Djali iu zhduk kur ishte vetëm 12 vjeç, flet nëna e Xhevahir Gezdarit: Kam 29 vite që i shtroj pjatën në tavolinë

Në episodin “Fëmijëri e humbur” të podcastit “Fol me Anila Hoxhën”, projekt i qendrës FOL i mbështetur financiarisht nga ambasada amerikane në Tiranë që transmetohet të shtunën e fundit të çdo muaji në Top Albania Radio, tema e diskutimit ishte për fëmijët e zhdukur.

Si shembull është sjellë ai i Xhevahir Gezdarit, nëna e te cilit prej vitit 1995 thotë se vazhdon të shtrojë në tavolinë dhe pjatën e tij. Humbja e fëmijës është rasti tipik kur u hetua dhe kompania e huaj që ishte vendosur ne fshatin Tagan dhe më pas u largua.

Do ndjekim rrëfimin e nënës së Xhevahirit, nga fshati Tagan e cila për 29 vjet nuk ka ndalur së kërkuari fëmijën që e nisi për në shkollë dhe që kurrë nuk u kthye.

Anila Hoxha: Si quhesh ?

Vera.

Anila Hoxha: Sa vjeç ishte djali kur u zhduk?

Vera Gezdari: 12 vjeç.

Anila Hoxha: Si quhet djali?

Vera Gezdari: Xhevair.

Anila Hoxha: Në çfarë viti u zhduk?

Vera Gezdari: Më 5 prill, 1995.

Anila Hoxha: Çfarë mban mend nga ajo ditë? Në çfarë klase ishte djali?

Vera Gezdari: Në klasë të tretë. Çuni u nis për në orën 10. Erdhi kjo vajza (Havie, e motra e Xhevairit) prej shkolle dhe tha “ku është Xhevairi?”, se kishte datëlindjen kjo. Edhe i thashë `o  Xhevair hajde shpejt, vjen edhe Havia edhe …` `po, po mami do të vij`. Në orën 15:00 ( ora 3 e pasdites) i lëshonte ajo mësuesja dhe nuk erdhi, nuk u kthye më po atë ditë.

Anila Hoxha: Për çfarë dyshuat ju si familje ?

Vera Gezdari: Vallahi kanë kërkuar gjithandej, por nuk e di. Ka shkuar Hafuzi( bashkëshorti), edhe kjo Havi, kanë shkuar në Tiranë , kanë biseduar ku e di unë.

Anila Hoxha: Shkuat në polici të nesërmen? Çfarë shpresoje ti si nënë teksa prisje?

Vera Gezdari: Shpresoja se do të vijë , jo se do të largohet ai. Se besonim. S’na ka bërë vaki të na marrë dikush fëmijën.

Anila Hoxha: Kishte dëshmitarë? Çfarë treguan banorët?

Vera Gezdari: Nuk kallëzuan asnjë fjalë, nuk kanë kallëzuar.

Anila Hoxha: Kush e kishte parë për herë të fundit Xhevairin?

Vera Gezdari: Këto mësuesit kanë thënë “hajde të hymë Brenda. Ka ra poshtë se është një breg . Ka ra poshtë”.

Anila Hoxha: Ku po shkonte?

Vera Gezdari: Se di, a ka shkuar në shkollë. Ata thanë se nuk ka ardhur, nuk ka mbërritur aty.

Anila Hoxha: Mendon se është gjallë Xhevairi?

Vera Gezdari: Besoj prej Zoti. Se prej njeriut jo. Inshallah Zotit është mirë.

Anila Hoxha: Vazhdoni kërkimet si familje?

Vera Gezdari: Vallahi e ka kërkuar kjo vajza. Unë nuk mund të shkojë. Unë jam me tension edhe nuk kam qenë mirë.

Anila Hoxha: Kur të pyesin sa fëmijë ke,  sa fëmijë thua?

Vera Gezdari: 9 fëmijë kam. I ka Zoti.

Anila Hoxha: Ku përfshin edhe Xhevairin?

Vera Gezdari: Po.

Anila Hoxha: Thua që Xhevairi është gjallë ?

