Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 6 Maj 2024

Dashi

Te dashuruarit nuk do i kushtojnë vëmendjen e duhur personave qe do kenë ne krah dhe kjo mund te sjelle pakënaqësi. Nëse jeni beqare do ndiheni mire me atë status dhe nuk do keni nevoje për asnjë person. Se bashku me miqtë mund te përjetoni kënaqësi pa fund. Ne planin financiar do keni një situate goxha te qëndrueshme dhe do kryeni disa shpenzime me teper.

Demi

Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire gjate kësaj dite dhe ju do ndiheni për mrekulli ne krahët e atij qe dashuroni. Ai mund t’iu plotësojë edhe disa nga dëshirat me te zjarrta. Beqaret do takojnë një person i cili do i mahnite. Duke e pasur mendjen tek ai do harrojnë edhe te hane e te pine. Financat do kenë disa përmirësime te vogla.

Binjaket

Nëse tregoheni shume impulsive ne jetën tuaj ne çift mund te bëni gabime te pafalshme. Mos e prishni me dorën tuaj atmosferën e ngrohte qe është krijuar. Beqaret do kërkojnë pa pushim, por nuk do e gjejnë askund princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar këshillohet te mos e teproni me shpenzimet sepse situata mund te përkeqësohet me tepër sesa mendoni.

Gaforrja

Ata qe janë ne çift do kenë probleme serioze sot. Te dy do jeni kokëfortë dhe do doni te dale juaja. Nëse vazhdoni me këtë sjellje nuk keni për te shkuar askund. Beqaret do jene te shoqërueshëm dhe te qeshur me gjithë personat qe do takojnë. Kjo do beje qe edhe propozimet te jene te shumta dhe serioze. Ne planin financiar shpenzoni aq sa ua mban xhepi.

Luani

Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit. Ne këtë mënyrë marrëdhënia juaj do jete edhe me e ngrohte. Beqaret do përzgjedhin shume dhe serish do ngelen vetëm. Pranoni te paktën te njiheni me ta. Financa do jene mjaft te stabilizuara dhe do kryeni shpenzimet e nevojshme. Me ne fund!

Virgjeresha

Dite shume e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bini dakord për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe gjithçka do shkoje me se miri. Beqaret do kenë një dite te këndshme edhe pse nuk do e gjejnë dot shpirtin e tyre binjak. Ne planin financiar do jeni mjaft te zotet dhe do e stabilizoni situatën. Gjithçka do shkoje me se miri ne këtë fushe.

Peshorja

Rrethanat do bëjnë te mundur qe lidhja juaj te përmirësohet sot. Megjithatë do ketë edhe shume për te bere ende. Tregohuni me tolerante dhe mos kërkoni nga partneri sakrifica. Beqaret do joshin pa pushim por as sot nuk do e gjejnë dot personin e ëndrrave. Beni durim! Planetët do iu ndihmojnë ne planin financiar. Do ruani një klime te qëndrueshme dhe do tregoheni te matur me shpenzimet.

Akrepi

Te gjithë planetët do jene te favorshëm gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift, por Plutoni do jete ai qe do sjelle me shume te mira. Nëse jetoni bashke dita do jete me sensuale dhe e lumtur. Beqaret do ndihen te pashprese, pa e ditur se një surprize e madhe i pret ne mbrëmje. Ne sektorin e financave gjerat do shkojnë mire. Ju duhet vetëm te ulni pak shpenzimet dhe nuk do keni probleme.

Shigjetari

Gjate kësaj dite do jeni shume strikte ne jetën sentimentale dhe nuk do i lini partnerit aspak liri veprimi. Kujdes sepse situata mund te përkeqësohet dhe ju do vuani me shume. Beqaret do jeni mjaft kërkues dhe nuk do e gjejnë dot atë qe kane ne mendjen e tyre. Ne sektorin e parave mos bëni asnjë investim te madh sepse do keni shume pasoja. Hiqni nga pak lek mënjanë, vetëm kështu do rrisni buxhetin.

