Vrau “Benzemanë” !!! Shqiptari i shpëton dënimit me vdekje

Më 8 janar, 19-vjeçari shqiptar, Xhuliano Prenga “nënshkroi” dënimin e tij me vdekje! Por duket se të paktën deri më tani, situata e tij ka ndryshuar. Më shumë detaje lidhur me fatin e shqiptarit që tashmë po mbahet i izoluar në burgun e Bagdadit për vrasjen e Mustafa Aljiburi, i njohur me nofkën “Benzema” ka dhënë gazetari Ervin Dushi. Në një intervistë që ka dhënë për “Jetë shqiptare”, Dushi ka zbuluar se shteti suedez ka ndërhyrë që të paktën, i riu shqiptar të mos dënohet me vdekje. Për këtë marrëveshje, shteti ka paguar të paktën 10 milionë euro Irakut, por kjo nuk e zgjidh problemin e të riut. Edhe pse nuk do të dënohet me vdekje, sërish nuk e bën që të shpëtojë nga burgu përjetë.

Megjithatë për të riun, ende nuk është marrë një vendim.

“Kemi tentuar që të kontaktojmë me nënën e tij, por nuk ia kemi dalë sepse duhet mirëkuptuar. Ka një fëmijë gjallë, që nuk e ka të gjallë. Ai vazhdon të jetë në Bagdad në burg dhe e vetmja e mirë është që shteti suedez pagoi për të “blerë” jetën e tij. Përdorën një klauzolë që kishin fiset atje, ku mund të bënin marrëveshje. Paguan rreth 10 milionë euro. Pritet që të shprehet gjykata, mund të dënohet me burg përjetë, por mjafton që të jetë gjallë. Mos ta asgjesojnë në mes të qytetit. Kjo është e vetmja e mirë. Mundësitë për deportim janë të pakta sepse duhet të vuajë dënimin në vendin që ka kryer krimin,”-tha Dushi.

Mustafa Aljiburi, 34 vjeç, u qëllua për vdekje me datë 8 janar në një makinë në lagjen Ameria të Bagdadit, Irak. Një person, i cili sipas mediave irakiane ishte shfaqur me një motoçikletë dhe kishte hapur zjarr, u largua nga vendi i ngjarjes por më pas u arrestua nga Policia vetëm pak orër pas ngjarjes. 19-vjeçari Xhuliano Prenga që qëlloi për vdekje mafiozin që njihej edhe me nofkën e tij “Benzema”, ishte shqiptar. Duke qenë se i riu kishte pasaportë suedeze, u kuptua që ishte shqiptar vetëm nga një tatuazh me shqiponjë që kishte në krah.

Shqiptari ishte përgatitur për të kryer të gjithë detyrën që i ishte ngarkuar me shumë gjasa nga banda kundërshtare. Duke marrë parasysh situatën e vështirë mes klaneve të drogës në Suedi, mediat nuk kanë publikuar më lajme lidhur me të riun, duke tentuar që të mbrojnë të paktën familjen e tij, nënën, motrën dhe të vëllanë, të cilët ende jetojnë në Suedi

Nëse Shqipëria do sulmohej si Ukraina, sa kohë do rezistonte me armatimet e veta?

Sot theksohet shpesh çfarë do të ndodhte me agresionin rus në Ukrainë nëse Perëndimi do ta kishte lejuar Ukrainën të armatosej dhe të zhvillonte aftësitë e saj ushtarake, deri në potencialin bërthamor.

Nuk dihet çfarë, ama dihet që nuk do ishte kjo nevojë emergjente e dëshpëruar dhe problematike për të armatosur Ukrainën nga jashtë.

Thuhet se Putin ka hedhur sytë për një front të dytë lufte në Ballkan.

Nëse do sulmohej Shqipëria, sa do ishte ajo në gjendje të mbrohej? Sigurisht që asnjë ditë pa ndihmën e NATO-s.

Por dikur nuk ka qenë kështu.

Më poshtë janë shifrat e plota të armatimit dhe teknikës luftarake që kishte Shqipëria përpara ’90-s botuar sot në DITA, pjesë e një analize mbi gjendjen e Mbrojtjes së vendit gjatë viteve të fundit.

Shifrat e mëposhtme janë sjellë në DITA nga Dilaver Goxhaj, kolonel dhe ish-zv.shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës:

“Shqipëria ishte përgatitur edhe për mbrojtje kundëratomike dhe për një luftë të gjatë mbi dhjetë vjet. Vetëm depot e rezervave ushqimore e siguronin këtë aftësi në kushte hermetike të një rrethimi të plotë” – shkruan ushtaraku me përvojë Goxhaj ndër të tjera,

Më poshtë shkrimi i tij:

Këmbësoria: Ishin 22 Divizione Këmbësorie, në përbërje të të cilëve ishin 110 brigada këmbësorie; 19 brigada sulmuese të organizuara e të përgatitura për të vepruar kryesisht në shpinë të armikut; 8 brigada të Rinisë Shkollore të Armatosur me nxënës të shkollave të mesme, (klasat 11-ta e të 12-ta); 5 brigada të rinisë universitare të armatosur; 11 brigada tankesh me 1300 taknke, 638 transportues të blinduar e 630 diagaçë; 1 brigadë të ndërlidhjes; 36 batalione zbulimi me trupa, dhe dhjetëra posta radiozbulimi për përgjimin e armiqve të mundshëm1);

