I moshυari gjendet i pajetë në një pus, për çfarë dγshohet

Mbrëmjen e djeshme, një i moshuar është gjetur i pajetë në një pus me ujë në Devoll.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet N. Ll., banues në fshatin Eçmenik.

“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Eçmenik, në një pus me ujë, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëmbytur, shtetasi N. Ll., 83-vjeç, banues në fshatin Eçmenik.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, ditën e sotme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

“Nuk e di nëse është mirë”/ Hυmb fëmija 3-vjeçar në Durrës, në ρranga gjγshi, e morën për takimin e përjavshëm, por…

Prej katër ditësh nuk dihet fati i një fëmije 3-vjeç, i cili është marrë nga gjyshërit e tij nga ana e të atit.

Rexhep Gjuni, 58 vjeç, është ndaluar nga policia pasi nuk tregon ku ndodhet i mituri.

Babai i 3-vjeçarit ka humbur jetën një vit më parë në një aksident automobilistik dhe i mituri jetonte me nenën e tij.

Uniformat blu prej katër ditësh po punojnë për gjetjen e të miturit, por ende nuk kanë asnjë informacion se ku ndodhet.

Nëna e 3-vjeçarit ka deklaruar se gjyshërit kanë marrë si çdo javë nipin e tyre për ta mbajtur disa orë në familjen e tyre siç bënin zakonisht, por nuk e kanë kthyer më.

Ajo ka pritur disa orë dhe kur vjehrri me vjehrrën nuk i kanë kthyer fëmijën i ka telefonuar, por celulari i tyre ka rezultuar i fikur.

Gruaja ka bërë denoncim në polici dhe uniformat blu kanë arritur të gjejnë vetëm 58-vjeçarin Rexhep Gjuni, por jo bashkëshorten e tij dhe fëmijën.

Fillimisht 58-vjeçari ka deklaruar se fëmija ndodhet në Kukës te disa të afërm, por policia e Kukësit nuk e ka gjetur. Më pas, Rexhep Gjuni ka refuzuar të bashkepunoj me policinë.

“Jam e shqetësuar. Nuk e di ku ndodhet fëmija im. Nuk e di nëse është mirë. Kërkoj nga policia të bëjë të mundur gjetjen e tij. Nuk e di pse ndodhi kjo pasi nuk e kam penguar kurrë femijën të shkonte te gjyshërit e tij”, ka deklaruar nëna e djalit 3 vjeçar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Familjarja e grυαs që u υra në Pejë rrënqeth me fjaΙët: Edin e dashυroνe me shρirt dhe…

Ngjarja e rëndë e mëngjesit të sotëm, që tronditi Kosovën, ku një grua u ekzekutua me armë zjarri nga bashkëshorti, tronditi mbarë opinionin publik.

Ngushëllime dhe fjalë prekëse të shumta i kushtohen sot Gjyljeta Ukellës, gruas që u vra sot nga bashkëshorti i saj në Pejë.

Dardane Balaj, një e afërme e saj, ka shkruar disa rreshta kujtimi për Ukellën.

“Lamtumire Dud ‘kështu te thërrisja prej dashnisë Gjyljeta Ukella, nuk te pata kunat por të desha si një motër të vogël, pastaj te pata edhe motër edhe shoqe, lamtumire Gjyljeta e bukur, ishe femër e rralle dhe shume e zonja”, shkroi e afërmja e viktimës.

Mes rreshtave, ajo tregoi edhe lidhjen e viktimës me tashmë të dyshuarin për vrasje, burrin saj.

“Edin e dashurove me shpirt me te gjitha te metat e tij , familjen e mbrojte nga vuajtja çdo herë, sakrificat dhe vuajtjet i more me vete, por pse ta mori jeten Edi qe aq shume e mbrojte dhe e dashte, por Gjyljeta ndoshta mendoj qe vuajtjet tua u mbyllen, tani pusho e qetë”, tha Balaj.

Dγshohet se i ρërdh** uan djalin me aftësi me aftësi të kufizuara, nëna kaΙΙëzon në polici monstrat

Një ngjarje e rëndë raportohet në Elbasan. Një 60 vjeçare është paraqitur në policinë e Elbasanit bashkë me djalin e saj 31-vjeç dhe ka bërë kallëzim. 60-vjeçarja ka denoncuar se dy persona 44 vjeç dhe 59-vjeç te dy banues në fshatin Mengël, ka kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj me aftësi të kufizuara.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan me iniciativë shtetasit 44 vjeç, banues në Elbasan dhe 59 vjeç, banues në fshatin Mengël, pasi më datë 15.04.2024, në ambientet e Policisë, është paraqitur një shtetase 60-vjeçe (bashkë me djalin e saj 31 vjeç), e cila ka kallëzuar se dy shtetasit më datë 04.04.2024, kanë kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj 31-vjeç, me aftësi të kufizuara.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky është ρersoni që ekzekυtoi me αrmë zjarri grυan në Pejë

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pejës, ku një grua është ekzekutuar me armë zjarri nga bashkëshorti.

