Gjeti trupin e pajetë vajzës 9-vjeçares në ujërat e lumit Buna, zbardhet dëshmia e peshkatarit

Peshkatari Safet Hasani, i cili gjeti në lumin Buna trupin e pajetë vajzës 9-vjeçare, ka treguar shkurt se ka qenë duke peshkuar kur ka parë trupin e të miturës.

Ai ka deklaruar se e ka gjetur në ujë, në një zonë të pyllëzuar.

“Ishte atje poshtë në fund të pyllit. Isha duke gjuajtur për peshk, vetëm kur e pashë….”, tha peshkatari.

Kujtojmë që vajza 9-vjeçare është vetëmbytur bashkë me nënë, motrën dhe vëllain, pas dhunës barbare që ushtronte babai i tyre, Erdgys Azarri.

DETAJE nga tragjedia në Shkodër/ Nëna me 3 fëmijët u hodh nga ura e Bunës në lumë pasi piu kafe me kunatën!

Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen tragjike në Shkodër.

Alma Arrazi është hedhur nga ura e lumit Bunë bashkë me 3 fëmijët e mitur.

Disa orë para se të ndërmerrte aktin tragjik, mësohet se 39-vjeçarja dhe fëmijët kishin dalë me kunatën, pra nusen e vëllait të Ergys Arrazit.

Më pas janë ndarë në mënyrë të qetë pa nxitur dyshime për aktin fatal që do ndërmerrte.

Ajo me fëmijët janë hedhur nga ura e Bunës. Mësohet se e reja kishte mësuar se fundmi dhe për tradhti bashkëshortore nga i shoqi. Ai nuk ka patur me herët denoncime për dhune në familje.

Ky është 69-vjeçari që vrau çiftin e të moshuarve në Dropull! Gota e rakisë në shtëpinë e viktimave ‘tradhtoi’ autorin, si u zbulua krimi i rëndë

Thoma Mastora 69-vjeç është identifikuar si autor i vrasjes së dyfishtë të çiftit të të moshuarve Ilia nga fshati Bodrishtë në Dropull të Gjirokastrës.

thoma mastora vrasja dropull

Mësohet se 69-vjeçari që kishte lidhje të ngushta prej vitesh me dy të moshuarit ka qenë i fundit person që i ka takuar.

Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në orët e vona të drekës ose të pasdites së 30 prillit. Autori ka shkuar në banesën e të moshuarve si përherë për të pirë edhe kafen e ditës me ta.

Gota e rakisë që ishte në tavolinën e ndodhur në oborrin e shtëpisë, ku u gjend i pajetë edhe 84-vjeçari Kosta Ilia, është një ndër gjurmët që çuan në identifikimin e autorit.

Ndonëse nuk saktësohen nga policia, shkaqet mendohet të jenë për motive të dobëta, grindje të çastit.

Prej kohësh 88-vjeçarja ankohej te të afërmit e saj se 69-vjeçari i shqetësonte me praninë e tij. Sipas policisë të moshuarit u gjetën me shenja plage të shkaktuara nga mjet i fortë prerës në kokë dhe në trup. Burime policore pohojnë se arma e krimit është një sëpatë e vogël.

Hetimet hedhin poshtë motivin e grabitjes duke qenë se në banesë nuk u konstatuan shenja të vjedhjes apo të krijohej bindja se autorët mund të kishin ushtruar kontroll me qëllim gjetjen e vlerave monetare apo sende me vlerë që mund të posedoheshin nga viktimat, ndërsa u zbulua nga policia një shumë e konsiderueshme parash, prej 5 milionë lekësh në banesën e të moshuarve.

Thoma Mastora njihej si një njeri problematik në fshat. Ai është dënuar më herët për vjedhje. Për sqarimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve u shoqëruan, u dhe pyetën për rrethanat e hetimit 35 shtetas. U kryen intervista, verifikime, kontrolle dhe eksperiment hetimor.

Njoftimi i policise

Më datë 02.05.2024 rreth orës 08:00 jemi njoftuar se në fshatin Bodrishtë/Dropull ishin gjetur nga bashkëfshatarët pa shenja jete dy shtetas në brendësi të banesës së tyre.

Me marjen e njoftimit shkuan menjëherë në vendngjarje shërbimet e policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe të Komisariatit të Policisë.

Gjithashtu për të hetuar dhe zbardhur rrethanat e ngjarjes u ngrit një grup i posaçëm hetimor i kryesuar nga Drejtuesi i Prokurorisë Gjirokastër Z.Petrit Çano dhe prokurorja Blerina Musabelliu, Drejtori për Krimet e Rënda dhe Specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, ekspertë kriminalistë nga Instituti i Policisë Shkencore dhe ekspertë kriminalistë nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe strukturat e hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Grupi i posaçëm hetimor kreu një sërë veprimet hetimore dhe proceduriale në vendin e ngjarjes.

