Dëborë në ρranverë, zbαrdhet Dibra dhe Thethi

Ditët e fundit temperaturat në vendin tonë janë ulur ndjeshëm. Si pasojë e këtyre kushteve të paqëndrueshme atmosferike vendi ynë është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut.

Ndërsa ditën e sotme në lartësinë mbi 1000 m ka pasur reshje dëbore në Theth dhe rrugën e Arbrit.

Edhe pse aksi është i kalueshëm këshillohet që shoferët duhet të bëjnë kujdes kur të lëvizin në bypasin e rrugës së Arbrit.

Ndërkohë edhe në segmentin Boge-Theth, në Qaf Thore është i kalueshëm.

Kùrsi i këmbimit/ Me sa këmbehen sot monedhat e hùaja në treg?

Sot, më 18 prill 2024, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 95.8 lekë.

Euro blihet me 100.8 lekë dhe shitet 101.8 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.5 lekë, ndërsa në shitje me 104.5 lekë.

Paundi britanik blihet me 117.7 lekë dhe shitet me 118.7 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 68.4 lekë, ndërsa në shitje me 69.6 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Shtrëngata, stùhi dhe rrùfe/ Ja si pàrashikohet moti për të enjten

Ditën e Enjte vendi ynë do të ketë kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat qarkullimit ciklonar shoqëruar me vlera të ulëta të presionit atmosferik dhe masa ajrore të lagështa, parashikon SHMU.

Moti do të jetë i vranët dhe me reshje të herëpasherëshme shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave që prej orëve të mesnatës.

Në zonën e Alpeve dhe relievet malore mbi 1000m parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa në male, lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore – 4 deri 11°C

Në zonat e ulëta – 6 deri 18°C

Në zonat bregdetare – 9 deri 18°C

Horoskopi për ditën e sotme,e  Enjte 18 Prill 2024

Dashi

Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të kthehet agresiv. Mundohuni që të mos keni reagime të tepruara dhe sidomos të mos merrni shumë vendime drastike, sidomos nëse po mundoheni të rikuperoni një raport.

Demi

Gjatë kësaj të enjteje do të keni mundësi që të merrni pjesë në evente të rëndësishme, lidhur me realizimin e një projekti të ri. Janë ditë të cilat ju shohin mjaft të qetë dhe kjo gjë do të ndikojë pozitivisht në bashkëpunimin me kolegët.

Binjakët

Parashikohet një ditë e suksesshme, e cila do ju shohë të përfshirë në çështje vendimtare për karrierën tuaj profesionale. Nëse në familje kohëve të fundit ka patur momente tensioni, duhet të jeni ju të parët që të kërkoni një ballafaqim. Kompromiset janë shumë të mundshme.

Gaforrja

Mundohuni që ta kaloni këtë të enjte në mënyrë aktive dhe dinamike, për shkak se intuita juaj do ju mundësojë që të bëni progres të ndjeshëm në vendin e punës. Kjo e enjte është mjaft e favorshme për të zhvilluar takime.

Luani

Është mjaft e rëndësishme që të rishikoni raportet tuaja ndërpersonale dhe të largoni të gjithë personat që nuk ju përshtaten. Në dashuri parashikohen fitore të mëdha, njëlloj si dhe në punë. Ndaj mundohuni që të jeni sa më pozitiv.

Virgjëresha

Parashikohet një fundjavë relaksuese dhe e rëndësishme për të marrë disa përgjigje në dashuri. Nisni me planifikimin e aktiviteteve verore. Bashkëpunimet janë mjaft të favorshme.

Peshorja

Do të keni mundësi të takoni një person nga e kaluara juaj, gjë që do të ngjallë tek ju ndjesi mjaft pozitive. Duhet të jeni më të hapur për dialog dhe mos u druani që të përballeni, pasi mund të zbuloni anë të karakterit, të cilat i keni injoruar prej kohësh.

Akrepi

Mos jini dembel, për shkak se tashmë keni të gjitha kapacitetet për të marrë rezultate të mëdha në vendin e punës. Edhe në dashuri, duhet të jeni sa më karizmatik dhe tërheqës, ndaj mos i shmangni daljet. Veç duhet të bëni kujdes sa i takon shëndetit fizik.

Shigjetari

Kjo është një periudhë tranzicioni e rëndësishme, e cila do ju lejojë që të kompletoni të gjithë pritshmëritë tuaja dhe prioritetet, sidomos sa i takon dashurisë dhe ndjenjave.

