Άrrestimi i këngëtarëve shqiρtarë në Zvicër, deklarata e fortë e koleges së tyre: Mirë ua bënë, vinë e dredhin bγ**ët dhe…

Zbardhen detaje rreth aksionit të policisë zvicerane për arrestimin e disa personave në lokale nate, ku mes tyre ishin dhe këngëtarë shqiptarë dhe serbë. Mësohet se nga kontrollet e ushtruara në 13 lokale nate në Zyrih, në pranga kanë rënë 47 persona, ndërsa janë sekuestruar pistoleta, municione, një shkop bejsbolli, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Gjatë një inspektimi të madh në një festë shqiptare të shtunën e kaluar, policia kantonale arrestoi shtatë persona, përfshirë disa yje të muzikës, mes tyre Sinan Vasaliu, Soni Malaj, reperi Don Phenom dhe këngëtarja Eugena Aliu. Policia kantonale e Cyrihut prishi një festë shqiptare në Buchs ZH të shtunën e kaluar. Këngëtarët shqiptarë kishin planifikuar të performonin atë mbrëmje në klubin Boleros në Dällikerstrasse, por disa prej tyre nuk kishin leje pune.

Lidhur me këto arrestime të këngëtarëve nga Ballkani, një këngëtare shqiptare në Gjenevë për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch ishte pro arrestimit të këngëtarëve shqiptarë. “Si po mendojnë ata, që për një natë me këndu e me i dredh by**ët, t’i mbledhin nga 2000 franga n’xhp dhe të ikin. Kurse ne këtu që nuk fitojmë as para për një muaj, meqë paguajmë taksat shteti ku jetojmë dhe veprojmë. Këtu ka shtet, nuk është si në Ballkan, ku nuk funksion shteti juridik, ku nuk respektohet puna, djersa artisteve”, tha ajo.

Sipas zëdhënësit Roger Bonetti, gjithsej pesë burra dhe dy gra nga Shqipëria dhe Kosova u arrestuan
Operacioni në Buchs u zhvillua si pjesë e një operacioni në shkallë të gjerë gjatë dy fundjavave të fundit në disa rrethe të kantonit të Cyrihut. Sipas një deklarate të së martës, policia kontrolloi gjithsej 13 klube, menaxherët, punonjësit dhe mysafirët e tyre. Në Buchs u gjetën edhe armë. Siç shpjegon zëdhënësi i policisë Bonetti, të arrestuarit atje akuzohen, ndër të tjera, për shkelje të ligjit për të huajt dhe armëmbajtje pa leje.

“Të gjithë të arrestuarit u raportuan dhe shumica morën një njoftim penal nga prokurori publik,” thotë Bonetti, ndërsa mësohet se tashmë ata janë liruar.
(BalkanWeb)

EMRI/ Iu gjet teΙefon në ρaraburgim, e pëson i riu në bυrgun e Drenovës

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, në një operacion të krye në Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale të Korçë, ka zbuluar se një nga personat e mbajtur në paraburgim, kishte futur në ambient një telefon celular.

Ky person, i identifikuar si shtetasi Frensi Avdiu, është arrestuar.

Njoftimi: 

Më date 19.04.2024 në orën 00:10 u arrestua në flagrancë për veprën penale futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP parashikuar nga neni 324/A K penal i paraburgosuri : F.A i paraburgosur për Veprën penale “Prodhim dhe shitje te lendeve narkotike” parashikuar nga neni 283 i kodit penal, pasi :
Nga kontrolli ushtruar në dhomën e akomoduar në IEVP Korçë u konstatua një telefon celular Iphone.
Materialet i kaluan për veprime te mëtjeshme prokurorisë juridiksion i përgjithshëm Korçë.

Lαjme shυmë të mira për ρensionistët, ja çfarë po përgatitet me skemën e re të ρensioneve

Nga vlerësimet e deritanishme të skemës së pensioneve, ndërhyrja për përmirësimin e saj, pritet të bëhet në disa drejtime, duke nisur nga indeksimi, kompensimet, deri tek kontributet për të vetëpunësuarit në bujqësi. Detajet u përcollën nga deputetja e Partisë Socialiste, Pranvera Resulaj. Nga studio e emisionit “Box to Box” në “Scan TV”, zonja Resulaj theksoi se indeksimi, që aktualisht bëhet bazuar në normën e inflacionit parashikohet të jetë i diferencuar, duke sjellë një rritje të unifikuar për të gjithë. N ë intervistë, deputetja shpjegon të gjitha paqartësitë për pensionistët.

-Zonja Resulaj, nga ajo që është projektuar deri më tani mbi mënyrën sesi do të qasemi drejtë një skeme të re pensionesh, si parashikohet që të bëhet ndërhyrja, do të jemi në të njëjtën formulë indeksimi të pensioneve apo do të rishikohet mënyra sesi bëhet aktualisht rritja?

Në gjykimin tim personal praktikisht do të duhet të shkojë në një diferencim, sepse nëse kemi diferenca të mëdha midis pensioneve të ulëta dhe pensioneve mesatare ose pensioneve më të larta, nëse kemi të njëjtën normë indeksimi sigurisht që kjo do të sjellë një disbalancë në përfitimin që marrin pavarësisht se norma e indeksimit është e njëjtë. Pra, në qoftë se indeksohen me të njëjtën normë një pensionist që merr një pagë 10.000 lekë dhe përfiton të themi vetëm 860 lekë nga indeksimi në vitin e kaluar ndërkohë që dikush me një pension 30.000 lekë apo më tepër përfiton gati 3fishin e këtij indeksimi. Pavarësisht se norma e indeksimit është e njëjtë përfitimi është i ndryshëm, ai që ka pension më të ulët merr përfitim më të ulët dhe ai që ka pension më të lartë merr përfitim më të lartë. Dhe kjo duket një pabarazi sociale, le të themi atë që ndiejnë në tërësinë e tyre të gjithë pensionistët.

