“Tashmë radhën e ke ti”, gazetari: Vis Martinajt i çuan fjalë një javë para zhdukjes

Gazetari Igli Çelmeta ka zbuluar se Ervis Martinaj kishte marrë një mesazh disa ditë para se të zhdukej.

I ftuar në rubrikën “Kjo Javë” në News24, Çelmeta tha se pas ekzekutimit të kushëririt të tij, Brilant Martinaj, Ervis Martinajt i kanë çuar fjalë, duke e kërcënuar dhe i kanë thënë “tashmë radhën e ke ti”.

Sipas Çelmetës, Policia e Shtetit e di të vërtetën për Ervis Martinajn por nuk e thotë sepse ka të implikuar jo vetëm anëtarë të grupeve kriminale, por edhe efektivë e njerëz nga politika.

“Pas disa ngjarjeve të rënda kriminale, vrasja e kushëririt në 17 korrrik, atentati ndaj krahut të djathtë Ylli Ibrahimi dhe 1 javë më pas, këtë informacion e ka edhe Policia e Shtetit, Ervis Martinajt i kanë çuar fjalë, duke e kërcënuar, i kanë thënë që “tashmë radhën e ke ti”. Janë bërë bashkë disa banda kriminale, ka edhe implikim të Policisë së Shtetit në këtë ngjarje, punonjës të cilës.

Policia e Shtetit e di të vërtetën për Ervis Martinajn por nuk e thotë. E vërteta e Ervis Martinajt lidh shumë fusha përveç krimit të organizuar, lojërat të fatit dhe Policisë së Shteit, lidh edhe politikën. Kanë kaluar dy vite nga zhdukja e Ervis Martinajt. E vërteta e Ervis Martinajt do të lihet enigmë, nuk do të zbardhet.

Ka shumë zyrtarë të policisë, drejtues të saj që merrnin haraçin nga Martinaj i cili kontrollonte lojërat e fatit dhe ndonte të ishte i paprekshëm duke kontrolluar territorin. Përfshirja e drejtuesve të Policisë bën që kjo ngjarje të mos zbardhet,”- tha Çelmeta.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2022 dhe deri më tani, fati i tij është mister. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles.

Luiza Gega dominuese absolute në Kampionatin Ballkanik, rrëmben sërish vendin e parë edhe në garën e 5000 m/p

Atletja shqiptare, Luiza Gega është shpallur sërish kampione Ballkani për të dytën ditë radhazi.

Ajo ka triumfuar në garën e 5000m. Nga ana tjetër, David Nikolli është pozicionuar në vendin e dytë për meshkuj në garën e 3000m.

Njoftimi i plotë

Të nderuar miq të medias, vijmë sërish te ju me dy lajme të mira.

Në ditën e dytë të kampionatit të 77-të ballkanik të atletikës që po mbahet në datat 25-26 maj në Izmir të Turqisë, atletja e mirënjohur shqiptare Luiza Gega, pasi u shpall kampione Ballkani ditën e parë në garën 3000m me pengesa me kohën 9’26.40, sot, në ditë e dytë, fitoi një tjetër medalje ari në garën e 5000m.

Duhet theksuar se nëse në garën e djeshme Luiza përfundoi 20 sekonda më shpejt se vendi i dytë, gara e sotme pati një finish të fortë.

Konkurrentja direkte e Gegës ishte Yasemin Can, një keniane e natyralizuar turke, kampione në fuqi e Europës për 10000m.

Gara ishte shumë taktike dhe kampionia jonë e bëri diferencën në 400m e fundit, duke e mbyllur garën e 5000m me kohën 15’38.52.

Kujtojmë që Luiza Gega është e vetmja atlete shqiptare pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike të Parisit si e kualifikuar.

Por përpara Olimpiadës, Gega do të marrë pjesë në kampionatin europian të Romës në qershor, ku do të tentojë të ruajë titullin kampione e Europës në 3000m me pengesa.

Lajmi i dytë i mirë vjen nga atleti shqiptar David Nikolli, i cili e mbylli garën e 3000m me kohën 8’07.37, duke u renditur i dyti pas atletit austriak Sebastian Frey.