Bricjapi

Dita do jete e vështirë për te gjithë ata qe janë ne çift sot. Disa munde te largohen paksa nga i dashuri, e ata qe kane pasur edhe me pare probleme mund te ndahen. Beqaret duhet te bëjnë edhe pak durim dhe mos tentojnë sot nëse duan te gjejnë personin e duhur. Tregohuni shume te matur ne planin financiar, por dhe mos ngurroni te merrni iniciativa për te përmirësuar buxhetin.

Ujori

Jeta private dhe çështjet e zemrës do kenë prioritet gjate kësaj dite. Beqaret do kenë takime pasiononte dhe nuk do ngurrojnë te krijojnë lidhje. Merkuri do i beje ata qe janë ne çift me kërkues dhe te pakënaqur. E keni menduar ndonjëherë sa jepni ju për partnerin? Nëse mundoheni te arrini rezultate ne pune do keni edhe përmirësim te financave, përndryshe situata do jete delikate.

Peshqit

Do bëni çmos qe ta largoni rutinën nga jeta juaj ne çift gjate kësaj dite dhe do ja dilni bane me sukses. Emocionet do jene me te shumta dhe me te veçanta se kurrë. Beqaret do marrin disa propozime, por nuk do e kenë te lehte te vendosin se cilin do zgjedhin. Ne planin financiar do jeni te privilegjuar dhe situata do përmirësohet ndjeshëm.

Dhëndër në Dropull dhe ndërroi emrin për letra greke, historia e panjohur e vrasësit të çiftit të moshuar! Zbulohet emri i vërtetë dhe origjina

Thoma Mastora, 69 vjeç, është autori i vrasjes së dy të moshuarve në Dropull, 84 vjeçarin Kosta Ilia dhe gruan e tij Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe.

Sipas policisë, në banesë, aty ku ndodhi vrasja, u gjetën 50 milion lekë të vjetra, të cilat nuk u prekën nga autori, i dënuar më parë për vjedhje.

Ndalimi i tij u bë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”. Thoma Mastora me origjinë mësohet se është nga fshati Portëz i Fierit. Ai është vendosur në fshatin Bodrishtë të Dropullit në vitin 1989 pas martesës me gruan e tij.

Pra, shkoi të jetonte në fshatin e bashkëshortes, ku edhe nisi punë në koperativën e dikurshme. Në vitet ’90 emigroi drejt Greqisë dhe për lehtësi në dokumentacion ka ndërruar emrin. Mbiemrin Mastora e ka marrë prej bashkëshortes së tij. Mësohet se emri i tij i mëparshëm ka qenë Petrit. 69-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për vjedhje ndërsa mësohet se ka shfaqur ndër vite edhe probleme të shëndetit mendor.

Vrau “Benzemanë” e Irakut / I riu shqiptari i shpëton dënimit me vdekje, Suedia i “bleu” jetën

Më 8 janar, 19-vjeçari shqiptar, Xhuliano Prenga “nënshkroi” dënimin e tij me vdekje! Por duket se të paktën deri më tani, situata e tij ka ndryshuar. Më shumë detaje lidhur me fatin e shqiptarit që tashmë po mbahet i izoluar në burgun e Bagdadit për vrasjen e Mustafa Aljiburi, i njohur me nofkën “Benzema” ka dhënë gazetari Ervin Dushi. Në një intervistë që ka dhënë për “Jetë shqiptare”, Dushi ka zbuluar se shteti suedez ka ndërhyrë që të paktën, i riu shqiptar të mos dënohet me vdekje. Për këtë marrëveshje, shteti ka paguar të paktën 10 milionë euro Irakut, por kjo nuk e zgjidh problemin e të riut. Edhe pse nuk do të dënohet me vdekje, sërish nuk e bën që të shpëtojë nga burgu përjetë. 

Megjithatë për të riun, ende nuk është marrë një vendim. 

