Vriten bυrrë e grυα, fqinja: Ishin çift i lυmtur, nuk kishin as fëmijë!

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Dropull. Një çift i moshuar u gjet pajetë nga fqinjët. Në trup paraprakisht raportohet se kishin shenja dhune duke ngritur dyshime të forta për grabitje.

Fqinjët që gjetën pajetë bashkëshortët Kosta dhe Kleoniqi Ilia 84 dhe 88 vjeçe në fshatin Bodrisht të Dropullit shprehen se nuk dëgjuan zhurma.

“Ishin çift i lumtur, s’kishin as fëmijë asgjë, ishin njëri për tjetrin. Jetonin vetëm, nuk kanë fëmijë.

Nuk kujdesej njeri për ta. I gjeti fqinja, sepse e merrnin në telefon nga Athina, se ka një motër atje dhe nuk e ngrinin. Dhe i thanë shko dhe shiko si është puna.

Nuk dëgjuam asgjë, as këta që ishin këtu, se unë jam nga ana tjetër e fshatit”, tha fqinja.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

Sot, më 02 maj 2024, dollari amerikan, blihet me 93.7 lekë dhe shitet me 94.6 lekë.

Euro, blihet me 100 lekë dhe shitet 100.9 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 101.5 lekë, ndërsa në shitje me 102.7 lekë.

Paundi britanik, blihet me 116.6 lekë dhe shitet me 117.6 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 68 lekë, ndërsa në shitje me 69.3 lekë.

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 2 Maj 2024

DASHI

Gjatë ditës së sotme do të keni shumë mundësi e gjithçka do të shkojë mirë. Në ambientin e punës do të jeni në harmoni me personat që ju rrethojnë. Në aspektin afektiv do të jeni mjaft pasionant sot.

DEMI

Dita rezulton të jetë mjaft e këndshme, duhet vetëm të keni kujdes e të evitoni nervozizmin. Në ambientin e punës janë të mundura debate të vogla. Në aspektin afektiv përpiquni të jeni vetvetja pa fshehur asgjë.

BINJAKET

Gjatë ditës së sotme do të jeni vigjilent mbi gjërat që do ju ndodhin. Në ambientin e punës duhet të përpiqeni të jeni më objektivë në gjykimet tuaja.

GAFORRJA

Do të jeni më optimist se zakonisht duke arritur të gjeni zgjidhje të vogla. Në ambientin e punës duhet të evitoni së bëri sipas kokës suaj. Në aspektin afektiv partneri juaj prêt që ndonjëherë të jeni ju që të merrni iniciativa.

LUANI

Duhet të përpiqeni të jeni më të kujdesshëm në zgjedhjet tuaja. Në ambientin e punës dikush do të vërë në provë durimin tuaj. Në aspektin afektiv do ju duhet të merrni vendime.

VIRGJERESHA

Në këtë fazë ju do të keni reflekse të mira dhe do të arrini të ktheni në favorin tuaj edhe situatat armiqësore. Në ambientin e punës do të gjeni një justifikim të mirë për sjelljen tuaj.

PESHORJA

Do të keni një energji mjaft të madhe psiko-fizike. Në aspektin afektiv evitoni duke u marrë me gjëra të vogla. Në aspektin privat do të zbuloni një mundësi të re për të rritur të ardhurat tuaja.

AKREPI

Do të ndihmoheni sot nga një dozë fati e vështirësitë do të transformohen në mundësi për të treguar vlerat tuaja. Në ambientin e punës do të arrini të koordinoni gjithçka.

SHIGJETARI

Nuk duhet të dorëzoheni përpara vështirësive. Në ambinetin e punës evitoni së thëni gjëra që nuk i mendoni. Në aspektin afektiv yjet ju sugjerojnë të mos jeni shumë xheloz.

BRICJAPI

Gjatë ditës së sotme do të keni mjaft durim e do të mbështeteni fort tek miqtë tuaja. Në ambientin e punës dikush do të përpiqet t’ju shtyjë për të marrë vendime të nxituara. Kujdes!

UJORI

Do të jeni mjaft aktivë sot duke u përballur me të gjitha problemet që ju shqetësojnë. Në ambientin e punës duhet të përqendroheni për të mos bërë ndonjë gabim . Në aspektin afektiv duhet të jeni më të ëmbël e të kujdesshëm.

