Lexohet TESTAMENTI i këngëtarit të NJOHUR grek, pasuritë MARRAMENDËSE që i la bashkëshortes dhe vajzës!

Vassilis Karras, besonte se lumturia nuk fshihet te paratë, por edhe paraja është e nevojshme që njeriu t’ia bëjë jetën më të lehtë. Në bashkëpunimet e tij ai ishte besnik dhe i ndershëm, por gjithmonë kërkonte tarifat që ai mënonte se i meritonte, duke bërë negociata të vështira dhe inteligjente.

Për shumë vite, Karras ishte i pavarur, për shumë vite ai punoi fort, duke arritur që të bëhej një nga këngëtarët më të njohur dhe të krijojë një pasuri relativisht të mirë.

E gjithë kjo pasuri u zbulua jo më larg se dje pas leximit të testamentit të tij, pasuria që Karras i la bashkëshortes dhe vajzës tejkalon 10 milionë euro, pasuri të paluajtshme dhe cash.

Ai lindi dhe u rrit në varfëri. Në një barakë, në Kokkinnohori Kavallë, ngjitur me një përrua, i cili kur ra shi i madh, u shemb. Si fëmijë ai bëri gjithçka për të ndihmuar familjen e tij. Punonte në ndërtim, në ara, shiste gjevrek e bileta llotarie dhe hante bukë me pak vaj për të zbutur urinë.

Megjithatë, Karras nuk u dorëzua kurrë çdo që ai mori përsipër të bënte, sigurohej që ta bënte mirë. U shqua si automekanik, profesion me të cilin u mor në rininë e tij, por si këngëtar triumfoi, ndryshoi parametrat e argëtimit të natës dhe e ngriti punën e natës në lartësinë që dukej e paarritshme deri atëherë.

Paratë e para i bëri në gjysmën e dytë të viteve 70, kur këndonte në Gjermani.

Kërkoi dhe merrte tarifa të larta

Duke u kthyer në Selanik, diku në fillim të viteve 80, nuk mundi dhe nuk donte të bënte kompromis me 1700 dhrahmi për natë që jepnin dyqanxhinjtë në atë kohë.

Në Gjermani ai fitonte 10 herë më shumë, por nuk mund të mos plotësonte dëshirën e të dashurës së tij Kristinës për të ndërtuar një shtëpi të qëndrueshme dhe të përhershme për familjen e re që kishin krijuar.

Por duke qenë se ai e dinte nga brenda se si funksiononte nata, kishte një pasqyrë të plotë të xhiros së çdo dyqani, kuptoi se nga vinin më shumë para dhe bënte marrëdhëniet e tij me publikun, ai lëvizi në mënyrë metodike për të siguruar tarifat që mendonte se ai i meritonte me të drejtë.

Dhe ia doli, pasi ishte këngëtari i parë që merrte përqindje nga pjatat e thyera, ndërsa emri dhe fama e tij rriteshin, po ashtu ai filloi të kërkonte tarifa më të larta.

Vera më e nxehtë ndër vite? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund ta presë Evropën në muajt e ardhshëm

Evropa po përgatitet për një tjetër verë të nxehtë, pasi në Gjermani dhe vendet nordike priten temperatura jashtëzakonisht të larta javën e ardhshme. Qytetet në të gjithë kontinentin po përgatiten të përshtaten për nxehtësinë ekstreme.

Deri tani janë regjistruar 11 muaj rekord të të nxehtit dhe temperaturat e sipërfaqes së ujit në Atlantikun e Veriut janë rritur në nivelin më të lartë në të paktën 40 vjet.

Meteorologia Tamsin Green, shprehet se qershori, korriku dhe gushti do të jenë mbi mesataren për sa i përket temperaturës. Moti në të gjithë kontinentin ndryshon shumë duke e bërë të vështirë parashikimin se ku mund të godasë një verë e nxehtë. Green thotë se ka të ngjarë të ketë pika të nxehta në Evropën Jugore dhe Lindore.

