Qγtetari: FoΙa me të afërmin në Itali, Vodafone më fatυroi 600.000 Ιekë

Denoncimet e shqiptarëve për Vodafone Albania s’kanë të ndalur ashtu si edhe vjedhjet dhe mashtrimet e vazhdueshme të tyre.

Për të denoncuar një rast të tillë, një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë.

Ai thotë se për dy ditë që ka folur me një të afërmin e tij në Itali, Vodafone e ka faturuar me 600.000 lekë. Sipas qytetarit kjo shumë nuk ka të bëjë fare me kamatëvonesat apo detyrimin e kontratës, pasi është i rregullt dhe ka paguar çdo faturë.

Por për bisedën e fundit që ka kryer me të afërmin jashtë vendit, fatura i ka ardhur 600.000 lekë. Ai është ankuar te Vodafone për këtë faturë dhe vlerë të pakuptimtë, por i është thënë se e vetmja gjë që mund dhe duhet të bëjë është të paguajë sa më parë faturën.

Por qytetari si një punëtor i thjeshtë krahu që është, nuk ka mundësi ta paguajë një faturë të tillë prandaj kërkon një zgjidhje dhe ndihmë.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje, si jeni? Me ka ardhur nje fature ne vodafoni me nje vler 600 mi lek te vjetra. Arsyeja sepse kam folur dy dit me nje te aferm jasht shtetit. Nese me ndihmoni sepse besoj se me ka ardhur me teper sec duhet, nuk ka as jamat vones as ghe me teper dhe detyrim8n e kontrates e kam paguar. Vodafone me ka thene vetem do paguash detyrimin, me kan then skemi ca te bejm

Si mund te me ndihmoni sepse per mua jan shum ato lek jam nje puntor krahu. Dhe tani me moren gjende ne tel qe dolem grop ne dhe llogaria jote esht 600.000 lek per te paguar dhe jo 600 mi lek. E kishin kuptuar gabim vleren si 600 lek te reja jo 600000 por kjo esht r gjitha per dy dit qe kam folut me jasht njr person nr itali, por jo nga 24 ore dhe fatura nr fund erdhi 600000 mi lek

Skisha ku tr bazohesha pervec trk ju

Trαgjike/ Aksident i rëndë në Itali, shqiptarja ρërρΙaset për νdekje nga makina (Detajet)

Një grua 70-vjeçare me origjinë shqiptare është përplasur nga një makinë teksa po kalonte rrugën.

Ngjarja ka ndodhur në provincën e Kremones, Itali më 30 prill.

Gjendja e saj u përkeqësua pavarësisht ndërhyrjes kirugjikale.

Ajo pësoi hemorragji celebrale dhe ndërroi jetë shkruan La Repubblica.

Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sipas raportimeve e moshuara ishte duke kaluar në një vendkalim për këmbësorët në momentin kur ndodhi përplasja.

“Asaj i shkëlqenin sytë kur shihte Romeon”/ Nuk po flasin për Heidin, për kë po flaskin banorët e BBV

Graciano Tagani është shprehur mbrëmë se ish-banorja e BBV3, Vesa Smolica, kishte një pëlqim për Romeo Veshajn.

Gjatë një bisede me Julian Dedën, dy banorët hodhën dyshime se kjo mund të jetë arsyeja që Heidi Baci largoi nga shtëpia më e famshme në Shqipëri këngëtaren e njohur.

Nga ana tjetër balerini tregoi se ia ka thënë “troç” Romeos që Vesa ka një pëlqim për të, por sipas Gracianos, ai iu ka përgjigjur: “A je në terezi, s’të vjen turp ty!”.

Pjesë nga biseda:

Juli: E dija që është me Romeon 100 për qind. Qëndronte edhe me mua ndonjëherë por ishte me Romeon (për Vesën)

Graciano: Asaj i shkëlqenin sytë, ishte kështu (për Vesën)

Juli: Mendon se ishte diçka më shumë?

Graciano: Po mendoj

Juli: Ti mendon se kjo (Heidi) e ka nuhatur këtë që ka dashur ta heqë? Qarkulloi edhe kjo nëpër shtëpi

Graciano: Qarkulloi?

