiozja italiane “Gazzetta Dello Sport”.Ndoja shkoi në Itali kur ishte 13-vjeç, kishte lindur atë kohë dashuria për basketbollin por siç rrëfen nuk e imagjinonte se një ditë ky do të ishte profesioni i tij, në Shqipëri shkollat ishin mbyllur, dhe një plumb qorr që plagosi motrën e tij më të vogël, i mbushi mendjen të atit që bashkë me familjen të nisej me skaf drejt Italisë, një vendim aspak i lehtë.

Në Vlorë, familjen e tij e arrestuan dhe u kërkonin para për t’i liruar, më pas skafistët paguan për ta për t’u nisur drejt Italisë në një udhëtim të frikshëm mes trafikantësh, për t’i lënë në brigjet e Barit.

Një fillim i vështirë sa më ska në Itali, jetë prej klandestinësh deri sa një prift i ofroi adoleshentit Ndoja shansin për të luajtur basketboll me skuadrën e kishës duke e ndihmuar për të nisur procesin e legalizimit të letrave, një faktor tejet i rëndësishëm më pas për karrierën e Ndojës. Tek Desio, skuadra e tij e parë në 2001, fitoi dokumentet italiane, që atëherë suksese, dy ngjitje në Serie A me Brindisin dhe Virtus Bolognan, tre kupa të Italisë dhe titulli kampion si kapiten.

Suksesi nuk ja ka marrë mendjen, në intervistën e tij rrëfen se si qëllimi i tij nuk ka qenë që të bëhet milioner, por t’i sigurojë familjes kushtet elementare, ka vuajtur racizmin dhe ka ditur të triumfojë dhe ndaj tij, falë një jete plot vështirësi është gjithmonë në anën e më të dobëtave, edhe kur bëhet fjalë për idhujt në basketboll, një leksion jete nga ato për filma nga Klaudio Ndoja, një shqiptar që të bën krenar me shembullin e tij.

Ρorositën spageti me fruta deti, çiftit të turistëve u bie pika kur panë faturën

U ka rënë rëndë dreka dy turistë japonezë në Romë,

pasi panë faturën që u solli restoranti që kishin zgjedhur në qendrën historike të qytetit.

Ata kishin porositur spageti me fruta deti, dy pjata dhe ujë. Por ku panë se sa kushtonin, u habitën.

Fatura  u postua në Facebook dhe u bë virale menjëherë, ku ka marrë shumë komente nga japonezë dhe italianë.

Shuma totale që kanë paguar turistët japonezë ishte plot 429,80 €.

Por ajo që i la të befasuar ishte ky detaj. Shuma totale e ushqimit ishte 349,80 € por shtesë ishte tarifa për servisin plot 80 €.

Pra turistët paguan edhe për pjatën dhe mbulesën e tavolinës, shkruan “Il Messagero“.

DaIin të dhënat, ja zona në Shqipëri që fsheh 4 ton fIori nëntokë

Shqipëria ka një nëntokë të pasur me minerale të shumta.

Nxjerrja dhe përpunimi i tyre është një nga aktivitetet kryesore për të cilat kompanitë e mëdha synojnë të bashkëpunojnë me shtetin shqiptar apo edhe t’i privatizojnë.

Kjo tregon që mineralet janë një aktivitet fitimprurës.

Sipas një analize të fundit të Ministrisë së Industrisë dhe Energjetikës, në 1 ton bakër gjenden 4 gramë ar. Cila është kjo minierë në vendin tonë?

Bëhet fjalë për minierën polimetalore të Munellës në Pukë. Llogaritet që sasia e arit në këtë minierë të jetë rreth 4 tonë.

Kompanitë e shumta që kanë punuar në këtë minierë prej vitit 2000, janë marrë kryesisht me rivlerësimin e rezervave të bakrit dhe zinkut e më pak me shtimin e rezervave të reja.

Së fundmi, është rritur interesi i kompanive koncensionare edhe kundrejt mineraleve më të pakta në këtë minierë duke bërë një rivlerësim të rezervave të arit –

një rezultat befasues dhe goxha i shtrenjtë prej 4 tonësh ar!

