“Vajza ishte larguar shumë herë nga ajo shtëpi”, Klodiana Lala zbulon detajet e bujshme: Çifti kishte diferencë në moshë, Alma Arrazi është shoqëruar dy vite më parë në…

Klodiana Lala në një emision televiziv, ka trajtuar mbrëmjen e sotme ngjarjen tragjike në Shkodër, ku një nënë u mbyt në ujërat e lumit bashkë me tre fëmijët e saj.

Edhe pse gjatë kontrollit në banesën e Ergdys Arrazit, policia nuk gjeti asnjë send të kundraligjshëm, ai u ndalua në dyshimet sipas organit të akuzës të arsyeshme se ai ishte shkaktari i vetëvrasjes së bashkëshortes së tij, Alma Arrazi dhe të tre fëmijëve të tij. Ku një faktorët është tradhtia bashkëshortore e tij ndaj gruas, si edhe ofendimet që e çuan këtë të fundit në aktin e vetëflijimit.

“Deri në këtë fazë të hetimeve janë krijuar dyshime të arsyeshme bazuar në prova se shtetasi Ergdys Arrazi, si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj, ka shkaktuar vetëvrasjen e shtetases Alma Arrazi, e cila në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet të jetë hedhur në lumë bashkë me tre fëmijët e mitur. Në këto kushte është kryer ndalimi i shtetasit Ergdys Arrazi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’, thuhet në dosje. Por çfarë ishte kjo tradhti bashkëshortore që e kishte trazuar kaq fort marrëdhënien në çift midis Almës dhe Ergdysit? Duhet thënë se kishin një diferencë të madhe moshore me njëri-tjetrin. Pasi Alma ishte 39 vjeç dhe Ergdysi 31 vjeç, 8 vite më i ri. Dhe përse Ergdysi u përpoq në rrëfimin e tij të parë në polici, të deklaronte se Alma vuante nga depresioni dhe merrte medikamente kundër stresit. Dëshmi e cila edhe sot mbetet e pavërtetuar, pasi askush në Spitalin e Shkodrës nuk e pohon një fakt të tillë. Edhe pse më tej familja Arrazi u përpoq të korrigjonte deklaratën e parë, duke thënë se Alma i merrte medikamentet në ambulancën e lagjes dhe jo në spital, ku nuk kishte një kartelë të hapur shëndetësore.

“Alma Arrazi është shoqëruar dy vite më parë në klinikën time nga familjarë të saj. Gjatë vizitës konstatova se Alma kishte vetëm probleme të ankthit dhe jo patologji të rënda të shëndetit mendor. Dhe për këtë arsye i këshillova medikamente të natyrës qetësuese. Që nga ajo kohë Alma Arrazi nuk është paraqitur më për vizitë pranë meje. Nëse Alma do të kishte probleme të shëndetit mendor, siç familja pretendon, bashkëshorti i saj e kishte shumë të thjeshtë të vinte te unë dhe të shprehte shqetësimin. Pasi në pallatin ku unë banoja në Shkodër, Ergdys Arrazi kishte një biznes, dhe fare mirë mund të më kontaktonte si mjek”, thotë Gjon Preçi, neuropsikiatër.

Sipas dëshmisë së familjarëve të Almës, Ergdysi kishte disa muaj që kishte krijuar një marrëdhënie jashtëmartesore me një vajzë 18 vjeçare, shumë më të re në moshë se ai, dhe se vetë Alma, fakt për të cilin ishte vënë në dijeni edhe vetë bashkëshortja e tij. Ajo kishte parë në telefonin e Ergdysit edhe një video të të dyve. Për këtë kishte dijeni për të cilën kishte edhe babai i Almës, i cili i kishte kërkuar disa herë të bijës, të largohej nga ajo banesë, nëse i shoqi nuk e donte. Arsye për të cilën e kishte marrë Almën edhe disa kohë në Itali, por që më pas ajo ishte kthyer sërish te familja e të shoqit.