Nga verifikimet paraprake, rezultoi se në brendësi të oborrit të banesës është gjetur i pajetë shtetasi Kosta Ilia 84 vjeç, lindur e banues ne Bodrishtë dhe në brendësi të banesës është gjettur e pajetë Kleoniqi Ilia 88 vjeçe, lindur e banuese në Bodrishtë.

Nga kqyrja sipërfaqësore e trupit të shtetasit Kosta dhe Kleoniqi Ilia u konstatuan shenja dhune në pjesë të ndryshme të kokës dhe trupit.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, ambienteve të banesës dhe gjithë oborrit nuk u konstatuan shenja të vjedhjes apo të krijohej bindja se autorët mund të kishin ushtruar kontroll me qëllim gjetjen e vlerave monetare apo sende me vlerë që mund të posedoheshin nga viktimat.

Nga veprimet hetimore të kryera me ekspertët kriminalistë dhe mjeko- ligjorë u arrit në konkluzionin se viktimat ishin goditur me sende të forta dhe prerëse duke u shkaktuar vdekjen.

Për thellimin e hetimit u fiksuan dhe u morën për egzaminime të mëtejshme sende dhe mjete të cilat dyshohej se kishin lidhje me rrethanat e ngjarjes dhe që egzaminimi i të cilave do të identifikonte autorin dhe dokumentonte me prova ligjore.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesë u arrit të gjendej, fiksohej dhe sekuestrohej me cilësinë e provës materiale përveç provave të tjera dhe një vlerë e konsiderueshme rreth 5 milion lekë të reja që çifti i të moshuarëve kishte në banesë.

Për sqarimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve u shoqëruan, u dhe pyetën për rrethanat e hetimit 35 shtetas. U kryen intervista, verifikime, kontrolle, eskpertime, u bë eksperiment hetimor dhe të gjitha veprimet e tjera që grupi i posaçëm hetimor çmoi të nevojshme për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore ngjarjen.

Nga hetimet intensive, inteligjenca policore, deklarimet e ndryshme dhe ekzaminimet biologjike të provave u arrit të sqarohet motivi i kësaj ngjarje dhe të dokumentohet me prova ligjore autori i kësaj ngjarje të rëndë me pasoja vrasjen e dyfishtë të shtetasve Kosta e Kleoniqi Ilia.

Nga provat e siguruara rezulton se autori i këtij krimi dyshohet të jetë shtetasi Thoma Mastora 69 vjeç, banues në Bodrisht të bashkisë Dropull

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për ndalimin e shtetasit:

Thoma Mastora, 69 vjeç, banues në Bodrishtë/Dropull “, i dënuar më parë për vjedhje.

Gjatë kontrollit të banesës së 69 vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar të krimit, një sasi municioni luftarak, një mjet prerës, dhe prova të tjera që janë dërguar për egzaminim në Institutin e Policisë Shkencore.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë është punuar intensivisht nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Instituti i Policisë Shkencore adhe të Mjekësisë ligjore nën drejtimin e drejtuesit të Prokurorisë dhe prokurores së cështjes, ku gjej rastin ti falënderoj për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe punën profesionale të bërë për këtë rast.

Dua të siguroj qytetarët se strukturat e Policisë që operojnë në territorin e qarkut Gjirokastër janë tërësisht të angazhuara për të garantuar rendin e sigurinë dhe për të luftuar çdo paligjshmëri që shfaqet në territor dhe në këtë kuadër i ftoj sërish që të besojnë e bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë pasi bashkërisht ndërtojmë një ambient edhe më të sigurt.

Tronditëse/ U hodhën nga ura e Bunës, zbardhet shkaku i vetëmbytjes së Alma Arrazit dhe tre fëmijëve

Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen tragjike në Shkodër. Burime bëjnë me dije se Alma Arrazi është hedhur nga ura e lumit Bunë bashkë me 3 fëmijët e mitur.

Disa orë para se të ndërmerrte aktin tragjik, mësohet se 39-vjeçarja dhe fëmijët kishin dalë me kunatën, pra nusen e vëllait të Erdgys Arrazit.

Më pas janë ndarë në mënyrë të qetë pa nxitur dyshime për aktin fatal që do ndërmerrte.

Ajo me fëmijët janë hedhur nga ura e Bunës. Mësohet se e reja kishte mësuar se fundmi dhe për tradhti bashkëshortore nga i shoqi. Ai nuk ka patur me herët denoncime për dhune në familje.