PESHQIT

Duhet të evitoni së qeni kokëfortë e pranoni ndihmën e atyre që ju rrethojnë. Në ambientin e punës asgjë nuk mund t’ju pengojë të jepni idetë tuaja. Në aspektin afektiv do të gjeni fjalët e duhura për t’ia shprehur personit që dashuroni.

Shembet një pjesë e autostradës në Kinë, të paktën 19 persona kanë humbur jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistrua në Kinën Jugore, pasi një pjesë e një autostrade është shembur, duke lënë të paktën 19 persona të vdekur.

Rreth 18 makina u bllokuan në një pjesë për rreth 18 metra të autostradës e cila u shemb, sipas një deklarate nga autoritetet në qytetin Meizhou në provincën Guangdong. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00.

Dëshmitarët i thanë mediave lokale se dëgjuan një zhurmë të madhe dhe panë një vrimë të hapur disa metra të gjerë pas tyre pasi kaluan pjesën e rrugës pak para se të shembej.

Punëtorët e shpëtimit kanë dërguar 30 persona në spital, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.

Egla Ceno çon në televotim “kokë më kokë” çiftin Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj, cili nga dy nga banorët do të shkojë në finale

Aktorja Egla Ceno është shpallur lideri i shtëpisë së BBV mbrëmjen e së martës pas një televotimi ku siguroi më shumë vota nga publiku.

Pasi iu komunikua “verdikti” vendimi aktorja reagoi duke thënë “Yes, yes, po e kërkoja që me zgjedhjen e Erjolës. E doja, faleminderit shumë”.

Si lidere e shtëpisë Egla Cenos iu dha avantazhi për të dërguar në televotim kokë më kokë dy banorë, ku njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale.

“Vëllai i madh ka vendosur që ti si lidere e shtëpisë trë dërgosh në televotim pa përfshirë veten dy banorë të cilët do t’i përballësh për të shkuar në finale. Ai që ka më shumë vota shkon në finale, tjetri do të jetë në nominim të vazhdueshëm derisa publiku të vendosë ta mbajë në lojë ose jo. Do të jetë në nominim deri në gjysmë finale”, i tha moderatori Ledion Liço.

Dhe zgjedhja e aktores ishte për të dërguar çiftin e vetëm në BBV, Heidin dhe Romeon.

“Unë e kam shumë të lehtë, konsideruar situtatën ku jemi dhe mendoj se është e drejtë kështu, dua të di se çfarë do të vendosë publiku, Heidin dhe Romeon. Të ndahet shapi nga sheqeri”, tha ajo.

“Dikur punonjëse shtëpiake në Greqi, sot zv.kryeministre”, media greke akuza Belinda Ballukut: Bën ‘festë’ me 50 mln eurot që i ka borxh kompanisë ‘Actor’

Media greke i ka kushtuar një artikull ngritjes në detyrë të zëvendëskryeministres, Belinda Ballukut dhe bashkëpunëtorëve të saj, siç është rasti i Evis Berberit, që ndodhet pas hekurave për shpërdorim detyre.

Newsbombë.gr shkruan për arrestimin e Berberit, krahut të djathtë të ministres së Infrastrukturës, Balluku.

Po ashtu shtrohen një seri me pyetje se pse ende nuk zbatohet vendimi i gjykatës franceze që shteti shqiptar t’i paguaj 50 milionë euro kompanisë greke “Actor”.

ARTIKULLI
Emri Belinda Balluku mund të mos jetë shumë i njohur për ju, por në Shqipëri do të thotë shumë. Emri i ministres së Infrastrukturës dhe zv/kryeministres Edi Rama përbën një çarje në ngërçin e Shqipërisë. Më 13 mars, SPAK, Gjykata kundër Korrupsionit, arrestoi Evis Berberin, kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe një nga bashkëpunëtorët më të besuar të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zv/kryeministres, Belinda Balluku. Akuza kishte të bënte me projektet e ndërtimit dhe konkurset luksoze, të cilat po fitoheshin nga të zgjedhurit e Edi Ramës. Sipas mediave shqiptare, pas një bastisjeje të policisë, SPAK, Gjykata Kundër Korrupsionit, arrestoi Evis Berberin, kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

foto galeri

Policia e arrestoi atë së bashku me dy shokë biznesi (Valter Begaj dhe Ervis Lamajn), ndërsa në banesën e tij u sekuestruan shuma të mëdha parash dhe piktura me vlerë qindra mijëra euro. Evis Berberi ishte krahu i djathtë i ministrit Balluku dhe ishte ai që u fotografua pranë saj në të gjitha inspektimet dhe inaugurimet e projekteve të mëdha rrugore. Sipas SPAK, Valter Begaj, pronar i kompanisë NET – GROUP, ka fituar 6 tenderë publikë, paratë nga të cilat i ka transferuar nëpërmjet transaksioneve tek kompania DAAM. Përfitimi duket se shkon në 2.7 milionë euro.