“Vajza ishte larguar shumë herë nga ajo shtëpi. Unë e kam përkrahur, duke i thënë ik, nuk të do, lëre. Vazhdo jetën tënde. Por nuk ma dëgjoi fjalën se e donte shumë. Edhe mentaliteti. Nuk donte ta linte se më thoshte që nuk jemi nga ato familje ne. S’jemi mësuar lër një e merr një tjetër. Se histori të tilla nuk përfundojnë mirë. Aq e trembur ishte vajza e madhe, saqë edhe kur e ëma shkonte në tualet, i rrinte pas derës, nga frika se mos i ikte. Kur dilte e ëma, e shikonte në sy! Sikur i lutej që mos ik më. Ishte shumë e lidhur vajza e madhe me të ëmën. Eh çfarë kanë parë ata fëmijë. Shpirti nuk më del rehat. Kam zemrën e operuar dy herë. Nuk ka kuptim më jeta ime”, thotë Azem Bushati.

Edhe pse Ergdysi dhe familja e tij thonë se Alma merrte ilaçe kundër depresionit, familjarët e saj e kanë mohuar një gjë të tillë. Madje babai i saj, ka mohuar gjithashtu t’i ketë sjellë medikamente nga Italia. Por e vërteta është se Alma kishte marrëdhënie të tensionuara me bashkëshortin e saj. Dhe për këtë arsye, largohej shpesh te e motra në Tiranë, bashkë me tri fëmijët. Por sipas familjarëve Ergdysi shkonte dhe e kërcënonte, duke e i thënë t’i jepte fëmijët. Një detaj që konfirmon këto thënie është edhe largimi i Almës për në Itali, në muajin janar. Por sipas babait të saj qëndrimi i saj pranë familjes së prindërve nuk ishte i gjatë pasi bashkëshorti i kishte thënë të kthehet sepse nuk do ta tradhtonte më.

Vetë Edison Arrazi, mohon të ketë dijeni për tradhtinë e vëllait të tij ndaj së shoqes. “Unë nuk e di që vëllai të ketë patur një lidhje tjetër. Po edhe sikur të ketë patur edhe 20 lidhje ai veprim nuk është asnjëherë i justifikueshëm sepse është një ngjarje e rëndë”, thotë Edison Arrazi. Po kështu Edison Arrazi, i cili kishte vetëm pak ditë që ishte liruar nga qelia, pas një dënimi disa vjeçar për kultivim të lëndëve narkotike, ku kishte fituar ulje dënimi nga amnistia e fundit, mohon që vëllai i tij Ergdys Arrazi, të kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, Almës. Madje ai u përpoq që në daljen e tij publike ti jepte marrëdhënies së vëllait dhe bashkëshortes së tij, një tablo të qetë familjare. Pavarësisht se mesa duket kjo tablo nuk ishte aspak e tillë.

“Nusja ime dhe nusja e vëllait atë pasdite kanë dalë si gjithmonë për të pirë kafe bashkë më fëmijët. Është e pavërtetë se vëllai ka ushtruar dhunë psikologjike apo fizike ndaj nuses tonë të shtëpisë. Nusja është trajtuar prej shumë kohësh me ilaçe për stresin dhe depresionin. Nuk është se ka qenë në një gjendje të rënduar por herë pas herë ka marrë ilaçe”, thotë ai.

Por nëse e vërteta është kështu siç thotë familja Arrazi, atëherë përse Alma ndërmori këtë akt të rëndë, të pazakontë të flijimit bashkë me tre fëmijët e saj? Ishte ky një ndëshkim për bashkëshortin tradhtar, për t’i dhënë atij me këtë veprim, dënimin më rëndë që mund ti jepet një bashkëshorti dhe një babai, atë të humbjes njëherë e mirë të prindërimit.

“Vajza shprehej se ai ka një të dashur, shkonte me të tjera, filloi të jepte shenjat e veta, derisa arriti në këtë gjendje. Më tha bashkëjeton me një gocë të re, fle në një dhomë më vete me tre fëmijët. Ajo më thoshte nuk dua që fëmijët e mi t’i gëzojë dikush tjetër, i kam bërë unë, do t’i rris unë. Aty ka marrë vendimin për të flijuar jetën e vet dhe të tre engjëjve”, thotë babai.