Vera Gezdari: Xhevairi është gjallë.

Anila Hoxha: Po kush e ka rrëmbyer?

Vera Gezdari: Nuk e di, se di. Nuk i vendos akuzë kurrkujt sepse nuk e di.

Anila Hoxha: U ngrit fshati për të kërkuar në atë kohë ? Prej 1995?

Vera Gezdari: Jo jo,  veçse ka ardh një shef dhe i thashë unë ‘dëgjo ju jeni shefa , i dini rrugët tuaja ku i keni dhe ku si keni,  se unë nuk jam marrë me këtë punë”. Tha “oj nëne nuk e di. Edhe unë nuk di gjë”.

Anila Hoxha: Pastaj më pas, ju informuan se çfarë po ndodh?

Vera Gezdari: Mbrapa iku. Ne e kërkuam edhe tek motra në Durrës. Nuk ishte kurrkund  as tek motra . E kërkuam nëpër Tiranë . Ku të shkonim. Sdinim gjë. Se di. Sesi është puna. A ka ndodh në shkollë , a ka shkuar në shkollë , a ska shkuar në shkollë. Nuk e di kush.

Anila Hoxha: I pyetët banorët,  i pyetët mësuesit?

Vera Gezdari: Ne i pyetëm mësuesit .

Anila Hoxha: E ke parë ndonjëherë në ëndërr djalin?

Vera Gezdari: Vallahi jo.

Anila Hoxha: Që kur është zhdukur?

Vera Gezdari: Jo jo, asnjëherë. Se nuk më del sesi qaj dhe nuk del. Fëmijë se nuk i ka shkuar…

Anila Hoxha: Brenga jote më e madhe është se nuk di se çfarë ndodhi me djalin?

Vera Gezdari: Po,po.Brenga e madhe është shumë e zorshme kjo, se ti thuash të vijë çuni . Kjo është puna, veçse inshallah të vijë cuni se kjo është.

Anila Hoxha: Ende shpreson ?Megjithëse nga 1995 deri sot në 2024 nuk ka asnjë shenjë për të?

Vera Gezdari: Jo, jo asnjë .

Anila Hoxha: Çfarë ke besuar gjatë këtyre viteve? Fëmijët e tjerë u rritën, krijuan familje , gëzoheshe natyrisht për jetën e fëmijëve të tu.

Vera Gezdari: Vendosja psh. bukën, sofrën , bëja festa, lugën atij ia vendosja , pjatën atij. S’ishte ai.

Anila Hoxha: Prej sa vitesh  e ndoqe këtë ritual, që vendosje pjatën, lugën e tij?

Vera Gezdari: Deri tani.Vazhdoj prapë po ashtu.

Anila Hoxha: Si vazhdon ?

Vera Gezdari: Vazhdoj inshallah hapet porta të vijë.

Anila Hoxha: Kur shtron bukën vendos edhe pjatë për Xhevairin akoma?

Vera Gezdari: Po, për Zotin ia vendos m’u aty. Inshallah të vijë do Zoti të vijë. Se jemi me brenga mjerë ku i bie kjo.

Anila Hoxha: E kanë rrëmbyer ? E kanë vrarë? Çfarë i ka ndodhur?

Vera Gezdari: Nuk e di.

Anila Hoxha: I ka ndodhur një aksident? Ka rrëshqitur në përrua? Çfarë të thotë ty, zemra e nënës?

Vera Gezdari: Jo, jo, zemra thotë që është shëndoshë e mirë. Nuk e di. Unë po them të jetë shëndoshë e mirë. Se di, se nuk ka shkuar me makinë do rrëzohet ky. Ai ka shkuar në shkollë.

Anila Hoxha: Çfarë mban mend nga Xhevairi? Ke ruajtur diçka nga Xhevairi?

Vera Gezdari: Jo, nuk m`i dhanë fletoret. Se shkova i mora ato fletoret , librat, por nuk mi dhanë. Se ai i ka marrë me vete krejt në çantë . S’ka lënë gjë aty. /Top Channel

Egla Ceno, fituese e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”!

