Guri që flet shqip dhe ‘tronditi’ Greqinë: Ne nuk largohemi nga toka jonë, me këtë rrojmë, këtu hapim varret

Pllaka e gurit në ishullin grek të Lemnosit i përket shekullit të VI.p.e.r. dhe është deshifruar nga studiuesi Muharrem Abazaj.

Një mbishkrim i tillë mjaft i vjetër është gjetur në territorin e Greqisë, në ishullin Lemnos. Ai është bërë objekt deshifrimi nga shumë studiues, midis të cilëve edhe Nermini Vlora (Falasci), e cila ka deshifruar një pjesë të mirë të shkrimit. Por, siç thotë ajo, nuk e vazhdoi më tej për mungesë të njohjes thellë të gjuhës shqipe.

Duke punuar mjaft me këtë mbishkrim, studiuesi Muharrem Abazaj arriti të identifikojë aty shumë nga ato fjalëza njërrokëshe pellazge, identike ose të përqasura me ato fjalë shqipe që kishte dalluar tek toponimet.

Përmbajtja e këtij mbishkrimi është një një histori e dhimbshme e lidhur me pronën, me tokën.

“Ne nuk largohemi nga toka jonë, me këtë rrojmë, këtu hapim varret”.

Edhe portreti në gurin e mbishkrimit si dhe thika përbri tij, flasin qartë për këtë përmbajtje. Deshifrimi i këtij mbishkrimi me anën e shqipes, tregon në mënyrën më të plotë për lidhjen e pellazgjishtes me shqipen.

Marko Boçari, shqiptar e bir shqiptari

Shumë historianë helenë suliotët i quajnë grekë. Teori të cilat qarkullojnë prej dhjetëra vitesh dhe janë të pabazuara historikisht. Fakti që pjesa më e madhe e tyre i përkisnin besimit ortodoks, fakti që historia e tyre bëri bujë në Greqi dy shekuj më parë, fakti që ata ishin burra trima që bënë histori dhe lanë një emër të pavdekshëm, raportet që ata krijuan me rusët dhe francezët, i ka bërë shumë të famshëm. Por krahina e Sulit është shqiptare dhe vetëm shqiptare. Dhe këtu na vijnë në ndihmë disa fakte të padiskutueshme.

Të gjithë studiuesit e huaj të asaj kohe vinin në dukje faktin që banorët e gjashtë fshatrave që përbënin Sulin, flisnin një gjuhë të çuditshme që nuk ishte greqisht, fakti që banorët e atyre zonave dinin vetëm shqip dhe mbi të gjitha hartimi i fjalorit të parë shqiptar nga Marko Boçari, hedhin poshtë të gjitha tezat e grekëve që shumë herë janë quajtur manipulatorë të historisë. Sepse fjalori u hartua pikërisht me qëllimin që të ndihmonin shqiptarët të mësonin greqisht. Vetë konsulli francez, Pukëvili, ka lënë dokumente ku shkruan se bëri përpjekje që suliotët të studionin greqisht dhe të merreshin vesh me grekët.

Pikërisht për të hedhur dritë mbi një figurë shumë të rëndësishme të historisë shqiptare, na vjen në ndihmë historiani Arben Llalla. Në bazë të shumë dokumenteve historike, Marko Boçari lindi në Sul të Janinës më 1790, në një familje të dëgjuar që kishin dalë shumë burra trima si: Kiço Boçari, Kosta, Dhimitri, Jorgji dhe kapedani i madh i Kryengritjes të 1821, Noti Boçari, i cili ka lindur në Sul në vitin 1759. Ai është ministri i parë i Mbrojtjes i shtetit grek, dhe vdiq më 1841.

Që një pjesë e popullsisë së suliotëve janë çamë, këtë na e deklaron anglezi V.M. Lik: “Suliotët janë një farë e Çamërisë, njëra prej katër degëve të Shqipërisë”.

Ndërsa studiuesi Ciapolini thotë: “Suliotët nuk dinin fare greqisht, gjuha që ata përdornin është shqipja e dialektit të Çamërisë”.

