Gjergj Luca: Tre gëzime në një ditë: Pashka, Dita e Dëshmorëve dhe Shtëpia e re e nënë Gjyles

Dua ta ndaj me ju këtë emocion.

Tre gëzime në një ditë: Pashka, Dita e Dëshmorëve dhe Shtëpia e re e nënë Gjyles e cila jeton vetëm me djalin e saj të sëmurë .

E mbajta fjalën miq dhe sot solla gëzim në këtë familje në katundin e Godoleshit të Elbasanit.

Me dashuri të madhe bëhet e mundur çdo gjë, ta gëzoni shtëpinë e re!

SHIKO VIDEON KËTU

E “tradhtoi” gota e rakisë, si u zbulua autori i vrasjes së dy të moshuarve në Dropull

Thoma Mastora, 69-vjeç është identifikuar si autor i vrasjes së dyfishtë të çiftit të të moshuarve Ilia nga fshati Bodrishtë në Dropull të Gjirokastrës.

Mësohet se 69-vjeçari që kishte lidhje të ngushta prej vitesh me dy të moshuarit ka qenë i fundit person që i ka takuar.

Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në orët e vona të drekës ose të pasdites së 30 prillit. Autori ka shkuar në banesën e të moshuarve si përherë për të pirë edhe kafen e ditës me ta.

Gota e rakisë që ishte në tavolinën e ndodhur në oborrin e shtëpisë, ku u gjend i pajetë edhe 84-vjeçari Kosta Ilia, është një ndër gjurmët që çuan në identifikimin e autorit.

Ndonëse nuk saktësohen nga policia, shkaqet mendohet të jenë për motive të dobëta, grindje të çastit.

Prej kohësh 88-vjeçarja ankohej te të afërmit e saj se 69-vjeçari i shqetësonte me praninë e tij. Sipas policisë të moshuarit u gjetën me shenja plage të shkaktuara nga mjet i fortë prerës në kokë dhe në trup. Burime policore pohojnë se arma e krimit është një sëpatë e vogël.

Hetimet hedhin poshtë motivin e grabitjes duke qenë se në banesë nuk u konstatuan shenja të vjedhjes apo të krijohej bindja se autorët mund të kishin ushtruar kontroll me qëllim gjetjen e vlerave monetare apo sende me vlerë që mund të posedoheshin nga viktimat, ndërsa u zbulua nga policia një shumë e konsiderueshme parash, prej 5 milionë lekësh në banesën e të moshuarve.

Thoma Mastora njihej si një njeri problematik në fshat. Ai është dënuar më herët për vjedhje. Për sqarimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve u shoqëruan, u dhe pyetën për rrethanat e hetimit 35 shtetas. U kryen intervista, verifikime, kontrolle dhe eksperiment hetimor.

Më datë 02.05.2024 rreth orës 08:00 jemi njoftuar se në fshatin Bodrishtë/Dropull ishin gjetur nga bashkëfshatarët pa shenja jete dy shtetas në brendësi të banesës së tyre.

Me marjen e njoftimit shkuan menjëherë në vendngjarje shërbimet e policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe të Komisariatit të Policisë.

Gjithashtu për të hetuar dhe zbardhur rrethanat e ngjarjes u ngrit një grup i posaçëm hetimor i kryesuar nga Drejtuesi i Prokurorisë Gjirokastër Z.Petrit Çano dhe prokurorja Blerina Musabelliu, Drejtori për Krimet e Rënda dhe Specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, ekspertë kriminalistë nga Instituti i Policisë Shkencore dhe ekspertë kriminalistë nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe strukturat e hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Grupi i posaçëm hetimor kreu një sërë veprimet hetimore dhe proceduriale në vendin e ngjarjes.

Nga verifikimet paraprake, rezultoi se në brendësi të oborrit të banesës është gjetur i pajetë shtetasi Kosta Ilia 84 vjeç, lindur e banues ne Bodrishtë dhe në brendësi të banesës është gjettur e pajetë Kleoniqi Ilia 88 vjeçe, lindur e banuese në Bodrishtë.

Nga kqyrja sipërfaqësore e trupit të shtetasit Kosta dhe Kleoniqi Ilia u konstatuan shenja dhune në pjesë të ndryshme të kokës dhe trupit.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, ambienteve të banesës dhe gjithë oborrit nuk u konstatuan shenja të vjedhjes apo të krijohej bindja se autorët mund të kishin ushtruar kontroll me qëllim gjetjen e vlerave monetare apo sende me vlerë që mund të posedoheshin nga viktimat.

Nga veprimet hetimore të kryera me ekspertët kriminalistë dhe mjeko- ligjorë u arrit në konkluzionin se viktimat ishin goditur me sende të forta dhe prerëse duke u shkaktuar vdekjen.