Për herë të parë në një edicion VIP, një grua fiton çmimin e madh të “Big Brother”.

Në një natë magjike, plot surpriza dhe emocione dhe një garë të fortë mes pesë finalistëve, Egla Ceno rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurosh! Aktorja ia doli në garën përballë Julian Dedës, Romeo Veshajt, Heidi Bacit dhe Meriton Mjekiqit.

Në një finale maratonë, me një transmetim live mbi 6 orë, të pestë banorët rikujtuan eksperiencën e tyre në reality shoë, ndërkohë që u surprizuan nga “Vëllai i Madh”, duke dhuruar emocione të forta për publikun.

Edicioni i tretë i “Big Brother VIP Albania” ka kaluar çdo parashikim audience, për shkak të garës shumë të fortë mes 5 finalistëve.

Broja optimist, flet pak ditë para nisjes së Euro24: Do e kalojmë grupin

Dy ditë nga zbardhja e listës prej 26 lojtarësh që trajneri i kombëtares Sylvinho do publikojë për grumbullimin në prag të Europianit, disa nga lojtarët e kombëtares shqiptare kanë zbarkuar, Asani, Gjasula, Mihaj dhe Armando Broja, duke zbuluar dalëngadalë emrat e atyre që i ka shkuar ftesa.

Ndër më të përfolurit e kombëtares shqiptare Armando Broja i cili ka kaluar një vit e gjysmë shumë të vështirë mes dëmtimit që e mbajti jashtë një vit dhe mungesës së minutave tek Fulhami ku u transferua janarin e këtij viti, e gjejmë në Arenën Kombëtare, për të ndjekur finale e vogël për vendin e tretë dhe të katërt mes Vllaznisë dhe Skënderbeut.

“Kam ardhur për të bërë pak pushim…është bukur me pa futboll gjithmonë edhe jashtë Anglisë”, tha Broja. Ky që sapo u mbyll ka qenë një vit shumë i vështirë për të, nga janari dhe deri në maj për sulmuesin shqiptar nuk ka patur 90 minuta të plota as tek Chelsea në ditët e para të vitit dhe aq më pak tek Fulhami.

“Mund të shkonte edhe më mirë, por kështu është futbolli, të shohim sezonin tjetër tani, ishallah shkon ehe më mire”, tha ai. Tani kemi grumbullimin e kombëtares shumë të rëndësishëm edhe se këto 6 muaj që kalove. “Po po normal, kjo është gjë më e madhe dhe shohim nëse do të më marrë trajneri, do të jetë diçka shumë e madhe dhe unë do të jap maksimumin. Nëse do të më zgjedh trajneri do të jetë një gjë shumë e madhe për mua, për familjen dhe ishallah po shkon gjithçka mire”, tha ai.

Broja mund të quhet edhe thjeshtë i ftuari i këtij Europiani, pa asnjë kontribut në ndeshjet kualifikuese për shkak të dëmtimit, megjithatë, një talent si ai nuk mund të mbetet jashtë. “Trajneri ka bërë diçka shumë të mirë, skuadra është shumë e fortë dhe ky kualifikim ka patur lojtarë dhe një grup shumë të mire”, u shpreh Broja.

Sa Ii përket finaleve të Europianit, ku do të kemi kundërshtarë shumë të fortë si Italia, Spanja dhe Kroacia Armando Broja synon shumë lartë. “Grupi është shumë i mirë, trajneri po ashtu së bashku me stafin janë shumë të mirë, ndeshjet janë vërtetë të rëndësishme, por ishallah do t’ja dalim të kalojmë grupin dhe do të jetë një gjë shumë e madhe si për skuadrën por edhe për Shqipërinë”, tha futbollisti.

