Revista finlandeze zbulon kohën kur kanali i Korfuzit quhej “kanali shqiptar”

Publikohet për herë të parë Gravura e vitit 1879, e marrë nga një revistë finlandeze e sjellë nga arkivat skandinave, nga studiuesi Armand Plaka.

Një gravurë e vitit 1879 e publikuar nga studiuesi Armand Plaka hedh dritë mbi detaje interesante të emërtime të ndryshme të teritoreve në lufinjtë shqiptaro-grek. Është fjala për Kanalin e Korfuzit, i cili dikur thirrej ndërkombëatrisht, kanali shqiptar. Diçitura në gravurën e vitit 1879 e botuar në një revistë Finlandeze, e vërteton këtë. “Mes kanalit shqiptar dhe ishullit të Korfuzit“, është diçitura që shoqëron gravurën.

Studiuesi dhe gazetari Armand Plaka e ka publikuar në facebook gravurën bashkë me sqarimet, se e ka gjetur gjatë punës kërkimore në arkivat skandinave dhe se në Shqipëri publikohet për herë të parë.

“Mes kanalit shqiptar dhe ishullit te Korfuzit”. Kjo eshte dicitura qe na percjell gravura e vitit 1879, botuar ne nje reviste finlandeze, te cilen e hasa kohet e fundit rastesisht duke germuar ne arkivat skandinave. Pra per ata atje lart ne Europe, ai njihej si “Kanali shqiptar”, apo “ngushtica shqiptare”, term qe nuk perdoret ne ditet e sotme. Shqiptaret dhe bota e njohin sot me shume me termin “Kanali i Korfuzit”, p.sh.Incidenti i Kanalit te Korfuzit”, shkruan studiuesi Armand Plaka.

Pazari politik më 1945: Shqipëria të japë Shkodrën e të marrë Kosovën

“Shqipëria të marrë pjesë nga Jugosllavia e Jugut me popullsi shqiptare dhe ta kompensojë atë mundësisht me Shkodrën e rrethinat në Veri. Pretendimet greke duhen trajtuar me vëmendje, megjithëse janë të ekzagjeruara. Italianët t’i japin Sazanin Shqipërisë”.

Kështu apo pak a shumë kështu, në mënyrë të përmbledhur ishte ajo çka Departamenti Amerikan i Shtetit, në fillimvitin 1945, e përshkruante si pikëpamjen e vet mbi rregullimin territorial të Pasluftës për Shqipërinë.

Pikëpamja në fjalë në fakt gjente një shtrirje më të gjerë, duke skicuar në këtë kontekst edhe të ardhmen e rajonit të Ballkanit e atë të Europës Lindore, e përcaktur kësisoj edhe disa korrektura “të nevojshme” në lidhje me të ardhmen e kufinjve të Bullgarisë, Greqisë, Jugosllavisë, por edhe të Qipros, Turqisë, Rumanisë, Italisë etj.

Situata për Aleatët tashmë dukej tejet pozitive dhe fitorja përfundimtare ishte vetëm çështje kohe e formaliteti. Ajo çka duket interesante, është fakti se për herë të parë kjo mund të shihet pas kaq shumë viteve, si një pikëpamje e shfaqur në mënyrë eksplicite – edhe pse jo në kufinjtë e qëndrimit zyrtar – mbi të ardhmen e kufinjve të Shqipërisë e rajonit.

Kufinjtë shqiptarë, vëmendje themelore

Nëse zhvendosemi në kohë, kuptojmë se këto përçapje për rregullim “të drejtë” të kufinjve, vinin pikërisht në kohën kur fuqitë e mëdha po shkonin drejt dy konferencave që vulosën “de facto” për një kohëzgjatje të konsiderueshme, fatin e shumë kombeve e shteteve të kontinentit.

Pjesa ku flitet për Shqipërinë, duket se përbën edhe thelbin e mendimeve amerikane për të ardhmen e rajonit të trazuar. Materiali që ne kemi shkëputur për botim në DITA, është marrë nga një gazetë australiane (“The Mercury”, 2 janar 1945, fq. 4), e cila në fakt i referohej raporteve të një korrespondenti shumë të njohur të kohës së vet, ikonë e gazetarisë botërore – Cyrus Sulzberger, asokohe i angazhuar për prestigjozen amerikane “New York Times” – me raportimet nga fronti aleat, me qendër në Kajro.

Nga materiali në fjalë, kuptojmë se tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin kristalizuar një program për rregullimin e kufinjve të Europës Lindore, duke përfshirë shkëputje territoresh në favor të Greqisë, ku njëra prej tyre duhej të ishte dhe Qiproja, e cila pas Luftës duhej t’i kalonte kësaj të fundit, duke u shkëputur nga kolonizimi britanik.

Përsa i përket pretendimeve greke mbi kufirin shqiptar të jugut, Departamenti i Shtetit, sipas Sulzberger, i shihte ato si “disi të ekzagjeruara”, megjithëse atyre i duhej kushtuar vëmendje dhe se e nevojshme, jo vetëm në marrëdhënie me Shqipërinë, por edhe me Bullgarinë e Jugosllavinë, bëhej kësisoj vetëm një korrekturë e pjesshme e tyre.

Nga plani s’preket vetëm Turqia

Po ashtu, sipas Departametit të Shtetit, duheshin siguruar të drejtat e Bullgarisë e të Jugosllavisë për të pasur akses në portin grek të Selanikut. Jugosllavia duhej të merrte nga Italia dhe Austria rajonin e Fiumes e të Zarës, pra ishujt jashtë brigjeve kroate dmth. jugosllave, ndërsa kufinjë e saj të Paraluftës me Hungarinë, Austrinë dhe Rumaninë, thuhej se duhet të mbeteshin ato që kishin qenë.

Më tej në raport thuhej se: Rumania duhet t’i japë Besarabinë dmth. Moldavinë Rusisë dhe jugun e rajonit të Dobruxhës, Bullgarisë, duke u kompensuar me rikthimin e të gjithë rajonit verior të Transilvanisë që do i merret Hungarisë, përveç një copëze të vogël që do vijojë t’i mbetet Hungarisë në rajonin rreth Aradit.

Dukej qartazi se nga ky plan mbeste pa u prekur pra vetëm Turqia, e cila nga fundi i Luftës shihej tashmë si aleate e frontit antinazist dhe që edhe gjatë Luftës nuk kishte vuajtur nga “shkëputje territoresh”, apo pushtim si pak vende europiane në atë kohë, duke ruajtur “pro forma” neutralitetin.

Shqipëria të japë Shkodrën e të marrë Kosovën

Për Shqipërinë, në mënyrë të veçantë e të nënvizuar thuhet se: duhet të jetë një shtet sovran dhe duhet t’i jepen pjesë nga Jugu i Jugosllavisë, me një kompensim në formën e shkëputjes së një pjese të territoreve veriore të saj, duke përfshirë mundësisht Shkodrën, që duhet t’i shkojnë Jugosllavisë. Ndërkohë, Italia duhet t’i dorëzojë shqiptarëve, ishullin e Sazanit në Gjirin e Vlorës.

Në raport fillimisht theksohet se pikëpamjet e zyrtarëve amerikanë kanë si synim vendosjen e parakushteve bazë për arritjen e paqes në një rajon të trazuar. Plani përbante tri objektiva: i pari paraqet një rishikim apo një rirregullim të kufinjve në bazë të negociatave direkte të shteteve të përfshira. Objektivi i dytë synonte sponzorizimin e idesë së bashkëpunmimit rajonal.