Lajme të tjera | Parashikimi i horoskopit 31 Maj,ja cfare kane rezervuar yjet per ju
Evropa Perëndimore mund të regjistrojë reshje mesatare në qershor, më pas reshje mbi mesataren për Evropën Jugore në korrik, por kushte më të thata në Lindje. Gushti, shton ajo, mund të jetë më i thatë për pjesën më të madhe të kontinentit.

Evropa po ngrohet më shpejt se mesatarja globale. Megjithatë, ka një faktor që luan një rol të madh në stinën e verës gjithnjë e më të ngrohtë të kontinentit dhe ky është ndryshimi i klimës.

Evropa është ngrohur me dyfishin e mesatares globale që nga viti 1991, sipas të dhënave të fundit nga Organizata Botërore Meteorologjike dhe agjencia e BE-së për klimën Copernicus. Kontinenti nuk bën “përjashtim” kur flitet për pasojat e ndryshimeve klimatike me të dyja agjencitë që paralajmërojnë se Evropa duhet të bëjë më shumë për të reduktuar emetimet e saj dhe largimin nga karburantet fosile.

Mesatarja e fundit pesëvjeçare tregon se temperaturat në Evropë tani janë 2.3 gradë celsius mbi nivelet para-industriale krahasuar me 1.3 gradë më të larta në nivel global. Për shkak të këtyre të dhënave, meteorologia Green beson “me një shkallë mjaft të mirë sigurie” se 2024 ndoshta do të jetë një tjetër vit rekordi temperaturash.

Silvinjo e la jashtë, por Myrto Uzuni përfundon në… qendër të merkatos spanjolle

Myrto Uzuni nuk u grumbullua nga trajneri Silvinjo në listën e bërë publike pak para startit të Europianit, por kjo nuk e ka penguar aspak sulmuesin beratas që të përfundojë në qendër të merkatos. Pas rënies së Granadës nga La Liga, gjasat janë të mëdha që Uzuni të vazhdojë karrierën në ndonjë skuadër elitare.

Sipas informacioneve të “Mundo Deportivo”, sulmuesi shqiptar po ndiqet nga Rajo Vajekano e Ivan Balliu, por ardhmja e tij mund të jetë edhe te Sevilja, një klub që prej disa muajsh ndjek hapat e tij.

Me një vlerë tregu prej 10 milionë eurosh, nuk duket se Granada CF do të ulë sadopak çmimin fillestar për Uzunin. Gjithsesi mbetet të shihet me mjaft interes se cila do të jetë e ardhmja e talentit beratas.

PANORAMASPORT.AL

Bledi Mane sulmon Orin: Nëse ja di kuptimin fjalës empati i dal maunes para

Pak ditë më parë Ori Nebijaj e cila ka qenë këtë vit për herë të parë në panelin e jurisë në “Big Brother Vip”, komentoi disa nga situatat më të bujshme që kanë ndodhur në shtëpinë më të famshme si dhe disa prej personazheve.

Për këta të fundit e ftuar në “Pardon my French”, Ori veçoi Rozën si banoren që i ka bërë më shumë “empati” pasi sipas saj dukej më e ngarkuar emocionalisht.

Lidhur me këtë koment, Bledi Mane e ka “sulmuar” opinionisten në një postim në “Instagram” ku shkruan se ajo as nuk ja di kuptimin fjalës “empati”, përndryshe do i dilte maunes para (shprehja që ka përdorur Roza pak ditë më parë pas fitores së Eglës).

“Në qoftë se Ori Nebiaj e di kuptimin e fjalës “empati” unë do i dal maunës para…”, shkruan ai në postimin në Instagram.

SHIKO VIDEON KËTU

Fitoi Big Brother Vip, Egla Ceno thumbon Donald Veshaj: Nuk kam K-ra, as fansa…

Vetëm disa ditë pasi u shpall fituese e edicionit të tretë të BBV, Egla Ceno ka bërë një veprim të papritur në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Aktorja ka hequr, hoqi pothuajse të gjithë që ndjek në këtë rrejt social dhe ka mbajtur vetëm dy llogari.

Njëra është faqja e produksionit të Big Brother VIP Albania dhe tjetra një ‘fan-page’ i saj. Nuk dihet pse Egla vendosi që papritur të largojë të gjithë nga Instagrami.