Por nëse është kështu a ka të drejtë një nënë që për hir të këtij dënimi ndaj bashkëshortit, të dënojë dhe ti marrë jetën fëmijëve të tyre, qenieve më të pafajshme në këtë histori. Si duhet të gjykojë opinioni publik në një rast të tillë? A duhet ky hetim të thellohet edhe më tej në shkaqe të tjera që mund të jenë fshehur dhe mund të kenë çuar në aktin e vetëvrasjes së Almës dhe fëmijëve të tij? Dhe a është kjo një vetëvrasje, apo mund të jemi edhe përballë provave që mund të na çojnë drejt një vrasje? Një mister që do të duhet të na e zbulojnë hetimet, para se të dalin në konkluzione, të cilat thjesht sa e mjegullojnë edhe më shumë një vetëvrasjet më të rënda të ndodhura në këto 30 vite në Shqipëri, të një nëne dhe të fëmijëve të saj.

“Për 10 mijë euro të qelbura”- Graciano Tagani zbuloi SMS-të që Romeo Veshaj i ka dërguar Erjola Doçit, moderatorja merr vendimin për t’u larguar nga BBV! Bën gati valixhet dhe…

Erjola Doçi ka marrë vendimin për t’u larguar nga shtëpia e Big Brother Vip pas një deklarate të balerinit Graciano Tagani, i cili zbuloi se Romeo Veshaj i ka dërguar SMS moderatores, por kjo e fundit nuk ka ka kthyer përgjigje.

“Po ik mo nuk do rri me presionet e tua për 10 mijë eurot e qelbura në finale”, u shpreh prezantuesja, teksa bënte gati valixhen.

Por, Erjola Doçi hoqi dorë nga ky vendim për të lënë garën pas ndërhyrjes së banorëve të tjerë për ta ndaluar, mes tyre edhe Romeo Veshaj që i qëndroi pranë gjatë këtij momenti.

“Mos u ndiko nga plehra. Mos dil për plehra. Çfarë po bën moj?”, u shpreh aktori referuar Gracianos, teksa shtoi: “Po i jep të drejtë atij”.

Debati mes banorëve:

Graciano: Ua do ikësh ëë? Doli e vërteta? Mos ik, pse vendos kështu? Më vjen shumë keq lali, një person që është me të vërtetën dhe të drejtën nuk ka nevojë.

Erjola: Do të të përgjigjem nga studio.

Graciano: Pse kaq e dobët je ti? Pse po e bën këtë gjë? Lali nuk e doja unë këtë gjë, po thosha thjesht një të vërtetë.

Egla: Erjola përballoje!

Romeo: Mos u ndiko nga plehra. Mos dil për plehra. Çfarë po bën moj?

Egla: Erjola mos dil për të. Unë e di që ti del, por mos e bëj. Edhe 10-15 ditë kanë ngelur.

Romeo: Po i jep të drejtë tij.

Erjola: Unë e kam hequr mikrofonin o me zarf të zi o vetë.

Egla: Po ti the tënden, pse intimidohesh?

Romeo: Unë kësaj nuk i rri dot as afër, nuk e ndaloj dot

Juli: Hiqe dorën, mos më kap mua me duar. Dënohesh nëse del. Nuk del dot ti. Pa folur me mua ti s’ke për të ikur.

Erjola: Po ik mo nuk do rri me presionet e tua për 10 mijë eurot e qelbura në finale. Po ikë se latë kokrën e namit, kam fytyrë, kam këllqe.

Egla: Po ike ti do iki dhe unë.

Juli: Cila është arsyeja pse po ikën ti?

Erjona: Nuk duroj presion këtu kaq.

Juli: Ku ke ardhur këtu në llixha?

Erjola: Eee nuk e përballokam dot.

Juli: Në qoftë se ikën do i japësh të drejtë atij.

Erjola: Do e jap përgjigjen nga studio.

