DETAJE nga pengmarrja në sheshin “Skënderbej”/ I riu u dhunua deri sa i ra të fikët, e përmendën me ujë…

Të tjera detaje zbardhen lidhur me ngjarjen e ndodhur në mes të Tiranës, në sheshin “Skënderbej”, ku tre persona kanë rrahur dhe kanë lidhur me pranga një 20 vjeçar.

Raportohet se i riu, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik, ishte një prej punëtorëve në kioskat e vendosura në qendër të kryeqytetit. 20-vjeçari është dhunuar brutalisht nga personat që kishin nën menaxhim kioskën, për shkak sek ishte dalë 10 mln lekë minus nga xhiroja ditore.

Dhunuesit i kanë shkaktuar hematoma në kokë, deri sa i kanë rënë të fikët, e më pas e kanë përmendur duke i hedhur ujë të ftohtë. Por ata nuk janë ndalur këtu, pasi e kanë rrahur sërish, ndërsa e mbanin të lidhur me pranga.

Sipas një njoftimi zyrtar, Policia arrestoi Denis Baxhakun dhe Ermand Hoxhën, teksa në kërkim është shpallur Teo Kolemiço.

Publikohet për herë të parë foto e Françeska Muratit me partnerin e saj

Françeska Murati e cila ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të “Big Brother Vip” me eliminimin nga shtëpia më e famshme duket se i është rikthyer normalitet dhe po shijon kohën e humbur me familjen e saj.

Ajo është shfaqur aktive dhe në rrjete sociale ku madje sot ka postuar një foto me djalin e saj Charlie-n.

Por teksa të gjithë kanë shprehur kuriozitetin të shohin portretin e plotë familjar të ish-Miss Londrës nga Shqipëria, në mediat rozë është publikuar edhe e partnerit të saj, Ergysit.

Në foto ish-banorja shihet duke pozuar pranë partnerit të saj e buzëqeshur. Murati është treguar e rezervuar në deklarata për familjen ndërsa për herë të parë me partnerin e saj u njohëm përmes një mesazhi audio, si surprizë për të në BBV ku ai i dha kurajo të vazhdonte lojën. /Iconstyle

“Do të vish te shtëpia ime”? Heidi refuzon ftesën e Romeos: Çfarë thua o idiot? Si reagoi aktori (Video)

Aktori Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi janë një ndër çiftet që u krijuan në shtëpinë e “BBV”.

E teksa finalja e reality show-t është këtë të shtunë (me 25 maj), Romeo gjatë një bisede i tha të dashurës së tij se nuk do të jetojnë së bashku te shtëpia e tij në Shqipëri.

“Çfarë thua o idiot?!” e pyeti Heidi e habitur duke menduar që banori po tallet, megjithëse aktori tha se e ka seriozisht.

“Më vdekshin të gjithë jo moj”, tha Romeo, ndërsa konkurrentja refuzoi duke treguar që fillimisht do të udhëtojë drejt Italisë për të takuar prindërit e saj.

Pjesë nga biseda:

Romeo: Ti do të vish te shtëpia ime

Heidi: Çfarë thua o idiot?

Romeo: Pse jo moj?

Heidi: E di se po tallesh me këtë fytyrë! Kështu që…

Romeo: Më vdekshin të gjithë jo moj. Çfarë thua?

Heidi: Hey stop

Romeo: Pse se mora vesh unë. Pse jo?

Heidi: Se do shkoj të rri me të familjen time.

Romeo: Po harrova

Heidi: Çfarë budalle. E kishe seriozisht ti?

Romeo: Po moj shpirt

SHIKO VIDEONKËTU

E rëndë, vetëvritet me çifte në oborrin e banesës 64-vjeçari, zbardhen detajet e para

Një 64 vjeçar u gjet pa shenja jete këtë të hënë në oborrin e banesës së tij në fshatin Dukas në Patos. Sipas raportimeve të para, viktima dyshohet se është vetëvrarë me çiften që e kishte me leje.

Patos/Informacion paraprak

Në fshatin Dukas, Patos, dyshohet se shtetasi L. V., rreth 64 vjeç, ka vrarë veten, në oborrin e banesës së tij, me armë gjahu të cilën e kishte me leje.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

E kopjuar? Shihni ngjashmërinë e këngës së Luiz Ejllit dhe Getoar Selimit me këngën turke (VIDEO)

Këngëtarët Getoar Selimi dhe Luiz Ejlli publikuan së fundmi bashkëpunimin e tyre muzikor “Ding Ding”. Kënga në vetvete tejet ritmike dhe plot ngjyra, u cilësua si hiti i verës mirëpo shpejt u zbulua ngjashmëria me një tjetër këngë të huaj.

Duke nisur nga përdorimi i ngjyrave e deri tek beat-i i këngës, duket qartazi se “Ding Ding” është tejet i ngjashëm me këngën turke “Yalniz Kaldin” nga Acar dhe Kayra Kayan të publikuar dy vite më parë.

Shpejt hiti i ri u cilësua si i kopjuar, megjithatë artistët shqiptarë nuk kanë komentuar ende në lidhje me akuzat e ndjekësve.

https://youtu.be/qGMqESdXGQs?si=BJ6sNk72VjS34_kC

U αb* zυa s***υαΙisht në jetimore, e reja rrëfen tmerrin e përjetuar në moshën 11-vjeçare: Personi që ka kryer aktin, ka qenë punonjës aty brenda

20 maji është ditë ndërkombëtare e jetimëve, historia e Adrianës ku ka treguar vështirësitë me të cilat i është dashur të përballet që në vegjëli, janë mjaft tronditëse.

Ajo rrëfen se është abuzuar seksualisht që në moshën 11-vjeçare në jetimoren e Shkodrës është një histori tejet e dhimbshme, por për fat të keq është e ngjashme me historinë e shumë fëmijëve, vajza dhe djem të rritur në jetimore.

“Unë kam çuar njerëz para drejtësisë, kam dalë në media, por kam marrë kërcënime për jetën. Unë kam qenë fëmijë kur jam abuzuar seksualisht 11-12 vjeçe. Kam qenë në jetimoren e Shkodrës. Unë e kam folur me shoqet e jetimores, pro kam pasur frikë nga personi që ka kryer aktin, ai ka qenë punonjës aty brenda dhe ka qenë shumë i keq, por ka pasur marrëdhënie të mira me drejtorin dhe me të gjithë stafin atje.

Ai ka abuzuar me mua dhe me vajza të tjera. Nuk zgjati shumë se e hoqën nga puna, ne shkuam të gjitha bashkë dhe i tham drejtorit, ai e hoqi nga puna. Më vonë e kam dërguar në gjyq, por vitet kanë kaluar dhe nuk kanë gjetur prova për denoncimet e mia ndaj këtyre mostrave”,-tha Adriana.

Juli ironizon Luizin: Poezia për Kiarën, ishte teksti im…

Mbrëmjen e djeshme, një nga të intervistuarit për “Big Brother Live nga Shtëpia”, ka qenë dhe aktori i humorit Julian Deda, një prej 5 finalistëve të këtij edicioni.

Ai ka folur lidhur me eksperiencën brenda shtëpisë, planet që ka kur të dalë jashtë saj dhe në një moment të intervistës ka sjellë në vëmendje fituesin e edicionit të dytë të “BBV”, Luiz Ejllin.

Juli rrëfen se Luizi, me anë të një teksti të tij i ka propozuar partneres, Kiara Titos.

“Luizi i ka propozuar Kiarës me një tekst timin. “Moj Juliet… unë do ta djeg Shkodrën…”, është e imja ajo, kështu që…”,- shprehet Juli.

Sakaq, një përgjigje ironizuese vjen prej Luizit i cili shkruan: “Teksti është i Sandër Ruçit po nejse…”.

“Kush k*rin na e bëri”- Zbardhen përgjimet e ish-deputetit Arben Ndoka me dhëndrin e tij! Plani për vrasjen e Durim Bamit!

Tre ditë pas operacionit të SPAK me 50 urdhër arreste janë zbardhur pjesë nga dosja hetimore, ku implikohen persona të ndryshëm, mes tyre edhe ish zyrtarë.

Në dosje, e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala janë zbardhur përgjimet e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, i cili diskuton me dhëndrin e tij, Arjan Tuku për vrasjen e Durimit Bamit.

Po ashtu, ish-deputeti i PS diskuton edhe me një person tjetër, të paindentifikuar.

Pjesë nga dosja

Më datë 06.04.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Arian Tuku ku dyshohet që komunikojnë në lidhje me organizimin e vrasjes së shtetasit Durim Bami, duke përdorur metodën me ndërrim me një person tjetër të cilit i drejtohen me emrin “Daja”.