-Si parashikohet të bëhet kjo pra norma e indeksimit do të jetë e diferencuar ?

Do të ndryshojë,pra do të duhet të diferencuar mënyra e indeksimit në mënyrë të tillë që të marrin të njëjtin përfitim, të njëjtin rritje, të njëjtin indeksim dhe ai që ka pensionin 10.000 lekë në rastin konkret dhe ai që e ka 30.000 lekë. Ky trefishi të mos jetë për të njëjtën normë indeksimi 3 herë më i lartë te ai që e ka pensionin 30.000 lekë dhe 3 herë më i ulët te ai që e ka pensionin 10.000 lekë, por të jetë e diferencuar që të ketë një normë indeksimi më të lartë te ai që ka pensionin 10.000 lekë dhe më të ulët te ai 30.000 lekë, në mënyrë që të balancojë rritjen dhe përfitimin sepse në fund të fundit kjo është ajo çka do duhet të arrihet në formën e një barazie sociale sepse rëndomtë e dëgjojmë te pensionistët të cilët kanë një pension të ulët dhe pavarësisht se indeksimi është në terma të normës së inflacionit ashtu si kundër duhet të jetë dhe me ligj, por efekti në të ardhura është shumë i ulët thuajse i papërfillshëm.

-Duke qenë se norma e inflacionit këtë vit ka rënë ndjeshëm, për muajin mars ishte gati 2.3, rrjedhimisht dhe indeksimi pritet të jetë në vlerë shumë të ulët, keni ndonjë informacion ?

8.6 ka qenë vitin e kaluar por ndoshta kjo merr një inflacion të shportës sepse themi 2.3 mund të jetë inflacioni mesatar por ndërkohë për këtë kategori është inflacioni i shportës pra ato që janë elementet më kryesorë të shportës së konsumit .

-Në këto kushte sa pritet të jetë shtesa dhe a keni informacion kur do të aplikohet?

Do të aplikohet sikundër është parashikuar për vitin 2024 dhe në buxhet do të jetë përsëri 6.3 miliardi i bonusit dhe 2.9 miliard apo 3 miliard që është rritja sipas indeksit. Kjo bëhet ndoshta në periudhën në vijim pas Prillit fillon dhe bëhet kalkulim për të bërë pagesën e indeksimit.

-Sa pritet të jetë rritja duke marrë parasysh normën e inflacionit?

Në 2023 ka qenë 8.6% referuar normës së inflacionit të atij viti dhe duke iu referuar kësaj unë i qëndroj faktit që do të duhet të përqendrohemi te inflacioni i shportës çka do të thotë që mund të jetë një indeksim më i lartë sesa ajo që është norma mesatare e inflacionit sepse kjo kategori konsumon më së shumti element të shportës së konsumit dhe aty shkon +40% të shpenzimeve.

-Element të tjerë?

Element të tjerë mund të jenë lidhur me rezidencën e pensionistëve çka do të thotë kemi dy kategori që janë pensionistët që banojnë në fshat dhe pensionistët që jetojnë në qytet të cilët kanë përsëri të njëjtën diference, kanë disbalancim të kontributeve që paguajnë në zonat rurale, pensionistet rural dhe kontributet që paguajnë ose të vet punësuarit në fshat ose të vet punësuarit në qytet dhe sigurisht që kjo do të duhet të ketë jo një rritje të kontributeve për ata që janë të vetëpunësuar në fshat por gjithmonë duke parë, duke iu referuar faktit se çfarë do të mund të bëhet ndoshta me subvencionin e kompensimit të diferencave nga ana e shtetit. Personalisht mendoj se nuk mund të flasim për rritje të kontributeve për të vet punësuarit në zonat rurale dhe fermerëve.

-Pra po shikohet mënyra që të ndryshojë vlera apo masa e kontributit për të vet punësuarit në zonat rurale por ky detyrim ti kaloj jo fermerit në këtë rast por ti kaloj qeverisë, arkës së shtetit?

Duhet të jemi të kujdesshëm kur themi nuk është duke u diskutuar që kemi një rritje të kontributeve sepse kjo do të sillte pastaj një vështirësi, është një pasojë socialë. Duhet të jemi të kujdesshëm kur flasim për ndikimin e menjëhershëm.

-Pra këtu po shihet mundësia që të mbulohet nga buxheti i shtetit?

Po, dhe këtu diskutohet gjithashtu edhe çështja e kompensimit të energjisë elektrike sepse nuk kemi vetëm pagesat në pension që është një kontribut i drejtpërdrejt por edhe kompensime të tjera shtesë sikundër e dimë për kategorinë e pensionistëve bëhet fjalë për kompensimin e shpenzimeve të energjisë elektrike e cila është gjithashtu një suport shumë i madh në fakt për hir të së vërtetës.

-Çarë do të ndodh me kompensimet, sepse i fundit ka qenë ai që është miratuar pas ndryshimit të heqjes së fashës për konsum deri ne 300kë?