Gjithashtu së fundmi Egla ka reaguar përmes një postimi në Instagram, për një tjetër temë të diskutuar nga jashtë gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP, se sa ndjekës ka në Instagram.

Ajo shkruan se nuk ka nevojë të ketë shumë ndjekës, sepse ata që i ka janë realë, ndërsa i quan “familje”.

“Unë nuk kam ndjekës, nuk kam fansa, as folloëers! Numrat e mi në Instagram janë familja ime #teamEgla”, shkruan ajo.
Kujtojmë se Donaldi u shpreh gjatë “Fan Club” se: Fenomen me 70 mijë ndjekës në Instagram nuk ka. Bëhet fenomen një person që vetëm ofendon?

E ραzakontë! Dhëndri zbυΙon se gr υ@ja e tij është një bυrrë 12 ditë pas mαrtesës

Një dhëndër indonezian zbuloi se gruaja e tij e re është në fakt një burrë dhe ky i fundit mashtroi vetëm për të fituar para.

Dhëndri i njohur si A.K u martua me të dashurën e tij në prill të vitit të kaluar dhe 12 ditë më pas zbuloi se nusja e tij ishte një burrë. AK u takua me gruan e tij të ardhshme, që thuhet se quhet Adinda Kanza, përmes Instagramit vitin e kaluar dhe dyshja ranë dakord të takoheshin personalisht për të vazhduar më tej lidhjen e tyre, sipas mediave vendase.

Kur takoheshin ballë për ballë, Kanza kishte gjithmonë një nikab, një mbulesë tradicionale e fytyrës që vishej nga disa gra myslimane që mbulonte gjithë kokën dhe fytyrën e personit që e mbante, përveç syve.

26-vjeçarja i tha AK-së se ajo ishte një myslimane e devotshme dhe nuk kishte familje të gjallë. Çifti u martua në një ceremoni të vogël në shtëpinë e AK më 12 prill, ku Kanza që solli 5 gramë ar si prikë.

Por jeta bashkëshortore nuk shkoi siç ishte planifikuar, ku A.K shumë shpejt ndjeu se diçka nuk shkonte me gruan e tij të re.

Kanza vazhdoi të mbante nikabin e saj në shtëpi pavarësisht nga tradita myslimane që lejonte mbajtësen ta hiqte atë në prani të burrit të saj në shtëpinë e tyre. Ajo gjithashtu shmangu çdo akt intimiteti ose seksi, duke thënë se kishte menstruacione ose nuk ndihej mirë, sipas raporteve lokale.

A.K filloi të dyshonte dhe nisi të hetonte për gruan e tij. Ai gjeti shtëpinë e saj të mëpashshme dhe u trondit kur takoi prindërit e Kanzës, pavarësisht pretendimeve të saj se ata kishin vdekur.

Familja, e cila nuk e kishte idenë se kishin një dhëndër të ri, informoi A.K se Kanza në fakt ishte djali i tyre. Kanza ishte veshur si grua që nga viti 2020 dhe kishte një zë “disi të lartë” që dukej si një grua, tha policia. Është e paqartë se cili është orientimi i tij seksual apo identiteti gjinor.

Ai thuhet se u tha hetuesve se po shtirej si grua dhe u martua me A.K për të vjedhur pasurinë e familjes së tij. Kanza u arrestua dhe u ndalua në polici për akuzën e mashtrimit. Ai përballet me katër vjet burg nëse shpallet fajtor.

E rëndë/ Nuk ρranoi të m@rtohej me të, 39-vjeçari hedh ραrtneren nga mbikalimi 50 metra i lartë

Një krim i rëndë ka tronditur Italinë. 34-vjeçarja Giada Zanola u gjet e copëtuar nga automjetet që kalonin në autostradën A4 në Vigonza të Padovas.

Fillimisht u dyshua se e reja kishte kryer vetëvrasje duke u hedhur nga mbikalimi, por ngjarja ka marrë tjetër rrjedhë pasi u zbulua se partneri i 34-vjeçares Andrea Favaro, e ka hedhur atë nga mbikalimi, me një lartësi 50 metrash.

