Ilnisa Agolli shtatzënë? Gazetarët: Dukej shumë e emocionuar me Meritonin, ishte pa fjalë dhe gati…

Mbrëmë në Prime e ”Big Brother Albania Vip 3”, Meritoni u suprizua nga një takim shumë emocional nga e dashura e tij, Ilnisa Agolli, po ashtu ish-konkurente në këtë edicion. Shumë puthje dhe lot mes çiftit. Ky takim është komentuar edhe në emisionin ”Shqipëria Live”, ku gazetarja Neda Balluku foli për një shtatzani të dyshuar të Ilnisës.

”Vetëm mua mu duk Ilnisa si shtatzënë? Vetëm mua më dha një ndjesi sikur është shtatzënë”,-tha Balluku. Edhe Olta Sheta, e cila ka qenë në Big Brother vite më parë, tha të njëjtën gjë, që Ilnisa i dha ndjesinë sikur është shtatzënë. ”Mbeti pa fjalë gjatë takimit, dhe nuk ndodh që Ilnisa të mos ketë fjalë”. Gazetaret folën edhe duke u bazuar tek veshja e Ilnisës, që i tregonte një bark si shtatzënë.

Ilnisa dhe Meritoni dy ishin të prekur thellësisht nga takimi, ka qenë Ilnisa ajo që ka emocionuar më shumë publikun. Vargjet e saj dhe dedikimi i ndjerë për Meritonin kanë dhuruar një moment të paharrueshëm dhe kanë treguar thellësinë e ndjenjave të tyre.

Ky rikthim i Ilnisës në ”Big Brother Albania Vip 3” jo vetëm që ka rikonfirmuar lidhjen emocionale mes të dyve, por edhe ka dëshmuar se ndjenjat e krijuara brenda shtëpisë më së shumti vazhdojnë të jetojnë edhe jashtë saj.

Mori vëmendjen e kamerave në Bayern – Real Madrid, kush është bukuroshja shqiptare me flamurin kuqezi

Minuta e 38 në “Allianz Arena”. Në duelin mes Bayern Munich dhe Real Madrid për gjysmëfinalen e Champions League regjia u ndal te tifozët në stadium. Mes tyre ishin edhe tifozët shqiptarë.

Një nga tifozet në stadium mbante flamurin kuqezi, teksa foto e saj ka bërë xhiron në media.

Shpejt u zbulua që vajza quhet Azra Jashari dhe është shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

Krah saj është i fejuari dhe mikja Rina Halili.

Do takohet me Heidin? Massimiliano vjen me një mesazh në shqip

Heidi Baci ka qenë pjesë e Grande Fratello në Itali. Ajo bëri bujë të madhe gjatë asaj kohe për shkak që krijoi një lidhje me aktorin Massimiliano Varrese, me të cilin kishte një diferencë të madhe në moshë, gjë që nuk i pëlqeu prindërve të saj dhe me këtë rast e larguan nga ai format.

Mes historisë së re të dashurisë me Romeo Veshajn, bukuroshja shpesh është komentuar edhe për lidhjen me Varresen.
K
a pasur aludime se artisti italian do të hyjë në Big Brother për t’u përballur me Heidin.

Mbi të gjitha, mbrëmjen e djeshme (e martë), ai ka bërë një postim të dyshimtë duke shkruar në InstaStory italisht dhe shqip.

“Faleminderit sinqerisht të gjithë njerëzve që më shkruajnë me shumë dashuri nga Shqipëria”, ka thënë ai. Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhë kjo ngjarje.

Tensionet mes dy vendeve/ Deputetja greke i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Vuçiçit, i kujton marrëveshjen e kufijve me Kosovën: Negociatat njohin ekzistencën e dy shteteve

Deputetja greke dhe hartuesja e raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, Dora Bakoyannis i ka kujtuar Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç marrëveshjen e nënshkruar për çështjen e kufijve me ish-presidentin Hashim Thaçi.

Nëpërmjet një interviste për të përjavshmen serbe “Radar”, Bakoyannis tha se negociatat për korigjimin e kufijve në vitin 2018, presupozonin ekzistencën e dy shteteve.

