V* ekja misterioze e çiftit në Dropull, ρista kryesore e ρolicisë: Të moshuarit u vr* në me…

Kosta dhe Kleoniqi Ilia, çifti i bashkëshortëve që u gjetën dje të vdekur në banesën e tyre në fshatin Bodrisht të Dropullit, këtë të premte u përcollën për në banesën e fundit.

Të afërmit e ardhur nga Greqia dhe bashkëfshatarët i dhanë lamtumirën e fundit çiftit të moshuar. Në varrim mori pjesë edhe vajza e birësuar e çiftit, e cila jeton në Athinë.

10 persona janë shoqëruar nga policia pas ngjarjes së rëndë në fshatin Bodrisht në Dropull. Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe, kishin në trup shenja të shumta dhune që dyshohet se janë shkaktuar nga goditjet me sende të forta.

Paralelisht po hetohet edhe për motivet pasi pista e grabitjes është rrëzuar. Shtëpia është gjetur e rregullt dhe nuk ka shenja kontrollesh si dhe janë gjetur para që i përkisnin çiftit të të moshuarve.

Aksident i rëndë/ Del nga rruga dhe ρërmbyset autobusi plot me ρasagjerë, raportohet për 15 të ρlagosυr

15 persona kanë mbetur të plagosur pas përmbysjes së një autobusi në Turqi, mes tyre 11 turistë britanikë.

Sipas informacioneve, një turist 53-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë.

Autobusi është përplasur fillimisht me një tjetër automjet dhe më pas është përmbysur.

Sipas mediave turke, të dyja automjetet po udhëtonin me shpejtësi të lartë.

Ndërkohë, policia turke ka nisur hetimet.

Shoferi harroi të ngrinte frenat e dorës, kamioni merr para turmën e nxënësve, raportohet për 29 të plagosur, ja momenti i frikshëm(Video)

Një aksident i tmerrshëm që plagosi rëndë 29 nxënës të moshës 9 deri në 16 vjeç ndodhi gjatë një shqafjeje në Kirgistan, kur një kamion filloi të rrotullohej tatëpjetë pasi drejtuesi i tij thuhet se kishte harruar të ngrinte frenat e dorës.

Aksidenti, nga i cili tetë fëmijë janë shtruar në kujdes intensiv dhe 11 të tjerë në spital, është kapur nga një dron.

Në video shihet kamioni, i cili përdorej për të shitur akullore, fillon të rrokulliset tatëpjetë, ndërkohë që spektatorët e ngjarjes nuk e kanë vënë re, pasi i kanë kthyer kurrizin. Sipas informacioneve, drejtuesi dhe personat që ishin përgjegjës për sigurinë e ngjarjes, kanë “ndjekur” kamionin i cili ka vazhduar rrugën e pakontrolluar për disa metra.

Aksidenti po hetohet nga autoritetet e Kirgistanit.

“O grυα banale, e ρistë! Turρ për ty”/ Degradon në ρërplasje fizike debati mes Egla Cenos dhe Roza Latit!

Debati mes Egla Cenos dhe Roza Latit ka degraduar në përplasje fizike mes dy banoreve në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Aktorja ka ofenduar moderatoren dhe kjo e fundit ka shkuar afër Egla Cenos duke tentuar që t’ia largojë jastikun që ajo mbante në dorë.

“O grua banale, o e pisët si i thua ato fjalë? Turp për ty”– iu drejtua Roza, ndërsa Graciano Tagani ndërhyri duke i thënë moderatores: “Ç’punë ke që e prek me dorë moj vajzë?”.

Më pas Roza Lati shtoi: “Ta kam kënduar këngën, fundi i njerëzisë, t’merri i merzisë”, teksa Egla Ceno duke u “tallur” i kërkoi moderatores që të shkojë te Julian Deda sepse sipas saj ai ia mban “këngën”.

Pjesë nga debati:

Roza: A e kupton sa gojë e pistë je ti? O grua banale, o e pisët si i thua ato fjalë? Turp për ty. Si i thua ato fjalë

Graciano: Ç’punë ke që e prek me dorë moj vajzë?