39 vjeçari u arrestua për vrasje me dashje. Giada dhe Andrea kishin planifikuar të martoheshin, por viktima kishte anuluar gjithçka.

Vëllai i viktimës, Daniel Zanola, i cili jeton në Brescia, thotë se nuk kishte asnjë dyshim për situatën e vështirë të motrës së tij dhe shpjegoi: “Disa debate, si në të gjitha çiftet, por Giada nuk na kishte thënë kurrë se kishte qenë i dhunshëm apo se situata ishte. Edhe me ne, Andrea ishte gjithmonë i qetë dhe i sjellshëm.”

Pas hetimeve, Prokuroria dhe hetuesit kanë zbuluan detaje që tregonin se kishim të bënim me vrasje dhe pas marrjes në pyetje të 39-vjeçarit, u dërgua në burg.

“E kishte anuluar dasmën sepse nuk i pëlqente më”, tha një mik i Andreas për Rai1. “Andrea ishte shumë xheloz dhe posesiv. Giada ishte një vajzë gazmore, që donte të jetonte. 34-vjeçarja ishte shumë e lidhur me fëmijën e saj, një nënë e vërtetë. Ajo i kishte thënë tashmë partnerit se donte t’i jepte fund lidhjes”, tha ai.

Μαkth për shqiptaren në Greqi! E reja goditet me t hikë, ρ*rdh* nohet dhe mbyllet në një ndërtesë të brαktisur nga një 27-vjeçar

Një 33-vjeçare shqiptare në Omonia ka përjetuar një makth të pafund në duart e një 27-vjeçari, teksa burri dyshohet se e ka rrahur, e ka goditur me thikë në kofshë, e ka përdhunuar dhe më pas e ka lidhur dhe e ka mbyllur në një ndërtesë e braktisur.

Policia greke ka zbardhur historinë e tmerrshme të mesditës së të hënës (27 maj), kur oficerët e policisë së DIAS-it, duke kaluar nëpër kryqëzimin e rrugëve Sokratous dhe Xouthou, në Athinë, konsideruan 27-vjeçarin, i dyshuari dhe gjatë kontrollit se i është gjetur një thikë.

Burri u dërgua në Departamentin e Sigurisë së Omonias, ku u arrestua. Më pas, rreth orës 21:20 të mbrëmjes të së njëjtës ditë, oficerët e policisë DIAS, duke kaluar nëpër rrugën Xouthou në Athinë, dëgjuan një person që thërriste për ndihmë nga një ndërtesë në dukje e braktisur.

Policia ka shkuar menjëherë në katin e 1-rë të pallatit, nga ku kanë ardhur thirrjet për ndihmë, ku ka konstatuar një derë të mbyllur me dry dhe në anën e pasme të saj një person që kërkon të lirohet.

Punonjësit e policisë thyen drynin dhe pasi u futën në ambientet e brendshme, gjetën në krevat 33-vjeçaren nga Shqipëria, të palëvizur me pranga në të gjitha gjymtyrët dhe të plagosur dukshëm në kokë dhe në të gjithë trupin. Në të njëjtën kohë, e reja ka marrë një plagë me thikë në kofshën e majtë.

“Fshati i shqiptarëve” që bëri bashkë Turqinë dhe Greqinë

Në buzën ujore të Bosfor-it ngrihet një zonë kodrinore që merr emrin e shqiptarëve edhe pse është banuar nga kolonizatorët grekë dhe ndodhet në Turqi.
Bëhet fjalë për “Arnavutkoy“, “Arnavut” do të thotë “shqiptar” dhe “koy” do të thotë “fshat”. Për historinë e tij si një lagje multikulturore duhet të kthehemi shumë prapa në kohë.
Historia e Arnavutkoy-t daton në shekullin e tretë pas Krishtit, dhe emri i tij – si banorët – ka ndryshuar me kalimin e kohës, shkruan Albanian Post.

Kolonizatorët e parë ishin grekë. Sipas të dhënave historike, ata e quajtën zonën Hestia.

Kjo, për shkak të guroreve të gëlqeres në majë të kodrës në anën evropiane të Bosfor-it.