Është duke u trajtuar brenda diskutimeve të kësaj reforme edhe çështja e kompensimit dhe shpenzimeve për energji elektrike për tu mbajtur për tu kompensuar, për tu rregulluar në bazë të pensioneve apo vlerës së pensioneve. Pra, përsëri i referohemi ati fakti që mund të kemi një diferencim edhe në mbulimin e këtyre shpenzimeve. Duke folur për kompensim dhe shpenzim të energjisë elektrike, ky është një term i njohur por diskutohet edhe për kompensim të shpenzimeve në ushqime apo dhe në element të tjerë të nevojshëm, pra i shtohet gamës së mbulimit të shpenzimeve apo kompensimit të shpenzimeve jo vetëm energjisë elektrike por ne raste të veçanta në pensione të ulta i shtohen shpenzime të tjera të nevojshme për këtë kategori.

-Pritet të rishikohet mosha e daljes në pension për gratë dhe burrat, që aktualisht është 61 vjeç e 8 muaj për gratë dhe 65 vjeç për burrat?

Sipas studimit, sipas elementëve që kanë dal nga ky studim, le të themi që diskutimi shkon për të filluar një rritje nga 2032 dhe në 2056 llogaritet që kjo të shkojë në moshën mesatare 67 vjeç për burrat dhe për gatë, një lloj unifikimi i moshës së daljes në pension. Në të ardhmen e afërt nuk kemi një projeksion, diskutim, parashikim që do të kemi një rritje të moshës së pensionit.

-Portofoli i sigurimeve, ne thamë që është ulur ndjeshëm numri i atyre që marrin pension të plotë dhe që koha kontributeve është reduktuar në 27 vite, parashikohet që të ndërhyhet te portofoli i sigurimeve që do të thotë të rritet periudha e kontributeve për të përfituar pension të plotë?

Deri në 40 vite do jetë pragu por kjo do të marri një periudhë kohore jo e menjëhershme sepse do të ishte një kolaps sërish për shkak edhe të gjithë faktorëve që folëm deri në këtë moment, pra qëllimi është që kjo diferenca mund të mbulohet me kontribute vullnetare dhe me fondin.

-Qytetarët e kanë këtë mundësi pra, kur kanë periudha të pambuluara kanë mundësi që ti paguajnë vullnetarisht?

Po, por do një vëmendje të veçantë në fakt sepse po bëhet një problem shqetësues fakti që jemi larguar nga vitet kontributive, nga ato maksimalet të nevojshme për të marrë një pension të plotë pra kjo diferenca 27 vite do një vëmendje të shtuar.

-Po rreth propozimit të bërë nga partia demokratike,grupi parlamentar i partisë demokratike për të rritur pensionin bazë në 18 mijë lekë përgjatë këtij viti dhe për të shkuar ne nivelin e gati 300 euro-ve në vitin 2029, sa i mundur është nga pikëpamja financiare?

Në qoftë se pensioni mesatar është 18 mijë lekë, ndjeshmëria është shumë e lartë dhe vëmendja që meriton kjo kategori është pa diskutim duhet të jetë në maksimumin e vet dhe duhet të gjenden format të cilat nuk prekin direkt rritjen e menjëhershme të pensioneve sepse që të jetë i ndjeshëm një pension te qytetarët do duhet të jetë të paktën sa paga minimale, në gjykimin tim. Në mënyrë të tillë që të jetë vërtetë një lehtësi e madhe dhe të arrij të mbulojë nevojat e kësaj kategorie të pensionistëve, por kjo për buxhetin e shtetit do të duhet sikundër e kanë pasqyruar dhe vetë ne relacionin e amendamentit do të duhet të shkurtohen me 25% shpenzimet e qeverisjes vendore ndoshta. Janë disa pamundësi financiare dhe kjo analizë duhet të mos jetë thjeshtë me qëllim në kuadrin politik të argumentit të vetë por kërkon atë analizën e mirëfilltë ekonomike dhe pikërisht këtë po bën ky studim çka po i referohemi gjithnjë i Bankës Botërore, për të kuptuar në terma matematikor sesi do të duhet të jetë kjo skemë në mënyrë që të kemi një rritje të pensioneve, të sigurohet dinjiteti i pensionistëve por në të njëjtën kohë mos të jetë një barrë jo vetëm për buxhetin e shtetit por mos të jetë një barrë e shtuar dhe për fëmijët tanë në të ardhmen.

Nuk ndaΙet Egla, bën νeprimin e pazakontë ndaj banorëve, ja si reaguan ata

Marrëdhënia e Eglës me banorët e tjerë të shtëpisë së “Big Brother Vip” nuk ka qenë fort e mirë që në fillim, dhe duket se vijon njësoj.

Mbrëmjen e djeshme, aktorja është shfaqur e acaruar me ta, teksa ka shkuar në lavanderi dhe u ka hedhur në tokë të gjitha rrobat që ndodheshin aty. Nuk dihet se për çfarë arsyeje ajo vendosi ta bënte këtë gjë, teksa aktorja shihet duke i përhapur rrobat thuajse në të gjithë dyshemenë e dhomës.