Nëna me 3 fëmijët të zhdukur prej tre ditësh/ Tronditëse në Shkodër, gjendet i pajetë në Drin një prej të miturve. Dyshohet se të tjerët…

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me 3 fëmijët prej 3 ditësh rezultojnë të humbur. Një prej fëmijëve është gjetur nga një peshkatar në ujërat e lumit Drin. Ndërkohë dyshohet se edhe dy fëmijët e tjerë dhe nëna shtetasja Alma Arrazi kanë humbur jetën.

Ndërkohë palombarët e forcave RENEA ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë. Policia ka ndaluar bashkëshortin shtetasin Ergys Arrazi, i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij. Fëmija që u gjet nga peshkatari në mënyrë rastësore një ditë më parë, ndërsa dyshohet se ka shenjë dëmtimi në pjesën e fytyrës.

Fëmijët e mitur janë dy vajza dhe një djalë të moshës 8, 6 dhe 4 vjeç. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet duke marrë në pyetje familjarë të shtetases Alma Arrazi dhe bashkëshortit të saj të ndaluar nga policia nëse kanë dijeni për ngjarjen dhe arsyet që çuan nënën bashkë me 3 fëmijët që të mbyten në ujërat e lumit Drin.
(BalkanWeb)

Bashkëfshatari vrau çiftin e moshuar, policia zbulon emrin e autorit të krimit

Zbardhet identiteti i autorit të dyshuar të vrasjes së çiftit të moshuar në Dropull.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Ardian Çipa, në një konferencë për shtyp pohoi se autori i dyshuar i krimit është Thoma Mastora, bashkëfshatar i viktimave.

“Ata ishin goditur me sende të forta. Nga kontrolli në banesë u arrit që të gjendeshin dhe një vlerë prej 5 milionë lekësh të reja. 35 persona u shoqëruan, u kryen vlerësime dhe eksperimente hetimore. U arrit të sqarohej dokumentimi i kësaj ngjarje dhe të identifikohej autori. Autori i këtij krimi Thoma Mastora, 69 vjeç, banues në këtë fshat, i dënuar më parë”, tha Çipa.

Ky i fundit tha se Mastora ka qenë i dënuar më parë për vjedhje ndërsa dyshohet se mes tij dhe çiftit ka pasur konflikte të vazhdueshme, për motive të dobëta.

(BalkanWeb)

“Jam Taulant Balla, më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni tregon si ra pre e mashtrimit: Mora çantën me para dhe ia dhashë një taksisti

Foto ilustruese: Taulant Balla gjate nje aktiviteti

“Përshëndetje. Si kalove si je? Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, ky është mesazhi që organizatori i një mashtrimi ia ka dërguar një biznesmeni në Përrenjas.

Oficerët këqyrën telefonin e shtetasit Flamur Rrushi, i cili kallëzoi se një numër në aplikacionin Viber, që identifikohej si ministri i Brendshëm Taulant Balla, e mashtroi.

Sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, u zbulua se posedues i kësaj llogarie është shtetasi me iniciale F.Gj, i cili aktualisht është nën hetim dhe ndaj tij janë dhënë disa masa arresti për të njëjtën skemë mashtruese.

Biznesmeni, sipas kërkesës së mashtruesit, ka ardhur në Tiranë me çantën 100 mijë euro dhe ia ka dorëzuar një taksisti.

“Mbajta shënim targat e taksistit”, tha biznesmeni në polici.

Prokuroria e Elbasanit identifikoi taksistin, i cili deklaroi “isha taksist, erdha në Tiranë nga Lezha dhe mora nga Flamur Rrushi çantën. E pyeta fillimisht nëse është gjë e rrezikshme dhe më tha jo. Kur ia dhashë çantën, më dha 100 euro”, tha taksisti, i cili u la i lirë./TCH

Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 5 Maj 2024

DASHI
Për sa i përket punës yjet ju këshillojnë të tregoheni më të shkathët në qoftë se doni që të ardhurat tuaja të rriten. Kini besim te forca juaj e brendshme, te kuraja për të përballuar pengesa të ndryshme. Duhet të keni parasysh që çdo pengesë që mund të kaloni do ju shërbejë si një eksperiencë e mirë jete.

DEMI
Shumica e planetëve janë në favorin tuaj duhet të tregoheni elastikë në gjëra pa vlerë dhe të vendosur në ato më të rëndësishmet. Situata më të gjalla do të paraqiten për ata që punojnë në sektorin artistik. Do të kaloni një mbrëmje romantike me partnerin.

BINJAKËT
Për të mbajtur një humor të qëndrueshëm dhe për të mos humbur energjitë e grumbulluara këto ditë, mundohuni të largoni çdo lloj stresi dhe të reflektoni në qetësi çdo situatë. Në dashuri do të vlerësoni shumë dedikimin e partnerit ndaj jush.

