Ρυblikohen ραmjet rrëqethëse të rrëmbimit të ρesë υshtαreνe izrαeΙite nga trυραt e Ήαmasit

Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura publikoi të mërkurën pamje rrëqethëse që tregonin rrëmbimin e pesë ushtareve të bazës “Nahal Oz” nga militantët e Hamasit më 7 tetor të vitit 2023, duke e përshkruar videon si një “testament të mallkuar për dështimin e kombit për të sjellë pengjet në shtëpi”.

Videoja është marrë nga kamerat trupore të militantëve palestinezë atë ditë, teksa ata sulmuan bazën pranë kufirit të Gazës dhe tregon Liri Albag, Karina Ariev, Agam Berger, Daniella Gilboa dhe Naama Levy, në pamjet e filmuara 229 ditë më parë. Të pesë ushtaret janë ende pengje të Hamasit në Gaza, raporton timesofisrael.

Familjet e pesë ushtarëve kërkuan transmetimin e pamjeve, ku disa prej prindërve thanë se qëllimi është të zgjohet kombi dhe veçanërisht lidershipi, që të punojnë më urgjentisht për të siguruar lirimin e tyre.

https://t.co/iwOhHWC6WR

Momenti tronditës kur kali i Gardës Mbretërore britanike kafshon turisten që pozonte për foto (VIDEO)

Momenti tronditës kur një kalë i Gardës Mbretërore britanike kafshon një turiste pasi ajo e prek teksa pozonte për një foto, është bërë viral në rrjet.

Videoja që tregon gruan duke vënë dorën në qafën e kalit, ndërsa kafsha i kthehet dhunshëm është parë nga mbi 855,000 persona.

Pas sulmit të kalit, turistja pengohet dhe e tronditur për pak sa nuk rrëzohet.

Kafsha, e hipur nga një anëtar i kalorësisë shtëpiake, ishte montuar pranë një tabele që paralajmëronte vizitorët: ‘Kujdes! Kuajt mund të shkelmojnë ose kafshojnë.’

Incidente të tilla me kuajt e Gardës Mbretërore ndodhin shpesh edhe pse ka tabela që paralajmërojnë turistët të shmangin kontaktin me ta, ku shkruhet: “’Kujdes! Kuajt mund të shkelmojnë ose kafshojnë.”

“Nga mosmirënjohja…”/ Bes Kallaku sapo lançoi projektin më të ri, thumb për Xhensilën? Kjo kurrë ska qenë dashni

Bes Kallaku është një ndër emrat më të lakuar të shtypit rozë sidomos pas ndarjes së bujshme me Xhensila Myrtezaj.

Pak momente më parë Besi ka publikuar projektin e tij më të ri në bashkëpunim me këngëtaren shkodrane Eli Malaj.

Përmes një postimi në instagram Besi thekson se ky teksti është tekst shpirti gjë që të lë nënkuptimin se është dedikim për këngëtaren me të cilën ka dhe 2 fëmijë Ajkën dhe Amenin.

SHIKO VIDEON KËTU

Skenari djallëzor i klanit Duka për vrasjen e Vis Martinajt, kush janë vajzat që u përdorën si karrem nga “mbreti i kumarit”

Emisioni ‘Në Shënjestër’ i gazetares Klodiana Lala në News24 ka trajtuar mbrëmjen e sotme dosjen më të fundit të SPAK ku zbardhen shumë detaje mbi lidhjet, përplasjet, aleancat dhe skenarët e vrasjeve, mes grupeve apo bandave kriminale. Materiali i mëposhtëm zbardh detaje nga planet për vrasje që thurte Vis Martinaj për vëllezërit Duka, por edhe të këtyre të fundit për eleminimin e ‘mbretit të kumarit”. Kush janë vajzat që do përdoreshin si karrem dhe kush fshihet pas pseudonimeve ‘Boli’ e ‘Olsi’

***

Vëllezërit Duka vihen në ndjekje të Martinaj dhe kërkojnë jo vetëm kokën e tij, por edhe të një prej pjesëtarëve të grupit të tij kriminal, Erigers Mihasit.

Dosja Hetimore

Leonard Duka dhe Ervis Martinaj kanë pasur shoqëri prej rreth 15 vitesh me njëri-tjetrin dhe kanë bashkëpunuar me qëllim zhvillimin e biznesit në fushën e lojrave të fatit si dhe në administrimin e bizneseve të llojit, hotele, lokale në zonën e ish-Bllokut dhe të tjera të Tiranës.

Po kështu këta dy shtetas kanë bashkëpunuar edhe me qëllim zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të trafikut të narkotikëve me qëllim përfitimi.

Por duket se kjo shoqëri mori fund pasi dhunimit që Santiago Malko, miku i Ervis Martinaj, i bëri babait të Leonard Dukës.