I treti thuhej se dëshiron të inkurajojë rehabilitimin ekonomik të vendeve të Ballkanit, pasi ata të kenë zgjedhur lirisht qeveri të dala nga vota popullore. Kjo politikë, sipas Sulzberger, duket të jetë shumë më pozitive se sa ajo aktuale.

Planet amerikane, skica “jozyrtare”

Në artikull theksohet se: “megjithëse pikëpamjet e Departamentit të Shtetit janë skicuar në një bazë specifike, në dukje nuk shihet ndonjë këmbëngulje për t’i zbatuar ato domosdoshmërisht në terren”, çka i jepte këtij raporti të drejtën për t’a trajtuar atë thjesht si një pikëpamje jozyrtare, i cili në fakt do të zinte vend pjesërisht në formësimin e Europës së Pasluftës, pas Konferencave të Jaltës ( shkurt 1945) e asaj të Potsdamit (korrik 1945).

Më tej, në raport thuhet se: Shetet e Bashkuara mendojnë se grekët duhet të lejohen të zgjedhin në mënyrë demokratike formën e regjimit, duke votuar mes monarkisë e republikës. Departamenti i Shtetit aprovon shkëputjen e ishujve dodekanezë nga Italia në favor të Greqisë, përveç Castellorizzo-s, i cili duhet t’i shkojë Turqisë. Qipro gjithashtu i duhet dhënë Greqisë.

Në kohën për të cilën po flasim, në Shqipëri kishte filluar punën ajo që njihej si “qeveria demokratike e Tiranës”, megjithëse akoma nuk ishte njohur zyrtarisht as nga SHBA, as nga Britania e Madhe e as nga BRSS. Nga ajo çka tregojnë raportet e mëvonshme, rezulton se paradoksalisht, pikërisht SHBA ishin një hap para BRSS dhe Britanisë së Madhe në njohjen e qeverisë komuniste të Tiranës, duke rekomanduar njohjen kundrejt refuzimit që vinte akoma nga Moska dhe Londra, të cilat do ta bënin këtë përgjatë harkut të dy viteve në vijim.

Çurçilli dhe Stalini: Europa të ndahet, Amerikën nuk e pyesim!

Konferenca e Jaltës, mbajtur në gadishullin e Krimesë në ish-Bashkimin Sovjetik, në datat 4 deri më 11 shkurt 1945, ishte një takim diplomatik i tre krerëve aleatë gjatë Luftës së Dytë Botërore, i dyti në radhën e atyre që njihen si tri konferencat e mëdha aleate, duke pasuar atë të Teheranit ( 28 nëntor-1 dhjetor 1943) e paraprirë atë të Potsdamit (17 korrik-2 gusht 1945).

Në të morën pjesë tri liderët kryesorë të frontit aleat; Franklin D. Roosevelt (SHBA), Winston Churchill (Mbretëria e Bashkuar) dhe Josif V. Stalin (ish-Bashkimi Sovjetik). Stalini këmbënguli pikërisht në këtë konferencë, që ndër të të tjera, i gjithë rajoni i Ballkanit, ashtu sikurse vendet Balltike e ato të Europës Lindore (përfshirë këtu fillimisht madje edhe Italinë) duhej të përbënin një unazë sigurie për interesat e Bashkimit Sovjetik, duke formuar një rreth vendesh satelite që do të mbronin kufinjtë e tij.

Dëshirave të tij, dy liderët perëndimorë, i shkuan prapa vetëm pjesërisht. Interesant është fakti se sferat e influencës në Europën Lindore ishin vulosur mes Stalinit dhe Çurçillit “de facto” qysh në Konferencën e Moskës, në tetor 1944, në mënyrë informale, duke anashkaluar pikëpamjet e Francës e sidomos ato të SHBA. Për Shqipërinë aty nuk flitej thuajse fare dhe ajo konsiderohej si pjesë e fatit të Jugosllavisë, e cila në atë letër ishte përcaktuar si e ndarë 50% me 50%, sipas interesave të “të mëdhenjve”.

Pretendimet territoriale greke ndaj Shqipërisë u shfaqën me forcë sidomos gjatë zhvillimit të punimeve të Konferencës së Paqes në Paris (29 korrik – 15 tetor 1946). Përveç argumentave të vjetra rreth Vorio Epirit, Greqia e cilësonte Shqipërinë si pjesë të agresionit ndaj vendit të saj në vitin 1940, kur nisi konflikti italo-grek. Ato u kundërshtuan forcërisht nga kreu i delegacionit shqiptar, ish-Kryeministri Enver Hoxha. Kundrejt tyre, Shqipëria do të mundohej të vinte në pah kontributet e Shqipërisë përkrah koalicionit antifashist dhe krimet e bandave të Napoleon Zervasit kundër popullsisë çame, gjë e cila do të tolerohej nga fuqitë aleate, megjithëse për këtë çështje konferenca autorizoi ngritjen e një komisioni ndërkombëtar.

Ky komision nuk do ta zgjidhte dot këtë çështje, pikësëpari, për shkak të orientimit prolindor të qeverisë së Tiranës, por edhe këmbënguljes britanike në krah të qeverisë greke në kontekstin e luftës civile që po zhvillohej asokohe në Greqi./ZgjohuShqiptar.info

Pse e rrënoi Ali Pashë Tepelena, Hormovën?

Nga Dr Dorian Koçi/

Ngjarjet dhe prishja e Hormovës nga Ali Pashë Tepelena janë baza e paragjykimeve të mëvonshme që u ngritën mbi nënën e tij dhe vet Ali Pashën. Për to ka shkruar pothuajse çdo historian dhe shkrimtar që ka trajtuar jetën dhe karrierën e Ali Pashë Tepelenës. Gjithsesi, si në të gjitha trajtimet që i janë bërë figurës së Ali Pashë Tepelenës nuk kanë munguar trajtimet e tipit orientalist dhe ekzagjerimet duke nxjerrë në pah kundërshtitë e gjithsecilit autor që ka shkruar për prishjen e Hormovës. Nga një lexim i kujdesshëm dhe referimit të dokumenteve mund të dalim në përfundimin se ngjarjet e Hormovës shpesh herë u ekzagjeruan dhe u shtrembëruan sidomos pas vdekjes së Ali Pashë Tepelenës në funksion edhe të pasqyrimit të figurës së tij si një tiran dhe gjakësor. Kjo bindje u përveçse nga historianët dhe shkrimtarët e huaj u përforcua edhe nga mendimi i Rilindjes Kombëtare ku një pjesë e aktivistëve të saj e pasqyruan këtë figurë historike sipas këndvështrimeve të tyre.

Pjesa më e madhe e autorëve të Rilindjes Kombëtare dhe atyre të Pavarësisë u formua në Janinë, në gjimnazin “Zosimea” ku bëmat dhe aktiviteti i Pashait Tepelenas ishin ende të freskëta në memorien e njerëzve. Në të njëjtën kohë ata ishin përfaqësues edhe të familjeve të pasura feudale, që e kishin ndier në lëkurë pushtetin centralizues të Ali Pashës. Përqendrimi i pushtetit në një dorë të vetme nuk ka shkaktuar viktima të shumta vetëm në Shqipëri dhe në Pashallëkun e Janinës, por gjithandej nëpër Europë sa herë ky proces ka hyrë në spiralet e veta të fuqizimit të pushtetit dhe ambicieve për të krijuar etnitete shtetërore të fuqishme. Për këtë arsye tek Sami Frashëri dhe Ismail Qemali gjejmë referenca negative për Ali pashë Tepelenën në fjalorin Kamus-El-Alam dhe kujtimet e Ismail Qemalit. Po kështu me ndjesi negative e vështroi dhe Papa Kristo Negovani në poemën e vet “Prishja e Hormovës” në 1904, ku mes motiveve të tjera zuri vend dhe motivi fetar.