Bricjapi

Një takim romantik do ju lejojë që të kaloni më shumë kohë cilësore me partnerin/en. Nga ana tjetër ditët e fundit ju kanë gjetur mjaft të ngarkuar, kështu që do të ndjeni nevojën për të marrë më shumë kohë për veten dhe çështjet e ndjenjave. Parashikohen avantazhe të mira edhe nga pikëpamja ekonomike.

Ujori

Sugjerohet që gjatë kësaj të enjteje të mos hyni në konflikt me familjen ose partnerin/en. Do të jeni mjaft të ndjeshëm dhe emocional për të përballuar një konflikt pa lënduar dikë. Këshillohet që të përqendroheni vetëm në prioritetet tuaja.

Peshqit

Mundohuni që të merrni kohë, për të organizuar sa më mirë prioritetet tuaja. Në këtë mënyrë do të shmangni të papriturat apo shqetësimet në punë, lidhur me një projekt të ri. Dashuria ju bën mjaft euforik.

Zbυlimi i një qyteti misterioz nënujor që mund të rishkruajë historinë e njerëzimit

Mbetjet e një qytetërimi të lashtë të gjetura në Gjirin e Khambhatit, i cili përshkon gjatësinë e bregut perëndimor të Indisë, janë një zbulim i bujshëm që ka ngritur shumë pluhur në botën e arkeologjisë dhe historisë.

Qyteti nënujor, i përshkruar si një strukturë urbane monumentale që përfshin një peizazh nënujor me një gjatësi mbresëlënëse tetë kilometrash dhe 3.2 kilometra gjerësi, befasoi botën me madhështinë dhe natyrën e tij mistike.

Kur Instituti Kombëtar i Teknologjisë së Oqeanit (NIOT) zbuloi aksidentalisht këto artefakte dhe struktura në dhjetor 2000 gjatë një studimi rutinë, askush nuk mund të imagjinonte pasojat që mund të kishte për të kuptuarit tonë të historisë njerëzore.

Në vitet në vijim, zbulimi nxiti kërkime dhe debate intensive midis ekspertëve në mbarë botën rreth origjinës, moshës dhe rëndësisë së këtij vendi magjepsës.

Një nga aspektet më emocionuese të zbulimit është mundësia që ai mund të ripërcaktojë kuptimin tonë për të kaluarën njerëzore. Ndërsa disa arkeologë kanë argumentuar se ky qytet antik mund të jetë edhe më i vjetër se qytetërimi Harapan, të tjerë kanë shprehur dyshime për shkak të mungesës së provave të forta.

“Për dekada të tëra, arkeologët kanë debatuar mbi origjinën e qytetërimit misterioz ‘Harapan’, i cili lulëzoi në atë që tani është Pakistani dhe India veriperëndimore rreth vitit 3000 p.e.s.

Tani gjetjet tona të reja sugjerojnë se harapët kanë ardhur nga një kulturë e përparuar që lulëzoi në fundi i epokës së fundit të akullit, i cili më pas u zhyt nga rritja e nivelit të detit përpara se të ‘fillonte historia’”, tha gjeologu Badrinaryan Badrinaryan.

Në përgjithësi besohej se një qytetërim i mirëorganizuar nuk mund të kishte ekzistuar para vitit 5500 të erës sonë përpara zbulimeve të sotme. Shumë nuk duan të pranojnë që mitet e përmbytjeve të përmendura në shumë shkrime të lashta fetare mund të përmbajnë një pikëz të vërtete.

Megjithatë, pavarësisht nga polemikat dhe mosmarrëveshjet, ky zbulim sigurisht që hap pyetje të reja dhe na inkurajon të mendojmë më thellë për kulturat e lashta dhe fatet e tyre. Kurioziteti i shkaktuar nga ky zbulim po bën jehonë, duke nxitur kërkime dhe analiza të mëtejshme për të kuptuar më mirë të kaluarën mistike që shtrihet nën ujërat e Gjirit të Khambhatit.

“Meta ka shkuar në ρaranoja”, Karamuço zbυlon detajet: Politikanët po ruhen nga ‘insektet’ përgjuese në zyra, ka pasur një debat mes një politikani dhe një…

Karamuço tha në një emision televiziv se politikanët kanë shkuar deri në paranoja, ndërsa solli shembull një rast të një politikani që është frikësuar nga insektet përgjuese, të cilat tha ai nuk përdorin ilaçe, por pallaska për t’i zhdukur.

