E RËNDË në Tiranë/ Nëna denoncon EDUKATOREN se i dhunoi djalin 3-vjeçar!

Një edukatore është denoncuar nga një nënë e cila pretendon se i ka dhunuar djalin e saj 3-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen I. K., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë edukatore në një kopësht në rrugën “Sulejman Delvina”, pasi e ka kallëzuar një 31-vjeçare, se shtetasja I. K. ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj 3 vjeç.

Dinastia shqiptare që qeverisi Egjiptin për 150 vite: Shqiptar jam e shqiptar do vdes

Është një histori e jashtëzakonshme e një djali që lindi në Zëmblak të Korçës në vitin 1769. Familja e tij u shpërngul hershëm në Kavalla të Greqisë, qytet i ndërtuar nga Aleksandri i Maqedonisë për kujtim të kalit të tij. Mehmet Aliu ishte i 17-ti nga fëmijët e zëmblakasit, Ibrahim Agai, të cilët vdiqën njëri pas tjetrit.

Sipas legjendës, detyrën e parë publike Mehmeti e përmbushi si 18 vjeç. Një fshat aty afër nuk paguante taksat. Ai shkoi me 10 vetë të armatosur dhe kërkoi të takojë katër të parët e fshatit. I futi në xhami dhe iu premtoi se nuk do të dilnin gjallë nëse fshati nuk paguante taksat.

Në Egjipt shkoi ushtar i thjeshtë i Portës së Lartë, por shpejt u bë komandant dhe me kohë pasha. Udhëhoqi Egjiptin drejt përparimit, pavarësimit, shtet-krijimit dhe krijoi dinastinë mbretërore shqiptare pavarësisht se nuk dinte të shkruante dhe të fliste gjuhë tjetër përveç shqipes të cilën nuk e shkruante gjithashtu.

Duke parë situatën e prapambetur të Egjiptit të asaj kohe, Mehmet Aliu ishte ai që filloi zhvillimin e vendit dhe të vetes së tij. Një hov të madh, drejtuesi shqiptar i Egjiptit i dha bujqësisë, industrisë e tregtisë, duke rritur mirëqenien në popull.Në Aleksandri, Rozet, Damiet e gjetkë, nisën të ndërtoheshin fabrika të mëdha, ndërsa francezët jepnin mbështetjen. Më tepër se njëmijë anije përshkonin Nilin.Kështu, qyteti i faraonëve nisi të zbulohej. Misione francezësh u morën me arkeologjinë. Më 1822, Çampollion gjeti dhe zbërtheu alfabetin e hieroglifëve, duke kurorëzuar një punë të nisur që më 1798-n.“Gjithë mbretnija e Mehmet Aliut është nji punë e rrallë dhe e çuditshme në historinë e botës, është nji varg triumfesh të papreme, nji rradh fitimesh të luftës e të diplomacisë, prapa të cilave mbeti i habitur historiani”, shkruan në librin e tij, Aleksandër Xhuvani.Më 1824, si rrjedhojë e kryengritjeve në Greqi, Sulltan Mahmudi i II-të që nuk mund ta shtypte dot këtë rebelim grek, thirri në ndihmë Mehmet Aliun, i cili duke çuar në krye të kësaj ekspedite djalin e tij, Ibrahim Pashën, arriti që të shuajë dhe shtypë revoltat në Greqi. Si rrjedhojë e kësaj fitoreje, Mehmet Aliu u shpërblye nga Sulltani që të bëhej edhe guvernator i Kretës. Fuqitë e mëdha (Britania e Madhe, Franca, Rusia), duke parë shtrirjen e gjerë që Mehmet Aliu pati që nga Sudani e deri në Kretë, më 1827 dërguan armatat e tyre për të luftuar Ibrahim Pashën, të birin e Mehmet Aliut, i cili pas përplasjes me fuqitë e mëdha u thye, dhe u detyrua që të lëshojë shtypjen e terrorizmit grek. Ai la në fushën e betejës 93 anije lufte.

Më parë, ai dhe i biri i tij Ibrahimi, ata kishin shkatërruar lëvizjen vahabiste që kishin pushtuar Mekën dhe Medinën. Ata madje arrestojnë liderin e shtetit vahabist, Abdullah bin Saud, i cili do të ekzekutohet në Stamboll.Pas betejës tjetër të vitit 1839 që e fitoi, djali i Mehmet Aliut, Ibrahim Pasha, i cili theu Ushtritë osmane, në Konia të Anadollit, filloi marshin për në Kostandinopojë, ku sipas shumë historianëve, ambiciet e Mehmet Aliut ishin që ai të bëhej Sulltan i shtetit Islam. Por, duke parë forcën dhe vitalitetin e Mehmet Aliut, fuqitë e mëdha e ndaluan dhe kërcënuan sërish Mehmet Aliun, që të mos avanconte më tej.Pas kësaj përpjekjeje të fundit, Mehmet Aliu u tërhoq në Egjipt, ku atij iu njoh e drejta e Khedivllëkut mbi Egjipt (lloj mbretërimi), nga ku gjenerata e nipërve të tij udhëhoqi deri në vitin 1952.Më 2 gusht 1849, Mehmet Ali Pasha vdiq në Aleksandri. Trupi i tij u mbështoll me një shall kashmiri, në kokë i vunë festen tuniziane dhe shpatën e tij. Arkivoli u përcoll nga 22 sheikë, që lexonin vargje nga Kurani deri kur mbërriti në xhaminë e Alabastrs në Kajro, ku u varros. Kjo ishte historia e shqiptarit nga Kavalla, që s’dinte shkrim e këndim, por që mundi brenda pak vitesh ta transformojë Egjiptin apo Misirin e prapambetur në një port të ndërveprimit të kulturave evropiane dhe egjiptiane.Ismail Pasha është pasuesi i Mehmet Aliut që mbahet si modernizuesi i Egjiptit. Ai sundoi nga viti 1863 deri më 1879.Ai ishte udhëheqësi që themeloi shërbimin postar, modernizoi ushtrinë duke e kthyer atë në një ushtri bashkëkohore, bëri ndërtimin e hekurudhave. Por ajo që mbahet si vepra jo vetëm më e madhe në Egjipt, por në mbarë botën, ishte ndërtimi i Kanalit të Suezit: një kanal artificial detar, me një gjatësi prej 163 kilometrash – nyja që lidh hemisferën perëndimore dhe atë lindore të tokës. Kanali i Suezit ka rëndësi të madhe strategjike, për arsye se është rruga më e rëndësishme e tankerëve detarë për furnizimin e Evropës me naftën e Lindjes së Afërme. Kanali i Suezit është hapur në vitin 1869. Kostoja e lartë e ndërtimit të këtij kanali detyroi Ismail Pashën t’ua shiste kanalin anglezëve, të cilët e ndërruan me koncesion.I fundmi i dinastisë së Mehmet Aliut ishte mbreti Faruk, i rrëzuar nga froni prej kryengritjeve nacionaliste.Më 1952-shin kohërat ndryshuan në Egjipt. Nacionalistët nuk pranonin më të drejtoheshin nga dinastia e mbretërisë. Revolucioni i udhëhequr nga gjenerali Abdul Naser e rrëzoi dinastinë me gjak shqiptar. Më 26 janar 1952 ndodhi një djegie e pjesshme e qytetit të Kairos dhe më 23 korrik, kur Faruku ishte në Aleksandri, grupi komplotist “Oficerët e Lirë” me në krye gjeneral Naguib morën nën kontroll Kairon.Mbreti Faruk emigroi në Itali dhe vdiq në Romë në vitin 1965.

Gjuha shqipe 5000-vjeçare më e vjetra ndër gjuhët

Nga: Mili Butka

Origjina e gjuhës shqipe, është një nga çështjet më të diskutueshme në fushën e Albanologjisë. Çabej, në historinë e tij të gjuhës shqipe (1976c), argumenton se rrënjët e gjuhës shqipe duhet të gjendet në një nga gjuhët e lashta të Gadishullit Ballkanik.

Dy teoritë kryesore kanë qarkulluar në literaturën gjuhësore, në lidhje me shqiptarët. Gjuha: ajo që gjen rrënjët e gjuhës shqipe në gjuhën ilire dhe një tjetër, i cili i gjen ato në gjuhën thrakase.

Siç vëren Victor Friedman (1997), debate mbi origjinë trake kundrejt ilirëve, ka bazën e saj në prova serioze, dhe në çdo rast shqiptarët dhe gjuha e tyre janë:

1. Shqiptarët aktualisht jetojnë në disa nga territoret, të cilat ishin të banuara nga ilirët në kohët e lashta; nga ana tjetër, burimet historike nuk flasin çdo migrim shqiptar nga territoret e tjera në ato të tashme.

2. Një numër i elementeve gjuhësore siç janë emrat e gjërave, fiseve, njerëzve, etj, origjina ilire, shpjegohet në gjuhën shqipe.

3. Format toponimike të lashta nga territoret ilire, krahasuar me format korrespoduese të ditëve të sotme, tregojnë se ato kanë evoluar më pas modelet e krijuara nga rregullat fonetike të shqipes.

4. Marrëdhëniet midis gjuhës shqipe dhe Greqisë antike dhe latinit, sugjerojnë se gjuha shqipe mori formë dhe u zhvillua krah për krah me të, këto dy gjuhë fqinje në brigjet e detit Adriatik dhe Jon.

5. Gjetjet arkeologjike dhe trashëgimia kulturore (mit, muzika, kostume, etj), dëshmojnë për vazhdimësinë kulturore nga Ilirët e lashtë, deri në ditët e sotme shqiptarët./ KultPlus.com

Mbi origjinën ilire të gjuhës shqipe

Kumtesa e mbajtur në vitin 1982 në Beograd nga dr. Idriz Ajeti, për të cilën ai mori kërcënime anonime – me një letër në fund të së cilës kërcënuesit shënuan edhe katër shkronja cirilike «CCCC».

Nga Idriz Ajeti

Në Kongresin e nëntë të Lidhjes Komuniste të Serbisë, të mbajtur në Beograd në vitin 1982, në të cilin mori pjesë, Idriz Ajeti lexoi një paraqitje në lidhje me disa probleme të gjuhës letrare shqipe, me historinë e kësaj kombësie, mbi tekstet e botuara në Enciklopedinë Jugosllave, që bënin fjalë mbi tekstet e letërsisë dhe kulturën e shqiptarëve në Jugosllavi. Pas pak ditësh, në adresë të profesor Ajetit erdhën kërcënime me letra anonime. Letra ishte dërguar nga Zagrebi, me gjasë për të fshehur gjurmët. Letra ka këtë përmbajtje:

Jeta e përbashkët me shekuj e popujve tanë në territorin e Siujdhesës së Ballkanit, gërshetimi i kulturave të tyre, ndërthurja e gjuhëve, përthyerja e kulturave të popullsive antike në kulturën autentike të popujve tanë të sotëm, krijoi dhe formësoi, mund të thuhet, një veçori të përbashkët në kulturën e tyre, përkime dhe përgjasime në gjuhën e tyre, kështu që mund të flitet për një tip ballkanik të kulturës, për një lidhje gjuhësore ballkanike.

Meqë e kemi më të afërt këtë problematikë të themi nja dy fjalë për njësinë gjuhësore ballkanike. Është fare i pranueshëm mendimi sipas të cilit kjo njësi gjuhësore ka mundur të krijohet vetëm në një hapësirë të kufizuar, gjë që i shkoi për shtati krijimit të kategorive të reja gjuhësore në disa gjuhë ballkanike: në greqishten, në rumanishten, në shqipen, në maqedonishten, në bullgarishten, pjesërisht në serbokroatishten dhe në sllovenishten. Ajo që karakterizon njësinë gjuhësore të disa popujve ballkanikë është i ashtuquajturi analitizëm: zhdukja e rasave, dyfishimi i përemrave, krahasimi analitik, dyfishimi i objektit, zëvendësimi i paskajores me lidhore, paraqitja e nyjës në të gjitha gjuhët e lidhjes gjuhësore ballkanike, shprehja e futurit me «do», përzierja e shprehjeve për qëndrim dhe lëvizje.

