Mikeshat e Heidit në Itali dalin kundër lidhjes me Romeon. Ja pse

Lidhja e Romeos dhe e Heidit është parë me skepticizëm edhe nga publiku, përveçse nga banorët që janë brenda në shtëpi. Teksa në çdo spektakël komentohet ky raport, tashmë edhe nga jashtë shtëpisë kanë nisur të vijnë mesazhe për Heidin.

Një dron ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother” javën e shkuar, ku edhe ka trazuar sërish çiftin. Në këtë dron kishte një mesazh në të cilin shkruhej “Stop maskilizmit, Romeo fallco, Heidi hap sytë”.

Ky dron erdhi pasi çiftit iu dhurua një suitë si dhuratë dhe Romeo nuk qëndronte me Heidin aty brenda, por dilte jashtë me banorët e tjerë, për këtë gjë edhe u kritikua shumë. Heidi shprehej vazhdimisht që nuk po ndikohej nga droni, por në disa video të transmetuara ajo shihet tejet e shqetësuar. Pas kësaj situate të shumtë ishin ata që ngritën dyshime se kush mund ta kishte dërguar një dron të tillë, sa edhe vetë Romeo Veshaj është shprehur se ia ka nisur produksioni.

Po ashtu, një prej ish-banorëve të BBV, Jetmir Salaj, aludohej se mund të kishte porositur dronin për të përçarë çiftin. I ftuar në “Fun Club” ishte edhe i piloti i BBVA, i cili tregoi që këtë dron e kishte dërguar një vajzë nga Italia, duke shuar aludimet që këtë dron mund ta kishte dërguar Jetmiri.

“Droni nuk ka ardhur nga Jetmiri, por nga një vajzë në Itali, nuk e di nëse është shoqe e Heidit, por gjëja është ndarë pak, janë grupi që janë fansa të çiftit të bashkuar, janë ata në Itali që duan Heidin pa Romeon, siç ka dhe në Shqipëri, që duan Romeon pa Heidin”, – tregoi piloti.

Dhe nga ato çfarë ka mundur të mësojë Panorama Plus, ka qenë pikërisht një prej mikeshave të Heidit, që ka dërguar një dron të tillë. Duket se për mikesha e saj, historia me Massimiliannon që ndodhi në “Grande Fratello” po përsëritet. Sipas tyre, Romeo është maskilist si dhe fals, ndaj edhe një mesazh të tillë, këtë herë kanë vendosur që t’ia dërgojnë mikeshës së tyre.

Ndonëse publikisht, asnjëra nuk ka pranuar të flasë, tashmë e kanë të vulosur idenë që ato kanë krijuar për të dashurin e ri të mikeshës së tyre. Por teksa situata mes mikeshave duket e nderë për këtë lidhje, familjarët e Heidit e kanë pranuar tashmë. Babai i Heidit ende nuk ka pasur asnjë takim me familjarët e Romeos, madje as edhe një bisedë telefoni, ndërkaq që mamaja është treguar e gatshme që të vendosë një raport me Romeon, duke treguar kështu edhe mirëkuptimin që ka për lidhjen e së bijës.

Sakaq, Genti, baba i Heidit, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim, duke na bërë të mendojmë se ndoshta as këtë herë ai nuk është dakord me zgjedhjen e së bijës, ashtu si ndodhi edhe në tetor, kur Heidi ishte pjesë e “Big Brother” italian. Megjithatë, duket e afërt dita, kur familjet edhe do të takohen. Babai i Heidit, një natyrë disi më serioz se bashkëshortja e tij, pritet që në javët në vijim të futet në lojën e “Big Brother”, për të inkurajuar të bijën në këtë rrugëtim.

Ka qenë pikërisht Donaldi, ai që ka bërë rolin e ndërmjetësit, duke vendosur dhe kontakt me nënën e Heidit, duke formalizuar disi lidhjen e dashurisë që dy të rinjtë kanë ndërtuar brenda “Big Brother”. Nga ana tjetër, familjarët e Romeos duket se e kanë mirëpritur këtë lidhje. Fakt ky që u pa edhe kur të dy prindërit e aktorit u fut në shtëpinë e “Big Brother” dhe takuan fillimisht Heidin. Ishte nëna e Romeos, që dhe shprehu publikisht mbështetjen e saj për këtë çift.

“Dasma na pëlqeu shumë. Heidi një super nuse, por edhe Romeo një yll”, ishte komenti i nënës së Romeos për dasmën. Sakaq, edhe mami i Heidit gjatë telefonatës që pati me të bijën, javë më parë u shpreh e mbëshet në këtë rrugëtim të sajin, por zgjodhi mos të komentonte lidhjen e saj me Romeon. “Zemër të kam parë të stresuar këto ditë të ka ikur buzëqeshja fare, ti je vajzë e zgjuar intuita të dërgon gjithmonë tek e drejta, ne jemi shumë krenar me ty, ne të shohim 24/7”, – u shpreh ajo në telefonatën që “Big Brother” i mundësoi.

Prania e prindërve të Romeos në shtëpi ka evidentuar edhe ftohtësinë që Heidi tregoi ndaj tyre. E diskutuar edhe gjatë spektaklit, Heidi u shpreh se është në natyrën e saj kjo sjellje, fakt që nuk u prit dhe shumë mirë nga Romeo. Edhe Romeo ka kërkuar që Heidi të jetë më e afërt me prindërit e tij, ndërsa modelja ka theksuar se nuk do të jetojë me familjen e aktorit. Diskutimi mes tyre vijoi edhe në spektakël. Sipas Romeos, mes tyre ka ndryshime mentaliteti, por dashuria është e njëjtë. Lidhur me faktin se nuk mbante mend as emrat e prindërve të aktorit, Heidi u shpreh se “nuk iu kujtua për momentin”.

“Jemi të ndryshëm në mënyrën si i mendojmë ca gjëra, jemi të ngjashëm në mënyrën si duhemi. S’di çfarë të them. Mendoj se është problematike sa kohë nuk mundohemi ‘të veshim këpucët e tjetrit’. Unë jam shumë tradicional, ia kuptoj mentalitetin Heidit. Duke toleruar, mendoj se mund të gjendet gjuha e përbashkët”, u shpreh aktori.

“Kemi ndryshime, më pengon që unë vihem më shumë në vendin e tij se sa ai në timin. Unë do bëj maksimumin të mbaj këtë gjë, por dua të bëj pak zhurmë që ai të më dëgjojë. Kam gabuar ca gjëra që janë të vogla. Unë e ndiej veten që me gjërat serioze mbaj mend, por me datat s’mbaj mend. Kam harruar edhe ditëlindjen time. Nuk më erdhi në atë moment. Është krijuar ideja që unë jam njeri i akullt, kur nuk është kështu”, u shpreh më tej Heidi. Heidi ka pasur mundësinë ta lërë), për të dhënë një intervistë në emisionin “Ftesë në 5”, surprizë që e fitoi pas shtypjes së pulsantit./Panorama Plus

Artikulli i New York Times i vitit 1995: Miliona litra naftë, Sali Berisha dhe Serbia

Para pak ditësh, mediumet e ndryshme publikuan dokumentet e deklasifikuara të inteligjencës amerikane, ku ndër të tjerash, Sali Berisha Berisha insistonte që Rugova të ndalte thirrjet për pavarësi. Artikulli nxiti shumë debat në Kosovë e Shqipëri. Një çështje tjetër e cila e ka ndjekur si hije, ish kryeministrin Sali Berisha është thyerja e embargos së naftës ndaj Serbisë.