Arian Tuku i shkruan, jam duke u mundu me bo një far dallavereje me stil me dajën me i dhanë “qenin” dhe me thirr Durin al. Por jam duke ja shiru avash avash, me ba ndrrim. Se daja ka nejt 2-3 here me Durin dhe i ka bo ndere, daja Durit. Arbeni i shkruan, …efare thot daja, Bardhi? Arjani i shkruan që….I kanë pas lek borxh Durit disa Shkodranë në hali dhe daja i ka marrë në telefon dhe ato ja kanë dhanë lekt Durit. Tani kam vazhdu at me stil me i thanë, një fjalë sot një fjalë mhas 3 ditsh. Apo don me i dhanë edhe Bardhokun paketë, të dy 60.

Më datë 07.04.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me përdoruesin e paidentifikuar dhe diskutojnë për shtetasin Durim Bami të cilin e dyshojnë si të përfshirë tek vrasja e shtetasit Aleksandër Ndoka.

Përdoruesi i paidentifikuar shkruan, …e di që ka thënë se ju bëj be, kur do të dy dum me ba be, kush karin na e bëri, kush është ai që vazhdon me na ngatërru dita ditës. Nëse ai se ka bërë, as Duri jo. Pse na kane cu me u përplas me to, kush na caj dhe pse e ka bere, pidh nane që i jep dum aka. Arbeni Ndoka shprehet,…Kto jan doru o vlla gjith co thu ti. Kahu ja kun ba dhe Milit kto. I kan then bejm be anej knej, E kur mori Strafugen (Enver Stafuka) peng, nxorri edo gjë Mili. Duhet me ju turrë, ma e kput. Them që e kena një person me ma dhen info për të e ta vizitojmë.

Arben Ndoka në vazhdimësi i tregon që ka dijeni për vendndodhjen e Durim Bamit dhe dhe se e ka bërë një plan por do t’ja tregoj sapo të takohen.

Bisedat në “SKY”/ Mbi 16 persona mobilizohen për të vrarë Durim Bamin, Bajri-Ndokës: E ftoj në shtëpi, a je gati t’i grijmë këtu?

Një skuadër e terë me 16 persona, i ishin vënë nga pas Durim Bamit me qëllim ekzekutimin e tij, për llogari të ish-deputetit të PS, Arben Ndoka.

Financimin për të hequr Durim Bamin e mbulonte Ervis Martinaj. Ndërsa një grup i gjerë, emrat më të njohur të botës së krimit u angazhuan për të eliminuar të fortin e Niklës.

Atentati i dështuar ndaj Durim Bamit, Emiljano Shullazi “direktiva” nga burgu, Ervis Martinaj veshi gjuajtësit si policë

Shokë e miq të tij, mbi 16 persona u futën në skemën e intrigës por sërisht nuk mundën ta vrasin. Njeriu që ka goditur më tepër ka qënë Durim Bami, ndërsa grupi tjetër smundi ta kapte dot, megjithëse ju mblodhën emrat më të njohur.

Vrasjen e Durim dhe Valter Bamit, e kërkonte medoemos ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, i cili kishte dyshime të forta se Bami kishte marë pjesë në vrasjen e vëllait të deputetit, Aleksandër Ndoka në Lezhë.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, raporton se Durim Bami i kishte bërë be dhe ka kërkuar pajtim me Ndokën, por ai nuk e ka besuar, ndaj ka gjurmuar Durim Bamin për ta vrarë.

Gjurmimi i Bamit, është realizuar jo vetëm në zonën e Niklës, por deri në Sarandë, ku ai ka pushuar.

Ndërsa për gjurmim grupi ka future në lojë Manecin e thirur “Tërmeti”, Gentjan Bejtjan e vrarë 1 muaj më parë në serën me domate, Nazmi Stafukën, vëllain e Enver Stafukën.

Në lojë është futur dhe Behar Bajri, i cili duke shfrytëzuar njohjen me Durim Bamin, i propozon Arben Ndokës që ta thërasë për vizitë në shtëpinë e tij në Shkodër dhe më pas aty ti grijnë të gjithë.

Këtë plan e mbështet dhe Arben Ndoka, por në Shkodër nuk shkon Durim Bami dhe vrasja e tij dështon sërisht.

Për shkak të përpjekjeve të shumta për të vrarë Durim Bamin, SPAK ka ngritur akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” ndaj ish-deputetit të PS Arben Ndoka, dhëndrit të tij Arian Tuku, nipit të tij Samuel Ndoka, Ervis Martinaj, Astrit Avdyli, nipit të tij Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Elvis Ndreca, Naim Stafuka, Emiljano Shullazi, Blerim Abazi, Gjin Ndoj, Marklen Haka.

Evidentohen personat e interesuar për realizimin e vrasjes, financuesit, personat e angazhuar për lokalizimin e Durim dhe Valter Bami, vendi ku do strehohen ekzekutorët para vrasjes, vendi ku do të fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët, personat që do të ndjekin gjithë lëvizjet dhe vendi ku do të kryhet ekzekutimi.

Më konkretisht Arben Ndoka ka pasur rolin e financuesit, porositësit për vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami duke kontraktuar shtetasit Gentian Bejtja, Naim Stafuka, Arben Mërkuri, Aldo Avdyli dhe lidhjet e tyre. Vrasja do të kryhej në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij, shtetasit Aleksandër Ndoka, e ndodhur më datë 9 dhjetot 2017.

Arian Tuku, dhëndëri i ish-deputetit të PS Arben Ndoka, ka pasur rolin e organizuesit, financuesit dhe koordinimit të të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë ngjarje, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Samuel Ndoka, djali i Aleksandërit ka pasur rolin e organizuesit, koordinimit të aktorëve në terren, kantaktin me ekzekutorët, sigurimin e armëve me qëllim ekzekutimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami. Vrasja do të kryhet në shenjë hakmarrje për vrasjen e babait të tij shtetasit Aleksandër Ndoka, e ndodhur më datë 09.12.2017.

Ervis Martinaj, ka pasur rolin e financuesit, sigurimit të logjistikës dhe informacioneve për lokalizimin e shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami.

Jozi Kraja, në bashkëpunim me persona të tjerë ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Astrit Avdyli, ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami. Astriti ka angazhuar Arben Mërkuri me pseudonimin “Tërmeti” dhe Aldo Avdyli me qëllim realizimin e vrasjes për llogari të ish-deputetit, Arben Ndoka.

Arben Mërkuri,ka ndërruar jetë në vitin 2022, ka pasur rolin e ekzekutorit të shtetasve Durim dhe Valter Bami për llogari të shtetasit, Arben Ndoka.

Aldo Avdyli, ka pasur dhe marrë përsipër rolin e ekzekutorit të Durim dhe Valter Bami për llogari të Arben Ndoka.

Gentian Bejtja, ka ndërruar jetë në vitin 2024, ka pasur rolin e lokalizimit të Durim dhe Valter Bami, me qëllim vrasjen e tyre.

Gjithashtu, ky shtetas ka siguruar vendin ku fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët dhe strehimin e tyre, deri në momentin e kryerjes së vrasjes.

Naim Stafuka, në bashkëpunim me Gentian Bejtja, kanë pasur rolin e lokalizimit të Durim dhe Valter Bamit, me qëllim vrasjen e tyre për llogari të shtetasit Arben Ndoka.

Gjithashtu, ky shtetas ka siguruar vendin ku do të fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët dhe strehimin e tyre, deri në momentin e kryerjes së vrasjes.

Nga ana tjetër, Emiljano Shullazi, nga ambjentet e paraburgimit 313 ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e Durim dhe Valter Bami dhe informimin e Arben Ndoka në lidhje me këto informacione.

Gjithashtu, Blerim Abazi, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Elvis Ndreca, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkepunëtorit me qëllim vrasjen e Durim Bami.

Gjin Ndoj, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e Durim dhe Valter Bami.

Marklen Haka, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve për lokalizimin e Durim Bami me qëllim vrasjen e tij. Këta informacione Markleni i ndante me Emiljano Shullazi.

Në janar 2020, Emiljano Shullazi komunikon, me Marklen Haka dhe nga tërësia e bisedës dyshohet që Markleni e informon në lidhje me lëvizjet e një personi (i dyshuar Durim Bami) me makinë të blinduar ose Range Rover.

Në 10 janar 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka dhe nga tërësia e bisedës dyshohet që komunikojnë në lidhje me Valter Bami i cili ka lëvizur me një makinë tip Range Rover.

