Këngëtari grek Andonis Remos nga Tirana: FaΙeminderit shυmë! Kërkoj faΙje! Disa herë Greqia ju Ιëndoi!

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert me divën e pentagramit grek, Marinelën, dje në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në minutat e para, Remos, tepër i emocionuar ka bërë një rrëfim nga zemra për komunitetin emigrant shqiptar në Greqi.

“Dua t’ju them pak fjalë që burojnë nga zemra ime. Në vitet 1995-96 unë hodha hapat e para në karrierën time si këngëtar. Në vitet 90’ filluat të vinit dhe ju në Greqi. Kaluan shumë vite që atëherë, u rritët, krijuat familjet tuaja, fëmijë, u rritën edhe ata fëmijë. U rritëm dhe ne bashkë. Ajo që dua të them nga zemra janë vetëm dy fjalë:
Faleminderit shumë! Kërkoj falje! Faleminderit se ndihmuat vërtet Greqinë tonë, në momentet që kishte nevojë.
Dhe një “Më fal” se Greqia shumë herë, jo të gjithë, por disa herë Greqia ju lëndoi!

Dhe ndjej se ju u lënduat, ashtu siç jam ndjerë dhe unë si fëmijë emigrantësh në Gjermani. U linda në Gjermani, e di çfarë do të thotë të jesh fëmijë emigrantësh në një vend të huaj. Kështu, thellë nga zemra ime, me shumë dashuri e respekt, ju them këto dy shprehje.
Sepse duke ardhur këtu, pashë një vend që tashmë ka hapur krahët e fluturon vërtet shumë lartë në hapësirën qiellore, me kaq arritje e ndryshime të bukura. Unë pashë një qytet kaq të bukur, Tirana është vërtet një qytet mrekulli. Urime dhe kryebashkiakut për sa ka bërë. Urime të gjithë juve për sa keni arritur.
Nuk dua të them më tepër, jam vërtet kaq shumë i emocionuar. Zoti të jetë pranë jush, t’ju jap kurajo, të ketë mirë ju dhe familjet tuaja, të jemi mirë, të jemi të Bashkuar, të Duhemi me njëri-tjetrin.
Vetëm dashuria na duhet, ju falenderoj kaq për dashurinë që po na dhuroni sot këtu.
Jeta është çaste, këtë të mbajmë në mendje dhe le të këndojmë sot së bashku, të kalojmë siç vetëm ne dimë së bashku!”, tha Remos nga skena.
*
Rrëfimi i Andonis Remos është duartokritur fort nga të pranishmit, si dhe është mirëpritur nga Komuniteti Shqiptar në Greqi, që ka dalë me një deklaratë dy-gjuhëshe drejtuar artistit tepër të dashur për të gjithë shqiptarët:
“Faleminderit! Kërkojmë falje!
Faleminderit për sa shumë i ofruat Greqisë!
Kërkoj falje se disa herë ju lënduam, jo të gjithë ne, por ndodhi!
Fjalë zemre nga këngëtari Andonis Remos dje në koncertin madhështor, bashkë me Divën greke Marinela, në metropolon shqiptar. Në një sallë mbushur me qindra mijra spektatorë, Andonis Remos ka hapur zemrën në një rrëfim tepër emocionues. Remos foli me fjalë që buronin thellë nga zemra e tij direkt edhe në zemrën tonë, duke krahasuar monopatin e vështirë të karrierës në pentagramin grek të njëjtat vitet kur ne, emigrantët shqiptarë luftonim të sfidonim JO-të e hekurta me të cilat përballeshim, të hapnim dyert e mbyllura hermetikisht, për të gjetur vendin tonë në shoqërinë moderne europiane.
E drejtë, Andoni, kemi ofruar shumë, ke shumë të drejtë dhe faleminderit për mirënjohjen!
Siç e thua Andoni, jemi lënduar, fyer e ofenduar pa të drejtë, por kur nuk është vonë të dëgjohet hapur një “Më fal” mëse e merituar. Po, e pranojmë dhe ecim përpara, të bashkuar, si gjithmonë!
Komuniteti Shqiptar në Greqi përmban qindra mijra faqe histori mundimi, sakrificash sublime, sfidash të jashtëzakonshme, por pa më të voglin dyshim monopati ynë do të shkruhet me shkronja të arta si Histori Suksesi!
Faleminderit Andoni, të duam shumë!”