“Kemi tentuar që të kontaktojmë me nënën e tij, por nuk ia kemi dalë sepse duhet mirëkuptuar. Ka një fëmijë gjallë, që nuk e ka të gjallë. Ai vazhdon të jetë në Bagdad në burg dhe e vetmja e mirë është që shteti suedez pagoi për të “blerë” jetën e tij. Përdorën një klauzolë që kishin fiset atje, ku mund të bënin marrëveshje. Paguan rreth 10 milionë euro. Pritet që të shprehet gjykata, mund të dënohet me burg përjetë, por mjafton që të jetë gjallë. Mos ta asgjesojnë në mes të qytetit. Kjo është e vetmja e mirë. Mundësitë për deportim janë të pakta sepse duhet të vuajë dënimin në vendin që ka kryer krimin,”-tha Dushi.

Mustafa Aljiburi, 34 vjeç, u qëllua për vdekje me datë 8 janar në një makinë në lagjen Ameria të Bagdadit, Irak. Një person, i cili sipas mediave irakiane ishte shfaqur me një motoçikletë dhe kishte hapur zjarr, u largua nga vendi i ngjarjes por më pas u arrestua nga Policia vetëm pak orër pas ngjarjes. 19-vjeçari Xhuliano Prenga që qëlloi për vdekje mafiozin që njihej edhe me nofkën e tij “Benzema”, ishte shqiptar. Duke qenë se i riu kishte pasaportë suedeze, u kuptua që ishte shqiptar vetëm nga një tatuazh me shqiponjë që kishte në krah. 

Shqiptari ishte përgatitur për të kryer të gjithë detyrën që i ishte ngarkuar me shumë gjasa nga banda kundërshtare. Duke marrë parasysh situatën e vështirë mes klaneve të drogës në Suedi, mediat nuk kanë publikuar më lajme lidhur me të riun, duke tentuar që të mbrojnë të paktën familjen e tij, nënën, motrën dhe të vëllanë, të cilët ende jetojnë në Suedi.

“Një djalë nga Amerika më shkruan për flokët e kuqe”, Ledjona: Dua një mashkull që të mos ketë shumë lekë dhe të mos…

Ish-banorja e BBV3 Ledjona e ftuar në “E Diell” ka treguar se është beqare dhe shpreson që të mos zgjasë edhe shumë.

Ajo tregon se “nuk do një mashkull me shumë lekë dhe të jetë i pasur sepse ta merr dikush tjetër”. Ledjona ka treguar gjithashtu se shumë djem e ngacmojnë në Instagram, madje një nga Amerika i shkruan vetëm për flokët e kuqe.

Pjesë nga intervista:

Beniada: Unë di që në jetën tënde është dikush, të ngacmojnë, ke shumë fansa. Ke shumë djem nga Amerika që të shkruajnë në Instagram.

Ledjona: Tani të gjitha që diskutuam bashkë do i themi dhe këtu? Është dikush nga Amerika që shkruan dhe shkruan vetëm për flokët e kuqe.

Argjira Spanca: Ti ke deklaruar në Big Brother se je single. Besoj që vazhdon të jesh single.

Ledjona: Po jam single dhe inshallah jo për një kohë të gjatë.

Beniada: Si ka mundësi gjithë kjo femër, single, flas dhe për veten time. Femrat më të mira janë gjithmonë beqare.

Argjira Spanca: Dua të di se cili do ishte mashkulli ideal për ty?

Ledjona: Unë jam shumë tradicionale. Nuk jam tipi i femrës që do një çun me shumë lekë apo të jetë shumë i pashëm. Të jetë mesatar sepse nëse është shumë ta merr dikush tjetër, të jetë njeri i mirë dhe të ketë karakter fortë sepse çunat me karakter të fortë më pëlqejnë. Të jetë dhe pak i vështirë se të lehtët nuk më pëlqejnë.

Dyshohet se çoi drejt vetëvrasjes gruan dhe tre fëmijët e mitur, çfarë postonte në rrjetet sociale Ergys Arazi, detajet që bien në sy (Foto)

Pak ditë pas denoncimit në polici nga Ergys Arazi se bashkëshortja e tij dhe tre fëmijët e tyre të mitur ishin zhdukur, është gjetur në ujërat e lumit Buna trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare.