Për thellimin e hetimit u fiksuan dhe u morën për egzaminime të mëtejshme sende dhe mjete të cilat dyshohej se kishin lidhje me rrethanat e ngjarjes dhe që egzaminimi i të cilave do të identifikonte autorin dhe dokumentonte me prova ligjore.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesë u arrit të gjendej, fiksohej dhe sekuestrohej me cilësinë e provës materiale përveç provave të tjera dhe një vlerë e konsiderueshme rreth 5 milion lekë të reja që çifti i të moshuarëve kishte në banesë.

Për sqarimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve u shoqëruan, u dhe pyetën për rrethanat e hetimit 35 shtetas. U kryen intervista, verifikime, kontrolle, eskpertime, u bë eksperiment hetimor dhe të gjitha veprimet e tjera që grupi i posaçëm hetimor çmoi të nevojshme për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore ngjarjen.

Nga hetimet intensive, inteligjenca policore, deklarimet e ndryshme dhe ekzaminimet biologjike të provave u arrit të sqarohet motivi i kësaj ngjarje dhe të dokumentohet me prova ligjore autori i kësaj ngjarje të rëndë me pasoja vrasjen e dyfishtë të shtetasve Kosta e Kleoniqi Ilia.

Nga provat e siguruara rezulton se autori i këtij krimi dyshohet të jetë shtetasi Thoma Mastora 69 vjeç, banues në Bodrisht të bashkisë Dropull

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për ndalimin e shtetasit:

Thoma Mastora, 69 vjeç, banues në Bodrishtë/Dropull “, i dënuar më parë për vjedhje.

Gjatë kontrollit të banesës së 69 vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar të krimit, një sasi municioni luftarak, një mjet prerës, dhe prova të tjera që janë dërguar për egzaminim në Institutin e Policisë Shkencore.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë është punuar intensivisht nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Instituti i Policisë Shkencore adhe të Mjekësisë ligjore nën drejtimin e drejtuesit të Prokurorisë dhe prokurores së cështjes, ku gjej rastin ti falënderoj për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe punën profesionale të bërë për këtë rast.

Dua të siguroj qytetarët se strukturat e Policisë që operojnë në territorin e qarkut Gjirokastër janë tërësisht të angazhuara për të garantuar rendin e sigurinë dhe për të luftuar çdo paligjshmëri që shfaqet në territor dhe në këtë kuadër i ftoj sërish që të besojnë e bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë pasi bashkërisht ndërtojmë një ambient edhe më të sigurt.

Xhani Demnika bën deklaratën e fortë: Ja cilat janë es kortat në Dubai, 15 mijë euro për…

Gazeta zvicerane në gjuhën shqipe LeCanton27 ka bërë një investigim për Dubain, si është të jetosh atje dhe kontradiktat.

Duke përmendur në këtë investigim se mbi 500 prostituta shqiptare janë sot në Dubai të cilat kamuflohen sikur punojnë në kompani të ndryshme, por në fakt puna e tyre është ajo e eskortës.

Menaxheri i vipave Xhani Demnika në një intervistë për moderatoren Çenkuela Hasa në programin Fitstation ka treguar më shumë.

Shohin një artist që bën hundën dhe thonë që është eskort në Dubai, kjo bie totalisht poshtë.

Një artist në Shqipëri merr 15 mijë euro në një koncert, imagjino sa merr për një javë. Fitojnë aq shumë këtu sa shkojnë në Dubai vetëm për pushime.

Por nuk i vë duart në zjarr për vajzat “show girl” që bëjnë jetë lluksi e jetojnë në Dubai.

Ne e dimë që ka eskorta, i njohim , por dimë që ka dhe vajza që bëjnë punë të ndershme në Dubai”, tha Demnika për NEWS24.

“Kemi politikanë me pasuri miliardëshe”, drejtori i ‘Antikorrupsionit’ bën deklaratën e fortë: Nuk kemi autorizime që të kryejmë hetime

Në një intervistë televizive, drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Ylli Buleshkaj, ka thënë se Kosova ka politikanë të cilët kanë pasuri miliardëshe.

“Kemi politikanë të cilët kanë pasuri miliardëshe, ka plot nga to që nuk kemi mund me e verifiku kemi dorëzuar në prokurori, ajo e ka mbyll rastin. Mund të mos jenë në Kosovë dhe ne nuk kemi autorizime që të kryejmë hetime jashtë vendit. Vitin paraprak jemi njoftuar nga një OJQ që një politikan i ka pas 5 milionë euro në një bankë të Zvicrës dhe kjo është marrë vesh vetëm pas rrjedhjes së të dhënave nga banka”- tha ai gjatë intervistës.