Në thelb të ngjarjeve të Hormovës është konflikti i mirënjohur në familjen e Meçohysajve për pronat në qytetin e Tepelenës dhe të ardhurat nga mbrojtja e krahinës së Rrëzës. Fshati më i madh, më i rëndësishëm dhe më i fortë i Rrëzës ishte Hormova. Fshatrat e Rrëzës ishin në mbrojtjen feudale të familjes Meçohyse. Krahina e Rrëzës në Tepelenë mund të nxirrte deri në pesëqind dyfekë (luftëtarë).

Ky lloj sistemi mbrojtje dhe përkrahjeje kishte ndodhur si rezultat i shthurjes së regjimit të timarit: Spahinjtë, që ishin përgjegjës për ruajtjen e rendit, mbledhjen e taksave, organizmin e mbjelljeve etj, përveç detyrave të tyre ushtarake si mbledhja e trupave, po dobësoheshin vazhdimisht. Pastaj korrupsioni dhe tirania e zyrtarëve të dërguar nga kryeqyteti, gradualisht i vendosi ajanët si mbrojtës ndaj rajave. Gjatë shekullit XVIII këto pozicione u bënë të trashëgueshme dhe Porta e Lartë shpeshherë i njihte ata si të tillë, duke u dhënë rangje zyrtarësh dhe rangje nderi për të bërë të mundur të kontrollonin pushtetin e tyre brenda sistemit qeveritar perandorak (Demir I. (December 2007). Tepedenli Ali pasha and he ëest: A history of his relations ëith France and Great Britain 1798-1820. Department of History. Bilkent University: Ankara)

Informacioni më i vjetër, i deritanishëm për përshkrimin e Hormovës gjendet në veprat e Aravatinoit e të Pukëvilit për Ali Pashën, të bazuara në legjenda apo edhe gojëdhëna të Epirit. Përveç përshkrimit të një popullsie të krishtere dhe luftarake, shquan edhe përmendja e udhëheqësit të tyre, Çaush Priftit. Në tërësi, pronat që administronte familja e Ali Pashë Tepelenës, ishin katër fshatrat e Rrëzës, me qendër Hormovën, shtatë të Zagorisë dhe fshati i vjetër Pogonjanjia. Krahina e Rrëzës i përkiste besimit të krishterë. Banorët dhe arkondët e saj kanë qenë të angazhuar edhe në donacione për ndërtime kulti. Këtë gjë e dëshmon ndërtimi i manastirit të Kodrës, që i është kushtuar Fjetjes së Shën Marisë.

Ai është ngritur në shek. XVI. Kisha është bazilikë njënefëshe me mbulesë cilindrike, me një apsidë cilindrike me madhësi 8×5 m. Në një mbishkrim të pikturuar mbi suva, në portën perëndimore të kishës, është kjo e dhënë: “U ndërtua dhe u pikturua ky tempull hyjnor dhe i gjithënderuar i së mbishenjtës, zonjës sonë, Hyjlindëses dhe gjithmonë virgjëreshës Mari, me kontributin, përpjekjet dhe shpenzimet e arkondëve të shumënderuar të dragotasve dhe kur ishte famulltar i shumëdevotshmi Gole, nga Leka 7105 (=1597)”. Nga Leka do të thotë nga Lekli (Popa Th. (1998) Mbishkrime të Kishave në Shqipëri, Akademia e Shkencave të Shqipërisë: Tiranë).

Si qehaja të familjes, që ndihmonte në administrimin e tyre, kishin hormovitin Çaush Prifti. Çaush Prifti quhej Dhimitër dhe ishte prift dhe bir i shumë të nderuarit prift të Hormovës, Papa Kosta Dhimu. (Aravantinus S. (2000) Ali pasha Tepelenliu. Athina: Dodoni).

Emërtimi çaush ishte gradë ushtarake në Perandorinë Osmane dhe i korrespondonte togerit të sotëm në ushtritë moderne. Ky lloj angazhimi ushtarak i prijësve të krishterë në ushtrinë osmane, ishte një praktikë e njohur e Portës së Lartë, sidomos ndaj vendeve që kishin një autonomi vendore, të fituar përmes pagesës së një haraçi apo dhe shërbimit ushtarak në kohë lufte.

Burimet e deritanishme rreth Hormovës janë pak a shumë në të njëjtën linjë: Të gjitha nënvizojnë vetëm numrin e luftëtarëve “500 dyfekë”, por asgjë nga jeta dhe aktiviteti i brendshëm i asaj qendre të banuar a institucioneve të saj. Tek udhëpërshkrimet e diplomatit e konsullit anglez, William Martin Leake, i akredituar pranë Ali Pashës, gjejmë një pasazh për Hormovën, që ilustron anarkinë feudale të Epirit. Gjatë një bisede me peshkopin e Mitropolisë së Janinës peshkopi më i rëndësishëm sipas konsullit anglez, ky i fundit i tha se hormovitët kanë qenë hajdutë famëkeq, para se të nënshtroheshin nga Veziri. Vendet e tyre të parapëlqyera të veprimit ishin ngushticat e Tepelenës, ku njëri nga priftërinjtë e tyre e kishte zakon të hynte në një dru të zgavërt, që ndodhet ndërmjet Tepelenës dhe urës (së Subashit-D. K), ndërsa të tjerët rrinin në pritje në anë të rrugës dhe ndalonin udhëtarët, derisa ky “orakull i Dodonës” të konsultohej. Nëse udhëtari ishte mysliman, zëri orakullor, në përgjithësi urdhëronte që ai të zhvishej dhe të varej në pemë; nëse ai ishte i krishterë dhe i përkiste një fshati kundërshtar, atë, mund ta zvarrisnin përmes lumit. Ne raste të tjera, në përgjithësi orakulli ishte i kënaqur ta dërgonte përpara me këmbë qenien fatkeqe, pasi ia kishte marrë kalin ose gomarin. (Leake M. W. (2009). Udhëtime në Shqipërinë e Vezirëve. Migjeni: Tiranë).

Gjithsesi, ky pasazh është i vetmi i këtij lloji që dëshmon për një jetë të ashpër dhe kaçake të banorëve të këtyre viseve dhe ndoshta mund të jetë një justifikim për të mbuluar përmasat e masakrës së Hormovës nga Ali Pasha, ngaqë peshkopët ishin nga njerëzit që kishin më shumë lidhje me pushtetin e Ali Pashës. Mirëpo, për fat të mire, për të hedhur një sy tjetër në aspekte të tjera të rëndësishme të jetesës dhe të zhvillimit të Hormovës, si një qendër e shquar e zonës së Rrëzës në krahinën e Tepelenës, na vijnë në ndihmë kujtimet për jetën dhe aventurat e iluministit serb Dositej Obradoviq (1740-1811), i cili më 1769, ka qëndruar pothuaj një vit në Shqipërinë e Jugut, në Gjirokastër e Hormovë. (Lloshi Xh. (2012). Përkthimi i V. Meksit dhe redaktimi i G.Gjirokastritit 1819-1827. Onufri: Tiranë, faqe 55)