Ky analitizëm gjuhësor, siç thamë, ka mundur të krijohet në një hapësirë të kufizuar të Siujdhesës Ballkanike, pikërisht për shkak të përzierjeve të gjera dhe të shumanshme mbimesatare. «Konsiderohet kryesisht se njerëzit, që i kanë mësuar gjuhët e fqinjëve të tyre vetëm sipërfaqësisht, aq sa kanë pasur nevojë për t’i zgjidhur çështjet praktike, kanë folur në mënyrë analitike, sepse analiticiteti është veçori e çdo polinguizmi të papërsosur. Njeriu, që gjuhën e huaj nuk e njeh mirë e e flet me guxim, të folurit e tij e rrudh në një numër të vogël kategorish duke mos mbajtur parasysh finesat dhe ngarkesat e asaj gjuhe të huaj». Gjuhëtari i njohur serb Pavle Iviç këtë fenomen e përkufizoi kështu: «Kontaktet e afërta shpesh kanë për pasojë thjeshtësimin e sistemit. Nëse kryqëzohen një sistem më i ndërliqshëm me një sistem të thjeshtë rezultati anon nga tipi më i thjeshtë… edhe në rastet kur kryqëzohen dy sisteme të ndërliqshme të ndryshme, janë gjasat që përfundimi të jetë më i thjeshtë seç janë këto dy sisteme». Dr. Irena Grickat lidhur me këtë thotë: «Lidhur me këtë nuk do harruar se folësit të cilët i kanë afruar në këtë mënyrë sistemet e tyre në rastin tonë kanë qenë në radhë të parë blegtorë të lashtë dhe bujq, pastaj tregtarë mesjetarë, zanatçinj, bredhës e të tjera, e të tillët nuk çajnë kokën për normat e gjuhës, siç brengoset njeriu i arsimuar» (I. Grickat, Studije iz istorije srpskohrvatskog jezika, 53).

Jam i vetëdijshëm se ky shqyrtim i përimtuar dhe kjo tendencë për ta shpjeguar lidhjen e përmendur gjuhësore ballkanike, për shumëkënd në këtë tubim do të duket i pazakonshëm, ndoshta i tepërt, por mendoja se këtu hetohet një shumësi temash të cilat, përveç interesimit shkencor, përmbajnë në vete edhe dimensionin edukativ, të cilin eksperti s’mund ta lërë anash kurrë. Njohja reciproke e gjeneratës sonë të re me këtë gjendje të gjërave, qoftë edhe në një segment të sistemit tonë arsimor dhe të sistemit të përgjithshëm të të gjitha profileve, i ndihmon detyrimisht afrimit të bartësve të gjuhëve të ndryshme, ç’gjë anojnë të arrijnë edhe shkollat tona.

Në studimin e kulturës së popullsive të Ballkanit të lashtë rrugët metodologjike duan përsosur vazhdimisht, sepse kemi të bëjmë me një botë të zhdukur në një përmbysje katastrofale. Për këtë arsye vazhdimësia e popujve të sotëm ballkanikë nuk është dhe nuk mund të jetë diçka që kuptohet vetvetiu. Ajo do kuptuar vetëm si problem, e jo si fakt i fortë kështu që vazhdimisht do zhvilluar. Prandaj studimi i së kaluarës dhe i kulturës lilire, për shembull, nuk është, siç ka mundur të mendohej ndonjëherë, vetëm çështje e një rrethi të ngushtë ekspertësh, ilirologësh; e kaluara dhe kultura e ilirëve është pjesë përbërëse e historive kombëtare të kroatëve, të malazezëve, të sllovenëve, pjesërisht të serbëve, dhe, kuptohet, mbi të gjitha të shqiptarëve, për të cilët sot mund të thuhet se edhe shkencërish të shtë vërtetuar prejardhja e tyre e drejtpërdrejtë nga ilirët e lashtë – thotë profesor dr. Aleksandar Stipçeviq në librin e tij Iliri (Ilirët) të botuar në vitin 1974, në Zagreb.

Lidhur me këtë edhe profesor dr. Radosllav Katiçiçi thotë sa vijon: «Në saje të kontributit të gjuhësisë bashkëkohëse krahasimtare, përkatësisht të ballkanistikës, në radhë të parë, shohim se lidhur me prejardhjen e gjuhës shqipe edhe te gjuhëtarët e shquar shpesh ka pasur përfundime të nxitura. Kjo shkencë, siç dihet, ka dëshmuar se argumentimi kundër prejardhjes ilire të gjuhës shqipe përmes të cilit mendohej se mund të vihej në dyshim mundësia e interpretimit të marrëdhënieve gjuhësore, nuk mund t’i qëndrojë shqyrtimit sado pak kritik që do të bëhej në dritën e të dhënave përkatëse.

Nuk ka arsye të bindshme gjuhësore që do të na bënin ta hedhim poshtë prejardhjen ilire të gjuhës shqipe. Kjo, natyrisht nuk do të thotë se të gjitha argumentet kundër kësaj prejardhjeje janë të parëndësishme dhe se kjo çështje nuk nxjerr probleme të tjera. Madje edhe vetë hedhja poshtë e këtyre argumenteve ka qenë e dobishme për historinë e gjuhës shqipe dhe për gjithë linguistikën ballkanike. Por, meqë as alternativa tjetër, domethënë prejardhja trakase, nuk mund të dëshmohet me kritere gjuhësore ajo atëherë ka shumë më pak gjasë sakohë që alternativa ilire të mos hidhet poshtë me argumente të forta, sepse i gjithë territori gjuhësor i shqipes është pjesë e territorit të dikurshëm të Ilirisë, së paku në bazë të asaj që ka arritur të njohë shkenca deri sot. Kjo gjë në linguistikën bashkëkohëse ballkanike ka marrë vend shumë të rëndësishëm, me të u vunë bazat e mira metodologjike për çdo shqyrtim të prejardhjes së gjuhës shqipe për arsye të pozitës gjeografike dhe sakohë që të mos ketë dëshmi të kundërta, prejardhja ilire e gjuhës shqipe mbetet më e bindshmja».

Shkrime pa mbështetje për probleme të ndieshme- Pas përpjekjes për kontrarevolucion në Kosovë, shtypi, duke u munduar që të ndihmojë në zbulimin e armikut dhe të japë kontributin e vet në kapërcimin e gjendjes së vështirë, vuri në dyshim saktësinë e disa qëndrimeve në tekstet për shqiptarët në Enciklopedinë e Jugosllavisë. Gazeta e përditshme Politika më 6 qershor 1981 botoi shkrimin në të cilin autori i tij, duke kritikuar pjesën mbi gjuhën, thotë se indikatorëve të gjuhës në të u është dhënë rëndësi joadekuate. Duke lexuar tekstin mbi gjuhën autori i shkrimit në fjalë mendon se është jologjike, e panatyrshme dhe më në fund e pashpjegueshme që disa toponime antike të kenë mundur të formësohen në gjuhën shqipe. Pranoj se është shumë vështirë të hysh në diskutim lidhur me këto probleme linguistike me një joekspert për të cilin gjuhësia ballkanike dhe albanologjia janë fushë shkencore plotësisht e panjohur.

Në studimin e historisë së gjuhës shqipe ka një paradoks e ky është: nga një anë kemi një nga popujt më të vjetër të Ballkanit, nga ana tjetër monumentet e tij të para gjuhësore dalin shumë vonë, vetëm në shekullin XV, ndërsa libri i parë i botuar në shekullin XVI. Kur të kihet e gjithë kjo parasysh, është fare e kuptueshme se në hulumtimin e problemeve të historisë së gjuhës shqipe provat duan kërkuar edhe në faktorë ekstralinguistikë: në toponomastikën e asaj pjese të Ballkanit Jugor në të cilën jetonin paraardhësit e shqiptarëve të sotëm, mos gjindet në të ndonjë dromcë leksikore, ose ndonjë veçori fonetike, e cila do të dëshmonte dhe vërtetonte një shkallë diçka më të hershme në zhvillimin e kësaj gjuhe, periudhë për të cilën nuk ka gati asfarë dëshmie. Lidhur me vërejtjet e një historiani tonë të njohur duhet të them se problemeve gjuhësore lidhur me tekstin shqiptarët dhe marrëdhëniet jugosllavo-shqiptare, në Enciklopedinë Jugosllave u qaset ekskluzivisht nga aspekti historik, duke mos provuar të shohë rrugën specifike të zhvillimit të historisë së gjuhës shqipe. Në vërejtjet e tij lidhur me tekstin mbi gjuhën, ky historian, natyrisht, ndalet në çështje krejtësisht të dorës së dytë, asesi thelbësore. Në tekst, përveç të tjerash, flitet për lëvizjen e ndieshme dhe për fiksimin mekanik të theksit qysh në kohë romake, për çka ai historian bën vërejtje duke pyetur me habi: «Si është e mundur të flitet për gjuhën shqipe qysh në kohën romake, kur gjuha është shenjues etnik i popullit, ndërsa në kohën romake nuk kanë mundur të formohen si etnos, si popull asfarë shqiptarësh». E si do të quhej, pyesim ne, gjuha me siguri e gjallë në kohën romake, në të cilën pikërisht në këtë kohë hyn një fond aq i madh fjalësh të latinishtes lindore, a të romanitetit ballkanik, nëse nuk e pagëzojmë disi? Si do të studiohet
elementi gjuhësor indoevropian, përkatësisht lashtogrek, pastaj sllav në këtë gjuhë të paqenë? Po të ndjekim këtë logjikë arrijmë te absurdi se, nëse burimet historike greke apo latine nuk e përmendin, nuk paska ekzistuar bashkësia etnike që e përdorte këtë gjuhë. E nëse ky historian mendon se është shkencërisht e saktë se kjo gjuhë e periudhës romake, që në shekullin XI e këndej do të ketë të drejtë ta ketë emrin shqipe – duhet të quhet
ilirishte, atëherë ai a priori merr anën e prejardhjes së saj ilire.

Teksteve të përmendura, pra, edhe atij mbi gjuhën, mund t’u bëhen edhe vërejtje të ndryshme, për shembull tezat mbi prejardhjen e gjuhës shqipe duhet të gjejnë vend në çdo tekst mbi gjuhën dhe prejardhjen e saj.

Çdo trajtim i gjenezës së gjuhës shqipe është njëherësh edhe shqyrtimi i njerës nga çështjet qendrore të gjuhësisë ballkanike, elementet e së cilës studiohen pa ndërprerë ka më shumë se një shekull, e megjithate ende nuk është arritur të pajtohen shkencëtarët. Kjo ëshët në radhë të parë çështje shkencore dhe zgjidhja e saj pritet vetëm nga shkenca. Ndërhyrja në këtë çështje e të tjerëve, të painformuarve, vetëm mund ta ngatërrojë të gjithë çështjen, ashtu siç ndodhi me çështjen e gjenezës së gjuhës shqipe dhe me shumë probleme të tjera nga fusha e historisë së këtij populli.