Arnavutkoy ndodhet në pikën ku ujërat nga Deti i Zi takohen me ato të Detit Marmara.

Vendasit e quajnë këtë vend si Akinti Burnu ose “Pika e Baticës”.

Pas rënies së Kostandinopojës (në vitin 1453 – AP), Mehmeti i Dytë solli trupat jeniçere nga Shqipëria për të jetuar në Arnavutkoy.

Që atëherë njihet si “fshati i shqiptarëve”.

Eksploruesi turk Evliya Celebi kaloi në fund të shekullit të 17-të dhe e përshkroi atë si një vendbanim jomysliman me një shumicë greke, përcjell Albanian Post.

Popullsia mbeti kryesisht greke derisa Greqia fitoi pavarësinë nga Perandoria Osmane në vitin 1832.

Edhe pse Arnavutkoy u shkatërrua pothuajse plotësisht nga dy zjarre të mëdha në vitet 1798 dhe 1908, sot rrugët e saj të brendshme janë plot me rezidenca druri.

Shekulli i 19-të e pa Arnavutkoy-n të lulëzonte si një qendër të multikulturalizmit.

Një nga karakteristikat më dalluese të “fshtatit të shqiptarëve” është struktura e tij arkitekturore dhe trashëgimia historike.

Njëherë e një kohë, Arnavutkoy ishte i famshëm për skumbrin e tij, peshkun e madh blu dhe Bonito-n e madhe.

Hulumtimi i historisë së gojëdhënave mbi këtë fshat, shkruan Albanian Post, ka sugjeruar se transformimi social është ndikuar ndër vite nga një numër fazash migrimesh dhe emigrimesh në Arnavutkoy.

Sipas një regjistrimi të kryer nga kompania e trageteve (Şirket-i Hayriye) në fillim të shekullit të 20-të, ai tregon një ndryshim dramatik të raporteve midis popullsisë së krishterë dhe myslimane.

Lëvizjet e rëndësishme të njerëzve në shekullin e 20-të u realizuan me marrëveshje të ndërsjellë të dy qeverive (greke dhe turke) në korrik të vitit 1923.

Një tjetër pikë që tregon se Arnavutkoy është ende një zonë unike është bashkimi i banorëve të saj.

Kjo, për të mbrojtur fshatin e tyre kundër ndërtimit të një ure të tretë përgjatë rrugës ujore.

Qytetarët e Arnavutkoy-t u ndërgjegjësuan se trashëgimia më e rëndësishme në jetën e tyre ishte historia e lagjes së tyre të vjetër, përcjell Albanian Post.

Edhe pse “fshati i shqiptarëve” ka qenë një lagje historike dhe multietnike periferike për shumë vite, në të kaluarën banorët e Arnavutköy-t kanë arritur të jetojnë së bashku në të njëjtën zonë për disa vite me ndonjë polemikë tek-tuk etnike ose fetare.

Prandaj, nuk është vetëm një mirazh fakti që njerëzit mund të jetojnë në paqe dhe Arnavutkoy është një vizion për botën globale.

U dhunυα nga 3 infermierë në shtëpinë e të moshuarνe dhe pamjet pushtuan rrjetin, νdes e moshuara

Ka ndërruar jetë e moshuara Minire Nura, gruaja e cila ishte rrahur nga infermierët teksa ishte duke qëndruar në shtëpinë për të moshuarit “Orenda”. Lajmin e ka konfirmuar për mediat vendase, Meshari Selimaj, i cili ka qenë avokat i të ndjerës.

“Po mund të konfirmoj se ka ndërruar jetë”, tha ai duke mos dhënë më shumë detaje mbi shkaqet e vdekjes.Rasti i Minire Nura u bë publik pasi në media qarkulluan pamjet ku infermierët e rrihnin. Qendra “Orenda” më pas u mbyll nga organet përgjegjëse, ndërsa ndaj të dyshuarve nuk ka ende ndonjë vendim gjyqësor.

Sipas aktakuzës, tre të pandehurat në cilësinë e infermiereve në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda”, me dashje dhe në bashkëkryerje kanë përdorur forcë ndaj të moshuarës, e cila ishte e vendosur në shtëpinë e të moshuarve.