I sëmυrë nga xheΙozia lidh të fejυαrën që të mos dalë nga shtëρia, e ρëson keq 31-vjeçari

Një i ri i sëmurë nga xhelozia për të mos lejuar që e fejuara të dalë nga shtëpia, 31-vjeçari shqiptar e lidhi atë në shtrat, madje i mori edhe çelësat e shtëpisë.

Por gruaja ka arritur që të arratiset dhe të denoncojë shqiptarin, i cili u arrestua në Firence nga karabinierët e kompanisë Oltrarno mesnatën mes 8 dhe 9 prillit.

Ai akuzohet për rrëmbim dhe dhunë në familje. Në orët e vona të pasdites së datës 8 prill, e fejuara e shqiptarit arriti që të zgjidhej dhe u arratis nga dritarja e banesës. Ajo u paraqit në gjendje konfuze në komisariatin e policisë Legnaia e shoqëruar nga disa kalimtarë që e kishin gjetur në rrugë duke qarë.

Më pas ajo vetë i tha policisë se vitin e fundit kishte pësuar sulme të tjera nga burri për shkak të xhelozisë së tij. Policia ka arrestuar 31-vjeçarin në shtëpi dhe ka sekuestruar një litar, ndoshta i njëjti me të cilin lidhej vajza.

E rëndë në Suedi/ 39-vjeçari ekzekυtohet me ρΙυmb në kokë në sy të djalit të tij

Suedia është tronditur nga një krim i rëndë, pasi një burrë u vra në sy të djalit të tij.

Ngjarja është regjistruar në periferinë e Stokholmit. Mediat vendase kanë shkruar se burri ka pasur një përplasje me një bandë të rinjsh.

Suedia prej kohësh po vuan nga rritja e paprecedentë e dhunës, e cila arriti nivele të larta gjatë vitit 2023. Bandat rekrutojnë të rinj, të cilët shpesh herë, për shkak të moshës, nuk përgjigjen edhe penalisht. Mes anëtarëve të bandave ka edhe 12-vjeçarë.

Qarqet e politikës kanë reaguar për këtë ngjarje, ndërsa në zonën Skarholmen janë shënuar edhe disa incidente të tjera të dhunshme.

“Sistemi kriminal me të cilin përballet vendi ynë ka pasoja të rënda për të gjithë shoqërinë tonë”, tha kryeministri në një mesazh në Instagram.

Babai 39-vjeçar, i quajtur Michael është vrarë me plumb në kokë në sy të fëmijës së tij, teksa po ecte me biçikletë. Policia nuk ka kryer ende asnjë arrestim, teksa hetimet për rastin vazhdojnë.

https://twitter.com/visegrad24/status/1778450525857419765/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1778450525857419765%7Ctwgr%5E87bdf48eaacdb07665ee337a13ce926ff0cebb84%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fe-rende-ne-suedi-39-vjecari-ekzekutohet-me-plumb-ne-koke-ne-sy-te-djalit-te-tij%2F

(Balkanweb)

ΡAMJET/ Gjendet ρërkrenarja ilire 2500 υjeçare në Kroaci

Katër vjet pas zbulimit fantastik të një helmete ilire 2500 vjeçare nga Zakotoreci i Peljesacit, arkeologët gjetën më 11 prill, pothuajse në të njëjtin vend, edhe një tjetër helmetë, e cila është akoma edhe më e vjetër.

Lajmin u bë i ditur nga Marta Kalebota, arkeologe kroate nga Muzeu i Qytetit të Korculës dhe anëtare e ekipit arkeologjik që gërmon në zonën e Zakotorac.

“Përkrenarja e dytë u gjet dhjetë metra larg vendit ku u gjet e para. Ato janë pak më ndryshe, mendojmë se i përket shekullit V-VI, që do të thotë se është pak më e vjetër se e para, por ende duhet të përcaktoni detajet”, pohoi arkeologia e re Kalebota.