Pas tentimit për kontrarevolucion të nacionalistëve shqiptarë në Kosovë, edhe shtypi edhe publicistika nisën të merren me çështjen e krijimit të gjuhës letrare shqipe. Večernje novosti me 1 e 2 korrik 1981 botuan shkrimin mbi krijimin e gjuhës letrare të shqiptarëve, ku manipulojnë formimin e saj, duke mistifikuar këtë çështje deri në përmasa të përbindshme dhe duke mashtruar në këtë mënyrë lexuesit dhe opinionin, ashtu sikur gjoja kjo gjuhë na qenka imponuar neve shumicës së shqiptarëve, se ajo na qenka variant toskë, e tjera.

Vendosjen e gjuhës letrare e pranoi në mënyrë plebishitare gjithë kombësia shqiptare në Jugosllavi dhe ajo e mëson dhe kultivon atë me dashuri si mjet të pazëvendësueshëm në emancipimin dhe afirmimin kulturor të të gjitha vlerave të saj materiale dhe shpirtërore. Prandaj shkrimin në Veçernje novosti të 1 e 2 korrikut 1982 ajo e priti me indinjatë si shkrim që fyen këtë kombësi, atë që është e shenjtë për çdo popull – gjuhën, formimin e së cilës autori i shkrimit në fjalë e quan lojë.

Studimi i trashëgimisë kulturore – e drejtë e çdo populli Shqipja letrare e sotme nuk është toskërishte. Ajo paraqet një sintezë në bazën letrare të së cilës janë ndërtuar elemente si të variantit toskë ashtu edhe të variantit letrar tjetër. Në strukturën e saj janë integruar shumë veçori dialektore të dy variantëve letrare që kishte gjuha shqipe. Sipas disa përllogaritjeve raporti midis këtyre elementeve dialektore të ndërtuara në strukturën e shqipes letrare sillet rreth 13:8, domethënë 13 elemente të toskërishtes letrare dhe 8 të gegërishtes letrare. Pra, struktura e gjuhës letrare shqipe e sotme nuk është shkrirje mekanike e varianteve letrare, po një sintezë e re organike e kësaj gjuhe – e krijuar në një proces zhvillimi historik. Ajo është rezultat i natyrshëm i më shumë se njëqind vjetë të përpjekjeve të dashamirëve, të punonjësve të kulturës dhe të ekspertëve të vendit dhe të huaj, parimi themelor i të cilëve është karakteri konvergjent i elementeve gjuhësore të varianteve letrare të gjuhës shqipe.

Kontributi i ekspertëve dhe i shumë punonjësve të tjerë të kulturës nga radhët e shqiptarëve në Jugosllavi në ngritjen e kësaj gjuhe është evident, e kjo shihet nga marrëveshjet e shumta të ekspertëve dhe punonjësve të kulturës nga viti 1952, 1957, 1963 dhe 1968 kur pavarësisht por në mënyrë plebishitare u vendos që gjuhë letrare e shqiptarëve në Jugosllavi të jetë gjuha letrare që sotështë në përdorim. Zgjidhjen e drejtë të shqipes letrare e bëri të mundshme klima e favorshme në jgithëbashkësinë tonë socialiste vetëqeverisëse, në të cilën vlerësimit të trashëgimisë kkulturore të çdo populli dhe kombësie i kushtohet kujdes i nevojshëm. Mbi këtë bazë i kushtohet kujdes dhe gjuhës si mjet themelor i komunikimit masiv.

Të rrëmbyer më shumë nga entuziazmi se ç’lejonin kushtet e krijuara atëherë (është fare e qartë se këto kushte nuk ishte e mundshme të krijoheshin brenda ditës), ata pak ekspertë, inteligjencia kulturore e teknike i hynë punës dhe qysh në vitet gjashtëdhjetë filloi të shtrihet rrjeti i institucioneve të shkollimit të lartë, kështu që në fillim të viteve shtatëdhjetë themelohet Universiteti i Prishtinës. Gjatë këtyre dhjetë vjetëve të punës ai u ndihmua me gjithë zemër dhe pa kursim nga ekspertët e universiteteve të tjera të Jugosllavisë dhe kështu shënoi një përparim të dukshëm në krijimin e kuadrit të nevojshëm të ekspertëve për ekonominë dhe superstrukturën kosovare. Mungesa e traditës dhe shpejtimi që të kapërcehen shekujt lanë dhe kanë lënë gjurmë të ndieshme në formimin e inteligjencies humanitare dhe të kuadrit në fushat e shkencave shoqërore. Eksperti i ri i papërvojë, por pretencioz, që nuk e ka mësuar filologjinë lashtogreke, latine dhe lashtosllave e ka vështirë t’ia dalë në krye me sukses punimit të një teme nga fusha e toponimisë historike. Pa njohjen e qytetërimit të lashtë ballkanik është e dyshimtë çdo përpjekje për të ndriçuar qytetërimet e përmendura të Ballkanit të vjetër. Për një ekspert të tillë bëhen gjedhe shumë pseudoshkencëtarë të dyshimtë të cilëve u mungojnë rrugët e qëndrueshme shkencore dhe baza ideologjike, kështu që ai nuk është në gjendje të dallojë shkencëtarin e vërtetë nga pseudoshkencëtari.

Studimi i trashëgimisë kulturore të një populli ka për qëllim që pëveç të tjerash, të dëshmojë vetëmohimet e tij të mëdha dhe qëndresën në mbrojtjen e të drejtave vitale dhe themelore për një jetë të denjë, njerëzore në trevat e tij të gjëra ku jeton me shekuj. Kjo është e nevojshme para së gjithash për ngritjen e vetëdijes së popullit, sidomos të brezit të ri.

Nëse sot ia hyjmë studimit objektiv, për shembull, të Lidhjes së Prizrenit, në asnjë mënyrë nuk mund të aktualizohen kërkesat dhe programi i saj i dikurshëm (të drejtat të cilat kombësia shqiptare – ta përmendim vetëm këtë, i fitoi dhe i gëzon sot në gjithbashkësinë jugosllave, i kapërcejnë kërkesat e tilla thelbësisht, jo formalisht, me qindra herë në
raport me ato që ofron te Lidhja).

Për shkak të rëndësisë që ka, çdo komb dhe kombësi e gjithëmbashkësisë sonë socialiste do ta studiojjë kulturën e vet dhe trashëgiminë kulturore. Por, meqë kjo trashëgimi kulturore është shumë komplekse, e ndërliqshme, ndërthurur, hulumtimi i saj, për shkaka të mungesës së dëshmive historike dhe të burimeve të shkruara, do të bëhet në kushte dhe rrethana shumë të vështira.

Gjatë studimit të ngjarjeve historike dhe historisë së çdo populli tonë në tërësi duhet të kemi kujdes për fillet metodologjike në mënyrë që historia e kombësisë të vështrohet në lidhje me histoirnë e vendit. Kjo, por me fjalë të tjera, domethënë se çdo histori e një populli patjetër përmban edhe komponentën e historisë së trojeve. Deri vonë kishte paragjykime në rrugët e studimit të historisë nacionale. Historia borgjeze kishte qëndrim mohues ndaj elementit të trashëguar të botës antike. Një numër historianësh deri vonë në studimet e tyre niseshin nga Mesjeta për të arritur në ditët e sotme. Lagjja tjetër, duke parë gjenezën e popullit të vet në kohë antike në këto hapësira ballkanike, merrej vetëm e vetëm me botën antike dhe me epokën e saj.

Për fat të keq edhe sot e gjithë ditën aty-këtu ka mbetur gjallë një fill drejtimi i tillë në hulumtimin e trashëgimisë kulturore, sepse si mund të shpjegohet ndryshe zhagitja e punëve në zbulimin e një lokaliteti mesjetar te Prizreni? Apo si mund të arsyetohet insistimi i pakuptueshëm që, përkundër ndalesave ligjore në një vend zbulimi arkeologjik te Peja nga periudha ilire, të ngrihet fabrika e re e baterive?

Nëse studimit të trashëgimisë kulturore i afrohemi nga pozita shkencore marksiste, atëherë rezultatet e këtij hetimi do të jenë të suksesshme, e kjo do të na ndihmojë shumë në ngritjen e vetëdijes mbi gjithëbashkësinë e kombeve dhe të kombësive tona. Nëse elementet e përbashkësisë i hetojmë thellë në të kaluarën në jetën e përbashkët dhe në krijimin e tyre, kjo vetëdije ndihmon njohjen reciproke dhe e forcon vetëdijen për nevojën e jetës dhe të punës në përbashkësi./ZgjohuShqiptar.info

Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Përgatiti: Andreas Dushi

Në numrin 8 të vjetit V, datë 22 Fëruer (Shkurt) 1942, e përjavshmja Kumbona e së Diellës çelet me kryeartikull “Emzot Prengë Dochi” të shkruar nga Dom Nikollë Sahatçia. Me detaje, ai tregon jetën dhe veprën e klerikut e gjuhëtarit të shquar. Mes të tjerash, thotë:

Në vjetin 1899, bashkë me Dom Ndoc Nikajn, themeloi ma të paren shoqni letrare në Shkoder, shoqnin “Bashkimi”. Kjo shoqni i dha shkas të madh zhvillimit të gjuhës shqipe që Dera e Stambollit donte m’e zhdukë, kurse ndalote çdo botim në ket gjuhë e dënote randë autorin, e veç toleronte botimet me subjekt fetar. Prandej Emz. Dochi kësaj shoqnie i dha ngjyrë fetare, e pjestarët e saj i zgjodh prej klerit: françeskaj e priften. Posë librave të botuem, prej kësaj shoqnie kemi Alfabetin që Kongresi i Manastirit, mbajtë në Nanduer 1908, e miratoi, duke i bâ pak ndryshime.

Pra, sipas Sahatçisë, është pikërisht alfabeti i shoqërisë “Bashkimi” ai që u zgjodh nga Kongresi i Manastrit për të qenë alfabeti i gjuhës shqipe.

Paraprakisht, le të sqarojmë pak si u krijua kjo shoqëri. Në parathënien e ribotimit të Fialuer i Rii i Shqypes, Perbâam prêie Shocniiet t’Bashkimit (Botimet Fishta, 2018), Nikë Ukgjini citon Dom Ndoc Nikajn i cili, si dëshmitar i kohës, flet se si kjo shoqëri zë fill në vitin 1893 kur bëhet një takim mes Doçit dhe disa klerikëve:

[Shoqëria Bashkimi] kishte për detyrë Bashkimin e Shqyptarve pa dallim feje dhe fisi… U lidhme me shkrue në giuhen shqype, seicili si mbas andjes së vet dhe si mbas prirjet përkatëse.

Në vitin 1899, kjo shoqëri merr formën e vet zyrtare nën emrin “Bashkimi”. Në takimin themelues të saj ishin: Imzot Preng Doçi, Imzot Lazër Mjeda, Dom Jak Sarreqi, Atë Gjergj Fishta, Dom Ndoc Sheldia, Dom Gjon Koleci, Dom Mark Shllaku, Atë Pashko Bardhi, Dom Ndoc Nikaj, Dom Dodë Koleci, Dom Mëhill Çuni, Mati Logoreci, Gasper Beltoja dhe Ndue Paluca. Kryetar i saj u zgjodh Preng Doçi.

Për t’u rikthyer te tema e alfabetit, po në Kumbonën e së Diellës¸ pak muaj më vonë, përkatësisht më datë 17 Mâjë 1942, numri 20, Gjon Ujka nën pseudonimin Lul Shkurti shkruan një artikull me titull Shênjime rreth alfabetit.

Ai kundërshton pohimin e Sahatçisë duke thënë:

I vlerti D. Nikollë Sahatçija n’artikullin kujtimuer që ka botue në “Kumbonë” nr. 8 permbi atdhetarin e madh Imz. Prengë Doçin, paraqet pohimin se alfabeti që na përdorim sod nuk âsht tjeter, por ai i “Bashkimit” të cilin Kongresi i Manastirit e miratoi me pak ndryshime.

