‘Cllevio Serbiano’ paralajmëron hakmarrjen për Roan Brahimin! (FOTO+VIDEO)

Roan Brahimi u ekzekutua mbrëmë në Greqi, në sy të bashkëshortes dhe djalit të tij 7-vjeçar.

Disa orë pas vrasjes së tij, reperi nga Lushnja, Kleviol Ahmeti, i njohur edhe si Cllevio Serbiano i ka dedikuar një këngë. Ndër rreshta zbulon edhe detaje lidhur me 32-vjeçarin nga Lezha.

Cllevio zbulon se Brahimi kishte një parandjenjë, ose e dinte që do t’i organizonin një atentat për shkak të problemeve që ka pasur me Ervis Martinajn dhe njerëzit e tij.

Megjithatë duket se nuk e ka menduar se vrasësit e kishin në vëzhgim edhe në Greqi, shkruan zëri.

Por kur vetëm pak orë kanë kaluar, duket se hakmarrja e tij është planifikuar, pasi reperi thotë: Çunat janë trishtuar, s’dihet sa do vrasin!

Lajmin ma dha ‘kokëmadhi’ tek burgu. Kanë gjujt Sidin po s’isha i sigurt. Pyeta komandatin, fytyrë mërzitur, s’doja ta besoja për vdekjen e Kingut. Fratello pse ike se vinim nga Marsi? Të humba ty, dorëzohem tek xanaxi. Lotoj në heshtje dhe dhimbja do zgjasi. Çunat janë trishtuar, s’dihet sa do vrasin.

Ëndrrat e bukura nuk zgjasin me vite. Jetove Gango 32 ditëlindje. Të akuzojnë për vrasje apo grabitje, intuitiv ishe, atentatin e prisje. Takimin e fundit, kujtoj përqafimin. Dubai Marina tek adresa ku rrinim, trëndafila do dërgoj se s’vij dot tek varrimi. Love you gango dhe ti e di kuptimin. Më mori malli, prezenca jote. E di se po buzëqesh nga terreni i kësaj toke,”-dëgjohet në vargjet që reperi i ka dedikuar mikut të tij, tashmë të ndjerë.

Jeta e dyfishtë e Roan Brahimit/ Veç gruas që u përfshi në atentatin mafioz në Athinë, familja tjetër e priste në Shqipëri

Një atentat mafioz mbrëmjen e djeshme në Greqi i mori jetën Roan Brahimit, 32-vjeç, teksa ndodhej në automjet bashkë me gruan e tij.

Kjo e fundit u shpëtoi mrekullisht plumbave, ndërsa burime bëjnë me dije se ajo nuk ishte partnerja e vetme e Brahimit.

Veç 37-vjeçares dhe djalit të tyre në Greqi, ai kishte një bashkëshorte dhe dy fëmijë të tjerë në Shqipëri.

Prej dy vitesh Roan Brahimi ishte larguar nga Shqipëria për t’iu fshehur drejtësisë dhe hakmarrjes së mundshme nga rivalët.

Atentati ndaj mikut të tij të dikurshëm Ylli Brakimi në Milot ku mbeti i vdekur Klisman Peçi e largoi atë nga Shqipëria duke u strehuar në Emiratet e bashkuara.

Por, kundërshtarët e gjetën mbrëmjen e së enjtes në një lagje në Athinë ku kishte shkuar për të festuar Pashkën dhe dy persona me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje.

Deri më tani pistat e hetimit janë fokusuar në hakmarrje, pasi 32-vjeçari që njihej edhe me emrin Sidorel Prendi ka precedent të rrezikshëm kriminal në Shqipëri.

Përplasjet e armatosura datojnë që në 2014 kur në një atentat vriten 2 kushërinjtë e tij Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi.

Në 2020 në lokalin e babait të tij persona të pa identifikuar qëlluan me breshëri por pa lënduar askënd. Brahimi gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, pasi dyshohej se bashkë me Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi hynë të armatosur në një lokal në Zejmen të Lezhës terrorizuan klientët dhe kërkuan pronarin. Edhe pse policia nuk e ka dokumentuar, Rohan Brahimi njihet si kundërshtari i Ervis Martinit i zhdukur prej 2022, ku informacionet flasin për një sherr fizik mes tyre.