Ky informacion na vjen nga prof. Xhevat Lloshi, në librin e tij “Përkthimi i V. Meksit dhe redaktimi i G. Gjirokastritit 1819-1827”, kur ai bën fjalë për përpjekjet e Kopitarit, një tjetër iluminist ballkanik për të inkurajuar botimin e Dhiatës së Re në shqip. Në disa shënime të tij për një tekst të shkurtër të Dhiatës së Re, të përkthyer në shqip, ai bën fjalë për Anakarsisin, mësuesin e dy vëllezërve gjirokastritë në Vjenë Anastas dhe Spiridon Çelo. Ai ka lënë edhe disa shënime për murgun Dositej Obradoviq që, siç e përmendëm më lart, ka qëndruar pothuajse një vit në Shqipërinë e Jugut. I gjithë pasazhi është shumë i rëndësishëm për historinë dhe zhvillimin e përpjekjeve për gjuhën shqipe. Por këtu do të citojmë disa pjesë, që kanë të bëjnë me madhësinë e kësaj qendre të banuar dhe sidomos me një personazh, të kthyer tashmë në mitik për këtë fshat Çaush Priftin. Pas peripecive të udhëtimit të murgut Dositej nga Izmiri, për t’iu shmangur një konflikti të mundshëm pas shpërthimit të pritshëm të luftës midis Perandorisë Osmane dhe Rusisë drejt Korintit e më pas, Korfuzit, Sarandës dhe Gjirokastrës, ai së bashku me shoqëruesin e tij arrijnë në Hormovë. Pas mëdyshjeve të dy miqve për të qëndruar apo jo, 20 shoqëruesit hormovitë u drejtohen: “Jeni të marrë, bre, po nuk erdhët, në një vend të tillë, bre as nuk e keni parë dhe as keni për ta parë. Mu pranë fshatit kemi një manastir të Shën Nikollës; aty mund të banojnë dhjetë kallogjerë për bukuri, por nuk kemi asnjë, sepse ne, shqiptarët, nuk kemi qejf të bëhemi kallogjerë. Do t’ju mbajmë aty, po deshët, tre muaj ose tre vjet dhe as keni për të prishur paratë. Në rast se do t’ju pëlqejë, rrini me ne përgjithnjë, për ne do të jetë bukuri, sikur ju ka dërguar Zoti nga qielli për ne. Na shihni, çfarë trimash jemi (të gjitha këto na i thoshte i pari i tyre në greqisht), e të tillë si ne falë Zotit, në Hormovë ka deri në dy mijë, pa folur për pleqtë”. (Lloshi Xh .(2012). Përkthimi i V. Meksit dhe redaktimi i G. Gjirokastritit 1819-1827. Onufri: Tiranë). Pas pranimit të ftesës, murgu Dosatej vazhdon rrëfimin: Të nesërmen u ngjitëm përpjetë në Hormovë. Gjetëm një fshat të bukur të madh me shtatëqind shtëpi, të gjitha të ndërtuara me gurë si kështjella. Aty kishte rreth 50 burime, të cilat në fund të fshatit përbënin një përrua, ku zbriste mu te manastiri në një rrëpirë të thellë me aq ushtimë, saqë mendova se këtu njeriu nuk mund të flejë kurrë. (Lloshi Xh. (2012). Përkthimi i V. Meksit dhe redaktimi i G. Gjirokastritit 1819-1827. Onufri: Tiranë). Pra, siç shikohet nga pasazhet, Hormova ishte një qendër e madhe e banuar për kohën, kur mendon se Tepelena, që ishte qendra administrative e krahinës, ishte më pak se 200 shtëpi, sipas përshkrimeve të Evlija Celebiut një shekull më parë.143(Celebi E. (2000). Shqipëria 350 vjet më parë. Horizont: Tiranë).

Në të kishte institucione fetare, si manastiri i Shën Nikollës dhe të paktën, dëshmohet fillimi i një shkolle në greqisht, kur murgu Dosatej rrëfen se iu drejtua njërit prej të parëve të fshatit, Dhimë Dukës: Ju falënderojmë për mirësinë e dashurinë, por nuk është e drejtë t’i hash bukën tjetrit kot, prandaj le të na dërgonin dhjetë a njëzet fëmijë, që të mësonin te ne, ngaqë punë tjetër nuk dinim të bënim. (Lloshi Xh. (2012). Përkthimi i V. Meksit dhe redaktimi i G. Gjirokastritit 1819-1827.( Onufri: Tiranë). Përpara kësaj murgu Dosatej përmend edhe një shkollë në fshat dhe një mësues të quajtur Elefter, një burrë i ndershëm, paqësor me grua dhe fëmijë. (Lloshi Xh. (2012). Përkthimi i V. Meksit dhe redaktimi i G. Gjirokastritit 1819-1827. Onufri: Tiranë, faqe 57).

Është e natyrshme që bisedat në fillim midis murgut Dosatej dhe parësisë së shkolluar të fshatit, të parit të 20 burrave, që e shoqëruan nga Saranda deri në Hormovë, mësuesit Elefter dhe Dhimë Dukës, të zhvilloheshin në gjuhën greke që ishte lingua franga e Ballkanit për shkak se ishte edhe gjuha e liturgjisë fetare e Krishterimit Lindor. Por shumë shpejt ai mësoi gjuhën shqipe dhe madje, filloi ta shkruante me alfabetin cirilik, alfabetin që sipas tij u përshtatej më mirë tingujve të shqipes. I një rëndësie të veçantë në këtë informacion, që na sjell prof. Xhevat Lloshi është edhe emri i Dhimë Dukës, si dhe pohimi se hormovitët kanë marrëveshjet dhe besëlidhjet me shumë krerë dhe pashallarë në Epir dhe Shqipëri. (Lloshi Xh. (2012). Përkthimi i V. Meksit dhe redaktimi i G. Gjirokastritit 1819-1827. Onufri: Tiranë). Dhimë Duka mund të jetë Çaush Prifti. Ai quhej Dhimitër dhe kryente edhe detyrën e priftit, por edhe të qehajait të pronave të Hankos, nënës së Ali Pashës. Shoqërimi i murgut Dosatej për në Përmet nga tre hormovitë tregon anarkinë e papërballueshme feudale, që kishte pushtuar Epirin dhe që Ali Pasha, me metoda, vërtet të ashpra do t’i jepte fund duke e kthyer në një territor të sigurt për komunikimet urbane dhe zhvillimin e tregtisë. Aravatinoi në veprën Tepelenliut na jep hollësinë se pas vdekjes së të shoqit, Islam Beut(djalit të xhaxhait të Veli Bej Tepelenës), Kiurka kërkoi të ndante pasurinë dhe si zonja më e madhe e shtëpisë Meçohyse, i takonte që të mblidhte dhe të ardhurat nga fshati Hormovë. Mirëpo kjo gjë, sigurisht që nuk i shkoi për shtat Hankos, nënës së Ali Pashës, që me shumë djallëzi arriti ta shtinte në vesh të hormovitëve dhe të Çaush Priftit se Kiurka donte të merrte hak për vrasjen e burrit të saj, Islam beut. Hormovitët, me në krye Çaush Priftin e rrethuan Kiurkën në fshatin Karjan të Lunxhërisë dhe atje e vranë së bashku me fëmijët. (Aravantinus S. (2000). Ali pasha Tepelenliu. Athina: Dodoni). Vrasja e

Islam Beut pretendohej se u organizua nga Hanko në bashkëpunim me hormovitët. Duket se mes tyre ka pasur një alencë e cila u prish pas kërkesave të Hankos për të qenë kreu i shtëpisë meçohyse dhe rrjedhimisht dhe mbledhëse e taksave dhe haraçeve.