Âsht një gabim në të cilin pa dashtë bjen shumëkush, ky që me kujtue se alfabeti i “Bashkimit” kje ai që, me pak ndryshime, u pranue prej Kongresit të Manastirit i cili i dha fund çështjes atëherë aq të vshtirë t’alfabetit tue adoptue dy alfabetna, prej të cilit i dyti âsht ky që na kemi sod, por që qyshë atëherë u parashifte se do të mbetej i vetmi në përdorim të përgjithshëm. Prandaj, mbasi faktet historike shumë herë harrohen, besoj se nuk âsht keq me kërkue e me pa se çka alfabeti i sotshëm kâ marrë e çka kâ lânë prej atij të “Bashkimit”.

Para se të vijojmë, të shohim cilat janë shkronjat e alfabetit të “Bashkimit”, marrë nga faqja VII e Fjalorit të hartuar prej shoqërisë në fjalë:

Bazuar në këtë, Ujka argumenton:

Tue lânë jashte germat që i kanë të perbashkëta me të tjerë dy alfabetat, një shqyrtim i këtyne ka me na diftue se n’alfabetin e sotshëm gjinden vetem pesë germa t’atij të “Bashkimit”, d. m. th. dh, ll, th, sh e rr. Perkundra janë lânë jashtë prej si dymbedhetë germa me vlerë fonetike që këto kishin n’atë alfabet… Në vênd të germave të perjashtueme prej atij të “Bashkimit”, alfabeti i Manastirit mori shtatë prej atij të “Stambollit” e të “Agimit”… e pesë të tjera i shtîne së parit në perdorim.

Duhet thënë se Shoqria e Stambollit, e njohur ndryshe si Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip u themelua më 12 tetor 1879 në Stamboll nga disa intelektualë shqiptarë si Sami Frashëri, Pashko Vasa e të tjerë, ndërsa Agimi “lindi” nga gjiri i Bashkimit kur dy vëllezërit Mjeda, Imzot Lazri dhe dom Ndreu u shkëputën duke krijuar shoqërinë e tyre letrare.

Por pse ndodhi kjo shkëputje?

Është shkruar shumë rreth kësaj teme, ama studiuesi më pasionant i jetës dhe veprës së dom Ndre Mjedës mbetet Mentor Quku me dhjetë vëllimet kushtuar personalitetit të tij. Në të tretin, ai flet gjerë e gjatë për këtë temë duke cituar njerëz që dëshmuan gjithë çfarë ndodhi, mes tyre edhe vetë Imz. Doçin që, në një letër dërguar Golluhskovit më 11 gusht 1903 shkruan:

Dom Ndre Mjeda, i liruar prej shoqërisë Jezuitëve, qe vendosur në Abacinë e Mirditasve prej meje, kryesisht që talentin e vet t’ia konsakronte kësaj shoqërie letrare [Bashkimit]. Por ai, që më përpara kishte deklaruar se është gati të sakrifikojë edhe opinionet e tij private për dëshirat e mija, u shfaq kundërshtar në mbledhjen e parë (qershor 1899) në të cilën qe ftuar si anëtar i saj, pasi pa se nuk arrinte t’ia ndryshojë programin veçanërisht lidhur me alfabetin e saj ose të shkëpusë pjesëtarët e saj nga qëllimi për ta mbajtur.

Më pas, ai citon Dr. Ranzin i cili në raportin e tij për Doçin thotë:

Mbledhja tjetër e “Shoqërisë për unifikimin e gjuhës shqipe”, u bë… Përveç Dom Andrea Mjedës, që u shkëput nga shoqëria, të gjithë anëtarët e tjerë u solidarizuan plotësisht me mënyrën e re të shkrimit duke hequr dorë nga pretendimet apo vërejtjet e tyre të mëparshme.

Deri tani, del se arsyeja e vetme e shkëputjes së Mjedës nga “Bashkimi”, ishte çështja e alfabetit. Tani le të shohim se kur dhe si zë fill “Agimi” duke përmendur një letër të Atë Pashko Bardhit dërguar Mid’hat Frashërit në vitin 1929, marrë gjithashtu prej po të njëjtit libër:

Kundërshtari ma i pari e ma i madhi i alfabetit të Bashkimit ka kenë Dom Ndre Mjedja. Ky, në të dytën mbledhje, në të cilën së parit muer pjesë si pjesëtar i Bashkimit, ju kundërshtue alfabetit, e lypte një alfabet me sheja diakritike. Pak mbrapa kje ba ipeshkëv Dom Lazer Mjedja, i cili filloi me mbështetë vllaun e vet Dom Ndren, e bashkë me t’Emzot Prend Biankun, kryeipeshkvin e Durrcit e me t’Emzot Pashko Trokshin kryeipeshkvin e Shkupit, bane në mnyrë që t’u bate në Shkodër një mbledhje ipeshkvijsh, për me caktue një alfabet të pergjithshëm për Gegni. Se i cili ipeshkv muer me vedi në këtë mbledhje ka një meshtar… Në këtë mbledhje, Dom Ndre Mjedja propozoj alfabetin e vet kundra atij të Bashkimit, e kështu bani edhe Dom Gasper Jakova. Mbledhja u shpernda, pa marrë një farë vendimi. Atëherë Bianku, Trokshi e L. Mjedja u mblodhen në Nenshat,… e ktu pranuen alfabetin e Ndre Mjedjes e themeluen shoqninë Agimi. Kta ndodhí në vitin 1901.

Tani le të rikthehemi sërish te shkrimi i Ujkës rreth çështjes së alfabetit:

Prandaj shifet kjartë se tue u pranue prej shtatëmbëdhjetë germave, vetem pêsë t’alfabetit të “Bashkimit” e tue u perjashtue dymbëdhjetë, nuk ka si thohet se ky i sotshmi nuk âsht tjeter veçse i pari me pak ndryshime.

Sikurse âsht dëshmue prej pjestarëve të Kongresit, alfabeti i sodshem âsht veper e D. Ndre Mjedës i cili, në mes t’antithesave të ndryshme që u shfaqne në gji të Kongresit, që ishin duke vue në rrezik të mbërrijtunin e qellimit të tij…, ja doli në krye të qellimit tue propozue alfabetin e sodshëm, i cili u pranue prej Kongresit…, pa kurrnji ndryshim.

Alfabeti i “Bashkimit”, sikurse e thekson edhe i ndritëshmi gjuhëtar Atë Justin Rrota O. F. M. në veprën e vet të çmueshme “Për historin e alfabetit shqyp”, nuk ishte i themeluem mbi baza shkencore…

Artikulli, mandej, vijon duke treguar e shpjeguar tipare të alfabetit që përzgjodhi Kongresi dhe duke vënë në dukje ndonjë mungesë të tij. Por nuk është ky objekti i këtij shkrimi.

Në Hylli i Dritës, vjeti 1942, numri i mars – prillit, Atë Pashko Bardhi boton një artikull, gjithashtu për Doçin. Mes të tjerash, në faqen 129 – 130, ai shkruan:

Në Pjesën e dytë të “Zanit të Shna Ndout”, un kam botue do shenjime historike mbi alfabetin e gjuhës shqype, në numrin e Qershorit 1920, faqe 153 – 155 kam shkrue mbi shoqnitë letrare “Bashkimi” e “Agimi” e mbi kongresin e Manastirit gjânësisht njashtu si jam tuj shkrue sot. At herë, në mos të gjith, nemose shumica e atyne që kanë marrë pjesë në kongres të Manastirit, kanë kênë gjallë, e gjallë ka kênë edhe D. Ndre Miedia. E asnjë nuk âsht gjetun që u ka kundershtue fjalvet të mija, pse të gjithë e kanë dijtë se un tjetër së kam bâ, veç kam kallxue të verteten. E tash, mbasi kanë kalue 33 vjetë çë se âsht mbajtë kongresi i Manastirit…, po ka asish të cilët, tuj shtrembnue të verteten historike, duen me i kallxue rrjedhjet e punvet në kongres të Manastirit krejt ndryshe se kanë kênë në realitet. Këta do me thanë: I zoti e jep, e tellalli s’e jep.

Kjo pjesë e shkrimit mbyllet me një pohim interesant i cili, kundërshtisë me nota të forta i jep një sens të lehtë dashamirësie. Por më përpara, le të lexojmë se për çfarë artikulli flet Atë Bardhi:

I botuar në “Zani i Shna Ndout”, shkrimi mban titullin Shoqnija e “Bashkimit” e shoqnija e “Agimit”. Në të, mes të tjerash, tregohen dallimet mes këtyre dy shoqërive, librat që u botuan me alfabetin e njërës dhe të tjetrës. Sipas tij, ndasija mes tyre qëndronte në një pikë:

Pak mbrapa kundra shoqnijet të “Bashkimit” kje themelue shoqnija e “Agimit”. Kundërshtimi i “Agimit” ishte të përdorumet e shkronjave me shejë në vend të shkronjave të dyzume, e kështu n’alfabet t’“Agimit” ishin nandë bazhkëzanore me shejë siprit.

Në vijim, kur flet për çështjen e Kongresit të Manastirit, Bardhi thotë:

…Për këtë arsye, atdhetarët e zgjedhun në komision, e panë me udhë që për gjuhen shqype t’u përdorojshin dy alfabeta: i Stambollës e i “Bashkimit” me ato ndryshime që përdorohen sot.

Dom Ndre Mjeda përmendet vetëm si përfaqësues i Agimit në Kongres, pa iu dhënë asnjë meritë e atillë sikurse është ajo që pretendon Ujka.

Për t’u rikthyer te shkrimi i Atë Bardhit në Hyllin e Dritës, në mbyllje ai thotë:

Emzot Doçi e D. Ndre Miedia kan kênë dy burra e dy atdhetarë të ndershem e, ndonse kundershtarë në çashtje t’alfabetit – të dy – gjithcili simbas pikpamjet të vet – kanë punue per të mirë t’atdheut. Por gjithcili ka meritimet e veta e nuk âsht nevoja me marrë lavdet e njênit e me ja mbështetë tjetrit. Unicuique suum.

…Kurrkush nuk mundet me e mohue se D. Ndreu ka kênë një nder shkrimtarë e vjershtarë mâ të mirë që ka pasë Shqypnija. Pra i mjaftojnë lavdet e veta e s’ka nevojë per të huejat, të cilat, po t’ishte gjallë – si burrë me karakter që ka kênë – ai vetë nuk kishte me i pëlqye.

Na të gjithë punojmë me një program: “Fe e Atdhe”. Por çdo polemikë që bâhet sot mbi ket çashtje krejt të pavend e të panevojshme, veç dâm se kurrfarë dobije s’i bje as fesë e as atdheut.

Me sa duket, Ujka këtë shënim e ka marrë sikur i drejtohej atij, prandaj, sërish në Kumbona e së Diellës (vjeti 5, nr. 34, fq. 410 – 411) boton një shkrim, me po të njëjtin titull si i pari: Shênjime rreth alfabetit:

Një artikull i vogel i imi me të njajtin titull botue në “Kumbonen e së Diellës”… paska tërhjekë oroen e të ndertit Atë Pashko Bardhit i cili, ndonëse tërthuer e pa më emnue, më ka nderue me një përgjegje nder fletët e “Hyllit të Dritës”…

Pasi citon çfarë Bardhi ka shkruar, vijon:

Këto fjalë t’Atë Pashkos nuk kanë se si me i u shkrepë tjeter sendit, por njatij pohimit të paraqitun prej mejet n’artikull se: alfabeti i sodshëm âsht veper e D. Ndre Mjedës. Por, tue më bâ mue një padi kaq të randë, se kam shtrembnue të verteten historike, ishte lypë që Atë Pashkja të kishte diftue njikohësisht se kush kje, mbas tij, autori i alfabetit. Pse këtu nuk e kemi çâshtjen se kush e mori iniciativën për të përbâm alfabetin, as kujt i shkoi meritimi për përpjekjet e bâme që lumnisht ja mbërriten qellimit të pranimit të tij, por të pyetunit që bâhet asht: kush e hartoi alfabetin?