Edhe e ardhmja e tij mbetet pezull, tek Chelsea vështirë se do të qëndrojë në edicionin e ardhshëm, pasi klubi e ka nxjerrë në shitje dhe situate aktuale me shumë pak minuta të luajtura, nuk e favorizon. “Nuk e di do të shohim, kontratën e kam akoma tek Chelsea…Keni një plan që të lëvizni nga Anglia? Nuk e di akoma…nuk e di”, theksoi ai. /Top Channel

Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 26 Maj 2024

Dashi

Një ditë jo fort e mirë kjo e diel për të lindurit e kësaj shenje. Sot do jeni të nevrikosur. Nëse jeni përgjegjës për diçka në familjen tuaj, kjo do jeë ditë e tensionuar për juve. Duhet të jeni më të qetë për të shmangur kokëfortësinë dhe vrazhdësinë. Duhet të jeni të qetë!

Demi

Të lindurit e shenjës Demi janë punëtorë shumë të mirë dhe mund të trajtojnë një gamë të gjerë detyrash. Kjo është një ditë e mirë për të studiuar, për të përpunuar informacion, për të edukuar fëmijët dhe për t’u kujdesur për ta. Të gjithë iniciativat që lidhen me projekte ndërkombëtare, udhëtime, biseda biznesi, etj, do japin rezultat.

Binjakët

Në qoftë se ju merrni pjesë në një projekt të përbashkët, ju duhet të dini se si të mbroni interesat tuaja personale. Të gjitha shpenzimet e ditës kanë nevojë për kontrollin tuaj personal. Ju mund të shpenzoni disa nga borxhet e marra.

Gaforrja

Kjo ditë është stresuese për juve. Partneri që bashkëpunoni mund të jetë i mërzitshëm ndaj mundohuni që të mos përfshini emocionet tuaja. Nëse e shihni që nuk mund të mbani veten në kontroll, atëherë thirrni një person të tretë për të marrë pjesë në bisedimet e rëndësishme.

Luani

Bëni kujdes në punë sot.Duhet të jeni të kujdesshëm sot kur bëni procedura të profesionit, veçanërisht nëse keni të bëni me mjete të mprehta, medikamente apo kimikate. Jini të sigurt që gjithmonë të keni udhëzimet e duhura. Do keni nevojë ëpr disa shpenzime.

Virgjëresha

Një ditë e mirë kjo e sotmja.Dita sot promovon punën intelektuale, arsimin, punën letrare, si dhe organizimin e festimeve dhe gara sportive. Ju duhet të kushtoni vëmendje të veçantë për sigurimin e pjesëmarrësve dhe shikuesve në respektimin e rregullave.

Peshorja

Një e diel jo fort e lumtur për Peshoret. Problemet profesionale do të jenë urgjente. Ju do të duhet të zgjedhin midis qetësisë së brendshme dhe aktivitetit energjik, mund t’iu duhet të sakrifikoni mes mirëqenies së familjes suaj apo komoditetit tuaj.

Akrepi

Sot është dita për të provuar sfidat që ju keni. Ia vlen të rrezikoni.Kur të bëheni gati për një udhëtim, jini të sigurt të rezervoni një garanci për ndonjë emergjencë të paimagjinueshme, në këtë mënyrë ju do të ndjehen më të mbrojtur ndaj trazirave të paparashikueshme. Kujdes me financat!

Shigjetari

Financat ju shqetësojnë shumë këtë periudhë.Mund të ndiheni shumë të shqetësuar në lidhje me strategjinë tuaj. Në qoftë se jeni duke u përpjekur për të sqaruar të ardhurat tuaja zyrtare, mos u befasoni nga një bisedë e gjatë me menaxherin tuaj. Përgatiteni veten për këtë bisedë me fakte dhe argumente bindëse.

Bricjapi

Përgatituni për një dialog me partnerin/en që mund të bëhet shumë intensiv dhe emocional. Marrëveshjet e biznesit janë të mundshme sot, por me një çmim për përpjekje të mëdha. Nëse keni një konkurrent, rivaliteti juaj mund të kalojnë në një fazë të hapur të gjakmarrjes së pastër dhe në armiqësi.

Ujori

Një ditë jo e mirë kjo e sotmja.Mund të keni konflikte profesionale dhe përkeqësim të sëmundjeve kronike. Në qoftë se ju vendosni të shkoni te mjeku ose të përdorni ndonjë shërbim, ndërveprim tuaj me personelin e shërbimit mund të jetë mjaft emocional.

