Jam ne m. oshe mirepo dυa te mα rtohεm

Po me vjen marre te ju them femijeve se po du te martohem,Un jam 44 vjeqare dhe po kam frik se…Anonym ju lutem ! Flm shum histori e jetes per ket faqen tuaj !

Jam nje gru 44 vjeqa re dhe jam ndare nga burri shk aku se ai martu 4 here gjate jetes kur ishim ende se bashku me ka trad htu shum here vetem per te

kryer qejfin e ti mard hanieuale dhe une durova shum dhe nuk mujta me e u ndava qe nje vite me ish jam martu ne moshen

17 vjeq are dhe sot i kam tre femij te rritur qe i dua shum por secili nga femija jan ne banesat e tyre dhe jan te punsum.Keshtu qe une mbeta vet ne banesen time dhe shihem me femij thuja qdo dite.

Por prap ata pe kqyrin jeten e vet e me thojn qe te mos rrij vetun as une se me te vertet vetmija po me semund dhe shpesh here veq ne mendime rrij,gjdoher vetem mendoj per te ardhmen e shoh se femija kan krijuar familjet e tyre sado qe me kan

Nen ata nuk kan me pas mundsi me u kujdes per mu qysh nje nan ka nevoj jom tu menu me u martu me gjet ni partner njet edhe me kriju nji jet te re.Boll ke ma e vetmume jam 44 vjeq are tash nashta bile gjysmen e jetes e kaloj e lumtur se deri tani kom pas vujtje duke i rrit femijt e mij.

Kurr skan me mthan falminderit nan qe na rrite po kta secilen her veq kan mu lidh ma shum me familjen e vet edhe ashtu esht normale un i kuptoj krejt nuk kom asnje problem me fmijt rreth ksaj qes htjes.

Po un kom met e vetm ume tot alisht i qeli syt jom e vetme i mby lli syt jom prap e vetme.

QIkes ni dit ja permena i thash a ishit idhnu me u martu nana prap me kalu jeten me dikon se veq vet po bi ne depr esion tash ju keni kriju familje e nana po merzitet vet po qika i prishi syt i hapi tha jo nan se nuk tka hije tash i ke bo gati 50 vjet qysh nuk po tvjen marre me menu me u martu nkit mosh.

Thash qika jem nana si ka 50 po ika 44 ktu dallojn 6 vjet edhe tjetra qysh nuk po te vjen marre prej nanes me i than mos u marto a din sa kom vujt e sa kom sak rifiku deri sa ju rrita mos harro se un kur jom ba nan jom kan

17 vjeq are jom kan fmi realisht e un kom sak rifiku veq per juve me ju rrit e me ju gzu me sa kom pas mundsi tash nanen e keni lan vet qysh po mundesh me than jo nan se nuk te ka hije ateher me paska hije me dek e vetme qitu nshpi veq kur tvini naj dit e shihni nanen e de kt e vetmume qka keni me ju than ju njerzve kush ka me jau fal qe e keni lan nanen vet krejt tre fmija.

Ateher qika u ftof pak tha mir e ki nan po un po foli prej inatit se po mvjen inati mi than dikujna mu ka martu nana per sdytti e vendimin mere qysh dush qika jote te perkrah ne gjdo aspekt te jetes.Ma ne fund qika e kuptoj se un e kam mir qell imin tem po tash un jam ne problem me djemt se qysh me jua spjegu qysh me ju than po me vjen edhe pak marre qe besa por pa jau than skom qare kisha pas deshir me mtregu per kshillat e juve nashta mkishit nimu faleminderit qe patet durimin ta lexoni historin time naten e mir tung

“Alma Arrazi vuante nga depresioni, merrte ilaçe”- Spitali reagon pas deklaratave të Ergys Arrazit dhe familjarëve të tij

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku nëna bashkë me tre fëmijët i kanë dhënë fund jetës duke u mbytur në lumin Buna. Deri tani është gjetur trupi i vajzës 9 vjecare dhe trupi i vajzës 8 vjeçare,ndërsa vazhdojnë kërkimet për të gjetur 39-vjeçaren Alma Arrazi dhe një të mitur tjetër.