Emiljano Shullazi shprehet një moment që: “…kape q… ropt mos ja zgjat, se jam k’tu dhe robt që janë jashtë me fol kuptohet dhe e kanë pak problem me ardh në Nikël dhe me mbaru punë. Po të jem vetë e mbarojm aty tek dera e shtëpisë. Ky legeni që është këtu në burg Rraja (Redjan Rraja) thotë që Duri, (Durim Bami) është më i fuqishmi aty, i bën reklamë”.

Më 11 janar 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka dhe e pyet në lidhje me Zajën (Albert Zaja), një person me emrin “Skënder” dhe një person me emrin “Mero”.

Emiljano Shullazi i tregon që: “…në polici janë informacione sikur këto tre persona janë njerzit e tu. Në vazhdimësi i kërkon që,…”ngreje” pak këtë Zajën (Albert Zaja) se ju aty tek bilardo e keni kollaj dhe në darkë nuk kapin mirë kamerat. Dyshohet se kërkon të angazhojë Albert Zajën për të vrarë Durim Bami.

Më 14 janar 2020 Emiljano Shullazi, komunikon me Marklen Haka, ndër të tjera e pyet se çfarë thotë Tugu (dyshohet se i referohet shtetasit Flamur Haka alias Tuk Haka) dhe se në fillim duhet hequr Duri (Durim Bami).

Në 18 janar 2020 Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka të cilit ndër të tjera jep porosi që mos t’ju ketë besë Durim dhe Valter Bami duke ju shprehur: “… Vallahi z’di gjo o Marglen, e ca s’bëjnë, po besë mos ki. Ulu pi kafe po shpinën mos ja u kthe…”.

Në 6 mars 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka, të cilit i tregon që: “…Ai Duri (Durim Bami) ishte ka cuar haber atij Nokës (Arben Ndoka) që të nxjerr kë të duash përvec Valterit dhe më jep garanci që e mbyllim bashkë.

Në vazhdimësi dyshohet që shtetasi Marklen Haka i jep informacion në lidhje me automjetet dhe lëvizjet që kryen Durim Bami pasi përmendin automjetin e blinduar.

Emiljano Shullazi i shkruan: “…si t’ja bëjmë ma e kap kurvën….ma e rrjep ma e torturu, ishalia ta mbysin fort. Se tani s’ka blind që e ruan…”.

Më 6 mars 2020 Emiljano Shullazi komunikon me Arben Ndoka dhe ndër të tjera i jep informacion në lidhje me lëvizjet që kryen Durim Bami me qëllim që Arbeni, të marrë masa për vrasjen e tij.

“…po më thon tani qe rrin aty tek Oxhaku shumë, dhe del edhe pa blind, tek lokal “Artisti” dhe më shumë se 20 minuta nuk rrin. Rrin me çunin e xhajës së vet, atë Kocin (Gentian Koci) dhe Ervin Kodra nga Tapiza. Është fol me nja dy veta dhe ishalla e bëjnë (e vrasin). Don terezi ai mut se del një ditë dhe rrin një javë pa dalë, shofim mos po i vjen ora. Unë jam tek cili variant të dali më para, vetëm të iki. Se do dalin të gjitha pastaj, kush ka dhënë dhe kush ka gjuajtur. I flet Valteri të gjitha pastaj sa ti thuash e ke radhën ti…”.

Për të mbaruar Durim Bamin, Shullazi flet me Marklen Hakën, duke i thënë se ka folur dhe me Ilir Pajën, por ai nuk lëviz nga vendi e ka mendjen tek malli.

Siç del në këtë dosje ish-deputeti Arben Ndoka, është i angazhuar me qëllim vrasjen e Durim Bami, për shkak se dyshon si autori kryesor dhe organizator i vrasjes së vëllait të tij Aleksandër Ndoka, ndodhur në Lezhë më 9 dhjetor 2017.

Ai shprehet se është i interesuar të vrasë Durim Bamin dhe vëllain e tij Valter Bami, por edhe persona të tjerë nëse do jenë në prezencë të tyre.

Me qëllim realizimin e vrasjes Arben Ndoka, bashkëpunon me lidhjet e tij familjare dhe shoqërore bashkëpunon më dhëndrin e tij (bashkëshortin e vajzës) Arian Tuku, i cili e mbështet duke i krijuar kontakte me persona që kryejnë vrasje, e ndihmon ekonomikisht dhe me informacione për lokalizimin e Durim Bamit.

Arjani gjithashtu ka kontaktuar me personin të cilin e përmend si “daja” të cilit i ka kërkuar që të kryejë vrasjen e Durim Bamit dhe ta bëjë me versionin “me ndërrim” ose me “pagesë”.

Gjithashtu, Arian Tuku shprehet i gatshëm të transferojë para nga llogaria e tij bankare në Itali drejt një banke në Shqipëri me qëllim që t’i përdorë këto para për realizimin e vrasjes së Durim Bamit.

Arben Ndoka çdo organizim që bën për vrasjen e Durim Bamit e konsulton me Arian Tukun, ku i tregon të gjitha veprimet dhe komunikimet që ka kryer me persona të ndryshëm për realizimin e vrasjes.

Arben Ndoka, bashkëpunon me nipin e tij Samuel Ndoka me qëllim kontaktin me personat të cilët do të kryejnë lokalizimin, ndjekjen dhe vrasjen e Durim Bami.

Samuel Ndoka me porosi të xhaxhait të tij Arben Ndoka mban kontakte me shtetasin Gentian Bejtja dhe Naim Stafuka, të cilët i kanë treguar vendet që frekuenton shtetasi Durim Bami, automjetet që përdor dhe oraret kur lëviz.

Samuel Ndoka gjithashtu, mban kontakte me shtetasit Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli të cilët janë persona të kontraktuar për vrasjen e Durim Bamit, siç u pa edhe në rastin e datave 17-18 Gusht 2020 e në vazhdim të përshkruar më lart.

Arben Ndoka bashkëpunon me Ervis Martinaj me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Ervis Martinaj ka pasur rolin e bashkë financuesit për kontraktimin e personave që do të angazhohen në realizimin e vrasjes.

Gjithashtu, ky shtetas ka fumizuar shtetasin Arben Ndoka me informacione për lokalizimin e shtetasve Durim Bami, Valter Bami dhe Gentian Koçi.

Ervis Martinaj ka siguruar automjetet për ndjekjen dhe vëzhgimin e shtetasit Durim Bami të përshkruar më lart në rastin e datës 17-18 gusht 2020.

Arben Ndoka bashkëpunon me Astrit Avdyli me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami dhe marrjen peng të Valter Bamit. Astrit Avdyli i ka ofruar Arben Ndoka, nipin e tij Aldo Avdyli dhe lidhjen e tij Arben Mërkuri për mbështetje me qëllim vrasjen e Durim Bami.

Gjithashtu, e ka furnizuar me logjistikë duke i siguruar maska plastike që do të përdorin personat që do të kryejnë vrasjen. Në periudhën e komunikimeve Astrit Avdyli, gjendet në ambientet e burgut dhe pavarësisht se ndodhet në një burg të sigurisë së lartë ai është në gjendje që të përdorë një telefon celular dhe aplikacion të enkriptuar siç është “SkyECC” dhe madje të bashkëpunojë në kryerjen e vrasjeve.

Arben Ndoka bashkëpunon me shtetasin Aldo Avdyli, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasit Durim Bami.

Shtetasi Aldo Avdyli. është instruktuar nga shtetasi Astrit Avdyli dhe është strehuar në ambientet e ofruara nga Arben Ndoka në qytetin e Lezhës ku ka pasur rolin e ekzekutorit të Durim Bami.

Siç përshkruhet edhe në rastin e datës 17-18 Gusht 2020 e në vazhdim ky person është angazhuar për të kryer vrasjen e Durim Bami në Shkozet kur ai të kthehej nga Saranda.

Aldo Avdyli, ishte futur nga Mali i Zi në Shqipëri nga kufiri i gjelbër përmes ndihmës që I ka dhënë Arben Ndoka dhe Miri Bitri.

Arben Ndoka bashkëpunon me Arben Mërkuri, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Arben Mërkuri është instruktuar nga Astrit Avdyli për t’i dhënë ndihmë.

Ish-deputeti Ndoka, bashkëpunon me Jozi Kraja, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Jozi Kraja ka pasur rolin e lokalizuesit dhe vëzhguesit të Durim Bami dhe raportimit tek Arben Ndoka. Jozi Kraja i porositur nga Arben Ndoka ka udhëtuar drejt qytetit të Sarandës me qëllim konstatimin e Durim Bamit tek “Hotel King” dhe njoftimin e personave që do ta prisinin në Shkozet për realizimin e vrasjes.