Sipas policisë dyshohet se ajo është vetëmbytur, ndërsa po ashtu thuhet se edhe nëna e saj dhe motra e vëllai më i vogël janë mbytur, por trupat e këtyre të fundit nuk janë gjetur ende.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për këtë tragjedi është bërë dhuna sistematike psikologjike dhe fizike që Ergys Arazi ushtronte ndaj të shoqes dhe fëmijëve, arsye kjo e cila ka bërë që policia ta vendosë në pranga atë, teksa hetimet vijojnë.

Vetë ai ka mohuar këtë akuzë, ndërsa po ashtu thuhet se në momentin kur ka identifikuar trupine pajetë të të bijës, ka qenë mjaft i ftohtë.

Por çfarë pasqyronte ai në rrjetet sociale? Nga një shikim i profilit të 31-vjeçarit në Facebook, fotot më të shpeshta janë ato të fëmijëve, duke i etiketuar si “dashuria e babit, mbreti i babit”.

Po ashtu shihen dhe etiketime të bashkëshortes, duke e quajtur atë “bota ime, zemra ime”.

Polombarët prej orësh vijojnë kërkimet për të gjetur trupat e nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, e nga ana tjetër policia heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje që ka tronditur opinion publik.

Motra e Alma Arazit ka qenë ajo që ka denoncuar në polici kunatin, duke pohuar se ai i dhunonte.

“Egla nxjerr gjo ksin për ta sfiduar tjetrin”, shkrimtari i njohur habit me deklaratën e tij: Nëse më thotë dikush je plak, i them hajde…

Shkrimtari Edmond Tupja i ftuar në një emision televiziv është pyetur në lidhje me gjuhën e trupit të Egla Cenos në Big Brother, kur zihet me banorët e tjerë.

Egla shpesh herë ngre gishtat e mëdhenj të dorës dhe i drejton drejt kurrizi. Kjo gjë e ka bërë Ronaldon shumë kurioz dhe e ka pyetur shkrimtarin se si e analizon këtë veprim që bën Egla.

Ronaldo Sharka: Është një aktore aty brenda, Egla që unë jam kurioz të ma shpjegoni ju sot. Ajo përdor një gjuhë të çuditshme trupi kur zihen. Përdor dy gishtat e parë dhe i drejton nga kurrizi, çfarë do të thotë ajo me ketë?

Edmond Tupja: Kur tregon gishtin e madh tek ne ka qenë “hip këtu, shiko Stambollin”. As ke për ta pasur atë që kërkon, ose nuk do të të jap asnjë gjë. Siç e interpretoj unë, kundërshtarin tim në debat unë e hedh mbrapa krahëve. Ose në mënyrë të pavetëdijshme kur ajo e bën këtë, e nxjerr gjoksin përpara dhe e sfidon tjetrin me gjoks, nuk ka frikë, e nxjerr gjoksin.

Ronaldo Sharka: Profesor po ti shan?

Edmond Tupja: Kam dhe unë të sharat e mia.

Ronaldo Sharka: Po nëse dikush të thotë plak, çfarë i thua?

Edmond Tupja: Jam plak? Jam plak vende, vende, në qoftë se dyshon hajde provoje.

Merr fund drama! Këngëtari i njohur zbulon ‘tradhtinë’ që Xhensila i bëri Bes Kallakut (Video)

Muzikanti Robert Berisha është shprehur se nuk kishte kontratë që të largohej nga formati i një ‘reality show’ në Shqipëri.

Ai shprehet se u mërzit shumë nga telefonata e vajzës së tij, dhe nuk mund ta përballonte, e për këtë arsye doli.

Ndër të tjera ai tha se ishte Xhensila Myrtezaj që kishte bërë një postim të një posteri ku edhe ai ishte i thirrur në të njëjtin koncert, por nuk mundi të shkonte.

“Unë pak po dyshoj me të tregu drejt, se organizatori më ka treguar se ia ka dërguar vetëm me e pa si poster, e i ka thënë (Xhensilës) mos e posto njëherë, se me Robertin nuk po kam kontakt, e menaxheri më ka thënë me e anulu se është futur më një reality shou. Ajo nuk ka pritur e ka postuar, po del që mezi nuk ka pritur ta postojë në Instagram një koncert”, tha Roberti.