NET-GROUP fitoi këto gara, paratë u transferuan përmes transaksioneve në kompaninë DAAM. Këto veprime kanë ngritur dyshime për veprimtari pastrimi parash. Hetimi i SPAK raportohet se ka nisur javët e fundit, me fokus shitjen e DAAM. DAAM është blerë nga Berberi me një çmim shumë të ulët, është shitur shumëfish, ndërsa pronësia dhe menaxhimi ndryshon disa herë mes biznesmenëve. Ka dyshime për një transferim të rremë për të shmangur konfliktin e interesit pasi Berberi ishte vendosur të emërohej këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. I gjithë skandali i mësipërm ka shkaktuar lëkundje ‘tektonike’ në skenën politike të Shqipërisë.
Shumë pikëpyetje ngre ngritja e bukuroshes dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila para karrierës së saj të re punonte në Greqi si ndihmëse shtëpiake. Praktikisht, një ndihmëse shtëpiake u bë numri dy i qeverisë shqiptare dhe ministre e Infrastrukturës dhe për këtë arsye komandon punët publike të vendit fqinj.

HISTORIA
Ka një proces gjyqësor që kompania e ndërtimit ‘Actor’ ka fituar nga një gjykatë franceze, ndaj shtetit shqiptar, në shumën 50 milionë euro, për të cilën Ministria e Drejtësisë dhe e Jashtme nuk kanë dhënë dritën jeshile për ta ekzekutuar. Dhe diku këtu është përfshirë Balluku, ku krahu i saj i djathtë u arrestua për pastrim parash, ndërkohë që ajo u kishte kërkuar shefave (të vjetërit e kompanisë së ndërtimit) të shpejtonin ndërtimin e projektit. Por kur punimet u bënë, Balluku nuk i pagoi shumat.

Me fjalë të tjera, kompania ‘Actor’ bëri punën, shkoi në gjyq, fitoi 50 milionë euro dhe e zgjedhura e Edi Ramës ‘fishkëllen’ indiferente. Por ja ku nisin ‘pyetjet’ e nxehta:

-Kush dhe pse nuk i jep dritën jeshile zotit Exarchou të kompanisë ‘Actor’ për të ekzekutuar?
-Çfarë lojërash luhen në sfondin diplomatik që pengojnë pagesën e shumave ndaj një kompanie greke që ka fituar ligjërisht?
-Kë mbulon shteti shqiptar?
-Çfarë di Athina për këto raste dhe çfarë do të bëjë? A do të vazhdojë ‘të fërshëllejë’ indiferente?

(BalkanWeb)

Duke mbajtur vajzën në krahë, Kiara Tito publikon foton e Luiz Ejllit me vogëlushen pak pas ardhjes së saj në jetë

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli janë bërë prindër për herë të parë ditën e djeshme (30 prill).

Prezantuesja ka mirëpritur në jetë vogëlushen, të cilën e kanë quajtur Luna Mari Ejlli.

Pas lindjes së vajzë, çifti zbuluan lajmin në Instagram duke publikuar një foto teksa mbajnë duart e të porsalindurës.

Ndërkohë ditën e sotme, Kiara Tito ka publikuar një imazh të këngëtarin duke mbajtur në krahë Luna Mari në sallën e lindjes.

“ Qyteti është ndërtuar mbi…”/ Profesori turk paralajmëron tërmet apokaliptik në …

Edhe pas tërmeteve shkatërrimtare që prekën vendin më shumë se një vit më parë, Turqia është goditur vazhdimisht nga lëkundje të tokës, duke ngjallur vazhdimisht frikë mes qytetarëve, sidomos në disa zona ku edhe toka “ende nuk ka gjetur qetësi”.

Prej kohësh, ekspertë dhe gjeologë të ndryshëm kanë ngritur paralajmërime për lëkundje të herëpashershme, ndërsa nuk kanë përjashtuar lëkundje të tjera apokaliptike, si ai 7.7 ballë i shkallës rihter që shkaktoi qindra viktima.

