“E kafshuan në dorë dhe…”/ Detaje të reja për dy ukrainaset e gjetura të vdekura në Tiranë, dy ditë më parë i kërkuan Xanax një farmacisteje

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen në zonën e Selvisë në Tiranë, ku dy shtetase ukrainase u gjetën të vdekura në banesë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se dy ditë më parë vajzat kanë shkuar në një farmaci ku kanë kërkuar Xanax.

Farmacistja ka refuzuar t’ua shesë, çka ka tensionuar vajzat të cilat më pas edhe kanë kafshuar farmacisten në dorë.

Kjo e fundit ka denoncuar rastin në polici por autoritetet nuk i kishin lokalizuar dot.

Dy ditë më pas, pra sot, vajzat u gjetën pa jetë në banesë nga shoqja e tyre e dhomës.

E RËNDË në Tiranë/ Gjenden të VDEKURA 2 vajza nga Ukraina, dyshohet se… (EMRAT)

Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, dy shtetase ukrainase janë gjetur të vdekura tek zona e “Selvisë” në Tiranë.

Vajzat ukrainase dyshohet se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh.

Ato janë gjetur nga shoqja e dhomës së tyre, në zonën e “Selvisë”.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Roan Brahimi u vra dje në qendër të Athinës, në 2020 u qëllua te lokali i babait

Roan Brahimi u ekzekutua me armë zjarri një natë më parë në Athinë, është nga fshati Pllanë i Lezhës.

Në vitin 2020 lokali i babait të tij Gjovalin Prendi u qëllua me breshëri plumbash.

Ndërsa në vitin 2014, ju vranë në atentat dy djem xhaxhallarësh dhe u plagos një tjetër. Konkretisht mbetën të vrarë Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi.

Roan Brahimi, i njohur dhe si armiku i Ervis Martinajt u ekzekutua mbrëmjen e 9 majit në një atentat të mirëfilltë mafioz të ndodhur në lagjen Vyronas të Athinës.

“Babi im, babi im…”- Ekzekutimi i armikut të Ervis Martinajt në Athinë në sy të vajzës së tij, dëshmitarët tregojnë momentet e tmerrit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e Roan Brahimit 32 vjeç në Athinë, ndërsa u plagos lehtë bashkëshortja e tij, 37 vjeçe.

Mediat në Athinë thonë se ngjarja ka ndodhur në sy të fëmijës se tij, ndersa dyshohet se krimi eshte kryer për larje hesapesh mes grupeve kriminale.

Ndërkohë e gjithë skena e krimit është parë nga dëshmitarë okularë, që ishin të pranishën në vendin ku ndodhi atentati.

“Vajza ime e vogël po luante me femijen e tij. Dëgjuam të shtënat dhe vrapova për të parë nëse ishte diçka apo ishte thjesht një lojë. Vogëlushja qante dhe thoshte “babai im, babi im”, thotë një grua dëshmitare.

“Dëgjuam të shtënat. E kuptuam që diçka ndodhi, vrapuam, pamë makinën të parkuar në cep dhe gruaja e tij bërtiste “ndihmë, ndihmë”, përshkruan një dëshmitar okular, duke përmendur se çifti ishte vetëm në makinë.

“Ishin dy të shtëna, si dinamit. E pashë djalin të mbuluar me gjak”, thotë një tjetër dëshmitar okular.

Hetimet për ngjarjen e përgjakshme janë duke u zhvilluar.

Kush ishte Roan Brahimi?

Roan Brahimi është një nga personat që dyshohet se ka pasur gisht në atentatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku vdiq Klisman Preçi.

Roan Brahimi ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 korrik 2022. Por pse grupi hetues po investohej kaq shumë në emrin e Roan Brahimit, si një nga personat më të mundshëm të dyshuar për atentatin ndaj Ylli Brahjas dhe mikut të tij tashmë të ndjerë, Klisman Preçit.