Sipas procesverbalit të Mbledhjes së Këshillit të Mbrojtjes, Shqipëria kishte gati 3 lloj armë këmbësorie (pushkë gjysëm automatike, automatikë e mitraloza) për çdo ushtar e vullnetar, nxënës e student: pushkë 436.800, automatikë 235.200, mitralozë të lehtë e të rëndë 28.000, mortaja (të gjithë kalibrave) 7.400, fishekë të kalibrave të ndryshëm 2.600.000.000 copë. Uzina e Poliçanit prodhonte 300.000 granata dore ofensive e difensive në vit, si dhe prodhoheshin edhe predhat e mortajave 82, 107 e 120mm dhe po zgjerohej linja e prodhimit të municioneve për topat KT 75mm, obuzat 122mm, për topat KA 37mm e mitr.KA 12,7 e 14.5mm”.

Brenda 72 orëve Shqipëra mobilizonte 750.000 njerëz në uniformë për të përballuar agresionin.

Shqipëria ishte përgatitur edhe për mbrojtje kundëratomike dhe për një luftë të gjatë mbi dhjetë vjet. Vetëm depot e rezervave ushqimore e siguronin këtë aftësi në kushte hermetike të një rrethimi të plotë.

Mbrojtja Kundërajrore (MKA), arma më masive: Shteti shqiptar i kushtoi një vemendje të jashtëzakonshme MKA, duke marrë përvojën e luftës së Vietnamit, pasi në betejat e sotme aero-tokësore nuk mund të përballohet asnjë lloj agresioni pa MKA, ndryshe nuk mund të veprohet lirshëm në fushën e betejës.

Si e tillë ajo ishte kompletuar me 34 regjimente të artilerisë kundërajrore dhe 100 grupe AKA (në përbërje të brigadave të Këmbësorisë), të kalibrave 20, 25, 37, 57, 85 dhe 100 mm, me gjithsej 3800 gryka zjarri; 14.000 mitralozë 12,7mm pa llogaritur 22 batalione të mitralozave KA 14,5mm dy dhe katër tytësh (gjithësej 1.188 tyta zjarri)2); një regjiment i raketave të drejtuara kundërajrore tokë-ajër SAM-2, për mbrojtjen e kryeqytetit nga aviacioni armik, ku të gjitha repartet e tij ishin shdërruar në rajon tepër të fortifikuar, dhe çdo lëvizje ishte e nëndheshme; një regjiment të zbulimir radioteknik, në përbërje të të cilit kishte 17 posta radioteknike, (14 aktive e 3 rezervë), të tipave P-8, P-10, P-15 dhe P-30, të cilat mbulonin gjithë hapësirën ajrore përreth kufijve të vendit tonë deri edhe 150 km tej kufirijve shtetërorë; 5 baza të furnizimit material-teknik RKP dhe shumë reparte të tjera të shërbimeve të domosdoshme të ushtrisë. I gjithë sistemi i MKA, përfshi edhe pozicionet e zjarrit të mit.KA 12,7mm, ishte i vendosur në tokë dhe nën tokë, asnjë armë ose aparaturë mbi tokë.

Për kohën ky lloj armatimi dhe sasia e tij ishin tepër efikas.

Dhe këtë fuqi të MKA të vëndit, ku edhe në çdo fshat kishim një togë të mitralozave kundërajrorë 12,7mm, e dinin të gjithë fqinjët tanë. Dhe ja se çfarë më tregojnë, në biseda shoqërore dy ish-oficerë shqiptarë të ish-ushtrisë jugosllave, që një pjesë të kohës së shërbimit të tyre ushtarak kanë qenë edhe pjesëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të asaj ushtrie. Gjeneral Ramadan Qehaja më tregonte në vitin 1999: “Sa herë që hartonim metodika të ndryshme për mbrotje nga Shqipëria apo për mësymje kundër saj, nuk planizonim kurrë përdorim të desantit ajror as me hedhje e as me ulje, pasi ishim të bindur se ai ishte i asgjësuar pa rënë në tokë.” Të njëjtën gjë ma pat treguar koloneli I aviacionit luftarak, piloti nga Shkupi Ali Aliu, në vitin 1996. MKA ishte përgatitur që t’i kundërpërgjigjej me zjarr çdo sulmi të befasishëm nga ajri për 2-3 minuta, nëse shkelej hapësira jonë ajrore në rast agresioni ushtarak.

Artileria Fushore: 33 brigada të Artilerisë tokësore në vartësi të divizioneve dhe RKP, krahas artilerisë organike në brigada e batalione këmbësorie, të përbëra prej topa dhe top-obuz prej kalibrit më të vogël 75, 76 mm deri në kalibrin me larghedhje të madhe 122, 152mm, si dhe reparte mortajash të kalibrave 60, 81, 107, 120 dhe deri 160mm, që ishin efektivë në mënyrë të veçantë për veprime luftarake në terren malor. Me përparësi ishte punuar për sistemin e artilerisë kundër-tanke si dhe artileri reaktive me prodhushmëri të lartë zjarri. Si rrjedhojë ekzistonte një iventar i përgjithshëm artilerie tokësore pej 21.500 gryka zjarri, ku 4300 gryka zjarri ishin të kalibrave 120mm e lart; 6 Regjimente të Artilerisë Kundërtanke; 4 regjimente të artilerisë bregdetare të kalibrit 100 e 130mm, që vepronin bazë grupi e baterie për asgjësimin e anijeve desanto-zbarkuese e anijeve luftarake të armikut4). Të gjithë PZ të artilerisë ishin QZP tepër të fortifikuar.