Paralajmërimin e radhës, për të disatën herë, e ka dhënë pedagogu i Universitetit Teknik të Stabollit dhe gjeologu Prof. Dr.Naci Görür, i cili ka ngritur alarmin për qytetin e Manisa. Duke u shprehur se qyteti është ndërtuar mbi linjat e thyerjes aktive, ai tha se këto thyerje të gjalla kanë potencial të prodhojnë tërmete me magnitudë 7 e lart dhe për këtë arsye duhet të rritet rezistenca ndaj tërmeteve në qytet.

Sipas mediave turke, Görür, i cili mori pjesë në një panel, vuri në dukje se linjat e thyerjes në Manisa përhapen drejt skajeve të maleve, shpateve dhe brendësisë së fushave dhe deklaroi se qyteti ka tipare të tokës “Horst and Graben”.

“Ju jetoni në një strukturë tektonike dhe tërmetet do të ndodhin patjetër në këtë strukturë tektonike. Nëse nuk ndodh sot, do të ndodhë nesër, nëse nuk ndodh nesër, do të ndodhë të nesërmen. Prandaj, nuk ka kuptim të flasim nëse do të ketë”, tha Görür

Görür vuri në dukje se tërmetet duhet të merren seriozisht duke marrë mësime nga historia. Duke theksuar se tërmetet nuk mund të parandalohen, por efektet e tyre mund të zvogëlohen, Görür tha:

“Ju jeni pronarët e pronave të Manisa, njerëzit e gjallë, pronarët e këtij vendi. Përdorni vullnetin tuaj, mbroni pronën tuaj. Mos u bëni kurrë njësh me politikën. Por kushdo që të vijë, ta bëjë Manisa një qytet elastik. Tërmeti është pulsi i botës. Nëse nuk ka tërmet, bota vdes. Tërmeti tregon se bota është gjallë. Por nëse ulemi në krahët e tërmetit dhe nuk marrim masat e nevojshme, ai do të na vrasë.”

“E martuar me francez, por prej 10 vitesh bashkëjetonte me viktimën”- Si lypësja e pasur nga Elbasani dyshohet se organizoi me nipin e saj vrasjen e partnerit! Konfliktet e çiftit për djalin e birësuar

Ilir Osmani, një qytetar nga Elbasani, humbi jetën para disa ditësh në Pejë të Kosovës, pasi u përplas për vdekje nga një automjet.

Ngjarja që fillimisht u dyshua si aksidentale, rezulton se është vrasje e qëllimshme.

Emisioni “Uniko” ka sjellë prova dhe dëshmi lidhur me këtë ngjarje. Shoferi i makinës që përplasi për vdekje Ilir Osmani është Serxhio Osmani 23 vjeç nga Elbasani, nipi i Donika Jonuzit. Donika Jonuzi ishte bashkëjetuesja e Ilir Osmanit.

BASHKËJETESA E ÇIFTIT DHE FËMIJA I ADOPTUAR

Ilir Osmani dhe Donika Jonuzi nga Elbasani bashkëjetonin prej 10 vitesh. Ata nuk ishin të celebruar zyrtarisht me dokumente, por bashkëjetonin me njëri-tjetrin në shtëpinë e nënës së Ilir Osmanit në Elbasan.

4 vite më parë, ata adoptuan një fëmijë. Fëmija, që për baba biologjik kishte vëllain e Donika Jonuzit, u adoptua që në ditën e lindjes nga Donika dhe bashkëjetuesi i saj Iliri. Procesi i birësimit u bë sipas ligjit, por djali, Denisi që sot është 4 vjeç, nuk u regjistrua zyrtarisht me prindër Ilirin dhe Donikën për shkak se çifti nuk ishte celebruar me dokumente, por thjesht bashkëjetonin. Në fakt, Donika Jonuzi rezulton të jetë e martuar në Francë me një shtetas francez më të madh në moshë se ajo. Nga divorci me të, pret që të përfitojë gjysmën e pasurisë së një prone.

LYPJA, NGA ELBASANI NË PEJË TË KOSOVËS

Problemet mes çiftit nisën vitin e fundit. Donika Jonuzi shkonte shpesh në Pejë të Kosovës, aty ku lypte. Familjarët e të ndjerit Ilir Osmani thonë se Donika nuk ishte në gjendje të vështirë ekonomike. Ajo madje kishte dhe makinë. Por, Donika shkonte për të lypur në Pejë për shkak se fitonte shumë. Kurse Iliri punonte me tregti në Elbasan.