Kalebota ka zbuluar se helmeta u gjet në një dhomëz gjysmërrethore, rrethuar me një grumbull të madh gurësh, ndërsa e para u gjet në zonën pranë varrit me shumë artefakte të tjera si kopsa, rruaza, enë qeramike, qelibar e të tjera.

Gαzetarja shqiptare: Kam fjetur në një shtrαt me shokυn e ngushtë. Βυrri ka ndenjur 2 javë me Bleona Qeretin

Gazetarja Pejana Elezi, e ftuar në një emision, theksoi disa herë rëndësinë që shoqëria e ngushtë ka për të. Ajo u shpreh se partneri, Kledi Bahiti e ka mirëkuptuar dhe nuk e ka penguar në asnjë moment që të vazhdojë të ketë raportet e saj shoqërore.

Gazetarja ndan edhe një episod për të demonstruar afrimitetin që ajo ka me miqtë e saj ku tregon se ka fjetur në të njëjtin shtrat me shokun e ngushtë.

Pejana Elezi: Unë me shokun tim të ngushtë kur iknim për pushime flinim gjithmonë të dy se merrnim një shtëpi, ishim 4-5 veta dhe ishim gjithmonë unë dhe ai, flinim të dy në një dhomë me njëri-tjetrin saqë shumica e njerëzve nuk e konceptonin dot këtë gjë, edhe partnerët, e dashura që kishte ai në atë kohë etj.

Agida Koçi: Nuk bëhej xheloze ajo?

Pejana Elezi: Nuk ka pse të bëhet sepse ishim si motër e vëlla dhe vazhdojmë jemi si motër e vëlla, domethënë njerëz që njohim familjet e njëri-tjetrit, dimë çdo problem, çdo hall, kemi qenë aty për njëri-tjetrin.

Pejana shton se Kledi është në dijeni të të gjitha historive pasi ajo nuk ka pse t’i fshehë asgjë. Njësoj si ajo, edhe ai e ka prezantuar me mikeshat e tij. Së fundmi, ai nuk ndodhet në Shqipëri dhe ka qëndruar me Bleona Qeretin për 2 javë, por gazetarja s’është ndier xheloze në asnjë moment.

Agida Koçi: Po tani që Kledi është jashtë vendit?

Pejana Elezi: Kledi është jashtë vendit dhe Kledi ka ndenjur për 2 javë në shtëpi te prindërit e Bleona Qeretit për shembull. Ishte gjithë kohës, kishte dalë me Bleonën, po hante darkë me Bleonën, hanin drekë të dy, ishin gjithë kohës me njëri-tjetrin. Mund të ketë gra që mund të bëhen xheloze për këtë pjesën, unë s’e kam.

Bodγbuilder-ja shqiptare: Vendosa të mos bëhem nënë për të arritur trυρin ρerfekt

Silvana Delija, trajnerja personale e njëkohësisht Bodybuilder, rrëfen pasionin e saj për ushtrimet fizike dhe gjithçka që ka të bëjë me përmiresimin e trupit të njeriut. Ajo shprehet se do të ishte shumë e veshtirë që dikush “jashtë palestrës” të behej partneri i saj në jetë, për shkak të qëllimeve që ajo i ka vënë vetes.

Për këtë arsye, Emiliano, trajneri i Silvanës është edhe partneri perfekt i jetës, pasi bashkë kanë bërë kompromisin për të mos pasur femijë, derisa ajo të provojë maksimumin për të arritur qëllimin final në bodybuilding: të marrë kartën e profesionistit.

“Kur fokusohesh tek ky sport do bësh disa kompromise me jetën. I pari kompromis është që pa arritur qëllimin tënd nuk mund të bësh fëmijë. Nëse i futesh këtij sporti, duhet të arrish qëllimin, nuk mund të ndalesh, të bësh fëmijë dhe pastaj të rifillosh sërish, pasi humbet pikë. Bën 9 muaj regres. Këtë gjë ta pranon një djalë që e njehe këtë sport, ne jemi të dy që merremi me këtë sport dhe kuptohemi në këtë pikë”, tha Silvana.