Rrëmbimi i Hankos dhe Shanishasë/Shainicës, së bijës, nga hormovitët dhe kardhiqotët është thelbi i konfliktit të hormovitëve me Ali Pashë Tepelenën.Në librin e vet “Historia e Ali Pashës Tepelenliut”, Spiro Aravantinoi dëshmon se pas vrasjes së trefishtë të Kiurkës, gruas së Islam Bej Tepelenës, djalit të xhaxhait të Veli bej Tepelenës dhe të dy fëmijëve të saj, Hankoja u largua për në Karjan çifligu i të shoqit, për t’u mbrojtur nga ushtrimi i kanunit të Tepelenës, që e dënonte një akt të tillë. Ngjarja e rrëmbimit të tyre ka ndodhur, sipas Aravatinoit në fillim të gushtit 1762, vit që në fakt, nuk është i saktë, sepse i ati, Veliu, sipas dokumentacionit të gjendur, ishte ende gjallë. Hankoja kërkoi që një fshat i krishterë, që ndodhej midis Tepelenës dhe Gjirokastrës, Kokoshi, të paguante haraç njëlloj si fshatrat e tjerë, që ajo kishte nën mbrojtje. Mirëpo ky fshat ishte nën mbrojtjen e agallarëve të Kardhiqit, një qytezë me popullsi myslimane, me rreth 800 shtëpi në atë kohë. Kardhiqotët organizuan një ushtri, u mbushën mendjen edhe hormovitëve për t’iu bashkëngjitur dhe për të mos i paguar më haraç Hankos dhe u turrën të gjithë drejt fshatit Karjan. Kjo histori është një nga ngjarjet më të dhembshme të familjes së Ali Pashës, pasi të dyja pjesëtaret e familjes së tij e ëma dhe e motra u keqtrajtuan dhe u dhunuan nga banorët e fshatit Kardhiq. Një pjesë e burimeve citojnë se ato u përdhunuan. Situata e robinjave u keqësua akoma më tepër, kur në mënyrë barbare dhe nën një brutalitet epshor të meshkujve, të dy femrat u kthyen në subjekte të një shfrytëzimi masiv seksual. Hankua dhe Shanica qenë ekspozuar pa asnjë limit tmerrit dhe dhunës të gjithë burrave të atyshëm. Nëna dhe motra e Aliut u mbajtën peng për dyzet ditë, duke u përcjellë nga një dorë në tjetrën për të ngopur kënaqësitë seksuale të secilit.148 -Koçollari I. (2009). Policia sekrete e Ali Pashës. Tiranë: AdelPrint)

Sipas Aravantinoit, Hankoja u lirua nga Haxhi Agai, vëlla me nënë tjetër i Dost Beut, i cili e ndihmoi për t’u arratisur drejt fshatit Gjati, pronë e Veli Beut, në zonën e Rrëzës. Ai vetë mbeti në fshat dhe kardhiqiotët, sa e morën vesh këtë akt të tij, e turpëruan duke e zhveshur lakuriq dhe i dogjën shtëpinë dhe përgatitën një mësymje drejt vendstrehimit të Hankos, ku gjendeshin edhe bijtë e Veli Beut. Mirëpo banorët e kësaj zone, otomanë dhe të krishterë, sapo u njoftuan për keqtrajtimet e bëra ndaj

Hankos, i dhanë mbështetje familjes Meçohyse, duke bërë të mundur që t’i shpëtojnë këtij rreziku. (Shih për më tepër: Aravantinus S. (2000). Ali pasha Tepelenliu. Athina: Dodoni,).

Pukëvili jep një version tjetër: Shpëtimtari i Hankos dhe i së bijës qe një tregtar grek nga Gjirokastra, G. Malikovo, që pagoi një shumë prej njëzet e dy mijë e tetëqind piastrash, afërsisht shtatëdhjetë e pesë mijë franga. Ky tregtar, të cilit Hankoja me familjen i detyronin jetën, u helmua më pas në vitin 1807 në Elftherohori, afër Selanikut, me urdhër të Ali Pashës. (Puoqueville F. (2011). Ali Tepelena . K& B: Tiranë, faqe 18). Pukëvili nuk e citon burimin se ku e ka gjetur këtë pohim. Por, nëse do të ishte i vërtetë, duket i pakuptimtë: Ali Pasha nuk kishte pse ta eliminonte një njeri, që i kishte bërë mirë familjes së tij dhe aq më tepër, shumë vite më vonë pas ngjarjes. Pretendimi i Pukëvilit në këtë rast duket disi i çuditshëm dhe i paarsyeshëm. Nuk ka arsye dhe asnjë argument bindës që Aliu të sillej kështu me një tregtar bamirës. Duke mos dhënë a duke mos gjetur asnjë motiv të pranueshëm për këtë pohim, duket që francezi Pukëvil e ka bërë atë nisur nga motivet e njohura të armiqësisë politike të Francës dhe të atij vetë kundër Pashait shqiptar. (Koçollari I. (2009). Policia sekrete e Ali Pashës. Tiranë: AdelPrint).

Ky incident i rëndë do të linte gjurmë të pashlyeshme në memorien e Ali Pashës dhe disa vite më vonë, më 1784 ai do të hakmerrej ndaj Hormovës, duke djegur e shkatërruar fshatin, duke vrarë 500 burra dhe pjekur të gjallë Çaush Priftin, ish ekonomatin e pronave të tij dhe të ashtuquajturin të dashurin e së ëmës. Gjurmët e hormovitëve të dëbuar, që u shpërndanë anembanë Epirit. Është e vështirë për t’i identifikuar pasi siç e përshkruan Pukëvili, u nda preja: skallëve kope bagëtish; ndërsa japigët, që shiheshin si llumi i ushtrisë, bartën në malet Arkrokeraune dyert, dritaret, gozhdat, deri edhe tjegullat e shtëpive të Hormovës, para se atyre t’u vihej zjarri. (Puoqueville F. (2011). Ali Tepelena. K& B: Tiranë).

Në gjithë këtë përndjekje, është e vështirë që banorët që shpërnguleshin të vazhdonin të deklaronin origjinën e tyre. Historiografia greke na jep një të dhënë interesante për një nga pasardhësit e Çaush Priftit. Ndonëse Çaush Prifti i Hormovës u shkua në hell prej Ali Pashait, nipi i tij, Vasil Papakristu, duke vazhduar traditën e familjes, u dorëzua Mitropolit i Drinopulit. Vasil Papakristu qëndroi në fronin e Mitropolitit të Drinopulit nga viti 1909 deri më 1929. Ai ndërroi jetë më 26 shkurt të vitit 1936 dhe u varros në Delvinaqi. (Gagari G. Kalendari Dhodhoni).