Banorët e tjerë nuk e kanë pritur aspak mirë këtë gjë, teksa Erjola është shfaqur e acaruar. Ndërkohë, Graciano ka ndërhyrë për të shmangur debatin, duke thënë se e ka bërë ai.

https://www.instagram.com/reel/C56y5d5Mssw/?utm_source=ig_embed&ig_rid=5908f77e-e099-4567-a9d3-f383b981f3c9&ig_mid=23C4485D-4019-40C9-85D1-D303CA830F53

https://www.instagram.com/reel/C560LdXMRFp/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fae4faf0-751a-4e8d-99bb-f2500f446068&ig_mid=FAC119E0-AEA7-4B5E-A602-0AAD397DA12F

E rëndë, shkoi për të rreguIIuar νetullat, 28-vjeçarja rrezikon të hυmbasë shikimin(FOTO)

Një 28-vjeçare në Britani, ka përfunduar në spital, pasi shkoi për të bërë një rregullim të vetullave dhe për t’i ngjyrosur ato te një estetiste.

Sipas mediave britanike, 28-vjeçarja ka përfunduar me dëmtime të rënda në sy, pas një shoku alergjik.

Danielle Hubbard, shkoi të bënte një trajtim estetik para se të nisej me pushime në Maltë, por gjërat duket se nuk shkuan aspak sipas planit, pasi rezultoi se ajo ishte alergjike ndaj substancave që estetistja kishte përdorur.

Ajo u kthye në sallon për t’u ankuar dhe për të marrë një rimbursim, por thotë se estetistja refuzoi dhe u tregua indiferente edhe pse vajza kishte përfunduar në atë gjendje.

Danielle më pas mori një avokat, i cili zbuloi se salloni estetik në fakt funksiononte në mënyrë të jashtëligjshme.

Ρazari ρolitik më 1945: Shqiρëria të japë Shkodrën e të marrë Kosovën

“Shqipëria të marrë pjesë nga Jugosllavia e Jugut me popullsi shqiptare dhe ta kompensojë atë mundësisht me Shkodrën e rrethinat në Veri. Pretendimet greke duhen trajtuar me vëmendje, megjithëse janë të ekzagjeruara. Italianët t’i japin Sazanin Shqipërisë”.

Kështu apo pak a shumë kështu, në mënyrë të përmbledhur ishte ajo çka Departamenti Amerikan i Shtetit, në fillimvitin 1945, e përshkruante si pikëpamjen e vet mbi rregullimin territorial të Pasluftës për Shqipërinë.

Pikëpamja në fjalë në fakt gjente një shtrirje më të gjerë, duke skicuar në këtë kontekst edhe të ardhmen e rajonit të Ballkanit e atë të Europës Lindore, e përcaktur kësisoj edhe disa korrektura “të nevojshme” në lidhje me të ardhmen e kufinjve të Bullgarisë, Greqisë, Jugosllavisë, por edhe të Qipros, Turqisë, Rumanisë, Italisë etj.

Situata për Aleatët tashmë dukej tejet pozitive dhe fitorja përfundimtare ishte vetëm çështje kohe e formaliteti. Ajo çka duket interesante, është fakti se për herë të parë kjo mund të shihet pas kaq shumë viteve, si një pikëpamje e shfaqur në mënyrë eksplicite – edhe pse jo në kufinjtë e qëndrimit zyrtar – mbi të ardhmen e kufinjve të Shqipërisë e rajonit.

Kufinjtë shqiptarë, vëmendje themelore

Nëse zhvendosemi në kohë, kuptojmë se këto përçapje për rregullim “të drejtë” të kufinjve, vinin pikërisht në kohën kur fuqitë e mëdha po shkonin drejt dy konferencave që vulosën “de facto” për një kohëzgjatje të konsiderueshme, fatin e shumë kombeve e shteteve të kontinentit.

Pjesa ku flitet për Shqipërinë, duket se përbën edhe thelbin e mendimeve amerikane për të ardhmen e rajonit të trazuar. Materiali që ne kemi shkëputur për botim në DITA, është marrë nga një gazetë australiane (“The Mercury”, 2 janar 1945, fq. 4), e cila në fakt i referohej raporteve të një korrespondenti shumë të njohur të kohës së vet, ikonë e gazetarisë botërore – Cyrus Sulzberger, asokohe i angazhuar për prestigjozen amerikane “New York Times” – me raportimet nga fronti aleat, me qendër në Kajro.

Nga materiali në fjalë, kuptojmë se tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin kristalizuar një program për rregullimin e kufinjve të Europës Lindore, duke përfshirë shkëputje territoresh në favor të Greqisë, ku njëra prej tyre duhej të ishte dhe Qiproja, e cila pas Luftës duhej t’i kalonte kësaj të fundit, duke u shkëputur nga kolonizimi britanik.

Përsa i përket pretendimeve greke mbi kufirin shqiptar të jugut, Departamenti i Shtetit, sipas Sulzberger, i shihte ato si “disi të ekzagjeruara”, megjithëse atyre i duhej kushtuar vëmendje dhe se e nevojshme, jo vetëm në marrëdhënie me Shqipërinë, por edhe me Bullgarinë e Jugosllavinë, bëhej kësisoj vetëm një korrekturë e pjesshme e tyre.

Nga plani s’preket vetëm Turqia

Po ashtu, sipas Departametit të Shtetit, duheshin siguruar të drejtat e Bullgarisë e të Jugosllavisë për të pasur akses në portin grek të Selanikut. Jugosllavia duhej të merrte nga Italia dhe Austria rajonin e Fiumes e të Zarës, pra ishujt jashtë brigjeve kroate dmth. jugosllave, ndërsa kufinjë e saj të Paraluftës me Hungarinë, Austrinë dhe Rumaninë, thuhej se duhet të mbeteshin ato që kishin qenë.