Sulioti Marko Boçari nuk ishte vetëm një nga heronjtë shqiptarë më të rëndësishëm, të Kryengritjes së vitit 1821, i njohur për aftësitë ushtarake dhe guximin e tij, por ai kishte një aftësi të madhe dhe një dëshirë të admirueshme për shkrim e këndim. Duke qenë se suliotët ishin të njohur për trimëri e një guxim të pashembullt në luftra, ëndrra e Markos ishte që Suli të ishte i pavarur dhe të jetonte në një shoqëri të lirë e të drejtë. Shqiptarët e dëshironin edukimin arsimor, por pa rrezikun e tjetërsimit dhe bjerrjes së vlerave tradicionale e të bashkësisë.

Kur gjendej i internuar në Korfuz, Markoja mësoi greqishten dhe bëri të famshmin “Fjalorin dygjuhësh i greqishtes dhe shqipes së thjeshtë”(Λεξικον τις Ρομαικης και Αρβανιτικης απλησ), 1809, të cilin e shkroi vetë me ndihmën e babait të tij, Kiço Boçari (1754-1813), xhaxhait, Noti Boçari (1759-1841) dhe vjehrrit të tij, Kristaq Kallogjeri nga Preveza.

Përfundimi i këtij fjalori ishte i nxitjes së konsullit francez Pukëvili, siç pretendonte francezi vetë, përpjekje të mësojnë suliotët greqisht dhe të merren vesh me grekët.

Sido që të jetë puna, fakt është se kemi të bëjmë me një hero që ka shqetësime kulturore, që krijoi një vepër gjuhësore dhe kulturore, si rrjedhim, me të drejtë, Marko Boçari mund të quhet realizuesi i fjalorit të thjeshtë të parë greko-shqiptar.

Fjalori i Marko Boçarit lindi si pasojë dhe e ngjarjeve që po kalonte Greqia, ku mbas dorëzimit të armëve duhet t’i përshtateshin jetës civile shoqërore, që për ta ishte e vështirë.

Fjalori ka rëndësi të veçantë, se shpreh shumë elemente të gjuhës shqipe në dialektin e çamërishtes, ky fjalor shërbeu edhe si mjet politik për të afruar shqiptarët me grekët.

Një tjetër detyrim i lindjes së fjalorit greko-shqip ishte se tregtia në zona të gjera të Ballkanit bëhej në gjuhën greke. Kështu që lindi nevoja e një fjalori dygjuhësh, me qëllim që shqiptarët, në njëfarë mënyre ishin të detyruar të mësonin greqishten, që po fitonte terren si gjuhë e tregtisë në Ballkan.

Kështu gjuha shqipe mbeti një gjuhë e pastër kombëtare, që flitej vetëm nga populli i saj, duke ruajtur vjetërsinë dhe pastërtinë gjuhësore, por që nuk u zhvillua në shkrim apo të futeshin fjalë të reja që i përshtateshin zhvillimit shoqëror të kohës apo të njihej nga të huajt e shumtë që vizitonin Ballkanin në atë kohë të pushtimit osmano-turk. Marko Boçari, me një vullnet dhe guxim, në moshën 19-vjeçare na solli fjalorin e parë greko-shqip me titull origjinal “Λεξικον τις Ρομαικης και Αρβανιτικης απλησ” (Fjalori dygjuhësh greqisht dhe i shqipes së thjeshtë). Fjalori dygjuhësh përbëhej nga 111 faqe, 1494 fjalë shqipe, dhe 1701 fjalë greke. Origjinali i këtij fjalori gjendet sot në muzeun Kombëtar të Parisit me kodin Supplement Grec 251 numri 244 të faqes dhe u dhurua në maj të vitit 1819 nga konsulli Pukëvili.

Konsulli i Përgjithshëm francez në Janinë, Pukëvili, duke studiuar fjalorin e Marko Boçarit, hartoi një fjalor të vogël frëngjisht-shqip, me rreth 440 fjalë dhe origjinali i këtij fjalori gjendet në muzeun Kombëtar të Parisit.

Markoja, sipas historianit Llalla, ishte jo vetëm studiues i famshëm, hartues fjalori, por dhe një trim me merita të veçanta. Ai do të vritej më 9 gusht 1823, duke luftuar kundër ushtrisë së Mustafa Bushatit.

Vdekja Marko Boçarit u bë e njohur në të gjithë Evropën. Ai i kishte shkruajtur një letër Bajronit, kur ky ishte rrugës për në Mesollogji. Poeti i madh anglez, Lordi Bajron erdhi kur Marko Boçari kishte vdekur dhe mbajti një fjalim mbi varrin e tij, i veshur me kostumin e njohur kombëtar shqiptar. Marko Boçari vdiq, por figura e tij u bë legjendë.

