Tronditet bota e futbollit/ Ndërron jetë futbollisti i njohur, vëllai i tij në gjendje të rëndë

Një tragjedi trondit botën e futbollit. Ibrahim Babangida, vëllai i më të famshmëve Haruna dhe Tijani, vdiq në një aksident automobilistik në autostradën Kaduna-Zaria në Nigeri.

Ish-lojtari i Volendamit udhëtonte në shoqërinë e Tijanit, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën, dhe bashkëshortes së këtij të fundit, e cila gjithashtu mbeti e plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Ibrahim Babangida ishte 47 vjeç; në karrierën e tij, përveç eksperiencës në klubin holandez, ai ka veshur edhe fanellat e Kano Pillars, Stationery Stores dhe Katsina United, të gjitha skuadra nigeriane.

Tijani, 50 vjeç, luajti 102 ndeshje për Ajaxin dhe 36 për ekipin kombëtar, duke fituar gjithashtu medaljen e artë olimpike në 1996.

Tragjike/ Humbet kontrollin, autobusi bie në lumë, të paktën 4 viktima dhe 16 të plagosur (Video)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shën Petersburg të Rusisë, kur një autobus me rreth 20 pasagjerë ka rënë në lumin Moyka.

Në videot e publikuara shihet autobusi duke lëvizur në një udhëkryq, kur papritur bie në lumë.

Shoferi i autobusit, i cili për një arsye të panjohur ka humbur kontrollin e mjetit, është arrestuar dhe po merret në pyetje, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme ruse.

Sipas informacioneve, 4 persona kanë humbur jetën.

Iu gjetën 3 armë zjarri, arrestohet shqiptari në Greqi(EMRI+FOTO)

Një 29-vjeçar shqiptar është vendosur në pranga në Greqi pasi është kapur me 3 armë zjarri pa leje.

Operacioni është zhvilluar në banesën e Meritan Çalaj nga Mallakastra në Halkidi.

Nga kontrolli i kryer nga policia greke është gjetur dhe sekuestruar 1 pistoletë e zezë “Zastava” dhe një pistoletë “Fb Radom Vis Mod35”, 58 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 0.3 gram kokainë.

1.6 gram marijuanë, 1.5 gram hashash cokollatë, 1 peshore elektronike, 2800 euro dhe 2 celularë.

Policia greke ka nisur hetimet dhe raporton se Meritan Çelaj rezulton me precedentë penalë në Shqipëri dhe në Greqi.

U largua nga ‘Ferma VIP’, Dijonisi ka një mesazh për shqiptarët

Dijonis Biba ka reaguar pas daljes nga ‘Ferma VIP’. Ai ka ndarë një foto dhe një mesazh për publikun.

‘Faleminderit të gjithë shqiptarëve për mbështetjen, u qofsha fal. Rrugëtimi im te Ferma mbaroi’

Kujtojmë se një ditë më parë Dijonisi mbylli rrugëtimin e tij në “Ferma VIP”.

“Unë sot kam vendosur të largohem nga ferma dhe këtë e them seriozisht. Nuk e përballoj dot më, kam ditë që e mendoj. Jam dorëzuar nuk mundem. Valixhen e kam bërë gati, kam folur do largohem tani. Nuk mundem më”, u tha Dijonisi banorëve.

Dijonisi ka hyrë në fermë që prej fillimit, 22 Marsit, ku disa herë është shpallur edhe i preferuari i publikut.

Ish-banori i Big Brother habit me deklaratën për Erjolën: Do përfundojë në psikiatri pasi të dalë, e kanë bërë “tabelë qitjeje”

Ish-banori i Big Brother Toros Shahnaian ka komentuar në emisionin “Breaking” ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në BBV3, ku më kryesorja është ajo e Erjolës dhe Romeos, që sipas Gracianos kanë pasur dikur pëlqim për njëri-tjetrin që nga jashtë dhe madje kanë shkëmbyer mesazhe.

Toros shprehet se i vjen keq për Erjolën pasi ajo është bërë një “tabelë qitjeje” dhe se mund të përfundojë dhe në psikiatri pas gjithë presionit që po përjeton.