Arben Ndoka bashkëpunon me Elvis Ndreca, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Elvis Ndreca ka pasur rolin e lokalizuesit dhe vëzhguesit të Durim Bami dhe raportimit tek shtetasi Arben Ndoka.

Gjithashtu, Arben Ndoka, bashkëpunon me Gentian Bejtja, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Gentian Bejtja është kontraktuar kundrejt pagesës nga Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj me qëllim lokalizimin, vëzhgimin, strehimin e ekzekutorëve dhe automjeteve dhe dhënien ndihmë të ekzekutorëve për realizimin e vrasjes.

Ky person ka furnizuar me informacion të vazhdueshëm Arben Ndoka, Ervis Martinaj dhe Samuel Ndoka për vendndodhjen dhe lëvizjet e shtetasit Durim Bami, Valter Bami dhe Gentian Koçi.

Gjithashtu Gentian Bejtja ka strehuar në banesën e tij dhe Naim Stafuka personat dhe automjetet që do të përdoreshin për realizimin e vrasjes së Durim Bami.

Ky shtetas ka kontaktuar me Samuel Ndoka, Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli dhe ju ka treguar vendet ku mund të konstatohet dhe që frekuenton, Durim Bami.

Arben Ndoka ka bashkëpunuar me Naim Stafuka, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Naim Stafuka është kontraktuar kundrejt pagesës nga Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj me qëllim lokalizimin, vëzhgimin, strehimin e ekzekutorëve dhe automjeteve dhe dhënjen ndihmë të ekzekutorëve për realizimin e vrasjes.

Ky person ka furnizuar me informacion të vazhdueshëm Arben Ndoka për vendndodhjen dhe lëvizjet e Durim Bami.

Naim Stafuka, ka strehuar në banesën e tij dhe të Gentian Bejtja personat dhe automjetet që do të përdoreshin për realizimin e vrasjes së Durim Bamit.

Gjithashtu, ka kontaktuar me Samuel Ndoka, Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli dhe ju ka treguar vendet ku mund të konstatohet dhe që frekuenton Durim Bami.

Arben Ndoka flet me Emiljano Shullazi, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasit Durim Bami. Shullazi, ndërkohë që ishte në ambientet e burgut ka komunikuar me shtetasin Arben Ndoka, duke e furnizuar me informacion për lëvizjet, vendet që frekuenton, rrugën që përshkruan, personat që e shoqërojnë dhe automjetet që përdor Durim Bami.

Emiljano Shullazi, ka shprehur vullnetin që do e ndihmojë Arben Ndoka me qëllim vrasjen e Durim Bami dhe se është në kontakt me një person që i jep informacione për vendndodhjet e tij, siç ilustrohet dhe në bisedat e kryera.

Në lidhje me këtë episod duket qartë bashkëpunimi i Emiljano Shullazi me Marklen Haka. Shullazi është i interesuar për realizimin e vrasjes së Durim Bami dhe për të arritur këtë qëllim ka angazhuar Marklen Haka.

Shullazi është në kontakt me persona të interesuar për vrasjen e tij ndër ta edhe me shtetasin Arben Ndoka.

Marklen Haka duke shfrytëzuar njohjen me Durim Bami dhe Valter Bami siguron informacion në lidhje me automjetet që përdorin, vendet që frekuentojnë dhe personat që shoqërohen me Durim dhe Valter Bami.

Këto informacion Marklen Haka i ndan me Emiljano Shullazi që ndodhej në burg, me qëllim që ai t’i ndaj këto informacione me personat që do të organizojnë vrasjen e shtetasit Durim Bami.

Gjithashtu Arben Ndoka, flet me Blerim Abazi, me qëllim realizimin e vrasjes së Bamit. Abazi e furnizon Arben Ndoka me informacion në lidhje me lokalizimin, vendet që frekuenton dhe personat që shoqërohet Durim Bami.

Në rastin kur ky i fundit ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e “Urës së Gjolës” e ka ruajtur dhe ka informuar shtetasin Arben Ndoka.

Referuar verifikimeve të kryera në gjendjen civile, Blerim Abazi banon në Derven, Krujë zonë e cila është në afërsi të zonës që banon dhe frekuentohet nga shtetasi Durim Bami, për këtë fakt ka akses në informacion në lidhje me lëvizjet e tij.

Për të vrarë Bamin, Arben Ndoka flet me Gjin Ndoj. Ndoj i shpjegon Ndokës që në afërsi të Objektit, ka një vend me ferra dhe shkurre ku mund të fshihesh dhe të realizosh vrasjen.

Gjithashtu, i dërgon foto të automjeteve që Durim Bami përdor dhe i jep informacion për personat që e shoqërojnë.

Për të ekzekutuar Durim Bamin, ish-deputeti i PS Arben Ndoka flet me Behar Bajrin alias Brajoviç. Behar Brajoviq ka kontaktuar me Durim Bami dhe e ka ftuar në banesën e tij në Shkodër.

Mbas kësaj bisede që Behar Brajoviq ka kryer me Durim Bami ai ka kontaktuar Arben Ndoka dhe i ka treguar që: “…nëse vjen Durim Bami në Shkodër tek unë a je gati që t’i grijmë dhe Arben Ndoka është dakordësuar. Behar Brajoviq i shprehet gjithashtu që nëse ai (Durim Bami) shkon ta takojë është i vdekur në Shkodër…”.

Ervis Martinaj, hakmarrje gjallë a vdekur/ Kush po i vret armiqtë e mbretit të kumarit?

Çdo gangster e ka një histori. Një histori që nis pa shumë zë, duke qëndruar në hije, por me kalimin e kohës fillon të dalë në skenë. Fillon të sundojë e të dominojë mbi gjithçka.

Kur të gjithë punojnë për të, madje edhe shumë policë. E atëherë kur mendon se është i paprekshëm dhe ka në dorë gjithçka, nis të gabojë, bëhet i papërmbajtshëm. Në këtë moment nisin përplasjet. Nis një lojë shahu, me eliminim ushtarësh, derisa në një moment mbreti zihet mat.

Kjo është edhe historia e Ervis Martinajt. Një emër që sot, edhe pse po bëhen 2 vjet që familja e ka denoncuar të zhdukur, është lakuar më shumë se atëherë lëvizte i lirë.

Por për të historia shtrihet edhe më gjatë në kohë. Një histori që mund ta konsiderojmë si koha para dhe pas zhdukjes së tij.

Për vite me radhë ai u konsiderua si “mbreti i kumarit” e më vonë edhe si “zot i krimit”. Ndikimi që kishte, bëri që fitojë një status legjendar, madje edhe mitik, për policinë, krimin por edhe për vetë qytetarët. Një personazh me lidhje të forta në polici, drejtësi dhe në politikë.

Ervis Martinaj është një njeri, që para vitit 2013 pak kush e njihte. Madje duhet thënë se deri para atij viti, bënte një jetë të qetë. Me biznese në dukje të rregullta dhe pa probleme me Policinë. Ose të paktën ashtu dukej. Vit pas viti arriti majat, si në biznes, ashtu edhe në krim. Derisa një ditë u zhduk. Që nga data 9 gusht e vitit 2022, kur u denoncua si i humbur nga xhaxhai i tij, bëhen 21 muaj që për fatin e Ervis Martinajt, askush nuk është në gjendje të thotë diçka me siguri.

Por megjithëse rezulton i zhdukur fizikisht, emri i tij gjatë këtyre muajve u lakua më shumë se kushdo tjetër.

Është thuajse e pamundur që në dosjet më të rëndësishme, që SPAK ka në dorë kohët e fundit, të mos figurojë emri i Ervis Martinajt.

Ai përmendet edhe si palë e akuzuar, edhe si palë e dëmtuar. Si njëri që dyshohet të ketë porositur atentate, por edhe si njeri që i ka shpëtuar disa atentateve. Ndoshta sot, kur nuk dihet ende asgjë për fatin e tij, shumë personazhe të tjerë të krimit, e kanë edhe më të lehtë t’ia përmendin emrin. Ta drejtojnë gishtin tek ai, ndoshta edhe për krime që mund të mos i ketë kryer apo urdhëruar. Por sado me rezerva të shihen dëshmi të tilla, e sigurt është se disa njerëz janë vrarë për shkak të tij e ndonjë edhe në vend të tij.