Arma e Xhenjos: Ekzistonte një Divizion Xhenjoje me tre brigada xhenjere; si dhe 4 regjimente fortifikimi; një detashment i teknikës së rendë; një batalion autonom të nxjerrjes së kromit dhe një kompani autonome në ishillin e Sazanit5). Ky Divizion ishte Rezervë e Komandës së Përgjithshme (RKP) dhe shtrihej në të gjithë vendin. Përveç këtij divizioni ishin edhe repartet xhenjere të trupës: 22 batalione xjenjere, (një për çdo DK); 110 kompani autonome xhenjere, (një për çdo BrK); 440 toga xhenjere, (një për çdo batalion këmbsorie)6).

Arma e Mbrojtjes Kundërkimike: Një regjiment autonom i Mbrojtjes Kundërkimike (flakëhedhës), RKP, krahas nënreparteve përkatëse të divizioneve, brigadave, regjimenteve e batalioneve (grupeve), njësoj sikundër folëm edhe për trupat xhenjere.

Forcat Ushtarako Detare: 5 Baza Ushtarako-Detare, (Sarandë, Vlorë, Ishulli i Sazanit, Durrës, Shëngjin), të cilat në përbërje kishin: Katër silurues – 80 copë, Dragamina rade – 6 copë, Dragamina bazë – 2 copë, Gjuajtësa detarë – 4 copë, Nëndetëse – 4 copë (në Portopalermo tip tunel ujor); 6 copë Motovedetë – tip Shangai II. Të gjitha këto ruheshin në sistem tunel. Në Bazat ushtarake Detare ishin gati për minimin e ujit në afërsi të bregdetit mbi 35 mijë mina detare, të cila ishin të mbrojtura nga artileria bregdetare e përbërë me mbi dy mijë gryka të ndryshme topash.

Forcat Ushtarako Ajrore: Dispononim 3 regjimente ajrore gjujtës-bombardues (Kuçovë, Rinas dhe Gjadër); një regjiment helikopterësh (Farkë); skuadrilja autonome e avjonave të transportit (Laprakë-Tiranë); detashmenti i avjonave të shërbimeve qeveritare (Rinas); detashmenti helikopterave në varësi të MPB dhe ai shëndetësor (Laprakë); Uzina e Riparimit të Avjonave (Kuçovë), ku realizohej remonti kapital i avjonave dhe helikopterëve dhe Vendkomanda Qëndrore (Tiranë). Parku i përgjithshëm i aviacionit kishte 217 avjonë dhe helikopterë që dislokohej në 3 aerodrom të klasit të parë, 2 aerodrome të klasit dytë, një heliodrom, ndërkohë që ekzistonte një bazë e fuqishme e furnizimit material-teknik, si dhe të gjitha llojet e municioneve luftarake si për goditje ajrore ashtu dhe tokësore7). Gjithçka ruhej në sistem tunel, përjashtuar helikopterët. Sot disponojmë dy skuadrile helikopterësh me 12 tipe të ndryshëm. Përfytyroni tashti këtë lloj force ajrore laramane gjatë veprimeve aktive. Si mund të arrihet që municionet dhe pjesët e këmbimit të bëjnë për secilin helikopter?!

Përgatitja e kuadrit ushtarak (oficerave aktivë) bëhej në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerave (Tiranë), për të gjithë llojet e armëve e shërbimeve të ushtrisë, deri në nivel batalioni; në Akademinë e Lartë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm (Tiranë) për nivelin brigadë, di vizion e lartë; Kursi i Lartë pranë Akademisë së SHP; Shkolla e Lartë e Aviacionit (Vlorë); Shkolla e Lartë e Marinës (Vlorë); 3 shkolla dy-vjeçare për përgatitjen e kuadrit rezervist, si dhe kurset tre-mujore pranë çdo Korpusi (divizioni) për komandantë skuadre. Pjesa dërmuese e studentëve të shkollave që përgatisnin oficerat komandues vinin nga Shkolla e Mesme e Përgjithshme Ushtarake “Skëndërbej” në Tiranë, fidanishtja e ushtrisë.

Forcat njerëzore. Llogaritur në efektivë, deri në fund të Luftës së Ftohtë, Republika e Shqipërisë, në përbërje të Forcave të Armatosura kishte: 16.500 oficerë, 9.000 nënoficerë aktivë si dhe 80.000 ushtarë e 8.000 civilë8), të clët përbënin bërthamën organizative, drejtuese e komanduese të FA; 450.000 rezervistë të organizuar në 136 brigada të të gjitha llojeve; 265.000 vetë të Forcave Vullnetare të Vetëmbrojtjes Populore që përbëheshin kryesishtë nga gra e vajza të moshës 35-40 vjeç, si dhe meshkuj të moshës 50-60 vjeç, (prej tyre 3.672 burra, 16.600 gra e vajza dhe 2.171 paraushtarakë), por dhe nga të rinjë paraushtarakë 18 vjeçarë, të organizuara në 11 brigada (ose 608 batalione) dhe që ishin në vartësi të shtabeve të mbrojtjes së rretheve9).

