“Do vini të bëjmë një q*rje andej?”, b ύrri ng acmon 15-υ. jeçaret në rrugë

Rastet e meshkujve maniakë janë shtuar shumë së fundmi. Nuk dihet nëse ka lidhje me vapën apo me mungesën e shtëpive publike, por fakt është se ngacmimet e tyre po i vuajnë jo vetëm vajzat dhe gratë por edhe minorenet.

Dy vajza 15-vjeçare kanë denoncuar pranë redaksisë së Joq Albania një ngacmim seksual që u ka ndodhur ndërkohë që po ecnin në rrugë. Sipas vajzave, ngjarja ka ndodhur në Fier, pranë stacionit të trenit, pak minuta më parë.

Ato denoncojnë se ishin duke ecur në rrugë, kur një burrë që po lëvizte me automjet i ka ngacmuar. Ato kanë arritur të filmojnë edhe pjesën kur ai u thotë në mënyrë të turpshme: “do vini të bëjmë një q*rje andej”.

Njëra nga vajzat më pas e ka sharë dhe i ka thënë se do ta publikojë ngacmimin e tij. Më pas burri është larguar.

SHIKO VIDEON KËTU

https://www.instagram.com/p/C6zIbACtjAQ/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=916&rd=https%3A%2F%2Fjoq-albania.com&rp=%2Fartikull%2F1204546.html#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A4147%2C%22ls%22%3A455%2C%22le%22%3A4107%7D

Roan Brahimi u vra në sy të saj dhe fëmijës së tyre, zbardhet dëshmia e bashkëshortes!

“Dritarja ishte pak e hapur dhe nga aty u qëllua”, ka deklaruar bashkëshortja e Roan Brahimit, 32-vjeçarit i cili i ekzekuta mbrëmjen e së enjtes (9 Maj) në sheshin qendror të Bajronit.

Gruaja është shprehur se po prisnin fëmijën e tyre, kur atentatorët u afruan dhe më pas qëlluan.

Prisnim të vinte fëmija dhe më pas pashë motorin që po vinte dhe e qëlluan”, deklaroi ajo. Dy personat që ndodheshin në motor më pas u “zhdukën” nga vendgjarja.

“Karremi” me parkingun

Krimi ndodhi rreth orës 21:30 të së enjtes në sheshin qendror të Bajronit, ku persona të panjohur me motor qëlluan për vdekje 32-vjeçarin shqiptar, i cili ishte në makinë me gruan e tij, e cila u plagos lehtë.

Makina është ndalur në kryqëzimin e rrugëve Messolongiou dhe Tsaldari.

Fëmija shtatë vjeçar i çiftit, i cili po luante në shesh me gjyshen, ka parë me sytë e tij vrasjen e të atit, sipas dëshmitarëve okularë.

Roan Brahimi u vra në sy të saj dhe fëmijës së tyre,

Ekzekutorët raportohet se vëzhgonin çdo lëvizje të familjes së viktimës, ndërsa, mesa duket, kanë ruajtur një vend parkimi për Roan Brahimin për ta futur në kurth.

Autorët kanë parë shënjestrën e tyre duke mbërritur dhe më pas, kanë ndezur motorin duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Në këtë mënyrë vrasësit kanë lënë të lirë një vend parkimi që do të shërbente si “karrem” për 32-vjeçarin, i cili parkoi automjetin aty duke pritur për të marrë fëmijën.

Ekzekutorët qarkulluan me motor rreth sheshit dhe u kthyen sërish në vendngjarje, ku njëri prej tyre qëlloi viktimën pa u shqetësuar për kalimtarët, sipas MEGAqë ka rindërtur me video dinamikën e krimit.

Dy autorët mbajnë skafanda të errëta që mbulojnë tiparet e tyre. Ata qëndrojnë pranë derës së shoferit dhe qëllojnë.

Dy plumba i morën jetën të riut. Gruaja e tij fillimisht humbi fillimisht ndjenjat dhe kur i erdhi vetëdija, zbriti nga sedilja e pasagjerit e gjakosur.

Janë një sërë ngjarjesh ku ai është dyshuar si i përfshirë. Në fakt, i riu, sipas të dhënave jozyrtare është një nga rivalët e deklaruar të Ervis Martinajt, e për pasojë në disa raste emri i tij është shënuar në listën e personave që duhej të merrej në pyetje.

Ai doli në skenë në një ngjarje horror të ndodhur në një lokal në fshatin Zejmen të Lezhës pak vite më parë. I veshur me rroba si të policisë, dyshohet se ishte një ndër katër personat e armatosur që kërkuan të takonin pronarin e lokalit, që për fat nuk ishte në ato ambiente. Qëlluan me armë në lokal dhe më pas u larguan.