Nisur nga këto informacione, Roan Brahimi ka qenë i dyshuar për vrasjen e Brilant Martinit dhe dy të tjerëve më 17 korrik 2022 si edhe për ngjarjen e 5 ditëve më vonë ku u tentua të eliminohej miku i tij i dikurshëm Ylli Brahimi por u vra Klisman Preçi. Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar.

Në të shkuarën e errët të Roan Brahimit policitë e të dy vendeve do të përpiqen të gjejnë dhe dokumentojnë emrin e autorit apo porositësit të vrasjes./TCH

Rindërtohet skena e vrasjes së Roan Brahimit, autorët i ‘rezervuan’ edhe vendin e parkimit (Video)

Autorët e vrasjes së Roan Brahimit mbrëmjen e djeshme në Athinë, i kishin rezervuar viktimës së tyre edhe vendin e parkimit, kështu raportojnë mediat greke teksa kanë rindërtuar edhe skenën e krimit.

Përveç faktit që ata kishim mbajtur nën vëzhgim për një kohë të gjatë gruan dhe fëmijën e tij në Greqi, në pritje që Brahimi të bashkohej me ta, autorët ishin një hap para edhe në ekzekutimin e ndodhur mbrëmë.

Siç raportojnë autoritete greke, të dy ishin me motor, me skafandra në kokë për të mbuluar pamjen. Ata e parkuan motorin sa për të zënë një vend parkimi në zonën e populluar të rrugës “Byron”.

Me të parë makinën e zezë të Roan Brahimit, ata lëshuan vendin e parkingut dhe bënë një rrotullim në zonë. Në momentin që u kthyen, Brahimi kishte parkuar dhe kishte hapur pak xhamin e makinës, raporton voxnews.al.

Një nga autorët nxori pistoletën dhe e qëlloi me dy plumba, njëri e zuri fatalisht në kokë ndërsa fëmija 7-vjeçar thirri “babi!”.

Gruaja që ndodhej me të vë vendin e pasagjerit humbi për një çast ndjenjat teksa më pas doli nga makina e mbuluar nga gjaku.

“Dritarja ishte pak e hapur dhe e qëlluan nga aty. Ne po prisnim të vinte fëmija dhe më pas pashë motorin që po vinte dhe e qëlluan”, tha gruaja e viktimës.

Roan Brahimi fshhej në Dubai për shkak të hasmërive që kishte me grupet kriminale shqiptare. Ai kishte udhëtuar në disa shtete para se të shkonte në Greqi. Ai kishte familjen tjetër në Shqipëri ndërsa bashkëjetonte edhe me gruan në Athinë, me të cilën kishte një fëmijë.

https://www.megatv.com/embed/?p=20201521087

Kunata e Almës në hetim, e dashura e Ergysit në gjendje të rëndë

Gazetarja Anila Hoxha ka bërë të ditur se kunata e Alma Arazit ndodhet nën hetim.

Dyshohet se ajo ka dhënë dëshmi jo të sinqertë, ndërsa e dashura e Ergysit do të pyetet në një moment të dytë, pasi ndodhet në gjendje të rënduar emocionale.

“Personi kyç në këtë histori është kunata, gruaja e cila ndahet në takimin e fundit, ka dyshime se nuk është e sinqertë, çfarë kanë diskutuar realisht gratë me njëra tjetren, ka dyshime grupi hetimor, se kanë indiciet e tyre, gjatë 2 orëve ka patjetër diçka që është thënë e cila ka qenë pika që mbushi gotën, kunata është nën hetim në gjendje të lirë. Një grua e tretë që është historia jashtëmartesore e cila kishte 7 muaj, grupi hetimor vendosi ta pyesë në një moment tjetër sepse ndodhet në një gjendje të rënduar”.

Hoxha, deklaroi po ashtu se pritet përgjigje nga kompanitë celulare nëse është e vërtetë dëshmia e Ergys Arazit.

Gjatë dëshmisë para grupit hetimor ai tha se në momentin e tragjedisë ishte në një dyqan celularësh.

“Të ndjerët kishin një qese, kishin çokollatë, patatina, shtegu i fundit, momenti i fundit i tyre, çështja është regjistruar për shkaktim vetëvrasjeje, akuzën e vrasjes ndaj tre fëmijëve, e dyshuara kryesore ka humbur jetën dhe çështja nuk mund të vijohet.