“U mbyt në Bunë bashkë me tre fëmijët”, Klodiana Lala zbardh momentet e fundit të Alma Arrazit: Ja çfarë filmuan kamerat

Klodiana Lala në një emision televiziv , ka trajtuar mbrëmjen e sotme ngjarjen tragjike në Shkodër, ku një nënë u mbyt në ujërat e lumit bashkë me tre fëmijët e saj.

Ndërkohë që Prokuroria konfirmoi edhe lëvizjet e fundit të nënës dhe tre fëmijëve të saj, mbrëmjen para se t’i jepte fund jetës, ku ajo u pa t’u takonte në një kafe me kunatën e saj. Dhe pas qëndrimit për afro 2 orë dhe ndarjes me të, ajo me fëmijën e vogël në krah dhe dy vajzat që e shoqëronin, të merrte rrugën në trotuarin që të çon te ura e vjetër e lumit Buna.

“Nga të dhënat e hetimit deri në këtë fazë, ka rezultuar se më datë 3 Maj 2024, rreth orës 17:30, në Komisariatin e Policisë Shkodër është paraqitur shtetasi Ergdys Arrazi, i cili ka kallëzuar largimin nga banesa të bashkëshortes së tij shtetases Alma Arrazi, bashkë me tre fëmijët e tyre të mitur. Nga deklarimet e personave që kanë dijeni për ngjarjen, del se më datë 2 Maj 2024, pasdite, shtetasja Alma Arrazi. bashkë me fëmijët e mitur, ka shkuar për të pirë kafe me kunatën, shtetasen V.P., në lagjen ‘Iliria’ Shkodër. Aty ku kanë qëndruar për rreth dy orë dhe nga ku më pas mësohet se Alma Arrazi, i ka thënë kunatës se do ta merrte vëllai i saj me taksi, pasi do shkonte një javë tek shtëpia e tij që të qetësohej”, thuhet në dosje.

Por nga këqyrja e pamjeve filmike rezultoi se Alma Arrazi në fakt nuk i kishte treguar të vërtetën kunatës së saj. Pasi ndryshe nga sa i tha, se do shkonte te i vëllai, ajo vihet re më tej teksa ecën në trotuarin që të çon për në urën e lumit Buna. Aty ku në muzgun e ditës, në fillim të urës humbasin edhe gjurmët e saj dhe të fëmijëve. Nga ky moment kamerat në zonë nuk kanë mundur të fiksojnë më tej lëvizjen e tyre.

“Nga administrimi i pamjeve filmike, pasi është ndarë nga kunata, Alma Arrazi, bashkë me tre fëmijët, ka ecur në trotuarin e rrugës që të çon te ‘Ura e Bunës’ së vjetër, në drejtim të ‘Kishës së Zojës’, Shkodër. Ndërkohë që dalja nga lokali është në orën 20:10 të datës 2 maj 2024”, sqaron prokuroria. Por si mundi Alma e vetme ta bëjë një akt të tillë? A e kishte paramenduar ajo në kokën e saj të gjithë këtë skenar? Çfarë ndodhi me të dhe fëmijët pasi u futën në urë atë mbrëmje, kur drita sapo kishte rënë mbi qytet?

Është e vështirë për të menduar se si ajo është sjellë në ato momente dhe si ka mundur ta kryejë e vetme një akt të tillë, nëse ishte e kthjellët në veprimet e saj, apo e rënduar psikologjikisht, duke pasur parasysh edhe dy vajzat në moshë të rritur, si edhe faktin që parmakët e urës së vjetër në lumin Buna, janë në një lartësi që e kalojnë shtatin e tyre. Si edhe faktin që në atë orë, ura ka pasur ende vizitorët e saj dhe dikush duhet të kishte parë diçka të pazakontë. Por për grupin hetues nuk ka dyshime se këto parmakë të urës, ku edhe peshkatarët duhet të ngjiten deri lart për të hedhur grepat, janë vendi nga ku Alma hodhi fillimisht vajzat e saj dhe më pas veten dhe djalin, për tu vetëflijuar në një akt të pashembullt.