Roza: Po i heq jastikun, s’po e prek me dorë

Graciano: Po prek jastikun që ajo e ka në dorë

Roza: Jam ok

Egla: S’jam unë ok

Roza: Grua banale. O e fëlliqur që për të egzistuar në “Big Brother” lë nam, prek fundit

Egla: Avullohu. Ik krisu

Roza: O grua banale, o gojë e pisët ta kam kënduar këngën, fundi i njerëzisë, t’merri i merzisë. O banale femër

Egla: Largohu

Graciano: Shko te Romeo yt

Egla: Shko te Juli yt se ai ta mban këngën

Romeo: Juli të paktën nuk i nominon njerëzit e vet

“Meritoni për mua është bllok, Romeo i rëndomtë!”- Jul Deda rendit kundërshtarët e tij në BBV: Më të ‘rrezikshëm’ përballë meje konsideroj…

Aktori Julian Deda, ka renditur katër nga banorët e BBV të cilët i konsideron kundërshtarë të tij në lojë.

Gjatë një bisede me Françeska Muratin, Juli tregoj se kundërshtarë ka Romeo Veshajn, Meriton Mjekiqin, Egla Cenon dhe Heidi Bacin.

Nga këta banorë, ai është shprehur se konsideron më të ‘rrezikshmen’ përballë tij, Egla Cenon.

Sipas Julit, aktorja është kundërshtarja e tij më e fortë nga katërshja, ndërsa tha edhe përshtypjet e tij për secilin prej tyre.

Juli: Kundërshtarët e mi janë Romeo, Meritoni, Egla dhe Heidi, s’kam debat me njerëz të tjerë. Nga këta unë konsideroj kundërshtarë më të denjë Eglën. Unë mendoj se Heidi nuk është ndonjë ashtu. Romeo për mua është shumë i rëndomtë në argumente, më lodh.

Edhe nëse hap një debat për këtë shishen nuk ka argumentua. Me Meritonin kam mbaru, nuk kam asgjë me të, për mua është bllok, thjesht du me bo gallat më të, është shumë djalë i shkëlqyer, ama për këtë punë nuk më duhet. Nga këta unë konsideroj Eglën më të rrezikshmen përball meje, më të fortën nga këta të katërt.

Shqiptari që u dashurua me vajzën e shokut të ngushtë të Leninit!

Drama e ndarjes së çifteve shqiptaro-ruse në kohën kur lidhjet kishin ende pushtetin dhe  sharmin e kohës, përfshiu një pjesë të mirë të familjeve shqiptare duke lënë përgjysmë çdo gjë e duke mos menduar si zakonisht për asgjë, por vetëm për më të keqen. Ishte koha kur partia vendoste edhe për fatin e familjes së re. E vetmja gjë që Partia e Punës nuk bëri dot gjë ishte ndryshimi i gjinisë së fëmijëve nga babai te nëna. Ndiqni më poshtë historinë e jetës së artistit dhe skulptorit Thanas Papa, rrëfyer në Esencë nga artisti dhe skulptori Besart Papa.

Eljan Tanini: Si është historia familjare e babait tuaj dhe çfarë ju ka thënë ai për këtë fakt?

Besart Papa: -Diktatura e ndau babanë nga gruaja ruse dhe vajza e tij! Një skulptor nuk është gjithmonë i aftë të bëjë shumë gjëra!

Eljan Tanini: -Babai juaj vjen nga Berati. Do të flasim për një martesë dhe një jetë të vështirë nën diktaturë. Si i ri, nuk ishte fëmija i një artisti që befas bëhet skulptor deri në kohën kur shkon në Rusi për studime. Si ndodh e gjitha kjo?

Besart Papa: -Nuk ndodhi befas, babai lindi në fshatin Paftal të Beratit. U shpërngulën nga fshati për efektet të luftës. Shtëpitë u dogjën nga lufta. Ai spikati që kishte prirje artistike. Duheshin njerëz për ringritjen e vendit, ai spikati si element i ri i kohës së tij.