Autori është Edmond Lajçi.

Klan Kosova, raporton se ai kishte qenë i dënuar për dhunë në familje. Lajçi, në vitin 2021, ishte dënuar me 400 euro.

Mësohet se emri i viktimës është Gjyljeta Ukella. I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes. Kjo është vrasja e dytë brenda pak ditëve në Kosovë.

Të premten (12 prill), është vrarë me armë zjarri një 21-vjeçare në Ferizaj në Qendrën për Punë Sociale.

Ҫfarë ndodhi në “Big Brother”? Egla Ceno shρërthen në Ιot: Po pres mjekυn…

Debatet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Vip”, kanë qenë të shumta kun ë disa raste banorët janë përplasur me njëri-tjetrin me debate të forta dhe në ofendime të rënda.

Kësaj here protagonistë të debatit, kanë qenë Egla, Liami dhe Jetmiri. Ata janë përfshirë në situata të rënda gjatë 24 orëve të fundit në “Big Brother Albania Vip”.

Pas përplasjeve të ditës se djeshme, ku Jetmiri tha se do largohet nga programi, pasi Egla i ka thënë t’i shkul dhëmbët, situatat kanë vazhduar.

Në një moment, teksa qëndronin në dhomën e gjumit, Liami i ka përplasur Eglës disa enë pranë kokës, duke i shkaktuar zhurmë të fortë.

“Po pres mjekun, tani po pres mjekun”, dëgjohet të thotë Egla teksa qan, ndërsa Heidi, Romeo dhe Graciano i qendrojnë afër.

Romeo i kërkon të dalë jashtë të qetësohet teksa i përsërit: “Pse mërzitesh dhe ke frikë ga plehrat”.

“Çfarë kusuri kam unë të ndihem e frikësuar”? Egla përlotet pas përplasjes së tenxhereve nga Liami, është një prej videove të publikuara nga faqja zyrtare e spektaklit

Debatet mes Eglës dhe Jetmirit, kanë nisur që prej mbrëmjes së djeshme.

Erjola Doҫi, përsërit disa herë ҫfarë janë këto lojëra, ndërsa Egla thotë “nuk e ndihmoj dot veten tani”.

Mbetet për t’u parë se si do të vazhdojë konflikti, megjithatë kjo është hera e parë që Egla përfundon në këtë situatë gjatë spektaklit të këtij viti, pasi që nga hyrja ka qenë “agresive” dhe “luftarake”.

Krim në familje, bύrri ekzekυton me αrmë zjarri

Një grua është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës.

Sipas mediave në Kosovë, autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar. Bëhet me dije se vrarsësi është bashkëshorti i viktimës.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë konfirmoi për mediat se i dyshuari u arrestua dhe arma u konfiskua.
Ndërsa shton se është në pritje të Institutit të Mjekësisë Ligjore që të tërheqë trupin e pajetë. Ky është rasti i dytë në pesë ditët e fundit kur vriten vajzat dhe gratë në Kosovë.

Më 12 prill, një 21-vjeçare u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

Këmbimi/ Euro me rënie rekord, ҫfarë po ndodh me monedhat e hυαja

Sot, më 16 prill 2024, dollari amerikan, blihet me 94.2 lekë dhe shitet me 95.2 lekë.

Euro, blihet me 100.3 lekë dhe shitet 101.2 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 102.8 lekë, ndërsa në shitje me 104 lekë.

Paundi britanik, blihet me 117.5 lekë dhe shitet me 118.5 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 68.2 lekë, ndërsa në shitje me 69.8 lekë.

Ishte shρallur në kërkim, αrrestohet krahu i djαthtë i “Rrumit të Shijakut”! Ja ku u gjet

Është arrestuar shtetasi i shpallur në kërkim, Agron Bejdolli, i cili konsiderohet si krahu i djathtë i “Rrumit të Shijakut”.

Agron Bejdolli është vendosur në pranga në shtëpinë e një kushëriri të tij në Spitallë të Durrësit.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisaë arrest në burg për “heqje paligjshme të lirisë (pengmarrje)” në bashkëpunim me Rrumin, të dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj në tetor 2022.