Në një artikull të vitit 1995, të mediumit prestigjioz amerikan “The New York Times”, jepen shumë detaje për thyerjen e embargos nga Sali Berisha. Sipas artikullit, miliona litra benzinë dhe naftë kanë lëvizur në muajt e fundit nga Shqipëria drejt Serbisë. Asokohe, Sali Berisha e kishte mohuar kategorikisht thyerjen e embargos, por që mediumi amerikan e kishte demantuar duke prezantuar fakte të pakontestueshme.

Ja artikulli i plotë i New York Times:

Ndërsa palët ndërluftuese në Bosnje po përgatiten për ofensivën e tyre të pritshme pranverore, sasi të mëdha të karburantit të cilësisë së lartë, e cila përdoret në tanke dhe avionë luftarakë, po kontrabandohen hapur përmes liqenit këtu në Jugosllavi, duke shkelur një embargo të Kombeve të Bashkuara.

Rrjedha e karburantit të avionëve nga ky vend i vogël në Jugosllavi shpërtheu disa muaj më parë dhe besohet të jetë i destinuar për “makinë luftarake serbe”, siç tha një diplomat perëndimor. Përveç kësaj, miliona litra benzinë të rregullt dhe naftë kanë lëvizur muajt e fundit nga Shqipëria drejt fqinjit të saj verior. Shtetet e Bashkuara i kanë shprehur vazhdimisht shqetësimet e tyre qeverisë shqiptare për tregtinë, për të cilën monitoruesit e sanksioneve në Evropë thonë se ka arritur në afro një milion gallon në ditë ndonjëherë. Ndërsa karburanti po arrin në Serbi me rrugë të tjera, veçanërisht përgjatë Danubit, Shqipëria po furnizon më shumë se të gjitha vendet e tjera së bashku, tha Antonio Napolitano, koordinatori i sanksioneve për Bashkimin Evropian dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, zyra e të cilit është në Bruksel. Z. Napolitano, një diplomat italian, e këshilloi qeverinë shqiptare dhe diplomatët e huaj për këtë kur ishte këtu në shkurt. Qeveria shqiptare mohon se po lejon shkelje të sanksioneve. Në një intervistë, presidenti Sali Berisha tha se deklaratat e ambasadorit Napolitano dhe Ambasadës Amerikane për nivelin e lartë të karburantit që kalon nga Shqipëria në Jugosllavi janë “absolutisht të pajustifikuara”. Ai tha se përderisa kishte kontrabandë, ajo nuk ishte shumë.

Qeveria e tij po bën më të mirën që mundet për të kontrolluar kontrabandën, tha ai, duke pasur parasysh mungesën e burimeve dhe trajnimit të policisë. Sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndalojnë dërgimin e të gjitha, përveç disa kategorive të mallrave, si furnizime mjekësore dhe ushqime, në Serbi dhe Mal të Zi, shtetet përbërëse të Jugosllavisë aktuale. Ndalimi i importeve të karburantit është një shqetësim i veçantë për shkak të përdorimit të tij ushtarak, tha zoti Napolitano. Sanksionet kishin për qëllim të ndëshkonin serbët për “spastrim etnik” dhe për refuzimin e Jugosllavisë për të njohur Kroacinë dhe Bosnjën. Karburanti vjen në Shqipëri nga kompani italiane dhe greke dhe hyn në Jugosllavi përmes Malit të Zi. Kufiri midis Shqipërisë dhe Malit të Zi kalon përmes liqenit. Nuk dihet saktësisht se çfarë ndodh me karburantin pas kësaj. Por diplomatët këtu thonë se besojnë se pjesa më e madhe e saj nuk mbetet në Malin e Zi, i cili sipas tyre ka një kufi me zonat e kontrolluara nga Serbia të Bosnjës, si dhe me Serbinë. Ekipi ndërkombëtar i monitorimit të sanksioneve në Shqipëri, i cili përfshin amerikanë të huazuar nga agjencia doganore si dhe italianë, belgë dhe zviceranë, merr vlerësime nga diplomatë amerikanë dhe europianë për punën e tij.

Por ajo nuk ka mandat të ndalojë tregtinë, vetëm të monitorojë dhe raportojë për të. Dhe për ta bërë këtë pengohet edhe nga mungesa e bashkëpunimit nga autoritetet shqiptare, thuhet në një raport të zyrës së zotit Napolitano. Presidenti Berisha përmendi hapat që qeveria e tij kishte ndërmarrë për të frenuar rrjedhën e karburantit në Jugosllavi. Këto përfshijnë kërkesën për licencimin e stacioneve të karburantit dhe ndalimin e tregtisë së produkteve të naftës brenda tre milje nga liqeni. Sipas një ligji tjetër të ri, zyrtarët shqiptarë duhet të verifikojnë nëse një dërgesë është menduar për një përdorues legjitim dhe më pas të njoftojnë zyrtarët në vendin e transportit para se anija të lejohet të largohet nga porti i saj i origjinës. Këto masa funksionuan për një kohë për të reduktuar tregtinë, por ajo ka ardhur përsëri në rritje, thonë monitoruesit dhe diplomatët e sanksioneve këtu. Një vizitë në këtë qytet e bën të qartë se masat nuk po zbatohen. Të paktën nëntë nga stacionet e karburantit që duhet të ishin mbyllur për shkak të kufirit prej tre miljesh janë ende duke pompuar gaz; shumica e stacioneve të tjera shtrihen jo më shumë se disa qindra metra jashtë kufirit. Gjatë dy javëve të para të muajit shkurt, në Shqipëri u importuan afro 3.5 milionë litra karburant, përfshirë 1.3 milionë gallon Jet Fuel-1, tregojnë dokumentet doganore shqiptare. Policia shqiptare ka llogaritur se gjatë 10 ditëve të fundit të shkurtit, 100 mijë gallona në ditë janë futur në veri të Shqipërisë me kamion.

Diplomatët perëndimorë thonë se shifra është një nënvlerësim bruto. Shqipëria e Veriut ka vetëm 1583 automjete të regjistruara me motor, sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë. Ky vend, me madhësinë e Maryland-it, u mbajt i pazhvilluar gjatë katër dekadave të sundimit të ashpër komunist nga Enver Hoxha dhe është më i prapambeturi ekonomikisht në Evropë, me dy të tretat e popullsisë prej 3 milionë banorësh që jetojnë jashtë tokës. Ajo ka vetëm 140,000 mjete motorike, duke përfshirë traktorë dhe motoçikleta anësore, si dhe makina pasagjerësh dhe kamionë, sipas byrosë së statistikave. Nuk ka autostradë me katër korsi në të gjithë vendin dhe e vetmja rrugë hyrëse në aeroportin ndërkombëtar me një pistë kalon mbi një urë me një korsi. Tregtia e naftës është një burim kryesor i të ardhurave të ligjshme për vendin, i cili po përpiqet të modernizohet. Autoritetet kombëtare mbledhin taksa doganore për produktet e karburantit, që variojnë nga 70 për qind në 100 për qind të vlerës së deklaruar të tyre. Këtu, në këtë rajon të varfër, qeveria lokale mblodhi 22 milionë dollarë taksa në vitin 1994, pothuajse të gjitha si rezultat i tregtisë së karburanteve, raportoi në shkurt një gazetë shqiptare, Zëri i Popullit. Kjo ishte nga 8 milionë dollarë në vitin 1993, tha gazeta. Në fillim, tregtia e naftës me Jugosllavinë ishte një operacion i zakonshëm, por tani është marrë përsipër nga më shumë organizata kriminale të organizuara, thanë diplomatët e huaj këtu.

