Egla i përmendi vajzën Julit në BBV, reagon ashpër Ilir Shaqiri: Injoranca dhe psikopatia nuk paska të ngopur këtë vit

Debati mes Jul Dedës dhe Egla Cenos mbrëmjen e djeshme, ku kjo e fundit i përmendi vajzën aktorit, ka nxiturr komente të shumtë në rrjet.

Këtë situatë e ka komentuar edhe fituesi i sezonit të parë të Big Brother VIP, Ilir Shaqiri.

Ai ka shprehur mbështetjen për Julin, teksa shkruan:

“Turpi, p*rdhunimi verbal, viktimizimi, injoranca, bullizimi, përndjekja dhe psikopatia nuk paskan të ngopur këtë vit.#fëmijëtnukpreken”.

Erjola dhe Romeo fshehin një fIirt? Postimi në Instagramin e moderatores i hedh benzinë zjàrrit

Gjatë ‘prime-it’ të së martës në “Big Brother VIP 3”, një deklaratë bombë e lëshuar nga Graciano se mes Romeos dhe Erjolës ka një pëlqim tronditi mbarë opnionin publik si dhe raportin e Romeos me Heidin. Ai madje ka zbuluar se kur kanë qenë jashtë, Romeo i ka shkruar Erjolës në rrjetet sociale, por kjo e fundit nuk i ka kthyer përgjigje duke ia lënë ‘seen’.

Erjola ka qenë e vendosur të hedhë poshtë çdo deklaratë të Gracianos, madje ajo tentoi të largohej përfundimisht edhe nga shtëpia për shkak të situatës së ngarkuar. Ndërkohë që një pjesë e mirë e publikut ka përkrahur Erjolën në këtë situatë, ka patur dhe shumë të tjerë që besojnë se mes dy banorëve ka një kimi.

Pavarësisht se brenda shtëpisë Erjola preferon të qëndrojë sa më larg kësaj situate, jashtë shtëpisë, pikërisht në rrjetet e saj sociale, gjërat duken ndryshe. Personi që menaxhoni Instagramin e saj, ka bërë një postim, ku në sfond ka vendosur bashkëpunimin e Romeo Veshajt dhe Ledri Vulës, “E keni dit”.
Shumë komentues kanë shkruar se vendosja e kësaj kënge në sfond është tendencioze dhe e turpshme. Disa përdorues të rrjeteve sociale aludojnë se është gazetari i njohur, njëkohësisht edhe miku i Erjolës, Ronaldo Sharka, ai që menaxhon Instagramin e saj tani që ajo gjendet brenda shtëpisë dhe që ka dashur ‘t’i hedhë benzinë zjarrit’.

https://www.instagram.com/reel/C6rbyvvtmGG/?igsh=anQ5MzRkNjNkM3Bt

A u hodhën nga ura? Prokuroria dyshime mbi mënyrën e vetëvrasjes së Alma Arrazit dhe tre fëmijëve, ja detaji që çoi në pistën e re të hetimit

Alibia se Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë hedhur nga ura e vjetër apo ura e re e Bunës duke i dhënë fund jetës për momentin bie poshtë për policinë dhe prokurorinë e Shkodrës sepse dyshohet se vendi i vetëvrasjes është poshtë urës dhe jo mbi urë.

Kjo pasi një kukull e dyshuar se ishte e njërës prej vajzave të Alma Arrazit e cila mendohet se mbyti tre fëmijët e saj dhe u vetëvra në ujërat e lumit Buna zbuloi vendin se ku 39 vjeçarja mund të ketë kryer aktin e rëndë.

Policia vendore e Shkodrës gjeti poshtë urës së re të Bunës kukullën e cila dyshohet se i përkiste njërës prej dy vajzave të mbytura. Në fund të urës së re Bunës, në këmbët poshtë kësaj ure, në një vend me zhavor dhe pemë e shkurre efektivët gjetën kukullën e cila është sekuestruar nga prokuroria dhe është çuar për t’i bërë AND-në nëse ka apo jo lidhje me njërin prej tre fëmijëve të mbytur të Alma Arrazit. Kukulla e gjetur në breg poshtë urës, bëri që forcat RENEA nga fshati Darragjat ku u gjet vajza 9 vjeçe të përqëndrojnë kërkimet e tyre në këtë vijë ujore të lumit.

