Kiara Tito dhe Luiz Ejlli bëhen ρrindër për herë të ρarë! Vjen në jetë υαjza e çiftit të BBV

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë bërë prindër për herë të parë. Çifti kanë mirëpritur në jetë vajzën e tyre, emrin e së cilën ende nuk e kanë zbuluar.

Sipas burimeve për popart.al bëjnë me dije se prezantuesja ka sjellë në jetë vajzën e tyre pak orë më parë.

Kiara Tito dhe vogëlushja janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Tërmeti i fυqishëm godet vendin shumë pranë Shqipërisë, lëkυndjet ndihen për disa sekonda, ja ku ishte eρiqendra

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Serbi, duke shkaktuar panik te banorët,

një pjesë e të cilëve kanë braktisur banesat e tyre dhe kanë dalë në rrugë.

Sipas EMSC, tërmeti me magnitudë 4.4 Rihter u shënua rreth orës 08:42, teksa lëkundje ishin shumë të forta madje janë ndjerë dhe në Rumani.

Paraprakisht nuk raportohen të lënduar si pasojë e tërmetit, teksa autoritetet lokale kanë dalë në rrugë për verifikime.

Çfαrë po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa po bΙihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 30 prill 2024, dollari amerikan blihet me 93.8 lekë dhe shitet me 94.6 lekë.

Euro blihet me 100.4 lekë dhe shitet 101.2 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.5 lekë, ndërsa në shitje me 103.5 lekë.

Paundi britanik blihet me 117.1 lekë dhe shitet me 118 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 68.4 lekë, ndërsa në shitje me 69.7 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Horoskopi për ditënesotme, e Martë 30 Prill 2024

Dashi

Ky është një moment shumë i mirë për të pushuar dhe rikuperuar të gjithë ato raporte që gjatë kohëve të fundit kanë kaluar në plan të dytë për shkak të punës së tepërt. Nuk duhet të jeni të ndrojtur, por tregohuni më të hapur ndaj eksperiencave të reja.

Demi

Sa i takon dashurisë dhe ndjenjave ky është momenti për t’u marrë më shumë, sidomos nëse gjatë javëve të fundit këtë sektor e keni lënë pas dore. Në punë, mundohuni të rivendosni harmoninë, pasi një ambient i këndshëm, do ju lejojë që të përqendroheni më shumë.

Binjakët

Para jush hapen mundësi të mëdha, sidomos sa i takon raporteve në çift për të ardhmen. Duhet të jeni të gatshëm për të bërë zgjedhje të rëndësishme. Në vendin e punës mos u dekurajoni, për shkak se janë fare pranë propozime mjaft të rëndësishme.

Gaforrja

Ka ardhur momenti për të treguar se sa dini që të jeni të vendosur dhe të pavarur, sidomos në vendin e punës. Në dashuri, këshillohet që të shmangni polemikat.

Luani

Intuita juaj e mirë do ju lejojë që të kapërceni çdo pengesë që do ju dalë përpara në karrierën tuaj. Në dashuri duhet të jeni më të hapur dhe spontan në raport me partnerin/en. Qetësia dhe besimi do të jenë të pazëvendësueshme.

Virgjëresha

Nëse në familje ka pasur tensione të vogla, mundohuni që të silleni me sa më shumë diplomaci dhe ti hapni rrugë dialogut. Gjetja e zgjidhjeve të mira për ju, nuk do të jetë e vështirë, por gjithsesi duhet të shmangni imponimin.

Peshorja

Zgjidhja e konflikteve në vendin e punës, nuk do të jetë e lehtë, por ju do të dini të veproni në mënyrën e duhur për të kapërcyer pengesat. Ka një afat i cili do ju tensionojë, por më në fund do ia dilni mbanë.

Akrepi

Gjatë kësaj dite duhet të përballni me vendosmërinë e duhur, ndryshimet me të cilat do të përballeni, si në fushën e ndjenjave edhe në atë të profesionit. Do të riktheheni të jeni protagonist dhe do të merrni kënaqësi të shumta.