Gazetari i News24, Igli Çelmeta raporton se edhe familjarët e Ergys Arrazit kanë dhënë të njëjtën dëshmi, si 31-vjeçari i arrestuar. Ata janë shprehur se Alma vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe se merrte mjekime.

“Ata kanë deklaruar se Alma Arrazi vuante nga depresioni dhe merrte ilaçe në ambulacën e zonës”, tha gazetari Çelmeta.

Por kjo alibi, thotë gazetari Çelmeta -është bërë vetëm nga Ergysi dhe familjarët e tij, pasi ‘spitali i Shkodrës nuk konfirmon se 39-vjeçarja merrte mjekimi për problemet me shëndetin mendor’.

NGJARJA

Ngjarja, e cila është një tragjedi e rëndë e ka zanafillën në dhunën familjare, pasi policia arrestoi bashkëshortin dhe babain e tre fëmijëve, Ergys Arrazi, i cili akuzohet se nxiti gruan dhe fëmijët drejt vëtëvrasjes.

Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë për të parë lëvizjet e fundit të 39-vjeçares dhe fëmijëve të saj, para se të ndërmerrte aktin tragjik.

Pamjet po verifikohen për të verifikuar nëse Alma Arrazi ishte e vetme apo shoqërohej nga dikush.

Gjithashtu janë marrë në pyetje edhe familjarë të 39-vjeçares, të cilët kanë konfirmuar se ajo dhunohej sistematikisht nga i shoqi Ergys Arrazi.

31-vjeçari është arrestuar për shkaktim vetëvrasje, ndërsa dyshohet se kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore, si edhe i kishte kërkuar bashkëshortes të largohej nga banesa së bashku me fëmijët.

LAJM I FUNDIT / Gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë të Alma Arrazit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka njoftuar se është gjetur një nga trupat e fëmijëve, ndërkohë që fati i nënës dhe një prej fëmijëve mbeten mister.

Mësohet se trupi i pajetë është i vajzës së dytë, 8-vjeçare, ndërkohë që mbrëmjen e së shtunës nga një peshkatar i zonës u gjet trupi i vajzës së madhe 9-vjeçare, e cila u përcoll sot në banesën e fundit.

Ngjarja e rëndë ka tronditur Shkodrën dhe gjithë opinionin publik, pasi nëna, 39-vjeçarja Alma Arrazi, për shkak të dhunës sistematike nga bashkëshorti, ka marrë tre fëmijët dhe është hedhur në lumin Bunë, duke u vetëfjliuar.

Policia ka arrestuar bashkëshortin e 39-vjeçares, 31-vjeçarin Erdgys Arrazi.

Fillimisht Alma Arrazi dhe të miturit u shpallën të zhdukur, por gjetja rastësisht e trupit të 9-vjeçares mbrëmjen e së shtunës (4 Maj) nga një peshkatar brenda në ujë çoi në zbulimin e të vërtetës shokuese.

“Sa është gjetur dhe trupi i një prej dy fëmijëve të tjerë dhe natyrshëm sipas asaj që policia ka rindërtuar si skenar i kësaj ngjarje tepër të rëndë, dyshohet se dhe trupi i nënës dhe fëmijës tjetër të jetë po në këtë zonë. Kështu që policia, RENEA, forcat kombëtare dhe peshkatarët do të vazhdojnë non stop për të gjetur dy të tjerët.

Është një ngjarje e rëndë dhe duam që nga ky moment i vështirë, tu bëj thirrje grave dhe vajzave ta denoncojnë dhunën.

Ne kemi përgjegjësitë tona si shoqëri, sepse duhet t’i japin më shumë besim grave dhe vajzave të denoncojnë për të shpëtuar nga kalvari i vuajtjeve.

Dhuna me bazë gjinore, dhuna seksuale, dhuna me të cilën çdo vajzë përballet, duhet të them s na duhet një shkëputje nga kjo situatë, sepse në këtë situatë luan rol shoqëria, vëllai, motra.