Efektivi i përgjithshëm i armatosur i FA shkonte në 750.00 vetë, krahas strukturave të tjera ndihmëse, ku të gjitha së bashku arrinin afërsishtë 1.000.000 trupa aktive.10)

Gatishmëria luftarake: Përveç rezervave që kishte ushtria në Bazat e saj të Furnzimit, çdo Diivizion Këmbësorie kishte rezerva municioni e ushqimi për 25 ditë luftime intensive, përveç kompletimit luftarak në pajime; brigadat e skalionit të parë kishin rezerva për 15 ditë, kurse në rajonet e parashikuar për luftë në rrethim rezervat shkonin deri për 6 muaj.

Me marrjen e sinjalit të kushtrimit luftarak llogaritej që mitralozat e postave kufitare, bateritë e gatshme të artlerisë dhe gjithë artileria kundërajrore të hapnin zjarr brenda 2-3 minutave; ndërsa batalionet mitraliere të vijës së parë ishin të gatshëm për të kapur rajonin e mbrojtjes për 25-27 minuta, duke pasur një efektivë prej 800 vetë, (nga të cilët 150-250 aktivë), 54 mitraloza të rëndë, 27-36 mitraloza të lehtë, një bateri artilerie me 4-6 topa regjimentalë dhe kish për detyrë të bënte një rezistencë 6-8 orë, ta lodhte e ta rraskapiste armikun, duke e shpartalluar formacionin e tij të luftimit derisa të kompletohej brigada, kohë e cila ishte dhe kufiri maksimal i kompletimit të brigadës, ku çdo BrK e skalionit të parë kishte 2-3 të tillë.

Kompletimi me rezervistë i gjithë ushtrisë u arrit të realizohej për 72 orë.

Veç këtyre, shteti shqiptar kishte Divizionin e Mbrojtjes Civile të Republikës për t’i ardhur në ndihmë popullit në qendrat e banuara në rast lufte, si dhe struktura të tjera të organizuara pranë organeve të ekonomisë dhe të pushtetit lokal.

Duke pasur 7 korpuse në vijë të parë, në front, dhe 2 korpuse rezervë (deri në vitin 1983), ndërsa pas këtij viti 16 divizione në vijë të parë dhe 4 të tjerë në skalion të dytë dhe 2 Divizione RKP, si dhe Komandën e Mbrojtjes Kundërajrore për mbulimin e objekteve të rëndësishme,(qytetet dhe qëndrat e mëdha ekonomiko-industriale), Komandën e Aviacionit Luftarak, Komandën e Flotës Luftarako-Detar (të gjitha në dorë të Komandës së Përgjithshme), sistemi ynë i mbrojtjes garantonte veprime të sukseshme për përballimin e sulmit të kundërshtarit si në drejtim tokësor e atë detar, por edhe në atë ajror. Nëse do të shihej i hedhur në një hartë të vetme gjithë planizimi luftarak i mbrojtjes së vendit, i gjithë territori i Shqipërisë përbënte një rajon të vetëm mbrojtjeje. “Në rast agresioni kundër vendit tonë,- thuhej në Artin Ushtarak Popullor -, nuk do të kemi një përleshje të armatosur ndërmjet një ushtrie të rregullt dhe Ushtrisë sonë Popullore, por në mes të ushtrisë së rregullt të armikut dhe të gjithë popullit tonë të armatosur dhe të Ushtrisë sonë Popullore”11).

Shërbimi logjistik (Prapavija). Buxheti vjetor i ushtrisë shqiptare prej viteve 1980-1982 e në vijim ishte 12-15% të të ardhurave të buxhetit vjetor kombëtar, për çdo vit12).

Ushtria shqiptare kishte 5 Baza të fuqishme Furnizimi të Ushtrisë (Tiranë, Elbasan, Rrëshen, Berat dhe Tepelenë), me filialet e tyre dhe me depo po shumë të fuqishme në të gjithë territorin e vendit dhe të gjitha në depo tip tunel nëntokësor, të cilat kishin si detyrë kryesore luftarake: të siguronin nga ana logjistike të gjitha drejtimet strategjike e operativo-strategjike të vendit në të cilat kishe armatim, municione, veshmbathje, ushqime e medikamente për njerëz e kafshë (që freskoheshin çdo vit), aparatura mjekësore, pjesë ndërimi për të gjitha llojet e teknikës, transportit e armatimeve, tankeve, deri tek gryka zjarri rezervë për topat e artilerive, karburante, teknikë e municione xhenjere etj.

Vijimësinë e furnizimit të tyre në rast lufte Bazat e Funizimit të Ushtrisë e siguronin nga depot e Rezervave Shtetërore dhe ekonomia e vendit sipas planeve të veçanta të miratuara nga Këshilli i Ministrave dhe Këshilli i Mbrojtjes. Edhe depot e Rezervave Shtetërore ishin ndërtuar e skalionuar për të siguruar të gjithë drejtimet e mbrojtjes strategjike të vendit.13). Gjithçka që ruhej në këto baza furnizmi dhe filialet e tyre ishin llogaritur për të përballuar për 5 vjet luftë me secilin armik të mundshëm të asaj kohe, mbi bazën e një llogaritje sesa municion do harxhonte çdo ditë luftimi secila prej armëve14).