Kjo ngjarje, që përmendet gjithandej në bibliografinë historike rreth Ali Pashës, nuk mund të mohohet. Por shkaku i saj duhet kërkuar në arsye të tjera, sesa në motive psikologjike dhe orientale të hakmarrjes për nënën dhe motrën e dhunuar. Me të drejtë është zbuluar se shkatërrimi i Kardhiqit nuk ishte një hakmarrje e vonuar, por shkatërrimi i një çerdheje konspiracioni të armiqve të Ali Pashës nën patronazhin francez edhe arsyet e prishjes dhe të shkatërrimit të Hormovës duhen parë në balancat dhe ndarjen e pushtetit në krahinën e vendlindjes së tij, në Tepelenë. Argumenti i dhunimit të nënës dhe të motrës së tij ka shumë të ngjarë të jetë i ekzagjeruar, sepse banorët e Kardhiqit, që i përkisnin fesë myslimane, e kishin kategorikisht të ndaluar të trajtonin dy femra të pambrojtura në atë mënyrë dhe për më tepër, ato nuk mund të konsideroheshin robinja, pasi këtë status e kishin zakonisht femra të feve të tjera, kur ziheshin rob në luftë. Përveç kësaj, motra e Ali Pashës, Shanica, qe martuar në një nga dyert e para të Epirit Kapllanpashallitë e famshëm, para se Ali Pasha të ngjiste rrufeshëm shkallët e karrierës së tij. Duke pasur parasysh mendësinë shumë tradicionale dhe patriarkale të kohës dhe ligjin islam Sheriatin, që qeveriste parinë myslimane shqiptare, kjo martesë nuk mund të ndodhte nëse Shanica ishte torturuar dhe përdhunuar për dyzet ditë me radhë nga të gjithë burrat e fshatit Kardhiq me 800 shtëpi. Në veprën e tij për Ali Tepelenën, Ahmet Myfiti, stërnipi i Shanishasë, e vë në dyshim atë tregim. Ai pohon me shumë arsye se zakonet e shqiptarëve të asaj kohe nuk e pranonin një akt të tillë kundër grave dhe se në kushte të atilla nuk mund të bëhej disa vite më vonë martesa e Shanishasë me djalin e Kapllan Pashës së Delvinës. Ahmet Myfiti (Myfit Bej Libohova) kujton se gjyshi i tij, nipi i Ali Pashë Tepelenës, kishte dëgjuar t’i thuhej këtij të fundit se Hankoja vetëm ishte mbajtur e burgosur në Kardhiq e se kishte jetuar në kushtet e vështira të burgosjes, por ishte lejuar ta vizitonin fëmijët. (Remerand G. (2004). Pashai i Janinës. Globus R: Tiranë)

Denis Skiotis, një nga studiuesit më të mirë të fillimeve të karrierës së Ali Pashë Tepelenës, nuk e merr në konsideratë këtë fakt, duke përmendur shkarazi vetëm se u zunë robinja (Skoitis N. D. (1971) From Bandit to Pasha: The first steps in the rise to poëer of Ali of Tepelen 1750-1784). por nuk jep detaje të rëndësishme, të cilat i gjejmë në veprat e Pukëvilit dhe të Aravantinoit. Denis Skiotis, në artikullin e vet, pasi i konsideron tri veprat e Pukvilit Voyage en More (Paris 1805) Voage de la Grece 6 volume (Paris 1826-1827) dhe Histoire de la Regenaration de la Grece (Brussels, 1843) si një minierë e vërtetë informacionesh për Ali Pashën, sugjeron që

ato duhen përdorur me përzgjedhje dhe kujdes, sepse rrëfimet e tij shkojnë së bashku me ekzagjerimet romantike dhe me arnimet e purpurta(Skoitis N. D. (1971)From Bandit to Pasha: The first steps in the rise to poëer of Ali of Tepelen 1750-1784). Aq më tepër, siç e kanë vënë re dhe studiues të tjerë të ndryshëm, ka një mospërputhje midis atyre që Pukvili shkroi në vitin 1805 dhe atyre që botoi më 1826-1827, kur Ali Pasha kishte vdekur. Treguesi më i qartë i kësaj mospërputhjeje është edhe ndryshimi i emrit nga More, që banorët e Peloponezit, pavarësisht grupit etnik që i takonin grekë, arvanitas, vlleh, apo turq e identifikonin vendin e tyre dhe veten si Moraitë në 1805, në Grece më 1826-1827, kur banorët ende vazhdojnë ta identifikonin vendin njëlloj, por filohelenizmi ku Pukëvili ishte një nga aktivistët kryesorë të tij, kishte filluar prej kohësh të projektonte themelimin e një shteti kombëtar grek, ku kombësitë e tjera nuk do të përmendeshin për të ringjallur Greqinë Antike të leximeve dhe të imazheve të tyre romantike.

Ngjarjet e Hormovës duhen parë në lidhje me kontekstin historik të vitit 1784. Në atë kohë Ali Pasha Tepelena nuk ishte konfirmuar ende si derven pasha i Rumelisë dhe pasha i Trikallës. Përpara asaj ngjarjeje, të hidhur të sundimit të tij, karriera e Ali Pashë Tepelenës lëkundej mes banditizmit tradicional ballkanas dhe përpjekjeve për të fituar postet administrative të Perandorisë Osmane, që do t’i jepnin pushtet më të madh. Pas ngjarjeve të Hormovës, ai dhe e ëma, Hankoja qenë më pak të suksesshëm në rezistencën e tyre nga zgjerimi i pashallarëve, bejlerëve dhe klaneve të ndryshme dhe u detyruan të largoheshin nga Tepelena vendi i fuqisë së familjes. Hankoja u burgos dhe u keqtrajtua nga kardhiqiotët e pabindur dhe Aliu, i cili bridhte nëpër male pa asnjë dysh dhe i dëshpëruar, u zu rob nga Kurt Ahmet Pasha i Beratit. Traditat vendore janë të mbushura me rrëfime për luftëra dhe beteja të vazhdueshme: Aliu, herë si gjysmë beu feudal, herë si gjysmë kryetar bande hajdutësh, mban si të tijën Tepelenën dhe sërish fiton kontrollin mbi Tepelenën, por jo edhe mbi fshatrat e nënshtruara që i paguanin haraç familjes më parë (Skoitis N. D. (1971). From Bandit to Pasha: The first steps in the rise to power of Ali of Tepelen 1750-1784). . (krahinën e Rrëzës, ku bënte pjesë edhe Hormova-D. K). Ky është momenti, kur, pas fillimit të ngjitjes në karrierë përmes lidhjeve me Kurt Pashën e Beratit, ai vendos për të kryer masakrën e Hormovës qytezës rebele që pati luajtur një rol të madh, siç u tregua më lart në çështjen e trashëgimisë dhe të administrimit të pronave të familjes Meçohyse. Aliu u edukua në shkollën politike tribale primitive shqiptare, por komplekse dhe e egër. Mund të duket e pabesueshme, por në të ai

fitoi mprehtësinë për të depërtuar në çështje të vështira, çka e bën atë një partner të Potemkinit dhe të vetë Talleyrandit.(Skoitis N. D. (1971). From Bandit to Pasha: The first steps in the rise to power of Ali of Tepelen 1750-1784).

Për momentin, historiografia nuk zotëron një dokument të saktë, që të dëshmojë arsyet e vërteta të asaj masakre. Por, duke u nisur vetëm nga disa parime të veprimtarisë së mëtejshme të Ali Pashës si njeri politik, mund të arrijmë në konkluzionin se ekspedita kundër Hormovës, u ndërmor për të siguruar me çdo kusht sundimin e tij në Tepelenë. Po kështu, edhe me Sulin disa vite më vonë. Ali Pasha ishte zot i Janinës dhe zotëronte toka të shumta s’kishte nevojë t’i shtonte me malet e thata dhe të shkreta të Sulit. Por ekzistenca e kësaj qendre rebelimi, që me mbështetjen e emisarëve rusë të Shtatë Ishujve mund të kthehej në një fuçi baroti për të hedhur në erë pushtetin e tij në Janinë, e detyroi që të ndërmerrte tri luftëra kundër Sulit, deri në eliminimin e tij të plotë. Ka shumë gjasa që e njëjta logjikë ta ketë shtyrë për ta prishur e shkatërruar Hormovën.

Loja politike e mesjetës së vonë nuk linte vend për kompromise. Pak kohë më parë kishte pasur një përpjekje për t’i bindur që t’i paguanin haraç dhe për ta njohur mbrojtjen e tij. Mirëpo, në ndeshje me ta, Aliu kishte qenë me më shumë fat sesa e ëma. Ai dhe shokët e tij hasën një rezistencë të fortë dhe të papritur, por ai arriti të shpëtonte dhe të merrte rrugën për në Tepelenë.(Koçollari I. (2009). Policia sekrete e Ali Pashës. Tiranë: AdelPrint).