Te babai fiton bursën, shkon në Bashkimin Sovjetik, në Akademinë e Arteve të Bukura Repin. Rri 6 vite, 1 vit gjuha dhe pesë vite Akademia. Ndoqi edhe një fakultet që kishte të bënte me parqet dhe natyrën. Spikati në Rusi për talentin e tij dhe kërkuan ta mbanin atje. Paralel me to ndoqi edhe një fakultet mjekësie.

Eljan Tanini: -Atje në Shën Petërburg njihet edhe me një vajzë ruse?

Besart Papa: -Unë këto histori i kam të gjalla! Dashuria ishte ndryshe në ato vite, 2/3 e popullsisë në Shën Petërburg ishin zhdukur në luftë. Shteti kishte sjellë njerëz nga rrethinat, leningradasit ishin detyruar të përshtaten me popullin e ri nga rrethinat. Babai thoshte se kur shikoje dikë në rrugë do të përshëndeteshe. Një ditë gjatë rrugës që e bënte shpesh shkëmbehet me një vajzë ruse.

Jeta e Thanas Papës është si një skenar filmi, është reale. Gruaja e babait studionte për gjuhët e lindjes, ajo ishte transferuar me punë për në Kinë. Babai u habit që ajo do të ikte me punë, ajo nuk e kundërshtonte dot, nuk e zhbënte dot këtë gjë.

Shqiptari Thanas Papa, pra im at, ndërhyri që ajo mos të ikte larg tij. Më pas u interesua babai që të rrinin bashkë në një dhomë konvikti , rreth një vit. Babai kthehet në Shqipëri pas studimeve dhe pas një viti merr edhe gruan e tij ruse në Shqipëri me të cilën ishte martuar në Rusi.

Babai kërkonte që gruaja e tij te mos transferoheshe me punë larg tij. Për këtë gjë interesohet në institucionet e kohës dhe i thonë që të duhet një letër që quhet Zaks. Pra që është i martuar. Zaksi ishte akt celebrimi që ai nuk e kishte. Ata u celebruan pa praninë e saj, pa praninë e gruas ruse si fillim.

Ajo u shtang kur e mori vesh këtë veprim! Zaks ishte dokumenti i martesës, edhe ai shtanget kur e merr vesh se çfarë ishte Zaks dhe se çfarë kishte bërë. Ai si burrë i thotë: -Po pse nuk je dakord ti? Jam i thotë ajo, e kështu gjenden të martuar.

Ata ndenjën në Tiranë deri në vitin 1961. Babai luftoi shumë që ajo të rrinte këtu në Shqipëri. Thanas Papa me Valentinën bëjnë edhe një vajzë që quhet Tatjana. Në Tiranë qëndruan në Hotel Vjosa, ishte shtatzënë gruaja e babait në atë kohë qëndrimi në hotel.

Eljan Tanini: -A ishte e vështirë ndarja?

Besart Papa: -Ishte traumatike! Vajza ishte 3 vjeçe e pak, e madhe për të mbajtur mend traumën. Vazhduan komunikimet me letra! Më pas u ndërprenë letrat për shumë arsye. E thërrasin babanë dhe i thonë që të kanë sjellë një kërkese Divorci në Gjykatën e Tiranës. Ai e kupton situatën, diçka nuhat! E firmos letrën duke kuptuar se diçka po ndodhte. Im at me ish gruan ruse u takuan në vitin 1991 dhe këto biseda u bënë atje. Vajza e tyre u rrit, ajo studioi për inxhinieri elektronike dhe kozmosin.

Eljan Tanini: -Babai si jeton gjatë kësaj kohe?

Besart Papa: -Trauma ishte shumë e madhe për disa arsye!

Eljan Tanini: -Unë kam frikë se diktatura do të kthehet një ditë në Shqipëri, jo nga tanët, nga kushtet e atmosferës politike. Edhe lufta është diktaturë.

Besart Papa: –Atij ju prish familja, ishte një i ri që i kapërceu shumë shpejt disa gjëra të jetës së tij nga atje ku lindi deri atje ku shkoi. Thanas Papa im at studion në një nga Akademitë më të mira të botës me medalje ari. Në Rusi diplomohet me ekuestrin Skënderbeu.