I pyetur se a mendon se e ka bërë Xhensila këtë gjë për të apo për Besin, Roberti nuk hezitoi që të përgjigjet.

“Për Besin, me mu nuk ka asgjë, ka thënë hajt ta qes pak keq produksionin aty ku është Besi”, u shpreh Roberti.

“Kur ke bërë se* ks” për herë të fundit?” Gazetarja vë me “shpatulla pas murit” Beniadën: Hera e fundit ka qenë…

Ish-banorja e BBV3 Ledjona ka qenë e ftuar tek një emision televiziv, ku në një intervistë, kjo e fundit e ka pyetur Beniadën se kur ka kryer marrëdhënie seksuale dhe a është në një lidhje të re.

Beniada nuk ka ngurruar t’i përgjigjet pyetjeve të Ledjonës, por shprehet se ende nuk është e qartë nëse ka rënë sërish në dashuri apo jo.

Ledjona: Kur ke kryer marrëdhënie seksuale për herë të fundit?

Ledjona: Ke krijuar diçka të re?

Beniada: Nuk i dihet jetës kurrë. Nuk e di akoma për vete. Kur ta di do bëjmë një intervistë tjetër dhe do ta them.

Familja i kishte humbur prej dy ditësh, 31-vjeçari pinte kafe i qetë në lokal me miqtë e tij. Çfarë deklaruan ata

Policia e Shkodrës ka arrestuar Ergys Arrazin si shkaktar të vetëvrasjes së bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tij. Por 31-vjeçari nuk e ka pranuar se ka dhunuar bashkëshorten e tij apo fëmijët.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, ai është parë në qendër të qytetit të Shkodrës, duke qëndruar nën shoqërinë e miqve në lokal, i pa shqetësuar.

Jashtë kamerave, miqtë e tij, deklarojnë se ai nuk ka shfaqur asnjë lloj shqetësimi, madje është dukur krejtësisht i qetë.

I ndaluari i ka qëndruar deklaratës së tij të tre ditëve më parë duke thënë se ka humbur kontaktet me bashkëshorten dhe fëmijët pa patur idenë se ku ndodheshin. Arrazi është shprehur se ka patur një marrëdhënie normale me bashkëshorten dhe fëmijët duke thënë se nuk e kam idenë përse bashkëshortja ka ndërmarrë këtë veprim.

Arrazi nuk ka pranuar asnjë prej dy veprave penale që rëndojnë mbi të “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes” duke deklaruar se nuk është ai shkaktari i kësaj ngjarje të rëndë. Po ashtu dyshohet se motra e viktimës me datën 2 maj është takuar duke konsumuar një kafe me Ergys Arrazin dhe kanë zhvilluar një bisedë e cila dyshohet se lidhet me problemet e fundit të ndodhura në familjen Arrazi. Motra e viktimës ka deklaruar pas ngjarjes së kunati i saj ka ushtruar dhunë në familje psikologjike dhe fizike gjë e cila sipas saj ka detyruar të motrën të ndërmarrë veprimin e rëndë. /Top Channel/

Kontrolle të befasishme në burgun e Koridhalos, gjendet armë zjarri në një qeli

Policia greke ka zbuluar nje armë zjarri pistoletë brenda burgut “Koridhalos” ku vuajnë dënimin shumë shqiptarë. Arma e zjarrit e llojit pistoletë bashkë me 19 fishekë u gjet brenda një muri.

Arma u gjet me një detektor metali dhe pas shpimit në mur, ndërsa u konstatua se ishte e ndarë në pjesë të veçanta, të cilat ishin mbështjellë  me 6 pako të improvizuara.

Qelia ku u gjet arma rezulton të jetë bosh prej muajit Gusht 2023. Policia greke ka nisur hetime intensive për të zbuluar mënyrën e futjes së armës në burg, autorët dhe arsyet pse do përdorej.

Greqi2
Greqi3

(Balkanweb)