Buleshkaj thekson se zyrtarët publikë të cilët nuk e deklarojnë pasurinë në shumicën e rasteve arsyetohen se ‘kanë harruar’.

Buleshkaj thotë se si Agjenci për Parandalimin e Korrupsionit nuk iu besojnë arsyetimeve të tilla.

Por kur rastet përcillen në Prokurori, këto arsyetime merren për bazë ka thënë Buleshkaj.

“Shumicën e rasteve në qoftë se zyrtarët publik kanë thënë që kanë harru, për neve nuk kanë qenë të mjaftueshme si arsyetime. Ka raste kur prokuroria iu ka besu atyre që kanë thënë kemi harru. Ka plot raste kur neve nuk është na u mbush mendja me një arsyetim të tillë” – tha ai.

I grabiti të moshùarës varësen nga qafa, arrestohet 39-vjeçari në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar 39-vjeçarin Klodian Meçollari, i cili akuzohet për vjedhje me dhunë të një 68-vjeçareje. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen 12 të qytetit të Korçës rreth orës 13:00 të ditës së sotme.

39-vjeçari Klodian Meçollari forcërisht i ka marrë nga qafa 68-vjeçares një varëse  platini dhe është larguar me vrap në rrugicat e lagjes së njohur të qytetit të Korçës.

68-vjeçarja menjëherë ka lajmëruar forcat e policisë dhe nuk ka lëvizur nga vendi i ngjarjes deri në mbërritjen e forcave blu të cilët kanë sekuestruar pamjet e disa kamerave të sigurisë në rrugën ku 39-vjeçari ka marrë me forcë varsen e të moshuarës.

Nga këqyrja e kamerave është bërë e mundur edhe identikimi i autorit të kësaj grabitje. Gjatë ditëve të festës së Pashkës në zonat më të populluara të qytetit policia ka shtuar forcat e saj për sigurinë e qytetarëve përfshi zonën e katedrales dhe Pazarin e vjetër

Thënie të Bajronit: Nëse do që 100 italianë të heshtin, vrit një; nëse do që 100 shqiptarë të heshtin, duhet të vrasësh 99

• Kush ka punë për të bërë nuk ka kohë për lot.

• E ëmbël është hakmarrja, sidomos për femrat.

• Në pasionin e saj të parë, femra dashuron partnerin, por të gjitha herët e tjera dashuron dashurinë e vet.

• Urrejtja është kënaqësia më jetëgjatë. Njerëzit duan me ngut por urrejnë me nge.

• Kujtimi i kënaqësisë nuk është më kënaqësi, ndërsa kujtimi i dhimbjes është akoma dhimbje.

• Unë jam hi aty ku dikur isha zjarr.

• Vetëm i dobëti pendohet.

• Nëse do që 100 italianë të heshtin, vrit një. Nëse do që 100 shqiptarë të heshtin, duhet të vrasësh 99.

• Miqësia është dashuri pa krahët e saj.

• Kënaqësia është mëkat, e mëkati është një kënaqësi.

• Nëse Laura do të kishte qenë gruaja e Petrarkes, mendoni se ai do t’i kishte kushtuar sonete gjithë jetën?

• Kam vendosur të besoj në Krishterim, thjesht për kënaqësinë që më jep ideja se mund të jem i mallkuar.

• Qesh sa herë që mundesh! Qeshja është ilaçi me çmimin më të mirë. /EO/

Deklarata e fortë e avokat Beqirit: Meta urdhëroi vrasjen e Azem Hajdarit dhe vëllezërve Haklaj!

Meta është porositësi i vrasjes së Azem Hajdarit dhe vëllezërve Haklaj! Kështu tha avokati Idajet Beqiri në emisionin “Intervista e ditës” në DritareTV. Avokati publikon në studion e DritareTV një foto nga takimi në të cilin sipas Beqiri u vendos për vrasjen e Azem Hajdarit.

“Duam apo nuk duam ne Meta është vrasës. Ka porositur dy vrasje të cilat ia ka argumentuar vetë Berisha në Parlamentin e Shqipërisë. I ka thënë: Ke vrarë dy persona dhe i ke hedhur te Mali me Gropa.” SPAK-u megjithëse e ka parasysh një gjë të tillë, duhet ta thërrasë Berishën. Ngaqë ka shkarë nga binarët para pak ditësh në një emision, Meta pranoi një nga krimet më të rënda që ka bërë. Vrasjen e vëllezërve Haklaj dhe ajo e Azem Hajdarit. Kush e vrau Azem Hajdarin dhe si u mbulua ajo vrasje duke fajësuar dy të pafajshëm, Mulosmani dhe Izet Haxhisë, na e zbuloi Ilir Meta, pa dashje. Meta zbuloi që qenka ai urdhëruesi i vrasjes së tyre. Pra Ilir Meta në vitet 2000-2002 ishte kryeministër dhe bashkë me Berishën, Genc Pollon dhe Pandeli Majkon, te hotel Rogner kanë bërë planin si do t’i hidhet kjo vrasje e Azem Hajdarit, vetëm Jaho Mulosmanit edhe Izet Haxhisë.