Në këtë kampionat ballkanik, që ballkanik vetëm emrin ka, sepse pjesëmarrja e ekipeve shkon në 21, duke tejkaluar ndjeshëm rajonin dhe duke përfshirë edhe shtete të tjera si Austria, Izraeli, Qipro, Gjeorgjia, etj., ekipi shqiptar u përfaqësua me 8 atletë, 2 trajnerë, 1 fizioterapist dhe presidentin e federatës shqiptare të atletikës.

‘A do të flesh me Romeon sonte’? Si i përgjigjet pyetjes pikante Heidi Baci?

Një nga finalistet e Big Brother Vip 3 ishte dhe Heidi Baci. Ditën e djeshme ajo u rendit e katërta nga pesë finalistët e këtij edicioni.

Sigurisht sapo ajo doli nga shtëpia nuk do t’i shpëtonte pyetjeve të gazetarëve. Banorja u shpreh se e ka shijuar shumë elksperiencën dhe është e kënaqur sepse publiku ka njohur karakterin e saj dhe njeriu që ajo është.

Gjithashtu ajo është pyetur edhe në lidhje me partnerin e saj Romeon.

Gazetari Ronaldo Sharka e pyeti: A do të flesh me Romeon sonte?

Ndërkohë Heidi e ka mohuar këtë gje duke thënë se nuk i bën gjërat direkt.

Heidi: Jo, jo! Nuk i bëj këto gjëra unë direkt kështu, çfarë thoni! (qesh)

Nëse fiton Egla, shqiptarët meritojnë vuajtjet që kanë”, çfarë thotë Julia Ilirjani pas finales së BBV”: Nuk …

Kjo për shkak se të dyja banorët kanë pas shumë konflikte me njëra-tjerën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe s’kanë qenë të pakta situatat e agravuara mes tyre.

E pyetur nga Ronaldo Sharka nëse i qëndron ende deklaratës së saj për Eglën, Julia shprehet se nuk tërheq asnjë gjë nga fjalët që ka thënë.

Ronaldo Sharka: Deklarata për Egla Cenon ka ndezur shumë rrjetin që nëse ajo do të fitonte, shqiptarët meritojnë vuajtjet që kanë. I qëndron kësaj deklarate?

Julia Ilirjani: Unë Eglën e kam kolege. Më ka ardhur shumë keq për lojën që ajo zgjodhi të bëjë brenda BBV. Nuk e njoh jashtë kështu që nuk e di a është një lojë apo kjo është Egla, kështu që nuk dua të flas dhe të bëj komente për Eglën sot. Ato që i kam thënë, i kam thënë dhe nuk i tërheq më unë.

Françeska do të jetë pjesë e spektaklit të njohur?

Franceska Murati ishte e ftuar në një intervistë në ‘E diell’, në rubrikën e moderuar nga Argjira Spanca dhe Beniada Nishani. Ish-banorja e ‘BBV’ foli për eksperiencën në reality show dhe për pritjen nga familjarët.

Ajo tha se partneri i saj ishte ndjerë krenar për rrugëtimin e saj.

Më ka thënë jam shumë krenar për ty– tha Françeska.

Më tej, ajo komentoi edhe batutën e saj për të shoqin, që u bë shumë virale në rrjet.

“Kur e kam parë sa virale është bërë nuk e prisja. Nuk e mendova se mund të ishte dëgjuar, ai e ka pritur shumë mirë, shoqëria jonë i thotë Dori. Nëna më tha si përmend shoqet e burrit në ekran. Unë nuk jam tip xheloze, as ai. Ai është djalë i thjeshtë, kemi biznesin tonë ai punon aty. Unë e kam përmendur shumë here karrierën time në Britani e nuk është përmendur”

Po ashtu, ajo u ngacmua nga Argjira për faktin se nëse do të bëhet pjesë e ekranit, duke përmendur edhe pozicionin e opinionistes në ‘She’s on top’.

Pyetja– Do e kishte parë veten si moderatore?

Franceska-Patjetër, pse jo

Pyetja– Mendoj se mund të bënim diçka të bukur te ‘She’s on Top’.