Zyrtare është që i vetmi dyshim që grupi hetimor ka që gruaja u shty drejt vetëvrajes prej dhunës psikologjike, një e dhënë kuptimplotë është që është kërkuar provë në qelizat e telefonit një nga albitë nëse ka qenë rreth perimetrit bashkëshorti duke qenë në urën e Bunës.

Në dëshminë e tij, ai tha se ishte në dyqanin e celularëve, që është larg vendit të ngjarjes, ai tregoi vendndodhjen, por për të provuar shkencërisht duhet përgjigje nga kompanitë celulare”– u shpreh gazetarja.

Me BMW të blinduar, pse Greqia po merr masa të pazakonta sigurie për takimin e Ramës me emigrantët

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Athinë për takimin e së dielës me emigrantët, veç polemikave të forta në radhët e politikës greke pasi ndodh në njëvjetorin e arrestimit të Fredi Belerit, ka detyruar autoritetet në kryeqytetin grek që të marrin masa të forta sigurie.

Sipas mediave greke, masat e sigurisë do të jenë drakoniane, ndërsa në dispozicion të Ramës do të vendosët edhe një automjet i blinduar tip “BMW” për ta bërë sa më të sigurtë vizitën e tij.

Sipas informacioneve, Rama do të mbërrijë në Greqi mëngjesin e së dielës dhe do të shkojë direkt në stadiumin e mbyllur të Galatsit, ku salla “Christmas Theatre” është përzgjedhur nga organizatorët për zhvillimin e tubimit.

Policia është në pritje të orarit përfundimtar për të dalë me një plan gjithëpërfshirës për masat e sigurisë.

Megjithatë, burime të ELAS për Newsbomb.gr kanë bërë me dije se punonjësit zyrtarë të policisë do të jenë në dispozicion për çdo incident apo episod të mundshëm, ndërkohë që policia rrugore do të menaxhojë qarkullimin.

Një qen do të kontrollojë zonën e stadiumit Galatsi para fillimit të takimit, ndërsa deri në përfundimin e tij do të ketë përreth njerëz të sigurisë me uniformë.

Përfaqësuesi i qeverisë, Pavlos Marinakis, duke folur për SKAI-n theksoi se kjo është një “vizitë private” dhe se qeveria do të garantojë që të gjitha masat e sigurisë të jenë në vend.

“Detyra jonë nuk është të interpretojmë përshtatshmërinë e vizitës së Edi Ramës, puna jonë është të tregojmë respektin për shtetin e së drejtës me veprimet tona. Greqia nuk ka frikë, nëse ka ndonjë arsye do të përgjigjemi”, pohoi përfaqësuesi i qeverisë greke.

Mediat greke: Eleni Foureira refuzoi të këndojë në tubimin e Ramës në Greqi

Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira ka refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në takimin që ai do të organizojë me shqiptarët në Greqi.

Kështu shkruajnë mediat greke, teksa thonë se stafi i kryeministrit Rama i kishte kërkuar këngëtares me origjinë nga Fieri që të këndonte në takimin e 12 majit në stadiumin e mbyllur olimpik të “Galatsi”.

Sakaq, raportohet se Rama do të shkojë në Greqi nën masa të forta sigurie dhe me makinë të blinduar, ndërsa do të marrë me vete edhe disa këngëtarë nga Shqipëria.

Eleni Foureira përfaqësoi Greqinë në Eurovisionin e 2018-ës me këngën “Fuego” ku u pozicionua e 2-ta.

Tragjedia e Shkodrës, Report Tv rindërton dinamikën e ngjarjes! Nëna me 3 fëmijët s’u hodh nga ura, u mbytën në breg të lumit Buna (Video)

Alma Arrazi, së bashku me 3 fëmijët e saj mbrëmjen e 2 Majit, nuk u hodh nga ura e re e Bunës. Kjo tashmë është konfirmuar nga grupi hetimor, ndërkohë që Report TV mëson se 39-vjeçarja me 3 fëmijët përdore i drejtohet fundit të urës, rrugë që të çon në rrugën nacionale Shkodër – Muriqan.