U νarros për së gjaΙΙi por gërmoi tokën me thonj dhe mbijetoi. Vdes 6 vjet më νonë nga tmerri që pa me sy

Historia e trishtë i përket Stacey Gwilliam një gruaje nga Wellsi që u vra mizorisht nga partneri i saj dhe u varros në një fushë golfi.

Stacey dhe partneri i saj Keith Hughes po shëtisnin në breg të detit, në Langland Bay të Sëansea, kur papritur u përfshinë në një sherr me njëri-tjetrin, shkruan Daily Mail.

Kaq u desh dhe partneri i saj u nervozua dhe e dhunoi. Ai u përpoq t’i këpuste qafën partneres, por në pamundësi të bëjë këtë, ai e groposi në një fushë golfi. Gruaja arriti të mbijetojë dhe duke gërmuar tokën me thonj, arriti të dalë nga gropa.

Në 2015, ngjarja bëri bujë, teksa pasi arriti të shpëtojë nga errësira që ishte në gropë e të dilte nga aty, 40-vjeçarja nisi të vuajë nga çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD), ankthi, depresioni dhe paniku që prej ngjarjes së rëndë.

Ajo po ashtu vuante nga pneumonia si pasojë e varrosjes për së gjalli. 40-vjeçarja e cila ishte nga Toënhill, vdiq Nëntorin e vitit të shkuar në shtëpinë e saj, për shkak të një infeksioni në kraharor.

Vetë Stacey tregoi sesi i shpëtoi vdekjes dhe qëndroi për gati 3 javë në koma dhe ndërroi jetë 6 vite më pas.

TRONDlT NASA,gjejnë në Mars sendin e shenjtë që përdorin njerëzit

Pyetje të tilla si: A ka jetë në planete të tjera? A jemi vetëm në këtë galaktikë? A ekzistojnë alienët? etj,

janë pyetje të cilat e shqetësojnë në përmasa shumë të mëdha qënien njerëzore. NASA nga ana tjetër, një agjensi e cila merret me

“programin” e hapësirës, na vë akoma në dilemë duke na sjellë prova aq mosbesuese, aq të çuditshme, aq sa dhe të frikshme për galaktikën tonë.

Së fundmi NASA publikon lajmin e një gjahtari UFO-sh i cili ka gjetur një provë se alienët besojnë në fe, pasi ai ka zbuluar një pjesë të librit të Biblës së vjetër në Mars. Fotot e verifikuara nga NASA u shkrepën fillimisht në vitin 2015. Por eksperti i vetëshpallur i UFO-ve Scott C.

Waring hodhi një vështrim më të hollësishëm, pasi ai kishte gjetur atë që ai pretendonte se ishte një ‘Bibël e vjetër familjare’.

Kohët e fundit, Waring gjithashtu pretendoi se kishte gjetur prova se të “huajt” jo vetëm që ekzistojnë, por edhe se ata janë në hënë.

Në faqen e tij të internetit, ai tha se ishte ‘ 100 për qind Provë e Padiskutueshme e qyteteve të huaja në hënë’. Më tej Waring

shtoi se po shikonte disa imazhe të hollësishme që ‘zbulojnë pjesërisht anën e errët të hënës’. Ai vazhdoi: “Pikat e bardha, të cilat kaq shumë njerëz i kanë quajtur të meta në foto, janë reale. Prova ime është hija. Shikoni hijen që i mbulon ato.”

Waring shtoi: ” Ju do të vini re sikur unë bëra me dije se ekzistojnë disa formacione të pazakonta të pikave të bardha.

Këto janë të ndara në mënyrë të barabartë dhe qëndrojnë afër njëra-tjetrës.

Kjo është për shkak se ju po shikoni qytete në hënë.” Waring vazhdon të thotë se ai ka identifikuar tre lloje të ndërtesave, ato me llaç , ndërtesa të bardha qeramike dhe “ndërtesa të errëta ”