Niveli i gjykimit i komisionit të shkollës ishte shumë i lartë. Babait i thanë që ky model skulpture nuk mund të realizohet nga një student. Aq ju desh Thanasit, babait tim, për ta marrë si sfidë këtë gjë. Vepra bëri shumë bujë, u mbush akademia edhe me njerëz nga rruga. Ky kompozim u vlerësua me medalje ari, pas 10 vjetësh që nuk ishte dhënë kjo medalje. Dominon atje në Rusi  një djalë i ri nga fshati Paftal i Beratit. Ishte 30 vjeç kur u nda nga gruaja e tij ruse.

Eljan Tanini: -Çfarë bën pas kësaj kohe?

Besart Papa: -Ju dha shtëpi dhe studio nga shteti shqiptar, studio për 3 artistë si Andrea Mano, Thanas Papa dhe Dhimitër Çani. U paracaktua që do ndërtohej për ta. Artistët zgjodhën parcelën, ishte periferi. Babai ishte më i riu për nga mosha dhe për nga natyra.

Ishin disa variante për të bërë studiot. Diku toka kishte probleme, diku vakëf, ndërsa toka e tanishme e studiove ishte pronë e dy pleqve. Futet në studio në moshën 30 e pak vjeçare, caktohet edhe me punë në muzeun arkeologjik. Edhe im at si nxënës në Lice ka marrë pjesë në ndërtimin dhe krijimin e atij që sot njihet si ushtari i panjohur në Tiranë.

Unë i thosha babait që ti ke qenë gjithmonë me bodyguard me vete. Ai dilte nga shtëpia në Rrugën e Durrësit dhe e shoqëronte një spiun deri te Sahati. Nga Sahati shkëmbeheshin dhe  vinte në shtëpi me tjetrin. Babai me biçikletë po ashtu edhe sigurimsi!

Ne e zbualuam emrin e Thanas Papës nga një listë që doli në lidhje me intelektualët e përgjuar në komunizëm. Busti i Musa Fratarit ishte porosia e tij e parë që ju bë nga shteti.

Eljan Tanini: -Babai juaj artist skulptor ia vuri emrin të birit Besart. Babai jeton mes sigurimit dhe punës së tij artistike. Thanas Papa fiton konkursin e relievit që do të vihej te Kryeministria, si është kjo histori?

Besart Papa: -Konkursin e fiton ai bashkë me një arkitekt. Kur u hap zarfi me emrin dhe u pa që ishte Thanas Papa, 1971. 1972 iu dha me komisionim disa të tjerëve, relievi u bë nga Kristaq Rama, Hektor Dule dhe një tjetër.

Eljan Tanini: -Gjatë kësaj kohe që babai jeton me punën e tij, vendos të martohet. Kur ndodh kjo?

Besart Papa: –Nuk vendos të martohet! Nga ajo goditje që ndodhi nuk vendos të martohet. Diçka të keqe ai priste, internim, transferim etj… Atij do ti ndodhte diçka. Ishte në rreth të kuq, mbase shpëtoi nga fati, manovroi aty për aty. Përballë me ne banonte vëllai i Kadri Azbiut, ku ky I fundit vinte te ne dhe dëgjonte pllaka gramafoni. Disa e mbronin disa e lëshonin.

Veprën e Skënderbeut në kalë e solli nga Rusia. Komisioni I vlerësimit të diplomave të Bashkimit Sovjetik, u caktua që ajo diplomë do të bëhej në dy kopje, një për në Rusi dhe një për në Shqipëri. Vepra lëviz në disa vende të Bashkimit Sovjetik dhe në disa vende socialiste, në fund vendoset në hollin e Shkollës Skënderbej. Atje e prishën, sa ishte shformuar, i thonë ta marrë veprën se e kanë hedhur poshtë te shkallët. Babai e merr veprën, deri në vitin 2010 ka qenë në studio e pa ngritur. Unë e marr mundimin ta kthej në gjendjen e parë.

Me mamanë time Shpresa Lekën njihet në vitin 1984, ishte 52 vjeç. Rasti i babait është fakti që njeriu nuk duhet të humbasë shpresën. Kur ky  njeri duroi, priti edhe pas kaq shumë vitesh gjeti fuqitë të nisë nga e para.