Prokuroria shkoi drejt kësaj piste, pasi trupi i vajzës se dyte u gjet gjate kërkimeve në zonën e Dajlanit rreth 100 metra nga ura e Bunës. Tashmë për hetuesit është e qarte se Alma Arrazi e ka kryer veprimin ekstrem poshtë urës së re të Bunës, në anë të bregut.

Sa i takon hetimeve të deritanishme për tragjedinë qe ka tronditur opinionin publik, ku nena mbyti te vegjlit e saj e me pas veten dyshimet janë tek bashkëshorti i cili mbahet ne paraburgim me akuzën “Shkaktim i vetëvrasjes”.

Telefoni i Erdgys Arrazit po ekzaminohet në laboratorin kriminalistik te Tiranes për të vërtetuar nëse ky i fundit ka qenë pranë Almës dhe 3 fëmijëve në kohën kur dyshohet të jetë kryer vetëmbytja. Per analizimin e qelizave telefonike janë kërkuar te dhëna nga kompania celulare, si dhe po shihen mesazhet e komunikimet e tij mbrëmjen e 2 majit. Ndërsa telefoni te ndjerës nuk është gjetur ne vendin e dyshuar te ngjarjes. Në shkurre janë gjetur kukulla dhe ambalazhe ushqimore por ende s’ka përgjigje nga laboratori shkencor nëse ato i përkasin të ndjerëve.

Nga ana tjetër, personi kyç deri tani për hetuesit është kunata e Almës, Valentina Arrazi, e cila sicc shihet në pamje ka pirë kafe me të para aktit ekstrem të vetëfjilimit me 3 fëmijët. Në dëshminë e parë, Valentina Arrazi ka thënë se Alma është ndarë me të duke i thënë se do të shkonte tek i vëllai në Durrës, për tu qetësuar pas debate me bashkëshortin. Hetuesit thanë se ajo do të merret sërish në pyetje me qëllim nxjerrjen e të tjera të dhënave që mund të zbardhin këtë ngjarje tragjike.

“Çmendet” polici në Himarë, përndjek kolegen vlonjate dhe e përplas me makinë, dhunon edhe familjarët e tij

Një polic i komisariatit të Himarës është shpallur në kërkim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, për disa vepra penale.

Bëhet me dije se polici me inicialet F.Xh ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një kolegen e tij në komisariatin e Vlorës, dhe ka arritur kulmin kur e ka ndjekur me makinën e policisë përgjatë “Transballkanikes” duke përplasur automjetin e saj.

Polici, gjithashtu akuzohet për dhunë në familje si dhe për mbajtjen pa leje të armëve të ftohta dhe mosbindje për të ndaluar.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka shpallur në kërkim punonjësin e Policisë të Komisariatit të Policisë Himarë F.XH., i dyshuar për kryerjen veprave penale “Përndjekje”, “Dhuna në familje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”.

Ai dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një punonjëse të policisë në Komisariatin e Vlorës. Konkretisht, në datën 03.05.2024 ka përndjekur përgjatë segmentit rrugor Bulevardi kryesor dhe në “Transballkanike” me automjet punonjësen e policisë duke përplasur automjetin e saj dhe më pas është larguar me shpejtësi, ndërsa mjetin e ka braktisur në Vlorë.

Nga këqyrja e automjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë të ftohta (thikë e biçak), për të cilat u bë vendimi për kryerjen e ekspertimit teknik. Në vijim të veprimeve procedurale, Agjencia ka administruar edhe kallëzimin e punonjëses së policisë.

AMP-ja në bashkëpunim me DVP Vlorë po punon për kapjen dhe ndalimin e punonjësit të policisë F.XH.

“Kishte frikë për jetën dhe fshihej në Dubai”, prita e vdekjes për armikun e Martinajt, ja si u vra 32-vjeçari në mes të Athinës

Roan Brahimi, 32-vjeçari shqiptar i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në qenër të AThinës, kishte shkuar në shtetin fqinj për të festuar Pashkën.

Ai fshihej në Dubai pasi kishte frikë për jetën e tij, shkrujanë mediet greke një ditë pas atentatit mafioz që trodniti kryeqytetin grek.

Brahimi u ekzkeutua në sy të gruas së tij, Katerina Beqo 37 vjeç, dhe djalit të mitur, i cili ishte duke luajtur në parkun afër vendit të ngjarjes.