Kompanitë e naftës e dërgojnë karburantin në portet shqiptare të Durrësit dhe Vlorës në detin Adriatik, ku kompanitë e regjistruara në Shqipëri marrin kontrollin e saj. Kamionët cisternë më pas bëjnë një udhëtim të gjatë dhe të mundimshëm në veri, duke u zvarritur përgjatë një rruge të keqe ndoshta me 20 milje në orë. Pasi në Shkodër, gazi pompohet në rezervuarët e një prej pikave të karburantit, shumica e të cilave janë pak më shumë se dy pompa dhe një kasolle ku ulet një burrë. Ai derdhet shpejt në kamionë të tjerë — stacionet funksionojnë rreth orës, por janë më të ngarkuarit gjatë natës, thonë banorët — dhe u largua në një distancë të shkurtër deri në brigjet e liqenit të Shkodrës. Kontrabandistët janë aq të sigurt sa nuk do të shqetësohen, saqë shpesh veprojnë në mes të ditës. Rreth mesditës së sotme, një kamion doli nga rruga me sipërfaqe të fortë dhe u nis drejt perëndimit mbi një rrugë të dheut disa milje deri në liqen. Kaloi një postë kufitare, ku ushtarët shqiptarë që mbanin automatikë ishin në detyrë me uniformat e tyre të zbehta dhe të rënda. Kamioni ndiqej nga një Ford dhe një Mercedes, secili me katër burra, një pamje e pazakontë në këtë tokë djerrë. Në liqen, më pak se gjysmë milje nga posta kufitare, karburanti u transferua në kazanët 50 gallon në dy varka të gjata metalike të rënda. Një milje ose më shumë lart në breg, sistemi është më efikas. Me anë të një tubi plastik të zi të gjatë, karburanti transferohet drejtpërdrejt nga kamionët në maune të vogla. Sot, pasi ngarkesa e një kamioni u zbraz në një maune me majë të sheshtë që operatori tha se kishte një kapacitet prej 6,500 gallonash dhe kamioni u tërhoq, një kamion tjetër u zhvendos në vend dhe procesi vazhdoi. Pastaj maune, me një motor jashte 25 kuaj fuqi, u tërhoq në liqen, duke u nisur për në Jugosllavi.

Në familjen time flasin të gjithë shqip: Can Yaman flet për origjinën e tij shqiptare në një Tv shqip

Aktori shumë i njohur nga serialet turke Can Yaman vitin e kaluar deklaroi se është me prejardhje shqiptare. Lidhur me këtë lajm që asokohe bëri bujë në media, aktori ka folur së fundmi në emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli” që transmetohet në Klan Kosova.

Can ishte i ftuar me kolegen e tij, Demet Ozdemir dhe gjatë intervistës tha se në familjen e tij flasin shqip megjithatë ai nuk e ka mësuar gjuhën tonë.

“Nga ana e babait jam me prejardhje shqiptare me prejardhje nga Prishtina. Gjyshi im është rritur në Prishtinë, gjyshja ime në Shkup. Në vitin 1959 kemi ardhur në Stamboll.

Të afërmit nga babai flasin shqip. Kushërinjtë e largët. Ngaqë nuk jam takuar me ata nuk i njoh. Të afërmit si dajat e babait tim, vëllezërit e gjyshes.

Ata flasin shqip. Edhe gjyshi dhe gjyshja ime flasin shqip. Madje, ka raste që flasin shqip. Por unë jam rritur më shumë nga ana e mamasë. Dhe atje nuk flisnim shqip, flisnim vetëm turqisht. Për këtë arsye unë nuk di shqip.

As babai im nuk di, di xhaxhai im. Ai ka lindur në Prishtinë. Janë 5 vëllezër, pas tij të tjerët kanë lindur në Turqi.

Kam shkuar në Shqipëri, Tiranë dhe qëndrova thuajse një muaj atje. Në Shqipëri të gjithë dinin italisht dhe unë flisja italisht”, tregoi aktori.

Aksidenti e la të paralizuar të riun shqiptar, italiania nuk e braktisi, i thote po propozimit për martesë (VIDEO)

Edison Hasani, një i ri nga Elbasani dhe partnerja e tij italiane, Alexandra Dimache janë bërë viralë në Tik Tok me videon e tyre të propozimit për martesë. Përveçse një moment i rëndësishëm dhe shumë romantik i tyre, propozimi vjen në një periudhë të vështirë për Edisonin i cili ndodhet në karrige me rrota.

Gjatë një lidhjeje Skype me “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Edisoni dhe Alexandra rrëfejnë historinë e tyre. Ata janë njohur 3 vite më parë ndërsa aksidenti ndodhi vitin e shkuar.

Edison Hasani: E njoha para 3 vitesh që unë duke dalë me shoqërinë, kështu e njoha dhe thashë hajt të bëjmë një dalje më shumë se shokë.

Katerina Trungu: Bukur. Ti ishe në karrige me rrota ndërkohë?

Edison Hasani: Jo, jo.

Katerina Trungu: Pra ka ndodhur diçka gjatë këtyre tre viteve?

Edison Hasani: Po. Vitin që kaloi bëra një aksident me makinë.

Katerina Trungu: Kuptoj. Le të thuash ishte një surprizë në jetën tuaj kjo gjë, për të dy një moment… nuk është se të ka njohur në karrigen me rrota Alexandra.

Edison Hasani: Jo, jo. Më ka njohur në këmbë.

Agida Koçi: Çfarë ndodhi në atë aksident?

Edison Hasani: Dola jashtë rruge dhe humba gjithë lëvizjen e këmbëve, trupit.

Agida Koçi: Po tani si je?

Edison Hasani: Mirë, të themi.

E fejuara e Edisonit, Alexandra shprehet se për të gjendja e tij nuk përbën asnjë ndryshim.

Alexandra Dimache: Normale, sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Katerina Trungu: Por faktikisht jeta ndryshon, apo jo?

Edison Hasani: Po, në kuptimin e plotë po.

Katerina Trungu: Megjithatë, si e keni ndihmuar ju njëri-tjetrin për ta zgjidhur dhe për të mos e ndierë gjithë këtë peshën që vjen pas një aksidenti të tillë?

Edison Hasani: Duke i ndenjur afër njëri-tjetrit. Them që është ajo gjëja më kryesore. Të paktën për mua ka qenë ajo.

Agida Koçi: Ju a jetonit bashkë më përpara dhe a jetonit bashkë tani?

Edison Hasani: Po, jetonim bashkë më përpara, po.

Himara pjesë e Kaonisë, grekë e romakë flasin për përkatësinë ilire

Nga Rami Memushaj

Në lashtësi, krahina që sot quhet Labëri dhe para dy shekujsh Himarë, quhej Kaoni dhe banorët e saj kaonë. Kaonët kanë qenë një nga fiset e Ilirisë Jugperëndimore, që përmenden për herë të parë prej Hekateut, dijetar grek i fundit të shek. VI–fillimi i shek. V para Krishtit, në librin e tij “Udhëtim rreth botës” dhe prej Skylaksit, bashkëkohës i Hekateut, i cili thotë se “pas ilirëve vijnë Kaonët… pas Kaonisë vjen fisi i Thesprotëve”. Pas tyre, kaonët i përmend Tuqididi në çerekun e fundit të shek. V para Krishtit si aleatë të spartanëve dhe të ambrakasve kundër Athinës.