Shigjetari

Ky është një moment shumë i mirë për tu marrë me pasione dhe projekte të vjetra, të cilët për shkak të mungesës së kohës nuk i keni vlerësuar më parë. Sa i takon një lidhje në çift, do të marrë një shtysë mjaft të rëndësishme.

Bricjapi

Në dashuri këshillohet të mos tregoheni shumë xheloz, pasi tashmë është momenti për të shfaqur hapur ndjenja tuaja në raport me partnerin/en, sidomos nëse gjatë javëve të fundit keni qenë të zënë me punë. Në punë do të rezultoni të suksesshëm për shkak të forcës dhe vendosmërisë tuaj.

Ujori

Parashikohet një ditë e cila do ju gjejë mjaft të tensionuar për shkak të keqkuptimeve të vogla në vendin e punës. Nëse do arrini të tregoni se e keni situatën nën kontroll, do të rezultoni të suksesshëm.

Peshqit

Nëse do të jeni gati të punoni fort dhe të bëni ndonjë sakrificë, kjo ditë parashikon rezultate të mëdha nga pikëpamja profesionale. Intuita nuk do ju zhgënjejë dhe do të keni dëshirë për tu rikthyer në lojë. Ndërsa në dashuri, këshillohet që të jeni më të kujdesshëm.

Eksρertët kanë ρaraΙajmëruar tërmete, Turqia nis me νendosjen e kontejnerëνe

Kryesia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në Turqi ka nisur përgatitjet për tërmetin e mundshëm në provincën e Hakarit.

Në kuadër të këtij plani, 1000 kontejnerë do të dërgohen në qendër të qytetit të Hakarit dhe rrethin e Yuksekova, 500 kontejnerë në Şemdinli dhe 10 mijë tenda për qytetin në përgjithësi.

Pas paralajmërimeve të autoriteteve dhe ekspertëve të tërmeteve, disa ndërtesa publike dhe shkolla në Hakkari dhe Yuksekova u evakuuan gjatë kontrolleve të fortësisë së ndërtesave dhe AFAD filloi përgatitjet në të gjithë qytetin për një tërmet të mundshëm.

Guvernatori i Hakkarit ka përcaktuar zonat e kontejnerëve në qendër të qytetit, në Yuksekova dhe Şemdinli për shkak të vendndodhjes së tyre në zonën e tërmetit të shkallës së parë dhe ka dhënë trajnime për kërkim-shpëtim për 650 persona, përfshirë policinë dhe xhandarmërinë, deri më tani. Në kuadër të përgatitjeve, 2800 tenda u lanë në magazinat në qendër të qytetit Hakkari dhe në Yuksekova, ndërsa 200 kontejnerët e parë të sjellë me kamionë u lanë në zonën e caktuar me vinça në rrethin e Şemdinli.

Guvernatori i Hakkarit, Ali Çelik tha se po vazhdojnë përgatitjet për një tërmet të mundshëm.

“Tërmeti është realiteti më i madh i vendit tonë. Ne marrim parasysh paralajmërimet e ekspertëve të tërmeteve dhe marrim masat paraprake. Nën drejtimin e Ministrisë sonë të Punëve të Brendshme dhe koordinimin e AFAD-it, po kryejmë një studim mbi çështjet që duhen bërë në një tërmet të mundshëm në Hakkari. Ka dy faza për të zhvilluar mundësitë dhe aftësitë lokale për aktivitete intensive dhe të shpejta të kërkim-shpëtimit pas një tërmeti të mundshëm, duke pasur parasysh vendndodhjen gjeografike të krahinës sonë. Është planifikuar formimi i 56 ekipeve deri tani, këto ekipe përbëhen nga xhandarmëria, policia dhe mësuesit”.