Bazat e Furnizimit kishin lidhje me Rezervat e Shtetit që edhe ato në çdo drejtim ruanin sasi rezervash për llogari të ushtrisë. Përveç këtyre, ushtria kishte disa uzina e kombinate për prodhimin e gjithë nevojave të ushtrisë, duke filluar nga pistoletat, pushkët, automatikët, mitralozat, municionet e të gjitha llojeve të armatimit përkatës, duke përfshirë edhe predhat e artilerisë e të aviacionit, pa llogaritur prodhimin e eksplozivave.

Dhe të gjitha ç’ka përmendëm në këtë pikë ishte e sistemuar në tunele, për të funksionuar edhe gjatë luftës.15)

Përsa i përket pajisjes së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, vetëm në njësitë dhe repartet e ushtrisë, përjashtuar Rezervat e Komandës së Përgjithshme, në fund të viteve ’80 kishim 1 milon e 160 mijë armë të lehta këmbsorie16), me mbi 3.000.000.000 copë fishekë.

https://www.youtube.com/watch?v=lzfjIwflKac

Botuar si pjesë e shkrimit të kopertinës së DITA “A ka rilindur Ushtria”.

Presidenti grek: Janina është e Shqipërisë

Deklarata e Presidentit të shtetit të parë grek, Kapodistrias: Janina është e Shqipërisë

Kapodistrias ishte i bindur se Janina ishte shqiptare, prandaj këtë ia bëri të ditur edhe car Nikollës me anë të kontit Neselrod

Prof. Sherif Delvina

Kapodistrias, burrë shteti, diplomat megaliideist, ish-ministër i carit dhe më vonë president i shtetit të parë grek pas shpalljes së pavarësisë, është edhe frymëzuesi i lakmisë për kufirin verior grek deri në Vjosë. Nën petkun e kërkesave greke për çlirimin kombëtar të atdheut, ai i paraqiste Evropës Perëndimore, të pushtuar nga romantizmi, si program maksimal të çlirimit kombëtar, Vjosën si kufi ideal të Greqisë në veri.

Luftën për pavarësi të Greqisë Kapodistria e bëri të njohur si ide fetare. Kufijtë e Greqisë i kërkonte sipas parimit greko-fetar: “Kush është ortodoks, është grek”. Në këtë luftë për çlirimin e Greqisë morën pjesë shumë elementë heterogjenë. Është fakt se 9\10 e heronjve të luftës për pavarësi të Greqisë qenë shqiptarë.

Nga Petersburgu J. Kapodistrias i shkruan një letër kontit Neselrodi, e cila mban datën 27 korrik 1827. Në këtë letër ai i lutet këtij konti që të ndërhyjë pranë carit për t’i plotësuar kërkesën e meposhtme:

“Tregtarët e Janinës me banim në Moskë, në marrëveshje dhe së bashku me kolegët e tyre të Janinës, kërkonin që shumat e konsiderueshme të interesit të parave që ishin dhënë nga ata për mbajtjen e jetimoreve të Moskës dhe që shkonin prej vitesh në llogari të mbajtjes së shkollave greke të Janinës dhe të institucioneve publike të atyre anëve, të shkonin në ndihmë të revolucionit grek, sepse Janina ishte shkatërruar qysh prej vitit 1820 në luftën e Ali Pashës kundër turqve. Këto kapitale të dala nga ky interes kapin shumën e 200.000 rublave“.

Sipas një studimi të bërë në vitin 1989 nga historiani rus Filatov në arkivat e Moskës, del se në Moskë ndodhen rreth 500.000 dosje që flasin për ndihmën që i kishte dhënë Rusia cariste Greqisë në luftën e saj për çlirimin kombëtar. Është fakt i padiskutueshëm se Rusia i shpalli luftë Turqisë pasi u mor vesh me Austrinë, që, pasi ajo të fitonte luftën me Turqinë, t’i njihej pavarësia Greqisë si nga Rusia ashtu edhe nga Austria. Ajo i premtoi Austrisë se nuk do të kërkonte asnjë metër tokë të Perandorisë Osmane pas mbarimit të luftës.

Në atë letër Kapodistrias nuk kërkonte vetëm interesat e kapitaleve të tregtarëve të Janinës, por, duke kërkuar ato, ai nxiste carin të ndihmonte më tej vendin e tij.

Presidenti i ardhshëm i Greqisë në këtë letër shkruante siç mendonte: ai Janinën e quante pjesë të Shqipërisë. Kapodistrias ishte i bindur se Janina ishte shqiptare, prandaj këtë ia bëri të ditur edhe car Nikollës me anë të kontit Neselrod. Car Nikolla ishte i bindur se kolonitë e tij si Gjeorgjia, Turkmenistani etj. ishin joruse, por ato deklaroheshin nga car Nikolla si toka ruse. Sipas arsyetimit të car Nikollës edhe Epiri do të zaptohej nga Greqia në të ardhmen, siç kishte zaptuar Rusia kolonitë e saj që përmendëm më sipër. Sipas logjikës së Romanovëve, edhe Jan Kapodistria, që udhëhiqej nga logjika megaliideiste, besonte se Epiri ishte tokë shqiptare, por që do të bëhej në të ardhmen tokë greke. Ja, si shprehet ai në atë kohë për Janinën:

“Depuis plusiuers annèes des sommes considerables avaient ètè placées a fonds perdus dans l’hospice des enfants trouvés a Moscou, soit pour les frères Zosimas, soit par plusieurs autres grecs origineres commes eux de la ville de Janina en Albanie”. (Correspondance du Comte J. Capodistrias président de la Grèce, comprenant les lettres diplomatique, administratives et particulieres, écrites par lui depuis le 20 avril 1827 jusqu’ aus octobre 1831, publiées par les soins des fréres et E. Bitani un des ses secrétaires, Tome premier, Genève, Abraham Cherbuliez et C. Librairie Paris, f 168, 1839).