“Më datë 4 maj 2024 rreth orës 22:00, shërbimet e policisë u njoftuan se në anë të lumit Buna në fshatin Darragjat, Njësia Administrative Dajç, është gjetur trupi i pajetë i një fëmije të mitur, që më pas u identifikua si shtetasja E.A, e datëlindjes 20 Tetor 2015. Ku pas këqyrjes së kufomës, nga ana e mjekut ligjor, nuk u konstatuan shenja dhune. Si edhe u vendos kryerja e ekspertimit mjeko-ligjor me qëllim përcaktimin e dëmtimeve që konstatohen në trupin e viktimës dhe të shkakut të vdekjes”, thotë Prokuroria.

“Është e drejtë e tij”, Mitsotakis: Ardhja e Ramës e panevojshme, por s’e ndalojmë dot

Kreu i qeverisë greke, Kyriakos Mitsotakis ka dhënë së fundmi një intervistë për protothema.gr.

Duke iu referuar vizitës së afërt të kryeministrit shqiptar Edi Rama në datën 12 maj në Greqi, ai tregon se nuk është i ftuar i qeverisë, po vjen për të biseduar me bashkatdhetarët e tij.”

“Është e drejtë e tij, një zgjedhje që më duket e panevojshme, prandaj thashë që është një zgjedhje e panevojshme. Ne kemi probleme me marrëdhëniet greko-shqiptare”, tha ai dhe shtoi se çështja e ndalimit të Fredi Belerit është europiane, jo dypalëshe.

Pjesë nga intervista:

Antonis Schroiter: Ju udhëtoni në Turqi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, udhëton në Greqi, vjen këtu. Kam lexuar për shumë përpjekje për të shtyrë këtë vizitë, e cila në fund nuk do të shtyhet. Fillimisht, a është i mirëpritur zoti Rama në Greqi?

Kyriakos Mitsotakis: Shiko, së pari, ai nuk vjen si mysafir i qeverisë greke. Nuk është një vizitë, do të thosha, me karakteristika dypalëshe. Ai vjen, e kuptoj, për të folur me bashkatdhetarët e tij. Ai ka të drejtë ta bëjë këtë. Përtej kësaj, mendoj se edhe ky është një opsion që për momentin, në kushtet e zgjedhjeve evropiane, më duket mjaft i panevojshëm.
Qeveria greke nuk mundet, ne jemi demokraci, ne nuk e ndalojmë të drejtën e tubimit e cila është e garantuar me kushtetutë, ndaj nuk i kushtoj aq rëndësi kësaj.

Antonis Schroiter: Ai ka kërkuar një hapësirë ​​të hapur për një tubim të madh. Nuk e di tani me Fredi Belerin në burg dhe një grup të madh njerëzish që festojnë për zotin Rama nëse është…

Kyriakos Mitsotakis: Prandaj thashë se ishte një zgjedhje e panevojshme. Kemi probleme në marrëdhëniet greko-shqiptare…

Antonis Schroiter: Nuk do ta ndaloni këtë tubim?

Kyriakos Mitsotakis: Jo, nuk do ta ndalojmë.

Antonis Schroiter: Edhe nëse bëhet në një hapësirë ​​të hapur?

Kyriakos Mitsotakis: Ne as nuk do ta ndalojmë dhe as do ta lehtësojmë. Por më lejoni t’ju them edhe një gjë: vërtet ky rast ka krijuar një tension të madh në marrëdhëniet greko-shqiptare. Çështja nuk është dypalëshe, është evropiane, pavarësisht atyre që pretendojnë se është një çështje që ka të bëjë vetëm me pakicën kombëtare greke. Bëhet fjalë për shtetin e së drejtës dhe mënyrën sesi Shqipëria i trajton minoritetet, ka të bëjë me mënyrën se si funksionon gjyqësori shqiptar. Qeveria greke do të vazhdojë të ngrejë këto çështje.