Sipas dokumentave sekrete të policisë, gjithçka thuhet se lind pas një konflikti që Roan Brahimi kishte me Ylli Brahjan. Ku ky i fundit, sipas dokumentave të prokurorisë, mendohet se e ka çuar Roan Brahimin në një nga bazat ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar.

Bazë që ndodhet në afërsi të Fushë Kuqes, ku mendohet se Rohan Brahimi është dhunuar në mënyrë barbare. E gjitha kjo për borxhet që lidheshin me lojërat e fatit. Me daljen e tij gjallë nga aty, ai thuhet se ka paralajmëruar Ylli Brahjan se “nuk ja falte kurrë atë që i kishte bërë”. Por a është ky motivi i vërtetë i atentatit ndaj Ylli Brahjas, mbrëmjen e 22 korrikut 2022, në qendër të Milotit.

U përfaqësua nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan”, Shqipëria nuk kualifikohet në finalen e Eurovision

Këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila ka përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Titan”, s’ka mundur ta kualifikojë vendin në finalen e Eurovision.

Besa Kokëdhima ishte renditur e 2-ta në radhë për të performuar në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2024, një nga ngjarjet muzikore më të ndjekura në botë.

Por rrugëtimi i këngëtares është ndërprerë aty pasi s’ka mundur të kualifikohet në finale.

10 shtetet që patën sukses në votimin publik të së enjtes ishin:

Letonia
Austria
Holanda
Norvegjia
Izraeli
Greqia
Estonia
Zvicra
Gjeorgjia
Armenia
Gjashtë vendet e eliminuara ishin Shqipëria, Malta, Belgjika, Çekia, Danimarka dhe San Marino.

Këmbimi valutor/ Monedhat e huaja në “greminë”, ja çfarë po ndodh me euron dhe dollarin

Sot, më 10 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93.2 lekë dhe shitet 94.2 lekë.

Euro sot blihet me 100.3 lekë, ndërsa në shitje me 100.9 lekë.

Paundi britanik sot blihet me 116.2 lekë dhe shitet me 117.1 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 102.4 lekë, në shitje me 103.3 lek

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 67.6 lekë dhe në shitje me 69.2 lekë.

Prag tragjedie në Tiranë, makina e garave përplaset me turmën

Një prag tragjedie është regjistruar pasditen e djeshme në Tiranë.

Në sheshin “Nënë Tereza”, përpara Universitetit Politeknik është zhvilluar një garë me makina sportive.

Por kjo garë për pak sa nuk u kthye në tragjedi kur një prej makinave humbi kontrollin dhe u përplas me turmën e të rinjve që ishin aty pranë.

Për fat të mirë nga ky incident nuk ka patur të lënduar rëndë, por organizimi i këtij eventi dhe siguria e tij lë shumë për të dëshiruar.

SHIKO VIDEON KËTU

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 10 Maj 2024

DASHI
Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me njeri-tjetrin. Te gjitha keto do iu ndihmojne te merrni vendime te rendesishme. Beqaret duhet ta kerkojne ne cdo vend personin ideal. Do ta gjeni. Kujdes nga influenca negative e Marsit ne planin financiar. Shmangni me cdo kusht shpenzimet e tejskajshme.

DEMI
Mos qendroni per asnje moment vetem sot sepse jo vetem qe do merziteni dhe do bini ne pesimizem, por mund te lindin edhe mosmarreveshje me partnerin. Beqaret do te perjetojne ndjenja te thella per dike qe e kane njohur rishtazi. Shprehuni sa me shume. Qe te mos perballeni me surpriza te pakendshme ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te matur.

BINJAKET
Do keni deshire te dilni e te argetoheni sot. Partneri do ua plotesoje qejfin, por tregohuni te vemendshem sepse ai mund t’i hedhe syte edhe diku tjeter. Mund te lindin edhe skena xhelozie. Beqaret nuk do deshirojne te krijojne nje lidhje. Shfrytezojeni sa me shume lirine tuaj. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rendesishme dhe do i rregulloni problemet qe keni pasur kohet e fundit.