Duka që mesa duket nuk ia fali Malkos, këtë poshtërim.

Por organizoi vrasjen e tij, që nuk vonoi.

Dosja Hetimore

Konflikti midis Dukës dhe Martinaj ka nisur për shkak të një debati që Leonard Duka ka pasur me Santiago Malkon, shtetasin e vrarë me datë 27 Gusht 2019 në Tiranë.

I cili rezulton se ka dhunuar babain e Leonardit, shtetasin Muhamed Duka.

Santiago Malko që dyshohet se ishte i përfshirë në aktivitete të paligjshme ne fushën e trafikimit të narkotikëve dhe krimeve kundër jetës ishte lidhje e ngushtë e Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasit.

Pikërisht pas vrasjes së Santiago Malkos, Ervis Martinaj bën përgjegjës për ekzekutimin e mikut të tij Leonard Dukën dhe lidhjet e tij.

Nga ku Martinaj fillon të investohet për të vrarë vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka dhe lidhjet e tyre shoqërore.

Ndërkohë që nga krahu tjetër këta persona investohen për të vrarë Ervis Martinajn, Erigers Mihasin dhe njohjet e tyre.

Dosja Hetimore

Nga analizimi i komunikimeve del se Fatmir Hyseni shfaqet si një person me eksperiencë në fushën e krimeve kundër jetës dhe është i angazhuar në mënyrë konstante për lokalizimin dhe vrasjen e Ervis Martinaj dhe lidhjeve të tij.

Më datë 10 Korrik 2020, Leonard Duka ka siguruar një informacion që Ervis Martinaj mund të jetë në plazh me një femër në Dhërmi tek një vend i njohur si ‘Vin Bakalli’.

Për këtë arsye ka njoftuar Fatmir Hysenin.

Dhe ky i fundit ka dërguar një person që i drejtohet me emrin ‘nipçe’ për të verifikuar këtë informacion.

Por ndërkohë që Ervis Martinaj po përgatitej të fuste në kurth Leonard Dukën, ky i fundit mëson për planin e kundërshtarit të tij.

Dhe organizohet ta zërë në befasi atë që deri dje ishte miku i tij. Por që tani ishte armiku më i betuar.

Dosja Hetimore

Në periudhën kohore duke filluar nga data 1 Gusht 2020 dhe në vazhdimësi Leonard Duka ka siguruar informacion që Ervis Martinaj ka angazhuar disa femra me qëllim për t’i afruar pranë tij që ta nxirrnin në pritë.

Për këtë arsye Leonard Duka njofton Fatmir Hysenin i cili angazhohet për planifikimin e vrasjes së personave që do të afroheshin për të vrarë Leonardin.

Në këtë plan kanë marrë pjesë të gjithë pjesëtarët e grupit të drejtuar nga Leonard Duka ku ky i fundit do të luante rolin e ‘karremit’ i cili do të takohej me këto femra në një vend ku terreni është i njohur mirë nga ai vetë dhe lidhjet e tij.

Por vajzat nga Shkodra nuk erdhën në takim, dhe kështu plani duket se dështoi.

Ndërkohë që grupi i Leonard Dukës, mësoi se personi që do i fuste ata në kurth ishte Erigers Mihasi.

E martuar me një italian, por në lidhje me një shqiptar, gazetarja e njohur bën deklaratën e fortë për Eglën: Ai që ka…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”.

Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Egla Ceno ka thënë para disa javësh se është shumë e dashuruar, por pa treguar detaje për personin në fjalë. Lidhur me këtë ka folur ditën e sotme ish-banorja e “Big Brother VIP1”, Paloma.

Teksa ishte në një lidhje live për një emision televiziv e pyeti atë nëse do të jetë partneri i Eglës në finalen e madhe? E Paloma tregoi më shumë se kaq.

Egla figuron e martuar me Françeskon, se di nëse kanë më marrëdhënie, kemi dëgjuar që ka një lidhje jashtë me një shqiptar po duhet të dali vetëm nga goja e saj nuk mund të flas, ai që kam degjuar unë nuk do ishte e hijshme, por gjithsesi Egla e fitoj “BBV” e saj

Cilin politikan do të vriste Durim Bami? Gazetari Poli Hoxha plas deklaratën e fortë: I thoshte Metës ke 3 varre të hapura pas Dajtit

Gazetari Poli Hoxha teksa komentoi aksionin SPAK-Policia e Shtetit në ndjekje të kokave të krimit, solli në vëmendje ngjarjet e vitit 2015 me protagonist Durim Bamin, por edhe politikanë si Ilir Meta, Tom Doshi apo Sali Berisha.