Ήistoria e ρasaportës shqiρtare të Albert Ajnshtajn në gazetën gjermane Die Welt

Para disa muajve publicistja dhe intelektualja e njohur Brunilda Ternova për të njoftuar lexuesin italian me vepra shqiptare, pat përkthyer në italishte një artikull të zotit Fahri Xharraj, ku thuhej se Einsteini kishte shpëtuar jetën me një pasaportë shqiptare. Qesh skeptik dhe kjo ishte arsyeja pse bëra disa kërkime. Gjeta një artikull tek gazeta e madhe gjermane “Die Welt”. Një artikull nga Stefanie Bolzen të publikuar më 27.01.2011. Intelektuali i shquar dhe publicisti, zoti Fahri Xharra si dhe Zonja Brunilda Ternova kishin të drejtë, ja arsyet:

Titulli i origjinalit është: “BESA SHPËTOI HEBRENJTË NGA VDEKJA E SIGURT” me dy nëntituj: “Gjatë pushtimit gjerman myslimanët shqiptarë fshehën gati 2000 hebrenj, kodi i nderit i detyronte ata të ndërmerrnin një hap të tillë” dhe “Shqiptarët nuk i dorëzuan hebrenj as ndihmës- xhelatëve të Musolinit, e as nazistëve dhe kështu rrezikuan jetën e tyre”

Në artikull bëhet fjalë për dramën e hebrenjve dhe rrëfen një plakë gati 89 vjeçare me emrin Scarlett Epstein (atëherë quhej Trude Grünëald), e cila falënderon policët shqiptarë për shpëtimin e jetës. Ajo ishte e re kur u desh të arratiset.

Trude nuk kishte imagjinuar se një ditë, gjatë ikjes, do të përfundonte në Shqipëri dhe pikërisht atje, do të mbijetonte. Autorja thotë se në Shqipëri qenë fshehur gati 2000 hebrenj tek familjet shqiptare myslimane dhe gati të gjithë i shpëtuan gjahut nazist.

“Besa” quhet fjala për këtë shpëtim, sepse “Besa” është pjesë e kodit të stërlashtë të nderit tek shqiptarët. Kur dikush dikujt i ofron ndihmë dhe e merr në shtëpinë e vet, ai duhet edhe ta mbajë premtimin për mbrojtje: “ Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”, vazhdon autorja.

Tre ditë para se të niste drama e tyre, Hitleri kishte shpallur bashkimin e Austrisë me Gjermaninë dhe ishte kthyer në atdheun e vet për të njoftuar vendin se i ishte bashkangjitur Rajhut Gjerman. Edhe Trude kishte dalë jashtë dhe kishte parë atë masë të njerëzve, që ishin grumbulluar për ta përshëndetur Hitlerin dhe kujton një masë njerëzish si të hipnotizuar, duke brohoritur, madje nga frika kishte brohoritur edhe ajo.

Trude kishte pritur tre muaj derisa kishte marrë një vizë. Dy vëllezërit e saj kishin ikur në Itali, pastaj në Angli…

“Shteti jugosllav ishte shumë antisemit”, thotë ajo. “Në pasaportat tona shkruante një“J“ (Jude) e madhe dhe kështu dukej se fati jonë ishte vulosur!“

Shteti jugosllav kishte dashur t‘ i kthejë përsëri në Vjenë dhe Trude ishte dashur të shkojë prej konsullate në konsullat, ndërkohë i burgoset i ati, nëna ishte rrezikuar nga vetëvrasja, mirëpo, askush nuk i kishte lëshuar një vizë, as anglezët, e as amerikanët. Në fund dikush i kishte dhënë një këshillë: Shqipëria! Një vend për të cilin Turde nuk kishte dëgjuar kurrë më parë. Ndihma shqiptare ndaj hebrenjve deri vonë kishte ngelur e panjohur, sot gjenden emrat e 65 shqiptarëve në „Yad Vashem“ si „Të drejtët e Popujve“ apo “Të mirët e Popujve.” Autorja e shkrimit bën të ditur se Shqipëria kishte lëshuar 400 pasaporta për hebrenjtë.