Pas vdekjes së tij qeveritarët grekë i vunë zjarrin shtëpisë së Boçarëve, duke djegur shkresa shumë të vjetra, një arkiv i pasur i jetës së shqiptarëve.

Shumë historianë grekë e deklarojnë Marko Boçarin dhe shumë heronj të tjerë shqiptarë të Kryengritjes të 1821, si grekë dhe jo shqiptarë, duke pasur parasysh që Marko dhe të tjerë heronj të 1821, i përkisnin fesë ortodokse.

Që Marko Boçari ishte shqiptar dhe bir shqiptari, këtë na e deklaron, në vitin 1994, nipi i tij me të njëjtin emër Marko Boçari, profesor në Universitetin e Kuinslendit në Australi. Kur reagonte ashpër ndaj deklaratës së një deputeti grek që mohonte ndihmesën shqiptare në kryengritjen e 1821 dhe origjinën shqiptare të Marko Boçarit.

“Komentet e mia të mëposhtme kanë të bëjnë me një letër të publikuar të një ministri grek, që ka deklaruar se nuk paska shqiptarë në Greqi. Duket qartë se ministri ose nuk ka dijeni çfarë ndodh aktualisht në vendin e tij, ose ka vendosur të injorojë faktet. Është fakt se në Greqi ka më shumë se një milion shqiptarë ortodoksë. Prindërit e mi nuk kanë folur kurrë greqisht me mua, por vetëm shqip, se ata ishin krenarë për origjinën e tyre dhe fisin e tyre shqiptar.”

Arvanitasit, heronjtë shqiptarë të revolucionit grek

Popullsia shqiptare që jeton në shtetin e ri Grek ndahet në dy grupe, arvanitasit që janë vendas dhe njihen që në kohën antike dhe jetojnë në 450 katunde dhe shqiptarët që grekët i quajnë allvani dhe kanë ardhur në Greqi pas pushtimit osman dhe që banojnë në mbi 150 fshatra. Katundet që janë banuar nga elementi që flet në vatër gjuhën shqipe, ndodhen në zonën e Epirit, në Thrakë, në ishujt e Korfuzit, Speca, Hidra, Psaron,Andron, Peloponez, etj.

Sipas historianit Arben Lalla, pyetja më evidente është se kush është vendi amë i tyre? Sipas studiuesve helenë, Arvanitasit e Greqisë janë njohur në Greqi rreth shekullit 4-7, por në fakt studiuesit e huaj nuk janë dakord me këtë mendim. Sipas tyre rrënjët shqiptare në Greqi janë shumë më të hershme, që në kohën antike. Sepse ekzistojnë shumë dokumenta historike, këngët, emrat e perëndive të Olimpit, emrat e qyteteve të lashta të Greqisë, që shpjegohen vetëm në gjuhën shqipe ose arvanitase.

Dhe në fakt shpjegimi i fjalës arvanitas vjen nga fjala arbana që do të thotë arbërës-njeri që punon tokën. Për herë të parë u quajt Albani nga gjeografi i lashtë Klaud Ptolemeu 90-160 pas Krishtit, territori mes Durrësit dhe Dibrës, dhe kjo popullsi u quajt Albanian. Por në fakt emri arvanitas sipas historianit Llalla është më i vjetër se emri ilir dhe është vërtetuar dhe më i vjetër se emri alban. Pra vjen direkt nga pellazgjishtja. Arvanitasit janë autoktonë në Greqi dhe shumë më të vjetër se grekët.

Historia e arvanitasve është lyer gjithnjë me gjak e trimëri. Një nga faqet më të ndritura të tyre është pjesëmarrja heroike në revolucionin e 1821-it, bashkë me grekët kundër osmanëve turq. Sipas historianit Lalla kjo përbën një faqet më të ndritura të historisë së Greqisë dhe të arvanitasve. Edhe pse grekët kanë theksuar gjithnjë që arvanitasit janë rracë e ulët, u është mohuar gjuha shqipe dhe u hodh baltë mbi shumë figura të shquara duke i quajtur tradhëtarë, duke i burgosur dhe duke i vrarë në pabesi, e vërteta nuk vdes.