Pasi shtron këtë pyetje, Ujka thotë se nuk mund të jetë “një komision” pse, sipas tij, veprimi njerëzor nuk mundet me pasë një kavi impersonale, actiones sunt suppositorum. Ai vazhdon t’i mëshojë idesë se është pikërisht Dom Ndre Mjeda hartuesi, tanimë duke dhënë një fakt i cili mund të mos jetë bindës, por është mjaft interesant:

Por unë pohimin se hartuesi i alfabetit asht Dom Ndreu nuk e kam trillue prej vedit. Tue lânë në njanen anë çka kam mujtë me ndî edhe prej pjestarëve të tjerë të Kongresit, unë pohimin e treguem e kam ndî shi prej gojës së Dom Ndre Mjedës, i cili, në një rasë, formalisht ka deklarue se alfabetin e Manastirit e ka hartue ai rrokull punimeve të Kongresit, e se ky alfabet i paraqitun prej tij, kje pranue prej komisionit e prej Kongresit pa kurrnjë ndryshim.

Sipas Gjon Ujkës, nuk ka qenë vetëm ai personi i cili e ka dëgjuar këtë deklaratë; kanë qenë edhe të tjerë, emrat e të cilëve nuk thuhen:

Ket deklaratë të Dom Ndreut e kanë ndî edhe të tjerë sikurse unë. Pra nuk asht rasti kur: i zoti e jep e tellalli s’e jep, por asht tellalli që bâhet jehona e fjalës së të zotit.

Duke u bazuar edhe në pohimin e Atë Bardhit për karakerin e Mjedës, Ujka vijon:

Pohimi i bamë prej Dom Ndreut lypet të besohet pa tjeter, sepse, si e thekson edhe Atë Pashkja vetë, Dom Ndre Mjeda ka kênë një burrë i ndershem e me karakter, e përveç kësajë, ka kênë edhe një Meshtar katholik shembulluer në të cilin posë virtyteve tjera, ka spikatë ai i përvujtnisë, e pra kishte me kênë absurd me mendue se ai ka bâ një deklaratë të rrêjshme tue i mveshë vedit një meritim që s’do ta kishte.

Ujka e di se një deklaratë e tillë ngjan e pabesueshme pasi, sikurse thonin latinët, verba volant, scripta manent, ndaj shkrimi i tij vazhdon:

Mundet me kênë se ndoshta nuk ka me u besue dëshmia e jême prej Atë Pashkos ose kujtdo kjoftë. Ani çka. Detyra e jême e e të tjerëve si unë, âsht gjithmonë me dhanë dëshminë ma të plotë e formale për çka kemi ndî prej Dom Ndreut.

Puna pse Dom Ndre Mjedja ket deklaratë nuk e ka bâ me të shkrueme sa kje gjallë, nuk provon kurrgja. Përveçse ai nuk ishte një reklamist i veprimtarive të veta, çashtja se kush asht kênë hartuesi i alfabetit nuk asht çilë asnjë herë, e nuk asht gjetë kurrë kush që me i thanë Dom Ndreut: Alfabetin e kam hartue unë e jo ti. Prandej nuk ka kênë nevoja me bâ një pohim që asht kenë i dijtun e i pranuem prej pjestarëve të Kongresit sa ishin gjallë. Vetem në një rast të posaçëm që asht paraqitë, e ka ba gojas deklaraten e naltregueme, tue theksue se po e thote jo për me i bâ një lavd vetvedit, por sa me u dijtë.

Pra, tanimë kemi një dëshmi të supozuar nga Dom Ndre Mjeda se ka qenë ai hartuesi i fjalorit. Duhet kuptuar qartë, jo ai që ka krijuar shkronjat, pasi shkronjat e alfabetit të Agimit janë me shenja diakronike dhe jo dyshe, sikurse qe ai që u vendos nga Kongresi, por ai i cili ka “përzgjedhur” grafemat për t’iu përgjigjur fonemave të shqipes.

Në periodikët e asaj kohe, mund të lexoje shpesh për këtë temë. Por pse ajo ka hapur dhe vijon të hapë diskutime akoma dhe sot? Le të bëjmë një udhëtim të shkurtër kronologjik në ditët kur u mbajt Kongresi, duke u bazuar në raportin e bërë gjatë gjithë ditëve që ai zgjati, botuar në numrin special të revistës LEKA me rastin e XXV – vjetorit të pavarsisë, datë 28 nëntor 1937, fq. 350 – 363.

Si fillim flitet për dy ditët e para të Kongresit kur prezantohen delegatët dhe bëhet e qartë arsyeja përse ishin mbledhur. Secili jep mendimin e vet për çështjen e alfabetit, dikush duke kërkuar të përdorej ai i Stambollit, dikush i Agimit e dikush i Bashkimit. Ditën e tretë duket se merr udhë fundi i një moskuptimi dhe fillimi i punës serioze në këtë drejtim:

Dit’ e tretë

Manastiri këtë ditë u gdhi i bardhë prej dëborës. Kjo ish një shënjë që edhe delegatët do të dalin faqebardhë prej kongresit, dhe ky mejtim do t’ish në të tërë delegatët se e pamë që të ftohtët dhe të lagëtit e kohës dimënore nuk ua pakësoj as fare dëshirënë e zjarrtë.

Delegatët përpara drekës u mblodhën në mbledhje të mbyllur dhe zunë të kuvendojnë për zgjedhjen e komisionit.

Sikundrë q’ishte shkruar dhe në program, delegatët të tërë do të zgjidhnin një komision në mes tyre, i cili do të kuvëndonte për të dhënë një funt çështjes së abecesë.

Pas shumë kuvendë, u vendos që të zgjithet një komision fuqi-plotë prej njëmbëdhetë vetash; u vendos dhe që ky komision të zgjidhet me zë të fshehtë; vendimet (kararët) e komisionit do të marrin funt me shumë të zëravet, dhe delegatët të tërë janë të betuar që të bëjnë kabull ç’të vendosnjë komisioni.

Pas dreke nisi zgjedhja e komisionit.

Çdo klubi, shoqënije dhe qyteti j’u dhanë dy zëra; pra ata delegatë që kishin’ ardhur me një shok, kishin secilido nga një zë; ata që kishin’ ardhurë vetëm nga dy zë dhe ata q’ishinë të dërguarë prej dy shoqërive kishin’ nga katrë zë.

Çdo delegati j’u dhan’ aqë bileta sa zëra kishte, dhe u vendos që ay që të fitojë më tepër zë, do të jetë kryetar i komisionit.

Na fryt i zgjedhjesë:

Bajram Topulli

Buda Dimitraq

Cilka Ligor

Fishta Gjergj

Midhat Frashëri

Mjeda Andrea

Nyzhet Vrioni

Peci Sotir

Qiriaz Gjergji

Shahin Kolonja

Me qenë se Zoti Fishta nga 52 zërë fitoj 49, u zgjodh për kryetar. U vendos që komisioni të mblidhet të nesërmen në mëngjes…

Atë Fishta, pastaj me ate fuqi së fjalës q’e ka vetiu, tha se sado q’ësht’ i dërguar prej shoqërisë “Bashkim”, s’ka ardhurë për të mprojtur atë abece, po për të gjeturë një mënyrë që të bashkohemi të tërë…

Për tre ditët e ardhshme, thuhet komisioni këto ditë punoj në mbledhje të mbyllurë. Pikërisht këto ditë nxitën diskutimin se kush e hartoi alfabetin, duke krijuar edhe debatin mes Gjon Ujkës dhe Atë Pashko Bardhit që ndërtoi këtë shkrim. Duhet thënë se në asnjë moment, pyetjes së shtruar që në titull nuk synojmë t’i japim një përgjigje shterruese, por të parashtrojmë një çështje e cila vijon të mbetet e pazgjidhur përfundimisht, duke treguar të dy anët e saj.

Më poshtë është vendimi përfundimtar i komisionit i cili vendosi të përdoreshin dy alfabete nga të cilët mbijetoi i dyti, ai që akoma dhe sot përdoret për të shkruar gjuhën shqipe.

Pasi u prezantuan alfabetet nga Luigj Gurakuqi, Atë Fishta mori fjalën dhe, sikurse tregon raporti, çkoqiti abecenë dhe tha se abece e Stambollit ësht’ e mjaftë për nevojat e kombit, po, me qenë se shumë herë për të shtypur libra larg Shqipërisë dhe për të hequr telegraf kemi nevojë për një abece latine, komisioni u shtrëngua të marrë dy abece…

Pas fjalës së tij, gjindja rrëfeu gazë duke përpjekurë duartë dhe duke thirurë: Roft abeceja!

Nëse shkrimtarët shqiptarë do të ishin një komb, kjo ditë mund të ishte festa e tyre kombëtare. Gjuha shqipe, si atdheu i tyre i përhershëm, ia del të kapërcejë çdo kufi politik e shoqëror, duke i marrë të gjithë në truallin e vet, majë të cilit është ndërtuar tempulli me faqet e secilit libër që javën e kaluar u ofrua nëpërmjet Panairit online. Prandaj alfabeti është në secilin skaj të tempullit të letërsisë shqipe, vende – vende prej xhami nga ku përgjatë shekujve futej brenda e vetmja dritë lirije. /Gazeta “ExLibris”/

Projekti i zhdukjes së shqiptarëve, hartuar më 1939 nga shkrimtari nobelist serb, Ivo Andriq

Lufta ballkanike dhe Shqipëria

Dalja e ushtrisë serbe në Adriatik

Sipas pjesës së fshehtë suplementare të Traktatit të Aleancës midis Bullgarisë e Serbisë të 29 shkurtit të vitit 1912, Serbisë iu njoh e drejta e marrjes së territorit turk të deriatëhershëm në veri dhe në perëndim të malit të Sharrit. Në lidhje me këtë dispozitë, e duke u përpjekur që shtetit të vet t’i sigurojnë daljen në det, trupat serbe, më 15 nëntor të vitit 1912, hynë në Lezhë dhe, shkallë-shkallë, e pushtuan tërë Shqipërinë e Veriut deri në Tiranë e Durrës. Në “Tajmsin” e Londrës, më 25 nëntor, u botua deklarata e Pashiqit se Serbia e kërkon Durrësin me hinterlandin më të madh.

Formimi i Shqipërisë autonome

Mirëpo, Konferenca e Ambasadorëve në Londër, më 20 dhjetor të vitit 1912, mori vendim për formimin e Shqipërisë autonome, duke i dhënë Serbisë vetëm të drejtën e daljes tregtare në detin Adriatik. Po kjo konferencë, më 20 mars të vitit 1913, vendosi që Shkodra t’i jepet Shqipërisë. Mali i Zi nuk e pranoi vendimin e fuqive të mëdha: Serbia e përkrahu qëdrimin e Malit të Zi dhe i dërgoi trupat e veta për ta forcuar rrethimin e Shkodrës. Fuqitë e mëdha (më 21 mars) vendosën të bëjnë demonstrimin detar, nga i cili u rezervua vetëm Rusia. Kryqëzoret austro-hungareze, angleze, franceze, gjermane e italiane, të tubuara afër Barit, i detyruan trupat serbe që të tërhiqen nga pozitat rreth Shkodrës.