Juli: Po

Graciano: Po edhe kjo mund të jetë

Juli: Se di kush ia ka thënë troç Heidit dhe Romeos, se di Roza ose Lediona më duket dhe këta e mohuan kategorikisht

Graciano: Unë ia thashë troç Romeos atë ditë. I thashë mos të ishte Heidi do ta shikoje ti se do ishte Vesa. I bini lot në sy për ty. Më tha “A je në terezi, s’të vjen turp ty”. I thashë ngadalë more se s’ka ndonjë gjë të keqe

SHIKO VIDEON KËTU

Nuk do të shihni më miza të bezdisshme: Hiqni qafe duke përdorur vetëm një artikull ushqimor që e përdorni çdo ditë

Ato janë të bezdisshme dhe nuk janë të lehta për t’u hequr qafe pasi shpejtësia e tyre e riprodhimit është e mahnitshme

Aktualisht, këta mysafirë të bezdisshëm mund të kenë filluar festën në shtëpinë tuaj, por procedura për largimin e tyre është shumë e thjeshtë.

Shtëpia do të ketë erë qielli dhe mizat nuk do t’ju shqetësojnë më.

Ju duhet vetëm një artikull ushqimor që e që keni tashmë në kuzhinën tuaj, transmeton Telegrafi.

Mjafton të prisni tre deri në katër limona në gjysmë dhe t’i rendisni në raftet e furrës dhe t’i lini të qëndrojnë gjatë gjithë natës.

Dera e furrës duhet të jetë e hapur.

Të nesërmen në mëngjes mbylleni furrën dhe aktivizojeni në temperaturë më të ulët për disa minuta.

Më pas lëreni të ftohet plotësisht, kurse limonët i hidhni në mbeturina. /Telegrafi/

Ledjona hαbit me dekΙaratën për Lυizin: Më ka bërë ….!(VIDEO)

E ftuar në ‘Top Albania Radio’ ka qenë gazetarja e nohur Ledjona Xheladinaj dhe në të njëjtën kohë një nga personazhet më të komentuara në rrjet për sa kohë ishte pjesë e formatit të ‘BBV3’.

Sakaq gjatë intervistës së saj, Ledjona ka zbuluar një detaj që ndoshta ne nuk e kemi ditur më herët.

Duke i uruar çiftit për ardhjen në jetë të vajzës, Ledjona shprehet se Luizi i ka bërë bllok dhe nuk di asgjë pse kjo mund të ketë ndodhur.

“Kiarën e kam shumë xhan, tani që është bërë dhe mami i urojmë jetë të gjatë vajzës. Ka qenë një pyetësor në Instagram-in tim dhe jam pyetur për Luizin dhe faktikisht nuk më dilte që ti bëja tag dhe thash më ka bërë bllok. Nuk e di pse Luizi sepse unë e kam vlerësuar. Se di çfarë ka e se ku i ka ngelur hatri…”- shprehet Ledjona.

https://www.instagram.com/reel/C6dV4LWtuOI/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fledjona-habit-me-deklaraten-per-luizin-me-ka-bere-bllokvideo%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A689%2C%22ls%22%3A481%2C%22le%22%3A487%7D

Μisteri që magjeρs shkencëtarët, më në fυnd kapet në një fotogrαfi

Craig Hayslip, një asistent profesor në Institutin e Gjitarëve Detar të Universitetit Shtetëror të Oregonit, kapi “blicin e gjelbër” të pazakontë që ndonjëherë shfaqet shumë larg detit në perëndim të diellit.

Edhe pse ky fenomen është parë nga shumë njerëz, deri më tani askush nuk ka arritur të regjistrojë fenomenin e pazakontë, shkruan Oregon Live.

Fotoja është bërë më 20 Prill 2024 në orën 20:10, rreth 25 kilometra në perëndim të Coos Bay, Oregon.

Edhe pse duket paranormale, ndezja misterioze në fakt shkaktohet nga përkulja e dritës për disa sekonda ndërsa dielli perëndon pas detit.

Blicet e dritës mund të variojnë nga jeshile neoni në blu elektrike.

