“Të tυrρëron si shqiptar”, Gjikondi ‘shρërthen’ keq ndaj Metës: Edhe Kozaku i Tiktokυt më dinjitoz se ai

Figura e ish presidentit Ilir Meta, aktualisht kryetar dhe në të ardhmen president i Partisë së Lirisë, u komentua gjatë në emisionin 3D të Alban Dudushit.

Juristja Gjikondi e krahasoi sjellen e zotit Meta me atë të Kozakut një figurë e njohur shqiptare e Tik Tokut. “Meta të turpëron si shqiptar” tha zonja Gjikondi, duke shprehur pakënaqësinë që klasa politike nuk po reagon ndaj sjelljes së tij.

Duke ju referuar disa deklaratave fyese të zoti Meta ndaj SPAK-ut dhe kreut të tij Dumani, zonja Gjikondi i bëri thirrje shoqërisë shqiptare të reagojë ndaj kësaj sjelljeje të ish presidentit shqiptar i cili po synon rikthimin në krye të organeve egzekutive.

“Ajo donte fëmijë, por unë nuk…”- Graciano Tagani fΙet për marrëdhënien e krisur me Argjira Sρancën: Jemi zënë

Duket se Argjira Spanca dhe Graciano Tagani nuk i kanë mirë punët. Në një bisedë me Françeskën ai ka treguar se mes tyre ka ndodhur një zënkë dhe ajo i ka kërkuar të mos e përmend në “Big Brother”.

Balerini tregon se shpreson që kur të dal jashtë marrëdhënia e tij me moderatoren nga Kosova të rregullohet.

Ai gjithashtu rrëfen se nuk ndihet gati për tu bërë baba edhe pse ishte një periudhë që Argjira e donte shumë një bebe.

Graciano: Kemi 6 vite, puna jonë nuk ka ndonjë justifikim të madh unë dhe Argjira kemi dashur të jemi gati. Është një fjalë që thotë kurrë nuk je gati.

Thonë që e dhe fëmija e ka riskun e vet por duke ditur si jam rritur unë, kam dashur të jem i bindur.

Ne në shtator kemi hyrë ne shtëpi tonë.

Derisa nuk kisha një shtëpi ulje ngritje ekonomike kur nuk ke dy tre baza nuk duhet të besh fëmijë vetëm se duhet bërë. Ndonjëherë gjera e nxituar te qojnë ne gabime.

Jemi zënë (pëshpërit Graciano) Ajo me ka thënë mos ta përmend këtu dhe jam pak ne ajër.

Prandaj e pyeta mamin kur me erdhi surprizë me tha kam folur por jo shumë.

Aty e kuptova se gjendja ishte pak e ftoftë.

Françeska: Po ajo e ka dëshirë fëmijën?

Graciano: Po e kishte 1-vit por unë nuk isha gati.

Françeska: Mos e ka shkaktuar kjo arsye zënkën?

Graciano: Jo Jo!

Ernest Muçi realizon nga jashtë zone, goli i tretë për sυΙmuesin kuqezi me Beshiktashin (Video)

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Ernest Muçi ka gjetur një tjetër gol me Beshiktashin.

Ai ka kaluar në avantazh skuadrën e tij në minutën e 18-të në duelin me Ankaraguçu.

Pas një pasimi të mirë, Muçi merr topin dhe gjuan me të majtën potente duke shkundur portën e kundërshtarit.

Ky është goli i tij i tretë në kampionatin turk me fanellën e Beshiktashit.

https://twitter.com/FootColic/status/1781372296436813849?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1781372296436813849%7Ctwgr%5Ecf355ad23d5558bdb16fa3f497b9c57a04d4c4f6%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fernest-muci-realizon-nga-jashte-zone-goli-i-trete-per-sulmuesin-kuqezi-me-beshiktashin-video%2F

https://twitter.com/FootColic/status/1781372296436813849?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1781372296436813849%7Ctwgr%5Ecf355ad23d5558bdb16fa3f497b9c57a04d4c4f6%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fernest-muci-realizon-nga-jashte-zone-goli-i-trete-per-sulmuesin-kuqezi-me-beshiktashin-video%2F

“Kanë tre dosje të haρura”, gazetarja e njohur zbulon detajet e bujshme: Ja pse Meta e akυzon gruρin e Kryemadhit si të kapur nga SPAK

Gazetari Arion Sulo duke komentuar zhvillimet në Partinë Lirisë, veçanërisht marrëdhëniet mes çiftit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, tha se kreu aktial i partisë Meta po mundohet të shpëtojë krijesën e tij.

PL sipas tij ka ardhur duke u rrudhur, kjo dhe për shkak të blerjeve që sipas tij u ka bërë anëtarëve të saj kryeministri socialist Edi Rama. Gjithçka ka ardhur pas viti 2017 kur ai e përjashtoi LSI nga koalicioni. “LSI ishte një parti pushteti dhe maksimumin e ka dhënë kur ishte në pushtet ” tha zoti Sulo.

Duke komentuar figurën e zonjës Kryemadhi, ai kujtoi deklaratat e zoti Meta se njerëz të afërt të saj janë deklaruar në SPAK. Duke ju referuar deklaratave të zotit Meta, Sulo tha se ata janë shitur.