Një nga faktet historike që nuk mund të diskutohen tashmë është fakti që 90 ndër 100 heronjtë e Revolucionit grek të 1821-it ishin arvanitas ose shqiptarë. Arvanitasit mbajtën peshën kryesore të luftës Nacionalçlirimtare të 1821-it, përveçse uishin pjesa dërrmuese e popullit grek në periudhën e kryengritjes, kjo nuk diskutohet. Dihet tashmë nga të gjithë që arvanitasit ishin popull luftarak, krenaria e të cilëve nuk e lejonte skllavërinë. Revolucioni i 1821-it ishte kryesisht vepër e arvanitasve të Epirit, Rumelisë, Moresë dhe e arvanitasve të ishullit të Hidrës, Specas dhe Psaros.

Ata krijuan çetat e para të komitëve nën pushtimin turk që ruajtën jo vetëm mosnënshtrimin dhe lirinë por dhe traditat e tyre të lashta, muzikën, vallen dhe këngën popullore. Ato luftuan ashpër kundër turqve por historia e tyre më e lavdishme është revolucioni grek. Heronjtë arvanitas të revolucionit të 1821 janë: Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor (Bythgura)Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio (Llalla)Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari, shumë e shumë shqiptarë të tjerë. Me të drejtë poeti ynë kombëtar, Naim Frashëri do t’u këndonte shqiptarve heronj të revolucionit grek të 1821.

  • E kush e bëri Morenë, ( Greqinë )
  • Gjith shqiptarë qenë,
  • S’ishin shqiptar Marko Suli? ( Marko Boçari )
  • Xhavela e Mjauli?
  • Shiptar, bir shqiptari,
  • Me armët e Shqipnis.
  • I u hodhën themeli Greqis.

Dhe jo vetëm kaq. Do ishin shqiptarët ata që do t’i sjellin kurorën e Greqisë, mbretit të saj Othon, sepse tre anëtarët e komisionit ishin shqiptarët: Andrea Miauli, Marko Boçari dhe Dhimitër Plaputa.

Historiani Llalla është i bindur që revolucioni grek është vepër e arvanitasve. Edhe shteti që u krijua mbas vitit 1821 përbëhej nga shumica e banorëve që flisnin në Greqi gjuhën shqipe. Ishte fama shqiptare ajo që i detyroi grekët e sotëm të pranojnë fustanellën shqiptare si kostumin e tyre kombëtar. Për nder të trimërisë së heronjve shqiptarë, grekët e morën kostumin kombëtar shqiptar që vishej nga Kosova deri në Peloponez. Dhe duke qenë se ata donin të asimilonin çdo gjë shqiptare dhe ta quanin të tyre, i bënë ca ndryshime të vogla kostumit kombëtar, por ajo mbetet në jetë të jetëve krijesë shqiptare siç është i lavdishëm kontributi i shqiptarëve në luftë, ne formimin e shtetit grek dhe në të gjitha etapat e zhvillimit të jetës politike dhe shoqërore.

“Shkelzeni te Dritan Prifti…” – Gazetari: Ju tregoj videon me të cilën Meta shantazhon Berishën!

Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për proceset gjyqësore të hapura ndaj kreut të PL-së, Ilir Metës, bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, marrëdhënien mes Metës dhe Berishës, arratisjen dhe akuzat ndaj Arben Ahmetajt dhe shumë çështje të tjera.

Ndërsa fliste për marrëdhënien mes Berishës dhe Metës, të dy me gjyqe të hapura në SPAK, gazetari foli edhe për një video, me të cilën kreu i PL-së ka kërcënuar më parë dhe kërcënon ish-kryeministrin Berisha.

“Berisha po distancohet nga Ilir Meta, që mos e bashkojë hallin e tij me hallin e Metës. Sepse halli i Metës është shumë më i madh. Nëse Berisha akuzohet për një episod korruptiv që i ka kaluar dhëndrit ish-klubin e Partizanit, për të ndërtuar, Ilir Meta është nën hetim për pastrim parash dhe akuza të tjera, korrupsion, fshehje pasurie, ka disa dosje të hapura për të. Nuk besoj që Berishës i intereson që të bashkojnë hallet dhe të vazhdojnë luftën kundër SPAK-ut. Mos harrojmë që Meta e shantazhon herë pas herë Sali Berishën. E ka shantazhuar edhe më parë. Fillimi i shantazhit ka nisur që në 2015-ën.