NGRITJA E NJË MITI

Gjatë kësaj kohe që Ervis Martinaj vijon të rezultojë i zhdukur, për të janë të hapura tri dosje hetimore. Një nga Prokuroria e Krujës dhe dy nga SPAK. E para lidhet me denoncimin e familjarëve të tij më datë 10 gusht 2022, për humbjen e kontakteve me të dhe dyshimeve se ishte rrëmbyer dhe vrarë. Ndërsa dy dosjet e Prokurorisë së Posaçme, lidhen me përfshirjen e tij në veprimtarinë e krimit të organizuar. E para është ajo e “Plumbit të artë”, për të cilën ishte në kërkim para se të denoncohej i zhdukur, ndërsa e dyta është e korrikut të vitit 2023, kur po bëhej gati një vit nga denoncimi i familjarëve të tij. Edhe në këtë rast ai hetohej për porosi vrasjesh, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet për këtë dosje më 15 prill 2024 dhe i komunikoi akuzat biznesmenit Pëllumb Gjoka, ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri, ish-prokurorit Xhevahir Lita, Behar Bajrit dhe 3 personave të tjerë. Bajri pritet të gjykohet me dyshimet se ka qenë organizator i vrasjes së shtetasit Gjin Boriçi dhe në bashkëpunim me personat e tjerë ka siguruar kushte për 2 atentate që nuk janë realizuar. Nga ana tjetër edhe Pëllumb Gjoka do të përballet me dyshimet se ka kërkuar ekzekutimin e një personi dhe ka dhënë ndihmë në organizimin e atentateve. Për ish-drejtorin e Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit, SPAK ka rrëzuar akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, por ka rënduar pozitat e tij penale duke dërguar në gjyq për korrupsion, pastrim parash dhe nxjerre të sekretit hetimor. Nga ana tjetër, ish-prokurori i Shkodrës, Xhevahir Lita, akuzohet për korrupsion, ndërsa prokuroria në përfundim të hetimeve nuk e konsideron si pjesë e grupit kriminal, duke lehtësuar edhe pozitat e tij ligjore. Për këtë dosje është ndarë një tjetër procedim për personat që janë në kërkim përfshirë edhe Ervis Martinajn, por edhe raste të tjera kriminale që janë ende duke u hetuar. Hetimet nisën prej vitit 2019 pas informacioneve të siguruara nga autoritetet holandeze belge dhe ato franceze që zbërthyer komunikimet mes anëtarëve të grupit ne rrjetin “enchro chat” dhe “sky”.

Nga ana thetër, më 29 janar 2024 ka kaluar për gjykim edhe dosja “Plumbi i artë”, pjesë e të cilës ishte po ashtu Ervis Martinaj dhe 19 persona të tjerë, që dolën pas dëshmisë së Nuredin Dumanit. Ndërsa janë pushuar hetimet për Florenc Çekrezin për akuzën e grupit të strukturuar kriminal, por vijojnë për armëmbajtje pa leje. Ai u akuzua fillimisht për vendosjen e eksplozivit në banesën e Talo Çelës, por rezultoi se nuk ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje. Ndërsa për Talo Çelën hetimet janë zgjatur edhe me 6 muaj në lidhje me akuzën “Vrasje me paramendim”, në dëm të shtetasit Irfan Hazizi. Kjo dosje është çështja më voluminoze në Prokurorinë e Posaçme pasi pjesë e saj janë disa procedime penale, për 18 ngjarje kriminale mes të cilave vrasje , grabitje me armë, vendosje tritoli, trafik të lëndëve narkotike deri tek dhuna në familje. Pjesë e dosjes janë disa bashkëpuntorë drejtësisë, mes të cilëve Nuredin Dumani, Skerdi Tasen e Euglen Halilin. Dumani ishte nisur për të kryer një vrasje në Elbasan në mars të vitit 2022, kur ra pre e një atentati e mbeti edhe i plagosur. Pas arrestimit të tij dhe bashkëpunimit me Prokurorinë, SPAK lëshoi 32 urdhra arresti ku u vunë në pranga 20 persona dhe u shpallën në kërkim 12 të tjerë. Mes personave të shpallur në kërkim janë emra të njohur si Talo Çela, Suel Çela, Agron Mehja e Ervis Martinaj.

Nga ana tjetër, përveç tri dosjeve, emri i Ervis Martinajt, pa çka se rëzulton i zhdukur, madje burime policore, edhe pse konfidencialisht kanë dyshime se mund të jetë vrarë, del në skenë edhe në tri vrasje.

Atentati ndaj Fation Muratit në “Don Bosko”

Atëherë kur të gjithë, madje edhe Policia, po mendonte se grupi kriminal i Ervis Martinajt ishte dobësuar, sinjali i rizgjimit u dha nga breshëritë e kallashnikovëve. Në një rrugicë të errët të “Don Boskos” në Tiranë, plumbat e kallashit, të nisur për të larë hesapet mes grupeve kriminale, i morën jetën një gruaje të pafajshme. Ndonëse rezulton i zhdukur prej 9 gushtit të vitit 2022, mbrëmjen e 12 marsit 2023 u shfaq fantazma e Ervis Martinajt. Emri i tij doli në skenë duke sjellë jo pak përshtjellim për të gjithë ata që për 8 muaj e mendonin edhe të vdekur.

Atentati që kishte në shënjestër Fatjon Muratin dhe njerëzit e tij, ktheu vëmendjen e Policisë tek vrasja e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës. Aty ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha. Hetuesit janë thuajse të bindur që kjo ngjarje është vazhdim i serialit të përgjakshëm që deri tani ka vrarë 15 persona. Serial që nga njëra anë ka pa pasur grupin e Ervis Martinajt dhe nga ana tjetër kanë qenë disa grupe të tjera. Fatjon Murati, mund të ketë hesape pa mbyllur edhe me persona të tjerë, por duket se hesapet me grupin e Ervis Martinajt ishin ato që i rëndonin më shumë. Ai e mori mesazhin të mbrëmjen e 12 marsit 2023. Për Policinë dhe Prokurorinë mesazhi ishte i qartë dhe të gjithë të dhënat i çojnë në zonën e Kurbinit. Por ajo që u rishfaq pas shumë kohësh, ishte përplasja mes grupeve kriminale. E bashkë me të duket se u rishfaq edhe hija e Ervis Martinajt.

Emri i Fatjon Muratit doli në skenë gushtin e vitit 2022, kohë kur një shkresë e klasifikuar e rendiste atë të parin ndër 6 persona që duhej të pyetej për masakrën e Fushë-Krujës. Prokuroria e Krujës kërkoi në atë kohë marrjen në pyetje të disa personave në lidhje me atentatin e 17 korrikut 2022, ku mes tre të vrarëve ishte edhe kushëriri i Ervis Martinajt. Mes emrave që kërkonte organi i akuzës për t’u pyetur ishte edhe Endrit Dokle, të cilin Ervis Martinaj e donte të vrarë, të paktën nisur nga deklarime e Nuredin Dumanit. Edhe pse u pyetën në lidhje me këtë ngjarje, si persona që mund të kishin dijeni, Prokuroria nuk mundi të provonte asgjë dhe të gjithë u lanë të lirë. Atëherë kur pritej një kundërsulm, që do të merrte hak për vrasjen e Brilant Martinajt, pa u bërë një muaj nga ngjarja, Ervis Martinaj denoncohet i zhdukur.

Një provë që e lidh atentatin ndaj Fation Muratajt me Ervis Martinajn, është emri i një personi të dyshuar, i cili megjithëse ndodhej në burg kur ndodhi ngjarja, në mënyrë indirekte lidhej me të. Bëhet fjalë për Nikoll Sherrnikun, 31 vjeç, nga Fushë – Kuqja, i cili njihet si njëriu i afërt i Brilant Martinajt. Në qershor të vitit 2023, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Nikoll Sherrnikun, i dyshuar si i përfshirë në ngjarjen e “Don Boskos”, ku humbi jetën banakierja Mimoza Paja. Masa i është komunikuar në qeli teksa ai ndodhet i arrestuar që prej gushtit të vitit 2022. Sherrniku u kap në një mjet të blinduar teksa lëvizte i armatosur, ndërsa Policia njoftoi se kishte parandaluar një atentat në atë kohë. Sherrniku akuzohet se i ka siguruar autorëve të vrasjes së Mimoza Pajës targat e huaja që iu vendosën mjetit tip “BMW”, me të cilën ekzekutorët kryen krimin e më pas e dogjën. Targa rezulton të jetë marrë në Gjermani nga Sherrniku, gjë që është konfirmuar përmes letër porosisë së ardhur nga autoritetet gjermane dhe dëshmisë së një shqiptari që ka shpjeguar se Sherrniku ka marrë 3 targa në Gjermani. Këto targa sipas prokurorisë ai i ka ruajtur për t’i përdorur më pas në ngjarje kriminale dhe për këtë shkak ai dyshohet për veprën penale të “krijimit të kushteve për kryerjen e vrasje”. Vetë ai ka refuzuar të japë shpjegime se cilët janë personat që ai u dorëzoi targën. Sherrniku është akuzuar në dhjetor të vitit 2020, pasi dyshohet se i ka dhënë një automjet Brilant Martinajt, i cili në atë kohë u akuzua për vrasjen e efektivit të policisë Xhulio Prela. Një muaj pasi Brilant Martinaj u ekzekutua në atentatin e mbikalimit të Fushë-Krujës bashkë me dy miqtë e tij, Besmir Hoxha e Dikler Vata, Nikollë Sherrniku u arrestua teksa qarkullonte me municion luftarak dhe automjet të blinduar, ndërsa dyshohet se ishte nisur për të kryer një atentat.