Emri i Kaonisë dhe i kaonëve del tek të gjithë autorët e mëvonshëm grekë dhe romakë, duke përfunduar me Stefan Bizantinin,autor i shek. VI pas Krishtit, i cili jep hartën etnike të Epirit para se fiset të zhduken përgjithmonë. Paskëtaj emri i Kaonisë nuk del më në dokumentet mesjetare. Atë e hasim vetëm një herë te Kritobuli, historian grek i shek XV, i cili, kur përshkruan fushatën e vitit 1459 të sultan Mehmetit II kundër shqiptarëve të viseve përballë Korfuzit, thotë se “në fillim ilirët e kësaj treve quheshin mahaonë”. Në gojën e banorëve të krahinës, emri Kaoni do të jetë ruajtur më gjatë, siç mund të gjykohet nga dëshmi të shkruara dhe nga folklori i krahinës. Kështu, më 1759, në një informacion vendës për provincën e Himarës, thuhet se “provinca që quhet sot Himarë, ose popujt himarjotë, janë Epiri i vjetër Perëndimor, që njihej më emrin Haoni dhe popuj të Haonisë”. Dëshmitë nga folklori janë edhe më të shumta, madje këngë popullore labe që përmendin Kaoninë janë ruajtur deri në ditët tona. P.sh., vargjet e një kënge të vjetër të Himarës thonë:“Ata dinë ç’trima jemi/ që në ko të Haonisë”. Në përmbledhjen me këngë popullore të Thimi Mitkos, botuar më 1878, emri Kaoni del dy herë: si fillim i një përralle: “Në Haoni, në mes të Hormovës e Tepelenës…”; dhe si titull: “Kënga e Gjikë Thanasit nga Borshi i Haonisë”.

Fiset e Epirit

Kaonia ishte pjesë e bashkësisë së fiseve ilire në të majtë të Vjosës, e cila aty nga gjysma e dytë e shek. IV u quajt prej Teopompit Epir (ipeirotika ethni), emër me të cilin kjo njësi u thirr për një kohë të gjatë. Fjala “epir” fillimisht nuk ishte një term gjeografik. Ajo rrjedh nga greqishtja e vjetër apeiros, që në dialektin dorik kishte kuptimin “stere, kontinent”. Kjo fjalë del që te Homeri, i cili, sipas Strabonit, “me fjalën Epir nënkupton vendet përkarshi ishujve, duke dashur të përfshijë pas Leukadës edhe Akarnaninë tjetër”. Më vonë, ky emër i përgjithshëm u shndërrua në një emërtim gjeografik për krahinat përballë Korfuzit dhe pastaj për të shënuar atë pjesë të Ilirisë që shtrihej nga shpatet perëndimore të maleve të Pindit e deri në detin Jon dhe midis Vjosës në veri e verilindje dhe gjirit të Ambrakisë (të Artës) në jug.

Fiset e Epirit kanë qenë të shumta dhe është vështirë të jepet një numër i saktë i tyre, qoftë se burime të ndryshme japin të dhëna të ndryshme, qoftë se disa fise mund të kenë mbetur të pashënuara, qoftë që flitet për një mijëvjeçar të tërë, kur luftërat e brendshme e të jashtme dhe pushtimet kanë shkaktuar shkrirje e zhdukje fisesh. Numri i fiseve epirote që japin autorët e grekë e romakë të lashtësisë ndryshon nga njëri te tjetri. Straboni na thotë se Teopompi përmend 14 fise të Epirit, por nga burime të tjera dhe nga mbishkrimet e zbuluara del një numër më i madh. N. Hamondi thotë se në Epir ka pasur rreth 60 fise, por vetëm disa prej tyre mundën të arrinin një zhvillim të tillë sa të hynin në histori. Emrat e disa prej fiseve të Epirit i gjejmë për herë të parë te Hekateu, autor i fundit të shek. VI para Krishtit, tek i cili mendohet se është mbështetur Straboni. Prej autorëve të vjetër grekë, nga Hekateu te Straboni, përmenden si fise të Epirit përgjatë brigjeve të Jonit kaonët, thesprotët dhe kas(i)opët; më në brendësi orestët,pelagonët, elimiotët, parauejtë dhe molosët, që shtriheshin në zonën e Janinës, në vendin e të cilëve ndodhej tempulli i famshëm i Dodonës; në lindje perrebejtë, etikët, tymfejtë dhe talarët; në jug amfilohët, me Artën si kryeqendër, dhe atamanët në lindje të Artës, ku edhe sot një varg malor quhet malet e Atamanëve.

Autorët e mëvonshëm grekë e romakë japin edhe emra të tjerë. Kështu, Plini (shek. I pas Krishtit), veç kaonëve, thesprotëve, molosëve, perrebejve dhe kasopëve, përmend edhe antigonasit, kestrinët, driopët, selët dhe helopët. Ptolemeu, gjeograf i shek. II pas Krishtit, flet për kaonët, thesprotët, kasopët, parauejtë amfilohët dhe atamanët, si degën më lindore të amfilohëve. Ai nuk i përmend molosët, po shton dolopët, për të cilët thotë se janë mbi kasopët. Me interes janë të dhënat e Stefan Bizantinit (shek. VI pas Krishtit), që pasqyrojnë hartën etnike të Epirit para se fiset të zhduken përgjithmonë për t’u lënë vendin krahinave territoriale. Në fjalorin e tij gjeografik mungojnë disa nga emrat e fiseve epirote që japin autorët më të vjetër dhe, më anë tjetër, gjejmë emra të rinj fisesh apo degësh të tyre.

Nga fiset që japin autorët para tij, këtu gjejmë kaonët,molosët,thesprotët, kasopët, prasaibët dhe tymfajtë.Por aty përmenden për herë të parë si fise epirote traulët, arktanët,amymnët, argyrinët, deksarët, mardonët, mylakët, sylionët dhe plarajtë, për disa prej të cilëve jepen edhe njoftime plotësuese lidhur me shtrirjen e tyre. Kaonia zinte pjesën veriperëndimore të Epirit, nga brigjet e detit Jon në perëndim e deri në Vjosë në lindje dhe me një shtrirje gjatësore veri–jug nga Akrokeraunet deri në lumin Thyamis (Kallama), i cili e ndante nga Thesprotia. Duke u ndodhur në kufirin verior të Epirit me Ilirinë e Jugut, Kaonia kufizohej nga veriu dhe verilindja me fise ilire. Ajo vinte menjëherë pas fiseve që banonin në të djathtë të Vjosës: nga veriu, malet e Vetëtimave (Akrokeraune) e ndanin nga tokat e amantëve; në verilindje, Vjosa e ndante nga atintanët dhe të tjera fise ilire. Kaonia ishte një krahinë e dëgjuar për limanet e shumta, për kullotat e pasura, për kuajt dhe për tufat e mëdha të bagëtive të imta. Asaj i përkitnin një varg qytetesh të lulëzuara, si Butrinti, Finiqi, Gitan(i)a (Delvina), Antigoneja (Lekli) etj., të cilat patën arritur një shkallë të lartë zhvillimi.