Sipas stafit të Institutit për Gjitarët Detarë, ata e shohin mjaft shpesh blicin e pazakontë kur janë në det, por deri më tani nuk kanë mundur ta regjistrojnë. /tesheshi.com/

“SPAK ka kontroΙΙuar dje shtëpitë e dy ρersonazheve të ekranit”, Karamuço: Hetuesit janë llahtarisυr nga ato që panë

Ervin Karamuço i ftuar mbrëmjen e djeshme tek “Top Story” me Grida Dumën tregoi se së fundmi janë kontrolluar nga SPAK banesat e dy personazheve të ekranit, ku i janë sekuestruar telefona dhe pajisje të tjera komunikimi.

Sipas Karamuços, disa politikanë të lartë janë nën hetim për transaksionet dhe pasuritë që ata zotërojnë.

Karamuço: Meqë jemi tek korrupsioni, aktualisht është duke u zhvilluar një kontroll i madh në disa banesa në Tiranë nga ana e SPAK-ut. Dy prej tyre i përkasin njerëzve që ne i njohim në ekranet tona. Njërit prej tyre dje në njërën prej shtëpive i janë bllokuar celularë dhe pajisje të tjera të komunikimit.

Grida Duma: Si i njohim në ekranet tona, në çfarë kuptimi?

Karamuço: Janë njerëz të ekranit që dyshohet se janë të lidhur me politikanë shumë të lartë të vendit dhe mendohet që mund të jenë bërë bashkëpunëtorë për pastrimin e produkteve të veprave penale. Ndërkohë është edhe një grua e moshuar e cila po hetohet si latifondistja më e madhe e rrethinave të Tiranës mbas Toptanësve, por e viteve të fundit që ka toka pafund deri në Rinas.

Grida Duma: Për çfarë hetohet?

Karamuço: Për pastrim të produkteve të veprës penale edhe ajo, transaksione dhe asete në emrin e saj.

Grida Duma: Kur shfaqet për publikun kjo e dhënë se cilët po hetohen me emra?

Karamuço: Janë politikanë të lartë që tani po hetohen dhe janë në fazën e fundit të asaj që ne i themi hinka për të dalë në konkluzione. Vijnë pafund kartela pasurie që shikohen transaksione të reja dhe është një çmenduri. Ata aty janë llahtarisur nga gjërat që po ju vijnë në burime të ndryshme, nga institucionet shqiptare, lidhur me pasuritë se si janë ngurtësuar, transferuar dhe pastaj janë munduar të fshihen gjurmët.

Vdekjet e MISTERSΉME në Shqipëri, dëshmia: Nga këngëtarja Anita Bitri dhe famiΙjarët e saj në SHBA, te kαtër turistët rυsë në Qerret të Kavajës!

Bardhyl Çipi, është një nga specialistët më me përvojë në vendin tonë në fushën e Mjekësisë Ligjore dhe Bioetikës, mësimdhënies së tyre dhe përgatitjes së ekspertëve të rinj, mjeko-ligjorë.

Një libër mbi vdekjen dhe provat shkencore për zbulimin e llojeve të ndryshme të saj: vrasje, vetëvrasje, të stimuluara dhe të detyruara nga regjimi komunist, vrasje dhe gjenocide ndaj Shqiptarëve nga fqinjët e tyre, kufoma të freskëta apo të dekompozuara dhe të skeletizuara.

Dokumentet e vdekjeve të personave të shquar; Kenedit, Linkolnit, Napolonit, Leninit, Trockit, etj., dhe ngjarje të tjera të vdekjeve të njerëzve të zakonshëm.

Njohuri mbi ndryshimet që ndodhin pas vdekjes dhe ekzaminimit të kufomave në botë dhe në vendin tonë, nga pikëpamja historike, etike, mjekoligjore, juridike. Disa nga librat e tij të fundit janë; “Manuali i Mjekësisë Ligjore” (2015), “Bioethics in Albania noëadays” (2016), “Tranzicioni shqiptar në lupën e mjekësisë ligjore” (2018), “Mjekësia Ligjore Kriminalistika” (2020).

Vdekjet e Anita Bitrit dhe katër turistëve rusë në Shqipëri

Edhe në vendin tonë ka pasur mjaft raste vdekjesh nga oksidi i karbonit, me një pjesë të të cilave jam ndeshur edhe unë gjatë ushtrimit për një kohë shumë të gjatë, të profesionit të mjekësisë ligjore.