GAFORRJA
Edhe sot lidhja juaj me partnerin nuk do jete e qendrueshme. Komunikimi do te zbehet dhe here pas here do e vini ne dyshim te ardhmen se bashku. Ambienti i beqareve do te favorizoje takimet. tregohuni me ta hapur dhe shprehni gjithmone ate qe mendoni per dike. Sinqeriteti do te vleresohet shume. Kujdes me financat. Duke dashur ta stabilizoni buxhetin mund te beni gabime te pafalshme.

LUANI
Jeta juaj ne cift do jete shume e lehte per t’u jetuar dhe mjaft harmonike. Do jeni joshes dhe partneri nuk do rezistoje t’iu qendroje larg per asnje moment. Mund te beni plane edhe per ndonje udhetim se bashku. Beqaret eshte me mire te qendrojne edhe sot vetem sepse ne dashuri nuk do kene fat. As me financat nuk do i keni punet mire. Mos e teproni me shpenzimet.

VIRGJERESHA
Beni kujdes gjate kesaj dite mos bini ne rrjeten e dikujt tjeter. Personi do jete mjaft simpatik dhe terheqes dhe mund t’ua prishe mendjen. Mos harroni se keni dike ne krah i cili iu dashuron marrezisht. Beqaret do kene nje jete sentimentale te mbushur me emocione. Pergatituni per momente te mrekullueshme. Planetet do jene te favorshem per financat. Buxheti do te permiresohet.

PESHORJA
Marredhenia me partnerin do jete e mire. Do i kushtoni shume rendesi atij dhe do ia plotesoni te gjitha deshirat. Beqaret do joshin pa pushim dhe do arrijne ta bejne per vete ate qe deshirojne. Do kaloni momente te mrekullueshme dhe emocionet do jene te medha. Fati do iu buzeqeshe ne sektorin e financave. Do mund te beni transaksionet e nevojshme dhe te hiqni disa lek menjane.

AKREPI
Jeta juaj sentimentale nuk do jete shume e qete per shkak te turbullirave planetare. Do keni aq shume kerkesa saqe ai qe keni ne krah nuk do dije cfare te beje me pare. Nga darka gjerat mund te ndryshojne nese ndryshoni sjellje. Per beqaret nuk do kete asnje te re. Te ardhurat financiare do te rriten. Do merrni iniciativa, do jeni te vendosur dhe do limitoni rreziqet. Ju lumte!

SHIGJETARI
Kjo dite nuk do jete shume e favorshme per ata qe jane ne cift. Komunikimi do jete i veshtire dhe merzitja do te shtohet. Me shume sesa ndjenja reale do keni iluzione. Venusi do i ndihmoje beqaret te joshin dhe te krijojne nje lidhje me nje person inteligjent dhe qe do i beje te ndihen mire. Keshillohuni me dike per financat dhe do gjeni nje burim tjeter per te rritur te ardhurat. Ju mundeni!
BRICJAPI
Nese jeni ne nje lidhje, jeta juaj nuk do jete dhe aq e qete. Ne fakt ndjeshmeria e tepert dhe etja per ngrohtesi do e nderlikojne marredhenien me partnerin tuaj. Do keni goxha keqkuptime! Nese jeni beqare nuk duhet te nxitoheni per asgje ne menyre qe mos zhgenjeheni nga dashuria. Do jeni shume te zotet me menaxhimin e financave dhe do kaloni me sukses nje prove me rrezik.

UJORI
Nese keni pasur probleme me partnerin tuaj, kjo dite do jete mjaft e favorshme per te bere hapat e pare dhe per te vene cdo gje ne rregull. Do gjeni fjalet e duhura dhe cdo gje do rregullohet. Beqaret do jene te perkedhelurit e planeteve. Nje takim vendimtar do iu sjelle lumturine. Ne sektorin financiar do ndermerrni rreziqe por do ia dilni mbane me sukses. Besoni me teper tek fati!