Bllokada e bregdetit të Malit të Zi

Më 10 prill fuqitë e mëdha shpallën bllokadën e bregdetit të Malit të Zi, por qeveria malazeze e vazhdoi rrethimin e Shkodrës, e cila kapitulloi më 20 prill. Mbreti Nikolla, megjithatë, u detyrua të lëshojë pe dhe, më 4 maj, me një telegram që ia dërgoi ser Eduard Greit, fatin e Shkodrës e la në duart e fuqive të mëdha. Okupimi ndërkombëtar i Shkodrës zgjati prej 5 majit 1913 deri në fillim të Luftës Botërore.

II NDARJA E SFERAVE TË INTERESIT NË SHQIPËRI MIDIS SERBISË E GREQISË

Megjithëse nën presionin e fuqive të mëdha, në radhë të parë të Austrisë, u detyrua të tërhiqej nga Adriatiku dhe nga Shqipëria Veriore, Serbia nuk e humbte shpresën.

Në deklaratën që ishte shtojcë e fshehtë e Traktatit të aleancës midis Greqisë dhe Serbisë, më 19 maj të vitit 1913, u ndanë sferat e interesit midis Greqisë e Serbisë në Shqipërinë autonome sapo të formuar. Territori që gjendet në veri të grykës së lumit Seman në det, pastaj buzë këtij lumi deri në grykën e Devollit, mandej buzë Devollit deri në malin e Kamjes – hynte në sferën serbe të ndikimit. Pjesa jugore e Shqipërisë, prej kësaj vije, hynte në sferën greke të ndikimit. Në rast trazirash në Shqipëri, dy shtetet duhej të merreshin vesh për qëndrimin që do të merrnin.

Këto janë kërkesat maksimale që i kemi paraqitur në një dokument me shkrim ndaj Shqipërisë.

III PAKTI I LONDRËS DHE SHQIPËRIA

Pakti i Londrës, lidhur më 16 prill të vitit 1915 midis Francës, Britanisë së Madhe, Rusisë dhe Italisë, kishte këto dispozita lidhur me Shqipërinë:

Në vërejtjen e nenit 5 thuhej: Katër fuqitë aleate do t’u ndajnë tokat e Adriatikut të përmendura më poshtë Kroacisë, Serbisë e Malit të Zi (…..). Në Adriatikun e poshtëm (në viset që e interesojnë Serbinë e Malin e Zi) tërë bregdetin prej kepit të Plamkës deri në lumin Dri me portet e rëndësishme Splitin, Dubrovnikun, Kotorrin, Tivarin, Ulqinin e Shëngjinin… Porti i Durrësit do t’i dorëzohet shtetit të pavarur mysliman Shqipërisë.”

Në nenin 6 thuhej: “Italia do t’i marrë në pronësi të plotë Vlorën, ishullin Sazan dhe, përveç këtyre, një territor mjaft të gjerë për mbrojtjen e tyre, do të thotë pjesën midis lumit Vjosa në veri e në lindje dhe në jug deri në Himarë.”

Në nenin 7 thuhet: “Në qoftë se formohet një shtet i vogël autonom dhe neutral i Shqipërisë, Italia nuk do ta kundërshtojë dëshirën e Francës, të Britanisë së Madhe e të Rusisë, që viset veriore dhe jugore të Shqipërisë të ndahen midis Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë.”

“Italia do ta fitojë të drejtën që t’i udhëheqë punët e jashtme të Shqipërisë.”

Që në vitin 1915, fuqitë e mëdha, pra,e pranuan parimin e ndarjes së Shqipërisë dhe pranuan se në Shqipëri kanë interesat e veta Italia, Serbia dhe Greqia. Ndërsa dy shteteve ballkanike u jepej e drejta e korrigjimit të kufijve, Italisë i jepej Vlora dhe protektorati mbi Shqipërinë e cunguar.

IV SHQIPËRIA NË KONFERENCËN E PAQES

Pikëpamje e fuqive të mëdha

Në Konferencën e paqes, fuqitë aleate (Franca, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës), për Shqipërinë propozuan më parë, në veri dhe në lindje, ata kufij që i kanë caktuar në Konferencën e Londrës në vitin 1913; ia njohën Italisë sovranitetin e plotë mbi Vlorën dhe prapavijën e nevojshme dhe ia dhanë Italisë mandatin për administrimin e shtetit të lirë shqiptar nën kontrollin e Lidhjes së Kombeve. (Memorandumi i 9 dhjetorit të vitit 1919)

Pikëpamja jonë. – (Kundër mandatit të Italisë. Për Shqipërinë e lirë. Argumentet për korrigjimin e kufirit dhe për marrjen e Shkodrës dhe të Shqipërisë Veriore).

Për përgjigjen tonë të 8 janarit të vitit 1920, ne e kundërshtuam propozimin që Italisë t’i jepej mandati mbi Shqipërinë, duke theksuar se kjo do të ishte përsëritje e rastit të Bosnjës e Hercegovinës. “Kjo zgjidhje, thuhej në përgjigjen tonë, do të krijonte në favor të Italisë kufirin ofensiv kundër shtetit tonë, i cili do të ishte i privuar nga mjetet për mbrojtje. Kjo do të ishte, një farë dore, përparësi ofensive, por edhe mbështetje tjetër e përsosur strategjike.

Ne kemi kërkuar, për shkaqe ekonomike dhe strategjike, që të bëhet korrigjimi i kufijve ndaj nesh (në rrjedhën e mesme të Drinit, në Bunë dhe në lidhje me fiset e Kelmendëve dhe të Kastratëve), që i ka caktuar Konferenca e Londrës e vitit 1913. Përpos këtij korreksioni, delegaconi ynë ka deklaruar se zgjidhja më e mirë është që Shqipëria të bëhet shtet i pavarur në kufijtë e vitit 1913 dhe me administratë autonome.

Në rast se nuk do të pranohej kjo zgjidhje, ose në qoftë se pjesa jugore e Shqipërisë do t’u takonte shteteve të tjera, Delegacioni ynë do të kërkojë për ne pjesën veriore të Shqipërisë deri në Dri. “Shteti ynë ka të drejta të vjetra karshi këtyre viseve, – thuhet në memorandumin tonë. – Shkodra ka qenë kryeqyteti i mbretërve serbë. Populli ynë ka derdhur lumenj gjaku për Shkodrën, sidomos në luftën e vitit 1913, e cila i kushtoi Serbisë shumë mijëra ushtarë të saj e Malit të Zi një të tretën e ushtrisë së tij. Për t’i plotësuar dëshirat e Fuqive të Mëdha, trupat serbe e malazeze e zbrazën në vitin 1913 Shkodrën dhe Shqipërinë Veriore. Austria duke e mobilizuar ushtrinë, u kërcënua me luftë. Shkodra mund t’i takonte Malit të Zi sikur të kishte pranuar që Llovqenin t’ia lëshonte Austrisë, ose që të neutralizohej. Por, Mali i Zi nuk pranoi t’ia lëshonte Austrisë këtë pozitë të rëndësishme strategjike.”

Lugina e Drinit dhe Shkodra përbëjnë një tërësi gjeografike dhe ekonomnike me Malin e Zi dhe viset kufitare të Serbisë. Për Serbinë e Mesme dhe Malin e Zi lugina e Drinit është e vetmja rrugë e drejtpërdrejtë dhe më e shkurtër për Adriatik. Hekurudha e rëndësishme Danub – Adriatik duhet të kalojë nëpër luginën e Drinit. Konferenca e Ambasadorëve e Londrës në vitin 1913 ia ka pranuar Serbisë të drejtën e daljes në det.”

“Shkodra është në lidhje edhe me lumin Buna, e cila ia hap tregtisë malazeze rrugën e natyrshme për në det. Qysh me Traktatin e Berlinit, Mali i Zi e gëzon të drejtën e lundrimit të lirë në Bunë. Liqeni i Shkodrës, në pjesën më të madhe, i takon Malit të Zi. Për shkak të pakujdesisë turke, tokat më të mira malazeze ende janë të përmbytura nga uji i liqenit të Shkodrës. Prandaj, shtetin tonë, në masën më të madhe, e intereson rregullimi i Bunës dhe i Drinit, jo vetëm për shkak të lundrimit nëpër Bunë, por edhe për arsye se në këtë mënyrë do të thaheshin 12 deri 20.000 hektarë tokë shumë pjellore dhe po aq do të bonifikoheshin. Dy të tretat e kësaj toke i takojnë Malit të Zi.

Pikëpamja italiane

(Sipas memorandumit

të 10 janarit të vitit 1920)

Italia kërkon nga Lidhja e Kombeve mandatin që ta administrojë shtetin e pavarur shqiptar.

Kufijtë shqiptarë në veri dhe në lindje do të jenë ata që kanë qenë caktuar në Konferencën e Londrës. Kufiri jugor do të jetë objekt shqyrtimi.

Qyteti i Vlorës do t’i jepet Italisë në sovranitet të plotë me prapavijën e nevojshme për mbrojtjen e saj dhe për zhvillimin ekonomik.

Aleatët pranojnë që Shkodra dhe Shqipëria Veriore t’i bashkohen Jugosllavisë

Duke propozuar një zgjidhje të përgjithshme të çështjes së Adriatikut, e në lidhje me dorëzimin e Rijekës Italisë, Klemanso, në cilësinë e kryetarit të Konferencës së Paqes, më 13 janar të vitit 1920, u tha Pashiqit e Trumbiqit: “Pra, Shteti i Serbëve, i Kroatëve dhe i Sllovenëve do të ngritet në kulmin e fuqisë së vet, ani edhe kur ta ketë Shkodrën, Drinin dhe Shëngjinin e Medovanit.”

Niti e pat pranuar këtë, me kusht që Italia ta mbante Vlorën dhe ta merrte mandatin mbi Shqipërinë.

Përgjigjja jonë e fundit Konferencës së Paqes

Në përgjigjjen tonë të fundit Konferencës së Paqes, më 14 janar të vitit 1920, ne kemi parashtruar përsëri qëndrimin se zgjidhja më e mirë do të ishte që administrata e Shqipërisë, në kufijtë e caktuar në vitin 1913, t’i besohet qeverisë lokale autonome, pa ingjerenca të asnjë fuqie të huaj. E në qoftë se kjo zgjidhje nuk pranohet, por vendoset që pjesë të territorit shqiptar t’u jepen shteteve të tjera, Delegacini ynë do të kërkojë pjesën e Shqipërisë Veriore (duke paraqitur një hartë me kufirin e shënuar), për të cilën premtoi regjim autonom.

Pikëpamja e të ndjerit Pashiq

Kur dukej si e sigurt se aleatët do ta lejonin Italinë që të përforcohej në Shqipërinë e Mesme, kryetari i Delegacionit tonë, Pashiq, në mbarim të vitit 1919, e informoi qeverinë në Beograd se kishte ardhur çasti që, të shtrënguar nga rrethanat, ta ndryshonin politikën tonë ndaj Shqipërisë. Në atë letër thuhej: “Pasi, për shkak të depërtimit të Italisë dhe të përkrahjes së saj nga ana e fuqive të mëdha, nuk mund ta kthejmë në Shqipëri gjendjen që ishte para evakuimit të ushtrisë sonë dhe në kohën e pushtetit të Esad Pashës; pasi fuqitë e mëdha po duan ta zbatojnë Marrëveshjen e Londrës dhe Shqipëria nuk do të jetë ajo që ne e kemi kërkuar dhe aleatet do t’ia japin Italisë Vlorën me interland dhe protektoratin mbi një pjesë të Shqipërisë, në këto rrethana, duhet të kërkojmë kufij të tjerë më të mirë me territoret shqiptare që do të jenë nën protektoratin e Italisë.”

“Minimumi që do të pranojmë nga aleatët është ky: kufiri buzë Drinit të Zi deri te bashkimi me Drinin e Bardhë e prej aty buzë Drinit deri në det.”

