Mediat greke për fjalimin e Ramës: Bëri fushatë në Athinë

“Vizita e Kryeministrit Edi Rama në Athinë, bëhet me qëllimin e vetëm të zgjedhjeve elektorale në Shqipëri” – Kështu theksojnë mediat greke, “Protothema” dhe “Kathemirini”, të cilat ndoqën nga afër fjalimin mbi një orë të Kryeministrit Rama.

Mediat greke i mëshojnë faktit se Rama ka bërë fushatë në Athina dhe se ka marrë anëtarë të Partisë Socialiste nga Shqipëria me autobus. Po ashtu hapësirë në mediat greke gjen deklarata e Fredi Beleirt nga burgu, për të cilin vizita e Ramës është një provokim për grekët dhe shfaqje force brenda Shqipërisë, pasi sipas tij, data 12 Maj është data e arrestimit të Belerit nga autoritetet shqiptare.

Sakaq mediat greke kanë raportuar edhe protestën e disa personave të cilët mbanin në duar parrulla dhe flamuj të Partisë Demokratike. Sipas medias greke, rreth 30 militantë të PD filluan të protestonin kundër Ramës. Gjithashtu jashtë stadiumit ndodhi një incident i vogël mes të pranishmëve, ku disa thanë se Rama po provokon homologun e tij grek, Mitsotakis, ndërsa disa të tjerë janë shprehur me fjalët: “Mos i vini zjarrin dy popujve”.

Disa nga mbështetësit e Edi Ramës, theksojnë mediat greke mbërritën në stadiumin e Galatsit të veshur me bluza me mesazhe dhe referenca për “krenarinë kombëtare”. Disa media fqinje shkojnë edhe më tej duke e quajtur fjalimin e Ramës të mbushur me fantazi nacionaliste.

Aksidenti tragjik në Tropojë, ky është 20-vjeçari që humbi jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në Tropojë.

Si pasojë e daljes së një mjeti nga rruga, një 20-vjeçar ka humbur jetën, ndërkohë që shoku i tij ka mbetur i plagosur rëndë.

20 vjeçari që ishte pasagjer në automjet, shtetasi Erimsjan Gjocaj nga Bajrram Curri, humbi jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit, bashkëmoshatar i viktimës është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Interpreton Ori Nebijaj në Portokalli, aktorja habit me deklaratën: Opinionistja më mori në telefon dhe…

Odisela Balla, aktorja e njohur e Portokallisë, ka qenë një ndër të ftuarat speciale programit “S’e Luan Topi”.

Odisela ka folur për pasionin e saj për aktrimin si edhe për vendosmërinë e saj për të vazhduar, pavarësisht refuzimeve të shumta.

Ajo ka bërë për vete të gjithë publikun shqiptar me imitimin e Ori Nebijaj, opinionisten e BBV.

Në lidhje me interpretimin e këtij roli, aktorja ka rrëfyer se Ori e ka telefonuar, duke e komplimentuar për imitimin e saj.

“Që në puntatën e parë të Portokallisë, Ori po më kërkonte pasi shumë njerëz nuk e dinë se kush jam unë. Më shkruajti dhe është shumë pozitive. Madje më tha që të ndihem e lirë për ta trajtuar personazhin ashtu sic duhet. Për më tëpër më tha që mami i saj i kishte thënë që e bëj fiks”.

Rama kujton dëbimin e shqiptarëve të Çamërisë: Paraardhësit tanë u shpërngulën me përdhunë nga shtëpitë e tyre

Teksa po u drejtohej emigrantëve shqiptarë në stadium, Rama kujtoi dhe vitet kur shqiptarët shkuan në Greqi dhe u përballëm me poshtërimin. Duke bërë një paralelizëm me dëbimin e shqiptarëve të Çamërisë.

