Meta përjashton Krƴemadhin nga Partia e Lirisë? Zbardhen ndryshimet në statut, Ilir Meta: Koha të rithemeIohemi, parti me dy shoferë nuk ka

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pritet që me një propozim për ndryshim statutor, të përjashtojë bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin nga strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë në nivel qendror dhe lokal.

Gazetari, Osman Stafa mëson se konkretisht propozimi do te jete se dy anëtarë nga një familje nuk duhet të jenë në nivelet drejtuese të partisë.

Ilir Meta ishte i ashpër në fjalën e tij përpara anëtarëve te kryesisë, ku tha se do te luftoje nepotizimin ne partine qe ne vitin 2017-te ia la Monika Kryemadhit, për t’u bere Presidenti i Shqipërisë.

Me tej, Meta solli edhe shembullin e PD-se kur tha se dy drejtues te partisë, nuk sjellin asnjë te mire per formacionin politik.

Prej disa muajsh ne Partine e Lirisë ka nisur një përplasje e brendshme mes Ilir Metes dhe Monika Kryemadhit, ku e kanë pësuar edhe mbështetësit e ish-kryetares se LSI-se ne nivel drejtuese.

Zyrtarisht nuk dihet se çfarë e bëri Metën dhe Kryemadhin, të cilët pas 20 vitesh nga ku krijuan Lëvizjen Socialiste për Integrim, tashmë po ndajnë rrugët e tyre politike.

“Një suIm i tillë do të ishte mjàft i rrezikshëm”, ekspertja e njohur zbulon detajet: Ja çfarë do ndodhë nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit

Një kundërsulm izraelit ndaj Iranit si përgjigje e ngjarjeve të fundit mund të “hap kutinë e Pandorës” për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme, sipas ekspertes Dr. Sanam Vakil.

Dr. Sanam Vakil, drejtoreshë e programit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në Chatham House, tha se tani “topi i takon Izraelit” për të vendosur se si dëshiron të veprojë.

Gjithashtu, Vakil tha se tani Izraeli ka një mundësi “për të përfituar mbështetje më të madhe ndërkombëtare”, andaj duhet të ketë kujdes në hapat e tij të ardhshëm, shkruan skynews

Por, sipas ekspertes, izraelitët nuk kanë gjasa të synojnë aftësitë bërthamore të Teheranit nëse vendosin të sulmojnë.

“Mund të jetë duke kërkuar për objektiva të ngjashme, komplekse ushtarake, diku ku nuk shkakton dëme civile apo dëme më të gjera infrastrukturore”, tha Dr. Vakil.

Megjithatë, edhe një sulm i tillë do të ishte mjaft i rrezikshëm dhe shenjë që lufta po fillon të zgjerohet, gjë nga e cila të gjithë frikësohen.

Ndryshe, sulmi iranian drejt Izraelit ishte i pari sulm i drejtpërdrejtë dhe u realizua me mbi 300 dronë dhe raketa shumica prej të cilave u shkatërruan nga sistemi i avancuar i mbrojtjes izraelite.

“N xehet” atmosfera në Big Ɓrother, Egla dhe Erjola b. ëjnë “t werk” në kùzhinë (Video)

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse.

Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Gjatë lojës vigani-shkurtabiqi, Erjola dhe Egla kanë qenë të dyja në kuzhinë e ndërsa ‘twerk-u’ ka qenë kryefjala e këtyre ditëve, banoret e shfrytëzuar lojën si mundësi për ‘t’i vënë flakën’.

ITALIANI që i ka RRËMBYER zemrën EGLËS deI “në dritë”?/ Ish bànorja: Kanë një BlZNES bàshkë, por…

Egla është padyshim një prej konkurrenteve më të forta të Big Brother Vip 3. Ajo është vënë në qendër të vëmendjes madje edhe u targetua për faktin se nuk ka fëmijë.

Megjithatë vetëm pak ditë më parë Egla i surprizoi të gjithë kur tha se ka një dashuri jashtë shtëpisë së Big Brotherit.

Sakaq, gazetarja Rudina Demneri ka zbuluar detaje lidhur me jetën personale të Eglës, e cila me fanatizëm e ka ruajtur.

“Ajo figuron që është e martuar në Shqipëri, di që ka patur lidhje me një italian, dhe janë ndarë, ajo gëzon gjysmën e pasurisë së dyqanit. Por për këtë shqiptarin…duhet të na kishte kontaktuar më përpara. Por nga ajo që unë di në vija të përgjithshme, është që Egla ka patur një lidhje të gjatë me një person të huaj, kanë bashkëjetuar shumë vite bashkë dhe gëzon gjysmën e biznesit. Për këtë shqiptarin ndoshta e ka krijuar tani. Ajo shumë mirë e bën që ruan jetën private”, tha Paloma në emisionin “Breaking” në Top News.