A nuk patën qenë hormovitët, që kishin vrarë kushëririn e parë të babait të tij dhe u kishin vënë zjarrin sarajeve të tij në Tepelenë? A nuk patën qenë po prapë ata, që kishin poshtëruar të ëmën dhe të motrën? A nuk qe shpërngulur familja e tij në fshatin Karjan, duke humbur pushtetin në Tepelenë nga presioni i tyre? A nuk ishin ata që po refuzonin që të paguanin haraçin, mospagesa e të cilit, më shumë se ekonomikisht e dëmtonte moralisht, duke treguar pafuqinë e tij? Përgjigjja e këtyre pyetjeve të bën të mendosh se të gjitha këto mund të kenë qenë arsye të bindshme që e kanë detyruar të ndërmerrte atë akt të përbindshëm të masakrimit të 500 burrave. Ali Beu i ri mund të toleronte që të përndiqej nga forcat e Kurt Pashës, që donin të vinin rregull në udhëkalimet e pashallëkut, por jo të humbiste sërish qendrën e pushtetit të trashëguar të familjes së tij, Tepelenën.

Bibliografi:

1- Aravantinus S. (2000) Ali pasha Tepelenliu. Athina: Dodoni

2- Gagari G. Kalendari Dhodhoni

3- Koçollari I. (2009). Policia sekrete e Ali Pashës. Tiranë: AdelPrint

4- Leake M. W. (2009). Udhëtime në Shqipërinë e Vezirëve. Migjeni: Tiranë

5- Popa Th. (1998) Mbishkrime të Kishave në Shqipëri, Akademia e Shkencave të Shqipërisë: Tiranë,

6- Puoqueville F. (2011). Ali Tepelena. K& B: Tiranë

7- Remerand G. (2004). Pashai i Janinës. Globus R: Tiranë

8- Skoitis N. D. (1971). From Bandit to Pasha: The first steps in the rise to power of Ali of Tepelen 1750-1784

9- Tepedenli Ali pasha and the west: A history of his relations with France and Great Britain 1798-1820/ZgjohuShqiptar.info

Jetojne mes miliarda doΙΙarëve, Kjo është famiΙja shqiptare më e ρasur në Botë

Familja e aktorit shqiptar Blerim Destani është ndër më të pasurat në botë ku pasuria e tyre marramendase krahasohet me atë të Silvio Berluskonit.

E shpesh mediat italiane e kanë karahasuar lidhur me pasurinë babain e Blerimit, Lazim Destani me Berluskonin, pasi ai administron skuadrën e futbollit “Shkëndija” të Tetovës. 

Madje ata e kanë quajtur Destanin si “bosi i madh i Shkëndijës së vogël”, duke shkruar se pasuria e tij mund të krahasohet edhe me pasurinë e ish pronarit të Milanit, Silvio Berluskoni, shkruan Panorama Plus.

Mediat në Itali theksojnë se pasuria e Destanit mund të jetë deri në 6 miliardë euro.Aktori 37-vjeçar, i rritur në Gjermani, ku po zhvillon dhe karrierën, njihet për rolet në filmat “Koha e kometës” dhe “Dosja K”.

Ai bën përshtypje për jetën superluksoze nga një shtet në tjetrin dhe pushimet e shpeshta në shtëpinë e tij në Dubai.

Ai është i vetmi artist i familjes së famshme Destani, e cila përbëhet nga nëna, babai dhe dy vëllezër biznesmenë të pasur.Vëllai i tij Nazif Destani para disa kohësh u përfol në mediat shqiptare ku ishte i ftuar në 20 vjetorin e “Opinion”.

Ai është cilësuar sipas Forbes si shqiptari më i pasur në botë pasi pasuria e tij shkon mbi 3 miliardë dollarë.Familja Destani nga Maqedonia numëron biznese të suksesshme në 39 shtete të botës.

Të gjithë ata që i njohin burrat e kësaj familjeje miliardere, e dinë se truri i sipërmarrjeve të familjes Destani është Nazifi, vëllai i Blerimit.

I ati i tyre, Lazim Destani është biznesmeni i suksesshëm me prejardhje nga Malësia e Sharrit të Tetovës.

Ai dhe familja e tij drejtojnë një rrjet ndërkombëtar biznesesh, që veprojnë në sektorin e shërbimeve, inxhinierisë dhe ndërtimit,

energjetikës e logjistikës, me mbi tridhjetë ndërmarrje aktive në tregun global që shtrihen në Gjermani, SHBA, Zvicër, Dubai, Turqi, Maqedoni, Liban, Kuvajt, Rusi, Mongoli dhe Kinë.Destani, po ashtu është njëri prej aksionerëve kryesor në gazetën “Zëri i Kosovës” së bashku me biznesmenin Remzi Ejupi.

Sa ishte pasuria e Ahmet Zogut? Publikohen shifrat marramendëse

Historiani Erald Kapri thotë se Ahmet Zogu ishte një njeri i pasur para se të bëhej Mbret i Shqipërisë.

Në emisionin “Now”, Kapri u shpreh se edhe pa floririn dhe bizhuteritë, Zogu zotëronte një pasuri të madhe, e cila në ditët e sotme kapte vlerën e 10 milionë eurove.

“Zogu realisht ka qenë një njeri shumë i pasur edhe para se të bëhej mbret. Ishte një nga biznesmenët e parë në Shqipëri. Në 1919 këtu kan ardhur një ndustrialist italian, i cili bëri një marrëveshje me Zogun për pyjet e zonës së Pukës dhe Fushë Arrëzit. Bëri një marrëveshje për 700 mijë lireta të kohës.

Ai kishte një koleksion bizhutetish që u zbulua në një ankand në vitin 1959. Kam zbuluar dy llogari të fshehta bankare të Zogut. Ishin krijuar para se të ikte nga Shqipëria. Një e kishte të llojit bankë, 50 mijë stërlina dhe një në Westmister Bank” me kapital amerikan, kishte 82 mijë dollarë.

Ai fitoi edhe një kompensim lufte ku mori 52 mijë stërlina. Zogu, pa floririn dhe pa këto bizhuteri kishte para mjaftueshëm, që me kohën e sotme shkon 10 milionë euro”, theksoi ai. Zogu ka marrë deri para vitit 1925, deri në 3 milionë lireta për marrëveshjen e pyjeve. Kjo marrëveshje mendohet t’i ketë sjellë 100 mijë stërlina në flori. Gjatë kohës që u bë Mbret, vendosi një standard. Oborri mbretëror do kishte një buxhet të majmë, që i shërbente oborrit mbretëror, paguheshin 500 mijë franga ose 25 mijë napolona flori.

“Jemi më të Ιαshtët”/ Ηistoriania Elena Kocaqi hαbit me dekΙaratëm: Grekët janë shqiρtarë! Po të bësh ADN-në del që…

Historiania Elena Kocaqi, ishte e ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania, ku foli në lidhje me ndihmën që Greqia i dha Turqisë gjatë periudhës së tërmetit shkatërrimtar.

Kocaqi u ndal gjatë bisedës dhe te prejardhja e shqiptarëve, të cilët i cilësoi si popullsinë më të vjetër të Ballkan. Sipas saj edhe grekët antik dhe modern kanë qenë shqiptarë dhe pellzagë.

Më të lashtët në Ballkan janë shqiptarët. Unë po them që grekët antikë janë shqiptarët dhe grekët modern janë shqiptarët.

Në atikitet nuk ka pasur popullsi tjetër, pasardhës të të cilëve janë grekët dhe Ilirët, sepse Dakët dhe Ilirët janë të ngjashëm.