PESHQIT
Nese nuk fiksoheni shume pas defekteve dhe te metave te partnerit tuaj, kjo dite do jete shume e kendshme per t’u jetuar. Mundohuni sa te mundni! Ambienti yjor do e shtoje deshiren e beqareve per te rimuar dashurine me perjetesine. Planetet do bejne gjithcka per ta realizuar kete. Edhe ne planin financiar do keni fat, por duhet me patjeter te shmangni marrjen e rreziqeve te medha.

Shkaktari mund t’ia hedhë pa dënim! Kërkohet ekspertim për celularin e Erdgys Arrazit. Kush është dëshmitarja kyç dhe precedenti i 2016

Ishin bashkëshortë, jetonin nën të njëjtën çati. Por kishin kohë që nuk komunikonin me njëri-tjetrin.

Këtë e vërteton telefoni i Erdgys Arrazit që është këqyrur nga polica e Shkodrës dhe që i është përcjellë policisë shkencore në Tiranë për riekspertim e për të rikthyer komunikimet me të shoqen Alma Arrazin, e cila u vetë mbyt së bashku me tre fëmijët. Burimet e TCH konfirmuan se dëshmitare kyç për vijimësinë e hetimeve ndaj të akuzuarit Erdgys Arrazi arrestuar për shkaktim të vetëvrasjes do të konsiderohet kunata e tij, që është njeriu i fundit që takoi të ndjerën pak përpara se ajo të vetëvritej.

Megjithëse 31-vjeçari është i paraburgosur, për prokurorinë është e rëndësishme gjetja e provave shtesë që do siguronin dënimin e tij për shkaktim vetëvrasjeje përmes dhunës psikologjike, që kulmoi shtatë muaj më parë kur kryefamiljari nisi një lidhje jashtë martesore. Gjetja e provave shtesë nevojitet për shkak të një hetimi të mëparshëm pothuajse të ngjashme ku nga largimi i nënës dhe konflikteve të xhelozisë, Naum Toshi mbyti dy djemtë dhe u vetëvar.

Tragjedia e 5 dhjetorit 2016 përfundoi në gjykatë dhe siç përmendet në shkresa kryefamiljari kërkoi ndihmë në polici për largimin e të shoqes me të cilën kishte patur konflikt, teksa Marsela Toshi denonconte se burri i kërkoi të ikte nga shtëpia. Nëna e dy fëmijëve të ndjerë menjëherë pas tragjedisë u vendos nën hetim dhe ndaj saj u ngrit akuzë.

Në fund të 2023, Gjykata e Lartë tha tragjedia që tronditi vendin ku babai mbyti dy djemtë njëri katër vjeç dhe tjetri 7 vjeç nuk ndodhi për shkak të nënës dhe se gruaja duhet dënuar për braktisje të të miturve.

Në dosje përmendet se si babai i dy djemve përpara se të ndërmerrte vrasjen e dyfishtë dhe ti jepte fund jetës kishte shkruar “unë po iki po i marr dhe dy fëmijët që të mos jetë jetim, pa nënë e pa babë. As në shtet nuk i lë dot se do kenë një emër tjetër. Në këto dorëshkrime ai shkruan mbi marrëdhënien konfliktuale. “Erdhi në datën 4 dhjetor. Kërkoi çfarë i duhet dhe iku me atë që do. Me zor nuk e mbaj dot ma nxiu jetën kjo martesë”.

Në fashikull prokuroria mblodhi si prova dëshmitë e familjarëve dhe këqyri edhe sistemin TIMS ku provoi se nëna i kishte braktisur.

Ky rast analogjik pritet të merret si orientim nga grupi i hetimit i cili këmbëngul se do të ripyetet motra e të ndjerës, por edhe disa persona të tjerë./TCH