“Ne duhet të kërkojmë maksimumin, në mënyrë që Italia të marrë sa më pak. Ky maksimum i pretendimeve tona do të ishte: lumi i Matit deri në burimin e tij e prej andej drejt nga lindja deri te Drini i Zi. Pra, Mati dhe Drini do të ishin kufijtë tanë me protektoratin italian.”

V PUSHTIMI ITALIAN I SHQIPËRISË PAS LUFTËSDHE TËRHEQJA DEFINITIVE PAS MOSSUKSESIT TE VLORA

Pas mbarimit të luftës, në bazë të një vendimi ushtarak të aleatëve, trupat italiane e pushtuan tërë territorin e Shqipërisë, madje edhe atë pjesën veriore, e cila na ishte dhënë me Paktin e Londrës. Vetëm Shkodra kishte mbetur nën pushtetin e përbashkët të trupave franceze dhe italiane.

Për shkak të qëndrimit armiqësor që kishte atëherë Italia ndaj shtetit të Serbëve, të Kroatëve e të Sllovenëve, ne e konsideronim këtë pushtim ushtarak italian të Shqipërisë rrezik më të madh për ekzistencën tonë. Në tokën shqiptare u zhvillua një luftë e rreptë midis nesh dhe Italisë. Italianët atëherë e iniciuan çështjen malazeze dhe atë maqedonase si dhe idenë e Shqipërisë së Madhe deri në Kaçanik. Ne zhvilluam kundër tyre aksione herë të fshehta, herë të hapëta, duke blerë me para parinë shqiptare dhe duke proklamuar idenë e “Shqipërisë së pavarur” dhe “Ballkani popujve ballkanikë”.

Pakënaqësia e popullsisë shqiptare, për të cilën e kemi përkrahjen edhe ne, i detyroi italianët që, në fillim të vitit 1920, t’i tërhiqnin trupat e tyre nga viset e brendshme të Shqipërisë dhe të ndaleshin vetëm rreth Vlorës, prej nga, në qershor të po atij viti, u detyruan të tërhiqen dhe të lidhin me qeverinë e Tiranës një marrëveshje për evakuimin e tyre nga tërë territori shqiptar, përveç ishullit të Sazanit.

Evakuimi nga Shqipëria u bë, pra, në saje të rezistencës së organizuar të shqiptarëve, por nuk duhet harruar se Italia, në atë kohë ishte politikisht edhe ushtarakisht shumë e dobët. Edhe sot ka shqiptarë që mendojnë se kur të donin do të mund t’i dëbonin italianët nga Shqipëria.

Ky vetëbesim është fatal për ta, sepse nuk po e shohin se Italia fashiste e sotme nuk është ajo që ishte në vitin 1920 nën qeverinë parlamenare të Nitit, të Gjolitit dhe të Faktës.

V SHQIPËRIA PARA KONFERENCËS SËAMBASADORËVE

Meqenëse me evakuimin e trupave italiane nga Shqipëria situata në terren ishte spastruar, Konferenca e Ambasadorëve, në nëntor të vitit 1921, mund të merrte vendim për njohjen e Shqipërisë si shtet i pavarur dhe sovran. Në vend të premtimeve të mëparshme lidhur me Vlorën dhe mandatin mbi Shqipërinë, fuqitë e mëdha ia njohën Italisë vetëm interesin e saj special pë ruajtjen e pavarësisë shqiptare. Shqipëria u pranua edhe në Lidhjen e Kombeve, me shpresë se kjo do ta siguronte edhe më tepër pavarësinë e saj.

Para Konferencës së Amasadorëve provuam kot edhe një herë që ta fitonim të drejtën e korrigjimit të kufirit në drejtim të Shkodrës dhe në drejtim të Drinit, duke theksuar për Shkodrën shkaqet historike e për Drinin shkaqet ekonomike dhe ato të komunikacionit. Eksperti francez në Konferencë, Larosh, na ngushëlloi kështu: “Qeveria mbretërore ka gabuar që, në kohën e vet, nuk e ka pranuar propozimin për ndarjen e Shqipërisë. Pashiqi qe pajtuar me këtë, por qeveria e Beogradit pat refuzuar”. Që të mos i lejonim italianët në Vlorë, ne u detyruam të heqim dorë nga Shkodra dhe nga kufijtë deri në Dri.

Meqenëse ne e përkrahnim gjithnjë idenë për mosndarjen e territorit shqiptar, që ishte caktuar në vitin 1913, si dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të mund të supozohej se kjo zgjidhje e Konferencës së Ambasadorëve ishte e kënaqëshme për ne. Ndërkaq, kjo nuk është kështu. Vështirësitë në marrëdhëniet tona me Shqipërinë, si dhe në marrëdhëniet tona me Italinë për shkak të Shqipërisë po rëndohen më tutje edhe pas shpalljes së Shqipërisë shtet i pavarur dhe anëtare e Lidhjes së Kombeve.

Republika e Mirditës

Ndërsa Konferenca e Ambasadorëve po vendoste për kufijtë e Shqipërisë dhe për organizimin e pavarësisë së saj, nga gjysma e vitit 1921, ne nënshkruam me parinë e Mirditës marrëveshjen për bashkëpunim. Ishte paraparë formimi i shtetit të lirë të Mirditës, të cilin do ta mbronin forcat ushtarake të SKS-së dhe interesat e së cilës në botën e jashtme do t’i përfaqësonte qeveria e Beogradit. Qeveria e Tiranës e shtypi këtë lëvizje e ne u akuzuam dhe u dënuam para Lidhjes së Kombeve.

VII PAKTI I ROMËS, PASHIQI, MUSOLINI DHE SHQIPËRIA

Pakti i Romës, i janarit të vitit 1924, për nga fryma e vet, ua imponoi Romës e Beogradit respektimin e pavarësisë dhe parimin e mospërzierjes në punët e brendshme të Shqipërisë, si dhe informimin e ndërsjellë mbi ngjarjet në Shqipëri.

Ndërkaq, kjo nuk qe pengesë që Qeveria italiane, në qershor të vitit 1924, ta ndihmonte kryengritjen e Fan Nolit kundër Ahmet Zogut e as qeveria jonë, në dhjetor po të atij viti, t’ia bënte të mundshme Ahmet Zogut, që, nga territori ynë, të futet në Shqipëri për ta marrë pushtetin. As Roma, as Beogradi, nuk mundën t’u bënin ballë intrigave dhe kërkesave të “miqve” të vet shqiptarë, që kërkonin ndihmë për ta mbajtur pushtetin ose për të ardhur në pushtet dhe që premtonin besnikëri e bashkëpunim, kurse në rastin e parë e ndërronin orientimin.

VIII PAKTI I TIRANËS DHE GJENDJA QË KRIJOI AI

I ndjeri Pashiq, duke u dhënë udhëzime përfaqësuesve tanë për punë në Shqipëri, u thoshte: ne duam që Shqipëria të jetë e pavarur, por e dobët dhe e paregulluar. Koha ka treguar se kjo ishte e pamundshme të qëndronte. Shqipëria e dobët dhe e parregulluar patjetër do të kërkonte ndihmë e mbrojtje atje ku mund t’i gjente këto. Regjimi i rrezikuar nga Italia, na drejtohej neve, e regjimin të cilin donim ta përmbysnim ne, kërkonte mbrojtje nga Italia.

Shqipëria e dobët dhe e parregulluar, në vitin 1926, kërkoi mbrojtje e ndihmë nga Italia. Ahmet Zogu së pari mori garanci për regjimin e vet, e pastaj, në vitin1927, pranoi të lidhë Aleancën ushtarake për 20 vjet, mori me qindra e qindra miliona lireta për punë botore, ia nënshtroi plotësisht Shqipërinë Italisë në pikëpamje ekonomike e financiare, pranoi shumë instruktorë italianë. U krijua, pra, një raport që i ngjante shumë atij protektorati, kundër të cilit ne luftonim në Konferencën e Paqes.

Rreziku më i madh që viteve të fundit na vinte nga Shqipëria ishin organizimi ushtarak, fortifikimet ushtarake dhe aksioni irredentist. Gjithkund e shihnim rrezikun nga aksioni italian dhe atë “kufirin ofensiv” kundër të cilit kishim luftuar para aleatëve në Paris, kur ata propozonin që Italisë t’i jepej mandati në Shqipëri.

Është me interes të përmendim në këtë vend se vetëm ne kemi protestuar dhe kemi luftuar kundër ndërhyrjes së Italisë në Shqipëri dhe në Ballkan. Asnjë shtet tjetër ballkanik nuk na përkrahu në këtë pikëpamje. Dy fuqitë detare mesdhetare, Franca dhe Anglia, nuk kundërshtuan mbylljen e detit Adriatik. Për më tepër, Osten Çemberlen, në takimin me Musolinin në Livorno, në vitin 1926, e dha pëlqimin për Paktin e Tiranës. E të gjithë përfaqësuesit francezë në Tiranë gjithnjë e këshillonin mbretin Zog që të mos hynte në konflikt me italianët.

IX PAKTI ITALO-JUGOSLLAV I MIQËSISË I 25 MARSIT 1937

Italia e Jugosllavia, duke ndjekur politikë miqësore njëra me tjetrën, mund të merren vesh në lidhje me Shqipërinë, në këtë bazë: Italia ka interesin e vet jetësor në Vlorë; kjo pjesë e bregdetit shqiptar nuk bën të rrezikohet nga ne; ne duhet ta kuptojmë këtë interes dhe ta respektojmë. Interesi jetësor i Jugosllavisë është që të mos jetë e rrezikuar në kufirin e Shqipërisë me Serbinë Jugore as me Kosovën (e banuar me shqiptarë) e as me Shkodrën dhe Malin e Zi. Pa dyshim se kjo është marrë parasysh në protokollin e fshehtë të Paktit të Miqësisë kur është paraparë se do të ndalet fortifikimi i mëtejshëm në zonat e Librazhdit e të Milotit. Sa i përket aksionit ekonomiko-financiar në Shqipëri, ne nuk kemi as nuk dëshirojmë të investojmë farë mjetesh të posaçme. Italianët, pra, mbeten pa konkurrencë dhe pa vërejtje nga ana jonë, kuptohet me kusht që të mbeten në kufijtë e obligimit tjetër të fshehtë, që e kanë marrë ndaj nesh para dy vjetëve se në pikëpamje politike, ekonomike ose financiare nuk do të kërkojnë kurrfarë dobish speciale që do ta komprometonin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthtortë pavarësinë e shtetit shqiptar.

Në këtë mënyrë, Pakti i Miqësisë, i 25 marsit 1937, krijoi një “modus vivendi” të durueshëm midis nesh dhe Italisë në terrenin shqiptar, ku, viteve të mëparshme, kishim aq shumë konflikte dhe mosmarrëveshje.

Është çështje tjetër se sa në Shqipëri do të mund t’u bënte ballë ky qetësim sprovave të ndonjë situate më të rëndë e më të ndërlikuar në detin Mesdhe ose në Ballkan.

X RUAJTJA OSE NDRYSHIMI I STATUS KUOS

Pavarësia e Shqipërisë është zvogëluar, por nuk është shuar

Pavarësia e një shteti ndaj botës së jashtme gjithmonë është nocion relativ. Duke marrë parasysh edhe rrethanat, kjo pavarësi është më e plotë ose është e zvogëluar. Për Shqipërinë sot nuk mund të thuhet se politika e saj e brendshme dhe e jashtme është e pavarur nga Italia. E megjithatë, në bashkësinë ndërkombëtare, Shqipëria konsiderohet shtet i pavarur. Nga aspekti juridik ndërkomëtar, bregdeti shqitpar nuk është italian, por është nën sovranitetin e një shteti ballkanik. Italia ende nuk ka shkelur në Ballkan. Ajo ka sovranitetin e vet në një pjesë të territorit të Zarës, por kjo më nuk i jep mundësi për zhvillim të mëtejshëm. Italia ushtron ndikimin e vet në Shqipëri, por nuk ka liri aksioni si në territorin e vet. Shqiptarët, megjithatë, e kundërshtojnë ndërhyrjen e saj, i shkaktojnë vështirësi, e ngadalësojnë.