“E vërteta është se Albert Ajnshtajn në vitin 1935 iku në SHBA me një pasaportë shqiptare, që e kishte marrë pas një qëndrimi të shkurtër në Shqipëri. E vërtetë është gjithashtu se Shqipëria nuk ka bashkëpunuar me nazistët italian apo gjerman.”

Trude kishte mbërrur në Durrësi nga Spliti i Kroacisë. Në Durrës qenë strehuar 45 hebrenj pranë stacionit të policisë. Zonja Epstein tregon se ata frikësoheshin se do ti dorëzonin te gjermanët, mirëpo policët shqiptarë, i fshehën ata në brendi të qytetit në një bodrum dhe mbijetuan të gjithë…

Zonja Borici, një shqiptare nga veriperëndimi i Shqipërisë i tregon fotografit amerikan Norman H. Gersham, se kur ajo ishte 17 vjeçare, i ati i saj kishte sjellë njerëz të huaj në shtëpi dhe u kishte thënë se ishin të afërm dhe u kishte siguruar pasaporta të rrejshme me emra shqiptar mysliman dhe kishte kërkuar të mos i tregohej askujt.

Rreziku ishte i madh, nazistët kishin tërhequr vërejtjen popullit se kush fsheh ndonjë hebre, do të vritej menjëherë.

Tash e 70 vite jeton Epstein në Angli, ka ndryshuar emrin dhe marrë mbiemrin e burrit. Ajo është profesoreshë e sociologjisë në universitet dhe pioniere e Antropologjisë së Zhvillimit. Zonja Epstein mendon se ka shumë histori të pa treguara, që flasin për solidaritetin në mes krishterëve, hebrenjve dhe myslimanëve, thuhet në mes të tjerash në artikullin e gazetës “Die Ëelt”, shkruar nga Stefanie Bolzen.

PS: Ne nuk patëm aq filozofë sa gjermanët dhe italianët, ne nuk patëm aq poetë sa këta dy popuj, ne nuk patëm aq shkrimtarë sa gjermanët e italianët, ne nuk patëm aq inxhinierë sa këta dy popuj, por në një çast vendimtar të njerëzimit, besa na mundësoi një epërsi morale jo vetëm ndaj kombit të Dantes dhe Goethes, por epërsi morale mbi të gjitha kombet e Europës.

Pasaporta shqiptare në kohën e Mbretit Zog

Pasaporta e shqiptarëve në kohën kur Shqipëria ishte Mbretëri, janë krejt të ndryshme nga pasaportat që dolën më vonë.

Ajo që bie në sy në pasaportat e Mbretërisë janë disa rregulla që në vitet 1937 duket se kanë qenë të arta.

Rregullat janë për kombin, për emrin shqiptar, për gjuhën shqipe, për flamur dhe një urdhër ku këshillohet ruajtja e karakterit kombëtar, bindju ligjeve të vendit. Kjo pasaportë është një model i viteve 1930 dhe i përket kohës së Mbretërisë së Zogut.

Pasaportat e para shqiptare fillojnë të lëshohen nga vitet ’20 te shekullit të kaluar periudhë kjo kur filloi të merrte trajtë Shteti shqiptar

Pasaporta e mbretërisë kishte në parathënie të saj disa citime.

  • • Ta dijsh dhe të jesh i sigurtë se fatbardhësia dhe lumtunija jote gjindet në Shqipni, e cila t’ep nder e të falë emnin Shqiptar.
  • • Ruaje mire karakterin kombtar dhe kryenaltësinë shqiptare; bindju ligjeve dhe urdhnave të vendit, kudo që të jesh.
  • • Çdo shqiptar asht vllau i yt: nderoje kurdohere dhe ndihmoje kur të ketë nevojë.
  • • Mos e përbuz gjuhën e nanes s’ate tue folë në gjuhë të huej, kur nuk asht nevoja.
  • • Ndero flamurin e Atdheut t’and: kush nuk e nderon Shenjin e kombësisë, shnderon vehten e vet.