Më tej në raport thuhej se: Rumania duhet t’i japë Besarabinë dmth. Moldavinë Rusisë dhe jugun e rajonit të Dobruxhës, Bullgarisë, duke u kompensuar me rikthimin e të gjithë rajonit verior të Transilvanisë që do i merret Hungarisë, përveç një copëze të vogël që do vijojë t’i mbetet Hungarisë në rajonin rreth Aradit.

Dukej qartazi se nga ky plan mbeste pa u prekur pra vetëm Turqia, e cila nga fundi i Luftës shihej tashmë si aleate e frontit antinazist dhe që edhe gjatë Luftës nuk kishte vuajtur nga “shkëputje territoresh”, apo pushtim si pak vende europiane në atë kohë, duke ruajtur “pro forma” neutralitetin.

Shqipëria të japë Shkodrën e të marrë Kosovën

Për Shqipërinë, në mënyrë të veçantë e të nënvizuar thuhet se: duhet të jetë një shtet sovran dhe duhet t’i jepen pjesë nga Jugu i Jugosllavisë, me një kompensim në formën e shkëputjes së një pjese të territoreve veriore të saj, duke përfshirë mundësisht Shkodrën, që duhet t’i shkojnë Jugosllavisë. Ndërkohë, Italia duhet t’i dorëzojë shqiptarëve, ishullin e Sazanit në Gjirin e Vlorës.

Në raport fillimisht theksohet se pikëpamjet e zyrtarëve amerikanë kanë si synim vendosjen e parakushteve bazë për arritjen e paqes në një rajon të trazuar. Plani përbante tri objektiva: i pari paraqet një rishikim apo një rirregullim të kufinjve në bazë të negociatave direkte të shteteve të përfshira. Objektivi i dytë synonte sponzorizimin e idesë së bashkëpunmimit rajonal.

I treti thuhej se dëshiron të inkurajojë rehabilitimin ekonomik të vendeve të Ballkanit, pasi ata të kenë zgjedhur lirisht qeveri të dala nga vota popullore. Kjo politikë, sipas Sulzberger, duket të jetë shumë më pozitive se sa ajo aktuale.

Planet amerikane, skica “jozyrtare”

Në artikull theksohet se: “megjithëse pikëpamjet e Departamentit të Shtetit janë skicuar në një bazë specifike, në dukje nuk shihet ndonjë këmbëngulje për t’i zbatuar ato domosdoshmërisht në terren”, çka i jepte këtij raporti të drejtën për t’a trajtuar atë thjesht si një pikëpamje jozyrtare, i cili në fakt do të zinte vend pjesërisht në formësimin e Europës së Pasluftës, pas Konferencave të Jaltës ( shkurt 1945) e asaj të Potsdamit (korrik 1945).

Më tej, në raport thuhet se: Shetet e Bashkuara mendojnë se grekët duhet të lejohen të zgjedhin në mënyrë demokratike formën e regjimit, duke votuar mes monarkisë e republikës. Departamenti i Shtetit aprovon shkëputjen e ishujve dodekanezë nga Italia në favor të Greqisë, përveç Castellorizzo-s, i cili duhet t’i shkojë Turqisë. Qipro gjithashtu i duhet dhënë Greqisë.

Në kohën për të cilën po flasim, në Shqipëri kishte filluar punën ajo që njihej si “qeveria demokratike e Tiranës”, megjithëse akoma nuk ishte njohur zyrtarisht as nga SHBA, as nga Britania e Madhe e as nga BRSS. Nga ajo çka tregojnë raportet e mëvonshme, rezulton se paradoksalisht, pikërisht SHBA ishin një hap para BRSS dhe Britanisë së Madhe në njohjen e qeverisë komuniste të Tiranës, duke rekomanduar njohjen kundrejt refuzimit që vinte akoma nga Moska dhe Londra, të cilat do ta bënin këtë përgjatë harkut të dy viteve në vijim.

Çurçilli dhe Stalini: Europa të ndahet, Amerikën nuk e pyesim!

Konferenca e Jaltës, mbajtur në gadishullin e Krimesë në ish-Bashkimin Sovjetik, në datat 4 deri më 11 shkurt 1945, ishte një takim diplomatik i tre krerëve aleatë gjatë Luftës së Dytë Botërore, i dyti në radhën e atyre që njihen si tri konferencat e mëdha aleate, duke pasuar atë të Teheranit ( 28 nëntor-1 dhjetor 1943) e paraprirë atë të Potsdamit (17 korrik-2 gusht 1945).

Në të morën pjesë tri liderët kryesorë të frontit aleat; Franklin D. Roosevelt (SHBA), Winston Churchill (Mbretëria e Bashkuar) dhe Josif V. Stalin (ish-Bashkimi Sovjetik). Stalini këmbënguli pikërisht në këtë konferencë, që ndër të të tjera, i gjithë rajoni i Ballkanit, ashtu sikurse vendet Balltike e ato të Europës Lindore (përfshirë këtu fillimisht madje edhe Italinë) duhej të përbënin një unazë sigurie për interesat e Bashkimit Sovjetik, duke formuar një rreth vendesh satelite që do të mbronin kufinjtë e tij.

