“Kam informacione për ty, po t’i them, ti del nga shtëρia”, përρΙasjet mes Romeos dhe Julit, ndërhγn Rikja: E them unë, ai ka…

I pyetur nga Ledioni se cili është informacioni që Romeo di, ky i fundit ka thënë se Juli e ka nxjerë nga konteksti fjalinë e tij.

“Juli deformoi bisedën, unë po i thoja mos i përdor gjërat nga jashtë… Ky e trajtoi ashtu, ‘çfarë informacioni do më thuash ti që do më nxjerrësh jashtë’. Unë nuk thash se kam një informacion të tmerrshëm… ‘i thash që asgjë nga jashtë nuk përdor’”, tha Romeo.

Ndërkohë ka ndërhyrë Rikja e cila tha: Dhe unë di informacion për Julin.

Juli nuk tregon kurrë rrogën e tij, unë di rrogën e tij, dhe e ka shumë të lartë dhe nuk i duhet çmimi këtu.

Efi Dhedhes zbυΙon haρtazi konkurrenten që mbështet në “BBVIP”: Është si shρirt…

Ish-banorja e “Big Brother VIP2”, Efi Dhedhes së fundmi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram.

Një ndër komentet që ajo mori nga ndjekësit ishte: “Duke u bazuar te karakteri që ti ke, mendoj që ti e do shumë Heidi Baçin.”

Përmes një videoje, Efi ka treguar që e mbështet Heidi Baçin si person në këtë eksperiencë në shtëpinë e “BBVIP”,

“Po Heidi është si shpirt, kaq di ta them. Për lojë nuk di të flas po”, tha Efi teksa tregon me gjeste se Heidi i pëlqen shumë si karakter.

SkandαΙ në Përρυthen/ Erika gjυan Klaudian për Buçin (Video)

Gjate puntatës së sotme në emisionin Përputhen teksa po zhvillohej takimi i Muratit me Eriken, kjo e fundit kalon në ofendime me Klaudian duke e quajtur nje vajze shumë të ulet që kalon sa në një djalë tek tjetri.

Klaudia i ka kerkuar llogari për fjalet që ajo i tha , ngriti zerin dhe Erika papritur e gjuajti tek dora .

Pjesë nga debati:

https://www.instagram.com/reel/C5jHVEstDGB/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c494b1eb-6aea-4995-8349-9208af086a86&ig_mid=9DE02DB8-7E7E-4647-B3E5-207AF7BEA925

“Nυk do shoh υrimën e b* thës tënde”- Debat me tone ofendύese mes Eglës dhe Françeskës. Aktorja: Ik o ρise! Mos na çaj…

Debat me tone ofenduese mes Egla Cenos dhe Franceska Muratit është zhvilluar pasditen e sotme.

Ndërsa kanë qenë duke diskutuar, Françeska është çuar në këmbë dhe i ka kthyer shpinën Eglës. Kjo e fundit i ka kërkuar të largohet duke i thënë se ‘nuk do të shoh vrimën e b*thës tënde’.

Pjesë nga diskutimi:

Egla: Mos na çaj menderen, shko. Mu largo! Je duke më krijuar ankth

Françeska i kthen shpinën: Me këtë fjalor që po përdor vetëm këtë pamje meriton

Egla: U kam kërkuar ndihmë banorëve për ty

Françeska: Vazhdo kërko ndihmë

Egla: Por ndjej nevojë të jem e mbrojtur nga ty

Egla: Tani vrimën e bythës tate do shoh unë. Të vjen dhe era. Ik o pise, të rrofshin fustanet e shtrenjta në prime ty

Françeska: Po sa shumë fiksim paske të shikosh ca vesh

Egla: Të kam zili. Dje një send jo të shtrenjtë e ke flakur në plehra duke thënë nuk është e imja. Të mijat i bastardon. Ej largohu se vazhdoj duke të parë vrimën e b*thës.

Françeska: Vazhdo shife se atë meriton me pa

Ρυblikoi në rrjete sociαΙe video i ntime të një υαjze të mitυr, arrestohet 19-υjeçari në Lushnjë

Një 19-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Lushnjës pasi ka publikuar në rrjetet sociale një video të një vajze të mitur vetëm 16-vjeçe. Policia sqaron se i riu është denoncuar nga nëna e vajza.

Njoftimi: 

Pas kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Lushnjë, nga një shtetase 40 vjeçare, se një shtetas kishte publikuar në rrjetet sociale, një video të vajzës së saj të mitur 14 vjeçe, specialistët për Hetimin e Krimeve të këtij komisariati organizuan punën për zbardhjen e këtij rasti dhe vënien e autorit, përpara përgjegjësisë penale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kap dhe u vu në pranga shtetasi H. Ç., 19 vjeç, banues në Fier, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka publikuar në rrjetet sociale, videon intime të 14-vjeçares.  Celulari i shtetasit H. Ç. u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Komρania amerikane e drejtυαr nga Elon Musk mbërrin në Shqiρëri

Interneti satelitor Starlink ka mbërritur edhe në territorin e Shqipërisë, ka njoftuar kompania amerikane. Në rrjetin social X, Starlink njoftoi se interneti me shpejtësi të lartë tashmë është në dispozicion.