AFAD, Olası Hakkari Depremi İçin Hazırlıklara Başladı
AFAD, Olası Hakkari Depremi İçin Hazırlıklara Başladı
AFAD, Olası Hakkari Depremi İçin Hazırlıklara Başladı

Trόnditëse! Shqiptari qëΙΙohet me ρΙumb në kokë teksa pinte kafe në Bruksel (Video)

Një 44-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në oborrin e një kafeneje me pronarë shqiptarë mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:30 në Bruksel.

Lajmi është konfirmuar nga policia Bruksel-Veri, ndërsa viktima është identifikuar si shqiptari Agustin Kaza.

“Policia Bruksel-Veri u thirr për të shtëna në tarracën e një kafeneje, në rrugën Joseph Brand në Schaerbeek, të dielën më 28 prill rreth orës 22:30”, thuhet në njoftim.

Policia në Bruksel thotë se shënjestra ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

“Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, gjetën një burrë që vuante nga një plagë me armë zjarri. Viktima ishte në rrezik për jetën”, njofton policia.

Një burrë me kapuç shihet në kamera duke ecur drejt lokalit, ka kaluar para viktimës, është kthyer dhe më pas ka qëlluar katër herë, duke përfshirë dy herë në kokë.

//www.ultimedia.com/deliver/generic/iframe/mdtk/01882646/src/xs308q3/zone/10/showtitle/1/

https://www.ultimedia.com/deliver/generic/iframe/mdtk/01882646/src/xs308q3/zone/10/showtitle/1/

Me αrmë nën jastëk, 85-vjeçari italian qëΙΙon ndaj shqiptarëve që po i grαbisnin shtëρinë

Një 85-vjeçar italian është përballur me një grabitje në shtëpinë e tij në Bergamo dhe ka plagosur me armë zjarri një nga hajdutët.

Episodi ndodhi mbrëmjen e së shtunës, më 27 prill , rreth orës 21:30, në lagjen periferike Longuelo. Hajduti i plagosur , një shtetas shqiptar 26 vjeç, është goditur nga plumbi në qafë, por nuk ndodhet në gjendje të rëndë. Pas ngjarjes, ai u arrestua nga policia pranë rezidencës së ish-financierit, me akuzën e grabitjes së rëndë. Pas marrjes së mjekimit të nevojshëm dhe daljes nga spitali, i riu është dërguar në burg.

Bashkëpunëtori i hajdutit të plagosur, gjithashtu një shtetas shqiptar 26 vjeç, është arrestuar nga policia pak orë pas ngjarjes. Të dy kriminelët tani janë të ndaluar, të akuzuar për grabitje të rëndë dhe kundërshtim ndaj një zyrtari publik.

Shqiptarët, të maskuar me kapuç, kishin hyrë në shtëpinë me tarracë të të moshuarit nga një derë në pjesën e pasme të cilën e kishin hapur me forcë me levë . Në momentin e grabitjes, pensionisti ishte në shtrat, duke parë televizor, ndërsa gruaja e tij në katin lart. Sipas dëshmive, ish-financieri e kishte armën të fshehur nën jastëk dhe nuk hezitoi ta përdorte për t’u mbrojtur, duke qëlluar ndaj hajdutëve që u larguan duke marrë me vete edhe çantën e burrit .

Ngjarja ka shkaktuar alarm të madh në komunitet dhe tashmë autoritetet po vlerësojnë gjendjen e ish-financierit, i cili posedonte rregullisht armën e zjarrit të përdorur gjatë ngjarjes.

Itali/ Shqiρtari godet me çekiç në kokë të dαshυrin e ish-ραrtneres

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi ka tentuar të vrasë të dashurin e ish-partneres.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në via Galcianese, Prato, Itali. Shqiptari ka tentuar të vrasë 33-vjeçarin maroken duke e goditur me çekiç në kokë, por vetëm ndërhyrja e policisë parandaloi tragjedinë.