Prototheme.gr, shkruan se disa ditë më parë Brahimi ksihte vendosur të udhëtonte nga Dubai drejt Greqisë, por lëvizjet e tij u pikasën nga “armiqtë”. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dy gëzhoja dhe ka konstatuar se viktima kishte marrë dy plumba, një në kokë dhe një pak më poshtë.

Sipas mediave greke ekzekutori i Brahimit mendohet ishte profesionist, pra vrasës me pagesë.

“Ka shumë mundësi që të ketë ardhur në Greqi vetëm për të kryer atentatin”, tha një oficer i Sigurimit me përvojë për medien greke Newsbeast.

Policia po heton për ngjarjen, por sipas vlerësimeve të saj duket se bëhet fjalë për larje hesapesh. Roan Brahimi njihet në Shqipëri si armiku i Ervis Martinajt, për të cilin që prej 9 gushtit të vitit 2022 nuk ka asnjë informacion, pasi është zhdukur pa lënë gjurmë.

Pista kryersore që po heton policia është ajo e larjes së hesapeve mes grupeve kriminale.

Brahimi ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, i akuzuar për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.

Si autorë të së njëjtës ngjarje, janë shpallur në kërkim edhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.

Roan Brahimi ndodhej në makinë me bashkëshorten dhe djalin e tij të cilin e kishte marrë nga parku ku po luante për tu kthyer në banesë.

Gjatë kohës që ka qenë në lëvizje një motor me dy persona është afruar me shpejtësi dhe një nga personat e ka qëlluar me armë duke e lënë të vdekur 32-vjeçarin, ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e plagosur.

Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, u shpall në kërkim edhe më 17-korrik të vitit 20222 pasi dyshohet për ekzekutimin e Brilant Martinajt (kushëriri i Ervis Martinajt) dhe miqëve të tij.

Në atë kohë Roan Brahimi nuk u gjet në banesë as në atentatin e parë ndaj Martinaj dhe as në atë të Ylli Brahimit. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti vetëm babain e tij, Gjovalin Prendi, i cili tha se nuk kishte asnjë dijeni se ku ndodhej djali i tij, të paktën prej një viti. Ndërkohë që sipas tij ata ishin rreth krushqie me Ylli Brahjan, pasi nusja e djalit të tij, e kishte njeri të afërt.

E dhunoi i biri në mes të rrugës, prek e moshuara: Më ka vrarë te balli, nuk blen dot ilaçet prandaj është bërë keq

Një 36-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi në rrjetet sociale u publikuan pamjet teksa dhunonte nënën e tij.

Policia e Tiranës sqaron se G.K., ishte në masën e arrestit në shtëpi për të njëjtën akuzë por tashmë është arrestuar duke rënduar veprën penale.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Alliasit në Tiranë. Rasti u denoncua nga banorët e lagjes dhe dyshohet se 36-vjeçari ka problem të shëndetit mendor.

Në një intervistë per gazetaren Lusi Përgjegji, nëna e 36-vjeçarit ka deklaruar se nuk ka denoncuar asnjëherë djalin e saj për dhunën që ai ushtronte ndaj saj.

Ajo ka bërë thirrje që djali I saj të kurohet pasi ka problem të shëndetit mendor. Nëna e dhunuar thekson se djali i saj gjatë kohës së arrestit në shtëpi nuk ka pirë ilaçe pasi gjendja e tyre ekonomike është e rënduar.

“Më parë nuk më ka dhunuar. Ka qenë në arrest shtëpie. Nuk e kam denoncuar. Më ka vrarë te balli.

Jetoj vetëm me djalin. Bashkëshorti ka ndërruar jetë para 13 vitesh. Duhet çuar të shtrohet në spital se ka problem të shëndetit mendor.

Ishte në arrest shtëpie dhe nuk i pinte ilaçet. Tani është agravuar gjendja shëndetësore e tij. Të shkojë të marrë mjekimin e spitalit. Ka qenë pa ilaçe fare.

S’kishim mundësi të blinim ilaçet, bënin 40 mijë lekë. Unë doja të rrinte te doktoresha të marrë mjekimin e duhur. Unë s’marr as 90 mijë lek pension. Kam ilaçe tensioni”, deklaroi nëna e 36-vjeçarit.