“Në vitin 2018, në Forumin Europian Alpbach në Austri, presidenti Vuçiç pranoi publikisht se kishte negociuar ‘korrigjimet e kufijve’ mes Serbisë dhe Kosovës, me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Pavarësisht se negociatat për kufijtë presupozojnë ekzistencën e dy shteteve (nëse jo, atëherë me kë po negocioni?), të cilën unë e kundërshtoj, këtë e konsiderova si një akt trimërie nga ana e presidentit Vuçiç, jo një akt të tradhtisë”, shkruan ajo.

Kur Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës e emëroi si Raportuese për kërkesën e Komitetit të Ministrave për opinionin e Asamblesë për aplikimin e Kosovës, Bakoyannis thotë se “të gjithë ishin në dijeni të lidhjeve të mia të veçanta me Serbinë dhe popullin serb”.

“Jo vetëm sepse përfaqësoj një shtet anëtar që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por edhe për shkak të punës sime për Integrimin Europian të Serbisë”, shton ajo.

Ajo shkruan se Serbia i përket Europës, por thekson se në vitet e fundit, perspektiva e integrimit europian të Serbisë është larguar.

“Në të njëjtën kohë, për të gjithë ne që ëndërrojmë për një Serbi të begatë europiane, lidhjet gjithnjë e më të ngushta me Rusinë dhe Kinën, incidentet e fundit të joliberalizmit dhe rastet e përsëritura të retorikës anti-BE në diskursin politik shkaktojnë shqetësim të madh”, shkruan Bakoyannis.

Ish-kryediplomatja greke shkruan se raporti i saj iu kushtua vetëm të drejtave të njeriut dhe nevojës për t’i sjellë edhe 2 milionë evropianë të tjerë nën ombrellën demokratike të KiE.

“Kjo e fundit është veçanërisht e rëndësishme për komunitetin serb në rajon, të cilit, për dekada, i është hequr e drejta për t’i ndjekur penalisht autoritetet e Prishtinës për shkelje të të drejtave të njeriut, para një Gjykate të njohur ndërkombëtarisht”, shkruan ajo.

Bakoyannis përmendi se si asaj i ishin dashur 300 ditë nga misioni në Prishtinë, Mitrovicën e Veriut dhe në Bruksel, një ekip avokatësh të specializuar dhe dhjetëra takime me qeveritë, ambasadorë, kryetarët serbë, përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe, organizata joqeveritare vendore e ndërkombëtare për ta përpiluar atë raport.

Aty, ajo përmend edhe se i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokat te Manastiri i Deçanit.

“Asnjë anëtari kandidat nuk i është kërkuar ndonjëherë të ndërmarrë kaq shumë reforma para se të sillet për diskutim mbi anëtarësimin e tij në Organizatë. Kjo është ndoshta arsyeja pse 83% e Kuvendit votuan pro Raportit”, shkruan Bakoyannis.

Deputetja greke thotë se “Asambleja Parlamentare nuk do të mbante asnjë qëndrim për shtetësinë” e Kosovës.

“Në fakt, gjatë fjalës sime në seancë plenare, nënvizova se ‘nëse do të kisha qenë e detyruar nga Komiteti i Ministrave të shpreh mendimin tim për shtetësinë, nuk do ta kisha marrë kurrë Raportin dhe do të rreshtohesha me pozicionin e vendit tim’, duke mohuar çdo konsideratë për anëtarësimin e Kosovës në Organizatë. Sidoqoftë, kjo e fundit nuk u kërkua kurrë. Njohja ose mosnjohja e shtetësisë është dhe do të mbetet prerogativë e shteteve”, shton Bakoyannis.