Përgjatë bregdetit të saj ndodheshin qytezat-porte të Palestes (Palasa),Himarës,Panormit (Porto-Palermoja), Onkezmit (Saranda)etj., nëpërmjet të cilave kjo krahinë bënte tregti me botën greke e romake. Në krahinën e Kaonisë nuk ka jetuar një fis i vetëm, po disa fise, të cilat thirreshin me emrin përgjithësues kaonë. Emrat e disa prej këtyre dëshmohen nga burimet e shkruara dhe shtrirja e tyre mund të përcaktohet duke u nisur nga të dhënat për kufijtë e Kaonisë dhe fiset fqinje të saj. Kaonë ishin prasaibët, që banonin në viset rreth Butrintit, të cilët Plini i quan kestrinë, sipas emrit të fushës së Kestrinës (fusha e Vrinës); antigonasit, me kryeqendër Antigonenë (Leklin e Tepelenës), që shtriheshin në luginën e Drinos; omfalët, që zinin trevën e Zagorisë; argyrinët, emri i të cilëve lidhet me emrin e kryeqendrës së tyre, Argjiropolinit (Gjirokastra); dhe deksarejtë e sylionët, shtrirjen e të cilëve Stefan Bizantini nuk e jep. Sa për trevat e sotme të Labërisë, nuk dihet se nga ç’fise kaone kanë qenë të banuara.

Skylaksi thotë se kaonët jetonin nëpër katunde. Ky pohim, edhe po të merret në kuptimin që kaonët në atë kohë nuk kishin qytete, përsëri do të thotë se ata e kishin kapërcyer fazën e jetës endacake pas bagëtive dhe kishin kaluar në jetën sedentare, duke u ngulur në qendra banimi. Po ky proces nuk do të ketë ndodhur në të njëjtën kohë në të gjithë territorin e Kaonisë. Malësitë e saj nuk ka dyshim që kanë kaluar në jetesën sedentare më vonë nga zonat e tjera për vetë karakterin e veprimtarisë ekonomike kryesore të tyre. Rritja e dhenve, e dhive, e lopëve dhe e kafshëve të ngarkesës favorizohej nga flora e pasur.

Në pllajën dhe në malet përreth kishte kullota të mira verore për dhen, të cilat dimrit i shtegtonin në viset e ulëta të Kaonisë, në drejtim të Delvinës e Sarandës. Pyjet e pasura me dushk, përrall, shkozë, lajthi etj. përbënin kullota shumë të mira për mbarështimin e dhive, mbajtja e të cilave nuk ka qenë pa pasoja për pyjet e kësaj krahine. Prodhimet blegtorale ata i tregtonin në tërë Epirin, duke i shkëmbyer me drithë, kripë, armë e enë qeramike. Një pjesë të orendive i bënin vetë prej druri. Për t’u veshur e mbathur përdornin rroba të leshta që i përgatitnin vetë, dhe lëkurë bagëtish e kafshësh të egra. Por blegtoria nuk ka qenë veprimtaria e vetme ekonomike e kaonëve. Banorët e bregdetit s’ka dyshim që merreshin me peshkim e tregti dhe e shkonin jetën si lundërtarë. Kurse banorët e fushave pjellore të luginës së Drinos, të Delvinës dhe të Vrinës merreshin me bujqësi. Në këto zona ishin edhe qendrat urbane.

Disa nga qytetet e zhvilluara të Kaonisë

Kaonia kishte qytete të zhvilluara dhe popullsia që jetonte në to, ushtronte zeje që plotësonin nevojat e banorëve të tyre, por edhe të bujqve dhe të blegtorëve. Këto qytete i kanë dhënë tonin jetës ekonomike, politike e kulturore të Kaonisë. Nga këto qytete, më të dëgjuara kanë qenë Finiqi, kryeqyteti i Epirit, dhe Butriniti, kryeqendra kulturore dhe tregtare e tij;kurse në luginën e Drinos Antigoneja, Fanotja (Tepelena) etj. Pas molosëve, kaonët qenë fisi më i madh i Epirit. Teopompi, sipas Strabonit, thotë se këto dy fise kanë qenë “më të famshmit, sepse dikur ata kanë sunduar mbi të gjithë Epirin –kaonët në fillim dhe pastaj molosët”. Tuqididi thekson se, nga fqinjët e tyre epirotë dhe helenë, kaonët “numëroheshin si popullsia më luftarake”. Në fushatat luftarake ata kishin një taktikë të veçantë luftimi dhe ishin të papërmbajtshëm në sulm. Ata zbrisnin në fushën e luftës me klithma e shpejtësi rrufeje dhe, pasi e shpartallonin armikun e hutuar, ktheheshin në male të ngarkuar me plaçkë. Ashtu si fiset e tjera epirote, qysh nga shekulli V p.K., kaonët dalin të bashkuar në një koinon, një lidhje politike e disa fiseve me kufij dhe tradita të përbashkëta. Autorët e vjetër grekë vënë në dukje se kaonët “qeverisen pa mbretër”, që do të thotë se ata nuk e njihnin pushtetin e mbretit, po qeveriseshin nga dy funksionarë të zgjedhur, që quheshin prostatë. Kështu, në vitin 429 p.K., sipas Tuqididit, në krye të tyre “ishin si prostate për një vit Foti e Nikanori, që rridhnin nga fisi i parë”, dmth. nga familjet e larta të fisit që kryesonte koinonin.

Me kalimin e kohës, forma e qeverisjes u reformua, veçse jo drejt përqendrimit të pushtetit në sa më pak duar, siç mund të pritej, po duke rritur shkallën e demokracisë. Nga mbishkrimet e zbuluara në rajon del se në shek. II p.K. në Kaoni, si më parë, qenë dy funksionarë që zgjidheshin çdo vit: strategu dhe prostati, secili me kompetenca të caktuara me karakter ushtarak dhe civil. Por këta bashkëqeverisnin me këshillin e bashkësisë, një institucion i ri që Samiu e quan plakoni. Organizimi federativ dhe forma demokratike e qeverisjes u ruajtën në Kaoni për një kohë tepër të gjatë, ato u shuan vetëm pas pushtimit romak të Epirit.

Qysh herët, kaonët dhe fise të tjera më të vogla u përfshinë në një bashkim ushtarak e politik me molosët, që në fillim mori emrin Lidhja Molose, për arsye të rolit udhëheqës që luanin në të mbretërit molosë. Me përfshirjen në gjirin e Lidhjes të Thesprotisë, aty nga mesi i shek. IV p.K., koinoni i molosëve u zëvendësua me aleancën e tri fiseve kryesore të Epirit, që njihet me emrin simahi (lidhje bashkëluftimi). Kjo ishte një lloj federate, ku fiset kishin të drejta të barabarta, përveç që repartet ushtarake të tri fiseve më të mëdha kishin gjithnjë komandantët e tyre edhe kur luftonin në përbërje të Aleancës. Sistemi demokratik i qeverisjes i epirotëve u zëvendësua
me sistemin monarkik në kohën e sundimit të Pirros (307–272 p.K.), po nga fundi i shek. III p.K. krijohet Lidhja Epirote, si një bashkim shtetëror republikan, kryeqytet i së cilës u bë Finiqi. Kaonët dalin të përfshirë në luftëra të brendshme përkrah molosëve, në gjirin e Lidhjes Molose dhe të Lidhjes Epirote ose si aleatë të fiseve fqinje helene, po vetë luftëra nuk del të kenë bërë.