Peshqit

Ju ndiheni mjaft krijues si natyrë por bëni kujdes. Sot nuk duhet të mëbshteteni vetëm te frymëzimi juaj krijues. Sot keni dëshirë të eksperimentoni dhe të zhvilloni një talent, por rezultati do jetë ndryshe nga sa e prisni. Ndiheni të pasigurt për financat.

E rëndë/ Gjendet i vdekur në banesë 39-vjeçari, dyshohet se…

Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë në ambientet e banesës në fshatin Rëmbec të Maliqit.

Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë gjetur 39-vjeçarin dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se viktima vuante nga disa sëmundje, çka mundi t’i ketë sjellë dhe vdekjen e papritur.

Megjithatë trupi do të çohet në morg për ekspertizën mjeko ligjore për të zbuluar shkaqet e sakta të vdekjes.

Zbulohen mesazhet/ Çarë ndodhi mes 21-vjeçares që vrau veten me plumb në zemër dhe të dashurit para tragjedisë

Pasditen e djeshme u vetëvra policja 21-vjeçare, Aldorjana Loshi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Ali Demi”, rreth orës 18:30. E reja qëlloi veten me armë e shërbimit në zemër. Pas tragjedisë, policia e Tiranës arrestoi të dashurin e saj, Endri Nikën, 28 vjeç, pasi akuzohet për pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Kjo akuzë ndaj tij është ngritur pasi djali, ka fshirë mesazhet e komunikimit në celular me policen, pasi ka shkuar në banesën e saj dhe e ka gjetur të pajetë.

Ditën e djeshme i ka telefonuar me dhjetëra herë por nuk i është përgjigjur, më pas i shkuar në banesë dhe kur ka konstatuar trupin e pajetë ka njoftuar policinë.

“Kostandina ime e shtrenjtë, sot kam shumë lot për ty”- Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, Agron Llakaj i jep lamtumirën bashkëshortes me fjalët prekëse: Më prit

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj i ka dhënë lamtumirën bashkëshortes së tij, Konstandina me fjalët më të ndjera dedikuar asaj.

Pasi zbuloi në një postim në Facebook, se nëna e dy fëmijëve të tij kishte ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë, Agron Llakaj ka prekur me fjalët kushtuar gruas së tij.

“Sa shumë ke sakrifikuar për ne, ishe shtëpia, forca më e madhe që ne kishim ishe ti”, shkruan aktori në një status në rrjetin social Instagram, që e ka shoqëruar me një foto krah Kostandinës.

Agron Llakaj shprehet se sëmundja e pabesë u mbylli perden e skenës së jetës në momenti kur duhet ta shijonim më shumë.

Aktori e ka quajtur bashkëshorten e ndjerë “gjysma ime më e mirë”, ndërsa iu drejtua “Më prit…,nuk di se kur por ti do me presesh si perhere”

Postimi i plotë:

Kostandina ime e shtrenjte!

Edhe pse t’i kam thene shume e shume here…,sot ne lamtumiren tende te fundit, dua qe t’i kesh me vete.

Kemi patur nje rrugetim te veshtire, te lodhur dhe me shume sakrifica…,enderruam per nje jete te re dhe me shume ambicje.

E qe une te mbaroja shkollen e lart te arteve, ti sakrifikove nga jeta jote ,rrite dy femijet..Alkiden dhe Enon.

Sa shume ke sakrifikuar per Ne…,Ti ishe shtepia, forca me e madhe qe ne kishim ishe Ti.

Kur vendosem te vinim drejt Tiranes per nje te ardhme me te mire…,ishe po ti qe krijove Tiranen( Itaken )ne mua.

“Nuk do kthehemi mbrapa kurre Agron..,beso ne mua!Ne do tja dalim!”

Dhe ashtu ndodhi.

Dhe ecem e ecem, u rritem edhe ne bashke me femijet…,u beme dikushi, i buzeqeshem kohes dhe viteve,te qenurit nene e babe e pastaj gjysher…,sa shume enderra…,por ja qe jeta nuk eshte skenar i shkruar…, semundja e pabese na e mbylli perden e skenes se jetes ateher kur duhet ta shijonim me shume.