I plagosuri pasi u shpëtua nga policia dhe mjekët u dërgua në Careggi për t’iu nënshtruar një operacioni në kokë pasi gjendja e tij është serioze, por jo kërcënuese për jetën. Ndërkohë 36-vjeçari shqiptar, u arrestua nga policia me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Si shqiptari ashtu edhe marokeni janë banues në Prato dhe të ligjshëm. Sipas asaj që u rikonstruktua nga hetuesit, sulmi ishte i motivuar nga xhelozia e shqiptarit ndaj marokenit, i cili kishte nisur një lidhje me ish-partneren e tij. Fatmirësisht mëngjesin e djeshëm, pikërisht në momentin që po ndodhte sulmi, aty po kalonte një patrullë policie e cila arriti të ndërhynte në kohë.

Arrijnë deri në…/ Gazetari zbυΙon shifrën e fitimeve të Romeo Veshaj nga ρostimet në rrjetet sociale

Influencuesi më i mirë për momentin në tregun shqiptar, është Romeo Veshaj, banori i ‘Big Brother VIP Albania’.

Kjo u bë e ditur një ditë më parë nga gazetari Anaid Kaloti, teksa ishte i ftuar në një program televiziv. Ai ka zbuluar, se në Instagramin e Romeos për një postim mund të paguhet edhe 3 mijë euro. Anaidi tregon se nuk ka kontrata poshtë 10 apo 20 mijë eurove.

“Mund të shkojnë dhe 3 mijë euro për një postim. Kontratat nuk mbyllën nën 10 apo 20 mijë”- tha ndër të tjera Anaidi.

Biseda në studio:

Anaidi: Romeo Veshaj. Momentalisht është influenceri më i mirë në treg.

Ronaldo Sharka: Sa shkojnë çmimet për Instagramin?

Anaidi: Po mund të shkojnë dhe 3 mijë euro për një postim. Kontratat nuk mbyllën nën 10 apo 20 mijë.

Ed Manushi: U habita pak për Romeon sepse mendoja që vajzat mund të ishin më shumë influencer.

Anaidi: Në industrinë e influencërs, një nga industritë më të reja që njerëzit po paguhen shumë mirë, 80% të tregut e mbulojnë vajzat. Çuna ka shumë pak, Ervini punon, Ronaldo, Bled Mane.

Ήαbit konkurrentja e Për’ρυthen: Hαrxhoj mbi 5 mijë euro në muaj!

Konkurrentja e Për’Puthen”, Erika, gjatë një interviste për Top Channel, thotë se i pëlqejnë meshkujt veriorë, ndërsa me jugorët nuk ka dalë kurrë, pasi i duket sikur “takon një kushëri”. Ajo do në krah një mashkull që të “jetë pak toksik dhe xheloz që ta mbajë nën kontroll”.

Erika: Mua më pëlqejnë meshkujt që janë xhentilman. Ata meshkuj që të vijnë me dhurata, me lule, që mundohen të bëjnë maksimumin për ty. Jam e tërhequr edhe nga meshkujt toksikë.

Nuk po them që të kalojnë në ekstrem, por të jenë pak, e bëjnë më adrenalinë njohjen. Kur janë pak xhelozë, që mundohen të të vënë pak në kontroll.

Ronaldo Sharka: Veriorët thonë që janë një çikë si shumë xhelozë.

Erika: Po veriorët ata më ngjisin, nuk kam dalë kurrë me jugorë.

Ronalo Sharka: Po pse, çfarë kanë jugorët?

Erika: Seksi është e para gjë. Më duket sikur po flas me ndonjë nga kushërinjtë e mi, edhe i them jo që në fillim.

Ajo ndërkohë tha se harxhon 5 mijë euro në muaj.

“Shpenzimet e mia, muaji është me minus në fund të muajit. Por ka muaj që kalojnë këto shifra, por mund të jenë edhe më pak. Muajt e verës edhe më shumë se 5 mijë”-ishte përgjigja e Erikës, kur u pyet sa para harxhon në muaj.

Top Channel