“Një rast tjetër, një politikan nuk ka pranuar të çohet gjatë një kontrolli, ka sharë. E shikoj dhe nga deklaratat e zotërisë (Metës), ka shkuar deri në paranoja. Ka pasur një debat mes një politikani dhe një personi që e ndihmon në këto punët e IT. I thoshte duhet të kesh kujdes deri te insektet që të fluturojnë dhe mendohet që çdo insekti mund të jetë një përgjues dhe fotografues. I kanë hequr ilaçet dhe i vrasin me pallaska.

z.Dumani e ka thënë Brenda çantës kam dy dosje që kur të mbarojnë, Shqipëria do të çlirohet. Të gjithë janë të interesuara çfarë ka ajo dosje. Ka një laptop. Një paranojë që mund të shkoj deri aty se këta njerëz nuk do arrestohen nga policia por ambulance”-tha Karamuço.

“Për herë të parë Meta përmendi fjalën burg”, Sulo ‘ρΙαs bόmbën’: Oficerët e BKH-së shkuan në Kryeministri, Rama u…

Duke komentuar deklaratat e forta të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, analisti Arion Sulo i ftuar në një emision televiziv, tha se oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar në Kryeministri dhe kreu i qeverisë, Edi Rama u ka mbyllur derën.

“Për herë të parë Meta përmendi fjalën burg. SPAK-ut i takon të mos shprehet pa mbaruar çështja. Të dhënat që vijnë është se ky tension i Metës është për shkak të hetimeve që po bëhen ndaj tij dhe bashkëshortes, çështja CEZ DIA, hetimi për lobimin e ish-LSI-së dhe çështja e operacioneve plastike të Kryemadhit. Gazetarit pranë SPAK, thonë se këto çështje janë bashkuar dhe kanë kaluar në hetim pasuror.

Dy prokurorë kanë pasur një lloj ngecje dhe ka ndërhyrë Dumani si drejtues prokurorie për të kontrolluar dosjen. Kjo ka prodhuar tensionin e ditëve të fundit. E reja është ajo që paralajmëroi Ilir Meta; çështja po shkon drejt fundit dhe mund të ketë një zhvillim final që mund të ketë arrest. Deduksion! Përveç gjuhës së papranueshme, ne duhet të kthehemi te shkaku.

Dje dhe sot Meta ka renditur 10 çështje. Arta Marku me 69 vota dhe ajo u kap KLP-ja. Pastaj, kemi dosje emblematike për zgjedhjet. Dibra dhe dosja e Shijakut, të dyja të hedhura në prokuroritë e rretheve. Të dyja nuk janë hetuar nga SPAK-u që heton Berishën 15 vjet përpara. Këtu është argumenti që SPAK-u ka ndikim politik. Duke mos hetuar paratë e vjedhura, duke mos përmendur emrin e Erion Velisë, duke i qëndruar larg Ramës.

I kanë shkuar oficerët e BKH-së në Kryeministri dhe i ka mbyllur derën dhe i ka çuar mesazh që mos i sjell më. Dhe në qeveri ka thënë asnjëri pa shkresa të rregullta të mos futet në qeveri. E kupton sa e rëndë është. Unë po them fakte. Për turpin e tyre ne mbajmë Ramën në pushtet pa u hetuar. Po them që kjo stepje e SPAK-ut, kjo ngrënie presioni dhe mos bërja e drejtësisë njësoj ne na jep koston që Rama sot rri në pushtet në mënyrë të padrejtë dhe në mënyrë jo demokratike sepse me paratë që vjedh, vjedh zgjedhjet dhe me zgjedhjet që vjedh, vjedh paratë”, tha midis të tjerash Sulo.

“Pashë disa persona të veshυr si në filma”- Atentati ku mbeti i vrarë Gentian Bejtja, zbardhet dëshmia: U frikësova dhe vendosa të…

Gentian Bejtja u ekzekutua pak kohë më parë në Fushë Krujë, me breshëri plumbash pranë banesës së tij.

Dëshmitar okular i këtij krimi të rëndë ka qenë një shtetas jordanez, i cili ka treguar se ka parë disa persona, të veshur si në filma.

Ai thotë se ka parë disa automjete, por ka qenë i frikësuar dhe kishte vendosur të kalonte anash këtyre makinave të dyshimta.