Vetëm pak metra më tutje, tek pinarët u gjet trupi i pajetë i vajzës 8 vjeçare. Jo shumë larg nga pinarët, në një largësi prej afro 2-3 kilometër në afërsi të Oblikës në Anën e Malit u gjet edhe trupi i djalit 4 vjeçar dhe rreth 35 kilometër nga aty përballë fshatit Pentar në ujërat që i përkasin Malit të Zi u gjet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit.

Pista se Alma Arrazi mund të jetë hedhur nga ura e vjetër apo ura e re e Bunës për momentin për policinë dhe prokurorinë ka rënë poshtë kjo për shkak të kukullës të gjetur në breg të Bunës poshtë urës së re. Ajo që dyshohet është se Alma Arrazi pasi ka konsumuar kafen me kunatën e saj ka kaluar në këmbë në urën e vjetër të Bunës dhe ka vijuar po në këmbë në drejtim të urës së re të Bunës dhe është ulur po në këmbë në fund të kësaj ure në një terren që nuk është shumë i lehtë për t’u zbritur dhe prej aty pasi ka mbërritur në breg dyshohet se kreu edhe aktin e rëndë duke u mbytur bashkë me tre fëmijët e saj, ngjarje e cila mendohet të ketë ndodhur rreth orës 22:00 të 2 prillit.

Në afërsi të vendit ku është gjetur kukulla erdhi edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili bëri edhe një deklaratë duke dhënë lajmin e gjetjes së trupit të dytë. Deri më tani nuk ka asnjë dëshmitar që ka parë 39-vjeçaren dhe 3 fëmijët duke ecur në urë apo edhe duke u ulur poshtë urës së re të Bunës apo edhe momentin kur i dha fund jetës së saj dhe fëmijëve.

Po ashtu të paktën deri më tani nuk ka asnjë dëshmitar që mund ta ketë parë Alma Arrazin duke u hedhur në ujë bashkë me fëmijët e saj si dhe nuk ka asnjë dëshmitar që të ketë dëgjuar zhurma apo të bërtitura fëmijësh. Tashmë pritet që ekspertiza të kthejë përgjigjen e AND-së nëse kukulla i përket njërit prej fëmijëve të Alma Arrazit.

Prokuroria dhe policia vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje për të cilën është i ndaluar Erdgys Arrazi, bashkëshorti i 39 vjeçares për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes” si rrjedhojë e dhunës në familje, akuza të cilat vetë ai dhe i vëllai i tij i kanë mohuar ndryshe nga motra e Almës e cila e ka akuzuar për dhunë në familje dhe tradhti.

U fiΙmua dυke dh* nυαr të ë mën në Tiranë/ Arrestohet 36-vjeçari, sapo kishte dalë nga bυrgu! (Pamje të Trishta)

Gentjan Kola ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pas publikimit të një video ku shihej teksa dhunonte të ëmën në zonën e Alliasit.

Policia bën me dije se Kola ishte në masën “arrest në shtëpi”, masë e cila i është zbutur pak kohë më parë me vendim Gjykate. Edhe më herët ai ka rënë në prangat e bluve për të njëjtën vepër penale, dhunë në familje.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij për veprat penale “Dhuna në familje“, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit“, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Në videon e publikuar ky shtetas shihej teksa kapte për flokësh nënën e tij të moshuar, e më pas e shtynte dhe i bërtiste me të madhe.

Njoftimi i plotë i Policisë: 

Në lidhje me një video të publikuar ditën e sotme, në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një shtetas që dhunon nënën e tij, ju informojmë se:

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të rastit, identifikuan dhe shoqëruan shtetasin G. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij për veprat penale “Dhuna në familje”, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.

Pas bujës që bëri Graciano me deklaratën e tij, habit veprimi i fundit i Argjirës

Graciano Tagani trazoi gjithë shtëpinë e “Big Brother VIP” mbrëmjen e djeshme me një deklaratë të bërë në lidhje me Romeon dhe Erjolën.