Dëshirave të tij, dy liderët perëndimorë, i shkuan prapa vetëm pjesërisht. Interesant është fakti se sferat e influencës në Europën Lindore ishin vulosur mes Stalinit dhe Çurçillit “de facto” qysh në Konferencën e Moskës, në tetor 1944, në mënyrë informale, duke anashkaluar pikëpamjet e Francës e sidomos ato të SHBA. Për Shqipërinë aty nuk flitej thuajse fare dhe ajo konsiderohej si pjesë e fatit të Jugosllavisë, e cila në atë letër ishte përcaktuar si e ndarë 50% me 50%, sipas interesave të “të mëdhenjve”.

Pretendimet territoriale greke ndaj Shqipërisë u shfaqën me forcë sidomos gjatë zhvillimit të punimeve të Konferencës së Paqes në Paris (29 korrik – 15 tetor 1946). Përveç argumentave të vjetra rreth Vorio Epirit, Greqia e cilësonte Shqipërinë si pjesë të agresionit ndaj vendit të saj në vitin 1940, kur nisi konflikti italo-grek. Ato u kundërshtuan forcërisht nga kreu i delegacionit shqiptar, ish-Kryeministri Enver Hoxha. Kundrejt tyre, Shqipëria do të mundohej të vinte në pah kontributet e Shqipërisë përkrah koalicionit antifashist dhe krimet e bandave të Napoleon Zervasit kundër popullsisë çame, gjë e cila do të tolerohej nga fuqitë aleate, megjithëse për këtë çështje konferenca autorizoi ngritjen e një komisioni ndërkombëtar.

Ky komision nuk do ta zgjidhte dot këtë çështje, pikësëpari, për shkak të orientimit prolindor të qeverisë së Tiranës, por edhe këmbënguljes britanike në krah të qeverisë greke në kontekstin e luftës civile që po zhvillohej asokohe në Greqi./ZgjohuShqiptar.info

Janë 696 fshatra në Greqi, të cilat kanë qenë dhe janë të banυara nga poρυllsi me rrënjë shqiptare

Janë 696 fshatra në Greqi, të cilat kanë qenë dhe janë të banuara nga popullsi me rrënjë shqiptare.

Përfundimet nga kërkimet e studiuesve arbanë si Antonio Bellushi, Aristidh Kola, Jorgo Miha, Jorgo Maruga, Athanasio Cigo, Kazaqis, Panajotopulos e të tjerë, evidentojnë se shqiptarët e Greqisë ndahen në dy grupe, ata që janë arvanitas vendas, të cilët njihen qysh në kohën antike dhe që nga shekulli 4-13, të cilët janë mbi 550 fshatra. Janë dhe rreth 150 fshatra që banohen nga shqiptarët që grekët i quajnë allvanofonos (shqipfolës) që kanë ardhur në Greqi rreth viteve 1600. Kryesisht, fshatrat që janë banuar dhe banohen nga popullsia që flet në vatër gjuhën shqipe ndodhen në zonën e Epirit, disa janë në zonën e Thrakës, Peloponezit, Thesalisë, Livadhiasë. Në ishujt të Korfuzit, Specas, Hidrës, Psaron, Andros, Salaminës, Jo, Thirra (Santorini) e gjetkë. (Studimi i BE-së më 1987)

Fjala çam është një evoluim i termit “t’chiam” dhe përkon me emrin e një lumi të vjetër që kalonte përmes krahinë së Çamërisë. Fjala “T’chamis” haset në shumë harta të vjetra romake dhe helene, duke na treguar se emri “Çamëri” është më i vjetër se Epiri dhe është përdorur vetëm nga popullsia shqiptare ndër shekuj. Ajo që është më e rëndësishme të thuhet këtu është se, popullsia çame ka një etnitet, traditë dhe zakone të mirëfillta shqiptare.

Gjuha shqipe e folur në Çamëri, mund të theksojmë se është pikëtakimi, apo pikëpjekja e dy dialekteve tona, gegë e toskë, me elemente të lashtësisë historiko-linguistike, si gërshetim dialektesh e nëndialektesh shqipe, si një gjuhë e ruajtur me elemente origjinale të rrënjëve ilirishte.

Kultura çame është shprehëse e vlerave të një popullsie me histori të lashtë, bart shtresëzime të hershme, të formuara në epoka të ndryshme. Siç mund të jetë vënë në dukje nga studiuesit e ndryshëm, ajo është formuar nga elementë të lashtë parailirë (Pellazgë, Ilirë e që u trashëguan në mesjetën e hershme në kohën e formimit të kombësisë shqiptare. Nuk është e rastit një nga përfundimet e studiuesve gjermanë në librin “Këngët e çamëve“ se ky gjurmim muzikologjik dhe tekstologjik dhe botimi i materialit të mbledhur na tregon qartë se te këngët çame kemi të bëjmë me një shtresë arkaike të muzikës shqiptare. Atje nga trojet tona të braktisura, lëviz dhe gjallon shpirti i Çamërisë dhe i popullsisë së saj, gjallon bota e miteve, bota parapagane e pagane, bota e perëndive. Ato janë zot në shtëpinë e tyre.

Një tjetër vlerë të trashëgimisë kulturore të popullit çam është veshja kombëtare, për të cilën kanë folur studiues e shkrimtarë, si nga vendi edhe të huaj. Ndër të tjera, me interes të veçantë është dhe përshkrimin që i bën diplomati dhe shkrimtari François Pouqueville, i cili në vitet 1820 kishte bërë një ekspeditë në viset shqiptare dhe ndër të tjerash, kishte bërë një përshkrim rreth veshjes çame dhe elegancën që u jep ajo banorëve të asaj krahine: “…Udhëtari që do të shikojë ata çamë, që do të kenë shpëtuar nga sundimi feudal i sovranit të Janinës dhe një rënie mortaje, do të njohë me vështirësi ata burra të bukur, me ato qëndisma të bukura lara-lara të veshur me kostume të shkëlqyera dhe të ngarkuar me ar të çmueshëm, që ngjasin sikur të ishin një koloni ushtarësh të Pirros, të pasur me plaçka të Trojës, që kanë zbarkuar sërish në Epir…”.