“Këndvështrimi im është ore mos është kjo një lojë për të arritur këtë finalen madhështore që të gjitha duan, mos ka një pakt mes Gracianios dhe Erjolës? Pastaj në fund të fundit çfarë ka të keqe edhe po të jetë e vërtetë sepse jemi në 2024. Mund të dashurojmë këtë duam dhe e kanë bërë atë Erjolën tabelë qitje, nuk e di po do përfundojë në psikiatri ajo kur të dalë, aq shumë e kanë çuar në një ekstrem.

Po edhe sikur të jetë të vërteta, po pastaj? Ku qëndron problemi? Problemi është që dashuria e Heidit nuk ekziston. Përsa i përket finales, Graciano nuk e kap finalen, kurse Erjola ka një pikëpyetje të madhe. Besoj se finalja është e ndarë mes Heidit, Romeos, Eglës dhe Julit. Do më pëlqente të ishte Françeska dhe Mertitoni, por të gjithë nuk shkojnë në finale”, u shpreh ai në Top News.

“Jam i varrosur nga ty, më shkatërrove karrierën”, Erjola do të largohet të shtunën nga BBV3? I kërkon një nder Gracianos: Jam keq, deri të…

Prej disa ditësh deklarata e Gracianos se Romeo dhe Erjola kanë një pëlqim që nga jashtë dhe se kanë shkëmbyer disa mesazhe, po vazhdon të shkaktojë zhurmë në BBV3.

Pas katër ditësh diskutime dhe debate, Graciano dhe Erjola janë përballur vetëm për vetëm, ku kjo e fundit i kërkon që të mos e diskutojmë më një gjë të tillë deri ditën e shtunë, duke ngritur dyshimin se mund të kërkojë të dalë nga shtëpia.

Ndërkohë që Graciano e akuzon Erjolën se e “ka varrosur dhe se mospranimi i deklaratës së tij, mund t’ja shkatërrojë karrierën” dhe shprehet i bindur në atë që ka deklaruar për mesazhet e shkëmbyera mes Erjolës dhe Romeos dhe se nuk gënjen.

Pjesë nga debati:

Graciano: Ti më ke bërë dëmin mua duke më nxjerrë mashtrues.

Erjola: Ke hedhur akuza.

Graciano: Jo për ty, unë kam bërtitur fort këtu se çfarë vlerash ke ti.

Erjola: Unë të kërkoj të lutem të mos diskutohet më.

Graciano: Kurse unë të kërkoj ta pranosh si është dhe kaq. Nuk të kam thënë asnjëherë që je femër e poshtër, nuk kam thënë asnjëherë që futesh mes çifteve dhe unë të njoh, ti nuk e bën. Ti ngrihesh me prime dhe më thua mua ti do të godasësh këtë me mashtrime, jam unë mashtruesi? A kam të drejtë të dridhem unë nga kjo situatë?

Erjola: Graciano: Unë të kërkoj të mos ta hapim më se jam keq.

Graciano: Unë jam shkatërruar nga mospranimi jot që më quajte mashtrues kur është e vërtetë.

Erjola: Edhe mua më ke vënë mbi shpinë një barë.

Graciano: Çfarë të kam vënë?

Erjola: Pse hedh budallallëqe në ajër?

Graciano: Nuk të akuzova për asnjë gjë o shpirt.

Erjola: E fundit kjo vetëm këto dy ditë, të lutem deri të shtunën.

Graciano: Unë jam njeri dhe të respektoj, por ta dish nga ty jam i varrosur.

Erjola: Unë jam.

Graciano: Unë ty nuk të bëra asnjë gjë. Si njeri patjetër dhe nuk dua të të shoh kurrë keq ta dish edhe pse ti mua duke më thënë jo të vërtetën dhe duke mos pranuar një gjë kot, mua më rrezikon karrierën. E di si dukem unë? Sikur vij këtu, rrej dhe shpik.

Erjola: Po për çfarë hapen katër ditë të njëjtat gjëra?

Graciano: Ok deri të shtunën nuk do e diskutoj më, por ta dish që jam i varrosur nga ty, faleminderit.

Detaje nga tragjedia në Shkodër/ Anila Hoxha: E dashura e Erdgys Arrazit në gjendje të rënduar psikologjike

Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen tragjike të ndodhur në Shkodër.

Për emisionin Breaking nga Fiori Dardha në Top News, Anila Hoxha deklaroi se për shkaqe sigurie, Erdgys Arrazi po mbahet i vetëm në qeli.