Gazetarja, megjithatë, nuk ngurroi të kritikojë sjelljen e Eglës brenda shtëpisë, madje duke ironizuar se si mund të jetë aq “egërsirë” teksa jashtë shtëpisë ka “dashurinë”.

Moti bën kthesën e fortë, ja çfarë do të ndodh me motin nga sot

Kapriçot e motit si rezultat i ndryshimeve klimatike kanë bërë që në Shqipëri të përjetohet brenda një jave vere, pranvere dhe dimri. “Dita e martë do sjellë vranësira të dendura, në pjesën e dytë të ditës ka zhvillim të tyre.

Reshjet fillojnë në veri dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin. Kjo do bëjë që gjatë natës së martë dhe e mërkura të jenë me rrebeshe shiu”,-thotë sinoptikania Lajda Porja.

E enjtja do te sjellë një masë më të ftohtë ajri, madje në zonat malore nuk do mungojnë as reshjet e borës. “Nga e enjtja kemi depërtim të një mase më të ftohtë nga Europa Veriore duke u futur drejt Ballkanit.

Shqipëria do të ketë reshje shiu në Ultësirën Perëndimore, rikthehen reshjet e dëborës në zonat verilindore. Kjo do të shoqërohet me rënie të ndjeshme të temperaturave. Mëngjesi i së enjtes dhe i së premtes është edhe -1 gradë”.

Dy javët e fundit të prillit do mbyllen me mot të paqëndrueshëm dhe të freskët. Problem do të jetë era deri 70 km/orë. Për sinoptikanët, temperaturat në pjesën e dytë të muajit do të jenë tipike pranverore, ndryshe nga ato që përjetuam në 15-ditëshin e parë të prillit.

Lajm i ραbesueshëm nga ρΙaneti Mars: ja çfarë zbuΙuan satelitët

Një lajm i pabesueshëm ka përfshirë së fundmi Marsin, planetin e kuq: zbulimi i një vullkani me dimensione të jashtëzakonshme (9022 metra i lartë dhe 450 kilometra i gjerë).

Vullkani është i vendosur në një zonë të njohur për studiuesit që nga vitet 1970, në rajonin vullkanik të Tharis, midis Labirinti i Natës dhe Marinerizmi i Luginës, pranë ekuatorit të Marsit, raporton noa.al.

Një ekip hulumtues nga SETI dhe Instituti Mars kishte për qëllim të analizonte mbetjet e një akullnaje, të identifikuar vitin e kaluar, kur kuptoi se ishte brenda një vullkani të madh.

Erozioni i thellë që vullkani ka pësuar me kalimin e kohës e kishte bërë atë mezi të dukshëm në shikim të parë.

Një risi që befasoi mjaft shkencëtarin planetar në krye të Institutit Mars, Pascal Lee, ishte ur kuptoi se zona e filmuar dhe fotografuar shumë herë nga misionet hapësinore gjatë dekadave mbante fshehur një vullkan gjigant, ndoshta aktiv prej një kohe të gjatë.

Prania e shtresave të akullit në shpatet e vullkanit do të bëjë të mundur eksplorimin e ardhshëm nga robotët.

Ndërkohë, atij i është dhënë Noctis Volcano si emri i përkohshëm, ndërsa pritet të analizohet më tej brendësia e tij.

Ajo që është zbuluar deri më tani është prania e gjurmëve të një krateri vullkanik, tani të shembur, mbetje piroklastike dhe rrjedhje llave, si konfirmim i mëtejshëm i aktivitetit të kaluar të vullkanit.

Ajo që është e sigurt deri tani është se origjina e vullkanit përkon me fillimin e historisë së planetit të kuq, por ende nuk dihet saktësisht se kur ka ndodhur formimi i tij.

Kjo është një risi që do të hapë rrugën për zbulime të reja interesante në lidhje me historinë gjeologjike të Marsit. Para së gjithash, do të na duhet të kuptojmë nëse kombinimi i nxehtësisë dhe akullit ka favorizuar zhvillimin e disa formave të jetës. /noa.al

E dhimbshme/ Ĥumb ndjenjat në fushë, v des fụtboIIisti 26-vjeçar

Një lajm i trishtë vjen nga bota e futbollit në Itali, teksa është ndarë nga jeta në moshën 26-vjeçare, Mattia Giani.

Ky i fundit, u ndje keq gjatë ndeshjes mes Castelfiorentino dhe Lanciotto, e vlefshme për kampionatin e Toskanës.

Giani, i promovuar nga akademia e Empolit, u transportua për në spital, por gjatë ditës së hënë mbërriti lajmi i keq për ndarjen nga jeta të 26-vjeçarit.