Mjaft të bukura e të larmishme janë veshjet popullore të përdorura nga popullsia e krahinës së Çamërisë.

Deri në fund të shek. XIX veshja më e përhapur për burra si tek ata të besimit mysliman dhe tek ortodoksët, ishte ajo me fustanellë e shoqëruar me stoli të qëndisur me fije argjendi me gjunjakë, xhamadan, mëngore, këmishë të shkurtër me mëngë të gjëra, qeleshja me majucë, opingat me xhufka të kuqe dhe çorapet e bardha. Pjesë tjetër shoqëruese e kësaj veshje konsideroheshin zbukurimorja e gjoksit e punuar nga argjendarët e qytetit të Janinës si dhe silahu i zbukuruar me fije argjendi i cili i vendosur mbi brez, shërbente për të mbajtur armët e brezit si dhe koburet.

Çamëria ka dhënë një trashëgimi të madhe kulturore për popullin shqiptar duke filluar nga gjuha, veshja, këngët e zakonet dhe të gjitha këto janë vlerat që populli shqiptar duhet t’i ruajë dhe t’i mbrojë si thesar të çmuar.

Copëtimi i Shqipërisë u përcoll vazhdimisht, prej shumë medieve të huaja. Një ndër to, gazeta në gjuhën frënge “La Jeune Turquie”, ka botuar deklaratën në shtator, të delegatit shqiptar, Filip Noga, për gazetën “Neue Frei Presse” në lidhje me përcaktimin e kufijve të Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha, sidomos në zonën jugore.

Çfarë ka thënë më konkretisht, patrioti shqiptar, për medien austriake

Një nga delegatët e Shqipërisë, Filip Noga, që sapo ka ardhur nga Londra në Vjenë, deklaroi për “Neue Frei Presse”:

“Kuptohet fare lehtë, se shqiptarët nuk mund të jenë të kënaqur me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër. Që në 1880, Anglia propozoi të formonte një Shqipëri autonome që përbëhej nga katër vilajete, Janina, Kosova, Manastiri dhe Shkodra, pra, një Shqipëri shumë më të madhe se ajo e krijuar në Konferencën e Londrës.

Shqiptarët e konsiderojnë dhënien e territoreve me popullsi të pastër shqiptare ndaj Greqisë dhe Serbisë, si një padrejtësi që Evropa u bëri atyre. Ndihemi të lënduar që Krahina e Çamërisë, e cila shtrihet deri në Prevezë, me një popullsi prej 80 mijë shqiptarësh, iu dha Greqisë.

Konferenca e Londrës ka miratuar, në parim, si kufi jugor të Shqipërisë linjën e Kepit Stylos deri në Korçë dhe dhe i ka lënë komisionit ndërkombëtar detyrën për të vënë këtë vendim në ekzekutim, si dhe të vendosë përfundimisht kufirin pas një vizite në këto vende.

Komisioni duhet t’i caktojë çdo fshat Shqipërisë ose Greqisë sipas popullsisë. Ky komision ndërkombëtar, ku do të përfaqësohet nga vendimarrës të Fuqive të Mëdha dhe të Shqipërisë, ende nuk është formuar. Anëtarët ende nuk janë emëruar. Por, formimi i komisionit nuk mund të presë më, sepse afati i nisjes së tij është caktuar në ditët e para të shtatorit.

Shqiptarët i janë mirënjohës Evropës, për atë pak gjë që ka bërë për ta dhe shpresojnë se ajo do të riparojë dëmin që i ka shkaktuar Shqipërisë gjatë demarkacionit. Shqiptarët janë veçanërisht mirënjohës ndaj Austro–Hungarisë për mënyrën se si monarkia mbrojti Shqipërinë dhe kontribuoi në çlirimin e saj. Perandorin Franz–Jozef, ne e thërrasim “xhaxha” dhe “Çlirues i Shqipërisë”.

Noga shprehu gjithashtu, falënderimet e tij për shtypin austro-hungarez dhe kërkoi të bëjë publike lutjen e shqiptarëve që Greqia, t’i tërheqë trupat nga territoret që i përkasin Shqipërisë: Korça, Gjirokastra, Himara.”

“Arbërishtja” – ρjesë e fjaΙorit të gjuhës shqipe me 110 mijë fjaΙë

Fjalori i madh i gjuhës shqipe për të cilin është duke u punuar nga viti 2021 do të përmbajë mbi 110 mijë fjalë dhe mbi 11 500 shprehje frazeologjike dhe do të jetë gati vitin që vjen në formë elektronike për të vijuar më tej edhe me procesin e printimit.

Gjatë një takimi me studentë dhe pedagogë të zhvilluar në universitetin Fan Noli, prof.dr Ali Jashari pjesë e grupit të punës që është marrë me hartimin e këtij fjalori tha se për këtë fjalor është angazhuar një grup i madh specialistësh dhe pjesë e tij do të jetë edhe arbërishtja.