Gjatë mbretërimit të Aleksandër Molosit dhe, sidomos të Pirros, ata kanë marrë pjesë me repartet e veta në ushtrinë epirote, duke luftuar në Sicili, Itali, Greqi e Maqedoni. Pirrua, të cilin Hanibali e rendiste ndër strategët më të mëdhenj të kohës pas Aleksandrit të Maqedonisë, i zgjeroi shumë kufijtë e shtetit të Epirit, duke vënë nën sundimin e tij pjesë të Maqedonisë dhe të Greqisë. Ai organizoi një ushtri të fortë dhe bëri shumë luftëra në gadishullin tonë e madje edhe në Italinë Jugore, ku u ndesh me ushtritë e Romës. Në periudhën 280–275 p.K., Pirrua bëri tri beteja me ushtrinë romake, duke marrë anën e qytetarëve të Tarentit dhe të Sicilisë. Në këto beteja, molosët, kaonët e thesprotët qenë në qendër të rreshtimit luftarak, aty ku pritej goditja kryesore e armikut.

Në betejën e tretë, të zhvilluar në vitin 275 p.K., romakët e thyen dhe e detyruan të largohej nga Italia. Po Pirrua nuk hoqi dorë nga fushatat pushtuese, duke iu drejtuar këtë here Maqedonisë dhe Peloponezit, derisa në luftimet e vitit 272 p.K. u vra në rrugët e Argosit të Peloponezit nga një grua së cilës i kishte vrarë të birin. Siç thotë Samiu, veç famës së madhe që fitoi, duke mundur romakët, grekët dhe kartagjenasit, nga këto fitore të Pirros Epiri nuk pati ndonjë përfitim. Pas vdekjes së tij, shteti i Epirit u zhyt në luftëra të brendshme vëllavrasëse, që e dobësuan shumë. Veç kësaj, tokat e tij u shkelën e u bënë shesh lufte midis ushtrive romake e maqedone, të cilat e grabitën dhe e shkretuan. Sikur të mos mjaftonin këto, më 230 p.K., ushtritë e mbretëreshës Teuta sulmuan nga deti e toka dhe pushtuan Finiqin, kryeqendrën e Epirit, duke shkretuar dhe grabitur gjithë vendin.

Përkatësia ilire e kaonëve

Përkundër mëtimeve të historianëve grekë të kohëve të reja se Epiri ka qenë pjesë e Greqisë, dëshmi të shumta tregojnë se Epiri ishte krahinë e Ilirisë dhe epirotët fise ilire. Këtë e mbështetin, së pari, shkrimet e dijetarëve të Greqisë së lashtë. Tuqididi në çdo rast bën dallimin midis helenëve dhe fiseve epirote, që i quan “barbarë”, emër me të cilin grekët e vjetër thërritnin fiset johelene. Kështu, kur përshkruan Luftën e Peloponezit më 429 p.K., ai thotë se me ambraksait “nga barbarët ishin një mijë kaonë”, bashkë me një trupë thesprotësh dhe molosësh, dhe se “në qendër të ushtrisë ecnin kaonët dhe barbarët e tjerë”. Sipas Strabonit, Efori, autor grek i shek IV para Krishtit, thotë se, “po të nisim nga pjesët perëndimore (të Greqisë–R.M), Akarnania është fillimi i Greqisë; sepse, shton ai, Akarnania është e para që kufizohet me fiset epirote”.

Skymni, gjeograf grek i shek III–II para Krishtit, duke folur për popullsitë e brigjeve të Adriatikut e të Jonit, thotë se pas Apollonisë “vijnë popullsitë e thesprotëve dhe të kaonëve,barbarë të cilët nuk zënë shumë vend”. Dy shekuj më vonë, sipas Strabonit, “… pjesët mbi Akarnaninë dhe Etolinë (mbahen)nga thesprotët, kasiopët, amfilokët, molosët dhe atamanët – fise epirote”. Edhe më me vlerë është pohimi tjetër i Strabonit lidhur me fiset ilire, epirote dhe maqedonase. Duke folur për lidhjet e Ilirisë dhe të Epirit me Maqedoninë, ai shkruan: “Disa shkojnë aq larg, sa ta quajnë Maqedoni gjithë vendin deri në Korfuz, duke sjellë në të njëjtën kohë si arsye që nga mënyra se si i presin flokët, nga gjuha, guna e shkurtër dhe gjëra të tjera të këtij lloji, zakonet e banorëve janë të njëjta (dmth. me ato të maqedonasve), megjithëse, shtojnë ata, disa i flasin të dyja gjuhët.”

Përbërja etnike e Epirit kishte mbetur e pandryshuar edhe në shek VI pas Krishtit, po të mbështetemi në pohimin e Stefan Bizantinit, i cili në leksikonin e tij gjeografik atamanët, që zinin skajin më jugor të Epirit, i quan ilirë. Dëshmive të mësipërme u shtohen edhe prova të tjera të sjella nga studiues të huaj dhe shqiptarë për karakterin ilir të fiseve epirote, siç janë gjetjet arkeologjike, gjuha, zakonet, veshjet, emrat e vendeve e të njerëzve etj. Nga fusha e veshjeve, ndër elementet e sotme me prejardhje ilire janë: linja, këmishë në formën e dalmatikës antike; brezi, të cilin autorët romakë e gjejnë tek ilirët; guna, llabania etj. Zhapat prej lëkure gjedhi, të cilat përdoreshin në Labëri deri në agim të shek. XX, janë një tjetër element me prejardhje ilire.

Etnografët shqiptarë kanë vërejtur se disa objekte nga Labëria, si dhe motivet e zbukurimet në to përkojnë me kulturën e vjetër ilire. Kështu, zbukurimet me rrathë koncentrikë, diej, rombe dhe vija paralele e të kryqëzuara, si ato të furkës së leshit të Kurveleshit, ngjajnë me motivet gjeometrike të ilirëve. Më në fund, përkatësinë ilire të fiseve epirote e dëshmojnë edhe të dhënat nga fusha e onomastikës. N.Hamondi, duke marrë në shqyrtim prapashtesat e emrave të fiseve, tregon se shumica e emrave etnikë të Epirit nuk lidhen me Greqinë, po me Ilirinë. Kështu, emrat me prapashtesën –anes (arktanes, atintanes) lidhen me enkeleanes dhe agrianes më në veri, po dhe me euritanes dhe kefalanes në jug; etnonimet më -īni (elini, kestrini, amantini) lidhen me emrat ilirë parthini, kaloecini etj. të luginës së sipërme të Shkumbinit; ata më –ōpi (kasopi, kar(i)opi) dhe më -i (amymni, kartoni, onoperni, parori etj.) janë të rrallë; ato me -esti ose -estae (enkesti, peucesti, orestae, ethnestae) janë si te lyncestae, dmth. Karakteristike për emrat ilirë të vendeve; nuk gjenden gjetkë as etnonimet më -aebi (prasaebi, peraebi) dhe më -ales (omfales, peiales).

Nga gjithë emrat etnikë të Epirit, vetëm ata më -aei, -ii dhe-ones gjenden edhe përtej kufijve të botës ilirike. Nuk janë me prejardhje greke emra lumenjsh, si aeas (Hekateu)/aous për Vjosën,Chelydnus për Shushicën, Drilon për Drinon, Thyamis për lumin Kallama etj.; emra malesh, si Aerop, Asnau, Merop, Tomar (Tmar) etj.; emra ishujsh e qytetesh, si Dodona, Gitana për Delvinën, Sybota (grup ishujsh),Ephyra (qytet thesprot), Codrion etj.