“U përballët me gjithfarë shprehjesh brutale të arrogancës së fqinjit të pasur ndaj komshiut të varfër. Bëtë nga dy tre punë në ditën që nuk mbaronte, duke zbutur urinë me një pjatë në ditë për të vënë mënjanë lekët e dy vaketeve të pangrëna. Përjetuar poshtërimin e fshesave të zeza të fundshekullit XX, kur ju shkulnin nga shtëpitë me rrobat e trupit nëpër natë për t’ju depërtuar në Shqipëri si në një film të ri të një kohe shumë të vjetër të shpërnguljeve me përdhunë të paraardhësve tanë nga shtëpitë e tyre në veriun e Greqisë”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj indirekt edhe kritikave nga Athina për titujt e pronësisë për minoritetin grek në Shqipëri. Në fjalën e mbajtur në stadiumin në Athinë, Rama tha se Shqipëria nuk ka asnjë pretendim ndaj Greqisë.

“Ende nuk është bërë shpërndarja e titujve të pronësisë, nuk mund të thotë se është problem vetëm për grekët e Shqipërisë. Të kërkosh raste të tilla duhet të gërmosh në qerthujt më të errët të kulturës nacionaliste, ku nuk ka asnjë kufi mes historisë dhe miteve, fakteve dhe paragjykimeve, dokumenteve zyrtarë dhe artikujve të porositur. Shqipëria nuk ka asnjë pretendim ndaj Greqisë përveç respektit reciprok, kujdesit reciprok për bashkëkombësit.

Shqipëria e sheh Greqinë si një partner të natyrshëm strategjik qoftë për çështje për t’u zgjidhur mes nesh qoftë për sfidat e kësaj epoke të re për Ballkanin. Ne i shohim si arsye madhore për t’u afruar më shumë, për të gjetur zgjidhjet midis palëve dhe duke forcuar lidhjet. E mbi të gjitha, ne besojmë se kompleksitetit i marrëdhënieve tona nuk mund të jetë një shtysë për t’u mbytur në çdo lugë ujë. Ky kompleksitet është që grekët dhe shqiptarët të binden se fatet tona janë të pandashme”, tha Rama.

Princ Leka kυsht Elia Zaharias: S’do b ësh s* ks ρas moshës 59 vjeç, ndryshe hυmbet Pallatin Mbretnor, detaje nga marrëveshja

Princ Leka kusht Elia Zaharias: S’do bësh seks pas moshës 59 vjeç, ndryshe humbet Pallatin Mbretnor (detaje nga marrëveshja dhe llogaritë e princeshës së re nga Therepeli i Skraparit)

Saga e familjes mbretnore shqiptare mbaroi në divorc ligjor më 25 Prill 2024.

Princi Leka II dhe Princesha Elia, u ndanë përfundimisht me vendim gjykate. Princi mori fotografen nga Skrapari dhe kopaçet e ish gruas, Elia mori 2 milion euro prona dhe premtoi se pas moshës 60 vjeç nuk do bëjë më seks te penthaus përbri Pallatit mbretnor.

Pasi e “trajnoi” mirë e mirë si në videon e bërë virale, Elia Zaharia e bindi Princin Leka të nënshkruante një marrëveshje për zgjidhje martesore, me kushte që do i kishte zili edhe Princesha Charlene kur i shkoi mendja të ndahet me Princin Albert II i Monakos.

Princi pa një pa dy shkoi si “zog” para noterit dhe pranoi të dorëzonte me dëshirë një apartament plus 3 banja (257 m2) te Pallati i ri buzë Bulevardit ngjitur me ish Hotel Dajti, një dyqan 134 m2 në katin – 1 të këtij pallati si dhe dy parkime 47 m2.

Vetëm parkimet në këtë pallat shiten me 100 mijë euro. Apartamentet 3 – 6 mijë euro/m2, ndersa dyqanet 7-10 mijë euro/m2.

Princi Leka, sipas marrëveshjes do të paguajë 1 mijë euro çdo muaj si detyrim ushqimor për vajzën Geraldinë, dhe do e mbajë atë çdo ditë nga dy orë, plus fundjavën të plotë.

Praktikisht, Princi do bëjë babysiterin e fëmijës, pasi Pallati Mbretnor është vetëm 20 metra larg pallatit të ri ku do banojë Elia me familjen e saj.