Franceska– Pse jo, do ishte kënaqësi. Do isha shumë e saktë dhe strikte.

Dashuria në “ajër”? Deklarata e Dijonisit për Baby G-n habit të gjithë

Pas rikthimit në “Ferma Vip” Dijonisi duket më i afruar me Baby G.

Teksa qëndronin në verandën e fermës, Dijonisi ka folur për marrëdhënien me Baby G.

Fermeri u shpreh se këngëtarja është shumë pozitive.

Ai tha gjithashtu se Baby G dëgjon shumë personat e tjerë, e sipas tij ajo nuk duhet të ndikohet.

“Njeri më të mirë, më rob zoti, më shpirt mirë, më pozitive nuk gjen askund. Bërtet ndonjëherë kot, por bërtet për mirë. I ka lezet e bërtitura. Ka dhe një gjë të keqe, dëgjon njerëz kot.Aty e prish ajo. Mos u ndiko”, tha Dijonisi për Baby G.

Eliminimi i papritur i Meritonit zemëron publikun, shpërthejnë kritikat ndaj produksionit të BBV

Mes 5 finalistëve, Meriton Mjekiqi u zgjodh më pak i preferuari duke mbyllur kështu rrugëtimin dhe humbur shansin për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Mirëpo ky vendim ishte i papritur pasi thuajse në çdo televotim të hapur në rrjet, Meritoni shpallej më i votuari.

Kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak publikut, të cilët kanë vërshyer në komente negative ndaj produksionit.

Në postimin ku bëhet i ditur largimi i Meritonit, në më pak se 5 minuta janë grumbulluar mbi 2000 komente negative.

Euro 2024/ E zbulon gjigandi turk, Sylvinho merr në Kombëtare sulmuesin 23-vjeçar

Ernest Muçi është emri i tretë që ka marrë një ftesë nga Sylvinho për në Euro 2024.

Ka qenë klubi i tij, Besiktasi, që ka zyrtarizuar sulmuesin 23-vjeçar si pjesë të Shqipërisë.

Në faqen zyrtare, klubi nga Stambolli ka treguar listën e lojtarëve që janë të grumbulluar nga kombëtaret e tyre, mes tyre edhe Muçin.

Veç Brojës dhe Asanit që kanë ditë në Tiranë, Muçi bëhet lojtari i tretë që ka ftesën e sigurt.

Veç tyre, edhe Gjasula duket se do jetë pjesë e grumbullimit fillestar që Sylvinho do bëjë për dy miqësoret e qershorit kundër Lihtenshtajnit dhe Azerbajxhanit, para se më 7 qershor të dorëzojë në UEFA listën finale me maksimumi 26 emrat që do përballen në Gjermani për Grupin B të Euro 2024 kundër Italisë, Spanjës dhe Kroacisë.

Nesër , në orën 16:00 trajneri Sylvinho do publikojë edhe listën me futbollistët e grumbulluar.

Fitoi 100 mijë euro! Çfarë do të bëjë Egla Ceno pas “BBV 3”?

Egla Ceno ia doli që ta bëjë publikun për vete dhe të shpallet fituese e Big Brother Vip 3, e para femër në edicionet VIP.

Menjëherë pas përfundimit të spektaklit ajo ka ndarë emocionet e para, duke thënë se nuk e kishte menduar kurrë këtë moment.

Gazetari Ronaldo Sharka e pyeti aktoren sesi ndihej dhe se çfarë do të bëjë pasi ëndrra e saj përfundoi me këtë triumf.

“Po vdes…. Nuk e kisha menduar kurrë. Mendoj e kam jetuar kështu si jam. Ky format ka pushtet të jashtëzakonshëm për të dhënë një shkelm menderesh dhe për të të hedhur në publik. Kjo ka ndodhur! Do mundohem të mbaj këmbët fort në tokë dhe të vazhdoj jetën time. Sonte do shkrydhem pak me të shtëpisë. Jam shumë e shkalafitur tani nga emocionet, s’di ku kam kokën, shpirtin”, u shpreh Egla Ceno.