Por ajo që m’u kujtua në fillim ka qenë vdekja e këngëtares së njohur shqiptare, Anita Bitri, së bashku me nënën dhe vajzën e saj, më 19 tetor 2004, në Staten Island të Nju Jorkut.

Nga ekzaminimet mjeko-ligjore dhe toksikologjike, si dhe shqyrtimi i të dhënave hetimore dhe këqyrjes së vendit të ngjarjes, ajo u konsiderua si një rast i ndodhur për shkak të bllokimit të tubit të shkarkimit të monoksidit të karbonit (CO) të kaldajës së sistemit të ngrohjes, nga ana e punëtorëve gjatë ndërtimit të një ballkoni, në pjesën anësore të shtëpisë ku banonin viktimat.

Si pasojë e këtij bllokimi, ato u helmuan nga gazi vdekjeprurës i oksidit të karbonit, që kishte mbushur mjedisin e brendshëm të shtëpisë, nga bojleri që ndezi vetë viktima një natë më parë, për t’u ngrohur, sepse koha ishte ftohur shumë.

Rasti u konsiderua aksidental dhe nuk u shoqërua me ndjekje penale të ndonjë personi.

Rasti i vdekjes së katër turistëve rusë në Shqipëri

Po ngjarja më e rëndë e helmimit vdekjeprurës nga monoksidi i karbonit që ka ndodhur në vendin tonë, padyshim ka qenë ajo e vdekjes së katër turistëve rusë, më datën 15 tetor 2021, në një hotel të fshatit Qerret, të rrethit të Kavajës, për të cilën, një muaj e gjysmë më vonë, në një intervistë telefonike, gjatë një emisioni televiz të gazetares së njohur Klodiana Lala, unë shpjegova aspektet mjekoligjore të këtij rasti tragjik, me katër vdekje.

Kjo bisedë televizive, ndofta e bë shkaku që më shtyu që unë t’i shqyrtoj me më shumë kujdes të gjitha rrethanat, të dhënat hetimore, toksikologjike, mjeko-ligjore të këtyre vdekjeve, të paraqitura në mediat visive dhe shtypin e vendit tonë, duke u mbështetur edhe në përvojën time dhe literaturën e pasur përkatëse.

Madje për t’i plotësuar sa më shumë këto të dhëna, unë u takova edhe me prokurorin, që më tregoi edhe dosjen penale të kësaj ?ështjeje, në lidhje me aspektet mjeko-ligjore të saj.

Sipas dosjes së prokurorisë rezulton se; më 15.10.2021, ora 22.10, është marrë njoftimi se në Qerret, Golem Kavajë, në Hotel “Gloria Palace”, në ambientet e SPA-së, janë gjendur katër persona pa shenja jete, që rezultuan të ishin të katër shtetasve rusë: dy prindër, vajza dhe dhëndëri i tyre.

Itinerari i lëvizjeve deri në vdekjen e tyre ka qenë pak a shumë ky:

Viktimat kanë qenë akomoduar në këtë hotel, që më datën 10 tetor 2021. Pas disa ditëve të qëndrimit në hotel, më 15.10.2021, kanë udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut dhe në orën 10.07 kanë kaluar kufirin e Qafës së Thanës; Atje ata janë ushqyer dhe po atë ditë, në orën 17.07, kanë hyrë përsëri në Shqipëri, nga pika kufitare e Tushemishtit. Janë ndalur vetëm në Librazhd, ku janë ushqyer përsëri. Në orën 20.00, janë kthyer në hotel ku kishin prenotuar ambientet e SPA-së, që një ditë më parë, dhe kanë porositur për disa ushqime, që të çoheshin në dhomat e tyre. Ata janë gjetur të vdekur në ambientet e SPA-së nga personeli i hotelit.

Pas njoftimit nga hoteli, u krye menjëherë, nga grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit, këqyrja e vendit të ngjarjes. Kufomat u gjetën në katin përdhe (kati 0) të godinës së hotelit, ku në anën veriore të këtij kati, ndodhet zona e pishinës së ngrohtë dhe SPA-së. Të vendosur në një ambient me përmasa 22.2 -8.4 m., në qendër të të cilit ndodhet pishina, me përmasa 11.5 x 6.5 m., me volum 60 muji.