Në hartën e shtrirjes së internetit satelitor figuron edhe Shqipëria, si zonë aktive me këtë internet. Starlinku është kompani që udhëhiqet nga miliarderi Elon Musk. Edhe disa vende të rajonit si Maqedonia e Veriut dhe Kroacia posedojnë këtë rrjet interneti.

Si funksionon Starlinku?

Rrjeti Starlink lëshohet në hapësirë nëpërmjet antenave satelitore, e përdoruesi obligohet që të paguajë një antenë shpërndarëse dhe llogarinë për qasje në internet.

Ky internet mbulon një fushë shumë të madhe gjeografike të shpërndarjes.

Musk ia pati mundësuar ushtrisë së Ukrainës të shfrytëzonte internetin satelitor pa pagesë në luftë me Rusinë.

Άrrestohet νrasësi shqiρtar i “Lions”. Kush është 28-νjeçari që po “tmerron” Greqinë

Grupi kriminal shqiptar “LIONS” me qendër në Athinë, prej disa kohësh është kthyer në epiqendër të dhjetra krimeve të ndodhura në shtetin fqinj, duke lënë pas edhe persona të vrarë. Grupi kriminal i përbërë nga shtetas shqiptarë, të cilët operojnë rreth klubit të njohur “Bellavita” në kryeqytetin grek, dyshohet se ka lidhje me njerëz të fuqishëm të botës së krimit brenda burgjeve greke, të akuzuar madje deri edhe për trafik kokaine nga Amerika Latine.

Në epiqendër të veprimtarisë së tyre dyshohet se është kontrolli i shpërndarjes së drogës, ruajtja e lokaleve të natës kundrejt pagesës si dhe vepra të tjera me qëllime përfitimi. Në këtë kuadër ky grup kriminal dyshohet se ka krijuar lidhje shumë të forta edhe me njerëz të policisë e organeve të drejtësisë greke pasi edhe pse janë akuzuar për krime të rënda, kanë arritur të fitojnë lirinë duke u bërë objekt edhe i shkrimeve në mediat greke.

22424eaf 309d 48e3 B965 5a3463476ee8

I tillë është edhe rasti i shqiptarit Dhimitri Çiço, një 28 vjeçar rom nga fshati Rom i Fierit. Në organet greke të drejtësisë dhe në media ai njihet si Nektarios Karakalios, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i konsideruar si një ndër personat që nuk stepen të hapin zjarr në kuadër të veprimtarisë së “LIONS”. Ditën e djeshme ai është arrestuar sërish nga policia greke i dyshuar si autor i një vrasjeje, edhe pse në harkun kohor të të paktën 13 muajve të fundit është arrestuar disa herë për vrasje, tentativa vrasjeje e vepra të tjera më të lehta, por është liruar. Dhimitri Çiço alias Nektarios Karakalios është arrestuar nga policia greke si i dyshuar për vrasjen e shtetasit afgan Bahman Rasuli, 35 vjec, ngjarje e ndodhur në 8 mars 2024 në Athinë. Sipas policisë greke, ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje mes një grupi prej 7 shqiptarësh me 6 afganë. Çiço ka hapur zjarr ndaj afganëve fillimisht duke mos lënduar askënd dhe sapo këta te fundit i janë sulur grupit të shqiptarve, 28 vjecari shqiptar ka shtënë sërish duke vrarë Bahman Rasulin. Pas hetimit rreth 1 mujor të ngjarjes, policia greke ka arritur të identifikojë të 7 shqiptarët e përfshirë në ngjarje në role të ndryshme. Konkretisht ata janë Bledi Alushi, 19 vjeç nga fshati Rom i Fierit, Akil Topi, 36 vjec nga Elbasani, Spiro Alushi, 23 vjec, Thanas Alushi, 25 vjec, Skerdi Dragoti, 24 vjec dhe Anxhelo Cenkaj, 18 vjec. Të gjithë të dyshuarit janë arrestuar përvec shtetasit Akil Topi i cili vazhdon të jetë person në kërkim.

Precedentët e të dyshuarve

7 shqiptarët e dyshuar si pjesmarrës në përplasjen me afganët nuk janë emra të panjohur për policinë.