Eljan Tanini: -Nuk paska pritur shumë babai juaj! Në demokraci tenton të flasë me gruan e tij ish  ruse?

Besart Papa: -Ishin të kujdesshëm prindërit të mos flisnin çdo gjë. Ka tentuar të lidhet me ish gruan, vajzën e vogël e gjeti 32 vjeçe. Ishin te dy rreth 60 vjeçar, ajo, gruaja e tij ruse  vuante nga sëmundje të ndryshme. U takuan, vendosën disa lidhje të reja, por ajo ishte shumë e ftohtë, po ashtu edhe e bija!

Në ato vite Rusia ishte shumë keq, kur babai vajti atje, ka ngrënë mualebi fëmijësh, ndenji 3 ditë për të marrë një bukë. Pati një kontakt me një person që e lidhi andej me ish familjen e tij në Rusi.

Mamaja ime Shpresa Leka, ishte ajo që u bë sebep për të shkuar babai në Rusi,  ajo i tha të shkosh në Rusi e të takosh dhe të gjesh famijen tënde. Disa gjëra ishin sheshuar nga koha. E bija sillej normal por ftohtë. Gruaja e tij nuk ishte martuar.

Eljan Tanini: -Babai e fliste këtë gjë me ju në shtëpi?

Besart Papa: –E fliste vazhdimisht, por vitet e fundit nga mosha etj, nga rënia e forcës bisedat ishin të rralla. Kishte kujtime për Rusinë se ishte koha e artë e tij.

Eljan Tanini: -Si shiheni në atë kohë ata që ishin martuar me gra ruse?

Besart Papa: -Të kishe mbaruar në ato vite shkollën jashtë Shqipërisë ishe i veçantë. Im at dhe të tjerë ishin njerëz me fat për shkollën e tyre. Dikur ishte luks të ishe artist! Kur Jakup Keraj u kthye në Shkodër respektohej shumë, i veçantë si individ. Vëmendjet karshi këtij kontigjenti artistësh që janë pasuri nuk duhet të mungojnë. Unë sot vazhdoj të punoj në studion ku babai punoi për 70 vjet me radhë.

Eljan Tanini: -Kur ndërruan jetë babai dhe mamaja?

Besart Papa: –Në moshën 91 vjeçare babai, përpara 2 vjetësh. Mamaja 73 vjeçe, ata ikën të dy brenda nje muaji! Mamaja ishte arkitekte dhe urbaniste.

Eljan Tanini: -Në një kohë kur askush nuk e ka mendjen për asgjë, dikur shteti bënte çdo gjë për ta. Nëse nuk i ruajmë më vlerat e tyre deri në vdekje, nuk i mbron më askush sot.

Besart Papa: -Burimi i të gjitha të këqijave është injoranca. Pa art dhe kulturë nuk ka ekzistencë.

Fshati i patriotëve shqiptarë, ku është e ndaluar të flitet shqip

Është e trishtë historia e Negovanit. Në vitin 1928 këtij fshati të famshëm iu kthye emri në Flamburo. Në ditët e sotme aty ende banojnë shqiptarë ortodoksë dhe pak vllehë. Por sipas të dhënave nga viti 1912 deri në vitin 1928 në Negovan banonin rreth 1100 njerëz.

Ky fshat është i njohur për atdhetarizmin e banorëve të tij. Në shumë shkrime të mëparshme kemi përmendur që në këtë fshat u hapën shkolla shqipe dhe u mbajtën mesha në gjuhën shqipe që në fillim të shekullit XX.

Fshati është i njohur sepse këtu lindën figura të shquara shqiptare ndër më të njohurit Papa Kristo Negovani dhe Theodhos Haradhambi Negovani, të cilët u vranë barbarisht nga grekët në vitin 1905 sepse u mësonin fëmijëve të fshatit gjuhën shqipe.

Papa Vasil Gjikë Stillo është nipi i Negovanëve i cili më 1910, bëri përpjekje që në kishën e fshatit të mbante meshën në gjuhën shqipe dhe e goditën me thika gjatë meshës, vdiq më 16 janar 1910 në spitalin e burgut të Manastirit.