Mbase nuk duan ta denoncojmë se mendojnë se çfarë thotë bota, por vijmë në këto raste ku na duhet të rrisim dhe të marrim më shumë përgjegjësi të gjithë si shoqëri”, tha Balla.

Kosovë/ Bυrri tenton të ρërdh* *ojë bυrrin, më pas e godet me thikë në kokë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë ku një burrë ka tentuar të vrasë një tjetër burrë duke e ftuar si fillim të konsumonte lëndë narkotike.

Më pas ai ka tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale gjë që është kundërshtuar nga personi tjetër.

Autori e ka goditur viktimën me thikë kuzhine në kokë.

Policia njofton se viktima është dërguar në QKUK, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË – Fushë Kosovë 05.05.2024-20:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj , i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton policia.

Agron Llakaj kujton babain e ndjerë: Ditëlindja e parë pranë Zotit, të lutem eja sot në ëndërr

Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj, rreth një viti më parë, humbi babain e tij. Sot, është ditëlindja e parë që babai i aktorit feston me engjëjt pranë Zotit. Kështu shprehet Agroni në një postim në profilin e tij në “Instagram”.

“Sa më ka marrë malli bab…Në ëndrra të kam kërkuar, të rrime në muhabet shtruar e të qeshim si në video…,e nuk ҫmallem dot me Ty. ….,sot do festonim ditëlindjen tënde…,por Ti e feston ditëlindjen e parë atje lart me engjëjt pranë Zotit.

Por të lutem, më eja sot në ënderr..,veç të të përqafoj e të them se të kam në shpirt e në zemër dhe sa t Dua bab”?!- shkruan Agron Llakaj krah videos ku shfaqen duke bërë humor me babain e ndjerë.

Nëna me 3 fëmijët u hodhën në lumin Buna, flasin familjarët e Ergys Arrazit: Nuk ja falim asaj që sakrifikoi fëmijët

Ngjarja tragjike në Shkodër, ku 9-vjeçarja u gjet e pajetë nga një peshkatar dhe dyshimi se të njëjtin fat kanë pasur edhe nëna, motra e vëllai i saj më i vogël, ka tronditur dhe pikëlluar opinion publik.

Sot do të përcillet drejt banesës së fundit vogëlushja, trupi i së cilës u gjet dje nga një peshkatar i zonës.

Po ashtu ajo mëson se familjarët e bashkëshortit të Alma Arrazit deklarojnë se Ergysi nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj fëmijëve dhe se i adhuronte ata.

Ata pohojnë se çifti kanë pasur probleme mes tyre, por se Ergys Arrazi nuk i keqtrajtonte.

“Ai i adhuronte fëmijët. Nuk do t’i bënte kurrë keq atyre. Punonte gjithë ditën në servis celularësh që t’i çonte në shkollë private. Me nusen mund të kishte probleme, por ajo kurrsesi nuk duhet t’ua bënte këtë fëmijëve. Këtë nuk ja falim”.

Ata pohojnë se çifti është njohur me dashuri dhe kanë kaluar shumë mirë, por prej kohesh nusja merrte ilaçe tek ambulanca e lagjes për gjendjen e saj jo të qetë emocionale.

Ndërkohë, kërkimet vijojnë për të gjetur trupat e nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, por ende pa rezultat.

Policia ka sekuestruar pamje të kamerave të sigurisë, ku shihet Alma Arrazi me 3 fëmijët duke pirë kafe në një lokal pranë urës së Bunës.

Por më pas nuk është kapur në asnjë kamera sigurie.

Familjarët e Ergys Arrazi shpallin të vdekur nusen ende pa u gjetur trupi

Ngjarja e rëndë në Shkodër ku 39-vjeçarja Alma Arrazi, u vetëmbyt në lumin Buna bashkë me fëmijët e mitur, 9, 8 dhe 3-vjeç, ka tronditur mbarë opinionin publik.

Ditën e sotme, do t’ jepet lamtumira e fundit 9-vjeçares Ergesa Arrazi, e cila u gjet dje e pajetë në lumin Buna në Shkodër.

Sipas hetimeve të deritanishme, dyshimet janë se nëna e Ergesës, Alma Arrazi u vetëmbyt në lumë disa ditë më parë bashkë me fëmijët e mitur, 9, 8 dhe 3-vjeç.