Dhe e fundit Kostandina ime…,sot kam shume lot per ty por di qe, kur nje artist largohet nga skena merr duartrokitjet me vete…,ti ishe gjysma ime me e mire e njeriut dhe artit, dhe tani me largimin tend nga skena une e kerkoj nje duartrokitje te madhe.👏👏👏

Falemnderit Kostandina!

Falemnderit GoNina!

Lamtumire ne qiellin e engjejve aty ku shpirti yt i mire e meriton!

Me prit…,nuk di se kur por ti do me presesh si perhere.🙏💔😭😭😭

U rrëzua nga shkallët?! Gjendet e vdekur motra e të moshuarës që u vra në Dropull

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Bodrishtë të Gjirokastrës, ku Marianthi Barka, 90 vjeç dyshohet se është rrëzuar nga shkallët e banesës së saj dhe ka humbur jetën.

Ajo jetonte e vetme dhe kishte vendosur shkallën të lante dritaren, por fatkeqësisht është rrëzuar.

Megjithatë vdekja është misterioze, pasi është motra e Kleoniqi Ilias, 88 vjeçarja e gjetur e vrarë në banesën e saj së bashku me bashkëshortin, Kosta Ilia, në fillim të këtij muaji, po në këtë fshat.

Çifti i të moshuarve dyshohet se u vranë nga fqinjini tyre, i cili u arrestua dy ditë më vonë.

E dimë ne, që në Turqi ka ende shqiptar ortodoks ?

Shkruan: Fahri XHARRA

Më duhet të thërras në ndihmë hyjnitë, sepse vetëm ato janë gjendje të ndriçojnë rrugën tonë kombëtare. Nga ajo që shihet dhe ajo që dëgjohet, kemi pak shpresa që ne të jemi në gjëndje për diçka më shumë se sa këto që i kemi . Nuk e kam nga ajo që i kam humbur shpresat, por dita e mirë shihet në mëngjes. Shikoni , vitëve të fundit nga nxemja globale kemi shumë ndryshime klimatike por edhe nga ajo që shihet se si po ecë kombi, nuk parashoh një pasditë të bukur edhe pse mëngjesi ishte plot diell .
Të iu them të drejtën as që më ksihte shukuar mendja që në Turqi kanë mbetur shqiptarër ortodoks sepse më 30 janar 1923 në Konferencën e Lozanës ishte nënshkruar një Konventë (Traktat) si një marrëveshje e veçantë ndërmjet Greqisë dhe Turqisë, dhe reyultatet e asaj konvente pak a shumë i dimë.
Nëse kërkohet në google ndonjë shkrim apo libër për temën që e kam në duar, e besoni apo jo janë vetëm dy të tilla që ndoshta siperfaqësisht e prekin temën shumë me vlerë . Të thuash që ka shqiptar musliman në Turqi, kjo dihet . Dihet bile edhe me numër përafërsisht të saktë.

Shqiptarët ortodoks të Turqisë, pra ata që kanë mbetur pas vendimeve të Konferencës së permendur të Lozanës janë dhe janë në një pozitë kombëtare shumë të vështirë. E them të vështirë sipas botkuptimeve të mia, ashtu si e shoh kombin. Ata janë në mesin e dy zjarreve, të Kishes Ortodokse të Stambollit që me çdo kusht i do për asimilim në grek, dhe poltikës turke që i shërbejnë si Joker kundër Greqisë .