“Ballkani popujve ballkanikë”

Politika tradicionale e Serbisë është “Ballkani popujve ballkanikë”. Ky parim, në kohën e vet, është përdorur në luftë kundër Perandorisë Otomane dhe Monarkisë Austro-Hungareze. Jugosllavia e përdori me sukses këtë kundër dispozitave të Paktit të Londrës, i cili fuste Italinë në Dallmaci dhe në Shqipëri.

Në aplikimin e këtij parimi ne kemi parë gjthmonë garancinë më të mirë për paqe në Ballkan, për bashkëpunim midis popujve ballkanik, për zhvillimin normal të popujve ballkanikë. Prania e një fuqie të madhe në Ballkan është derë e hapur për intriga e pushtime.

Ekspansioni i Italisë

A është e mundur që Italia, duke u bërë zotëruese sovrane e Shqipërisë së Mesme dhe Jugore, të mbetet vetëm në atë brez të ngushtë bregdetar? Ne nuk kemi besuar para 20 vjetëve, kur fuqitë e mëdha ia dhuruan Italisë Vlorën me hinterlandin. Aq më pak mund të besojmë sot kur Italia po tregon aq dinamizëm dhe guxim në politikën e vet të jashtme.

Një precedent i rrezikshëm

Marrja e një pjese të territorit ballkanik nga ana e një fuqie të madhe jashtëballkanike, pa kurrfarë baze etnike, për të gjithë popujt ballkanikë, pra, edhe për ne, është një precedent i rrezikshëm. Fuqitë e tjera të mëdha, nga drejtimet e tjera, mund të paraqiten me pretendime të ngjashme. Rasti i Italisë në Shqipëri është posaçërisht i rrezikshëm për ne, sepse me Paktin e Londrës, me të cilin Italisë iu njoh për herë të parë Shqipëria Jugore, iu njoh edhe Dalmacia Veriore. Precdenti për ngjalljen e dispozitave të Paktit të Londrës në një sektor të Ballkanit e hap derën edhe për ngjalljen e dispozitave të tjera.

Ndarja e Shqipërisë

Me rastin e vlerësimit të tërë kësaj çështjeje, duhet të kemi parasysh se në çdo mënyrë duhet të shikojmë që t’i shmangemi çdo konflikti qoftë të fshehtë qoftë të hapët me Italinë. Gjithashtu duhet ta evitojmë pushtimin e tërë Shqipërisë nga ana e Italisë se në këtë mënyrë do të na rrezikonte në vendet më të ndjeshme – në Bokë të Kotorrit dhe në Kosovë.

Duke marrë parasysh të gjitha këto që thamë më sipër, ndarja e Shqipëisë do të mund të vinte në konsiderim për ne vetëm si një e keqe e domosdoshme dhe e paevitueshme, të cilës nuk do të mund t’i bënim ballë, dhe si një dëm i madh nga i cili duhet të nxjerrim aq dobi sa është e mundshme, do të thotë nga dy të këqija duhet ta zgjedhim atë që është më e vogël.

Kompensimet tona

Këto kompensime gjenden në materialin e përpunuar para 20 vjetësh, kur shtrohej çështja e ndarjes së Shqipërisë.

Maksimumi që kemi kërkuar në atë kohë ishte kufiri që do të shtrihej buzë Matit e Drinit të Zi dhe që do të na jepte sigurinë strategjike të Malit të Zi dhe të Kosovës. Gjithashtu duhet t’i sigurojë luginat e liqenet të Ohrit dhe të Prespës, duke përfshirë Pogradecin dhe fshatrat sllave të Malit të Thatë, si dhe ato midis Prespës e Korçës.

Marrja e Shkodrës, në këtë rast, do të kishte rëndësi të madhe morale dhe ekonomike.

Kjo do të na mundësonte zhvillimin e punimeve të mëdha hidroteknike dhe përfitimin e tokës pjellore për ushqimin e Malit të Zi. Shqipëria Veriore, në kuadrin e Jugosllavisë, do të mundësonte krijimin e lidhjeve të reja të komunikacionit të Serbisë Veriore e Jugore me Adriatikun.

Me ndarjen e Shqipërisë do të zhdukej qendra tërheqëse për minoritetin shqiptar në Kosovë, i cili, në një situatë të re, do të asimilohej më lehtë. Ne, eventualisht, do të kishim edhe 200 000 deri 300 000 mijë shqiptarë më tepër, por këta janë, të shumtën, katolikë, marrëdhëniet e të cilëve me shqiptarët myslimanë nuk kanë qenë kurrë të mira. Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi gjithashtu do të bëhej në rrethana të reja, sepse nuk do të ekzistonte kurrfarë aksioni më i fortë për pengimin e saj.

Beograd, më 30 janar 1939

(Marrë nga libri: Hivzi Islami, SPASTRIMET ETNIKE/ Politika gjenocidale serbe ndaj shqiptarëve, Botoi DUKAGJINI, Pejë, 2003/ZgjohuShqiptar.info

Ky është i riu shqiptar që po HABlT edhe mediat e hυaja për mënγrën se si…

Kjo është shtëpia patriarkale e Syla, një familje tipike bujqësore në veri të Shqipërisë.

Anëtarët e saj ndajnë një çati, por mbi të gjitha – një mënyrë jetese.

E gjithë familja merr pjesë në punën e fermës familjare në fshatin malor të Blerimit, në veri të Shqipërisë.

Rruga për në fshat është aq shumë me gunga, saqë, sidomos gjatë dimrit, Syla mbetet e izoluar për muaj të tërë.

Suzana, gruaja e Shkëlzenit, ka studiuar infermierinë dhe shpesh në dimër i ndihmon gratë të lindin larg mjekëve dhe spitaleve.

Fytyrat e tyre, të shënuara nga lodhja, tregojnë një të vërtetë të thellë, shkruar nga era e ashpër malore “,shkruan Valery Poshtarov nga media Balcanicaucaso. 

Njihυni me qytetin nëηtokësor në Shqipëri, veηdstrehimi më i madh dhe i fortifikυαr në rajon (VIDEO)

Në kthinën e një lokali në Kukës ndodhen një palë shkallë. Në pamje duken pa funksion dhe ashtu të harruara. Askush nuk e di se aty është njëra prej pesë hyrjeve më të rëndësishme të qytetit nëntokësor.

Njërit prej vendstrehimeve më të mëdha në rajon e i fortifikuar për tu bërë ballë shpërthimeve atomike.

Me inxhinier Feti Gjicin edhe grupi i ABC News për herë të parë zbriti në Kukësin e nëndheshëm.

Jo pak por më shumë se 30 metra nën atë ekzistues. Shkallët në formë rrethore s’kanë të sosur në zbritje. Kryqëzime e tunele si një labirint pa fund.

Duhet të kesh frikë nga keq orientimi e mos dish të kthehesh në dalje, ndaj nuk largohesh dot më shumë.

Inxhinier Fetiu e njeh mirë sepse ka qenë projektues edhe ndjekës i punimeve.

Të habit fakti kur mëson se për Kukësin nëntokësor është punuar gati 20 vite e shpenzuar miliarda.

Ndërtime të pabesueshme. Një spital për 300 shtretër, fabrika e prodhimit të bukës, hapësirat e tjera për vendkomanda e shumë zyra për administratën.

Pra e përllogaritur për 20 apo 30 mijë banorë në një periudhë kohore për të paktën 4 deri gjashtë muaj.

Tunelet në trajtë labirinti lidhin çdo hapësirë e përshtatur për funksione të ndryshme. Kurse hyrja realizohej në pesë vende të ndryshme të qytetit.

Një pjesë ë pallateve e ndërtuar në atë periudhë, i kanë në çdo shkallë portat e blinduara dhe tunelet hyrëse për në qytetin e nëndheshëm.

Porta ka edhe për konviktet e institucionet arsimore.

Pa hezitim Kukësi është një ndër qytetet më të fortifikuara. Ndaj nuk është habi kur pak kohë më parë mediat ndërkombëtare e renditën Shqipërinë pas SHBA dhe Zvicrës si vendi me sigurinë më të madhe për sulmet bërthamore dhe atomike, për shkak të vendstrehimeve të shumta të ndërtuara gjatë luftës së ftohtë.

Por ky aset i rëndësishëm pak njihet publikisht. Është punuar dhe mbajtur nën monitorim të rreptë gjatë ndërtimit. Këtu mund të jetë një muze madhështor. Çka do të shuante kureshtjen të jo vetëm çdo shqiptari./

Udhëtimi i frίkshëm i tre emigrantëve që mbijetuan 11 ditë në ρjesën e jαshtme të një anije cisterne nafte

Emigrantët nga vendet me vështirësi ekonomike po përpiqen që në çfarëdo lloj mënyrë të largohen nga vendi, e shpesh duke vënë në rrezik dhe jetën e tyre.

Kështu ka ndodhur dhe me tre emigrantët nga Lagos në Nigeri, të cilët arritën në ishullin Kanarie të Gran Canaria, Spanjë në një mënyrë të frikshme. Tre burrat u ulën në pjesën ku gjendet mekanizmi drejtues i anijes cisternë nafte. Ata nuk u zbuluan derisa arritën në Las Palmas, për 11 ditë.

Autoritetet spanjolle njoftuan se burrat ishin zbuluar në portin e Las Palmas. Ata shfaqën simptoma të dehidrimit dhe hipotermisë dhe u dërguan në spital.

Mediat e huaja shkruajnë se anijet MarineTraffic, flamur maltez u largua nga qyteti nigerian i Lagos më 17 dhe mbërriti në Las Palmas në 28 .

Vαjza i dërgoi një “seΙfie” mamit për t’i treguar që është mirë, ajo që pa në sediljen e ραsme e trembi

Një 13-vjeçare bëri disa selfie në makinë për t’i treguar nënës së saj se është mirë. Por ajo që nëna e saj pa pas vajzës së saj e frikësoi atë.

Nuk e dimë nëse besoni në të mbinatyrshmen, por ndonjëherë dëgjojmë histori fantazmash, në të cilat ndodhin ngjarje të çuditshme që nuk kanë shpjegim logjik.

Konkretisht, një nënë me vajzën e saj adoleshente po shkonte me makinë drejt një konkursi bukurie, ku vajza do të merrte pjesë.

Në pamje të parë, fotot që ajo i bëri asaj dukeshin krejtësisht normale, por me një vështrim më të afërt, pak mbi supe, mund të dallohej një prani e botës tjetër  Meqenëse në makinë ishin vetëm dy persona, si mund të ndodhte kjo?

Gjatë gjithë rrugës ata ishin shumë të qetë, derisa nëna pa fotot që kishte bërë vajza e saj. Fotoja e parë ishte e mirë. Por në foton e dytë shihej figura e një djali të ulur në sediljen e pasme.

Nëna këmbëngul se fotoja është e vërtetë. Ndërkohë, pas një hetimi, u zbulua se një djalë kishte humbur jetën në një aksident automobilistik në këtë korsi të autostradës kombëtare.

Nëna pretendon se djali donte të paralajmëronte vajzën e saj që të vinte gjithmonë rripin e sigurimit në mënyrë që ajo të mos pësonte të njëjtin fat. /abcnews.al