Gjatë periudhës së regjimit komunist Shqipëria nuk lejonte qytetarët e saj të udhëtonin jashtë shtetit ndaj nuk lëshonte pasaporta të zakonshme por vetëm pasaporta diplomatike dhe shërbimi në numër të kufizuar. Pasaporta shërbimi u lëshoheshin edhe shoferëve apo studentëve shqiptarë me studime në vende të huaja por pas përfundimit të misioneve apo studimeve pasaporta duhej të dorëzohej përsëri në organet e policisë. Me ardhjen e demokracisë autoritetet lëshojnë pasaporta për çdo qytetar që bën kërkesë dhe që përmbush kushtet e vendosura me ligj.

  • • Nga viti 1991 deri në 1996 pasaporta ishte me ngjyrë te kuqe dhe nuk përmbante asnjë element sigurie në mos vulën e thatë mbi foton e pambuluar. Të dhënat ishin të shkruara me dorë me bojë tush. Mbante ende stemën e Shqipërisë komuniste.
  • • Nga viti 1996 e deri në 2002 pasaporta kishte ngjyrë te kaftë dhe përmbante elementet e parë të sigurisë si foto e mbështjellë me plastikë(e laminuar), etj. Të dhënat ishin të shkruara me makinë. Prodhohej nga një kompani kanadeze.
  • • Pasaporta e lëshuar në vitin 2002, përsëri me ngjyrë të kuqe, është e një standardi mjaft të kënaqshëm. Ka shumë elementë sigurie të ngjashëm me pasaportën biometrike përveç microchipit. Prodhohej nga kompania ish shtetërore gjermane Bundesdruckerei.
  • • Pasaporta biometrike 2009 dhe letërnjoftimi elektronik prodhohen nga kompania franceze Sagem Sécurité (Morfo, Safran Group)[7] fituese e Tenderit ndërkombëtar.

/BOTASOT

V. αjzα shqiρtare thotë “Më mirë të q αsh në Dubai sesa te kαfja e lagjes me ρ abυksat”

Mesazhi i një vajze në redaksinë e JOQ ka hapur një diskutim shumë të thellë, ku nuk kanë munguar edhe komentet e shumë të tjerëve.

Kujtojmë që vajza kishte listuar plot 12 kritere që një mashkull duhet të ketë për të qenë në krahun e saj. 

Ajo shkruante: Prsh joq meqe ne gocat kohet e fundit kemi vene re qe meshkujt kane pretendime per te marre srz nje femer ,

atehere kto jane kriteret tona per te marre dhe ne seriozisht nje mashkull. Për t’ua rifreskuar edhe një herë, më poshtë gjeni foton me pretendimet e vajzës.

Mirëpo, një tjetër vajzë ka bërë një replikë në lidhje me letrën me kushte, ku ajo del me përfundimin se është ‘më mirë të qash për një idiot me lek sesa disa plehra pa lek’.

Më tutje, ajo shkruan se preferon Dubain dhe jo kafet e lagjes me ‘pabuksat’. Vajza shkruan: Pershendetje.

Kisha nje replike per kto letrat me kushte ose pa kushte. Une jam femer dhe kam dal me shum cuna deri tani.

Me lek dhe pa lek. Por pasi kam pare qe te gjithe ose tradhetojne ose te trajtojn si kafsh atehere kam dal ne perfundim qe me mir te qash per nje idiot me lek sesa disa plera pa lek.

Me mir te qash ne Dubai sesa te kafja e lagjes me pabuksat. Flm Po ju ç’mendim keni për këto letra? 

Gr. υaja gjen m αskën brenda në kόfshën e ρυΙës

Një fëmijë gjen një maskë për fytyrë në kofshën e pulës që ajo do ta hante.

6-vj eçarja po ushqehej me kofshë pulë që nëna e saj i kishte marrë në McDonald’s në Hampshire, transmeton lajmi.net.

Pasi vajza filloi të ushqehej, ajo e vëren që kishte vështirësi në përtypjen e ushqimit kur më pas shikon që në mishin që ajo po hante ishte e vendosur një maskë për fytyrën.

Më pas nëna e vajzës kërkon që të bisedojë me menaxherin por ata nuk i kërkojnë falje për gabimin që sapo kishte ndodhur.