Mirëpo vëmendje ka marrë edhe veprimi i Argjirës.

Teksa prisnim ndonjë reagim prej saj, kemi zbuluar diçka tjetër: Argjira ka fshirë çdo postim ku shihej krah Gracianos, duke lënë vend për dyshime se mes çiftit ka krisje.

Argita Malltezi: Sali Berisha është lideri i PD-së, ai do të rrëzojë nga pushteti Edi Ramën!

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, të dy në arrest shtëpie të caktuar nga Gjykata e Posaçme, që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar për dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit sportiv të klubit “Partizani”, mbrëmjen e djeshme, ishte e ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”.

Me bluzën “Lironi Liderin e Opozitës”, Malltezi foli edhe lidhur me përjetimet e saj të këtyre momenteve.

“Në aspektin personal njeriu e ka të pamundur të zgjedhë një jetë të rrafshët dhe pa sfida. Por shumë shpesh gjatë kësaj periudhe, nëse të bien sfida, je me fat nëse mundesh t’u japësh fëmijëve një model.

Se me kalimin e kohës ata arrijnë të formojnë fizionominë e tyre, je me fat nëse mundesh t’u japësh atyre një model se si përballohen sfidat është një arritje shumë e madhe.

Përpiqemi të krijojmë normalitet mes nesh me aq sa mundemi.

I mungojnë shumë takimet me njerëzit dhe shtrëngimi i duarve me ta. Edhe pse takimi i përnatshëm me ta në tubimet është disi lehtësues”, tha Malltezi.

Si është dita e z. Berisha në këto 5 muaj?

Argita Malltezi: “Ndahet në mënyrë të kronometruar në segmente të caktuara, dhe në materiale që ai po i punon dhe mbase do t’i publikojë shumë shpejt besoj. Përgatitet për fjalimet e tij të darkjës, si dhe informohet pa limit përmes medieve, si dhe nuk i ndahet ushtrimeve fizike.

Kjo është një dosje pa çështje. Nuk ka asnjë shkelje të asnjë dispozite, dhe këtë ata nuk e kanë treguar në çfarë forme dhe kush është dispozita e shkelur që ia atribuojnë Sali Berishës. Për të bërë këtë dosje, SPAK ka falsifikuar dokumente, ka shtrënguar fakte dhe këtë e ka bërë jo vetëm kur gjykata vendosi në 2023, por në çdo raportim dymujor që bëhet në atë çështje.

Kjo është një drejtësi me regji. Në dokumentet e SPAK gjenden dokumentet që ka njerëz me toka në Yzberisht dhe që poretendojnë se kanë tokë aty në tokat e zonës së ish-klubit “Partizani”.

Prandaj i kanë bërë falsifikime të tilla. Destinacionin e tokës nuk e ka ndryshuar Sali Berisha, por Edi Rama.

Kanë shkelur Kushtetutën sa i përket procedurës së izolimit të një deputeti ku duhej të kishte një autorizim nga Parlamenti, ndaj është një drejtësi me regji.

Keni dëgjuar skandalin e “5D”-së, asnjë sekuestro nuk është vendosur akoma. Ndërsa për cëcshtjen në fjalë janë vënë në sekuestro edhe pasuri të vitit 2004, ndërkohë që kjo çështje ka nisur nga 2009-ta, me burime plotësisht të certifikuara.

Pra, kalojnë degë më degë për të zgjatur hetimet, sepse interesi i tyre nuk është drejtësia, por arrestimi i liderit historik të opozitës.

Jo vetëm kjo, por kur ka një avancim të hetimeve dhe del ndonjë provë atëherë me të drejtë që zgjaten hetimet. Dhe kjo ndodh sepse nuk kanë asnjë provë dhe i zgjasin hetimet përmes dokumenteve të falsifikuara. Dhe sigurisht që nuk ka asnjë akuzë të ngritur ndaj Sali Berishës.