Por Princ Leka kishte një kërkesë që nuk e toleronte dot, të cilën e kërkoi edhe në gjykatë: “Kur Geraldina të bëhet madhore nëna i humbet të drejtat në rast të krijimit të një marrëdhënieje të re martesore ose bashkëjetese”.

Pra, Elia Zaharia duhet të mos ketë shokë, të bashkëjetojë apo martohet me njeri, pasi Geraldina të mbushë 18 vjeç.

Me një llogari të vitlindjes së Elias, ajo sot është 41 vjeç, ndërsa është e detyruar që pas moshës 60 vjeç, ajo të mos çojë asnjë shok, partner apo bashkëshort në apartamentin gjigand përballë Pallatit mbretnor.

Deri atëherë ajo ka të drejtë të bëjë ç’të dojë në pallatin që i mori Princit.

Ndërkohë Blerta Celibashi, fotografja nga Therepeli i Skraparit, ndoshta po mpreh “thikat” në mendjen e saj, “nëse një princeshë 41 vjeçare merr 2 milion euro, sa i takojnë një tjetre që është vetëm 25?”

Kushtet e një ndarje të dytë mund të jenë më të rrepta. Saga e mbretnisë shqiptare vazhdon…

“Do të laj dhe do të marr në shtëpi”, video e Xhensilës duke puthur fëmijët e komunitetit rom bën xhiron e rrjetit

Padyshim që një ndër emrat më të përfolur në mediat rozë që nga fillimi i 2024 është Xhensila Myrtezaji. Jeta private e këngëtares ka krijuar gjithmonë interes të lartë për publikun, por pas lajmit të divorcit më Bes Kallakun buja ishte edhe më e madhe.

Koncertet e Xhensilës janë shtuar ndjeshëm së fundmi dhe çdo veprim i saj nga skena tërheq vëmendje.

Por së fundmi, një video e këngëtares para se të nis koncertin ka bërë xhiron e rrjetit. Ajo shfaqet në makinë me dy fëmijë të komunitetit rom ku shfaqet duke puthur më të voglin dhe dëgjohet të thotë: Do të laj dhe do të marr të shtëpia ime.

Këtë video e ka ripostuar edhe vetë këngëtarja ku shkruan se dy fëmijët ishin në një moshë më fëmijët e saj, 5 vjeç dhe 6 muajsh.

“Në çdo moment që jam larg fëmijëve për shkak të punës ndihem bosh, e plot ndjesi faji. Por për aya e bëj çdo sakrificë e lodhje si çdo nënë. Zoti më solli këto 2 mrekulli fiks në momentin që isha përhumbur për të vegjlit e mi”, shkruan Xhensila.

https://streamable.com/e/7rokxz?quality=highest

“Absurditet”/ Rama kërkon nga Athina shfuqizimin e ‘ligjit të luftës’ me Greqinë

Kryeministri Edi Rama nga Athina ka kërkuar shfuqizimin e ligjit të luftës, që siç u shpreh kreu i qeverisë është një absurditet që duhet të largohet nga tryeza e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Rama u shpreh se me vullnet politik mund te kapercehen te gjitha probleme e mbartura.

“Në vitin 1947 Greqia ratifikon traktatit e paqes me Italinë dhe gjendja e luftës mbaron. Ndërsa me Shqipërinë dekreti i gjendjes së luftës dhe për rrjedhoja pasojat e këtij ligji mbeten në fuqi sot e gjithë ditën. Megjithëse në vitin 1998 të dyja shtetet kanë miratuar traktatin e miqësisë. Si ka mundësi që dy vende janë bashkë në NATO, kanë nënshkruar traktatin e miqësisë të mos jetë shfuqizuar gjendja e luftës bashkë me pasojat e një ligji lufte të 84 viteve më parë?!”, tha Rama.

“Në këto vite unë dhe qeveria ime jemi përpjekur që ky absurditet të largohet nga tryeza e marrëdhënieve tona. Ashtu sic jemi përpjekur që ti adresojmë sa më drejtë me dialog, me mirëkuptim të gjitha çështjet e mbetura mes vendeve tona. Unë kam bindjen se nëse ka vullnet të mirë të gjitha mosmarrëveshjet zgjidhen pa pritur që të kalojnë edhe 84 vite të tjera”, vijoi kryeministri.