Po japim përkthimin e këtyre rreshtave: “Qysh prej shumë vjetësh fonde të konsiderueshme ishin vendosur si fonde të pakthyeshme për rritjen e fëmijëve të gjetur në Moskë, qoftë nga vëllezërit Zosima, qoftë prej shumë grekëve të tjerë me origjinë sikurse ata nga qyteti i Janinës në Shqipëri”.

Për Kapodistrian dhe diplomacinë ruse të kohës Janina ishte shqiptare. Janinën Kapodistria e quan qytet të Shqipërisë dhe këtë kërkon t’ia bëjë të ditur carit. Në këtë letër kuptojmë sa pa baza ishin pretendimet ruse që Epiri i përkiste Greqisë. Këtë rivendikim grek Rusia e carëve e mbrojti me ngulm në të gjitha konferencat ndërkombëtare ku mori pjesë.

Për përbërjen e popullsisë së Janinës në atë kohë po i referohemi një ushtaraku grek, major Qiriakut, konkretisht librit të tij “Theatre de la guerre en Grèce”, Paris, F. G. Levrault – editeur, 1829. Aty Qiriaku shprehet kështu për Janinën: “Popullsia e këtij qyteti përbëhet nga 40.000 vetë. Shumica e tyre janë muhamedanë, ndërsa popullsia e krishterë e Janinës është 2000 banorë”. Pjesa më e madhe e popullsisë së Janinës ishte shqiptare. Edhe mbiemrat e familjeve të tregtarëve janiniotë, që përmend Kapodistrias në vëllimin e parë të këtij libri, nuk janë grekë, por patronime shqiptare si Bubajt, Gargujt, Palajt, Mirashlit etj.

1. Bubë në mitologji është një qenie fantastike që, sipas paragjykimeve, përfytyrohej si përbindësh e gjarpër i madh me të cilin trembeshin zakonisht fëmijët e vegjël; gogol, dordolec etj.

Kuptimi tjetër i patronimit bubë është vemie e rritur para se të shndërrohet në flutur, krimb, zakonisht me push; krimbalesh; krimb mëndafshi në ngjyrë të verdhë, rrëshqanor që ha (gjarpër, zhapi, etj.); morr i vogël; Krahinarizëm – push në rrobat e leshta, : bubat e velenxës.

2. Gargull në mitologji është zog; bregcë; shturë.

Gargull (ndajfolje) : deri në buzë; plot e përplot; e mbushi gargull.

3. Palaj kështu thirren pasardhësit e Palit.R

4. Mirashli, kështu thirren pasardhësit e Mirashit.

Kapodistria quan grekë të gjithë ata ish – banorë të ish – Bizantit që mbajnë fenë ortodokse. Për këtë mund t’i referohemi një pasazhi të nxjerrë nga letrat e botuara pas vdekjes së tij : “La nation grecque se compose des hommes, qui depuis la conquête de Constantinopole n’ont pas cessé de proffesser la religion orthodoxe, de parler la langue de leurs péres et qui sont demeurés sous la juridiction spirituele ou temporrelle de leur église n’importe le pays quils habitent en Turquie.”

(Kombi grek përbëhet prej njerëzve, të cilët mbas pushtimit të Stambollit e kanë ruajtur fenë ortodokse, nuk kanë pushuar së foluri gjuhën e etërve të tyre, pa pyetur se në ç’vend të Turqisë jetojnë).

Sipas këtij përcaktimi të Kapodistrias ortodoksët shqiptarë i plotësonin kushtet e sipërthëna. Një pjesë e shqiptarëve kishin ruajtur fenë ortodokse, në shkollat e tyre mësonin greqisht, siç kishin mësuar etërit e tyre. Po kështu, këta shqiptarë ortodoksë të Shqipërisë së Jugut, ndodheshin nën pushtimin shpirtëror dhe shekullor të Patrikanës së Konstandinopojës dhe bënin pjesë në Perandorinë Osmane. Duke u bazuar në mësimet e Jan Kapodistrias, edhe muslimanët e Shqipërisë së Jugut, po të konvertoheshin në fenë ortodokse, si dje edhe sot, do të bëheshin ose mund të bëhen vëllezër me grekët. Pra, po të kalonin “ylberin” shovinist, ata bëheshin automatikisht grekë! (Dimë nga mitologjia se , po të kalosh ylberin, mund të ndërrosh edhe gjininë.)