Kanë kërkuar për zgjatjen e hetimeve, informacion tek institucionet e Mbrojtjes Kundër Zjarrit, po edhe nëse nuk i kanë plotësuar kushtet për mbrojtjen ndaj zjarrit, çfarë lidhje ka kjo me kryeministrin”.

Sepse drejtësia është e kapur dhe nga kjo drejtësi e kapur janë nën komandë sot Sali Berisha, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Fredi Beleri. Jo rastësisht të gjithë këto çështje, për z. Meta nuk e di të sigurtë, por këto çështjet e tjera i ka Irena Gjoka e GJKKO-së”.

Për zonjën flitet se do të nisë një veting. A mendoni se ajo dhe vendimet që ka dhënë komprometohen?

Argita Malltezi: Pë”rfundimi i kësaj çështje duhet parë formulari i saj i vetë-deklarimit i vitit 2019. Por duke marrë këtë fakt besoj se ajo procedohet penalisht. Në të dyja cëcshtjet e Irena Gjokës janë dy çështje të një gjykate të pacaktuar me ligj”.

A ka qenë e qëllimshme vendosja e kësaj gjykatëse për të gjykuar Sali Berishën?

Argita Malltezi: “Ajo u pyet në seancë lidhur me çështjen e shkarkimit të saj të dikurshëm në vitin 1996. Ajo u fsheh pas faktit se nuk kishin prova, dhe në mungesë të provave, pasi avokatët nuk i kishin në atë moment provat., ajo e rrëzoi këtë kërkesë.

Dhe kur dolën provat, luajtën me afatet dhe të drejtat e tjera procedurale në mënyrë që kjo cëcshtje të mos merrte një përgjigje përfundimtare.

Tashmë ka një dokument që e fakton një gjë të tillë, dhe me këtë i bie që Irena Gjoka tashmë është e larguar nga sistemi i drejtësisë”.

Mendoni se keni bërë një gabim strategjik duke mos e respektuar masën e detyrimit paraqitjeje?

Argita Malltezi: “Që në ditën e dytë, avokatët ia bënë të qartë këtë gjë. Qëndrimi i Sali Berishës ishte i qartë për këtë, respektimi i ligjit dhe Kushtetutës duhej zbatuar. Nëse lejohej kjo procedurë anti-ligjore, atëherë çdo njeri nuk mund të bëhet barrierë e kësaj diktature të re”.

Si e keni parë qëndrimin e ndërkombëtarëve ndaj kësaj ngjarjeje?

Argita Malltezi: “Jo më larg se dje, deputetë të spektrit të djathtë u shprehën se ishin të pa informuar për arrestimin e liderit të opozitës. Dhe informacionet e para janë ambasadat që i përcjellin këto informacione. Kjo është një drejtësi që ka prodhuar një sistem të deformuar drejtësie.

Shtetet aleate kanë këshilluar, Kosovën, Maqedoninë e Veriut që të mos e bëjnë një reformë të tillë në drejtësi”.

A rrezikohet mandati i z. Berisha, dhe si e shihni të ardhmen e tij politike?

Argita Malltezi: “Nëse njeriu bën llogari dhe nëse mendon që të fitojë në çdo hap, nuk shikon panoramën e madhe dhe merret me betejat e vogla. Piktura e madhe është shumë më e rëndëishme se sa betejat e vogla.

E madhja është lufta për demokracinë, për rrëzimin e një diktature që sapo është instaluar dhe që në rastin konkret shfaqet me kontrollin e drejtësisë. Po t’i kthehemi ekonomisë, në uzurpimin e fondeve publike dhe në shpërdorimi masiv të tyre si në Bashkinë e Tiranë si në qeveri.

Nëse kthehemi tek rendi shikojmë bashkëpunimin e policisë me bandat kriminale dhe kthimin e Shqipërisë në një narko-shtet.

Prandaj të gjitha këto janë më të rëndësishme se një mandat. PD-ja do t’i vazhdojë betejat e saj së pari me mos bindje civile”.

Si i keni parë hetimet ndaj zyrtarëve të PS-së?

