Emri i doli në dosjet kriminαΙe, ekzekυtohet në restorαnt ish-Miss-i

Landy Párraga Goyburo, modele dhe ish-kandidate për Miss Ekuadori, është vrarë ndërsa ishte duke ngrënë mëngjes në një restorant në një qendër tregtare në Quevedo.

23-vjeçarja kishte mbërritur në Quevedo për të marrë pjesë në një dasmë mbrëmjen e së shtunës dhe në momentin e ekzekutimit ishte me të dashurin e saj.

Vrasja e modeles është një kapitull i ri në komplotin e dhunës në Los Rios pasi emri i saj është përmendur në rastin Metastasis, për trafikun e drogës. Pavarësisht se u përmend si pronarja e supozuar e një kompanie importuese të lidhur me bizneset e Noreros, Párraga nuk ishte hetuar nga Prokuroria për këtë rast.

Ish-kandidatja për Miss Ekuadori ishte një modele e njohur në kantonin Fluminense, ajo ishte Miss Turizmi i Quevedo 2019 dhe Miss Mesoamerica Ecuador 2022.

Përveç modelingut, Párraga ishte një influencuese në rrjetet sociale. Në Instagram, ajo kishte më shumë se 127,000 ndjekës dhe me ta ndante udhëtimet e saj, rutinat e ushtrimeve dhe recetat e gatimit. Ajo punoi si vullnetare në Qendrën Gerontologjike Quevedo. Gjithashtu, ai ishte pjesë e stafit që grumbullonte paleta për ndërtimin e strehëzave solidare në Manabí, pas tërmetit të vitit 2016.

Postimin e fundit në Instagram, ajo e ka bërë gjysmë orë para se të vritej.

“Mizat” ρërgjυese në Shqipëri, minidronë që flυturojnë për 2 orë”/ Çfarë po paralajmëron ρrofesori Ervin Karamuço?

Profesori i njohur Ervin Karamuço, ka treguar se në Shqipëri tashmë kanë mbërritur ato që njihen si “mizat” e mëdha përgjuese.Ai sqaroi se këto pajisjet dron ngjasojë si miza të mëdha të zeza.

Teksa po ndante detaje mbi këto pajisje që edhe zhurmën e kanë si insekt, Karamuço tha se këto pajisje operojnë për dy orë dhe se komandohen nëpërmjet telekomandës.

“Kanë ardhur edhe në Shqipëri këto “mizat” përgjuese”. Quhen insekto-koper, ngjajnë si minidronë. Bëjnë zhurmën e insektit. Pajisjet përgjuese abonomi për të operuar 2 orë.

Kjo është e autorizuar nga gjykata, pra nuk ka cenim të drejtës. Kur fluturon, nuk kuptohet që është dron, por si një insekt. Komandimi bëhet nëpërmjet një telekomande”, tha Karamuço.

ZbυΙohet motivi pse shqiptari ekzekυtoi ρronarin serb të Ιokalit në Gjermani!

Një shtetas kosovar është arrestuar në Gjermani, pasi qëlloi për vdekje një shtetas serb, jashtë lokalit që ishte në pronësi të viktimës të dielën (28 prill).

Dy shtetasit pasi kanë debatuar në ambientet e brendshme të lokalit kanë dalë jashtë për t’u sqaruar, por papritur 52-vjeçari kosovar, Rrustem Llapi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë mbi viktimën.

Pasi ka vrarë pronarin e lokalit, kosovari është rifutur në lokal duke kërcënuar klientët, deri në momentin që është arrestuar nga policia, duke mos bërë rezistencë.

Sipas një dëshmitari, dy autori dhe viktima kanë debatuar mes tyre për shkak të borxheve të bixhozit.

Mirlind Daku nuk di të ndaΙet, gjen ρërsëri golin në kamρionatin rus (Video)

Mirlind Daku ka shënuar golin e vetëm të Rubin Kazan, gjatë përballjes që kishin këta të fundit me Ural, në javën e 26-të të kampionatit rus të futbollit.

Në minutën e 43-të të lojës, sulmuesi shqiptar kalon disa kundërshtarë, dhe lëshon një goditje potente drejtë zonës, teksa portieri i miqve e kishte të pamundur që të arrinte topin, dhe kështu përfundoi në rrjetë.

Kjo ishte java e dytë radhazi që 26-vjeçari shënon për ekipin e tij, teksa këtë sezon ka arritur të realizojë 7 gola dhe 4 asist, në 24 ndeshje që ka luajtur në kampionatin rus.

Daku po jep shenja të mira dhe është një nga kandidatët kryesorë për sulmin që do të ketë Kombëtarja shqiptare në Euro 2024.

Përmbγset aυtobusi, 14 persona humbin jetën, ρΙagosen 31 të tjerë

Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku të paktën 14 persona humbën jetën dhe 31 të tjerë u plagosën, kur një autobus u përmbys në Malinalco, shteti qendror i Meksikës, tha sekretariati lokal i sigurisë meksikane.

Aksidenti ndodhi në autostradën Capulin-Chalma dhe policia e shtetit ka marrë pjesë në të, thuhet në një deklaratë të sekretariatit të sigurisë.