NGJARJA

Në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur “Koxhas”, vellezerit Gentian dhe Indrit Beqiraj duke udhëtuar me motor, dyshohet se janë përfshirë në një incident rrugor, pasi një automjet ka goditur motorin e tyre, i cili për pasojë ka dalë nga rruga. Për këtë shkak, dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht me personat që ishin në automjet.

Në konflikt e sipër, personat që ishin në automjet kanë marrë njërin prej vëllezërve, shtetasin Indrit Beqiraj të cilin e kanë lënë në rrugë, larg nga vendi i konfliktit, dhe më pas janë larguar.

Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë, në bazë të kallëzimit të shtetasit Indrit Beqiraj është regjistruar procedimi penal dhe po punohet për sqarimin e motivit dhe të rrethanave të ngjarjes, si dhe për implikimin e këtyre personave, në ngjarje të tjera.

Horoskopi për ditën e sόtme, e Martë 16 Prill 2024


Dashi

Përqendrohuni në realizimin e një plani efikas për punën tuaj, pasi ky është një moment shumë i rëndësishëm për karrierën tuaj aktuale. Mos jini shumë serioz dhe kryeneç, pasi kjo ditë ju fton të jeni më të lirshëm.

Demi

Këshillohet që në dashuri të mos jeni shumë negativ, për shkak se parashikohen mundësi të mira për të arritur rezultate të mëdha dhe për të zyrtarizuar një histori dashurie. Merrni më shumë kohë për të shqyrtuar disa propozime që keni marrë së fundmi.

Binjakët

Në dashuri kjo është periudha më e favorshme e gjithë vitit, për shkak se do të keni mundësi që të shfaqni hapur ndjenjat tuaja dhe të arrini një nivel të ri bashkëpunimi me partnerin/en. Në sferën profesionale duhet të bëni kujdes, në mënyrë që të shmangni debatet.

Gaforrja

Në dashuri do të jeni kokëfortë dhe shumë kërkues ndaj partnerit/es tuaj. Kjo e martë është mjaft e favorshme, për të nisur sipërmarrje të reja. Disa propozime do ju gjejnë të pavendosur.

Luani

Nëse nuk jeni plotësisht të kënaqur me disa marrëveshje të realizuara më parë, tashmë intuita do ju lejojë që të bëni ndryshimet e duhura. Do të jeni mjaft energjik dhe plotë jetë, ku në dashuri do të gjeni harmoninë me personin që doni.

Virgjëresha

Mos jini shumë të ngurtë dhe të drejtpërdrejtë me bashkëpunëtorët tuaj, për shkak se rrezikoni që të krijoni tensione të kota edhe për motive banale. Mundohuni të veproni me më shumë kujdes edhe në dashuri, për të shmangur keqkuptimet me partnerin/en.

Peshorja

Mund të përfitoni shumë nga ky moment, duke nisur nga puna, ku parashikohen avantazhe të mëdha dhe bashkëpunime të frytshme. Mjaft të favorshme, janë takimet, por duhet të jeni të gatshëm të riktheheni emocionalisht në lojë.

Akrepi

Për të rikthyer harmoninë dhe stabilitetin në të gjitha raportet ndërpersonale, duhet të përpiqeni të favorizoni dialogun me personat që dashuroni. Tregohuni të kuidesshëm lidhur me nevojat ndaj të tjerëve, por pa u imponuar. Do të merrni përgjigje që prisnit prej kohësh.

Shigjetari

Duhet të zgjidhni disa probleme të vogla në vendin e punës, duke shfrytëzuar intuitën tuaj. Ka disa marrëveshje të cilat duhet ti analizoni me kujdes, para se të bëni investime të reja. Në dashuri, duhet të jeni kurajoz.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite duhet të pushoni më shumë, pasi këto ditë ju gjejnë mjaft të lodhur dhe duhet të pushoni më shumë, për shkak se janë ditë që ju shohin të lodhur dhe të rraskapitur. Në vendin e punës, duhet të shmangni polemikat.

Ujori

Mundohuni që të shmangni të gjitha aktivitetet që ju ngarkojunë në vendin tuaj të punës. Përkushtimi juaj do të shpërblehet, por duhet të jeni gati për të menaxhuar tensione të vogla me kolegët tuaj. Në mbrëmje parashikohen takime të rëndësishme.

Peshqit

Kjo e martë do të jetë mjaft e rëndësishme për të nisur një rrugëtim rikuperimi emocional. Parashikohet një ditë e mirë për të pushuar dhe për të vendosur kontaktet me personat që doni dhe që së fundmi i keni lënë pas dore për shkak të punës. Këshillohet që të mos përfshiheni nga ankthi.