Argita Malltezi: “Është shumë e thjeshtë panorama: nga njëra anë ke të gjithë liderët e opozitës në procedim penal, në anën tjetër nuk ka as Veliajn, as Ramën dhe as krerët e tjerë të këtij niveli në procedim penale. Kjo është drejtësia e kapur dhe ajo nuk mund t’i japë drejtësi pjesës më të madhe të shqiptarëve.

Sot korrupsioni është aq i madh sa ka arritur të skedulojë një çështje, apo për të mbyllur një çështje gjyqësore. Pra, korrupsioni është galopant.

Ka pasur një opinion të Komisionit të Venecias ku ngrinte shqetësimin për reformën në drejtësi lidhur me atë që e quan si kooperativizmi i strukturave që nuk kontrollohen nga strukturat e shtetit.

Dhe këtu është rasti i SPAK, ku as në një vend totalitar nuk mund të ndodhë kjo. Pra këta janë një trupë që ka kapërcyer çdo mekanizëm të shtetit ligjor dhe kanë kapërcyer edhe gjykatat, pra një strukturë ekstra-ligjore.

Në përbërje të kjësaj strukture janë njerëz plotësisht të kapur, si: Irena Gjika, z. Dumani, të cili i kanë dhuruar në mënyrë të çuditshme një apartament dhe e ka kaluar vettingut, kur kolegët e tij për shumë më pak janë nxjerrë jashtë sistemit. Kemi Millionain e Elbasanit, ku zonja nuk e hape kurrë procedimin për Qazim Sejdini.

Arben Kraja, një njeri që ka hetuar dosjen e incineratorit të Tiranës, në një kohë që kishte dy familjarë të tij në Bashkinë e Tiranës”.

Pra kjo strukturë nuk ju jep shpresë as për dosjen “Xibraka”?

Argita Malltezi: “Një gjë e them me siguri që këto çështje kanë qenë në disjen e prokurorisë. Dhe nuk ka pasur asnjë lloj dileme për personat e përfshirë. Ta shikojmë çdo të ndodhë sot”.

Angazhimi juaj politik, e keni mohuar, por çfarë do të bëjë Argita Malltezi?

Argita Malltezi: “Sali Berisha është lideri i Partisë Demokratike. Ai do të rrëzojë nga pushteti Edi Ramën, dhe këtë ua them me plot bindje.

Nuk kam asnjë lloj aspirate për të bërë këtë lloj karriere, por nuk më ndalon të ndërmarr asnjë lloj vendimi në se duhet për të çuar përpara një angazhim politik. E vetmja gjë që më penalizon është ndoshta eksperienca që kam në prapaskenë, duke parë se çfarë angazhimi titanik kërkon qeverisja e vendit, përgjegjësia ndaj njerëzve nëse respektohen të gjithë normat ligjore.

Mendoj se çdokush ka të drejtën e opinionit politik të tij. nëse një parti politike dhunohet në masën sa i marrin në mënyrë të kundraligjshme vulën, i arrestojnë në mënyrë të paligjshme liderin e saj, i heqin në mënyrë të kundërligjshme fondet politike, kjo është një parti politike që nuk do të ngjallë dot shpresë dhe që nuk tremb askënd, ku tashmë kundërshtari dhe krimi janë shkrirë në një.

Sigurisht beteja e madhe është rrëzimi i Edi Ramës, ku nuk arrihet dot në katin e pestë pa kaluar më parë në katin e parë”.

Si e patë thirrjen e kryeministrit Rama për opozitën për një rezolutë anti-korrupsion?

Argita Malltezi: “Ujkut nuk mund t’ia lësh kurrë mëlçitë për të ruajtur. Se mund të jetë Edi Rama promotor i luftës anti korrupsion, këtë nuk ka njeri që mund ta besojë. Edi Rama është zemra e çdo lloj afere korruptive që ka ndodhur në Shqipëri. Nuk mund të kishte incineratorë, check-up, Sterilizim pa rolin e Edi Ramës. Edi Rama dhe anti-korrupsioni janë dy terma që nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin. Ai sigurisht që e do këtë për kozmetikën e tij, por besoj se PD-ja nuk do t’ia lërë Edi Ramës mëlçitë për t’i ruajtur”.