‘Papritur Durim Bami futet në mes të gjithë ujqërve dhe luanëve. Pse? Sepse nëse, është interesante fjalia nga burgu i Emiljano Shullazit, hiqeni qafe se do bëj festë edhe policia. Se ishte një personazh që i kishte ngelur në derë policisë. Ti e di që e ke aty por nuk guxon ta godasësh. Disa herë ka shkuar RENEA dhe kanë ikur, disa herë janë bërë mësymje, ajo është zonë e blinduar me kamera. Ka qëndruar ashtu. Sepse Durim Bami duke qenë kontraktor i të gjitha palëve u bë dhe sanduiç në fund fare. Një kontraktor profesionist nuk duhet ta tregojë kurrë porositësin.

Dhe ky duke vrarë për të gjitha palët, merrte porosi për të vrarë dikë, por nuk e kishte problem të merrte porosi të vriste porositësin e mëparshëm. Dhe duke treguar edhe porositësin ngeli sanduiç. Mblidhen disa grupe që ta heqin qafe. Misteri si ka mundësi që ka shpëtuar gjithmonë. Sepse dispononte informacion. Kishte rol për të gjitha palët. Është një super Duman. Flas për Nuredinin. Durim Bami u bë i njohur dhe pastaj papritur u mbyll çështja. Imagjino një personazh që e merr peng Tom Doshi, e interviston dhe pranon që e ka porositur Ilir Meta me 500 mijë euro për të vrarë Tom Doshin.

E thërret në zyrë ministri i brendshëm Saimir Tahiri si shok. Dhe ngjarja nuk zgjidhet. Si është ngjarja që arriti deri aty sa desh u vra Sali Berisha? Që i thoshte Sali Berisha Ilir Metës ke 3 varre të hapura pas Dajtit dhe ky i thoshte nuk jap dorëheqjen se të ka dalë Xeni te kaseta e Dritan Priftit. Në 2015 u shua kjo ngjarje. Ky protagonisti Durim Bami vazhdoi aktivitetin dhe u fuqizua’, tha Poli Hoxha.

“Plas” mes moderatorëve pas “shkarkimit për gafat” në emision, ish-drejtuesja sulmon gazetarin: Falë “profesionalizmit”, e çove në zero…

Largimi i dy moderatorëve të emisionit “Mirmëngjes Shqipëri” në RTSH, Ermal Qorrit dhe Valbona Mhillit, duket se ka nxitur një “hakmarrje” të ish moderatores së këtij emisioni Matilda Mcini.

Në rrjet kanë qarkulluar zëra se dyshja është pushuar nga puna për shkak të gafave që kanë bërë gjatë transmetimi. Por të dy e kanë mohuar se është kjo arsyeja, duke thënë se janë larguar me dëshirë.

Megjithatë gazetarja Matilda Mcini nuk është kursyer duke sulmuar kolegun e saj Qorri, pasi ky i fundit deklaroi se e mori emisionin nga “zero” duke e ngritur në majë.

Mesa duket kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer Mcinit, e cila e ka drejtuar më herët këtë emision së bashku me kolegun Florian Agalliu.

“Sqarim: e gjete emisionin e mëngjesit dhe falë ‘profesionalizmit’ e çove në ZERO. Hajt suksese në jetë”, ka shkruar Matilda Mcini në rrjetet sociale.

Futet nga porta dhe qëllon kushëririn me armë, publikohen pamjet nga plagosja në Durrës

Është publikuar video e plagosjes mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në fshatin Shënavlash, Durrës, ku një 24-vjeçar u qëllua në këmbë nga kushëriri i tij.

Në momentin që i riu futet nga porta kryesore e shtëpisë, dhe shkon dhe qëllon me tre plumba kushëririn e tij.

Një nga plumbat e kap në këmbë të riun, i cili vijon të jetë në spital, në kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta dhe se autori është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

I vodhi “Rolex”-in në semafor, 64-vjeçari përplas me “Lamborghini” hajdutin me motor (Video)

Një 64-vjeçar në Brazil, ka tentuar të ndalojë një hajdut që i vodhi një Rolex. Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë të shtunën në Sao Paulo, 64-vjeçari ndoqi me Lamborghini- n e tij hajdutin i cili i kishte marrë orën pak minuta më parë teksa ai ishte ndalur në semafor.

Në të njëjtën video, është regjistruar momenti kur 64-vjeçari përplas motorin në semaforin e radhës me makinën e tij luksoze.

Pavarësisht përplasjes së ashpër, hajduti ia mbath duke u larguar në këmbë duket lënë pas atë që kishte mbetur nga motori i tij.

Përveç motorit, hajduti ka lënë pas një celular dhe një pistoletë.

Oficerët e policisë që identifikuan autorin, e kërkuan atë në shtëpinë e tij, por ai ishte zhdukur pa e ditur askush nëse dhe sa ka mbetur i plagosur, pasi është tërhequr zvarrë nga makina Lamborghini e 64-vjeçarit.