Pjese nga dokumentari:

Por dëshmia më me interes për grupin hetues në lidhje me atentatin, është ajo e një shtetasi të huaj me banim në Shqipëri, i cili gjatë orës ku ndodhi krimi, ka mundur të shikojë persona të dyshimtë të maskuar në rrugë. “Gjatë fazës së hetimeve, janë administruar dëshmi të familjarëve të viktimës si edhe të dëshmitarëve okularë. Ndër të cilët edhe shtetasi J. L, lindur në Jordani dhe banues në Tiranë i cili ndër të tjera ka deklaruar se: ‘Më datë 15 Mars 2024, rreth orës 16:30, ka qenë duke udhëtuar nga ura e Gjoles në drejtim të fabrikës së ‘Çimentos’ Fushë-Krujë duke ndjekur itinerarin: Ura e Gjoles-North Park më pas rrugën dytësore përmes fshatit Hasan që të nxjerr tek karburant ‘K…..’ në aksin kryesor Fushë Krujë-Thumanë”, thuhet në dosje

Pikërisht në këtë aks rrugor ai thotë se ka parë të ndaluar në rrugë, dy makina. Midis tyre edhe një ‘Golf’ të zi, ku ajo që dallohej ishte se ky automjet nuk kishte targa në pjesën e pasme të tij. Ndërkohë që në këmbë pranë mjeteve, midis tyre edhe një motor katër rrotësh, qëndronin tre persona me kapuç të zi në kokë. Ndërsa dy të tjerë ndodheshin në mjetin ‘Golf’ të zi. “Sapo kalova kryqëzimin e rrugës dytësore, në rrugën që të nxjerr te karburant ‘K….’, përpara automjetit tim unë pashë dy motorë katër rrotësh, një automjet ‘Golf’ të zi, model 5 ose 6 tip i ri, pa targa në pjesën e pasme si dhe një automjet tjetěr me ngjyrë gri, që targën nuk ia fiksova dot”, ka deklaruar ai.

Më tej në dëshminë e tij, dëshmitari okular, tregoi se në këmbë përpara këtyre mjeteve qëndronin edhe tre persona, të cilët ishin të mbathur me veshje jo normale për përditshmërinë. Gjë që atij i bëri përshtypje dhe i dha mundësinë ti dokumentojë si imazhe. Një skenë që për të dukej më shumë si një skenë xhirimi filmi, se sa një mendim se këta njerëz ishin këtu si personazhe të një ngjarje kriminale që kishte ndodhur vetëm pak minuta më herët, jo shumë larg vendit ku ai i pa. “Ajo që konstatova më tej është se në afërsi të këtyre automjeteve dhe motorëve ndodheshin tre persona që qëndronin në këmbë. Ndërsa dy të tjerë, shoferi dhe pasagjeri i përparmë, ndodheshin në mjetin tip ‘Golf’ të zi. Ajo që munda të dalloj me tej është se të tre personat që qëndronin në këmbë në rrugë pranë motorëve, kishin kapuçin e xhupave në kokë, dhe nuk i kanë hequr për asnjë moment. Dhe ata po qëndronin pothuaj ngjitur me mjetin tip ‘Golf’ dhe po flisnin me njëri tjetrin”, ka deklaruar ai.

Në kushte të tilla drejtuesi i mjetit, thotë se i ndjerë i frikësuar, mendimi i parë që i shkoi nëpër mend ishte të largohej menjëherë nga ai pozicion ku kishte ndaluar me makinën e tij. Ai tregon se pavarësish se lëvizi nga aty, frika e shoqëroi edhe më pas. Pasi në një moment mjeti tip ‘Golf’ I zi, iu vu nga pas. Ose ashtu ai pati ndjesinë në atë moment, se po e ndiqnin.

“Në këtë situatë unë u ndjeva i frikësuar, dhe vendosa t’i kaloj anash mjeteve të dyshimta që kishin ndalur në rrugë. Por vetëm pasi lëviza rreth 100 metra, para se të dilja në rrugën kryesore, unë vura re pas meje mjetin tip ‘Golf’ të Zi, që po ma bënte me drita. Dhe që po kërkonte ti hapja rrugën dhe të kaloja përpara. Kjo ishte hera e fundit që e pashë mjetin ‘Golf’ të zi. Pasi ndërsa më parakaloi, ky mjet shtoi shpejtësinë deri në kryqëzimin e aksit kryesor rrugor Fushë Krujë-Laç dhe më pas u kthye djathtas në drejtim të Fushë-Krujës”, shton më tej.

Do të ishte kjo dëshmi dhe pamjet filmike të siguruara në itinerarin ku mendohet se lëvizën vrasësit e Gentjan Bejtjas, pasdrekën e datës 15 mars 2024, ku krahas automjetit ‘Land Rover Discovery’, pranë fshatit ku u dogj kjo makinë, u pa të lëvizte edhe një ‘Golf’ i zi, që përkonte me atë të deklaruar nga dëshmitari okular, që çuan grupin hetues në ndjekjen e këtij automjeti. Dhe lëvizjet që kjo makinë kishte kryer gjatë këtij intervali kohor. Ku vetëm disa ditë pas krimit, grupet e vëzhgimit të policisë, mundën të ndalojnë pronarin e këtij automjeti, që siç thamë ishte Edison Haxhiu, i cili u shoqërua në polici, ndërsa po lante makinën e tij pranë një qendre tregtare në Tiranë. E njëjta makinë thuhet se u pa të lëvizte pranë automjetit të djegur nga autorët, në fshatin Hasan të Fushë-Krujës.