Ju jeni dakord për një ndryshim të ligjeve që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë?

Argita Malltezi: “Absolutisht që kjo nuk mund të bëhet me Edi Ramën, por po që reforma në drejtësi duhet transformuar plotësisht duhet bërë”.

Me një qeverisje të tillë, pse nuk rrëzohet?

Argita Malltezi: “Në çdo demokraci tjetër do të ishte rrëzuar qeveria, por kjo nuk është më demokraci, por diktaturë. Qeveria ka uzurpuar totalisht financat, të cilat i përdor për lidhjet e saj me krimin, me të cilin më pas për të blerë votat. Pra, ky ëhstë një vend ku krimi i organizuar shkon në mbështetje të qeverisë. Dhe diktaturat nuk rrëzohen me votë, por me mos bindje civile dhe nëse shqiptarët duan të bëjnë ndryshimin, duhet të çohen për ta rrëzuar këtë diktaturë. Është bërë shumë, por opozitë është bërë këto dy vite. Dhe këto që janë bërë këto dy vite as nuk janë imagjinuar, dhe sigurisht që njerëzit do të ngrihen. Pa diskutim që kërkohet një motivim dhe shpjegim më i fortë i të gjithë strukturave që më pas të arrijmë në përcjelljen e mesazhit”.

Përplasje e ashpër në “Big Brother”/ Egla i përmendi vajzën, Juli nuk përmbahet i turret nga pas… (VIDEO)

Debatet në “Big Brother Albania Vip 3”, nuk kanë reshtur kohët e fundit. Edhe mbrëmjen e djeshme, protagonist të debatit kanë qenë Egla dhe Juli.

Ata kanë pasur përplasje të vazhdueshme në shtëpinë e “BBV”. Dyshja ka debatuar aq ashpër, aq sa kane përfunduar thuajse në përplasje fizike.

Në momentin që Egla i ka përmendur familjen, Juli i është turrur, ndërkohë që Romeo është përpjekur të futet në mes

Pjesë nga debati:

Egla: “Projektoje tek vajza jote, të gjithë këtë që po më bën mua”.

Juli: “Ej mos e përmend më, o njeri. Për cfarë po e përmend, do të më provokosh mua”?

Egla: “Mos m’u afro”.

Juli: “Cfarë problemi ke”?

Egla: “Cfarë ke që nxehesh”?

Juli: “Më duket e ndyrë kjo që po bën me mua”?

Juli: “Cfarë do ti me fëmijën tim”?

Egla: “Ke frikë ta shohësh fëmijën tënd kështu si mua”?

Juli: “Po ik dil jashtë nga shtëpia. Mos guxo të përmendësh më fëmijën tim”.

Egla: “Dil ti nga shtëpia”.

Juli: “Fëmijën tim mos guxo ta përmendësh më”.

Egla: “Edhe ti mos më prek”.

SHIKO VIDEON KËTU

Çfarë ndodhi me Eglën? Aktorja shpërthen në lot dhe ulëret: Do ju denoncoj të dyve në polici

Mbrëmja e djeshme nuk ka qenë aspak e qetë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Debatet mes Eglës, Julit dhe Merionit kanë agravuar me tone të larta.

Egla e ka akuzuar Julin se ky i fundit e ka ngacmuar, madje duke përmendur edhe familjen e tij.

Ndërkohë që Juli i ka thënë Eglës që duhet t’i kërkojë ndjesë që ka përmendur familjen e tij, Egla është shprehur se nuk i ka aspak arsye që t’i kërkojë ndjesë.

Në momentin që ka qenë tepër e ngarkuar, Egla ka shpërthyer në lot, madje është shprehur se po të kishte mundësi do t’i denonconte në polici, si Julin ashtu edhe Meritonin.

Pjesë nga debati:

Egla: Jam e mbledhur, më duhet t’u denoncoj të dyve në polici. Të dy në polici e keni vendin, burrecër. Një grua nuk e meriton këtë, o ndyrsira.Keni ditë që më bini qaf. Mendoje tek nëna jote, tek motra jote.