Për vrasjen, në Negovan, të priftit shqiptar, dëshironte ta kthente liturgjinë në kishë nga gjuha greke në gjuhën shqipe ka shkruar edhe Brailsford.

Sipas të dhënave që disponon historiani i njohur Arben Llalla në librin e tij “Demografia në viset Veriore të Greqisë”, shumë dokumente historike vërtetojnë se Negovani ka qenë fshat i pastër shqiptar. Pleqësia e fshatit në fund të vitit 1909, lajmëronte me një letër në gjuhën shqipe prej tre faqesh se është hapur shkolla shqipe “Dituria”, me mësonjës Petro Nini Luarasi, Në letër thuhet se shkolla në Negovan ka nevojë për libra dhe fletore për rreth 40 nxënës, djem dhe vajza të cilët e kishin braktisur shkollën në gjuhën greke. Në fund letra është firmosur nga pleqësia e shkollës, kryeplaku Sotir Kristo, arkëtari Sotir A Xoxe, pleqnar Naso Tire dhe mësonjësi Petro ( Αθανάσιος Χαλκιόπουλος, ΜΑΚΕΔΟΝΙΑ – ΒΙΛΑΕΤΙΑ, ΤΗΕΣΣΑΛΟΝΙΚΗΣ-ΜΩΝΑΣΤΙΡΙΟΥ, (Εθνολογική στατιστική των βιλαετίων Θεσσαλονίκης και Μοναστηρίου), Αθήναι, 1910, fq.90 203 ëëë.lithoksou.net/florina_gh.html).

Në fund letra ka edhe vulën e pleqësisë së mësonjëtores me vitin e themelimit të saj 1909. Origjinali i kësaj letre gjendet në muzeun e qytetit të Elbasanit. Kjo shkollë u drejtua deri në vitin 1911 nga Petro Nini Luarasi .

Nga Negovani është dhe ish-ministri i brendshëm i Republikës së Shqipërisë Koçi Xoxe (1911-1949), njëri nga figurat qendrore të Partisë Komuniste. Gjatë kohës së diktaturës komuniste është shkruar se Koçi Xoxe ishte sllav-folës, por në Negovan nuk ka pasur asnjë familje sllav-folëse. Një kushëri i Koçi Xoxes i quajtur Mihal Xoxe, në fund të shek.XIX kishte ngritur në Kostancë një shtypshkronjë nga më të mëdhatë të asaj periudhe në Rumani, ku rilindësit shqiptarë botonin veprat e tyre patriotike. Aty janë botuar edhe librat e Frashërllinjëve, të Naimit, Abdylit të Samiut dhe të shkrimtarëve e patriotëve të tjerë të Rilindjes sonë Kombëtare, të cilat ndezën në ato vite shumë ndjenjat patriotike.

Negovani në fillim të shek.XX ishte fshat shumë i madh dhe numëronte mbi 500 shtëpi të banuara qind për qind me shqiptarë.

Në një shkrim të botuar në revistën gjermane Der Spiegel, më 10 nëntor 2003, Renate Flottau, shkruan se në Flamburo (Negovan) kishte takuar një të moshuar që shiste mollë anës rrugës dhe ai i kishte thënë se shqiptarët vendas nuk guxojnë as të flasin shqip në shtëpitë e tyre. Grekët na kanë asimiluar. Nuk ka shkolla shqipe apo institucione kulturore.

Nga të dhënat e regjistrimeve të popullsisë që do sjellim më poshtë, nuk na rezulton që në Negovan të ketë familje sllave.

Nga të dhënat që jep autori Brankof në fshat ka 96 bullgarë të krishterë, 110 grekë, 300 vlehë dhe 1080 shqiptarë të krishterë. Fshati kishte dy shkolla fetare, tre mësues dhe 200 nxënës. Sipas Millojeviç, ai jep të dhëna për 110 shtëpi ku banojnë shqiptarë ortodoks dhe 3 shtëpi vlleh ortodoks. Në regjistrimin e vitit 1932, fshati kishte 210 familje të huaja që flisnin gjuhën shqipe dhe pak prej tyre gjuhën sllave dhe rumanishten, dhe 44 familje kanë deklaruar hapur se janë shqiptar.Ndërsa Riki Van Boeschoten dhe Helleen van der Minne, deklarojnë se banorët e Negovanit janë deklaruar të gjithë shqiptarë.