Përkundër kësaj, ajo thotë se u sulmua personalisht nga lidershipi i Serbisë, duke e cilësuar si tradhëtare deh se kërkon që të minojë marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve

“Më cilësuan si një tradhtare të paturpshme që minon marrëdhëniet dypalëshe të vendeve tona. Asgjë nuk mund të jetë më larg nga realiteti. Mirënjohja publike e përpjekjeve të mia nga At Savva, igumeni i Manastirit të Deçanit, shërben si një dëshmi modeste për këtë. Për më tepër, duhet përmendur se lidershipi i vendit nuk ka qenë gjithmonë kaq i brendshëm”, shkruan Bakoyannis

Bakoyannis thotë se Serbia nuk ka alternativë të qëndrueshme ndaj BE-së dhe përqafimit të institucioneve liberale demokratike, nëse dëshiron të ketë të ardhme të begatë.

“Sipas parashikimeve aktuale, deri në vitin 2050, Serbia pritet ta humbasë pothuajse një të katërtën e popullsisë së saj, pasi të rinjtë dhe të aftët emigrojnë në kërkim të punës”, shkruan ajo, duke u shprehur e zhgënjyer nga “sulmet personale”.

E rëndë në Tiranë/ 26-vjeçarja hidhet nga kati i 5-të i pallatit, policia: Nga deklarimet e familjarëve dyshohet se…

Një 26-vjeçare është hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Selaudin Bekteshi”, në Tiranë, ndërsa sipas deklarimeve të familjarëve e reja vuante nga probleme të shëndetit mendor.

26-vjeçarja është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 01.05.2024, rreth orës 21:25, në rrugën “Selaudin Bekteshi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit ku banon, shtetasja E. A., 26 vjeçe, e cila sipas deklarimeve të familjarëve të saj, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. 26-vjeçarja është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia.

Ja si është gjendja shëndetësore e Eglës pas vizitës së mjekëve (Video)

Egla pati një shqetësim shëndetësor sot, teksa mjekët nxituan brenda shtëpisë së Big Brother për t’i ofruar ndihmën.

Por duket se në këto orë të mbrëmjes, dhe pas serumit, Egla jo vetëm që e ka marrë veten, por ka rinisur debatet me banorët.

Ajo është çuar nga krevati, tashmë në rolin e lideres së shtëpisë, dhe u ka kërkuar banorëve të bëjnë punë.

Nuk ka kaluar ky moment pa përplasje mes saj, Meritonit dhe Romeos, që i kanë thënë të shtrihet pasi është sëmurë.

Sakaq, Egla u ka kërkuar banorëve të mos bëjnë punë në dhomën e gjumit, ku do qëndrojë në regjim shtrati.

https://www.instagram.com/reel/C6b9Ms-sI22/?utm_source=ig_embed&ig_rid=384ae8a0-30c6-4858-a7cf-73402d7768a5&ig_mid=CCBC0A8F-D942-4661-8D48-9C790FA5348A

https://www.instagram.com/_u/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=6aa0990e-6bef-4836-9b1e-ba1e93751c6c&ig_mid=507D6EA2-9538-4DE1-8527-224E2F9FDFDE

“Ti do që Egla të ikë dhe të anulohet televotimi”/ Romeon e kap frika se mos lë shtëpinë e BBV, ja si reagon pas gjendjes shëndetësore të aktores (Video)

Diçka e papritur ka ndodhur në shtëpi. Pasditen e sotme është komunikuar për banorët se Egla ndodhej në një gjendje jo të mirë shëndetësore e për momentin shfaqej e shtrirë në shtratin e saj me vigon duke marrë serum.

Deri në një moment banorët nuk e dinin se ku ndodhej Egla dhe mendonin se ishte nën kujdesin e mjekëve në spital.

Duke komentuar situatën, Graciano u shpreh shumë i revoltuar ndaj Romeos, pasi për të nuk duhet të presë që ajo mund të largohet nga shtëpia, pasi televotimi i tij me Heidin nuk do të anulohej.

Romeo e ka mohuar që ai dëshiron largimin e Eglës nga shtëpia.