Lidhur me akuzat për nepotizëm në adresë të zonjës Kryemadhi, gazetari Sulo tha se ato mund të jenë të vërteta.

Por ai tha se problemi më i madh që kanë çifti Meta – Kryemadhi është drejtësia. Sulo kujtoi se të dy në SPAK. Sipas tij pritet të ketë një lëvizje nga SPAK lidhur me këto dosje.

Grυshte dhe shqeΙma mes gjimnazistëve në kamρionatin e volejbollit, organizatorët shoqërohen në ρolici, kryebashkiakja fsheh sherrin duke falenderuar shkollat pjesëmarrëse

Kontenstimi i pikëve ka bërë që kampionati i volejbollit mes gjimnazistëve të Bulqizës të përfundojë me një sherr masiv.

Bashkia e Bulqizës organizoi kampionatin e volejbollit mes gjimnazistëve nga kjo zonë, teksa në parket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet. Në ndeshjen finale gjithçka është kthyer në një përleshje masive mes gjimnazistëve dhe personave të tjerë në sallën ku po zhvillohej eventi.

Disa të rinj dhe organizatorët u shoqëruan në polici, ku dhanë deklaratat e tyre për motivet e sherrit banal.

Ndërkohë, kryetarja e Bashkisë së Bulqizës, Festime Mjeshtri në reagimin në kanalet e komunikimit nuk e ka përmendur episodin e shëmtuar.

“Me fitoren e ekipit të Ostrenit përfundoi edhe kampionati i volejbollit për djem mes gjimnazeve të Bashkisë së Bulqizës! Faleminderit të gjitha shkollave pjesëmarrëse dhe institucioneve arsimore lokale për angazhimin dhe përkrahjen e tyre në realizimin e këtyre aktiviteteve sportive”, shkruan ajo.

Jeta triυmfon! Raina e νogël fiton betejën pas disa ditësh në teraρi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm 1750 gramë ia doli të fitojë betejën për jetën. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e cila ka falenderuar stafin e spitalit “Mbretëresha Geraldinë” teksa ka shtuar se e vogla u bashkua sot me familjarët e saj.

Koçiu shkruan se ndihet krenare për punën jetëshpëtuese të mjekëve pranë Shërbimit të Neonatologjisë dhe Terapisë Intensive, për nënat dhe të gjitha bebet prematurë që ia dalin të kthehen në shtëpitë e tyre me shëndet të plotë.

“Raina e vogël, e cila erdhi në jetë vetëm 1750 gram, pas disa ditëve në terapi intensive, ia doli të fitojë betejën për jetën falë përkushtimit të stafit të Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, dhe sot u bashkua me familjarët e saj.

Krenare për punën e jashtëzakonshme jetëshpëtuese të mjekëve dhe infermierëve pranë Shërbimit të Neonatologjisë dhe Terapisë Intensive, për nënat dhe të gjitha bebet prematurë që ia dalin të kthehen në shtëpitë e tyre me shëndet të plotë”, shkruan ministrja Albana Koçiu.

SυΙmet e Metës ndaj SPAK, PD bën deklaratën e fortë: Një mi inkυbatorësh që ka qenë spiun i diktatυrës enveriste

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë kryefjalë e aktualitetit në vendin tonë për shkak të retorikës së tij të pazakontë e të ashpër drejtuar SPAK-ut dhe kreut të këtij institucioni, Altin Dumanit.

Sot, Meta ka mbledhur Komitetin Drejtues të PL-së. Në lidhje me këtë zhvillimin por për veprimtarinë në tërësi të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, i ftuar në një studio televizive, për të diskutuar ishte Azgan Haklaj, anëtar i Kryesisë së PD-së.

Duke e quajtur si spiun të diktaturës enveriste, anëtari i Kryesisë së PD-së deklaroi se Meta parandjen se edhe ai do të “ngecë” në rrjetën e hetimeve të SPAK.

“Meta e ndjen se çfarë do t’i ndodhë. Meta është një mi inkubatorësh të diktaturës apo shërbimit të sigurimit të shtetit sepse Meta është një spiun qysh në Qytet Studenti, është një spiun 50-lekësh. Madje u tall dhe televizioni i Sali Berishës me zotin Meta mbrëmë”,-tha Haklaj.

“Është aleancë e hallexhinjve: Meta, Berisha, madje dhe Rama në prapaskenë i mbështet sepse Ramës i intereson që këta të godasin SPAK-un”,-theksoi ai.

Ndër të tjera, Haklaj foli me superlativa për kreun e SPAK-ut, duke e cilësuar si një magjistrat profesionist dhe të ndershëm.

“Ka qenë prokuror në Tropojë në momente dhe ka treguar përgjegjshmëri të lartë qytetare, profesionalizëm, guxim, kurajo dhe ndershmëri të jashtëzakonshme”,-deklaroi ai.

“Absolutisht është një prokuror i pastër”,-nënvizoi Haklaj.