Të gjithë e mbajnë mend kur Berisha nisi një sulm politik ndaj Metës me të cilin e akuzonte se kishte porositur vrasjen e Tom Doshit dhe Mhill Fufit. Ndërkohë Meta iu përgjigj duke e kërcënuar me publikimin e një videoje të Shkëlzen Berishës. Besohet se është një video kur Shkëlzeni paraqitët te Dritan Prifti për të kërkuar favor dhe për të bërë pazare me pasuritë publike. Nuk është bërë publike kjo video. E ka parë një rreth i ngushtë gazetarësh në rrethet politike dhe mediatike, por nuk u bë publike sepse Sali Berisha u tërhoq, reflektoi pas atij shantazhi që i bëri Ilir Meta”, tha gazetari.

“Kur shqiptarët ishin qytetarë, stërgjyshërit e frëngjve dhe të anglezëve visheshin me lëkura bualli dhe rronin të futur në shpellat”

Sot shënohet 75-vjetori i vdekjes së një prej shqiptarëve më të shquar dhe më me kulturë, Faik Konicës. Ai konsiderohet si një nga mendjet më të mprehta, por dhe shumë i hidhur me realitetin dhe shqiptarët.

Më poshtë kemi përzgjedhur disa thënie të tij ndër vite:

–Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar. (Albania 4, 1907).

-Shqiptari e ka zakon që kundërshton para se të marrë vesh. (Vepra 1, f. 187).

-Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).

-Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve. (Vepra 3, f. 75).

-Populli është i duruar, po gjer në një pikë: e kur kupton dhe e zë zenga, tërbimi i tij bën çudira të shëmtuara. (Vepra 3, f. 181).

-Kombi [iliro-shqiptar] i Diokletianit, i filozofit Julian, i Justinianit, është një komb i cili kishte një qytetari të tij kur stërgjyshërit e frëngjve dhe të anglezëve visheshin me lëkura bualli dhe rronin të futur në shpellat. (Vepra 2, f. 70).

-Zgjidhja ideale do të ishte për shqiptarët të zhduknin njëherë e mirë ndikimet orientale, duke shkëputur çdo lidhje, fetare, morale apo letrare, qoftë me bizantinët, qoftë me turqit. Mirëpo, gjë e bukur të ndodhte kjo në çast. Zgjidhja do ishte e realizueshme po qe se stërgjyshërit tanë do ta kishin përgatitur me kohë për ne; atëherë neve do të na duhet ta përgatisim këtë zgjidhje për nipat tanë të ardhshëm. (Albania 2, 1907).

-“Shqipëria i ka dhënë Turqisë, me të cilën ish lidhur, jo më pak se tridhjet e pesë kryeministra në katër shekuj e gjysmë, dhe një numër të madh komandantësh ushtrie dhe diplomatësh; Shqipëria i ka dhënë edhe një kryeministër Italisë, një papë (Klementin XI) Romës, dhe një kryegjeneral së Shenjtës Perandori Romane. Një e tillë pjesëmarrje në histori nuk mund të kuptohet pa rrënjë kulture në kohën e shkuar, kulturë nga e cila kanë mbetur edhe sot shenja të gjalla në Shqipëri- Faik Konica – 1933.

–Vetëm shqiptarët e kanë ndjenjën e së bukurës aq të fuqishme sa e paguajnë me jetën e tyre kënaqësinë për të qenë vetë rrufeja mes atyre furtunave njerëzore të luftës. (Albania 3, 1897).

-E ashpër, e vrazhdë, si populli i fuqishëm që e flet, por edhe plot shije e hijeshi, si frutat dhe lulet e malit ku flitet, gjuha shqipe – ndonëse e varfëruar nga një palëvrim shumë herë shekullor – është e aftë të shprehë, me një ndjenjë të mrekullueshme, nuancat, konceptimet më të holla e të mprehta të mendimit njerëzor. (Albania 1, 1897).

-Ndjenja kombëtare ka rrënjë të forta në zemrat shqiptare; dhe ndonëse më ndonjë rast, moskokëçarja dhe moskuptimi i shqiptarëve gati na shkurajojnë dhe shkurajojnë gjithë miqtë e tyre të vërtetë, duhet pranuar se ndjenja kombëtare atyre nuk u mungon, por u mungon ajo vetëdije e qëruar, aq e domosdoshme për përparimin. (Albania B, nr 2, 14, 15-30 qershor 1898).

-Shqiptarët honxhobonxho janë të tmerrshëm për mizori e kapadaillëk. (Albania10, 28 shkurt 1898).

-Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi e krime janë bërë në emër të së gjorës Shqipëri! (Albania 4, 1907).

-Një e thënë latine e Kohës së Mesme, e ndryshuar pak: Homo homini lupus – Njeriu për njeriun është ujk. Femina feminae lupior – Gruaja për gruan është më ujke. Albanus Albano lupissimus – Shqiptari për shqiptarin është fare ujk [ujk e shkuar ujkut]. (Albania, qershor 1902, nr.5).

-Turqit turq mbeten; të rinj a të vjetër, ata janë, siç thotë shprehja latine popullore eiusdem farinœ [të të njëjtit brum]. Në tërë perandoritë që kanë ekzistuar a ekzistojnë, janë gjendur në kombin sundues mendje bujare për të marrë në mbrojtje kombet e nënshtruara. Po a mund të përmendet që prej katër shekujsh qoftë edhe një fjalë e vetme e një turku të vetëm në favor të Shqipërisë? Kjo fjalë vërtet do të meritonte në këtë rast të shkruhej e gdhendur mbi një pllakë bronzi dhe të varej në muret e klubeve tona popullore si një relikte kurioziteti. Turqit na mohojnë edhe ato cilësi që vëzhguesit e huaj i pranojnë njëzëri… Turqit na mundën, por pa arritur të na mposhtin, edhe pasi na imponuan Muhametin e tyre. (Albania 121 , nr 12, 1909).

-Grekët e shpërdorojnë si shumë heshtjen përçmuese të shqiptarëve që nuk i hanë dokrrat e tyre bajate e boshe. (artikulli “Mbi Shqipërinë”, Libre Parole).

-Shqiptarët janë një komb të cilit i pëlqen të lëvdojë veten. Si thonë gojë-rrumbullët tanë, kombi shqiptar është i pari nga mendja, nga sjellja e nga trimëria. Sikur shqiptarët të qenë jo kombi më i mendshmi, por thjesht një komb i mendshëm, ata do të kishin dalë me kohë nga dita e zezë ku ndodhen. (Vepra 1, f. 271).

-Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqejtë… sado e madhe në vetvete, është e vogël në shkaqet që e ndezin. Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembër, dhe shumë herë pa e ditur as vetë përse, shqiptarët marrin armët, hidhen, vriten. Por, ata njerëz që vriten për interes e për përralla [dokrra], ftohen dhe frikësohen në u dashtë trimëri për ndonjë mendim të bukur, për ndonjë dobi të vërtetë e të përgjithshme… Nuk kanë frikë nga plumbi, po dridhen nga Valiu! trimëria e vërtetë është ajo që vihet në shërbim të së Drejtës dhe Atdheut, në shërbim të dobisë së përgjithshme. Të tjerat punë janë punë egërsie e kafshërie, jo trimërie. (Vepra 1, f. 271-272).

-Ta dini se ne në sy të Evropës së qytetëruar, jemi të prapambetur, dhe asgjë më shumë; ca na shajnë, ca na përqeshin, ca të pakëve u vjen keq. Hiqni dorë ju them, se u bëmë palaçot e dheut. Heshtni, shtrohuni, bashkohuni. Udha që shpie në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, po me ferra; kush arrin në kulm, arrin i grisur, i djersitur, i përgjakur; dhe kur arrin në kulm, bie i vdekur nga të lodhurit, por me vetëdijen që i hapi një udhë të re popullit. (Vepra, SH.B. N. Frashëri, f. 213).

-Bëhuni burra! Rrëmbeni kazmat! Puna është më e lartë se trimëria, kazma më fisnike se palla. E mbi të gjitha heshtni! Jo fjalë, por kazmën. Jo mbledhje, por kazmën. Jo misione, por kazmën! Dhe parmendën, dhe draprin, dhe shoshën, dhe furrën. Mjaft lëvdime. E kam zemrën aq të mbushur me lot sa s’qaj dot. (F. Konica, Vepra, SH.B. N. Frashëri, f. 214).

-Është një vend në faqe të dheut ku katilin e kanë për njeri të nderuar; hapen që t’i bëjnë udhë kur kalon; e fshehin nga i vetë-thëni gjyq, në iu tektë së vetë-thënës polici të bëjë sikur e kërkon; edhe në daltë ndonjë i çmendur për të marrë anën e kanunit [ligjit], e shajnë edhe e fëlliqin me një zell të çuditshëm. Dhe prandaj ai vend ka fituar një famë shumë të shëmtuar në botë… Për cilin vend po flas, do ta kuptoni menjëherë kur t’ju them që nuk ndodhet në mes të Afrikës, po në Europë. (Vepra 3, f. 169).

-Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerë. Shqiptarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në histori të Evropës. Nga më të voglat trazira gjer në luftërat më të gjakta, shqiptari ka hequr hark, vërvitur kordhë a zbrazur pushkë. A ka gjë më të turpshme, më të ulët se historia e këtij kombi që, për pak të qelbur ergjent [të holla], shet mish njeriu në çdo luftë, edhe kujt s’i erdhi dëshirim nga aq qindra vjet që e shkelin dhe e kurvërojnë të huajt, s’i erdhi dëshirim të japë dy pika gjak për lirinë e vetvetes? Të donin shqiptarët lirinë e Shqipërisë lehtazi e bëjnë; por rrinë të patundur dhe kështu dëftojnë që s’e duan Shqipërinë, dëftojnë që janë armiqtë e saj. (Albania 1, vëllim A, 1897).

-Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë mend dhe ndërtohen. Ne shqiptarët, s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot. (Vepra 3, f. 15).

-Ç’ka Italia që vlen të merret? Makaronat dhe kamorren, hiçgjë tjetër. Për makaronat, s’kemi nevojë, se kemi patatet tona; kamorren e kemi marrë dhe, shyqyr perëndisë, e kemi përmirësuar dhe rregulluar me një sistem më të mbaruar se italianët vetë. (Vepra 2, f. 111).

-Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën të mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë; falna durimin të thellojmë një punë me parë se të shkruajmë përmbi të: frymëzona me një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë që jo vetëm të flasim me paanësi, por edhe të sillemi si të paanshëm; shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthimet e shtypit. Ashtu qoftë! (Vepra 3, f. 421-422).

(TemA)

KY ËSHTË KODl QË HAP ÇDO TELEFON

Ekziston një kod i thjeshtë që mund t’ju bëjë të keni qasje në informacionet e fshehura të iPhone, aq sa edhe të mund të ndryshoni strukturën e tij.

Gjithçka funksionon duke formuar *3001#12345#* dhe pastaj të shtypni butonin e telefonatës.

Ekrani i telefonit do të marrë ngjyrë gri dhe pas kësaj do t’ju dalë informacioni ekstra.


Një nga karakteristikat më të dobishme është një tregues i detajuar i fuqisë së sinjalit të internetit, i cili shfaqet në këndin e sipërm të majtë.

Nëse formoni *#06# do të zbuloni numrin identifikues IMEI.

Kjo është shumë e dobishme pasi mund të përdoret për të fikur telefonin tuaj në rast se ua vjedhin atë.

Studenti gdhend shënime mbi stiΙolaps për të koρjuar në ρrovim dhe…

Të studiosh për një provim mbi ligjet e procedurave penale kërkon shumë kohë. Por po ashtu edhe të gdhendësh të gjithë silabusin e lëndës në gjatësinë dhe anët e 11 stilolapsave.

E dyta ishte opsioni që pati zgjedhur një student në Spanjë, i cili gdhendi shkronja mikroskopike në disa stilolapsa. Fatkeqësisht, ai u kap dhe të gjitha shënimet e tij të fshehta u konfiskuan.

Lektorja Yolanda de Lucci nga Universiteti i Malagës postoi në Twitter metodën e pazakontë të kopjimit.  “Teksa pastroja zyrën, gjeta këtë relike nga universiteti që ia konfiskuam një studenti dia vite më parë. Prodecurat penale në një stilolaps. Çfarë arti!”

Dikush i quajtur Gonzo, thotë se e njeh studentin që provoi këtë metodë dhe shpjegoi se “artisti zëvendëson majën e një stilolapsi të zakonshëm me një gjilpërë”. Mesa duket, “kjo e bën shumë të lehtë për të shkruar mbi një stilolaps”.

Shumë njerëz të tjerë kanë shprehur mendimin se nëse studenti shpenzoi kaq shumë kohë për diçka të tillë, mjaftonte të kishte studiuar.

HEDH MAKARONAT PËR TË VLUAR, GRUAJA “SHQYEN” SYTË NGA AJO QË DEL NGA UJI

Nuk është e rrallë që në Shqipëri të hasemi me raste të shumta të produkteve ushqimore që kanë kaluar datën e skandencës.