Meta thotë: E thirra prokurorin Haxhi Giu dhe i dhashë atij porosi që ta hetojë mirë dhe unë do vija në dispozicion helikopterë që ta hetonte mirë këtë punë, që t’i arrestonte. Por Haxhi Giu e deformoi procesin. Ekzekutori i asaj vrasje ishte vërtetë Fatmir Haklaj, ama në pritë e nxori Sali Berisha. Për të mbuluar këtë ngjarje, shërbëtori i Berishës, Meta gjeti gjithë mekanizmin për ta mbuluar përmes prokurori Haxhi Giut.”, tha avokat Beqiri./K.C/dritare.net

Vila, pallate, prona – Si i kanë kaluar pasuritë çifti Meta-Kryemadhi, në emër të mamasë, babait, vëllait….

Gazetari Adriatik Doçi ka publikuar disa dokumente, në të cilat, sipas tij, tregohet qartë se si Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë transferuar pasuri të shumta në emër të njerëzve të tyre të ngushtë.

“Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë kamufluar një pasuri me vlerë miliona euro nga Sauku, zona përballë TEG, “Rruga e Elbasanit”, Mëzez deri në Gjirin e Lalzit, në emrin e Fatime Kryemadhit (nëna e Monikës), Drini Kryemadhi (vëllai i Monës), Rexhep Metaj (babai i Metës).

Edhe pse si të ardhura të ligjshme kanë dy pensione dhe një pagë si inxhinier, tre të afërmit e çifti Meta-Kryemadhi kanë në pronësi të paktën 17 pasuri, ku përfshihen vila, pallate dhe toka.

Besoj se SPAK i ka indentifikuar këto pasuri. Nëse e ka pasur të vështirë t’i gjejë, ua jap unë letrat.

Monika Kryemadhi është aksionere në disa pasuri, të cilat nuk i ka deklaruar në ILDKPKI, siç ka deklaruar vilën në Gjirin e Lalzit, pallatin në Laprakë, apartamentin 500 m2 te Kodra e Diellit etj”, shkruan ai.

A keni dëgjuar se çfarë mendimi kishin rusët për Skënderbeun? Do mbeteni te habitur!

Historianët shqiptarë e kanë konsideruar Rusinë si armiken natyrale të popullit shqiptar. Pavarësisht kësaj, më herët, intelektualët e këtij populli kanë vlerësuar dhe nderuar heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Jakov Kozelcki, shkrimtar rus: Shkroi Veprën “Filozofskije predlozenia” (Propozime filozofike), botuar në Petërburg në vitin 1768.

Në qendër të librit është figura e Skënderbeut, ku vihet në dukje lufta heroike e popullit shqiptar kundër pushtuesve osmanë nën udhëheqjen e Skënderbeut. Kjo luftë thekson ai është një shembull tipik i luftës së drejtë të një populli të vogël kundër një agresori shumë të fuqishëm.

Duke krahauar Gjergj Kastriotin me Aleksadnrin e Maqedonisë, jep një vlerësim të ri: “Skënderbeu është me të vërtetë, i madh, hero i vërtetë i njërëzimit, sepse ka luftuar për lumturinë dhe lirinë e popullit të vet e të popujve të tjerë.”

Nikollai Karamzini, shkrimtar i madh rus i fund shek. XVIII- fillim shek. XIX.
Në veprën dymbëdhjetëvëllimëshe “Istoria Gosudarstva Rossiiskovo” botuar më 1842 ,e zemërimin thekson: “Të tmerruar nga fitoret e Muratit e të Mehmetit II, sunduesit perëndimorë dridheshin por nuk vepronin.

Heroi i Shqipërisë i famshmi Skënderbej, u dha atyre shembulllin e shpirtmadhësisë. Vetëm me një grusht njerëzish ai zmbrapsi ushtritë e panumërta të sulltanëve.

Por më kot: “sunduesit evropianë jo vetëm ishin të pa aftë ta imitonin atë, por me paturpësinë më të madhe e bënë të merrte pjesë edhe në përleshjet që kishin midis tyre.”

***Marrë nga libri 300 autorë të huaj për Shqipërinë