Teksa vleresoi bashkëpunimin me kryeministrin aktual grek, Rama kritikoi te majten greke, sivëllezërit e PS ne Shqiperi, parti e cila eshte ne opozite.

“Tek kryeministri aktual unë kam gjetur bashkëbiseduesen më të hapur në këto 10 vite. Por qasjet dhe opinionet e sivëllezërve tanë të majtë të opozitës greke e kam pasur të vështirë ti kuptoj. Nuk është puna ime të jap mend, as e drejta ime të ndërhyj në punët e tyre, aq më tepër që në Shqipëri kemi një opozitë që bën të njëjtën gjë. Sa herë merret me punët e jashtme të Shqipërisë u fryn burive të nacionalizmit elektoral. Por thjesht do t’u thosha miqësisht se kur kanë ndërmend të përmendin Shqipërisë me siguri do ti ndihmonte edhe një komunikim i drejtpërdrejtë me ne në Tiranë”, tha Rama.

Zbulime unike në Lin, gjendet një mjet lundrues 3 mijë vjeçar dhe vendbanimi palafit më i madh në Europë

Një mjet lundrues më se 3 mijë vjeçar dhe kulturë materiale që e bëjnë vendbanimin palafit të Linit mbase më të madhin në Europë. Këto janë rezultatet e kërkimeve të një grupi arkeologësh shqiptaro-zviceran të bëra publike nga Instituti i Arkeologjisë!

Një mjet lundrues që i përket neolitit të mesëm mund të rezultojë të jetë një gjetje unike në rang europian që del në dritë në zonën e Linit pranë Pogradecit. Në konferencën vjetore të Institutit të Arkeologjisë, arkeologu Adrian Anastasi dha detaje.

“Me siguri mund ta klasifikojmë edhe si një zbulim unikal. Ne arritëm të identifikonim një mjet lundrues, pirog, e cila është e rëndësishme për sa i përket mjeteve lundruese në atë periudhë, por rezulton të jetë ndër ato pak gjetje që janë bërë në nivel europian për sa i përket kësaj periudhe”, tha Anastasi.

Kërkimet arkeologjike në zonë po kryhen nga një ekip shqiptaro-zviceran drejtuar nga prof Albert Hafner (Universiteti i Bernës), Ilir Gjipali e Anastasi. Tanimë arkeologët po presin rezultatet e analizave të sondazheve të kryera, që mund ta bëjnë sitin palafit të Linit, më të madhin në Europë.

“Ky sondazh dha datimin më të vjetër në Europë. Jemi në vitin 5710 para Krishtit dhe nëse këto konfirmohen, siti palafit Lin 3, jo vetëm që është më i madhi në Europë, por është i pari që ka filluar të përdorë teknikën e ndërtimit në palafite”, tha ai.

Gjetja e një kulture të pasur materiale në Lin i bën arkeologët të mendojnë se vendbanimet palafite mbi ujë mund të kenë gjenezën në këtë zonë. (News24)

Në Egjipt sot jetojnë pesë milionë banorë me origjinë shqiptare

Nga Aref Mateu

Unë ende kam kushërit e mi dhe pasardhësit e tyre nga ana e babait (Tana Canameti nga R.remulli në Mat, halla e ime e martuar me Haziz Dinin nga Dërjani në Mat) që jetojnë në Egjipt. Por, fatkeqësisht pas emigrimit (apo ekzili i dytë për prindërit) tonë në Francë, u shkëputën marrëdhëniet me ta.

Në një rrëfim personal nga komunikimi me dashamirë shqiptarë, inteektuali dhe atdhetari i shquar Arif Mati, na jep informacione të rralla dhe të jashtëzakonshme për shqiptarët në Egjipt. Edhe pse në një komunikim të zakonshëm me miq, informacionet e ngjeshura që jep kanë vlerë të veçantë për shqiptarët sot jashtë Egjiptit.