Mes të tjerash gazetarja e kronikës tha se e dashura e Erdgys Arrazit nuk është pyetur ende nga policia pasi është në gjendje të rënduar psikologjike. Megjithatë në një dëshmi paraprakë ajo ka thënë se nuk e ka takuar gruan e Erdgysit, por është takuar me fëmijët e tij.

Nga ana tjetër Hoxha tha se policia po heton se ku ndodhej Erdgys Arrazi në momentin e ngjarjes.

Një detaj tjetër i rëndësishëm është se policia dyshon në sinqeritetin e deklaratës së kunatës, ndaj edhe do të merret sërish në pyetje. 

Kafshuan farmacisten në krah dhe u gjetën në spital? Zbardhen detaje të reja nga vdekja e dy ukrainaseve, çfarë pa shoqja e tyre e dhomës

Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, 25 dhe 40 vjeç janë identitetet e dy shtetaseve ukrainase që u gjetën pa shenja jete sot në mesditë në një banesë në Tiranë, pranë zonës së “Selvisë”. Shkak për vdekjen e tyre mendohet të jetë mbidoza nga ilaçet qetësuese dhe antidepresantë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Kozachenko dhe Lopukhova ishin konfliktuar dy ditë më parë me një farmaciste në rrugën “Muhamet Gjollesha” ku kishin hyrë për të blerë medikamentet Tramadol dhe Xanax. Farmacistja ka refuzuar t’iu japë ilaçet në mungesë të recetës së mjekut por kjo ka bërë që ukrainaset të revoltohen dhe janë përplasur fizikisht me të.

Ato e kanë kafshuar farmacisten në krah, ndërsa menjëherë pas ngjarjes, farmacistja mësohet se ka bërë denoncim në polici.

Efektivët i kanë gjetur dy gratë ukrainase në një spital nga Tiranë dhe më pas i ka shoqëruar në komisariat. Pas marrjes në pyetje ato janë të lërë të lira.

Mirëpo, dy ditë më pas, shoqja e tyre e dhomës i ka gjetur me hemorragji nga goja dhe pa shenja jete.

“Ata që i kanë gratë e bukura janë të pasur”- Aktori i humorit thumbon VIP-at shqiptarë: Salsano që e ka si burrë, është me kredi

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja ka thumbur VIP-at shqiptarë, teksa u shpreh se meshkujt që kanë gratë e bukura janë të pasur.

Në një video të publikuar, aktori ironizon duke thënë se “të dhemb, por është e vërtetë”.

“Po t’i vësh re të gjithë këta që kanë gratë e bukura janë të pasur”, tha ai Rezart Veleshnja, duke shtuar se “Shiko Salsanon ti që e ka si burrë gruan, është me kredi”.

“Të mirë janë të gjithë VIP-at, por po t’i vësh re të gjithë këta që kanë gratë e bukura janë të pasur. Ata që i kanë të shëmtuara, shiko Salsanon ti që e ka si burrë gruan, është me kredi. E vërtetë është, të rrimë shtrembër e të flasim drejtë. Po të kam gënjyer ndonjë gjë. Të dhemb por është e vërtetë”, u shpreh aktori i humorit.

Humbi jetën në vendin e punës/ Detaje të reja nga ngjarja e rëndë, 28-vjeçari Emiljano Frroku u rrëzua pasi u …

Ditën e djeshme, 28-vjeçari Emiljano Frroku, humbi jetën tragjikisht, pasi ra nga një lartësi në pallatin ku punonte në Shëngjin.

Viktima ishte i pasiguruar dhe po punonte në një shtesë pa leje.

Sipas burimeve, punëtori ka qenë duke ngjitur vinҫin, i cili është shkëputur dhe ka marrë me vete edhe Emiljano Frrokun dhe ka rënë poshtë bashkë me të.

Objekti ishte në ndërtim e sipër, por sipas burimeve kati i 9 dhe i 10 po ndërtoheshin pa leje.

Në lidhje me ngjarjen, janë shpallur në kërkim 3 persona, ndërsa vijojnë hetimet për të parë veprimet e IVMT, IKMT dhe policisë së shtetit për këtë ndërtim.

Sipas Inspektoriatit të Punës, i riu që humbi jetën ishte i pasiguruar, ndeërsa nuk bëhen publike se kush ishte firma me të cilën punonte viktima.