E dieΙa dita më e ftohtë e javës, ja sa ρritet të shkojnë temρeraturat

Ditën e shtunë pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual të vranësirave. Në orët e vona mbrëmjes priten reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim të vendit.

Ditën e diel vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti pritet të jetë kryesisht i vranët e interval të shkurtra kthjellimesh.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe territorit ndërsa në qendër reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatarë, hera-herë reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitet dhe territor, në orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Në Alpe dhe në lartësitë mbi 1000-1200 m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina në orët e paradites era bëhet e vrullshme dhe fiton shpejtësi 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Nga Meta e Monika, te Βesi me XhensiΙën dhe Elvana, si SPAK po “ndan” çiftet VIP!

Që nga nisja e hetimeve nga SPAK, ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, konfliktet mes çiftit duket se janë përshkallëzuar.

Madje mbrëmë, vetë Monika Kryemadhi gjatë një interviste televizive dha indice se përveç krisjeve në politikë, edhe marrëdhënia e tyre bashkëshortore është në krizë. Madje ka zëra se çifti janë ndarë në përpjekje për të shpëtuar ndonjë nga pasuritë e fshehura, të cilat flitet se mund t’i ketë gjetur SPAK-u!

Ky nuk është rasti i vetëm, madje mund të thuhet se me hetimet e tij, SPAK-u po kthehet në një nga arsyet kryesore të divorceve në radhët e “VIP-ave”, në të gjitha fushat e mundshme, si politika, biznesi apo showbizi!

Një tjetër rast i cili bëri bujë të madhe ishte ai i aktorit të humorit Bes Kallaku, me këngëtaren Xhensila Myrtezaj. Dy personazhet e “showbizit” shqiptar, u fol se ishin të përfshirë në hetimet e SPAK nën akuzën për pastrim parash. Pas këtyre zërave, çifti nisi të shpërndante lajme për ndarjen e tyre dhe disa javë më vonë ata konfirmuan divorcin.

Gjithashtu një tjetër rast, ishte ai i këngëtares Elvana Gjata me biznesmenin dhe të shumëkërkuarin Ervin Mata. Pas hetimeve të SPAK, që zbuluan se ky i fundit ishte i përfshirë në grupin e trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt Europës së bashku me djalin e ish-zyrtarit të policisë Erzen Breçani, këngëtarja u distancua nga Mata. Madje në media u fol se marrëdhënia e tyre mori fund.

Hetimet dhe goditjet e SPAK-ut, kanë nxjerrë kupolën e korrupsionit dhe krimit të organizuar nga ‘comfort zona”. Të gjithë të shqetësuar për pasurit e vëna në mënyrë të jashtëligjshëm, po nxitojnë të bëjnë veprime të tilla si divorcet ose shitja e bizneseve, në përpjekje për të shpëtuar ndonjë copë!

Modeli i Instagram mbγtet kur bie në rezervυar teksa fiΙmonte videon për fansat (fotot)

Policia tha se po heton për vdekjen ‘e dyshimtë’ të një komentatori të njohur në rrjetet sociale i cili në një rezervuar teksa filmonte një nga videot e tij që ndiqeshin nga mijëra shikues.

20 vjeçari Diego Kaua Oliveira Santos, ra aksidentalisht në liqenin Salto Grande në shtetin qendror brazilian Americana ku ai kishte shkuar me miqtë e tij.

Ylli i rrjeteve sociale që kishte më shumë se 128,000 ndjekës në Instagram, ra në rezervuar të martën dhe nuk arriti dot të dilte i gjallë.

Miqtë e tij kishin tentuar ta ndihmonin por thanë se ishte marrë nga uji, njoftonin mediat lokale.

MC Diegun Md, siç njihej i ndjeri për fansat e tij, kishte premtuar më herët për fansat se ‘do t’u jepte diçka live’ gjatë vizitës në liqenin artificial.

Një zëdhënës i policisë braziliane tha: “Dëshmitarët që ishin aty thanë se ishin përpjekur ta ndihmonin por pa sukses. Ata njoftuan më pas zjarrfikësat por ishte tepër vonë. Vdekja është regjistruar si e dyshimtë dhe kemi kërkuar analiza të ekspertëve për të hetuar atë që ka ndodhur”.

Policia shtonte se Diego ishte duke filmuar video për rrjetet sociale para se të ndodhte tragjedia.

Momente para ngjarjes, blogeri kishte postuar në rrjet foto teksa shijonte fryte palmash akai me miqtë e tij, teksa shtonte se së shpejti do të shfaqej ‘live’.

Vëllai i Diego miro aksesin e llogarisë së Instagram disa orë pas tragjedisë, për të falënderuar fansat për mbështetjen.

“Mirëmbrëma ju që ishit fansa të Diego. Unë që flas jam i vëllai. Sa morëm lajmin se ai ra në liqen dhe nuk doli më. Pas disa orësh ata gjetën trupin … vëllai im ka vdekur. Falemnderit për mbështetjen që i keni dhënë”.

Diego njihej për punën e tij si këngëtar e kompozitor.

Ai shpërndante video të kompozimeve të tij në Instagram së bashku me foto të jetës së përditshme me miqtë e familjarët, duke tërhequr shumë fansa online.