Sot fshati i përket komunës së Perasmatos dhe ka rreth 420 banorë.

Negovan, Albanian Vlach village. (1906-1907) (Damaged glass plate)
Albanian school of Negovani

Kjo ishte “Princesha e Greqisë që mund të bëhej Mbretëresha e Shqipërisë” por ndodhi hataja?!

“Ajo po të donte mund të bëhej Mbretëresha e Shqipërisë. Të paktën Zogu e donte aq shumë këtë gjë. Princesha ishte vajza e Mbretit të Greqisë Aleksandër dhe e Aspasia Manos, e një grekeje me origjinë nga Stambolli.

Mori emrin e të atit pasi erdhi në jetë pesë muaj pas vd.ekjes së tij. Mbreti në moshën 27-të vjeçare humbi jetën(nga septicemia) për shkak të kafshimit gjatë një shëtitje në periferinë e rezidencës verore Tatoi nga një majmun.

Aleksandra nga ana e nënës ishte e vetmja anëtare e familjes mbretërore me prejardhje greke. Në shumicën e familjeve mbretërore europiane dinastia Glucksburg bashkëshorti/ja ishin me prejardhje gjermane.

Në moshën 3-vjeçare u detyrua të largohet nga Greqia dhe së bashku me nënën e saj u vendosën në disa qytete europiane. Por qëndra ishte Venecia. Rininë e kaloi duke studjuar dhe duke krijuar shoqëri me njerëzit brenda fisit të saj. Një nga miqtë më të afërt ishte Princi Filip, bashkëshorti i Mbretëreshës së Anglisë, Elisavet.

Në moshën 16- vjeçare sapo ishte formuar si personalitet dhe po dilte në jetën shoqërore me një shkëlqim dhe bukuri të veçantë në vilën ku jetonin në Venecia erdhi një njoftim shumë interesant dhe me shumë rëndësi. Mbreti Zog dërgonte nga Roma ambasadorin e tij me një mision tepër konspirativ. Ishte viti 1937-të.

Përpara se të ndalemi tek ky takim letë të bëjmë një retrospektivë në vend të parantezës.

Në vitin 1928-të Zogu vetëshpallet Mbret i Shqipërisë. Në shtator të po këtij viti Greqia njohu e para këtë veprim, duke i sjellë Shqipërisë dhe vetë Zogut një shërbim mjaft thelbësor.

Pas shpalljes së Mbretërisë përveç prob.lemeve të shumta që ai kishte për të ndjekur në aspektin politik, shoqëror dhe ekonomik, njëra ishte disi më e veçantë. Proekupimi kryesor, martesa me një vajzë që vinte nga një familje aristokrate dhe mundësiaht mbretërore europiane.

Shumë janë thënë dhe janë shkruar për këtë periudhë. Le të ndalemi tek disa prej tyre, më pi.kantet dhe më thelbësoret të cilat ndoshta e pikëlluan Zogun.

Italianët qenë të parët të interesuar për një martesë të tillë, një martesë që më shumë se sa e tillë, shikohej si snjë aleancë politike, që mbartëte brenda saj vetëm interesa, qoftë të së kaluarës por edhe të ardhmes gjeopolitike te saj në rajon.

Ata qysh më 1931 i kishin dërguar Mbretit një listë të gjatë që përmirësohej vazhdimisht në kohë dhe në rrethana të caktuara me markeze, kontesha,barone dhe princesha, kandidate të mundëshme për Mbretëresh, bashkë me fotografitë e tyre. Këto veprime bëheshin më intensive pasi shpesh shtypi i huaj fliste për një martesë të mundëshme të Mbretit herë me një gjermane e herë me një hungareze apo edhe serbe e rumane… Detaje më të plota për këto janë shkruajtur në librin me kujtime ‘’Valixhia Diplomatike’’(Pietro Kuarone, Ugo Sola).