Ndërsa trupi i njërit prej fëmijëve u gjet dje rastësisht nga një peshkatar, Mbrojtja Civile në bashkëpunim me Forcat e Armatosura, vazhdon sot për të dytën ditë operacionin e kërkimit për trupin e Almës dhe dy fëmijëve të tjerë.

Por ajo që vihet re në njoftimin e vdekjes së 9-vjeçares, që është publikuar nga familja e Ergys Arrazit, është se ata kanë shpallur të vdekur dy fëmijët e tjerë edhe nusen.

Pavarësisht se trupat e tyre nuk janë gjetur, familja Arrazi i ka shpallur të vdekur.

Kërkimet për gjetjen e trupave po vijojnë në mënyrë intensive, në lumin Drin dhe Bunë.

Mbrëmjen e djeshme, ka patur shkarkime nga hidrocentrali i Vau Dejës, gjë e cila ka turbulluar ujin duke e bërë më të vështirë gjetjen e tre kufomave të tjera.

Fillimisht, u raportua se ndaj 9-vjeçares ishte ushtruar dhunë, por policia njoftoi më pas se eksperti mjeko- ligjor nuk konstatoi një gjë të tillë.

Motra e Alma Bushatit, ka akuzuar bashkëshortin e saj, Ergys Arrazin, se ushtronte dhunë ndaj saj dhe fëmijëve.

Për këtë ngjarje tragjike, në pranga përfundoi babai i tre fëmijëve Ergys Arrazi, 31-vjeç, që dyshohet se i ka shtyrë drejt vetëvrasjes bashkëshorten 39-vjeçare, Alma Bushati Arrazi, dhe fëmijët e mitur.

Në momentin që është njoftuar nga policia se vajza e tij është gjetur e mbytur në lumë, Ergys Arrazi nuk ka reaguar.

Para hetuesve, ai ka mohuar që të ketë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tij.

Ka qenë pikërisht kryefamiljari, ai që ka bërë denoncimin e parë për zhdukjen e bashkëshortes dhe fëmijëve dhe menjëherë uniformat blu janë vënë në lëvizje duke angazhuar edhe polumbarët e forcave speciale RENEA.

Arrazi ka qenë i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike, ndërsa tashmë mbi të rëndon akuza e “Shkaktimit të vetëvrasjes”.

Këmbimi/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do blihet me 93 lekë dhe do shitet me 93.9 lekë.

Monedha evropiane euro do blihet me 100.1 lekë dhe do shitet me 100.8 lekë.

Ndërkohë franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.3 lekë dhe do shitet me 103.3 lekë, ndërsa paundi britanik do blihet me 116.3 lekë dhe do shitet me 117.2 lek.

Sot ditëlindja e Gjergj Kastriot Skënderbeut/ Heroi kombëtar që pengoi Perandorinë Otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës

Heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, u lind më 6 Maj 1405, në një familje fisnike të Dibrës, siç ishte ajo e Gjon Kastriotit.

Ai u mor peng nga Sulltan Murati dhe luftoi për Perandorinë Otomane si gjeneral deri më 1443, vit në të cilin u largua gjatë një beteje, duke u rikthyer në Krujë.

Në vitin 1444 ai mblodhi të gjithë princërit shqiptarë në Lidhjen e Lezhës, ku u vendos unanimisht të luftohej për marrjen në zotërim të trojeve shqiptare kundër Perandorisë Otomane.

Në krye të ushtrisë shqiptare, pas fitores së parë kundër otomanëve në betejën e Torviollit, Skënderbeu do të korrte 22 fitore të mëdha kundër Perandorisë osmane, në vitet e luftës në krye të ushtrisë së vet, që kishte si kryeqendër Krujën.

Heroi kombëtar, do të njihej për luftën e tij të paepur në një vend kyç mes lindjes dhe perëndimit. Ai do të njihej si besnik i mbretit të Napolit në traktatin e Gaetës, ku mbështeti mbretin Ferdinand të Napolit në luftën civile të viteve 1460–1461.