DYSHIME PËR PËRDORIMIN E DJALIT NË LYPJE

Disa ditë më parë, Ilir Osmani kishte shkuar në Pejë për të takuar Donikën që ishte aty bashkë me djalin 4-vjeçar, Denisin. Ilir kishte krijuar shumë afërsi me djalin e birësuar, dhe siç tregojnë familjarët, edhe Denisi e kërkonte shumë babain birësues.

Iliri Osmani dyshonte se bashkëjetuesja e tij Donika mund ta shfrytëzonte djalin e mitur për lypje në Pejë. Për këtë arsye kishte shkuar që ta merrte. Në Pejë ai ndodhej bashkë me të ëmën e tij. Kjo e fundit u largua prej andej dhe u kthye në Elbasan 2 ditë para se Iliri të përplasej për vdekje nga makina.

VRASJA E PARAMENDUAR ME MAKINË

Ilir Osmani u përplas për vdekje në Pejë nga një makinë Volkswagen Golf 5 që drejtohej nga 23-vjeçari Serxhio Jonuzi, nipi i Donika Jonuzit. Fillimisht u dyshua për aksident, por Prokuroria dhe Policia e Pejës, duke analizuar kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e dëshmitarëve okularë, rezulton se makina ka ndryshuar korsi dhe është futur mbi trotuar duke përplasur për vdekje Ilir Osmanin. Në momentin e përplasjes, sipas hetuesve rezulton që shoferi ka shtuar shpejtësinë dhe nuk ka shenja frenimi. Pra, kemi të bëjmë me vrasje të paramenduar. Serxhio Jonuzi është arrestuar nga autoritetet e Pejës në Kosovë.

DYSHIMET PËR ORGANIZIMIN E VRASJES NGA DONIKA JONUZI

Kur Ilir Osmani ndodhej në Pejë së bashku me nënën e tij, Donika Jonuzi i tha të ëmës së bashkëjetuesit që të kthehej në Elbasan se për dy ditë do të kthehej dhe Iliri. Dhe në fakt ashtu ndodhi. Por Iliri u kthye i vdekur. Familjarët e Ilirit thonë se Donika është “peshku i madh dhe organizatorja” e vrasjes së Ilir Osmanit. Sipas tyre, por edhe sipas dyshimeve të grupit hetimor të Prokurorisë së Pejës, Donika kishte porositur nipin e saj që të përplaste me makinë Ilir Osmanin për të mbajtur e vetme Denisin 4-vjeçar me qëllim që ta shfrytëzonte për lypje në Pejë.

Kjo për shkak se Iliri ishte kundër dhe nuk donte që djalin ta nxirrte për lypje. Nga ana tjetër, Donika e konsideronte si biznes lypjen në Pejë dhe përfitonte shuma të konsiderueshme. Kjo duket edhe në jetën e dyfishtë që bënte Donika Jonuzi, ku në fotot ajo duket një njeri tërësisht ndryshe me veshje të tjera dhe makinë./TVKLAN

Fundosja e gomones me emigrantë/ Rrëfimi prekës i babait që humbi vajzën: Nuk do t’ia fal dot vetes…

Ahmed Alhashimi, është një 41 vjeçar nga Iraku, i cili tentoi të kalonte me gomone nga kanali La Mansh, për të shkuar drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Ai ka treguar historinë tragjike të jetës së tij, pasi gomonia më të cilën po udhëtonin së bashku me vajzën e tij 7-vjeçare u fundos.

Fatkeqësisht, vajza nuk ia doli të shpëtonte.

Në një rrëfim prekës, 41-vjeçari thotë se i është dorëzuar pikëllimit dhe fajit që nuk do t’i largohet kurrë nga ndërgjegjja, pasi nuk mundi të shpëtonte të voglën e tij.

“Nuk di çfarë t’u them, vajza ime po ulëriste “Babi më ndihmo”. Ajo po kërkonte ndihmën time por unë nuk munda ta shpëtoja. Nuk do tia fal kurrë vetes. Nuk mund të bëja asgjë tjetër, me ishin mbyllur të gjitha dyert në jetë.

Ishte aty vetëm pak metra larg meje dhe nuk munda ta ndihmoj. Kur ato nxorën personat që humbën jetën nga deti nuk doja ta besoja kurrsesi. Po lutesha me gjithë zemër që ajo të ishte gjallë, por më pas pashë Sarën, vogëlushen time të pajetë”, tha Ahmed Alhashimi.