Atentati ndaj Gentian Gejtjes në Larushkë

Atentati që dështoi mesnatën e 4 korrikut të vitit 2023, paçka se humbi jetën një i pafajshëm, u realizua në orën 16 e 20 minuta të 15 marsit 2024. Duket se të njëjtën autorë provuan sërish dhe kësaj here ekzekutuan 43-vjeçarin Gentian Bejtja. Sipas të dhënave të siguruara nga grupi hetimor, në ngjarje dyshohet të kenë marrë pjesë 4 persona. Ata janë afruar me automjetin “Land Rover”, më të cilin kanë udhëtuar nga Fushë – Kruja, në drejtim të fshatin Larushkë. Ai që drejtonte makinën, ka ndaluar pranë rrugës kryesore, ndërsa tre të tjerët, të veshur me të zeza e të maskuar, janë afruar në këmbë drejt shtëpisë së Bejtes, që ndodhej vetëm pak metra larg. Duket se ata kanë pasur informacion të saktë për momentin kur duhej të afroheshin, duke qenë në atë koha ka qenë e hapur porta dhe janë futur brenda në oborr ku ndodhej Gentian Bejtja. Autorët sapo kanë parë objektivin e tyre kanë qëlluar të tre me breshëri, me të paktën 50 plumba, duke e lënë të vdekur në vend.

Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore ka rezultuar se pas ngjarjes, autorët janë larguar në aksin rrugor Larushkë – Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e mësipërm. Nga kryerja e veprimeve hetimore është vërtetuar se autorët janë larguar me një automjet tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur itinerarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë – Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq. Nga analiza e informacioneve, si dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, është bërë i mundur identifikimi i automjetit tip “Golf” me targë AB 960 GG, në pronësi të Edison Haxhiu, lindur në Milot dhe banues në Tiranë. Po kështu ka rezultuar se ky automjet është përdorur edhe nga Ilir Beqaraj i njohur edhe me mbiemrat Brahimi dhe Mançellari lindur në Milot dhe banues në Tiranë.

Ilir Brahimi, i dyshuar për përfshirjen në këtë ngjarje është kushëriri i Ylli Brahimit, që i shpëtoi 2 atentateve në vitet 2021 dhe 2022, në Milot, emër që lidhet direkt me Ervis Martinaj. Kjo lidhje shtoi dyshimet për hetuesit se pas vrasjes së Gentian Bejtes ishin njerëzit e Martinajt. Babai i Bejtes, ka dëshmuar për një takim mes djalit të tij dhe Ervis Martinajt rreth 1 vit e gjysmë para zhdukjes. Në atë kohë, Martinaj kishte dyshime se Bejtja ishte një prej ekzekutorëve të Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës, në maj të vitit 2020, por pas takimit janë sqaruar. Sipas Gani Bejtes, Martinaj ishte bindur që Gentiani nuk kishte lidhje me ngjarjen, kjo nisur nga fizionomia e autorëve që shfaqeshin në pamjet e kamerave të sigurisë.

Pas kësaj ngjarje dyshohet se Bejtja i sheshoi mosmarrëveshjet me Ervis Martinajn, pa çka se më vonë u përfolur për një tradhti dhe pjesëmarrje të mundshme të 43-vjeçarit në ngjarjen kur u vra Brilat Martinajt.

Por nga ana tjetër, Policia ka dhe një pistë tjetër, në dukje më të fortë, që e lidh vrasjen e Gentian Bejtjas me Sidorel Prendin, apo siç njihej së fundmi, Roan Brahimi. Personi i arrestuar për vrasjen e Bejtjas, Ilir Beqaraj, apo Ilir Brahimi, është kunati i Roan Brahimit.

Atentati ndaj Roan Brahimit në Athinë

Një 32-vjeçar shqiptar, u ekzekutua mbrëmjen e 9 majit në mes të Athinës. Viktima u identifikua shpejt. Quhet Roan Brahimi, i njohur edhe me emrin Sidorel Prendi, nga fshati Pllanë i Lezhës. Ai është qëlluar nga dy persona që lëviznin me motor në prezencë të partneres Katerina Beqo, 37 vjeçe dhe dalit të tij të mitur, kur po e priste ta merrte nga parku. Ngjarja e rëndë ndodhi pas orës 21:30 në kryqëzimin e rrugëve “Messoloniu” dhe “Tsaldari”.

Djali 7-vjeçar i çiftit, i cili po luante në park me gjyshen, sipas dëshmitarëve okular dhe nënës së tij, ka arritur të shohë gjithçka. Ekzekutorët raportohet se vëzhgonin çdo lëvizje të familjes së viktimës, dhe siç duket kanë ruajtur një vend parkimi për Roan Brahimin për ta futur në kurth. Autorët kanë parë shënjestrën e tyre duke mbërritur dhe më pas, kanë ndezur motorin duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Në këtë mënyrë vrasësit kanë lënë të lirë një vend parkimi që do të shërbente si “karrem” për 32-vjeçarin, i cili parkoi automjetin aty duke pritur për të marrë fëmijën. Autorët qarkulluan me motor rreth sheshit dhe u kthyen sërish në vendngjarje, ku njëri prej tyre qëlloi Brahimin pa u shqetësuar për kalimtarët. Sipas të dhënave që bëhen publike nga mediat greke, Roan Brahimi kishte mbërritur aty pre 3 ditësh, ndërsa më herët kishte qenë në Dubai.

Për Policinë shqiptare, Brahimi ishte person në kërkim, por nuk ishte arritur as të shoqërohej për t’u marrë në pyetje. Roan Brahimi njihej si një nga rivalët e deklaruar të Ervis Martinajt. Vrasja e tij në Athinë, nxori sërish në skenë emrin e një të zhdukuri.

Personi që u arrestua si i përfshirë në vrasjen e Gentian Bejtes, Ilir Brahimi, është kunati i Roan Brahimit. E megjithëse Ilir Brahimi është djali i xhaxhait të Ylli Brahimit, i njohur si krahu i djathtë i Vis Martinajt, mësohet se mes tyre kishte një krisje marrëdhënieje. Aq sa bashkë me Roan Brahimin ishin kthyer në armiq të Ervis Martinajt dhe Ylli Brahimit.

Roan Brahimi u shpall në kërkim fillimisht në vitin 2021, për një incident të rëndë që ndodhi në një lokal në Zejmen të Lezhës, më 13 nëntor të atij viti. Në lidhje me ngjarjen Policia e Lezhës arrestoi në atë kohë një 21-vjeçar pasi dyshohej se kishte bashkëpunuar i Ramazan Rrajës, Roan Brahimit dhe Alesio Dobrozit, të cilët u dyshuan si autorë të asaj ngjarjeje. Të armatosur dhe me maska, ata u futën në lokal për të gjetur kushëririn e pronarit të lokalit, me të cilin kishin konflikt. Në prangat ra Ardit Luli, i cili akuzohej se pas ngjarjes kishte fshehur tre autorët që të mos gjendeshin nga policia. Policia tha në atë kohë se tre të dyshuarit, përfshirë edhe Roan Brahimin ishin larguar jashtë vendit, në drejtim të Dubait.