“Falë metodave speciale të hetimit u bë e mundur që rreth orës 21:20, të datës 19 Mars 2024, të ndalohej shtetasi Edison Haxhiu. I cili në këtë moment u konstatua në ambientet e një lavazhi automjetesh pranë një qendre tregtare, teksa po lante automjetin e markës ‘Wolsvagen Golf’ me ngjyrë të zezë me targa AB 960 GG”, thuhet në dosje. Gjatë kontrollit në banesën e Edison Haxhiut, por edhe të Ilir Beqaraj që mban edhe mbiemrat Brahimi dhe Mançellari, policia mundi të gjejë edhe një arsenal armësh si edhe një sërë dokumentesh me siguri të falsifikuara.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ilir Beqaraj që mban edhe mbiemrat Brahimi dhe Mançellari, në një nga komplekset luksoze në Tiranë, u gjetën; Një pistoletë ‘Walther’ me tetë fishekë; një armë gjahu ‘Benelli’; një brez me 29 fishekë armësh zjarri; 5 pajisje si ato radio marrëse-dhënëse me mbishkrim ‘Midland XT’ 70, një pasaportë lëshuar nga Republika e Kosovës në emër të shtetasit B.A, e dyshuar e falsifikuar; një kartë identiteti e Republikës së Kosovës në emër të shtetasit B. A, e dyshuar e falsifikuar; 2 celularë të markave Iphone dhe një i markës Samsung etj”, sqaronte policia.

Po ndërsa ndaj Ilir Beqaraj, rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje dhe falsifikimit të dokumenteve, akuza ndaj Edison Haxhiut, nëse vërtetohet është edhe më e rëndë. Ai mendohet se ka siguruar kushtet si edhe mjetet për të kryer vrasjen e Gentjan Bejtjas, më datë 15 Mars 2024, në oborrin e banesës së këtij të fundit në fshatin Larushk në Fushë-Krujë.

“Trupi Gjykues çmoi si të ligjshëm masën e ‘arrestit me burg’ ndaj shtetasit Ilir Beqaraj alias Brahimi alias Mançellari, të arrestuar në flagrancë i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit’, si edhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’ si edhe vleftësimin e ligjshëm të ndalimit ndaj shtetasit Edison Haxhiu, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje’, dhe caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ ndaj tij”, thuhej në vendimin e Gjykatës.

Arrestohet Soni Malaj dhe dy këngëtarë të tjerë, u ndaΙυan nga policia teksa po ρerformonin në skenë

Këngëtarët shqiptarë Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasaliu janë arrestuar nga policia zvicerane.

Sipas raportimeve të mediave, artistët do të performonin në një “BajramParty” që ishte planifikuar të mbahej me 13 prill në Zvicër.

Eventi dështoi, pasi policia zvicerane ka hyrë në kontroll duke arrestuar këngëtarët e njohur të skenës muzikore, të cilët janë mbajtur për 48 orë nga policia zvicerane. Këngëtari Labinot Rexha, i cili parashikohej të këndonte, ka treguar se kishte nënshtetësi zvicerane prandaj për të policia nuk ka paraqitur problem, duke e lënë të lirë.

Ai shpjegoi se kjo gjë ndodhi për shkak se nuk duhen përdorur vizat turistike për të punuar sepse do ndëshkohen me ndalesë për 10 vjet që të shkojnë në Zvicër për të performuar.

“Kam nënshtetësi zvicerane, ka qenë një kontroll e përgjithshme e policisë së Zvicrës edhe në klube të tjera. Pas orës 23:00 ka hyrë kontrolla. Kur kam dal jashtë kam pa afro 150 policë që kontrollonin. Më kontrolluan edhe mu, unë kam të drejtë të punës. Të Tjerët Sinan Vllasaliu, Soni Malaj, Don Phenom, Eugena Aliu, ata i kanë marrë mbajtur për 48 orë së bashku me pronarin. Diskoteka është duke vazhdu me punë…

Ata që po mendojnë liberalizimi i vizave është edhe me punu janë gabim. Nuk ke drejtë me punu në Zvicër. Aty duhet një muaj më parë të merrni leje për vizë punë dhe ta paguani tatimin. Nëse hasin në kontroll ata më nuk kanë drejtë të performojnë edhe për 10 vite tjera…Top Channel