Madje mund të përbëjnë rrezik për shëndetin e konsumatorëve.

Një grua nga Mitrovica është habitur pasi ka blerë një pako me makarona dhe ka dashur t’i gatuajë ato.

Zonja ka vluar ujin dhe pasi ka hedhur makaronat e blera në një prej dyqaneve të njohura në zonë, ka vënë re se makaronat kanë nisur të nxjerrin miza në sipërfaqe.

Gruaja është shprehur e habitur me faktin se ndonëse makaronat kishin afat, nga to dolën insektet.

Nëse do të ndodheshim në një situatë të tillë jashtë shtetit, të jemi të sigurt se kompania prodhuese do të kishte dëmshpërblyer të dëmtuarin.

Madje, rrezik do t’i merrte falas për gjithë jetën produktet ushqimore të atij lloji.

DO HABlTENl: WEBFAQJA KU MUND TË GJENI KLONlN TUAJ

E vërteta është se, ka disa njerëz nëpër botë me të cilët mund të përngjani aq shumë sa që lirisht mund të quheni ‘binjakë të panjohur’.

Ka shumë shembuj të ndryshëm nëpër internet ku njerëzit rastësisht janë takuar me personat të cilët ngjajnë shumë, dhe kanë bërë foto me ta.

Kështu, Niamh Geaney nga Dublini dhe dy shokët e tij ishin aq të interesuar për të gjetur personat me të cilët përngjajnë sa që krijuar një projekt të quajtur

‘Binjakët e huaj’, duke bërë që shumë njerëz të kërkojnë për identikun e tyre në internet.

Shumë shpejtë, Geaney gjeti personin me të cilin ngjanë shumë vetëm pak kilometra larg tij.

E gjitha çfarë duhet të bëni në këtë webfaqe është që të ngarkoni një fotografi të fytyrës tuaj, dhe më pas të zgjidhni veçoritë tuaja kyçe nga një listë e veçorive.

Më pas do të shfaqen disa fotografi të njerëzve me të cilët përngjani, të cilët mund t’i shikoni dhe ndoshta t’ua vizitoni profilin në Facebook.

Është një ndjenjë qesharake. E gjitha çfarë duhet të bëni është të klikoni http://twinstrangers.net/, për t’u regjistruar.

Shikoni vilën e Shkelzen Berishës dhe Armina Mevlanit. Një kështjellë e υërtetë

Deri më sot, nuk ka dalë asnjë që të ketë vilën dhe shtëpinë më të bukur sesa djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Me të vërtetë, vila e Shkelzen Berishës, ku jeton me Armina Mevlanin, është një pallat mbretëror.

Vila e tyre ndodhet pranë vilës së Samir Manes dhe është vila e vetme, që e konkurron atë të Manes.

Ndërsa vite më parë dolën dokumentet se kjo vilë i përket Shkëlzen Berishës, por djali i Berishës deklaroi se kjo shtëpi është me qira.

Këtë e vërtetonte bashkë me një dokument, ku thuhet se qiraja kushton 2 mijë euro.

Vila, e cila ka përmasat e një kështjelle, ndodhet në zonën e vilave që mund të shihet nga rruga Tiranë-Elbasan në ish-komunën e Farkës, tashmë e shkrirë me Tiranën.

Kjo është një nga shtëpitë e 46-vjeçarit Shkëlzen Berisha. Edhe në rastin e kësaj vile, “letrat” dëshmojnë pronësinë e një biznesmen libanez që ka një sipërmarrje çimentoje në Shqipëri.

“Letrat” flasin për qera, diçka mbi 2000 euro në muaj.

Nuk dihen sesi i ka siguruar kaq shumë të ardhura Shkelzeni për të përballuar këtë vilë, me qira dhe aq më tepër nëse e ka të blerë.

Në pjesën tjetër të këtyre vilave që kushtojnë nga 300 mijë në rreth dy milionë euro dhe më shumë, jetojnë politikanë, gjykatës, ministra, ish-ministra dhe disa kokrra të medias, kryesisht të njëjtët që blejnë me të njëjtat çmime të kripura edhe në fshatrat e ngjashëm turistikë në bregdet.

Se nga i gjeti kaq shumë para Shkëlzeni, këtë do ta zbardhin organet e akuzës, por po sjellin në kujtesë dy çështje skandali, korrupsioni  ku është përfshirë emri i djalit të Sali Berishës.