Në skajin veri perëndimor të këtij ambienti, gjendet e vendosur, sauna e cila në momentin e këqyrjes, rezulton në punë dhe në pultin e saj, lexohet shënimi elektronik 19.14 dhe temperature 63 gradë celsius. Përreth perimetrit të pishinës, gjenden të vendosura radhazi shezllone plastike, me ngjyrë të bardhë.

Në cepin veri-lindor të pishinës, pranë shezlongut të parë në radhë, përdhe, gjendet e shtrirë në mënyrë të ?rregullt, kufoma e një shtetasi mashkull, i identifikuar më pas si ajo e shtetasit S. B.

Në anën lindore të pishinës, në mesin e gjatësisë së saj, gjenden pranë njëra-tjetrës, dy kufoma të tjera, një mashkull dhe një femër, e identifikuar si N. B. dhe N. B. dhe këto dy kufoma, të shtrira në gjendje të çrregullt. Në anën perëndimore të pishinës, në shezllongun e mesit, gjendet e shtrirë dhe pa asnjë shenjë jete, kufoma e shtetases E B.

Nga këqyrja e jashtme e kufomave, tek asnjëra prej tyre nuk u vërejtën dëmtime të jashtme trupore (shenja dhune).

Nga ambienti i vendit të ngjarjes u morën në cilësinë e provave materiale, dy telefona celularë të viktimave dhe veshjet e përdorura prej tyre. Në vijim nga uji i pishinës, u morën konform procedurave standarde, për ekzaminim të mëtejshëm laboratorik, dy kampione uji, të ndarë nga njëri-tjetri, një për ekzaminim me volum 1000 ml. dhe një për ruajtje, volum 100 ml.

Gjithashtu u morën për ekzaminim të mëtejshëm edhe dy kampionë pluhur, në dukje si klor që përdoret për dezinfektimin dhe përpunimin e ujit të pishinës; kampionët e klorit u morën të ndara në masën nga 100 ml. secila, një për analiza dhe tjetra për ruajtje. Gjithashtu nga dhomat në të cilat ishin akomoduar viktimat, u morën për ekzaminime të mëtejshme produktet ushqimore dhe mbetjet e tyre, me qëllim që ato të ekzaminoheshin.

Ditën tjetër, më 16.10.2021, u krye autopsia e katër viktimave. Në ekzaminimet mjeko-ligjore të tyre u vunë re shenjat karakteristike të vdekjeve asfiktike, si dhe ngjyra e kuqe e çelur e indeve, në të katrë viktimat. Këto të dhëna, jepen në aktet përkatëse mjeko-ligjore, të shoqëruara me analizat toksikologjike, që rezultuan që gjaku i tyre, përmbante onoksid karboni, në shifrat 75 – 80 %.

Rezultatet mjeko-ligjore të këtyre katër vdekjeve, u shpallën kur kishte kaluar më shumë se një muaj, nga ndodhja e kësaj ngjarjeje tragjike. Kështu që gjatë muajit të parë pas këtyre vdekjeve, u dyshua më shumë për një helmim nga klori, ose avujt e tij, një helmim ushqimor, apo biologjik, etj.

Mjaft kohë më pas, është kryer edhe një eksperiment hetimor në të njëjtat kushte që ka ndodhur ngjarja, për të përcaktuar, nëse CO në ajër ka ardhur si pasojë e keqfunksionimit të kaldajës në hotel dhe mungesës së sistemit siç duhet të ventilimit, apo për arsye të tjera. Nga kryerja e tij, nuk u arrit ndonjë rezultat.

Pikërisht, në intervistën e dhënë prej meje, në dhjetor të vitit 2021, unë shpjegova, midis të tjerave:

Monoksidi i karbonit (CO), i dalë në rezultatet e ekspertizës është një nga helmet më të rrezikshme dhe në momentin që ai lidhet me hemoglobinën, bëhet vdekjeprurës. Vdekja e tyre ka ndodhur për arsye se problemi në kaldaja, duhet të jetë shumë i rëndë, që vdiqën të katër bashkë. Monoksidi i karbonit është një gaz pa erë e peshë sa të ajrit dhe formohet kur ka djegie. Ai konsiderohet një nga helmet më të rrezikshme dhe më të përhapura. Ka si veti që të lidhet, me hemoglobinën e gjakut.