Mund tju interesojë

“Që kur ka ik mbreti Faruk nga Egjipti në 1952, shumë Shqiptarë emigruan në katër anët e Botës (SHBA, Australi, Kanada, Evropë, etj) sepse rruga e Shqipërisë ishte e mbyllur për shak të komunizmit. Kolonia shqiptare në Egjipt ka qenë shumë e madhe dhe më e rafinuara në botë. Unë dhe familja ime kemi pasur miq shqiptarë me famë: Çajupi, Asdreni, Adhamidhi (rilindasi i parë që ka shkruar shkurtimisht për Pellazgët), Konica, familja e Zogut, etj, etj.

Unë ende kam kushërit e mi dhe pasardhësit e tyre nga ana e babait (Tana Canameti nga Rremulli në Mat, halla e ime e martuar me Haziz Dinin nga Dërjani në Mat) që jetojnë në Egjipt. Por, fatkeqësisht pas emigrimit (apo ekzili i dytë për prindërit) tonë në Francë, u shkëputën mar.rëdhëniet me ta. Duhet ta dini që ata që mbetën në Egjipt pas revolucionit të Naserit u asimiluan dhe u arabizuan krejtësisht. “Sot në Egjipt mund të themi që janë më tepër se pesë milionë egjiptian me zanafillë shqiptare. Kështu pra, fatkeqësisht (që prej dy mij vitesh) shumica e popullit tonë ka emigruar dhe jetuar më tepër jashtë Atdheut se mbrenda (në Turqi për shembull janë afërsisht dhjetë milionë turq me zanafillë shqiptare!). Unë shpresoj se ky fenomen nuk do të vazhdojë, përndryshe do të asimilohëmi plotësisht (si të tjerët… si Egjipto-shqiptarin që keni takuar!) nga kombet e tjera apo do të zhdukëmi me kalimin e kohës. Shembulli im është si një farë «dinozauri» shumë, shumë i rrallë.

Unë shpresoj se ky fenomen i emigrimit nuk do të vazhdojë përndryshe ata Shqiptarë do të asimilohën plotësisht (si të tjerët: martesa me të huajt dhe qëndrim i vazhduëshëm në shtetet e huaja) nga kombet e tjera apo do të zhduken me kalimin e kohës. Shumë keq! Sa për ata Egjiptian me origjinë shqiptare që keni takuar janë të shumtë si ai (më ka ndodhur e njëjta gjë kur vizitova Egjiptin pas 45 viteve!), ata gjithmonë e kanë quajtur vëten Arnaut apo Turq. Por, elita e Egjiptianëve e din shumë mirë kush ishin dhe kush janë Arnautët shqiptarë”, shkruan Mati në përgjigje të një ithtareje të tij, e cila ka rastisur ta takojë një egjiptia, që për të ishte befasi, se ai kishte origijinë shqiptare./shqip.info

Zbulohet mozaiku i një pishine të lashtë nën rrënojat e ish-gjimnazit Gjergj Kastrioti në Durrës

Nëntoka e Durrësit nuk resht së surprizuari dhe vetë arkeologët të cilët së fundmi kanë zbuluar mozaikun e radhës i cili mendohet të jetë i shtrirë në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Nën themelet e ish-gjimnazit Gjergj Kastrioti, fshihet një minierë e tërë arkeologjike e cila kudo që gërmohet nxjerr monedha, amfora, struktura luksoze dhe së fundmi në pak metra, mozaikun e dytë.

Pavarësisht se çfarë është zbuluar vetëm në këto 10 ditë gërmime, Perzhita shpjegon se kemi të bëjmë vetëm me katin e dytë të një vile luksoze multifunksionale disa shekullore.

Javët në vijim pritet që punimet të shtrihen në pika të tjera të sipërfaqes prej 1200 metra matrorë, duke thelluar kërkimet edhe më tej, për të zbuluar të plotë mazaikun e zbuluar disa muaj më parë në këtë sipërfaqe dhe për të nxjerrë amforat dhe strukturat e tjera të mbuluara ndër shekuj./Shqiptarjs.com