Në vitin 1463 ishte komandant i forcave të kryqëzatës së Papa Piut II, ndërsa vdiq më 17 janarin e 1468, në moshën 63-vjeçare.

Gjergj Kastriot Skënderbeu, konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë Otomane, të pushtonte Perëndimin e Evropës dhe si modeli i rezistencës së krishterë ndaj otomanëve myslimanë.

“Nuk po kuptoja ishte kukull apo njeri”- Rrëfehet peshkatari që gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares: U shokova!

Safet Hasani peshkatari nga Darragjati i Shkodrës ka treguar momentin e tmerrit, ku është përballur me trupin e pajetë të 9-vjeçares, e cila u mbyt në lumin Buna.

Në një intervistë për News24, ai thotë se ka qenë ora 21:00 e 4 majit, kur në mënyrë rastësore u gjet përballë një trupi nën ujë. I shokuar nga ajo pamje, peshkatari iu lut Zotit që kufoma e vajzës 9 vjeçare që u gjet nga ai e mbytur të ishte një kukull dhe jo njeri.

Peshkatari njoftoi policinë dhe pasi i dërgoi me varkën e tij pak metra pas bentit të Darragjatit në Dajç u konfirmua se trupi i pajetë i përket 9 vjeçares, njëra prej tre fëmijëve që u vetëmbytën bashkë me nënën e tyre Alma Arrazi.

“Kam qenë duke gjuajtur peshk dhe duke u ngjitur tek një vijë uji pak më poshtë nga venti i Darragjatit, ishte errësirë dhe m’u desh të ndizja dritën e telefonit për të parë se mos në ndoshta helika në tokë. Në fund të ujit më bëri të dyshoj sepse ishte 1 metër e pak ujë dhe nuk po e dija nëse ishte kukull apo njeri. Për momentin u shokova sepse më shkoi mendja se mos është njeri. Mora policinë në telefon pas pak minutash dhe erdhën menjëherë. Erdha me varkën time dhe i mora këtu tek venti i Darragjatit dhe kemi shkuar tek vendi. Pasi policët e çuan sipër u konstatua se ishte njeri. U shokova sepse thoja ishalla nuk është njeri se të vjen keq por pastaj më shkoi mendja që të marr policinë sepse ishte diçka që nuk e kisha dëgjuar as në lajme për ndonjë person të humbur apo se është mbytur kush apo jo”, tha ai.

Prej tre ditësh peshkatari, një njohës i mirë i lumit Drin dhe asaj zone i ka ardhur në ndihmë forcave të policisë dhe polumbarëve të RENEA bashkë me banorë të tjerë, në kërkimin për gjetjen e trupave të tjerë të familjes Arrazi, nënës dhe dy fëmijëve që po ashtu dyshohen se janë vetëmbytur. Peshkatari Hasani thotë se mbetet e vështirë gjetja e trupave për shkak të terrenit jo të përshtatshëm…

“Unë jam në punë gjithë ditën por nganjëherë dal edhe për të gjuajtur peshk. Pas kësaj ngjarje të rëndë më vjen shumë keq sepse kemi fëmijë vetë, rast shumë i rëndë. Unë i kam ardhur në ndihmë policisë dhe forcave RENEA gjatë gjithë ditës së djeshme dhe do vazhdoj që ti vij në ndihmë edhe kanë shumë efektivë, unë do t’i ndihmoj se njerëz jemi. Mbrëmë ishte e vështirë për të kërkuar sepse terreni këtu nuk është i favorshëm për t’i gjetur trupat e tjerë, e vështirë është për momentin por çdo gjë po bëhet. Grupet vazhdojnë kërkimet edhe sot, policia e shtetit, policia kufitare janë të angazhuar. Edhe ne banorët kemi ardhur në ndihmë me aq mundësi sa kemi, me varkat tona”, ka treguar peshkatari.

Peshkatari dhe banorët e tjerë të zonës do të vijojnë që të jenë të mobilizuar për të ndihmuar policinë në këtë operacion të vështirë për gjetjen e tre trupave të tjerë të pajetë që dyshohet se janë vetëmbytur.