Policia e Lezhës tentoi ta shpallte në kërkim, por asnjëherë nuk u kërkua për atë ngjarje, edhe pse emri i tij u denoncua si pjesëmarrës në atë ngjarje.

Më vonë, kur emri i tij sërish konsiderohej si një prej personave të dyshuar ose që mund të kishte dijeni për ngjarjen lidhet me aktin horror të 17 korrikut të dy viteve më parë, kur në Urën e FushëKrujës iu zu pritë Brilant Martinajt dhe dy shokëve të tij.

Në urdhrin e lëshuar pak orë pas ngjarjes, emri i Roan Gj. Brahimit ishte renditur i katërti ndër gjashtë persona që duhej të gjendeshin dhe të merreshin në pyetje për masakrën me tre të vrarë dhe të djegur më pas, në mes të ditës dhe në arterien rrugore më të mbingarkuar të vendit.

Në fakt, nuk dihet sot e asaj dite nëse Roan Brahimi u mor në pyetje apo jo, por dyshimet për të ranë edhe për dy atentate ndaj Ylli Brahimit në Milot, u dyshua edhe për një atentat në Shkozet, edhe për lidhje të fuqishme me persona që kanë drejtuar grupe të fuqishme kriminale, por u tha se ai u largua nga Shqipëria kohë më parë.

Ai u kthye në Athinë, ku mendohet se kishte shkuar për të festuar Pashkët me djalin dhe nënën e tij, dhe aty ka rënë në pritën e organizuar nga persona, që sipas hetimit grek, i kanë ndjekur dhe i kanë pasur nën vëzhgim familjen!

Policia greke menjëherë ka nisur hetimet dhe dyshon se atentatorët mund të kenë kaluar kufirin dhe të kenë hyrë në vendin tonë.

Ndonëse mekanizmi i atentatit është i ngjashëm me disa vrasje të tjera të ndodhura viteve të fundit në Athinë, ata dyshojnë se autorët mund të kenë udhëtuar nga Shqipëria, për shkak se viktima ishte i panjohur në Athinë.

Vdekja e 7 pasagjerëve/ Shoferi tenton të frenojë, por nuk ia del dot. Momenti dramatik nga brenda autobusit në Rusi

Të paktën shtatë persona humbën jetën pasi një autobus u rrëzua në lumin Moika në Shën Petersburg, sipas raportit të fundit të publikuar të premten mbrëma nga Komiteti Hetues i Federatës Ruse. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13 të së premtes, kur një autobus me rreth 20 pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një urë në ujërat e lumit Moika.

Numri i mëparshëm i autoriteteve ruse fliste për tre të vdekur dhe gjashtë të plagosur, nga të cilët katër u shtruan në spital në gjendje kritike.

Shoferi 44-vjeçar i autobusit është arrestuar dhe po merret në pyetje. Sipas raporteve ruse, ai pretendoi se humbi kontrollin e automjetit për shkak të një dështimi të sistemit të frenimit. Në një video të publikuar nga 112, kamera brenda autobusit tregon përpjekjen e shoferit për të rimarrë kontrollin e mjetit përpara se të binte nga ura, por pa sukses.

A do ta “braktisë” Heidi Baçi Italinë për Romeo Veshaj dhe si e ka pritur babai i saj lidhjen me aktorin, rrëfehet nëna e banores së BBV

Nëna e Heidi Baçit ka folur për daljen papritur të vajzë së saj nga Grande Fratello pas surprizës në shtëpinë e famshme italiane nga i ati, Genti, si edhe për lidhjen e dashurisë të krijuar në BBV me aktorin Romeo Veshaj.

Lalja ka deklaruar se Heidit iu ndërpre padrejtësisht eksperienca në Grande Fratello, teksa theksoi se “ka pasur një farë presioni”.

“Nuk ka qenë aspak e lehtë, por e kemi respektuar vendimin e Heidit. Meqë atje iu ndërpre padrejtësisht eksperienca, kishte një farë presioni. Genti nuk mori vendimin për Heidin, thjesht ndërhyri për atë që nuk na pëlqeu. Kur kishte vendosur të hynte në BBV, nuk ishte e prisnim. Ne jemi munduar të mos jemi në asnjë portal, për Heidin pati impakt të mirë nga publiku Italian, kishte mbështetja. Ajo dalja jonë publike nuk është se e ndihmon Heidin. Kjo është hera e parë për mua sepse nuk na pëlqen dalja në çdo lloj programi”, tha ajo.

Nëna e banores u shpreh se sa i përket romancës me Romeon do të shprehet vetë babai i Heidit kur t’i bëjë suprizë nëse shkon në finale. Ndërsa theksoi se do të jetë e vështirë për vajzën e saj që të lëre Italinë.