GAFORRJA
Marsi kthehet në shenjën tuaj duke iu dhuruar më shumë energji dhe duke i dhënë gjallëri marrëdhënieve me personat që ju rrethojnë. Hëna sot është e favorshme për të kontrolluar më mirë llogaritë tuaja bankare. Takime interesante me persona që i përkasin shenjës së Demit, Virgjëreshës dhe Akrepit.

LUANI
Në aktivitetet e përditshme do të harxhoni të gjitha energjitë e mundshme për të arritur suksesin. Ambicioni i tepërt mund t’ju bëjë të lini pas dore personat që ju duan dhe kjo është një gjë aspak e mirë. Afërdita ju sugjeron të bëni një udhëtim që mund t’ju ofrojë një largim aventuresk nga realiteti nëpërmjet dashurisë.

VIRGJËRESHA
Duhet të përfitoni menjëherë nga okazionet e papritura që ju paraqiten si sot. Pranoni një propozim të ri pune, një ftesë për në mbrëmje ose kontrolloni në qoftë se pasaporta juaj është e vlefshme. Fjalët e një personi do ju nguliten thellë saqë do të dëshironi ta shikoni sërish.

PESHORJA
Çështjet ekonomike që normalisht ju bezdisin do të jenë në qendër të vëmendjes tuaj. Do të gjeni zgjidhjen e duhur të problemeve që keni për momentin, gjithashtu do të dini të ndiqni rrugë të reja për të rritur të ardhurat tuaja. Partneri do të mundohet të organizojë kohën tuaj të lirë duke u vendosur kështu në vendin tuaj.
AKREPI
Mund të kaloni me lehtësi pengesat që do ju paraqiten sot mjafton të mos i dramatizoni gjërat dhe të dini të drejtoni çdo gjë të papritur. Duke dëgjuar partnerin dhe personat që ju qëndrojnë pranë do të keni mundësi të evitoni tensione të kota.
SHIGJETARI
Moment i favorshëm për sa i përket studimit dhe aktiviteteve në punë. Konfigurimet e shkëlqyera planetare favorizojnë jetën praktike dhe financat duke ju premtuar një fazë shumë fatsjellëse në këta sektorë. Forma fizike do të jetë e shkëlqyer.

BRICJAPI
Nuk ju mungon shpirti i iniciativës dhe dëshira për të bërë figurë të mirë, për këtë arsye jeni të gatshëm të impenjoheni shumë për të arritur rezultate të mira. Në dashuri nuk do të jeni absolutisht të kënaqur se si po shkojnë gjërat midis teje dhe partnerit. Është momenti të flisni bashkë dhe të përballoni këtë situatë.

UJORI
Mos u kushtëzoni nga Hëna negative në shenjën tuaj dhe nga gjykimi i familjarëve tuaj të vendosur për t’ju penguar në realizimin e një projekti që keni për zemër. Sektori i ndjenjave do të shkojë mirë me Afërditën që ju ndihmon të shprehni ndjenjat tuaja personit të zemrës pa pasur frikë. Mundohuni të pushoni pak më shumë.

PESHQIT
Dita e sotme do ju falë shumë kënaqësi. Do të rrethoheni nga dashuria e miqve të sinqertë të gatshëm për t’iu mbështetur me të cilët mund të organizoni diçka origjinale në mbrëmje. Nuk do të përjashtohen dhe suksese në jetën sociale dhe admirime për sa i përket stilit tuaj të jetuarit.

Ndodh edhe kjo/ Shpërthen lavatriçja gjatë procesit të larjes, plagoset 69-vjeçari në Don Bosko

Një 69-vjeçar është plagosur në zonën e Don Boskos në kryeqytet.

I moshuari është lënduar pasi një lavatriçe ka shpërthyer ndërkohë që ishte duke punuar.

Policia njofton se 69-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.05.2024, rreth orës 20:45, në katin e 7-të të një pallati në Don Bosko, gjatë procesit të larjes ka shpërthyer një lavatriçe, dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi A. Sh., 69 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Autorët qëlluan 3 herë nga makina në lëvizje”/ Atentat mafioz në Selanik, vritet 41-vjeçari. Viktima eci disa metra, pastaj…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin grek, ku një 41-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një atentati në Selanik.

Autorët e atentatit, dy burra dhe një grua, udhëtonin në një mjet tip Renault pa targa.

Më pas, njëri prej personave qëlloi të paktën tre herë mbi 41-vjeçarin, i cili lëvizte me motor dhe sapo kishte hequr kaskën.

Një nga plumbat e kapi viktimën në shpinë duke i prekur zemrën, ndërkohë që një tjetër e goditi në shpatull.

Viktima zbriti nga motorri, eci për pak metra dhe më pas u rrëzua në tokë i vdekur.