Dhe dua t’ju kujtoj se në fletën tonë të votimit nuk kemi një, kemi dy përfaqësues nga minoriteti grek dhe veçanërisht me Himarën si pikë referimi. Sa për të thënë edhe një gjë: ne kemi edhe një përfaqësues të pakicës myslimane në fletëvotimet tona. Vura re me interes se dy partitë e tjera, në mos gaboj, dy partitë e tjera të mëdha zgjodhën të mos e bënin këtë. Dhe këtë e them sepse ka një parti që po merr pjesë në zgjedhjet evropiane në

‘Çmendet’ moti/ Breshëri bën ‘kërdinë’ në dy fshatra të Shqipërisë

Reshje të shumta shiu shoqëruar me breshër janë regjistruar pasditen e sotme në dy fshatra të njësisë administrative Leskovik.

Bëhet fjalë për fshatrat Gërmenj dhe Shelegur, breshër që ka shkaktuar dëme të shumta në drufrutore dhe kultura bujqësore.

Dëmet me të mëdha kanë qenë në qershi dhe kumbull si dhe kultura bujqësore prashitëse.

Mot i paqëndrueshëm pritet të jetë prezent gjatë gjithë javës në zona të ndryshme të juglindjes së vendit, ku temperaturat do të shkojnë deri në 5 gradë celsius.

Takimi i Ramës me shqiptarët në Athinë ”tërbon” grekët, thirrja që bën deputeti i Mitsotakis: Ta ndalim

Gazeta greke “Kathimerini”, shkruan për takimin që kryeministri Edi Rama do të mbajë me shqiptarët më 12 maj në Athinë, duke thënë se autoritetet greke i kishin kërkuar bashkëpunëtorëve të shefit të qeverisë që të shtynte takimin për të mos ndikuar te zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Edhe pse vizita e Ramës mund të konsiderohet private dhe konform ligjeve në fuqi, pasi Ministria e Jashtme greke është informuar përmes kanaleve diplomatike, ajo ka nxitur reagime të forta pasi do të ndodhë në njëvjetorin e arrestimit të Fredi Belerit. Vizita zhvillohet kur Kyriakos Mitsotakis e ka përfshirë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës në listën e 42 kandidatëve në garën për një mandat në Parlamentin Europian, por pala shqiptare ka tentuar të hedhë poshtë çdo lidhje mes datës së përzgjedhur nga Rama dhe çështjes “Beleri”.

Deputeti i “Demokracisë së Re”, Nikitas Kaklamanis duke folur në një studio televizive deklaroi se s’ka logjikë që të pritet Edi Rama pasi është lideri i një vendi ku të drejtat e njeriut nuk ekzistojnë. “Mendimi im është se Beleri nuk mund të qëndrojë në burg dhe ne ndërkohë mirëpresim dhe lejojmë Edi Ramën të flasë me njerëzit që jetojnë dhe punojnë në Greqi. OK nuk ka problem. Le ta ndalojmë mitingun. Ky është qëndrimi im”, sqaroi deputeti i partisë së kryeministrit grek.

Kaklamanis e mbrojti idenë e tij të mos lejimit të kryeministrit shqiptar për të zhvilluar takimin me emigrantët në Athinë, duke risjellë në kujtesë bllokadën që Anglea Merkel si kancelare e Gjermanisë i ka bërë Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. “Ju kujtoj se Merkel i bëri një gjë të tillë Erdoganit, i cili kërkoi të shkonte të fliste me turqit në Gjermani, para zgjedhjeve. Dhe Merkel ia ndaloi. Ajo i tha atij “jo tubime parazgjedhore”, duke i dhënë një mesazh të qartë se festa duhet të ndalohet”, sqaroi ai.

“E gjetëm poshtë urës dhe…”, Klodiana Lala tregon historinë tronditëse dhe zbulon detaje nga ngjarja në Shkodër (Video)

Gjatë një interviste në “Breaking”, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka rrëfyer detaje nga ngjarja në Shkodër, ku Alma Arrazi u mbyt në lumë me tre fëmijët e saj.