Ëndrra që pa Vojsava, bashkëshortja e Gjon Kastriotit, shfaqja e mrekullisë që paralajmëroi lindjen e Skënderbeut

Nga Albert Vataj

Të gjithë njerëzit e zgjedhur e paralajmërojnë ardhjen e tyre në jetë. Është gjuha e ëndrrave dhe gjuha e yjeve që vjen si një mesazh, vjen si një lajm hyjnor, vjen si një parathënie ogurmirë. Asgjë e rastësishme nuk ndodh. Gjithçka është e parathënë. Gojëdhënë, legjendë apo trill i shkrimtarit, skalitja e këtij lajmi të mirë, sendërgjimi i kësaj paraardhje hyjnore të magjeps edhe sot pas kaq vjetësh qyshkur u lind dalzotësi i Arbrit.

Edhe e lindja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastroti-Skënderbeu erdhi përmes një ëndrre paralajmëruese, një ëndrre e cila u skalit me yjet e natës së ngjarjes galaktike.

“Ajo që unë e mora si një shfaqje mrekullie dhe që u profetizua prej shumë vetave për lavdinë e këtij njeriu”, ishte lajmi i lindjes së Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Thonë se kur e ëma, Vojsava, mbeti shtatzënë me të, pa në ëndërr se lindi një dragua aq i madh, saqë mbulonte gati gjithë Epirin, kokën e shtrinte ndërmjet kufijve të Turqisë, të cilët i përpinte me gurmazin e vet të gjakosur, ndërsa bishtin e mbante në det, ndërmjet kufijve të krishterë dhe sidomos të shtetit venedikas. Gjon Kastrioti, me t’iu rrëfyer ëndrra, e qetësoi me gëzim të madh të shoqen, dhe e profetizoi se prej saj do të lindte një burrë i përmendur në luftë e në vepra, i cili do të ishte armiku më i rreptë i turqve dhe kapedani i tyre më fatbardhë, mbrojtës i fesë së krishtërimit dhe nderiues i përhershëm i pushtetit venedikas. shkruan Marin Barletti “Historia e Skënderbeut”.

“Ky atë plot kujdes as vetë s’u gënjye, as të tjerët s’i gaboi, përkundrazi besimi në profecinë e tij u bë edhe më i madh kur lindi djalë-vijon Barletti. Sepse një shenjë tjetër krenarie luftarake, shumë më e bukur dhe më e ndritur, u pa në krahun e djathtë të fëmijës, një shpatë e shkruar me një mënyrë, që dukej si të ishte bërë me dorë.

O Bujari e shënuar e natyrës! Edhe kur lindin foshnjat na jep mësime dhe mu në trup të tyre skalit shenja, që pastaj, patjetër duhet të japin pasojat e veta!”

Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405 në Diber. U mor peng si nizamë pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (içogllanëve) që përgatiste komandantë e nëpunës.

Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskënder (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti “(Skënderi)” kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg do të thotë Aleksandri princ ose fisnik. Ai nuk e harroi vendin e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t’i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare. Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t’u kthyer në Shqipëri në fronin e të atit, deri në vitin 1443 kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.

Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare i Kastriotëve.

Kryengritja u përhap shpejt në viset e tjera dhe feudalët e tjerë u ngritën gjithashtu. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone. Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Ai u martua me të bijën e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin për të forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë. I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali. Rreth përkrenares ekziston ideja se e ka mbajtur për nder të Pirros së Epirit, pasi edhe ai ka mbajtur po të njëjtën përkrenare.

Europa dhe turqit u bënë bashkë: Historia që dhemb, si ia mori Mali i Zi, Ulqinin, Shqipërisë

Më 26 qershor 1880, Ambasadorët e Fuqive të Mëdha në Stamboll, vendosën që Mali dhe zi dhe Shqipëria atëherë pjesë e Perandorisë Osmane të këmbenin krahinat e Hotit e të Grudës me qytetin dhe rrethinat e Ulqinit. Mali i Zi e pranoi menjëherë vendimin.