“Nëse Heidi do jetë në finale, mendoj se Genti do shkojë për surprizë. Nuk ka dashur që të lidhet emri i tij me Heidin si në rastin e parë. E ka pasur merakun, nuk është eksperiencë e lehtë. Genti ngaqë bëri suprizën dhe doli sikur po komandonte jetën e Heidit dhe nuk deshi të bënte të njëjtën gjë. Por realiteti nuk është ashtu, Heidi ka qenë totalisht e lirë.

Genti do të shprehet kur ta takojë Romeon. Nuk do ta them çfarë mendon, le ta thotë Genti vetë. E kuptoj nga gjestet që është e dashuruar. Duke njohur Heidin, ajo do ta ketë të vështirë ta leje italianë se është e lidhur me punën me shkollën, me shoqërinë. Por nëse dashuria është e aq e fortë, ia lëmë Heidit”, deklaroi ajo.

“S’e kam vr*rë, erdhi në jetë e vdekur”- Nëna lindi foshnjën në hotel, momenti kur babai e hedh në koshin e mbeturiave

Ky është momenti kur babai hedh foshnjën në plehra në Vravrona. Në pamjet e publikuara nga protothema.gr, shihet burri nga Nepali i cili mban dy qese në dorën e majtë, ku në njërën prej tyre mban foshnjën e vdekur dhe i vendos ato në një kosh plehrash.

Babai ka dëshmuar në polici se e ka hedhur foshnjën në plehra, por ka pohuar se nuk e ka vrarë, pasi kishte lindur para kohe dhe ka vdekur.

Sipas protothema.gr, gruaja ka shkuar në spitalin “Alexandra” mbrëmjen e së enjtes me gjakderdhje por mjekët s’kishin mundur të përcaktojnë nëse kishte pasur abort apo lindje normale.

Më pas u njoftuan autoritetet dhe oficerët e policisë për të shkuar në dhomën e hotelit ku ndodhej çifti për të kryer hetimet.

Sipas informacioneve, në dhomë ka pasur gjak, si në tualet, në çarçafë dhe në vende të tjera.

Fetusiu gjet në një vendgrumbullim mbeturinash të premten dhe pritet të ekzaminohet nga mjeku të hënën.

Roan Brahimi “ka gisht” në ekzekutimin e Gentjan Bejtjes? Lidhja e tij me “transportuesin” e vrasësve

Roan Brahimi, i njohur edhe me emrin Sidorel Prendi nga Pllana e Lezhës, i cili u ekzekutua me armë zjarri në Athinë, dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes më 15 mars në Larushk të Fushë-Krujës.

Një nga personat e arrestuar nga policia si transportues i vrasësve, Ilir Beqaraj (Brahimi), rezulton të ketë lidhje familjare me të, konkretishti kunat me Roan Brahimin. Ky i fundit, sipas burimeve të policisë së Tiranës në bashkëpunim me grupin e Niklës, ka dyshime të forta se kanë bashkëpunuar për të kryer këtë atentat, e po ashtu dyshohen të perfshirë edhe në disa ngjarje të fundit të ndodhura në Kurbin dhe Lezhë.

Ata mendohet të kenë qenë financues dhe organizatorë, për të goditur grupet rivale që i shihnin si rrezik për sigurinë e tyre. Për vrasjen e Gentjan Bejtjes dyshohet se pajtuan qitës nga Vlora.

Kujtojmë se Brahimi u ekzekutua në kryeqytetin grek më 9 Maj 2024. Ai u qëllua në sy të partneres dhe djalit të tij të vogël nga dy persona të maskuar të cilët me motorin e tyre iu afruan 32 vjeçarit që po priste familjarët në makinë.

32-vjeçari i cili njihej edhe me emrin Sidorel Prendi ka qenë një personazh i lakuar në disa ngjarje të rënda kriminale në qarkun e Lezhës por jo vetëm.

3 vite më parë ai u shpall në kërkim nga policia pasi dyshohej se së bashku me 2 persona të tjerë, mes të cilëve Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozin, mësynë të armatosur në ambientet e një lokali në Lezhë.

/tvklan.al

Vrasja e rivalit të Ervis Martinajt, “karremi” i atentatorëve me… parkingun! Autorët vëzhgonin çdo lëvizje të familjes së Roan Brahimit, si e futën në kurth

Detaje të reja dalin nga ekzekutimi i Roan Brahimit, krimi ndodhi rreth orës 21:30 të së enjtes në sheshin qendror të Bajronit në Athinë, ku persona të panjohur me motor qëlluan për vdekje 32-vjeçarin shqiptar, i cili ishte në makinë me gruan e tij, e cila u plagos lehtë.