Pamvarësisht nga të gjitha këto, preferncat më të shumta të Zogut ishin për të bijën e Mbretit të Italisë, Princeshën Maria. Pak më vonë Ai tëthiqej më shumë nga Princesha Xhovana, vajza 22-vjeçare e Viktor Emanueli lll dhe Elenës së Malit të Zi. Një martesë e tillë e mundëshme do të sillte një fuqizim të pozitave italiane në gjithë rajonin por edhe të Zogut.

Dëshirat e Mbretit nuk po bëheshin realitet, vitet rrokulliseshin dhe mosha po bënte punën e vet…Për të mos u zgjatur me faktet e shumta dhe peripecitë e një pas njëshme le të ndalemi përsëri tek viti 1937-të.

Faktet e këtij viti nuk kanë zënë vend aq sa duhet, ose ose, nuk janë pasqyruar ndoshta nga mungesa e tyre, apo edhe nga arësyetime dhe rrethana të tjera, në historikun e familjes mbretërore, por edhe të historiografisë shqiptare.

“Zogu ishte 42-vjeç, ndërsa Aleksandra vetëm 16-të. Siç e përmendëm dhe më lart, në vilën Edem në Venecia ku jetonte Princesha, mbëriti një letër nga Mbreti i Shqipërisë me ambasadorin e akredituar në Romë. Në ato vite ambasador ishte miku personal i Mbretit Zog, Xhafer Villa.(1936-1938). Për ironinë e fatit dhe të përpjekjeve të tij ndaj Naltmadhërisë ai hu.mbi jetën pothuajse pas një viti në aks.ident aeroporik gjatë kthimit për në Romë pas marjes pjesë në dasmën e Mbretit, në të cilën ai ishte i ftuar”.

Aspasia dhe Aleksandra e pritën me përzëmërsi… Ai i njoftoi se Mbreti Zog i Shqipërisë kërkonte dorën e vajzës për t’u martuar. Ambasadori shpjegoi se Naltmadhëria kishte kohë që donte të martohej por për fat të keq nuk kishte pasur deri atëherë lumturinë dhe dashurinë për një gjë të tillë, deri sa pa një fotografi të Aleksandrës. Sa e bukur, sa e madhërishme, sa që Mbreti ra në dashuri (nëpërmjet një fotografie). Ai ju tha se kishte marë udhëzime për ta shoqëruar deri në portin e Durrësit ku do ta priste Mbreti për tu njohur me Aleksandrën dhe për të thënë ‘’Po’’-në e madhe.

Nëna e saj Aspasia, pamvarësisht nga befasia e këtij propozimi, ju përgjigj ambasadorit me shumë takt. E konsideronte vajzën shumë të vogël dhe njëkohësisht duhej marë pëlqimi i shtyllës së familjes Mbretërore, Mbretit Jorgo ll.

Ai për disa arsye nuk e lejoi një bashkim të tillë. Ndoshta i trembej ndonjë divorci në të ardhen e tyre që mund ti sillte pasoja politke për të dy vendet. Ndoshta nuk donte një lidhje që mbesa e tij të bëhej Mbretëresha e një vendi ku Greqia kishte probleme… Ndoshta nuk e shikonte këtë lidhje siç e shikonin italianët…Ndoshta…

Por edhe Aleksandra nuk mendoi për asnjë çast të thoshte ‘’Po’’-në . Kështu që Princesha e Greqisë dhe e Danimarkës nuk u bë Mbretëresha e Shqipërisë. Pak vite më vonë Ajo u bë Mbretëresha e një shteti tjetër ballkanik.

Ato çka përmenda më lart janë marë ekskluzivisht nga autobiografia e saj(1957).

Në mbyllje të këtyre fakteve interesante, kujtesa më çon në disa rreshta lapidar, ku Faik Konica ka përmbledhur karakterin e Zogut:

“Por edhe për ata që u pëlqen, edhe për ata që nuk u pëlqen, ai mbetet një karakter enigmatik interesant, një përzierje e papajtueshme kontradiktash, gjysmë hero e gjysmë karagjoz, i cili për shumë kohë do të tërheqë si mbledhësin e çudirave të historisë edhe studiuesin e psikologjisë”. /a-news24.com