Porta e Lartë, zyrtarisht nuk e kundërshtoi, por u shpreh se ky vendim do ndeshte në lkundërshti lokale nga ana ana e shqiptarëve. Në të vërtetë, jo vetëm qyteti bregdetar i Ulqinit, por edhe fshatrat rreth tij banoheshin krejtësisht nga popullsi shqiptare.

Përveçse pjesë e pandarë e truallit kombëtar të Shqipërisë, Ulqini ishte edhe skela kryesore e Shkodrës dhe e pellgut të saj në detin Adriatik.

Shqiptarët të përfaqësuar në atë kohë nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, protestuan menjëherë për këtë padrejtësi të re që Fuqitë e Mëdha po bënin në dëm të interesave kombëtare. Lidhja e Prizrenit i komunikoi Portës së Lartë vendosmërinë për ta mbrojtur me çdo kusht Ulqinin dhe gatishmërinë për të hyrë në luftë.

Por Fuqitë e Mëdha me një notë kolektive, iu drejtuan më 3 gusht 1880 Stambollit, dhe e ftonin Portën e Lartë ta thyente qëndresën e shqiptarëve dhe t’ia dorëzonte Ulqinin Malit të Zi sipas vendimit të ambasadorëve.

Në fillim qeveria osmane u përpoq me anë të kërcënimeve për t’i bindur udhëheqësit e Lidhjes së Prizrenit të hiqnin dorë nga qëndresa, por orvatjet nuk patën sukses. Vullnetarët shqiptarë nën komandën e Isuf Sokolit, të Haxhi Mehmet Becit, të Mehmet Gjylit etj. rrethuan Ulqinin dhe u përgatitën për të marrë kontrollin sapo të largohej ushtria turke nga qyteti.

Për të shmangur ndërlikimet ndërkombëtare, Porta e Lartë dërgoi në gusht 1880 në Shkodër gjeneral Riza Pashën me 3 000 ushtarë, me detyrën që tia dorëzonte Ulqinin, malazezëve. Riza Pasha, mbërriti në Shkodër më 19 gusht dhe shpalli shtetrrethimin e ndalimin e qarkullimit dhe të lidhjeve me Ulqinin. Shqiptarët nuk u tërhoqën. As letra personale që sulltani u drejtoi krerëve të Lidhjes, as ndërhyrjet e ministrave të tij nuk i prapsën vullnetarët nga vendimi për mbrojtjen e Ulqinit.

Më 4 shtator 1880 anijet angleze, franceze, gjermane, ruse, italiane dhe austro-hungareze hodhën spirancat në ujërat e Raguzës për të marrë Ulqinin e rrethuar nga trupat e Lidhjes së Prizrenit.

Më 25 tetor 1880, atyre iu bashkuan dhe trupat turke. Porta e Lartë dërgoi Dervish Pashën, me 21 batalione dhe të pajisur me fuqi të jashtëzakonshme. Përballë trysnisë së Dervish Pashës dhe premtimeve të konsujve të huaj, më 17 nëntor 1880 disa anëtarë të Komitetit Ndërkrahinor të Shkodrës deklaruan se hiqnin dorë nga qëndresa e armatosur në Ulqin. Mallkimi historik i shqiptarëve, PËRCARJA, bëri edhe këtë herë punën e vet.

Përçarja dobësoi forcat ushtarake të Lidhjes dhe tri ditë më vonë, më 22 nëntor 1880, Dervish Pasha i dha urdhër ushtrisë turke të fillonte marshimin për në Ulqin. Ushtritë turke u ndeshën me forcat shqiptare te Kodra e Kuqe, afër fshatit Kllezna. Në fillim vullnetarët shqiptarë i sprapsën ushtritë turke, por më vonë, pasi arritën reparte të tjera osmane të pajisura me artileri moderne, forcat shqiptare u thyen. Komandanti i tyre Isuf Sokoli u plagos rëndë dhe pak më vonë vdiq.

Pasi u thye ushtria shqiptare, forcat turke vazhduan marshimin dhe hynë në Ulqin, më 23 nëntor 1880, të cilin pastaj më 26 nëntor ua dorëzuan ushtrive malazeze, sipas vendimit të ambasadorëve të Fuqive të mëdha.