Po ashtu, edhe shumë emra vetjakë, që dalin te autorët e lashtë grekë dhe romakë apo të zbuluar në mbishkrimet, janë të fondit iliro-epirot. Në mbishkrimet e zbuluara në Dodonë, dalin rreth 50 emra me prejardhje ilire, kurse në amfiteatrin e Butrintit 40 të tjerë. Të tillë janë Admet (në Finiq Admat)Amynta, Annia, Apoita, Artemo(n), Dasos, Falakr, Nona, Genth etj. Këtyre mund t’u shtojmë edhe emra të tjerë të Butrintit,si: Ammia (në Durrës Ammiha, te dardanët Amma), Leida (në Durrës Laida), Derdas (edhe në Dodonë dhe në Maqedoni). Te autorët antikë gjejmë edhe një mori emrash të tjerë, si: Alket, Hyll, Pirro, Roksana, Brikena, Gelon, Karop, Harop, Makata, Likon, Menon, Deina, Adma(tos), Paroron etj., të cilët gjithashtu nuk mund të jenë kurrsesi grekë.

Pra, të dhënat e onomastikës së Epirit, që ende nuk janë analizuar plotësisht nga gjuhëtarët dhe historianët tanë, shërbejnë si një provë tjetër që trevat e tij kanë qenë banuar nga fise ilire. Në kohët e mugëta para Homerit e Hesiodit, mund të ketë pasur lëvizje nga jugu i Gadishullit Ballkanik drejt veriut të tij, po asnjë prej autorëve të lashtë nuk flet për koloni greke në trevat e Epirit. Edhe po të ketë pasur në këto treva një substrat helen apo koloni greke të shek. XI–VIII p.K., sikundër përpiqet të provojë Hamondi, ky substrat nuk kish si të mos asimilohej nga elementi vendës qysh herët, ashtu siç u asimilua në kolonitë e tjera të bregdetit ilir. Po të kishte gjurmë të tilla, kjo nuk do t’u kishte shpëtuar pa vënë re autorëve të lashtë grekë. Kurse gjatë periudhës historike nga Hekateu e deri te Stefan Bizantini, asnjë prej dijetarëve grekë dhe romakë nuk bën fjalë për dyndje popujsh në Epir.

Straboni, prej të cilit kemi përshkrimin më të hollësishëm të Epirit, kur flet për Butrintin, thotë se në të “ka banorë të huaj, që janë romake”. Po të kishte vendbanime helene ose banorë helenë në qytetet e Epirit, ai nuk do t’i linte pa i përmendur, duke ditur që këtë gjë e bën rregullisht për qytetet jashtë Greqisë që banoheshin nga helenët. Të gjitha sa u thanë më lart, provojnë katërcipërisht se përkatësia etnike e Epirit, të paktën për periudhën nga shek. VI p.K. deri në shek. VI të erës së re, ka mbetur e pandryshuar, ilire.

Parashikimi: Trojet shqiptare bashkohen më 2035!

Në një kohë kur teza e bashkimit kombëtar sa vjen e artikulohet në qarqet e politikës mbarëshqiptare, një hartë e detajuar e një grupit ekspertësh pranë CIA amerikane parashikon që kjo gjë të ndodhë në vitin 2035.

Rritja e ndikimit të shqiptarëve në politikat rajonale, si dhe mbështetja në rritje nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket se do të përshpejtojë procesin e bashkimit, i cili në retorikën e politikës së sotme globaliste, duket si i pamundur.

Në një kohë që në rajonin e Ballkanit kanë nisur të vlojnë çështjet e pazgjidhura historike si dhe padrejtësitë ndaj popullit shqiptar, është zbardhur një hartë e krijuar nga ana e ekspertëve të CIA e cila parashikon ndryshime drastike kufijsh jo vetëm sa i takon trevave shqiptare, por edhe territoreve të tjera evropiane të cilat prej shekujsh kanë qenë objekt luftërash.

Nuk dihet nëse botimi i kësaj harte lidhet me rrethanat aktuale, kur zëri i shqiptarëve për ndreqjen e padrejtësive historike sa vjen e forcohet, apo ky studim i CIA dhe agjencisë ruse GRU zbardhet

Në një kohë kur teza e bashkimit kombëtar sa vjen e artikulohet në qarqet e politikës mbarëshqiptare, një hartë e detajuar e një grupit ekspertësh pranë CIA amerikane parashikon që kjo gjë të ndodhë në vitin 2035. Rritja e ndikimit të shqiptarëve në politikat rajonale, si dhe mbështetja në rritje nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket se do të përshpejtojë procesin e bashkimit, i cili në retorikën e politikës së sotme globaliste, duket si i pamundur.

Paradoksalisht, këto harta të bëra publike në mediat amerikane dhe ato ruse nuk janë vetëm studim e ekspertëve të CIA, por edhe të agjencisë rusë GRU, shtet i cili njihet për politikat e tij proserbe dhe antishqiptare. Në një kohë që çështja e rishikimit të kufijve shihet si një opsion i rrezikshëm për paqen, hartat qarkulluara në mediat amerikane dhe ruse proklamojnë një bashkim të të gjitha trevave shqiptare.

Ky bashkim parashikohet të ndodh në vitin 2035 dhe do të përfshijë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën si dhe trevat në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi si dhe Greqi.

Analiza dhe studimet për hartimin e hartës bazohen në analiza dhe studime speciale të kryera nga ana e të shërbimeve më prestigjioze amerikane dhe ruse siç janë CIA dhe GRU.

Po ashtu konkludimi në këtë hartë bazohet edhe tek burimet e rëndësishme të institucioneve ndërkombëtare të cilat merren me studime gjeostrategjike.

Evropa

Edhe pse kjo hartë e bërë publike në mediat amerikane dhe ato ruse është produkt i analizave të ekspertëve të agjencive prestigjioze të inteligjencës së dy prej shteteve më të fuqishme të botës, nuk dihet nëse politikat e këtyre vendeve do të fokusohen zyrtarisht në konkludimin praktik të kësaj ndarjeje territoriale e cila prek jo vetëm trevat shqiptare, por edhe një pjesë të mirë të Evropës.

Kjo hartë zbardh fakte tronditëse në lidhje me një pjesë të mirë të territoreve në shtete evropiane të cilat kanë provokuar luftëra të shumta ndërshtetërore por edhe botërore.

Po sipas studimeve të konkluduara në këtë hartë, rezulton se Bosnjë-Hercegovina do të pushojë së ekzistuari si shtet për tu ndarë midis Kroacisë dhe Serbisë. Ndryshime priten edhe në shtete e fuqishme si Britania, ku Skocia do të shpallë Pavarësinë ndërsa Irlanda do të bashkohet. Nga ana tjetër, Baskia dhe Katalonia, do të deklarojnë pavarësinë nga Spanja, duke marrë edhe pjesë nga territori francez.

Ky shtet duket se do të humbasë shumë nga lavdia e tij historike pas përqendrimit të lartë të grupeve islamike do të hapet rruga për rritjen dhe krijimin e një shteti islam në jug të Francës. Krahina e luftërave historike franko-gjermane, Lorraine, mbi baza federale do të bashkohet me Gjermaninë ndërsa nga Belgjika do të ndahet Flamania, e cila do të bashkohet me Holandën. /koha.net

“Gαngsterat shqiptarë tregojnë forcën në TikTok, postojnë video me rrαhje dhe rrëmbime brenda shtëρive të bαrit”

Një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve që janë në Britaninë e Madhe merren me prodhimin dhe trafikimi e kanabisit. Edhe bandat e shqiptarëve zënë një vend të rëndësishëm në tregtimin e lëndëve narkotike dhe forcën e tyre ata po e tregojnë edhe në rrjetet sociale.