Në rastet kur futet monoksidi në trup, nëpërmjet frymëmarrjes, ai lidhet me hemoglobinën e rruazave të kuqe të gjakut, dhe kjo lidhje me të, është 250 herë më e fuqishme se ajo me oksigjenin. Varet nga sasia e gazit të oksidit të karbonit, në vendin ku ndodhet njeriu. Oksigjeni zëvendësohet me këtë gaz dhe shfaqen shenjat e helmimit, me dhimbje koke, marrje mendsh. Ka edhe një lloj euforie, e ngjashme me dehjen. Pastaj kalohet në fazën e dytë, ku njeriu ka pamundësi në të lëvizur, pastaj bie në koma dhe vdes.

Në rastin konkret, fakti që këta katër viktima të gjetura të vdekura në të njëjtën ambient, gjaku i të cilave përmbante CO në sasi shumë të lartë, e vërteton në mënyrë të saktë; që vdekja e tyre ka ardhur nga helmimi, me oksid karboni.

Viktimat në këto vdekje, paraqiten me një ngjyrë të të kuqe të çelur të trupit të tyre, e ngjashme me atë njeriut të gjallë, siç u gjetën edhe në këtë ngjarje.

Në momentin kur kanë hyrë punonjësit, ambienti është pastruar. Këtu është diçka që duhet parë me kujdes, fakti që këta vdiqën të katërt, tregon se mundësia për një defekt në kaldajë, të jetë shumë e madhe”.

Në të vërtetë, arsyeja kryesore, që unë po e bëj përsëri këtë analizë mjaft të hollësishme të këtij rasti, është se kjo ngjarje e rëndë vdekjeprurëse, kur ka kaluar një kohë e gjatë, vazhdon të mbetet ende e pazbuluar, në lidhje me rrethanat dhe shkakun e këtij helmimi.

Në fillim unë dua të theksoj punën e ekipit të ekspertimit të Institutit të Mjekësisë, pjesë e të cilit kam qenë edhe unë mjaft vite më parë, i cili arriti të përcaktojë me saktësi, si shkaktar të këtyre katër vdekjeve: helmimin nga CO (oksidi i karbonit).

Përveç kësaj, unë po përmend edhe të dhënat e literaturës së huaj, sipas të cilës, vdekjet nga helmimi me CO, të ndodhura në mjediset e mbyllura të pishinave dhe saunave të hoteleve, kanë ndodhur në mjaft raste në SHBA-ës, për shkak të defekteve të pajisjeve ngrohëse dhe atyre të ventilimit, të mjediseve të mbyllura të këtyre pishinave.

Por cilat janë të metat, që mund të kenë ndikuar negativisht në mos zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje ,në fshatin Qerret të Kavajës?

– Së pari, për këtë rast tragjik, u mendua menjëherë në fillim, për vdekje të ndodhura kryesisht nga helmimi me klor, ose avujt e tij, helmim ushqimor, ose biologjik, etj. Kështu, me aq sa kam arritur të verifikoj, nga të dhënat e marra prej meje në Prokurorinë e Kavajës dhe atyre paraqitura në shtyp, në këqyrjen e vendit të ngjarjes, menjëherë pas ndodhjes së saj, nuk rezulton të jenë parë dhe kontrolluar instalimet, për ngrohjen e mjediseve të brendshme të pishinës dhe saunës të hotelit: kaldaja ngrohëse e instaluar përjashta hotelit, me tubacionet e saj, sistemi i ventilimit, etj.

– Së dyti, ka një vonesë të pashpjegueshme, mbi një muaj, në shpalljen e rezultateve të plota të autopsive të viktimave, që përmbajnë edhe ekzaminimet toksikologjike përkatëse, për zbulimin e shkaktarit të vërtetë të këtij helmimi të rëndë, ndërkohë që rezultatet e ekzaminimeve toksikologjike, të vdekjes të shkrimtarit Francez Emil Zola, i kryer 120 vite më parë, e kanë zbuluar dhe shpallur në shtyp këtë helmim, shumë shpejt, vetëm 2-3 ditë, pas vdekjes së tij.