“Patriarkana e Fanarit kishte Sinodin, që përbëhej prej 12 dhespotëve. Shqiptarët nuk kishin asnjë përfaqësues në të. Për të lehtësuar konvertimin e shqiptarëve në shtetas grekë, qeveria greke mori një vendim të posaçem. Ajo udhëzoi konsullatën greke në Turqi që t`u jepte shtetësinë greke edhe atyre personave, të cilët nuk kishin jetuar fare në Greqi, gjë që më parë kishte qenë krejtësisht e palejueshme. Ky vendim fshihte qëllime të largëta politike. Politika greke përfitoi edhe nga statusi jo i qartë dhe i pafavorshëm i emigracionit ortodoks shqiptar në Turqi. Në bazë të legjislacionit turk, qeveria turke nuk u jepte shtetësinë turke shqiptarëve ortodoksë. Kjo ishte njëra nga arsyet që, shumë shqiptarë kishin marrë shtetësinë greke. Nga martesat e disa shqiptarëve ortodoksë me gra, që kishin shtetësinë greke, kishin ndodhur shumë konflikte pronësie. Gratë me shtetësi greke ishin ndarë nga burrat dhe u kishin marrë pasurinë e tyre, duke i lënë pa asgjë. Për të gjetur një rrugëdalje, shqiptarët po shtyheshin të merrnin shtetësinë greke, sepse vetëm me shtetësi shqiptare atyre nuk u njihej e drejta e trashëgimit apo zotërimit të pasurisë. Në emigracionin ortodoks shqiptar ishin krijuar kushte që të depërtonte influenca greke dhe fëmijët e tyre frekuentonin shkollat greke. “ ( shkruan Prof. Beqir Meta, Shqipëria dhe Greqia (1949-1990) )

“ Për të plotësuar ndjenjat dhe dëshirat e gjithë emigracionit shqiptar ortodoks në Turqi, një grup shqiptarësh ortodoksë në dhjetor të vitit 1958, i kërkuan qeverisë turke lejen që të krijonin një komunitet fetar të ndarë nga Patriarkana e Fanarit. Mundësitë për krijimin e këtij komuniteti ekzistonin, për arsye se në Turqi kishin patur kishat e tyre edhe emigrantë të kombësive të tjera, si rusët, grekët, bullgarët etj. Sipas të dhënave, që kishte ambasada shqiptare, në Turqi dhe kryesisht në Stamboll gjendeshin 15000 shqiptarë ortodoksë. Ky numër ishte aq i rëndësishëm, saqë po të krijohej kisha shqiptare do të rrezikonte ekzistencën e Patriarkut grek në Stamboll.” ( po, aty)

Shikoni një tri trik të Stambollit ‘” Sipas një marrëveshje midis Turqisë dhe Greqisë, ai qëndronte atje në bazë të një numri të caktuar besimtarësh ortodoksë. Ky numër plotësohej pikërisht me shqiptarët ortodoksë, të cilët nga kisha greke konsideroheshin qëllimisht si grekë. “

Pas acarimit të krizës së Qipros (1960 ), autoritetet turke, në kuadrin e masave për të izoluar dhe ngushtuar rrezen e aktivitetit të Patriarkanës, dhanë sinjale se do t`i përkrahnin ortodoksët shqiptarë me qëllim që t`i shkëpusnin ata nga Patriarkana. Turqit dëshironin largimin e Patrikut grek nga Stambolli.

Funksionarë të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurimit Turk u kërkuan ortodoksëve shqiptarë që të mobilizoheshin për formimin e Komitetit Ortodoks Shqiptar, duke i këshilluar që të mos e lejonin legatën e Shqipërisë të përzihej në këtë çështje dhe të zhvillonte propagandën e saj në koloni .
E shihni lojën dhe interesat e dy anëshme me koloninë shqiptare ortodokse në Turqi ?
Përfaqësuesit e kolonisë shqiptare të Stambollit mendonin se për hapjen e kishës shqiptare duhej marrë më parë pëlqimi i Patrikut të Stambollit. Pa këtë miratim, shqiptarët nuk guxonin të shkonin në kishë, sepse u trembeshin mallkimeve të tij. Megjithkëtë, në fillim të vitit 1962 ata nisën të mblidhnin firmat e nevojshme dhe të kërkonin lejen nga autoritetet turke. Legata shqiptare e mbështeti këtë iniciativë dhe i nxiti drejtuesit e kolonisë të nxitonin për të marrë lejen e çeljes së kishës nga autoritetet turke, në këtë situatë të favorshme të marrëdhënieve të tendosura turko-greke. Hapja e kishës gjykohej si një sukses, i cili do të sillte pastaj hapjen e një shkolle ose kolegji shqiptar. Bukur shumë !
Legata e Shqipërisë, nga ana e saj, dha udhëzime që të shfrytëzohej, pikërisht kjo rrethanë, për të hapur kishën shqiptare. Çudi nga ana e Shqiperisë !