Më vonë, emri i Roan Brahimit doli në skenë për një tjetër ngjarje të rëndë, kur kërkohej për të dëshmuar si person që kishte dijeni për atentatin e 17 korrikut 2022, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj. Në urdhrin e lëshuar pak orë pas ngjarjes, emri i Roan Brahimit ishte renditur i katërti ndër gjashtë persona që duhej të gjendeshin dhe të merreshin në pyetje për masakrën me tre të vrarë. Nga ana tjetër, ai ishte dyshuar edhe për dy atentate ndaj Ylli Brahimit, krahut të djathtë të Ervis Martinajt. Atentati i parë ndodhi më 14 janar të vitit 2021, në qendër të Milotit, ky Ylli Brahimi mbeti i plagosur, ndërsa në të dytin, atë të datës 22 korrik 2022, mbeti i vrarë Klisman Preçi.

Policia kishte informacione në atë kohë se Roan Brahimi kishte konflikt me Ylli Brajimin, pasi për shkak të një borxhi bixhozi, ai e kishte dorëzuar në një prej bazave të Ervis Martinajt në Fushë-Kuqe. Në atë vend, Roan Brahimi është rrahur barbarisht dhe është nxjerrë i gjakosur. Pasi ka dalë nga ai vend, ai është betuar se nuk do ia falte kurrë Ylli Brahimit.

FUQIZIMI I ERVIS MARTINAJT

Ervis Martinaj, që prej 9 gushtit të vitit 2022, është denoncuar i humbur nga familjarët e tij. I njohur si si mbreti i lojërave të fatit, herë pas here është akuzuar e dyshuar për krime të rënda. Është hetuar, madje edhe arrestuar, por gjithmonë ka arritur të marrë pafajësinë. Fillimisht emri i Ervis Martinajt u përmend nga grupi hetimor në tetor të vitit 2013, kur u ekzekutua Elvis Doçi në zonën e “Komunës së Parisit”, në Tiranë. Në atë kohë sapo kishte nisur operacioni “Fund Marrëzisë” dhe Policia kishte bllokuar makineri e automate të lojërave të fatit, gjë që e dëmtonte biznesin e Ervis Martinajt, ashtu sikurse edhe rezultoi më vonë.

Viktima, Elvis Doçi, që i kishte shitur Martinajt disa makineta lojërash fati, dyshohej se mund të kishte dijeni për operacionin që do të ndërmerrte Policia në luftën kundër paligjshmërisë. Grupi hetimor, bazuar në këto informacione hetoi për disa muaj Ervis Martinajn, por duke mos arritur të gjejë asnjë provë që ta implikonte në vrasjen e Doçit.

Po kjo nuk ishte vrasja e vetme, për të cilën ai ishte mbajtur nën monitorim, pasi edhe në atentatin ku mbeti i vrarë bankieri Artan Santo, doli në skenë emri i Martinajt. Pas informacioneve operative, Policia tha se motori që ishte përdor nga vrasësit e Santos mund të ishte fshehur në magazinat e Ervis Martinajt në fshatin Fushë-Kuqe të Laçit. Efektivët e Policisë kanë ushtruar kontroll në magazinat e tij, më 27 qershor 2014, ku u gjetën dy skafandra që më pas rezultuan se nuk ishin të njëjta me ato të autorëve të vrasjes. Megjithatë aty u gjetën dhe sekuestruan automate lojërash fati.

Në sistemet e brendshme të Policisë së Shtetit, emri i Ervis Martinajt rezulton i skeduar në ngjarje të ndryshme, që nga vrasja e deri te kanosja e drejtuesve të lartë të Policisë. Më 20 tetor të vitit 2013, në kulmin e operacionit “Fundi i Marrëzisë”, kundër lojërave të paligjshme të fatit, Ervis Martinaj kërcënon shefin e repartit special “Shqiponja” në drejtorinë e policisë së Tiranës, Engjëllush Avdulaj, se do ta vrasë. Sapo reparti “Shqiponja” dhe komisariati numër 3 i Tiranës kishin sekuestruar rreth 400 makineri lojërash fati dhe makina luksoze në një magazinë të Ervis Martinajt ai e merr në telefon shefin e këtij reparti, komisar Engjëllush Avdulajn dhe e kërcënon se do ta eliminojë. Komisari Avdulaj bëri kallëzim penal për këtë rast. Ai e denoncoi Ervis Martinaj për kanosje me jetë. Policia misi procedim penal për Martinajn, në atë kohë 33 vjeç, por pa e shoqëruar në asnjë rast. Më vonë ngjarja u harrua dhe askush nuk mbajti përgjegjësi.

Nëntorin e vitit 2015 ai ishte në krye të listës prej 5 personash, që Policia e Tiranës shpalli në kërkim, për vrasjen e Enton Nikajt. Sipas dosjes së Prokurorisë, Ervis Martinaj bashkë me miqtë e tij, pasi kanë përfunduar një drekë në një lokal në Liznë, ka dalë për t’u larguar, duke hipur në makinën e tij. Pasi ka filluar të lëvizë me makinë, ka pare duke hyrë në parking, pronarin e lokalit, Ismet Gaxherri, i cili ishte i shoqëruar nga Enton Nikaj. Sapo ka parë këtë person Ervis Martinaj ka ndaluar menjëherë makinën e tij dhe fillimisht ka zbritur ai e më pas edhe personat që ndodheshin me të Emiljano Tasho, Bujar Hasani dhe ish-polici Mirsad Kuçana.

Fillimisht ka nisur një debat me tone të ashpra, më pas janë nxjerrë nga brezi armët dhe shokët e Martinajt kanë goditur me tytat e pistoletave Gaxherrin e Nikajn. Ky i fundit është goditur edhe me grishte e shqelma nga Ervis Martinaj, Emiljano Tasho dhe Mirsad Kuçana. Në një moment me gjakftohtësi, Prokuroria ka pretenduar se, të pandehurit e ekzekutojnë shtetasin Enton Nikaj dhe një veprim të tillë e kryen Emiljano Tasho. Megjithatë i akuzuari ka pretenduar në gjyq se arma është shkrepur gabimisht dhe nuk kishte qëllim vrasjen e tij.

Në përfundim Prokuroria kërkoi 121 vite burgim për personat e akuzuar, por Gjykata i dënoi në total vetëm me 21 vite. Ervis Martinaj për këtë ngjarje u dënua me 1 vit burg për moskallëzim krimi, vendim që e ankimoi me pretendimin se një person që ishte akuzuar për vrasje, nuk mund të akuzohej edhe për moskallëzim krimi. Kjo sipas tij ishte sikur të kallëzojë veten. Edhe kjo ngjarje u harrua si shumë të tjera që ishin mbyllur më pas e do mbylleshin në vazhdim. Të paktën edhe për 3 vjet.

NIS RRËZIMI NGA FRONI

Data 4 tetor 2018, ora 21:29, shënon fillimin e fundit të Ervis Martinajt. Ky moment prishi paqen e vendosur me një marrëveshje të heshtur mes dy grupeve kriminale në Tiranë. I pari që drejtohej nga Ervis Martinaj dhe i dyti nga Ervin Mata.

Kjo përplasje me armë, në lokalin e njohur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, shkaktoi një të vrarë e dy të plagosur. I plagosur mbeti edhe vetë Ervis Martinaj që më pas edhe u arrestua. Por për pak kohë. Ashtu sikurse gjithë të tjerët që qëndruan fillimisht në arrati e më pas u vetëdorëzuan njëri pas tjetrit. Pas disa javësh në qeli, të gjithë u lanë të lirë. Duke përfshirë edhe Ervin Matën e Mevjol Bilon, i cili ishte personi që shkrepi armën. Sot të gjithë protagonistët janë jashtë. Ndërsa për fatin e Ervis Martinajt, nga denoncimi si i zhdukur, nuk dihet ende asgjë.

Prej asaj datë është folur për një armiqësi mes Martinajt e Matës. Në dëshminë e dhënë për atë ngjarje, Ervis Martinaj tregonte që asnjëherë nuk kishte pasur ndonjë problem me Ervin Matën, madje tregonte se ishte rritur me babain e Ervinit.

Vetë Ervin Mata u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës në mars të vitit 2019, në të njëjtën kohë kur Ervis Martinaj u lirua me garanci pasurore. Por Mata nuk qëndroi më shumë se 2 ditë në paraburgim, pasi Gjykata i ndryshoi masën dhe ai u la i lirë.

Nga ky moment, kur të dy ishin në liri, gjërat nuk do ishin njëlloj si më parë për Ervis Martinajn dhe Ervin Matën. Mes tyre nuk kishte më paqe dhe kjo u dëshmua në vitet në vazhdim. Dhe shkak nuk ishte vetëm vrasja në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë, por edhe trafiku i drogës. Në një hark kohor të shkurtër ndodhën vrasje e atentate të dështuara, që mbetën pa autor, por që hetimet i lidhnin me këta personazhe. Të dy nisën të fuqizohen duke afruar pranë vetes edhe efektivë e madje dhe drejtues Policie.