Në Shqipërinë e Jugut, shkolla greke ka patur deri në Shkumbin vetëm për të krishterët. Shqipëria e Jugut ndodhej nën pushtetin shpirtëror fetar të Patrikanës së Stambollit. Sipas megaliidesë, muslimanët e Shqipërisë së Jugut, që dikur kanë qenë të krishterë ortodoksë, bënin dhe bëjnë pjesë në kombin grek, pra, janë grekë! Këto arsyetime që synojnë ndërrimin e detyruar të fesë, janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me zbatimin e të drejtave të njeriut në Greqi.

Ja, si shprehet një kritik i asaj kohe kur doli në dritë libri që përmbante letrat e Presidentit Kapodistria: “Politika e shteteve nuk ka më mistere, bollëku i materialeve sot ushqen të vërtetën. Janë kujtimet – dëshmi të së vërtetës për çdo aktor të dramës së madhe të kombit. Kurse dokumentet zyrtare janë shtiza dhe mburoja në duart e luftëtarëve”.

Në letrat e Kapodistrias na jepen mendimet dhe emocionet më intime të asaj kohe. Këto janë shkruar nga e njëjta dorë nën influencën e situatave më kontradiktore. Në letrën e sipërthënë Jan Kapodistria projekton në mënyrë të pavullnetshme hijen e vet mbi objektet që e rrethojnë.

Ai në këtë letër na thotë që Janina është pjesë e pandarë e truallit shqiptar dhe, si megaliideist, për çudi, në intimitet na thotë të vërtetën, të vërtetën që megaliideistët e kanë armikun kryesor.

Në letrat e tij flet njeriu i brendshëm që thotë “Janina është e Shqipërisë”. Aty vrojtohen dhe analizohen të gjitha anët e të gjitha veprimet e administratës së tij. Në ato letra është shprehur edhe puna e tij e kryer para gjyqit të ndërgjegjes. Fjalët e letrës, që analizuam më sipër, kanë dalë nga thellësitë e zemrës së tij dhe, mbi të gjitha pasqyrojnë një të vërtetë historike të pa kundërshtueshme .

Shkon për dαrkë te Pazari i Ri në Tiranë, qytetari shtαnget nga skena që sheh!

Tiranë- Janë kafshë të dashura shtëpiake, por gjithsesi kanë pjatën dhe vendin e vet. Pastaj edhe kontrollohen, lahen e pastrohen.

Një qytetar ka shkuar për darkë te Pazari i Ri në Tiranë. Por nuk u beson syve nga ajo që sheh në tavolinën në krah.

Një mace ishte duke ngrënë gjithë oreks një pjatë me makarona e pa shqetësuar nga asnjeri.

Pasi u ngop dhe lëpiu edhe pjatën, macja ka zbritur nga tavolina.

Pas pak pjatat u mblodhën nga personeli.

Ideja që kafsha lëpiu pjatën dhe pastaj nuk dihet se sa e sigurtë është edhe larja të largon oreksin.

Gjykojeni vetë!

Foto nga joq-albania:

Zbαrdhet skema e shqiptarit, Ja si VlDHTE makinat Ιυksoze me Nokia 3310

Një 33-vjeçar shqiptar dhe miku i tij maroken 36 vjeç kanë rënë në pra.ngat e policisë italiane pasi ak uzohen për vje dhjen e disa automjeteve luksoze.


Dyshja e “skifterëve” janë arr estuar ditën e sotme në rrugën “Bruno Buozzi”, Romë. 

Ata e kryenin vj edhjen e automjeteve luksoze vetëm me një Nokia 3310.


“Gjenitë” kishin instaluar brenda telefonit një dekoder të cilën e kishin lidhur me një fole USB në pjesën e jashtme.

Celulari lidhej me një kabllo me kontrollin e makinës dhe përdornin një çelës universal për ta ndezur.

Çelësi kodohej nëpërmjet celularit me sistemin dhe merrte komanda.

Bashkëpunëtorët nuk ishin në marrëdhënie pune dhe ishin persona me pre cedentë të mëparshëm penaIë.

Njëri prej tyre u la në arr.est shtëpie, ndërsa tjetri u dërgua në bu.rgun e Rebibbia.

Mos u gënjeni më! Po bΙejmë niseshtenë për djαthë, ja testi i thjeshtë që ju ndihmon ta zbυloni menjëherë të vërtetën

Konsumatori shqiptar vazhdon të mashtrohet çdo ditë nga tregtarët, të cilët shesin djathë. Shumë herë kemi dëgjuar se djathi i lopës, i dhisë apo i deles është i përgatitur me niseshte. Por, sa e vërtetë është kjo?

Për ta mësuar këtë, mjafton të bëjmë një eksperiment shumë të thjeshtë. Në disa dyqane të kryeqytetit kemi marrë djathëra të ndryshëm, me çmime gjithashtu të ndryshëm.

Mjafton që mbi djathë të hedhim betadinë, apo jod, e nëse djathi fillon të nxihet, atëherë ai është i përgatitur me niseshte, por nëse djathi merr ngjyrën e mjaltit, atëherë ai është cilësor.

Si rregull, prodhuesi dhe tregtari i djathit duhet të deklarojnë origjinën dhe elementet përbërës të produktit ushqimor. Por një gjë e tillë nuk respektohet. Kështu, konsumatori asnjëherë nuk e di se çfarë ka në tryezë.