Graciano: Pse bëhesh i keq o burrë, i plasi se u eliminua të jetë mirë me shëndet, unë e di që ti ndoshta do të lirohesh që ajo të iki dhe të prishet gjëja poo…

Meritoni: Jo, jo, nuk prishen nominimet, o Graciano.https://www.instagram.com/reel/C6bdpRJsj63/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fti-do-qe-egla-te-ike-dhe-te-anulohet-televotimi-romeon-e-kap-frika-se-mos-le-shtepine-e-bbv-ja-si-reagon-pas-gjendjes-shendetesore-te-aktores-video%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A471%2C%22ls%22%3A211%2C%22le%22%3A337%7D

Aksidenti tragjik në Kurbin me 2 të vdekur, momenti kur traktori ra në kanal, zuri poshtë shoferin (Video)

Pamjet e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në 10 Prill në Fushë-Kuqe të Kurbinit janë publikuar duke shfaqur momentet e fundit të dy personave që mbetën të vrarë pas incidentit.

Siç duket edhe në video, zetori me të cilin udhëtonin 60-vjeçari Ismajl Ismaili dhe 21-vjeçari Gjin Muhaj, të dy banues në Mirditë, përmbyset dhe bie në kanal.

Nuk është e qartë se përse zetori ku ndodheshin dy viktimat është përmbysur duke sjellë edhe vdekjen e tyre, por dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin për një moment.

Të dy ishin nisur për të punuar tokën e 60-vjeçarit, i cili kishte punësuar të riun, por të dy humbën jetën pasi nuk kanë arritur të shpëtojnë pasi zetori i ka zënë poshtë.

“E pe që Baçi nuk erdhi fare?”/ E nxori “kokë më kokë” në nominim me të dashurën, si reagoi Romeo kur pa që mjekët janë futur në shtëpi për Eglën, ja çfarë thotë aktorja për Heidin (Video)

Marrëdhënia mes Eglës e çiftit, Romeos dhe Heidit u “lëkund” mbrëmjen e djeshme pasi këta të fundit mendojnë se aktorja i ka nxjerrë në nominim “kokë më kokë” se kush do të largohet, dhe jo që njëri prej tyre do të kualifikohet direkt për në finale.

Përgjatë gjithë mbrëmjes edhe sot paradite Romeo ishte personi i cili vendosi t’i qëndrojë larg Eglës dhe t’i mbajë qëndrim.

Mirëpo, kjo sjellje e aktorit nuk zgjati për shumë pasi gjendja shëndetësore e rënduar e Eglës bëri që ai menjëherë t’i shkonte pranë.

Në një bisedë me Julin, vetë aktorja i tha që Romeo ka një zemër shumë të madhe, ndërsa partnerja e tij, Heidi, ende nuk ka shkuar që ta pyesë si është.

Egla: A e pe që erdhi Romeo?

Egla: A e pe që ka zemër të madhe siç të kam thënë?

Egla: E pe që Baçi nuk erdhi fare?

Juli: Po Baçi është akull, po do vijë edhe Baçi

Juli: Po, mbase nuk e di që je këtu fare por do ja thotë ai edhe do vijë.

Pasditen e sotme Egla papritur u ndie keq. U desh ndërhyrja e mjekëve në shtëpi që gjendja shëndetësore e aktores të stabilizohej. Përmes një zarfi produksioni i Big Brother Vip njoftoi dhe banorët e tjerë duke theksuar se në vijim do të ketë një njoftim të dytë në lidhje me rrugëtimin e aktores në finalen e madhe të 25 majit.

Aktualisht Egla ndodhet në dhomën e gjumit, e shtrirë, ku dhe i është vendosur dhe një serum.

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f7cf5879-ecd1-485a-886c-755ee9f6c2ab&ig_mid=F037E534-DC28-42EA-BF39-F9C5996C2B0E

Sophia, roboti më inteligjent në botë tenton të arratiset gjatë prezantimit në Greqi, rrëzohet keq (Video)

Sophia, i konsideruar si humanoidi më inteligjent në botë, ka pësuar një incident të pakëndshëm në Greqi.

Gjatë prezantimit në një event teknologjik në Selanik, roboti Sophia ishte vendosur në një podium, por ka kryer një veprim të pazakontë.

Roboti ka nisur të ecë papritmas, duke u rrëzuar nëpër shkallë.

Sipas disa medieve greke, incidenti ka ndodhur gjatë kohës që në sallë ka hyrë kryeministri grek Qirjako Miçotaqis.