Duke raportuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në 2 maj, Lala ngre pikëpyetjen “si ka mundësi që nuk ka pasur dëshmitare në vendngjarje, në një orar kur ka trafik në urën e Bunës”.

“Nëse ne nxjerrim detaje të mënyrës se si janë hedhur në lumë ata fëmijë. Të themi që hodhi fëmijën e parë, pastaj të dytin, pastaj të tretin, nuk mendoj se i shërben opinionit publik. Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se ajo ka mësuar tradhtinë e bashkëshortit

Mesa nga dëgjuar nga njerëz të afërm, lidhja e tyre nuk ishte pranuar nga asnjëra prej familjeve në fillim, pasi Alma ishte 8-9 vite më e madhe në moshë. Ditën e ngjarjes, ka dalë, ka takuar kunatën, nusen e vëllait të bashkëshortit. Aty ka mësuar për tradhtinë e Erdgysit, papritur çohet nga kafja dhe shfaqet pranë urës mbi lumin Bunë, sipas pamjeve nga disa pamje sigurie.

Mendohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të datës 2 maj. Më bën përshtypje se në atë orar, ura është e ngarkuar, nuk e kuptoj dot si nuk ka pasur asnjë dëshmitar. Është e habitshme”.

Sipas gazetares, policia duhet të ishte më e kujdesshme në mënyrën si ka përcjellë deklarata.

“Duhet hetuar Erdgysi. Gratë duhet të denoncojnë dhunën, nuk është zgjidhje vetëvrasja. Ka detaje që nuk i kemi të konfirmuara, për shembull thuhet se bashkëshorti i kishte kërkuar të largohej nga shtëpia. U fol edhe se Alma ka probleme te shëndetit mendor”.

Gjithashtu, gazetarja apeloi për ndërgjegjësim, teksa tregoi një rast personal, të një gruaje që vite më pare e gjeti në urën e Lanës.

“Referimi i rasteve do të duhej, duhet të ndërgjegjësohemi të gjithë. Në momentin që konstatojmë që dikush ka diçka që nuk shkon. Bashkë me kolegen time Anila Hoxha, para disa vitesh, takuam krejt rastësisht një të njohurën tonë, e cila ishte shkolluar shumë mirë dhe kishte përfunduar të jetonte poshtë urës së Lanës. U tronditëm shumë, por ne nuk qëndruam duartkryq. Gjetëm kontaktet e familjes, e qendrave pritëse, mjekëve. E kemi marrë në atë gjendje në mjerueshme dhe u munduam ta orientonim. Ajo vajzë sot ka punë në një institucion dhe ka një jetë të shëndetshme”.

Pse Alma u υαrros me tυrρ dhe Ιarg fëmijëνe?

Alma Arrazi do të prehet larg fëmijëve të saj. 39-vjeçarja e cila u vetëflijua në lumin e Bunës me 3 fëmijët e saj të mitur, sot u varros në varrrezat e Durrësit, ku morën pjesë shumë pak njerëz, thuajse një varrim me trup. Babai, motra dhe vëllai ishin aty për ta përcjellë në banesën e fundit, të renë e cila në kushte depresioni ndërmori aktin e rëndë duke mbytur veten dhe tre fëmijët e saj. Ajo do të prehet pranë nënës së saj.

3 fëmijët e saj do të prehen në varrezat e qytetit të Shkodrës pranë familjes së të atit shumë kilometër larg nga nëna e tyre. Ceremonia mortore për to u zhvillua në të njëjtën orë me Almën, ndërsa Erdgys Arrazi i cili po mbahet në paraburgim për shkaktim të vetëvrasjes, nuk iu aprovua kërkesa që të marrë pjesë në funeralin e vajzës 7-vjeçe dhe djalit 3-vjeçar.

Prokuroria e Shkodrës dha aprovim për kërkesën e Arrazit, nderkohë që policia e Shkodrës dhe Drjetoria e Burgjeve e kanë refuzuar. Arrazi nuk u lejua as në ceremonië mortore të vajzës 9-vjeçare që u zhvillua dy ditë më parë. Pse Alma u varros me trup dhe larg fëmijëve? Ajo bëri kurban fëmijët dhe të tjerët as me trupat e pajetë nuk pushuan, por i ndanë. A është një hakëmarrje për aktin e Almës, por nëse nëna i vrau, babai pse i groposi me njollë?