Makina është ndalur në kryqëzimin e rrugëve Messolongiou dhe Tsaldari. Fëmija shtatë vjeçar i çiftit, i cili po luante në shesh me gjyshen, ka parë me sytë e tij vrasjen e të atit, sipas dëshmitarëve okularë.

Ekzekutorët raportohet se vëzhgonin çdo lëvizje të familjes së viktimës, ndërsa, mesa duket, kanë ruajtur një vend parkimi për Roan Brahimin për ta futur në kurth.

Autorët kanë parë shënjestrën e tyre duke mbërritur dhe më pas, kanë ndezur motorin duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Në këtë mënyrë vrasësit kanë lënë të lirë një vend parkimi që do të shërbente si “karrem” për 32-vjeçarin, i cili parkoi automjetin aty duke pritur për të marrë fëmijën.

Ekzekutorët qarkulluan me motor rreth sheshit dhe u kthyen sërish në vendngjarje, ku njëri prej tyre qëlloi viktimën pa u shqetësuar për kalimtarët, sipas MEGA që ka rindërtur me video dinamikën e krimit.

Dy autorët mbajnë skafanda të errëta që mbulojnë tiparet e tyre. Ata qëndrojnë pranë derës së shoferit dhe qëllojnë.

Dy plumba i morën jetën të riut. Gruaja e tij fillimisht humbi fillimisht ndjenjat dhe kur i erdhi vetëdija, zbriti nga sedilja e pasagjerit e gjakosur.

“Dritarja ishte pak e hapur dhe nga aty u qëllua”, ka deklaruar bashkëshortja e Roan Brahimit, 32-vjeçarit i cili i ekzekuta mbrëmjen e së enjtes (9 Maj) në sheshin qendror të Bajronit.

Gruaja është shprehur se po prisnin fëmijën e tyre, kur atentatorët u afruan dhe më pas qëlluan.

“Prisnim të vinte fëmija dhe më pas pashë motorin që po vinte dhe e qëlluan”, deklaroi ajo. Dy personat që ndodheshin në motor më pas u “zhdukën” nga vendgjarja.

Sherr me thikë në një lokal në Mykonos, një i vdekur dhe një i plagosur

Një sherr me thikë mes disa shtetasve pakistanezë ka përfunduar me viktimë.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Mykonos.

Si pasojë e sherrit mediat greke shkruajnë se një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur.

Sipas informacioneve nga policia në vend, në këtë konflikt janë përfshirë rreth 25 pakistanezë.

Pas kësaj ngjarje të rëndë policia ka rrethuar zonën dhe po heton për zbardhjen e plotë të konfliktit.

Denoncim në polici për Julin dhe Meritonin? Ja si përgjigjet vëllai i Eglës

Beso Ceno, vëllai i aktores Egla Ceno, ka folur këtë të premte rreth deklaratave të Eglës se do të padiste në polici për ngacmim Julian Dedën dhe Meriton Mjekiqin.

Ceno tha se ai dhe familja e tij nuk do të bëjnë asnjë denoncim, ndërsa shtoi se Egla e ka bërë atë deklaratë në tension e sipër për shkak të situatave që ndodhen.

Deklaratën Beso Ceno e bëri i ftuar në “Shqipëria Live”.

Pyetje: Ajo ka folur për denoncim do ketë një të tillë?

Beso Ceno: Jo atë e ka thënë në tension e sipër, ka thënë nëse do ishim jashtë, nuk duhet të ndodhë në një emision të tillë.

Egla, Juli dhe Meritoni prej ditësh janë përfshirë në tensione të forta me njëri-tjetrin ku nuk kanë munguar fjalët ofenduese. Në një moment Egla deklaroi se nëse do të kishte mundësi do të padiste Julin dhe Meritonin për ngacmim.

Akùzohet se pùnon si e. skòrtë në Dùbai, reagon modelja e fąmshme shqiptare: Ku janë gjithë këto para, më thuani…

Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella, ka reaguar pas disa deklaratave që janë bërë në një studio televizive për Dubai-n.

Kjo pasi një gazetare tha që ‘vajzat, kryesisht ato të showbizit, marrin shuma të majme parash në Dubai’.

“Hahahahaahhaha, ndryshoni kasetën ju lutem. Qesharake”, shkruan Kejvina.

“Po ku janë gjithë këto para që i kanë parë këto moralistet?…më tregoni se pyes për një shoqe”, vijon ajo.

Shuma nga vajzat e famshme shqiptare, mes të cilave dhe Kejvina Kthella, akuzohen se punojnë si eskorta në Dubai, por vetë Kejvina është tallur me këto zëra.