Së fundmi, reagoi edhe klubi i Empolit që i dërgoi ngushëllime familjes së lojtarit.

Kujtojmë se ky ishte rasti i dytë i rëndë në Itali pas atij të Ndicka të Romës, ku për fat mbrojtësi u stabilizua dhe është në gjendje të mirë shëndetësore jashtë çdo rreziku për jetën.

Ishte xheΙoz për të, shqiρtari rreh të dashυrën dhe e lidh me Ιitar pas kreνatit

Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar së fundmi në Firence, Itali pasi ka dhunuar partneren e tij dhe e ka mbajtur peng në shtëpi.

Pasditen e 8 prillit, vajza në fjalë në gjendje konfuzioni dhe lotësh është paraqitur në polici duke thënë se ka pasur një debat brutal me burrin me të cilin jetonte. Shqiptari jo vetëm e kishte sulmuar, por edhe e kishte lidhur me litar në shtrat dhe nga frika se ajo mund të shpëtonte, i kishte hequr edhe çelësat e shtëpisë.

Fatmirësisht vajza ka arritur të çlirohet dhe më pas të zbresë nga dritarja, duke qenë se apartamenti ndodhet në katin e ndërmjetëm. Në rrugë ajo ka takuar kalimtarë të rastit të cilët e kanë ndihmuar dhe e kanë shoqëruar në polici. Këtu e reja ka rrëfyer makthin e saj, duke shtuar se në të kaluarën kishte pasur episode të tjera të këqija nga ana e partnerit të saj, të shkaktuara nga xhelozia e tij.

Në atë moment, policët kontrolluan shtëpinë dhe gjetën një litar në gardërobë. Në përfundim të të gjitha hetimeve, shqiptari u arrestua dhe ndaj tij rëndon akuza për keqtrajtim dhe rrëmbim familjar.

Sherr mes graυe në Fier, gόditet me gërshërë 52-νjeçarja

Një sherr fizik mes dy grave ka ndodhur së fundmi në qyetin e Fierit.

Mësohet se për motive të dobëta, dy gra janë konfliktuar fizikisht dhe njëra prej tyre është goditur me gërshërë. Policia ka proceduar penalisht 49-vjeçaren që ka goditur me gërshërë 52-vjeçaren e cila ka mbetur e plagosur gjatë këtij sherri, por pa rrezik për jetën.

Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ρas diellit përνëΙues, bëhυni gati për dëborë/ Kapriçot e motit, në Shqipëri pritet…

Gjatë kësaj jave priten që të përjetohen stinët e pranverës, dimrit dhe verës.

Me temperatura maksimale 29 gradë Celsius dhe me ato minimale deri në -1 gradë Celsius në zonat malore.

Metorologoia Lajda Porja thotë se dita e martë e mërkurë do të jetë e shoqëruar me reshje shiu, ndërsa dita e enjte dhe premte do të pasojë me reshje dëbore në zonat malore.

“Një javë shumë dinamike kjo. Sot do të mbetemi n kushtet e motit tipit të verës, me temperatura deri në 29 gradë Celsius. Dita e martë dhe e mërkurë do të sjellë tipare të pranverës, do të kemi vranësira rrebeshe shiu, rënie të temperaturave deri në 25 ose 26 gradë Celsius. Do të kemi një ndryshim total të motit, ku dita e enjte dhe e premte do të ketë tipare dimri. Rikthen reshjet e dëborës në zonat malore, kryesisht në verilindje. Ulen ndejshëm temperaturat me 4-5 gradë Celsius, duke bërë që temperatura minimale të shkojë në -1 gradë Celsius në zonat malore, ndërkohë temperaturat maksimale nuk do të shkojnë më shumë se 21 gradë Celsius. Pra kjo javë do i ketë të gjitha stinët bashkë, pranverë, dimër dhe verë”, tha Porja.

Kushte të ngjashme atmosferike pritn te jëne edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut. Po ashtu problem do të jenë parametrat e erës, ku në Kosovë pritet që era të shkojë në 55 kilometra në orë.

“Për sa i përket Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, do të jenë në ndikimin e alternimeve, kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Dita e martë dhe e mërkurë do të sjellë reshje shiu, ndërsa dita e enjte dhe e premte do të sjellë reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës dhe në zonat e izoluara të Maqedonisë së Veriut. Temperaturat e larta do jenë prezente vetëm ditën e sotme. Nga dita e martë e deri në të premte, do të ketë ulje të temperaturave, duke bërë gjë që temperatura maksimale pritet të shkojë në 18 gradë Celsius. Për sa i përket parametrave të erës, në Shqipëri pritet të arrihet në 70 km/h, ndërsa në Kosovë 55 km/h, por edhe në Maqedoninë e Veriut pritet që të ketë erë relativisht të fortë.”, përfundoi Porja.