Ka ardhur koha që të shohim se ku jemi, dhe sesi po ecim përpara, se çfarë është tradhëtia dhe çfarë duhet të bëjë një njeri kur përjeton një gjë të tillë, por që duhet të gdhendet me të madhe, për dashurinë nuk vritet, por jetohet.

“Nuk dua të jetoj më me të”/ Shqiptari dërgon gruan tek prindërit e saj, nuk do ta besoni arsyen

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Kosovë, ku një shtetas ka shkuar në polici dhe ka deklaruar se nuk do të jetojë më me gruan e tij.

Arsyeja që ai ka dhënë për marrjen e një vendimi të tillë, nuk ka qenë diçka që dëgjohet shpesh kur çiftet kanë mosmarrëveshje.

Ky shtetas ka pretenduar se arsyeja që nuk do të jetojë me bashkëshorten është… mosmarrëveshja për përdorimin e makinës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka një mosmarrëveshje me të dyshuarën – bashkëshorten e tij, rreth përdorimit të veturës së tyre dhe po ashtu ka deklaruar se, nuk dëshiron të vazhdojë të jetojë më tutje me të-bashkëshorten e tij”, thuhet në raport.

Në konsultim me prokurorin, gruaja është dërguar tek familja e saj, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Takimi me shqiptarët në Athinë/ “Deklaratat e opozitës greke, befasuese”, Rama: Vizita ime s’ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “X” lidhur me takimin e tij të ardhshëm në Athinë, duke u shprehur se deklaratat e opozitës greke për këtë ngjarje janë befasuese.

Ai u shpreh duke cituar homologun grek Mitsotakis se, Greqia mbetet një vend demokratik ku liderë nga vende të tjera demokratike mund të vizitojnë, të takohen me bashkatdhetarët e tyre dhe t’i lavdërojnë ata për punën e tyre të palodhur dhe kontributet që japin.

Rama theksoi se vizita e tij e ardhshme në Athinë nuk ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë, zgjedhjet e Parlamentit Evropian në Greqi, apo ndonjë narrativë specifike që mund të zgjojë interesin e politikanëve grekë, por që nuk janë në axhendën e qeverisë shqiptare.

Reagimi i plotë:

Është mjaft befasuese të dëgjosh deklaratat e opozitës greke, ndërkohë që mund ta kuptoj plotësisht perspektivën e përcjellë nga kryeministri grek. Kontrasti i fortë në pikëpamjet për të njëjtën çështje hedh dritë mbi arsyen pse disa janë në opozitë, ndërsa të tjerëve u është besuar qeverisja nga populli. Megjithatë, siç theksoi me të drejtë kryeministri Mitsotakis, Greqia mbetet një vend demokratik ku liderë nga vende të tjera demokratike mund të vizitojnë, të takohen me bashkatdhetarët e tyre dhe t’i lavdërojnë ata për punën e tyre të palodhur dhe kontributet e çmuara që ata japin jo vetëm për vendin ku ata jetojnë, por edhe në atdheun e tyre.

Vizita ime e ardhshme në Athinë të dielën, më 12, nuk ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë, zgjedhjet e Parlamentit Evropian në Greqi, apo ndonjë narrativë specifike që mund të zgjojë interesin e politikanëve grekë, por që nuk janë në axhendën e qeverisë shqiptare. Kjo vizitë është pjesë e një serie vizitash të planifikuar prej kohësh në disa vende evropiane, përfshirë Athinën, për t’u angazhuar me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe për të ndarë krenarinë e Shqipërisë për ta dhe Vision Albania 2030. Kjo ka të bëjë me vizitën time në fqinjin mik Greqinë 🇦🇱❤️🇬🇷

. pjesa tjetër është thjesht zhurmë e sfondit.