DailyMail ka publikuar imazhet e disa videove që shqiptarët kanë publikuar në TikTok për të treguar forcën dhe dhunën e tyre në kontrollin e biznesit të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar.

Në artikullin e medias angleze thuhet se gangsterët e pamëshirshëm shqiptarë po përdorin video shumë të dhunshme në mediat sociale për të treguar luftën për kontrollin e bizneseve të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar.

Pamjet e marra nga TikTok tregojnë bosët e bandave duke përdorur rrëmbime, burgime të rreme dhe rrahje brutale për të vulosur autoritetin e tyre në rrjetin e fabrikave të drogës të fshehura në shtëpi banimi në të gjithë vendin.

Videot, disa me mbi 10,000 shikime, paraqesin viktima të mavijosura keq që rënkojnë nga dhimbja ose luten për ndihmë. Kriminologët thonë se bandat po përdorin mediat sociale për të reklamuar forcën e tyre mbi rrjetet kriminale rivale dhe për të provuar të joshin rekrutë të rinj.

Pjesë nga artikulli:

Një video e TikTok me mbishkrimin ‘e keqja vjen nga ne’ me mbi 11,000 shikime tregon një shqiptar që merr në pyetje një rob me sy të zinj të fryrë për ta detyruar atë të rrëfejë se ka hyrë në shtëpinë e tyre të kanabisit dhe të tregojë njeriun që e ka dërguar.

Një tjetër video e fshirë së fundmi tregonte një burrë të gjakosur duke qarë teksa rrihet brutalisht, me një nga sulmuesit që dëgjohet duke bërtitur në shqip: ‘Torturojeni derisa të tregojë emrin e pjesës tjetër të bandës së tij.’

Ekziston edhe një thirrje: ‘Vriteni atë. Mos e lini të shkojë’.

Një video e tretë tregon pesë shqiptarë të armatosur me thika, hanxhar dhe sëpata duke kërcyer me thirrjet: ‘Gati për të hyrë në shtëpitë e kanabisit.’

Ervin Karamuço, profesor i kriminologjisë në Universitetin e Tiranës, thotë se operacionet shqiptare të drogës së krimit të organizuar po rivalizonin tani bandat origjinale të mafias italiane. Ai thotë:

KËTO POSTIME NUK JANË VETËM PËR TË FRIKËSUAR, POR EDHE PËR TË REKLAMUAR VETEN SI GRUPET MË TË FORTA TË KRIMIT PËR TË INKURAJUAR REKRUTËT E RINJ. ËSHTË NJË LLOJ KONKURRENCE. ATA PO LUFTOJNË PËR KONTROLLIN E ZONAVE DHE THONË “NE JEMI SHUMË MË TË FORTË SE BANDA RIVALE, NDAJ BASHKOHUNI ME NE”. KËTO GRUPE TASHMË KONTROLLOJNË ZONA TË MËDHA TË PERIFERISË SË LONDRËS DHE PJESË TË TJERA TË VENDIT. ATA JANË SHUMË TË DHUNSHËM. ATA NUK KANË ASGJË PËR TË HUMBUR. ATA THJESHT DUAN TË MARRIN KONTROLLIN DHE TË PASUROHEN.

Bandat gjithashtu përpiqen të tundojnë anëtarët e rinj duke përdorur mediat sociale për të ekspozuar jetën e tyre luksoze dhe për të treguar makinat dhe aksesorët e tyre të shtrenjtë, tha ai.

NË FILLIM KËTO GRUPE PËRDORNIN VETËM ARMË, TANI PO PËRDORIN TEKNOLOGJI. ATA PO BËHEN MË TË ZGJUAR DHE MË TË SOFISTIKUAR ME DJEM SHUMË TË ZGJUAR QË DINË MËNYRËN MË TË MIRË PËR TË SHFRYTËZUAR MEDIAT SOCIALE. ËSHTË SHUMË I ORGANIZUAR.

Zbardhet e vërteta, ja kush ja “preυ” gίshtin e dοrës Fatos Nano në Tepelenë

Nje ngjarje e rende qe eshte mbajtur ne kohen kur Fatos Nano ishte kryeminister.

Ne nje ak.sident te rende me makine ne Kraste te Tepelenes ish kryeministri shpetoi per fat duke mos i m.arre jeten, por i mori gishtin.

Kjo ngjarje prej vitesh eshte mbajtur e fshehte dhe askush nuk e dinte pervec banoreve te zones se Tepelenes.

Ate nate u dha urdheri nga Nano per te gjithe banoret e fshatit Kraste qe kush e gjente gishtin do merrte shperblim prej 50 mije dollaresh.

Banoret u turren duke kerkuar gjithe naten me elektrike dore ne cdo cep por asgje su gjet.

Nano menjehere iu nenshtrua nje nderhyrje te nderlikuar kirurgjikale nga e cila arriti ( nuk e dime me cfare menyre)

te merrte serish ne doren e tij nje gisht, por shenjat kane ngelur dhe nuk dihet a eshte funksional.

Sot Fatos Nano eshte shkeputur nga politika dhe po shijon “milionat” e tij.

NASA i lë të gjithë “gojëhαρυr”, publikon foton e “derës” së zbuΙυar ne Mars

Javën e kaluar Roveri Curiosity i NASA-s bëri një foto të një zone shkëmbore në sipërfaqen e Marsit.

Në pamje të parë imazhi shfaqte një “derë” drejtkëndëshe dhe me hije në shkëmbin e ekspozuar të planetit. Duke iu referuar pamjes, shkencëtarët e misionit thonë se është një veçori natyrore.

Sipas Sky News, imazhi i kapur nga NASA, ka shkaktuar një teori konspirative që e tregojnë atë si dëshmi të jetës aliene në planetin e kuq.

Por profesori Sanjeev Gupta në Kolegjin Imperial në Londër tha se “dera” në Mars është formuar përmes “proceseve normale gjeologjike” dhe se nuk ka asgjë të çuditshme.

“Nuk ka asgjë fare të çuditshme në imazh – këto janë vetëm procese normale gjeologjike”, tha Gupta.

Hendeku është në fakt një çarje e vogël në një shkëmb, shpjegoi një zëdhënës për Snopes, një faqe interneti për kontrollin e fakteve.

Sipas shkencëtarëve, “ka thyerje lineare në të gjithë këtë dalje dhe ky është një vend, ku disa thyerje lineare ndodhin që të kryqëzohen”.

Roveri Curiosity po vazhdon kërkimin e tij për jetë në Mars, ose të paktën për shenja se dikur ka ekzistuar jeta atje.

Shtëpitë Iuksoze, ja ku jetojnë fytγrat e famshme shqiptare (video)

Shtëpitë luksoze: Ku jetojnë fytyrat publike shqiptare?

Këngëtarët e aktorët shqiptarë jetojnë një jetë luksoze.

Shumë figura të famshme të shoubizit shqiptar kanë treguar shpesh herë në postime në rrjete sociale se bëjnë jetë luksoze.

Ata kanë ndarë me ndjekësit fotografi nga banesat e shtëpitë e tyre.

Por, nëse ju ka interesuar ndonjëherë të dini se ku jetojnë Teuta Krasniqi, Ermal Fejzullahu, Genta Ismajli, Noizy, Remzie Osmani, Ryva Kajtazi e shumë të tjerë, mund të shihni në videon më poshtë.

SHIKO VIDEON KËTU