Ndërsa në rastin e vdekjes së katër turistëve rusë, gjatë kësaj periudhe mbi një-mujore, u kërkua kryesisht për helmim nga klori dhe avujt tij. Më vjen keq, ta deklaroj konstatimin e këtyre të metave, që kanë ndikuar padyshim në mos zbulimin e plotë të kësaj ngjarjeje, të cilat mund të kenë ndodhur, për arsye të ndryshme.

Unë po i shpall ato, sepse ky është një rast i rëndë, me katër jetë njerëzore të humbura, për të cilat mjekësia ligjore, një shkencë e vënë në shërbim të interesit kolektiv dhe drejtësisë shoqërore, së bashku me organet përkatëse të drejtësisë, kanë detyrimin, që t’i sqarojnë këto vdekje, në të gjitha detajet e tyre. Për fat të keq, për këtë ngjarje tragjike, Prokuroria e vendit tonë, ka pezulluar hetimet e mëtejshme./Memorie.al              

Βαbai i Ilir Metës shtëpi në Gjirin e Lalzit, e bleu me një shifër qesharαke në vitin 2023, zbardhet për herë të parë dokυmenti

Gazetari Adriatik Doçi zbuloi së fundmi kartelat e 17 pasurive (të papublikuara më parë) në emër të Fatime Kryemadhit (mamaja e Monika Kryemadhit), Drini Kryemadhit (vëllai i Monika Kryemadhit) dhe Rexhep Metaj (babai i Ilir Metës). Sipas Doçit, Babai i Ilir Metës, Rexhep Metaj, rezulton pronar i një apartamenti në Gjirin e Lalzit, me sipërfaqe 76 m2, me vlerë 60 mijë euro. Ky apartament është blerë në gusht të vitit 2023. Së pari, në Gjirin e Lalzit një apartament 76 m2 nuk kushton 60 mijë euro. Me 60 mijë euro mund të blesh një garazh, por jo apartament. Së dyti, edhe sikur SPAK dhe publiku të besojë se apartamenti paskërka kushtuar 60 mijë euro, nuk dihet se cili është burimi parave. Babai i Ilir Metës ka si të ardhura të ligjshme një pension, pak më të lartë se të nënë Selvisë, por që nuk mjafton as për shpenzimet mujore. Ndërkaq, Fatime Kryemadhi rezulton pronare e një pasurie me vlerë miliona euro nga Sauku, TEG, Mëzez deri në Gjirin e Lalzit. Si të ardhura të ligjshme, Fatimja ka një pension, pak më të lartë se sa pensioni i nënë Selvisë. Këto pasuri janë të ndryshme me pasuritë e deklaruar nga Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, ku përfshihen pallati në Laprakë, vila në Gjirin e Lalzit, shtëpia 500 m2 në Kodrën e Diellit, etj.

Babai i Ilir Metës shtëpi në Gjirin e Lalzit, e bleu me një

Detajet

Për këto zbulime që thuhet se kanë rënë në duart e SPAK foli dhe profesori i njohur Ervin Karamuço, i cili edhe pse nuk përmendi emra tha se familjarët e një politikani kanë dalë pronarë të mëdhenj tokash në periferi të Tiranës. Karamuço nuk bëri me dije emra, por tha se bëhet fjalë për mijëra metër katrorë tokë që më parë nuk dihej se ishin në ngarkim të këtyre personave. “Janë disa hetime dhe në një prej këtyre hetimeve, ndërkohë që mund të merreshin masa konkrete, kanë vajtur 2 oficerë të BKH dhe kanë gjetur një mal me prova dhe do hapet një çështje tjetër penale sepse familjarët e një politikani na kanë dalë latifondistët më të mëdhenj të rrethinave të Tiranës me 9 kartela me mijëra metër katrorë që deri dje nuk diheshin që ishin në ngarkim të tyre. Kjo ka frenuar një hetim, prandaj amplituda e SPAK ndryshon herë pas here sepse ka një ngarkesë të tillë dhe kjo është arsyeja pse shtyhen hetimet”, u shpreh ai.