“Kjo zbrazëti që duket nga 1980 deri në vitin 2023, jo se s’janë botuar fjalorë, janë botuar e janë pasuruar me fjalë të reja si ai i 2006 apo 2020, janë bërë shumë botime leksikografike që shërbyen si bazë për ndërtimin e këtij fjalori të madh. Vetë kartoteka elektronike që u krijua me punën e hartuesve për 1 vit e ca, ishte baza kryesore ku mbështetet pikërisht hartimi i këtij fjalori. Nëse themi që ka kaq fjalë dhe kaq shprehje, do të thotë që është një bazë e dokument real ku janë mbështetur hartuesit. Fjalori ka përmbi 110 mijë fjalë, pa llogaritur kuptimet sepse një fjalë ka disa kuptime dhe këto janë fjalë më vete, ka rreth 11.500 shprehje frazeologjike dhe shumë njësi të tjera ligjërimi si sinonime, antonime, homonime etj. Deri tani themi se ka përfunduar puna më e madhe hartuese e më pas vijnë proceset e tjera, së shpejti do të fillojë korrektimi, redaktimi dhe botimi do të jetë brenda vitit 2024”, u shpreh Dr. Ali Jashari, anëtar i grupit të punës.

Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe hedh për herë të parë në përdorim një pasuri kaq të larmishme jo vetëm nga numri i fjalëve dhe i shprehjeve, por edhe i njësive të tjera gjuhësore, edhe nga pasqyrimi i të gjithë shtresave të leksikut të shqipes që nga shekulli i 16-17-të deri në ditët tona.

Thυkididi: Lυfta e Trojës u bë nga ρellazgët dhe jo nga grekët

Tek statusi ku unë postova një shkrim të Historianes së Nderuar Elena Kocaqi, pati kundërshtime rreth etnisë Pellazgjike të Trojanëve, ku sipas komentuesit ky fakt është një fakt pa argument shkencor, megjithatë për të mos u zgjatur, po i paraqes këtë shkrim të Gjuhëtarit dhe Atdhetarit të ndjerë Altin Kocaqi:

Thukididi: Lufta e Trojës e bë nga pellazgët dhe jo grekët

Nga – Altin Kocaqi

Trillimet edhe përrallat me grek alien që vijnë nga kohët e zymta të prehistorisë e në vazhdimësi nuk kanë asnjë bazë shkencore. Pika e parë e trillimit ishte edhe mbetet miti i Luftës së Trojës. Lavdinë e kësaj lufte sot e marrin grekët si gjithëpjesëmarrës të kësaj lufte mitike. Sot bota shkencore ka arritur në një nivel të mirë akadamik edhe mundet të diskutojë nga e para shumë tematika të nxehta që duken se serviren si përralla por në brëndësin e tyre kanë forcë të madhe rraciste edhe asimiluese.

Aq sa mund të jetë Filipi II edhe Aleksandri i Madh sllavobullgare, apo aq sa mund të jetë serb Konstandini i Madh, po aq ka qënë edhe Lufta e Trojës një luftë mes grekërish. Fqinjët tanë i japin shumë rëndesi figurave historike edhe nëpërmijet tyre ngren kombet e tyre që në shumicë përbëhen nga autoktonët e asimiluar. Homeri u shkruajt për herë të parë në shek VI-V para Krishtit ndërsa Thukididi jetoi në fund të shek V para Krishtit. A mundet ta njohi Homerin, më mirë se Thukididi, një ëndërrimtarë i Rilindjes Europiane?

Në gërmën e shkrimit akademik shumë pak shance, ose aspak, ka një studiues që jeton 2000 vjetë më vone se ngjarja që ta njohi ngjarjen më mirë se sa bashkëkohori i kohëshkrimit të Homerit(Thukididi). Ndaj me rregullat akademike fjalën e parë e ka Thukididi i cili jo më pak edhe jo më shumë na thotë se Luftën e Trojës e bënë Pellazgët edhe jo Grekët. Për Thukididin grekët e parë edhe të vetëm janë një togë ushtarësh që erdhën me Akilin nga Fthia ose më saktë,sipas Homerit, ‘largë nga Efira dhe lumi Selient’: Thukididi në hyrjen e veprës Lufta e Peleponezit shkruan: “Pamundësinë, e kohëve të vjetra, më duket se vërteton mbi të gjitha dhe e vërteta se para luftës së Trojës asgjë nuk ndërmori së bashku Greqia.

Mendoj se në të vërtetë as ky emër nuk është dhën për të gjithë vendin dhe as që ekzistonte para Elinos djalit të Dhefkalionit, por fiset e ndryeshme, në shtrirjen më të madhe PELLAZGËT, emëroheshin sipas emrave të vëndbanimeve. Provën më të mirë e ka Homeri. Sepse, dhe përse jetoi shumë më vonë se Luftrat e Trojës, ai askund nuk emëroj më këtë emër të gjithë,as ndonje tjeter, përveç atyre që erdhën me Akilin nga Fthiotidha, të cilët ishin dhe Grekët e parë, por i quan ata -pjesmarresit e luftes- në poemat e tij përgjithësisht, Danaus, Argjeus, Akej” Grekët në Luftën e Trojës nuk i njohu as Homeri edhe as Thukididi…dhe po i njohin ënderrimtarët ellinoman.

Ndërsa më poshtë keni si referim burimin ku Historiani Grek i antikitetit thotë qartë se Lufta e Trojës u zhvillua nga Pellazgët:

http://www.perseus.tufts.edu/hopper/text…