Me këtë që do e lexoni më poshtë do e shihni që shqiptarët ortodoks të Turqisë bëhen pjesë e lojës edhe për interesat e Shqiperisë komuniste ‘ ‘ Në fillim të vitit 1966, interesi i autoriteteve turke për funksionimin normal të KOASH, ishte i lartë. Me nxitjen e tyre, ortodoksët shqiptarë të Stambollit filluan të riaktivizohen dhe të shtonin përpjekjet për gjetjen e priftit shqiptar. Ata arritën një marrëveshje me “Vatrën” për të sjellë një prift nga Amerika. Marrëveshja, gjithashtu, parashikonte që “Vatra” t`i jepte KOASH të Stambollit edhe një ndihmë prej 20.000 dollarësh. Por këtë inciativë e pengoi me vendosmëri qeveria shqiptare, e cila po këmbëngulte në mënyrë të prerë që, prifti të vinte nga Shqipëria dhe të ishte plotësisht nën kontrollin e saj. Komiteti organizator i kishës ftoi nga Amerika priftin Noni. Ai erdhi në Stamboll në vitin 1967, por nuk mundi të qëndrojë, pasi ambasada shqiptare dhe njerëzit e saj në koloninë shqiptare të Turqisë e sulmuan atë, duke e paraqitur si agjent të grekëve dhe të amerikanëve. Ndërkohë, qeveria shqiptare kishte bërë një gjest miqësor ndaj qeverisë turke, duke përkrahur qëndrimin turk për Qipron. ‘ ‘

Qeveria shqiptare nuk dëshironte të ndërmerrte veprime efektive të drejtpërdrejta, duke e diskutuar çështjen e kishës shqiptare dhe të komunitetit ortodoks shqiptar me qeverinë turke, për gjetjen e një zgjidhje të përbashkët të këtyre problemeve…. Ndërkohë, në vitin 1967, në Shqipëri, u zhvillua fushata kundër fesë dhe institucioneve fetare, e cila e dëmtoi edhe më shumë imazhin dhe pozitat e qeverisë komuniste në emigracionin shqiptar. Qeveria shqiptare bëri edhe veprimin tjetër të gabuar, që i shkatërroi përfundimisht përpjekjet për krijimin e KOASH, në Turqi. Në pranverë të vitit 1969, ajo solli fshehurazi dhe kundër dëshirës së autoriteteve turke, një prift nga Shqipëria. Situata në komunitetin e shqiptarëve ortodoksë u keqësua. Gjithashtu, në vitin 1970 u fuqizua përsëri tendenca e ortodoksëve shqiptarë për t`u larguar në Greqi.

Këtë situatë u përpoq ta shfrytëzonte Patriarkana dhe konsullata greke në Stamboll, të cilat gjatë viteve 1970-1972 e intensifikuan punën dhe propagandën për largimin e shqiptarëve ortodoksë për në Greqi. Në vitet ’60, shqiptarët e Turqisë patën mundësi të mira për të krijuar kishën dhe komunitetin e tyre, por këto mundësi, siç e përshkruam më lart, nuk u shfrytëzuan. Një rol negativ luajti politika e gabuar klasore e qeverisë komuniste.
Nuk e di sa a ka ngelur më, ndonjë shqiptar ortodoks në Turqi pa u greqizuar ?
Më duhet të thërras në ndihmë hyjnitë, sepse vetëm ato janë gjendje të ndriçojnë rrugën tonë kombëtare. Pajtoheni ?

( Materiali për këtë shkrim është kryekëput nga libri i Prof. Beqir Metes “Shqipëria dhe Greqia (1949-1990)” )/ZgjohuShqiptar.info