VRITEN USHTARËT, “MBRËTI” ZIHET MAT

Mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019, ekzekutohet brenda makinës së tij në Tiranë, ish-polici Santiago Malko. Në përfundim të hetimeve, pasi çoi dosjen për gjykim, Prokuroria tha se vrasja e tij kishte ndodhur për shkak të rivalitetit në lojërat e fatit mes dy grupeve kriminale. Por mes rreshtave në dosje dhe shumë dëshmive e një hetimi paralel të kryer nga Prokuroria e Vlorës, në fakt rezultoi se Malko ishte vrarë në pamundësi të eliminimit të Ervis Martinajt. Kjo, pasi disa plane për vrasjen e tij kishin dështuar.

Vrasja e Santiago Malkos ishte planifikuar nga një grup i përbërë nga 7 anëtarë, të cilët kanë qenë aktivë në terren, ndërsa dy persona të tjerë janë ata që kanë urdhëruar dhe paguar Fatmir Hysenin për të kryer ekzekutimin. Në dosjen hetimore theksohet se urdhërues të vrasjes janë vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka. Ndërsa grupi që punonte për ta dhe mori pjesë me role të ndryshme në vrasjen e Santiago Malkos, janë: Ilir Selmani, Oltian Loga, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku, Xhoni Nica, Fatmir Hyseni dhe Blendi Teta.

Pas vrasjes së Malkos, sulmi ndaj njerëzve të Ervis Martinajt vazhdoi deri në vitin 2022. Më 13 nëntor të vitit 2021 ekzekutohet miku i tij, Erigers Mihasi. Ai ishte duke lëvizur me makinë në zonën e “Astirit”, së bashku me Armando Dumanin, kur u qëllua me breshëri kallashnikovësh nga një makinë tjetër. Nga të shtënat humbi jetën gjithashtu edhe Armando Dumani. Mihasi ka qenë gjithashtu mik i ngushtë me ish-policin Santiago Malko. Vrasja e dyfishtë ka mbetur ende e pa autor.

Afro një muaj më vonë, më 23 dhjetor të vitit 2021, Can Kariçi, një tjetër njeri i Martinajt, u qëllua me një armë zjarri me silenciator brenda një makine me targa të huaja. Ngjarja ndodhi në Kodër-Kamëz, ndërsa ende nuk janë gjetur autorët. Kariçi kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe kishte qenë i dënuar për një plagosje të ndodhur në Tiranë në vitin 2018.

Më 17 maj të vitit 2022, 29-vjeçari Ulvi Skana, zhduket pa gjurmë. Familjarët bënë denoncim dhe Policia nisi një hetim për rrëmbimin e tij. Në media është aluduar se ai ishte mik i ngushtë i Can Kariçit dhe i njohur i Martinajt, po nëna e tij, Thëllëza Skana ka mohuar në daljet mediatike që djali i saj të jetë pjesë e njerëzve të bosit të lojërave të fatit.

Në fund ndodh edhe goditja më e rëndë për Ervis Martinajn. Më 17 korrik 2022 vritet kushëriri i tij, njëkohësisht njeriu iu tij më i afërt, Brilant Marrinaj. Ai u ekzekutua në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. Autorët qëlluan me breshëri kallashnvikovi drejt makinës me të cilën po udhëtonte Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit, por u ekzekutua nga plumbat, ndërsa dy të tjerët u dogjën brenda makinës.

Në fund, u hap një tjetër dosje për të. Gjykata e Posaçme, me vendimin nr.42, datë 17 maj 2022, caktoi ndaj Ervis Martinajt masën e sigurimit personal “arrest në burg” për 4 vepra penale, një prej të cilave, grup i strukturuar kriminal.

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, e përmendi edhe atë si person që kishte porositur vrasje. Dumani dëshmoi se Ervis Martinaj kishte ofruar deri në 500 mijë euro për vrasjen e Endrit Dokles.

E megjithëse u shpall në kërkim nga SPAK, Martinaj nuk u arrit të gjendej asnjëherë. Në vend të tij u arrestua efektivi i Policisë Jeton Lami, i cili u dyshua se e kishte të ndihmuar për t’u arratisur. Lami u dënua me 2 vite e 10 muaj burg, por tashmë e ka përfunduar dënimin dhe është i lirë.

Në kohën që Policia e kërkonte për ta arrestuar, më datë 10 gusht 2022, xhaxhai i tij, Faik Martinaj, paraqiti një kallëzim penal në Komisariatin e Policisë Kurbin. Ai tha se kishin humbur kontaktet me nipin e tij. Faik Martinaj shpjegonte se që prej kohës që nipi i tij Ervisi është shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë, ai dhe familja e tij nuk kishin pasur kontakte me të dhe nuk kishin dijeni për vendndodhjen e tij.

I pyetur lidhur me motivet dhe personat që mund të jenë përfshirë në zhdukjen e nipit të tij, Faik Martinaj sqaronte se që prej dhënies së dëshmisë së shtetasit Nuredin Dumani, i cili e akuzonte nipin e tij Ervisin për disa krime të rënda, kishin filluar edhe problemet për të.

Ai ka hedhur dyshime për grupe kriminale dhe posaçërisht tek shtetasi Endrit Dokle. Pas këtij kallëzimi, Prokuroria ka regjistruar procedim penal për rrëmbim personi, por nuk është zbuluar asgjë rreth vendndodhjes së Ervis Martinajt. Është hetuar në disa drejtime nga ana e organit të akuzës, janë vënë në përgjim shumë persona, por deri më sot nuk është konkluduar asgjë.

Për Policinë e Shtetit, fakti që prej zhdukjes së tij, nuk kishte pasur ngjarje kriminale, të paktën përplasje me armë mes grupeve siç kishin ndodhur më parë, shpjegonte dobësimin e grupit të tij. Kjo e dhënë ishte edhe një lloj indikacioni që e shtynte Policinë të mendonte se Ervis Martinaj edhe mund të ishte vrarë.

Por sot, 21 muaj pas zhdukjes së tij, dhe me tri vrasje të ndodhura në Shqipëri e Greqi, ku objekt atentatesh kanë qenë armiqë e tij, Ervis Martinaj del sërish në skenë edhe pse jo fizikisht. Ende nuk ka asgjë zyrtare rreth fatit të tij.

Edi Rama: Mëngjeset dhe darkat e shqiptarëve, ekran më ekran dhe faqe më faqe janë bërë si një “Big Brother” i kronikës së zezë. Jo u vra, jo s’u vra ai që ishte i shumëkërkuar nga drejtësia. Dhe çfarë nuk dëgjojnë njerëzit, lloj lloj legjendash, me luanë, me bamirësa, me oligarkë… shto ujë e shto miell, si një serial absurd për një nga figurat më të zeza të botës së krimit shqiptar. Dhe Policia e Shtetit sot nuk di ta thotë akoma… ore u vra, apo nuk u vra? Kush e ka penguar ta thotë? Drejtori i Policisë së Shtetit, që merr sot detyrën si një nga oficerët me eksperiencën më të gjatë në shkallët e karrierës policore, duhet të sigurohet dhe të sigurojë që kjo dilemë të marrë fund sa më parë. Nëse i kërkuari është vrarë, t’i thuhet publikut që ky është vrarë, nëse nuk është vrarë, të gjendet, të kapet dhe t’i jepet drejtësisë.

100 ditëshi u harrua, u bënë 21 muaj që nga koha kur Ervis Martinaj u denoncua i zhdukur dhe Policia nuk ka dalë ende në një konkluzion zyrtar për të. Në këtë formë u është lënë hapësire të gjithëve të hamendësojnë. Figura e tij sa vjen e mitizohet. Të gjithë flasin e hedhin hipoteza, që mbeten aty. Askush nuk i përgënjeshtron. Ka disa muaj që Policia pretendon se do të flasë, por nuk po flet. Ndërkohë si brenda dhe jashtë po lahen hesapet e tij. Kjo mund të mos jetë një provë për asgjë, ama është një indicie për diçka. Dikush nga Policia duhet të flasë. Përse po vriten armiqtë e Ervis Martinajt? Kush po i vret? Është gjallë Ervis Martinaj, apo dikush tjetër po hakmerret për të? Këto pyetje nuk mund të mbeten më pa përgjigje. Të paktën jo sot, që po bëhen gati 2 vjet nga zhdukja e tij.

/Etleva Delia/ Emisioni “Gjërat Tona”