Grekët antik ishin të një popullsie që janë shqiptarët e sotëm dhe kjo del te ADN-ja që bëjmë shqiptarët sot.

Po të bësh ADN-në ti sot del grek dhe nuk del grek fallco që ka krijuar Greqia pas 1923, del grek antik. Pse? Sepse vetë ata ioshin pellazgo-ilir siçjemi ne sot.

Vetë Epiri është quajtur Pellazgia dhe nuk është quajtur kurrë Iliria. Kur ndonjë studiues thotë që ne nuk jemi pellazgë, ai është antishqiptar ose injorant. Nuk ka zgjidhje tjetër nga ana logjike kur toskët quheshin pellazgë.

Kur ti do të vërtetosh që Ilirët janë ata që kanë jetuar në Epir, ky është një mashtrim i madh”, tha Kocaqi

“Më kërkoi bluzë firmato, por nuk ja bleva”, Blendi Fevziu një baba strikt, tregon përgjigjen që i dha të bijës

Gazetari Blendi Fevziu si rrallë herë është ndalur te marrëdhënia që ka me dy vajzat e tij, Mishel dhe Alis.

Ai ka treguar se me vajzën e madhe ka udhëtuar më shumë duke treguar kështu edhe një histori e cila i kishte ndodhur.

Gazetari tregoi se një miment Mishel i kërkoi diçka të shtrenjtë, por që nuk ja bleu pasi e konsideronte si diçka që nuk ja vlente për të shpenzuar aq shumë para.

Në fund sipas moderatorit, ja kishte vlejtur sepse e bija kishte një avantazh më shumë krahasuar me shoqet.

“Me Mishelin kam udhëtuar më shumë, e kam marrë me vete shpeshherë në udhëtimet e mia. Kam menduar gjithmonë që udhëtimet do t’i jepnin avantazh në tavolinat e përditshme. Madje njëherë kur ishte e vogël, më kërkoi t’i bleja diçka që ishte e shtrenjtë dhe në gjykimin tim nuk vlente.

Unë i quaj komplet shpëlarje truri markat dhe i thashë jo, nuk ta blej dhe po justifikohej që e kishin dhe shoqet. I thashë shiko kur të shkosh në shkollë do kuptosh që ti ke shpenzuar më tepër për të udhëtuar me mua dhe do të vlejë më shumë sesa shpenzimet për një bluzë. Vitin e dytë a të tretë të shkollës më tha: Kishe të drejtë, në shumicën e tavolinave unë dal që kam udhëtuar më shumë. Ishte shumë e kënaqur dhe besoj që ja vlejti”, u shpreh Blendi.

Ρasuria e Shqipëris: Qυmështi i gomαrit, një hit në υendin tonë (FOTO)

I njohur si i pasur me vitamina dhe si një nxitës për sistemin imunitar, qumështi me çmim të lartë ka lulëzuar gjatë pandemisë së koronavirusit – një kohë kur shumë në Shqipëri po kërkojnë mënyra shtesë për të forcuar shëndetin.

“Kërkesa për qumësht gomari po rritet ndjeshëm” së bashku me infeksionet e virusit, thotë 37-vjeçari Elton Kikia,

menaxheri i fermës së vogël në fshatin Paper, ku rreth një duzinë kafshësh të vogla, me gjunjë të butë, rrotullohen rreth një kullotë e gjelbër.

Kërkesa e lartë është një lajm i mirë për vetë gomarët, stili i tyre i rehatshëm i jetesës në fermë është një pushim i mirëpritur nga rolet e tyre tradicionale si kafshë ngarkesash.

Zakonisht të shfrytëzuar për të mbajtur ngarkesa të rënda dhe për të tërhequr karroca nëpër terrenin malor të Shqipërisë, gomarët shpesh janë subjekt i keqtrajtimit, në formën e rrahjeve, mbingarkesës ose plagëve në pjesën e sipërme.

“Megjithatë është një kafshë shumë delikate, e cila për të prodhuar qumështin e saj kërkon butësi dhe dashuri”, thotë Kikia.

Dy vjet më parë ai la punën e tij si gazetar për të marrë përsipër fermën e familjes, e cila është vetëm një nga dy në vend që rrit gomarë për qumështin e tyre. Me 50 euro për litër,

çmimi i qumështit të tyre është i tepruar në një vend ku paga mesatare mezi arrin 400 euro në muaj. Por frika rreth Covid-19 ka shkaktuar një rritje të fortë interesi.

Ndërsa askush nuk po e markon qumështin si një kurë për virusin, dashamirësit janë të bindur që profili i tij ushqyes –

i cili është afër qumështit të njeriut – ndihmon në forcimin e mbrojtjes natyrore të trupit si dhe të sistemit të frymëmarrjes në veçanti.

Prodhimi i qumështit është gjithashtu një mënyrë për të “mbrojtur” speciet, sipas fermerëve, kafshët e të cilëve ende mbajnë plagët e jetës së tyre të vështirë në të kaluarën. (AFP)

HABlT 28-υj eçarja: l DASΗURl im e ka sh umë të υogëI, s’më këηaq. Ja çfarë b. ëra…

Bleva një lodër s.e.ksi pa i treguar gjë të dashurit tim. Më vjen keq, unë e dua atë, por ai e ka mjaft të vogël…

Kjo lodër është e gjatë mjaftueshëm sa të arrijë të gjitha pikat e duhura që ai nuk mund t’i arrijë dhe të më ofrojë kënaqësi.

Më pëlqen shumë dhe mund të arrijë org.azmën duke e përdorur atë përsëri dhe përsëri.

Jam duke e përdorur për rreth dy muaj, por po me ngrin gj.aku tani se mos i dashuri im e vë re se unë nuk jam më “e ngushtë” sa kam qenë dhe mund të mendojë se mos jam duke e tra.dhëtuar.

A po gaboj që dua të kënaqem prapa shpinës së tij? Unë jam 28 vjeç dhe ai është 30 vjeç. 

Përgjigja e DEIDRE: Është t.urp të lësh ma.shtrimin të udhëheqë jetën tuaj s.e.ksuale, veçanërisht nëse kjo është një marrëdhënie e mirë në mënyra të tjera dhe mund të zgjasë.

Va.gina është shumë elastike kështu që dyshoj se i dashuri juaj do të vërejë një ndryshim, por s.e.ksi i mirë nuk duhet të varet nga madhësia e p.e.nisit të tij. 

Ja si të kυρtoni që një f emër ka neυojë për … ks

Një një lidhje në çift se.ksi ka prioritet. Rezultati i një jete aktive se.ks uale është një bashkëjetesë e lumtur.

Edhe në qoftë se kemi kaluar një ditë të lodhshme dhe str esuese, kur vjen fjala tek se.ksi nuk ka refuzim.

Ndryshe nga meshkujt, femrat janë ato të cilat japin shumë lehtë shenjat që kanë kanë kohë pa bërë se ks.

Ja cilat janë 3 shenjat treguese për një femër që ka kohë pa bërë se.ks..Vetëvlerësimi i ulët..

Në momentin kur një femër ka kaluar një kohë të gjatë pa kryer mar rëdhënie se.ksuale, vetëv lerësimi që ka ndaj vetes është shumë i ulët.Jeni më pak social..

Një tjetër shenjë e cila tregon se një femër nuk ka kr yer marr ëdhënie se.ksu ale është kur ajo nuk është shumë e komunikueshme dhe është e mbyllur në vetvete.

Mungesa e gjumit..Mungesa e gjumit është një tjetër shenjë e mungesës s.ksuale për femrat…