Kontrolli i shtëpisë së Olti Currit

Jo vetëm kaq, shpërndarja e pasurisë së çiftit Meta-Kryemadhi dyshohet se është bërë edhe tek emra të njohur. Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimeve me urdhër të SPAK-ut kanë kontrolluar banesën e blogerit Olti Curri, në lagjen “Kodra e Diellit”. Kjo u bë me dije nga gazetari Bledi Mane. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Mane u shpreh së fundmi se banesa në të cilën jeton blogeri ka qenë në pronësi të vjehrrës së Ilir Metës, por ka pak kohë që ka kaluar në emrin e Currit. Gazetari shton se agjentët kanë sekuestruar një kompjuter, një telefon dhe disa sende të tjera personale. “Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimeve me urdhër të Spak-ut, kanë mësyrë për një kontroll të befasishëm në shtëpinë e blogerit në lagjen Kodra e Diellit në kryeqytet. Kjo banesë ekskluzive dikur në pronësi të vjehrrës së Ilir Metës ka pak kohë që ka kaluar në emrin e Olti Currit. Agjentët kanë sekuestruar një kompjuter, një telefon dhe disa sende të tjera personale. Olti Curri pretendon se këtë shtëpi që kushton 320 mijë euro e ka blerë me kursimet e parave që ka fituar nga shkruajtja e teksteve të këngëve nëpër festivale të ndryshme. Informohemi se Curri është një nga 10 miqtë e afërt të Monika Kryemadhit të cilët prokuroria speciale i ka vënë nën përgjim e nën hetim”, thuhet në postimin e Manes.

Vrαnë dy ‘kokat e mëdha’ të mαfias greke, identifikohen autorët, mes tyre edhe një shtetas shqiρtar(Foto)

Policia greke ka publikuar fotot dhe detaje e organizatës kriminale përgjegjëse për vrasjen e bosit të mafias Yiannis Skaftouros në Skourta Boiotia në prill 2022, të ekzekutimin e Vassilis Roubetis dhe dhëndrit të tij, Dionysis Mouzakitis, në Korydallos në qershor 2023 dhe tentativa për vrasje një muaj më vonë në një zonë rurale në Platanodasos Svorono, Pieria, djegia e makinave në parkingun e një karburanti në Aspropyrgos që i përkiste familjes Skaftouros dhe djegia e një magazine industriale ku makineritë e lidhura me prodhimin e duhanit produktet u shkatërruan.

Mes personave që janë pjesë e bandës është dhe 26-vjeçari shqiptar, Xhonatan Pajo.

Duke paraqitur rastin në fillim të muajit janar, drejtori i Drejtorisë së Sigurisë së Atikës, gjeneral brigade Ioannis Skouras, kishte thënë se anëtarët e një organizate ndërkombëtare të përfshirë në rastet e vrasjeve, vrasjeve në tentativë dhe në rastet e shpërthimeve dhe zjarrvënieve.

(Xhonatan Paja)

Ata janë të përfshirë konkretisht,

– Në vrasjen e Yannis Skaftouros dhe plagosjen e dy të afërmve të tij, më 25 prill 2022 në Skourta Boeotia.

– Në vrasjen e Vassilis Roubetis dhe Dionysis Mouzakitis, më 07 qershor 2023 në Korydallos, të cilët u vranë teksa hynin në parkingun e një pallati.

– Në tentativën e vrasjes së një burri, më datë 03 qershor 2023 në një zonë rurale në Platanodasos Svorono, Pieria.

– Zjarrvënia e automjeteve në parkingun e një karburanti më datë 10 qershor 2023 në Aspropyrgos, ambiente të cilat i përkasin kompanive të familjes Skaftouros.

– Në zjarrvënie në një magazinë industriale më datë 16 qershor 2023, ku u asgjësuan makineritë që lidhen me prodhimin e produkteve të duhanit.

Vrasja e Skaftouros

Dy persona, pasi kishin mbuluar tiparet e fytyrës, sulmuan me armë zjarri, duke ekzekutuar Yiannis Skaftouros dhe duke plagosur dy të afërm të tij. Më pas janë arratisur me një motoçikletë të cilën e kanë braktisur dhe gjatë hetimeve është gjetur. Në sipërfaqen e makinës u gjetën gjurmë gishtash të një anëtari të organizatës.