  1. Dhimitri Çiço alias Nektarios Karakalios rezulton i arrestuar më parë se në bashkëpunim me anëtarët e grupit “LIONS” kanë vrarë në 21.02.2023 në Athinë, 40 vjecarin nga Delvina, Pëllumb Islami. Në 8 shkurt të këtij viti është arrestuar për tentativë vrasje ndaj bashkëshortes, pjesëmarrje në tentativë vrasje ndaj 6 personave në dy ngjarje të ndryshme dhe për goditjen me armë ndaj lokalit të një shqiptari. Gjithashtu ka precedentë për “armëmbajtje”, “vjedhje” e shumë vepra të tjera.
  2. Bledi Alushi, është arrestuar në 8 shkurt bashke me Çiçon për pjesëmarrje në tentativë vrasje ndaj 6 personave në dy ngjarje të ndryshme dhe për goditjen me armë ndaj lokalit të një shqiptari. Gjithashtu ka precedentë për “organizatë kriminale, “armëmbajtje”, “grabitje”, “plagosje e rëndë”, “shpërthim eksplozivi në tentativë”, “zjarrvënie në tentëtivë” e shumë vepra të tjera.
  3. Spiro Alushi ka precedentë për “grabitje”, “kanosje”, “plagosje e lehtë” e vepra të tjera.
  1. Thanas Alushi ka precedentë për “plagosje të lehtë” e vepra të tjera.
  2. Anxhelo Cenkaj ka precedentë për “grup kriminal për shpërndarje lëndësh narkotike” e vepra të tjera
  3. Akil Topi ka precedentë për “grup kriminal për shpërndarje lëndësh narkotike”, “grabitje”, “rrëmbim të mituri” e vepra të tjera.
  4. Skerdi Draguti ka precedent të lehtë.

E ραzakontë/ Krγebashkiakes së njohur i gjenden 70 kg kαnabis në shtëρi

Policia franceze ka arrestuar kryebashkiaken e një qyteti francez si pasojë e një hetimi paraprak për trafikim droge.

Jamilah Habsaoui u vendos nën pranga nga policia pasi i gjetën 70 kg të lëndë narkotike në shtëpi.

Ndërkohë nga ky operacion u arrestuan edhe 7 persona të tjerë përfshirë edhe 2 vëllezërit e saj. Përveç shtëpisë një kontroll u bë edhe në bashkinë e qytetit,vendin ku punonte 46 vjeçarja, shkruajnë mediat e huaja.

Jamilah Habsaoui u zgjodh si kryetare e qytetit me afro 6 000 banorë afërsisht 250 km në juglindje të Parisit në rajonin Bourgogne-Franche-Comte, që nga marsi vitit 2021. Njëkohësisht është edhe këshilltare rajonale.

Βαndat shqiptare të organizυara si familje me hierarki, të ρërqendrυara në tregun e kokάinës e herόinës

Europol ka analizuar për herë të parë bandat më të rrezikshme në Europë dhe pjesë e tyre janë edhe shqiptarët.

Në analizën e Europol, thuhet se rrjetet kriminale të përbëra nga shtetas jo anëtarë të BE në të shumtën e rasteve vijnë nga Shqipëria, Bosnja, Kina, Gjeorgjia, Islanda, Nigeria, Serbia, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina, thekson Europol.

Grupet kriminale të shqiptarëve kryesisht janë të përqendruara në tregun e kokainës, heroinës e kanabisit kryesisht në Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Spanjë. Ndërkohë që jashtë vendeve të Bashkimit Europian, aktiviteti i tyre është i vendosur në Brazil, Kolumbi, Ekuador dhe në Shqipëri.

Ndër sukseset e Europol, është edhe shkatërrimi i një bande të madhe shqiptare në 25 maj 2023, që transportonte drogë me kontenierë në Belgjikë. Droga mbërritne në Gjermani me makina me sisteme të rafinuara të fshehjes dhe shpërndahej në Europë.

Për Europol, një element i rëndësishëm i bandave shqiptare, që i dallon ato nga disa të tjera, është se ato janë të organizuara si familje me hierarki, të përbëra kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe shqiptarë me nënshtetësi të dyfishtë.

Në raport theksohet fakti se bandat nga Ballkani Perëndimor janë shumë brutale dhe arrijnë deri në ekzekutime profesioniste.

“Disa prej këtyre bandave janë të specializuara ose kanë pjesëmarrje të lartë tek dhuna ekstrene, rrëmbime dhe ekzekutime profesioniste, korrupsion, larje parash, tregti armësh dhe lëndësh shpërthyese, falsifikim dokumentesh”.

Debat i ashρër në BBV, Egla rikthehet fυqishëm në shtëρi, ia plas në sy Jul Dedës: Je i υΙët

Nuk kishte si të mungonte dhe një ‘përplasje’ mes Eglës dhe Julit mbrëmjen e djeshme, të cilët janë parë të jenë pjesë e debateve ‘të ashpra’ me njëri-tjetrin që në fillim të formatit.

‘Ke vënë mend?’- është i drejtuar Juli-Eglës, duke pretenduar për një ndryshim në sjelljen e banores pasi kjo e fundit ishte ‘e dënuar’ për gati një javë në dhomën e ‘Torturës së Bardhë’.

E për këtë Egla i është përgjigjur kështu: Unë nuk kam vën mend. Çfarë domethënë ke vën mënd? E di i transformon gjërat ti? Je i ulët! Vazhdo merru me Romeon se s’je për mua!

Juli: S’është faji im që je ti kështu, në këtë gjëndje. S’kam çfarë të të bëjë. Nuk të shpëtoj dot!- ka thënë Juli e ndërsa Egla i ka kërkuar të largohet prej atje ku ai po qëndronte duke e lënë të qetë banoren.

VIDEO

https://www.instagram.com/reel/C5fC8cEIWBU/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ce2b3b2d-6fb9-4b08-8b6b-fa0061ece3f3&ig_mid=EB088A08-C645-4AC8-8A6A-227835739B45