“Problemi qëndron se të gjithë prodhuesit, të gjithë shitësit duhet që të vënë etiketa ‘ky djathë është me niseshte’, apo ‘ka kaq për qind niseshte’. Pastaj secili mund ta blejë ose jo, është e drejta e tij. Këtë problem e dinë të gjithë. E di AKU-ja, e di Ministria e Bujqësisë, e di qeveria dhe pushteti vendor. E keqja është se asnjë nga këta nuk ndërhyn, për ta zgjidhur njëherë e mirë këtë problem, siç bëhet në botën perëndimore”, thotë Kristaq Bërxholli, profesor në UBT.

Prodhuesit e djathit, duke zëvendësuar qumështin me niseshte, ulin koston dhe rrisin fitimin. Por, kush është institucioni që duhet të merret me këta mashtrues? Sigurisht që është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Mashtruesit i gjen fare lehtë, në rrugë, market, apo baxho.

“U tmεrroυa”, Fevziu rrέfen ngjarjen e ρapritur që i ndοdhi pak ditë më parë në rrugë

Me qindra persona humbin jetën çdo vit në Shqipëri si pasojë e aksidenteve automobilistike.

Shkaktarët kryesorë të aksidenteve janë shpejtësia tej normave të lejuara, mungesa e sinjalistikës rrugore, prania e lagështirës në rrugë, por edhe vetë këmbësorët.

Gazetari i njohur, Blendi Fevziu ka treguar mbrëmjen e sotme në emisionin e tij “Opinion”, një histori personale që i ka ndodhur katër ditë më parë në rrugën e Milotit.

Ai tregoi se iu shfaq papritmas në këmbësor që rrinte mbi një gardh në tentativë për të kaluar në anën tjetër të rrugës.

Gazetari u shpreh:

Para 4 ditësh isha duke ecur dhe u tme rrova. M’u shfaq njëri në rrugën e Milotit, po kthehesha nga Kosova.

M’u shfaq, m’u duk si monument. Ishte në majë të gardhit aty dhe sa kalova unë, u hodh pupthi. Nuk është më faji i shoferit.”

ShρeIIa që po t merron shqiptarët! Kush futet breηda saj kthehet në…

Një banor tregon: Shumë vite më para, përpara se të emigroja në Itali familja ime ishte e varfër në fakt të gjithë ashtu ishim.

Bashkë me shokët e mi kishim një këshillë nga prindërit që të mos shkonim tek kjo shpellë pasi ishte e rrezikshme edhe e ndaluar të hyje.

Kurioziteti na shty edhe hymë brenda, kishim elekrikë, gurët shpëlqenin gjithandej sikur ishin diamantë.

Ecëm disa metra edhe filluam të mos e gjenim rrugën e kthimit, ishim gjashtë veta na zuri paniku.


Papritur ndoshta nga era apo nga një dukuri tjetër natyrore një fishkëllimë dukej si në filmat horror, nuk po duronim më edhe filluam të kërkonim ndihmë duke ulëritur, ajo dukej si labirint nga ndriçimi i elektrikëve sepse kishte shumë hyrje edhe nënkalime.

Na u desh të kalonim natën aty me tmerr edhe frikë, na kujtohesha legjenda edhe kjo na bënte akoma më nervoz.

Ajo natë ka qenë nata më e keqe edhe e ftohtë e jetës time, në lindjen e diellit gurët shkëlqenin si me magji por ju garantoj se është një mrekulli e

natyrës nese do të kishe fatin ta shikoje me sytë e tu me të vërtetë mahnitëse, falë zotit një bari po pinte ujë pranë burimit që gjendet prarë shpellës edhe ai na shpëtoi.

Sapo na nxori nga shpella ai u zhduk si me magji, u cuditëm të gjithë por kjo ishte një e mirë mes të keqijave. Shkuam në shtëpi edhe kurrë nuk kemi hyrë më brenda në atë shpellë”.

Dikur kjo shpellë më para mendohet se lidhte dy fshatra të rëndësishëm Gizaveshin edhe Librazhd Katund, por sot është e pamundur të kalohet sepse është e bllokuar nga shkaqet natyrore. Në hyrje të saj ndodhet një burim uji i cili të mpinë dhëmbët kur e provon, një mrekulli e vërtetë.

E ρazakontë: G rυαja sρiunon përgjon ç. iftin e ri duke krγer marr.ëdhënie dhe kërkon t’i bashkohet dhe ajo

Një histori e pazakontë ka ndodhur gjatë verës në liqenin e Gardes në Itali. Mediat italiane raportojnë se një çift adoleshëntësh, djali 17-vjeç dhe vajza 16-vjeç kishin marrë me qera një shtëpi pranë liqenit për të kaluar disa momente intime me njëri-tjetrin.

Por ky moment i tyre u prish në një moment kur një 55-vjeçare me origjijnë portugeze e cila ndodhej në të njëjtin vend duke pushuar bashkë me burrin ishte duke i spiunuar nga dritarja.

55-vjeçarja pasi kishte lënë burrin në gjumë, kishte kaluar tek vila ngjitur ku ndodheshin dy të rinjtë dhe po i spiunonte nga dritarja, në një moment gruaja ka kërkuar që t’i bashkohet çiftit dhe të bëjë seks me ta.

Menjëherë dy të rinjtë kanë reaguar duke njoftuar policinë.

Ngjarja është bërë publike vetëm ditët e fundit.