“Sipas raportit, autobusi po udhëtonte me pasagjerë nga San Luis de la Paz, shteti Guanajuato”, thuhet në deklaratë.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe ekipet mjekësore për transportimin e të lënduarve në spital.

Të shtëna me αrmë, të ραktën 7 të vrarë

Shtatë persona u vranë gjatë një sulmi në rajonin e Guayaquil në jugperëndim të Ekuadorit. Prej kohësh Ekuadori është kthyer në epiqendrën e dhunës ndërsa bandat e drogës përplasen për pushtet në vend.

Trupat e shtatë burrave, përfshirë dy të mitur, me disa plagë plumbash u gjetën në Novol. Dy nga viktimat mësohet se kishin precedentë penalë. Masakra e motivuar nga hakmarrja, sipas njoftimeve të shtypit të cituara nga burime policore, ka ndodhur natën e së premtes në të shtunë. Agjencive të zbatimit të ligjit iu desh të kalonin orë të tëra duke u përpjekur për të gjetur të gjitha viktimat.

Masakrat janë gjithnjë e më të zakonshme në Ekuador, ku shkalla e vrasjeve është shumëzuar nga 6 për 100,000 banorë në 2018 në 43 për 100,000 në 2023. Kolumbia dhe Peruja, dy prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë janë kthyer në qendër të trafikut të drogës për tregjet amerikane dhe evropiane. Në fund të marsit, tetë persona u vranë në Guayaquil, përfshirë pesë turistë, të cilët u rrëmbyen dhe u ekzekutuan në një plazh, pasi sulmuesit mendonin se ishin rivalët e tyre.

Mori hak për trαdhtinë! Vdes në spital shqiptari që νraυ të dashυrën dhe ρartnerin

Nuk e pranoi dot “tradhtinë” e gruas me të cilën kishte qenë i lidhur.

Për të marrë hak, pastiçieri shqiptar Dritan Demiraj, kishte zbatuar një plan djallëzor, që kulmoi me një vrasje të dyfishtë: atë të Silvio Mannina, (partneri i ish të dashurës) të cilin e kishte torturuar dhe vrarë mbrëmjen e 28 shkurtit 2014, pasi e joshi në një kurth në Rimini dhe atë të ish-partneres së tij Lidia Nusdorfi, masakruar të nesërmen me 11 plagë me thikë në nënkalimin e stacionit Mozzate, në zonën e Como.

Mediet italiane bëjnë me dije se 10 vjet pas krimit të tmerrshëm Demiraj ka ndërruar jetë në shtratin e një spitali. Ai kishte përfunduar atje tetë vjet më parë, pasi ishte goditur me grushte dhe shkelma nga një ish-boksier rumun, në korridoret e burgut dhe që atëherë nuk ishte larguar kurrë nga spitali, duke mbetur i gozhduar në shtrat.

“Romeo faΙΙco, Heidi hap sytë”, u alυdua se ishte nga Jetmiri, ρiloti “zemrës” zbulon të vërtetën: Ja kush e porositi atë dron

Qetësia e çiftit simpatik të Big Brother VIP Albania, u trazua në momentin që erdhi një dron me një mesazh jo aq të mirë për ta.

Ky dron erdhi, pasi çiftit iu dhurua një suitë si dhuratë, dhe Romeo nuk qëndronte me Heidin aty brenda, por dilte jashtë me banorët e tjerë, për këtë gjë edhe u kritikua shumë.

Heidi shprehej vazhdimisht që nuk po ndikohej nga droni, por në disa video të transpetuara ajo shihet tejet e shqetësuar.

I ftuar në një program televiziv ishte piloti i BBVA Arbër Xhaja, i cili tregoi që këtë dron e kishte dërguar një vajzë nga Italia, duke shuar aludimet që këtë dron mund ta kishte dërguar Jetmiri.

“Droni nuk ka ardhur nga Jetmiri, por nga një vajzë në Itali, nuk e di nëse është shoqe e Heidit, por gjëja është ndarë pak, janë grupi që janë fansa të çiftit të bashkuar, janë ata në Itali që duan Heidin pa Romeon, siç ka dhe në Shqipëri, që duan Romeon pa Heidin,” tregoi piloti.

Vrαsja që tronditi Gjermaninë, ky është shqiptari që ekzekυtoi serbin

Ditën e djeshme, një shqiptar ka ekzekutuar pronarin e një restoranti në Gjermani. Ngjarja e rëndë ka ndodhur para një restoranti, në qendër të qytetit në Duseldorfit.

Gazeta Insajderi mëson se i dyshuari është Rrustem Llapi. Ai është arrestuar nga policia.

Gjithashtu, i vrarë ka mbetur Aleksandër Stefanoviç, me nacionalitet serb, i njohur për arte marciale.

Sipas mediave vendase, pronari 38-vjeçar i një lokali në lagjen Friedrichstadt, ka debatuar me një shqiptar 52-vjeçar me origjinë nga Kosova.

Ata dolën jashtë restorantit për të zgjidhur debatin me tyre, por sherri u përshkallëzua dhe 52-vjeçari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.

Pak më vonë, policia ka mundur të arrestojë pa rezistencë një person të armatosur me armë zjarri para lokalit.

Sipas policisë, personi i arrestuar është një kosovar 52-vjeçar me banim në Gjermani.

Aktualisht është e paqartë nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin.