E frikshme! Motori i avionit shpërthen në flakë gjatë ngritjes, 179 pasagjerë në bord(Video)

179 pasagjerët në një fluturim të Air India nga Bengaluru në Kochi përjetuan momente tmerri të dielën mbrëma, kur një nga motorët e avionit mori flakë tetë minuta pas ngritjes. Për shkak të zjarrit piloti u detyrua të bënte një ulje emergjente.

Vihet re se avioni u nis më shumë se një orë me vonesë në krahasim me orën e planifikuar ndërsa pas ngritjes nga pista u përfshi nga flakët.

Kur avioni u kthye në aeroportin e Bengaluru-së, ekuipazhi u kërkoi pasagjerëve të qëndronin ulur duke thënë se “gjithçka është nën kontroll”.

E mori për t’i ρastruar shtëpinë, shqiptari i g ris rrobat dhe tenton të ρërdh ** ojë ραstruesen

Një 53-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi akuzohet për veprat penale “tentativë përdhunimi” dhe “plagosje e lehtë”.

53-vjeçari me origjinë nga Durrësi më datë 18 maj, rreth orës 18.00 në banesën e tij në rrugën “Kalirois” ka tentuar të përdhunojë pastruesen greke.

Përparim Haxhiraj, ka tentuar t’i grisë rrobat me qëllim përdhunimin dhe kur ha hasur në rezistencën e saj, e ka dhunuar në pjesë të ndryshme të trupit dhe më pas e ka nxjerrë jashtë banesës.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë të cilat vunë në pranga 53 vjecarin shqiptar, ndërkohë që kanë transportuar në spital shtetasen greke.

Gjuha arvanitase gjen rrënjët, guri 3600 vjeçar hedh dritë mbi të vërtetën

Gjuha jonë e folur nuk dihet që nga cili vit daton, por disa dokumente që na vijnë edhe sot e kësaj dite, mund të themi me gojën plot se as vitin në të cilin ajo ka filluar të shkruhet nuk mund ta themi.

Në Kretë është gjetur një objekt sa misterioz aq edhe domethënës, sidomos për popullsinë që jeton në veri të Greqisë, arvanitasit. Objekti quhet Disku i Festos dhe sot ndodhet në Muzeun Arkeologjik të Heraklionit të Kretës, u gjet nga arkeologu italian Luigi Pernier, më 3.7.1908, gjatë gërmimeve në pallatin e vjetër të Festos, i cili llogaritet se ishte në përdorim në periudhën kohore 1850 – 1600 p.e.r.

Është një disk qeramike me diametër 158-165 dhe trashësi 16-21 milimetra dhe konsiderohet, nga vendi ku u gjet, se ruhej në arkivin e këtij pallati.

Niko Stillo ka organizuar një studim të gjatë për sa i përket këtij objeti dhe vlerës që ai ka.

“Për Feston, shkurt do të themi se ishte një nga qytetet më të rëndësishme të Kretës minoike gjatë mijëvjeçarit të dytë p.e.r., dhe sot është qendër (hapësirë) e shkëlqyer arkeologjike.

Për emrin e tij, që konsiderohet paragrek dhe nuk ekziston asnjë shpjegim, unë besoj se e ka marrë nga hyu Ifestos Ιfaistos,Ήφαιστος) me lënien jashtë (rënien) të germës nistore I (Η). Historiani Diodor Siqelioti apo Diodori nga Sicilia (5,78), themelues të Festos konsideron Minosin dhe te Homeri emrin e tij e gjejmë te Iliada (Kënga 2, vargu 648) dhe te Odisea(Kënga 3, vargu 296).

Sipas arkeologëve, epoka minoike fillon më 2.600 p.e.r. dhe pallati parë i Festos u ndërtua rreth vitit 2.000 p.e.r. me argolitodomi (αργολιθοδομή1), siç e quajnë, domethënë me ndërtim muresh prej gurësh pa asnjë përpunim.

Ky pallat u shkatërrua nga tërmeti rreth vitit 1730 p.e.r., dhe mbi gërmadhat e tij u ndërtua më madhështor, ku dhe ai u rrënua nga zjarri rreth vitit 1600 p.e.r.

Ndërkohë, me metodat e reja të matjes së vjetërsisë së objekteve, datohet dhe prodhimi i diskut, shpëtimi i të cilit konsiderohet fatmirësi në fatkeqësi, se u ruajt pas një pjekjeje në një temperaturë shumë të lartë gjatë zjarrit, që dogji pallatin e Festos.

Studiuesit që u morën me të na thonë se konsiderohet monumenti i parë i tipografisë (i shtypshkrimit), se teksti u shtyp apo më mirë u vulos në dy pllaka prej argjile të njomë, të cilat në vijim u ngjitën në një.

Mbi të gjitha na thonë edhe se është unik për sa i përket mënyrës së grafisë (shkrimit) dhe simboleve të veta; ndërsa qëllimi i ndërtimit të tij dhe prodhuesi i tij, konsiderohen një nga misteret e shumta të arkeologjisë.

Ngaqë besoj se këta studiues nuk janë marrë dhe aq shumë me këtë temë, po jap dhe paraqitjet e lashta vijuese, ku kemi dhe dy nga simbolet e Diskut të Festos, nga ku mund të them se mëtimi që këto simbole nuk janë gjetur asgjëkund, nuk është i saktë.

Në të parën e këtyre paraqitjeve, ku kemi një monedhë nga Kerkyra (Korfuzi), të quajtur dhe ndryshe ishulli i Epirit, siç shikojmë ekziston dhe simboli, të cilin te Disku i Festos e gjejmë madje katër herë të shkruar.

Në paraqitjen e dytë, ku kemi një hajmali të besimit (fesë) të quajtur në latinisht të Abrax-it, në qendër të mbishkrimit që mban Abrax-i, kemi dhe simbolin, që e gjejmë dhe te Disku i Festos dhe madje dy herë të shkruar.

Lidhjen e Kerkyrës së stërlashtë me gjuhën arvanitase dhe në përgjithësi me gjuhën e shqiptarëve, e gjejmë në historinë e këtij ishulli, gjersa sipas shkrimeve historike, para vendosjes së të quajturve kolonë të parë grekë nga Eritrea e Eubesë në shek. e 8 apo të 9 p.e.r., banohej nga ilirë.

Për të vërtetuar origjinën arvanitase të trupit të njeriut me kokëkëndesi, një figurë fantastike, zgjodha dhe hajmalinë e dytë të këtij besimi të karakterizuar nga të krishterët e sotëm satanik dhe i mallkuar, ku siç shikojmë, kemi të shkruar me alfabetin grek emrin arvanitas ΒΡΑCA (ΒΡΑΣΑ,Vrasa), që do të thotë vrasës.

Gjatë kërkimit për më shumë të dhëna, zgjodha dhe paraqitjen e mëposhtme, ku për burrin me këndesin në mburojë kemi emrin ΤΥΔΥΣ (TYDHYS).

Për TYDHYS-in, që nëgreqisht e quajnë Tidheus (Τυδεύς), na është e njohur se ishte bir i Oineas (Οινέα), mbretit të Etolisë (Αιτωλίας), që ishte një vend në bregdetin e Detit Jon. Ndërsa shpjegimin se përse mori emërtimin Vrasa (Βράσα) apo Vrasës, e gjejmë te Apollodori, ku lexojmë:

“Kur Tidheu (Tideu) u rrit dhe u bë një djalë trim, u internua,

sepse vrau, siç thonë, vëllain e Oineas Alkanthin, apo siç thotë

autori i Alkmeonidës, ngaqë vrau bijtë e Melanosi), Fineun,

Eurilaun, Yperlaun, Antiokun, Eumidin, Sternopin, Ksanthipin dhe

Stenelaun, që komplotonin kundër Oineas, apo më në fund, siç

thotë Ferekidisi, se vrau vetë vëllanë e tij, Olenian. Dhe meqë

Agriosi (Egri) hapi gjyq kundër tij, u strehua në Argos pranë

Adrastit (Άδραστο)… (Apoll. VIII. 5).

Ngaqë te monedha nga Kerkyra me simbolin, nga ana tjetër kemi lopën që i jep qumësht viçit të vogël, simbol që e gjejmë në më të shumtat e monedhave të të quajturave koloni të saj, domethënë të Apollonisë dhe Epidamnit apo Dyrrahit të mëvonshëm, zgjodha dhe dystatirët e argjendtë të mëpasshëm nga Karistoja (Κάρυστο) e Eubesë, te të cilët kemi po të njëjtën paraqitje.

Duke ditur se edhe sot në Karisto flasin arvanitisht, dhe duke marrë këndesin, apo gjelin apo kokoshin, që gjendet në anën tjetër te të dy këto monedha, si simbol etnik i banorëve të Karistos, atëherë do të mund të thosha se alfabeti, të cilin e kemi të shkruar te shishja e bojës e mëposhtme në formë këndesi, nëse nuk është alfabeti i stërlashtë i Karistos, të paktën është alfabet që mund ta përdorte dhe kyqytet i lashtë.

Shishja e bojës e Viterbos Ky objekt qeramike, i tipit të famshëm të qeramikës së teknologjisë “bucchero”, që është karakteristik për ngjyrën e zezë të ndritshme dhe për paretet e holla, është gjetur në Viterbo të Tirrenisë dhe kronologjizohet i shek. të 7 p.e.r. dhe sot ndodhet në Metropolitan Museum of Art të Nju-Jorkut.

Teksti i Diskut të Festos, i cili është shkruar në radhë (trajtë) helikoidale (spirale) mefigura simbole,fillon nga të dyja anët në qendër dhe shkon për nga jashtë, në një mënyrë gra fie si e sotmja, domethënë me shkrim me drejtim nga e majta në të djathtë.

Vërtetimin e kësaj mënyre shkrimi, e kemi shumë mirë te të gjashtë simbolet me paraqitje njerëzish:ku siç shikojmë se të gjitha shohin për nga e djathta.

Për vulosje janë përdorur në tërësi 46 vula me simbole figura të ndryshme dhe në shumatore me to kemi 241 vulosje, 123 në të quajturën nga unë ana e parë dhe 118 te tjetra.

Ngaqë numri i këtyre 46 simboleve apo figurave, që secila shqiptohet si dhe tingulli i asaj që pasqyrohet, nuk ishte i mjaftueshëm për të dhënë gjuhën arvanitase, krijuesi i këtij alfabeti, me katër nga këto simbole, plotësoi edhe 7 të tjera me të kthyer në vulosje apo në grafi në e figurës së tyre, duke bërë në tërësi (shumatore) simbolet apo shkronjat e tij 53.

Të katër këto simbole janë:të cilat të shkruara i gjejmë dhe Te tabela e mëparshme, të cilin unë e quaj tabelë e alfabetit të Diskut të Festos, jap të gjitha ato simbole me radhën që i gjemë, duke marrë si të parë anën e sipërpërmendur, duke i shtuar madje edhe një shtyllë, ku jap dhe se sa herë secilin nga këto simbole e kemi të shkruar në tërësi.

Duke arritur në përfundimin se Disku i Festos është shkruar në arvanitisht, nisa të merrem me alfabete të ndryshme të kësaj gjuhe që janë ruajtur.

Ndërmjet tyre, që janë jashtëzakonisht të shumta, gjeta dhe një, i cili edhe ai ka 53 germa, domethënë sa alfabeti i Diskut të Festos, dhe që në Epir është i njohur me emrin “Alfabeti i Dhaskal Thodh”.

Ky alfabet, që për mua është më i përsosuri për interpretimin e gjuhës arvanite dhe në përgjithësi të dialektit toskë, siç e emërtojnë albanologët, në bibliografinë e Europës Perëndimore e gjejmë me emrin “Alfabeti i Elbasanit” dhe nga libri “Das Buch der Schrift” i austriakut Carl Faulmann, po jap në fotokopje dhe tabelën e mëpasshme me titullin “Schrift von Elbassan”.

Emërtimin “Alfabeti i Elbasanit” e ka marrë se Elbasani është vendi ku është gjetur apo më mirë është ruajtur. Gjermani Johann Georg von Hahn, që u përket studiuesve të mirë në lëmenjtë e kërkimeve të gjuhës, folklorit dhe gjeogra fisë të shekullit të mëparshëm, këtij alfabeti i kushton një kapitull të tërë te libri i ‘Albanesische Studien’ ‘’ /ZgjohuShqiptar.info

Para portretit të kësaj gruaje shqiptare përulet e gjithë bota

Pak e njohur nga shqiptarët, por shumë e njohur kudo në botë, sidomos në Akademitë e mëdha, është dhe Elena Lucrezia Peshkopia.

Elena ishte me origjinë shqiptare. Ajo është gruaja e parë në botë që në vitin 1678 ka arritur të marrë doktoraturën në filozofi. Gjatë shekullit ku jetoi ajo ishte gruaja më e ditur në Europë.

Statuja e Elenës që u gjet në Universitetin e Padovës, një prej universiteteve më të vjetër dhe ndër më të njohurit në Europë, dëshmon për vlerat e arritjeve të jetës së saj. Portreti i saj është gjithashtu edhe në dritaren e qelqit rreth 7 metra të lartë në bibliotekën “Frederick Ferris Thomson” në kolegjin Vassar të Nju Jorkut në SHBA ku Elena është portretizuar duke mbrojtur tezat e saj mbi Aristotelin.

Elena Peshkopia lindi në Venecia në 1646, ajo përfundoi shkollën e shqiptarëve “Santa Maria dhe San Gallo” në Venecia (Scuola di Santa Maria e di San Gallo degli Albanesi).

“Libri i zi” amerikan dhe planet për Shqipërinë e Kosovën më 1918

Në fund të vitit 1917, SHBA-ja hyri në Luftën e Madhe “për të përfunduar të gjitha luftërat”, në krahasim me Fuqitë e Mëdha evropiane që kishin ambiciet e tyre, të cilat kishin arritur me kohë marrëveshjet e fshehta gjatë viteve1915-1916 për të ndarë territoret e bllokut kundërshtar.

Në këtë kontekst, më 26 prill 1915 u nënshkrua Traktati i Londrës midis Antantës dhe Qeverisë italiane, më të cilin Italia e mori Shqipërinë e Mesme si protektorat, kurse iu dha Serbisë e Malit të Zi Shqipëria e Veriut, ndërsa Greqisë, Shqipëria e Jugut.

Kështu në letrën e tij drejtuar kongresit amerikan për arsyetimin e hyrjes në Luftën e Madhe, presidenti Woodrow Wilson, theksoi se “bota duhet të jetë e sigurt për hir të demokracisë”.
Me fjalë të tjera, ShBA-ja nuk shkoi në luftë për të marrë hisenë e vet prej kolonive, por për të krijuar një botë të re bazuar në demokraci dhe në të drejtën e popujve në vetëvendosje, pra në “shtete nacionale “ të pavarura dhe sovrane në vend të imperializmit që dominonte atëherë./ZgjohuShqiptar.info

Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve

Nga: Alba Haruni

Pas revolucionit francez 1789-1799 nisi një epokë e re që tronditi nga themelet Evropën e vjetër. Jehona e tij i dha jetë lëvizjeve të përgjithshme, të cilat kërkonin në bazë të bashkëjetesës politike dhe shoqërore: lirinë, barazinë dhe vëllazërimin e të gjithëve, garancinë dhe pacenueshmërinë e pronës, laicitetin e shtetit, tolerancën fetare, uniformitetin administrativ.

Këto parime u përhapën nga Franca në Evropë nëpërmjet armatave të Napoleonit. Vazhdimi i këtyre ideve ishte epoka e Nacionalizmit dhe e Revolucionit Industrial që mund të konsiderohet si epoka, në të cilën u trondit përfundimisht Evropa e vjetër e aristokracisë, e monarkive absolute, e shoqërive të Regjimit të Vjetër, por në të cilën u shpall njëkohësisht Evropa e kombeve, e regjimeve liberale, konsitucionale dhe parlamentare.

Mbi këtë shtrat historik, mori jetë dhe u zhvillua, i ashtuquajturi Revolucioni Grek (1821-1832).

Interesi i Evropës Perëndimore mbi Greqinë e Lashtë krijoi filo-helenizmin. Klasa sunduese konservatore e Britanisë në veçanti ishte shumë e interesuar për Greqinë, për shkak të shkollimit të tyre mbi klasicizmin dhe kjo solli mbështetjen e Britanisë për Revolucionin Grek për pavarësi. Në fakt, termi grek në shekullin XIX ka patur domethënie politike dhe jo atë kombëtare dhe gjuhësore siç e ka sot. Kështu, kryengritjen e vitit 1821, fuqitë e mëdha evropiane e shfrytëzuan duke i pagëzuar kryengritësit me emrin e përbashkët grekë për të realizuar Greqinë politike të sotme. Pra, të gjithë kryengritësit e vitit 1821, arvanitasit, helenasit, vllehët dhe bullgarët, në mënyrë të barabartë, pas krijimit të mbretërisë dhe më vonë të shtetit grek, morën emrin e përbashkët politik kombëtar; grek. Vetë helenasit, në shekullin XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, parapëlqenin të quheshin romei dhe gjuhën e tyre romaikis.

Në historiografinë botërore, dhe as në rrëfimin e historianëve grekë, nuk përmendet data e 15.01.1821, kur Kuvendi i Kapedanëve të Rumelisë shpalli “Aleancën e Bashkimit Kombëtar” të shqiptarëve, për nisjen e luftës çlirimtare me thirrjen: “Nderin dhe Kombin i kemi bashkë – Të krishterë e myslymanë!”. Është i vetmi organizëm luftarak, i cili filloi dhe drejtoi luftën çlirimtare të 1821-it në tokën e Greqisë së ardhshme.

Dita kombëtare e Greqisë, 25 marsi 1821, që njihet nga historiografia botërore si datë e bekimit në manastirin e Aghia Lavres, të kryengritësve “grekë” nga arqipeshkvi i Patrës, Germanos, është një sajesë e mëvonshme. Propaganduesi më i madh i kësaj date ka qënë F. Pukëvili, i cili donte t’i jepte kryengritjes së 1821 ngjyrën kristiane. Madje, është i njohur fakti që prelatët kishtarë, si Patriarku Grigoris, kanë mallkuar revolucionin dhe kryengritësit që e vinin në rrezik kishën ortodokse. Arsyeja sipas historianëve grekë ishte se kodi fetar nuk përfshin revolucionin.

“Revolucioni është një gjë e keqe, nuk është në dëshirën e Zotit të ngrihesh dhe të shkaktosh trazira.”

Pra, kryengritësit, nuk u frymëzuan nga “bekimet” dhe “meshat” e fshehta, por nga kuvendet e kapedanëve arbër që u bënë thirrje të gjithë banorëve pa dallim feje dhe race, për të luftuar sundimin 400 vjeçar otoman.

Fitoret e luftëtarëve arbër kundër ushtrisë osmane dhe detyrat që dhanë Fuqitë e Mëdha, ndryshuan interesat e kishës, e cila pas formimit të shtetit grek, i cili ishte produkt i një revolucioni, duhet të vendoste edhe kishën si pjesë e këtij revolucioni. Kështu nisi sajimi i domosdoshëm i historisë rreth rolit të kishës ortodokse në revolucionin e 1821-it. Shprehja “grek-i krishterë”, e cila nuk njihej para vitit 1821, u bë baza ideologjike e shtetit të ardhshëm helen dhe programit të “megalo-idesë”.

Por, sa gjak shqiptari është derdhur vetëm gjatë luftës çlirimtare të 1821-it dhe dy luftrave civile?

Nuk ka asnjë të dhënë. Revolucioni si të gjitha kryengritjet e armatosura është një histori e përgjakur. Shfarosjet dhe hakmarrjet, epidemitë dhe uria, luftëra civile dhe vrasje, plaçkitje, refugjate dhe skllavëri, këto janë tabloja e revolucionit dhe rrjedhojat e tij. Masakrat e bujshme të Psarës, Kios, Tripolicës dhe gjatë të gjithë periudhës së luftës, që prekën zemrat e intelektualëve më të shquar evropianë për nga mizoria, përmendin “grekë” dhe “turq” , ndërkohë që viktimat, me të dyja emërtimet, qenë në shumicë, thjesht shqiptare, sepse mëkati më i madh i tyre, ishte mospërfshirja në trupin e helenizmit.

Disa nga arvanitasit heronj të kryengritjes së vitit 1821, ishin: Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Dhaskalina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari dhe shumë e shumë shqiptarë të tjerë. Për mohimin e ndihmesës së arvanitasve në krijimin e shtetit grek, fillimisht u mohua raca, gjuha shqipe dhe çdo dorëshkrim i vjetër shqip i shkruar me shkronja greke u konservua, për të mos dalë më kurrë dhe për t’i mbuluar përgjithmonë pluhuri i harresës.

Në kujtimet e tij, Kollokotroni me të drejtë do të thotë: “Më vunë 9 muaj burg, pa parë askënd, përveç gardianëve. Kaq muaj nuk e dija ç’ndodhte jashtë, kush vdes, kë tjetër kanë burgosur. Nuk e dija përse më kishin burgosur. Kurrë nuk besoja se do të arrijnë në këtë shkallë të sajojnë dëshmitarë të rremë…”

Avokati mbrojtës Klonari, tha në fjalën e tij: “Deri kur zotërinj gjykatës do të vazhdoni këtë sulmim barbar? Deri kur përndjekja e pamëshirshme kundër atyre që çliruan, i ngritën lavdinë dhe vazhdojnë t’i japin shkëlqim Greqisë…?”

Publicisti dhe orientalisti austriak Jakob Philipp Fallmerayer ka thënë: “Revolucioni për pavarësinë e Greqisë ishte një revolucion shqiptar dhe jo grek.”

Por, grekët janë të zënë duke vjedhur historinë e shqiptarëve dhe për këtë arsye ata nuk e dinë se kush kanë qenë banorët e parë të tyre.

Kush mund të jenë krijuesit e vërtetë të tyre?

Politikani dhe historiani i njohur italian, Pietro Scopola duke patur parasysh, të gjithë ata të cilëve “u ka mbetur ora në shekullin XIX”, i këshillon të studiojnë historinë e kaluar, sepse të dish se çfarë ka ndodhur, shërben për të ditur se kush jemi dhe “rikujtimi i të vërtetave historike është një akt, që qëndron në themel të pajtimit të popujve”.

Fakti që tashmë nuk mund të diskutohet, megjithëse deri tani pjesërisht ishte fshehur që 90 ndër 100 heronjtë e Revolucionit të 1821, ishin arvanitë ose më mirë shqiptarë. Që arvanitasit mbajtën peshën kryesore të luftës çlirimtare të 1821, përveç që ishin pjesa dërrmuese e popullit grek në periudhat e kryengritjes, mund të shpjegohet edhe nga fakti që arvanitët ishin një popull luftarak, krenaria e të cilit nuk mund të lejonte poshtërimet e skllavërisë. Revolucioni i 1821, ishte kryesisht në themel vepër e arvanitasve të Çamërisë, Rumelisë, Moresë dhe e arvanitasve të ishujve të Hidrës, Specësit, dhe Psarës. Populli arban ose shqiptar në çdo vend të Ballkanit që u ndodh, gjithnjë luftoi për të dëbuar çdo pushtues dhe përdhosës i tokës së tij të shenjtë.

Fjalori greqisht – shqip i vitit 1809

Gjuha shqipe dokumentohet qysh në shekullin XV, pra periudhën e Skënderbeut, kur prifti dhe miku i tij Pal Engjëlli shkruan formulën e pagëzimit. Në dukje një formulë e thjeshtë, veç në një fjali me dy rreshta, ajo do të kthehet në bazën e studimit të historisë së gjuhësisë shqiptare.

Një tjetër dokument që vjen pas tij është fjalorthi i Arnold Von Harf. Ky ishte udhëtar gjerman dhe për nevojat e tij në komunikim, përpiloi një fjalor të tillë.

Pastaj “Meshari” i dom Buzukut e të tjerë dokumente e libra dëshmojnë se gjuha shqipe nuk ishte gjuhë që lindi dhe ekzistoi vonë, por ishte gjuhë aq e lashtë, sa në asnjë mënyrë nuk mund të na lërë ne në fatin e historisë si “njerëz pa identitet”.

Ndërkohë që shekulli XIX kishte ardhur bashkë me ndryshime të shumtë, kishte kohë qysh kur shqiptparët qenë vendosur në ishujt e Greqisë së sotshme, fillimisht me rolin ushtarak. Ata kishin krijuar regjinimentin shqiptar “Gjuajtësit e Orientit”, dhe me shumë mundësi, kjo ka qenë një shtysë në krijimin e gjenezës së zgjimit kombëtar.

Vitet kur “Gjuajtësit e Orientit” ishin më aktiv se kurrë, si për çudi përkojnë me një prirje të veçantë për kultivimin e gjuhës shqipe në shkollat e shqiptarëve të Korfuzit. Sipas studimeve, kjo prirje u frymëzua nga fama e revolucionit Francez dhe ndikimi i tij në gjithë fushat e artit e kulturës.

Kjo periudhë la disa fjalorë e punime të thjeshtë shkencore e filologjike, prej të cilave besoj se vlejnë të përmenden ata të Kundoriotit, A.Vretos,G.Rucadhit dhe mbi të gjitha fjalorin e mirënjohur Greqisht-Shqip të Marko Boçarit.

Fjalori i Marko Boçarit përbëhet nga 111 faqe dhe përmban 1494 fjalë shqip dhe 1701 fjalë greke. Akoma edhe sot ruhet origjinali i tij, ku sipas të dhënave bibliografike është në Bibliotekën Kombëtare të Parisit si dhuratë që konsulli Pouqevill i bëri popullit të tij. Ky qe fjalori që i erdhi në ndihmë edhe vetë konsullit për të hartuar një tjetër fjalor, edhe ai mjaft i njohur: Fjalorin grëngjisht – shqip i cili përmban 440 fjalë. Edhe ky, njëlloj si ai i Boçarit gjendet në Paris.

Me sa duket, dëshmitë më të qarta të identitetit tonë nuk janë “këtu me ne”, prandaj, mos ndoshta Ministria e Kulturës duhet të fillojë një projekt për t’ia rrikthyer ato dëshmi “zotërve të saj të vërtetë”?

Shqiptarët në Egjypt,të sotmit dhe të djeshmit kudo

Profesor Muhamed Mufaku u magjistrua për Histori në Universitetin e Prishtinës në vitin 1977. Ai u doktorua dy herë në Universitetin e Prishtinës, për Filologji më 1981 dhe Histori më 1986.

Në vitet 1974-1987, ai punoi në Degën e Orientalistikës të Universitetit të Prishtinës. Më 1988 ai ishte bashkëpunëtor i jashtëm i “Enciklopedisë së madhe arabe” për gjërat që kishin të bënin me Shqipërinë dhe shqiptarët…

Nga – Saimir Lolja

Në muajin shkurt të 2016 u botua në Prishtinë nën përkujdesjen e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës libri “Nga historia e shqiptarëve të Egjyptit gjatë shekujve XV-XX” i autorit Muhamed Mufaku.
Profesor Muhamed Mufaku ka lindur në vitin 1952 në Damask të Sirisë në një familje të shpërngullur nga Kosova. Prej asaj shpërngulje të shqiptarëve gjatë shekullit XX u formua në Siri një bashkësi shqiptare, e cila në vitin 2011 numëronte mbi dhjetë mijë shqiptarë.

Një pjesë e madhe e asaj bashkësië përbëhet nga shqiptarët e shpërngulur me dhunë nga Kosova në periudhën e luftrave ballkanike Tetor 1912 – Gusht 1913. (Ku ndodhen tani? Askund dhe të lënë nga shtetarët shqiptarë frikacakë në mëshirën e fatit; gjithkund dhe të flakur tej e përtej nga valët goditëse të predhave në luftën e tanishme në Siri).Profesor Muhamed Mufaku u magjistrua për Histori në Universitetin e Prishtinës në vitin 1977. Ai u doktorua dy herë në Universitetin e Prishtinës, për Filologji më 1981 dhe Histori më 1986. Në vitet 1974-1987, ai punoi në Degën e Orientalistikës të Universitetit të Prishtinës. Më 1988 ai ishte bashkëpunëtor i jashtëm i “Enciklopedisë së madhe arabe” për gjërat që kishin të bënin me Shqipërinë dhe shqiptarët.

Gjatë viteve 1989-2016, ai punoi profesor i historisë në disa universite të Jordanisë dhe në periudhën 1995-2005 ai ishte edhe drejtor i institutit të shkencave politike në Universitetin e Jordanisë. Ai është anëtar i jashtëm i Akademisë Shkencore Arabe me seli në Damask që nga viti 2005 si dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës që nga viti 2010.

Prof. Muhamed Mufaku ka shumë botimë në shqip, libra dhe artikuj në gazeta, ka botuar gjashtë libra për shqiptarë dhe çeshtjen shqiptare në arabisht, ka përkthyer 20 libra shqiptarë në arabisht, në mesin e tyre “Antologjinë e poezisë bashkëkohore të Kosovës”, ka mbajtur kumtesa të ndryshme për historinë shqiptare në universitete të ndryshme, etj. Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ai u nderua me Medaljen e Republikës së Shqipërisë pë Merita Kombëtare.

Ky botim i parë i librit rrjedh nga një punë kërkimore, shkëncore, dokumentore, regjistruese, analizuese e krahasuese përgjatë viteve 1979-2015. Ajo punë u shoqërua me udhëtime në Egjypt dhe takime me njërëz të përlidhur me historinë dhe koloninë shqiptare të Egjyptit.Në libër fillimisht endet e plotë historia e mamlukëve të Egjyptit të cilët, e thënë me fjalë të tjera, ishin jeniçerët e Egjyptit.

Mamlukët, ashtu si përkthehet nga arabishtja, ishin robër të vegjël me origjinë nga vendet e Europës jugore, juglindore e deri të Kaukazit. Tradita e blerjes së atyre skllevërve të vegjël, rritjes, edukimit dhe stërvitjes si ushtarë filloi në shekullin IX. Me kalimin e kohës ata u bënë aq të shumët dhe aq të aftë sa të ishin ata që zgjidhnin se cili do sundonte si Sulltan. Pikërisht në gjysmën e dytë të shekullit XV, në libër zbulohen dy sulltanë të Egjyptit shqiptarë (arnautë).

Që nga viti 1250 e deri në vitin 1516 kur osmanllinjtë i mundën ato, mamlukët sunduan Egjyptin, Levantin dhe vendet e shenjta muslimane në Gadishullin Arabik.
Libri shpalos më pas praninë shqiptare gjatë sundimit osman nga shekulli XV e deri në fillim të shekullit XIX. Sepse, meqenëse prania e luftëtarëve shqiptarë në Egjypt ishte aq e madhe saqë pikërisht më 1805 Mehmet Aliu, me origjinë nga Kavala, dhe me mbështetjen e drejtpërdrejtë të 5000 luftëtarëve shqiptarë mori fuqinë e parë në Egjypt. Nën udhëheqjen e tij, ushtria egjyptiane ku shqiptarët ishin me mijëra dhe e komanduar nga oficerë shqiptarë mundi forcat osmane të jeniçerëve, të mamlukëve të mbetur të organizuar në jug të Egjyptit dhe forcat vahabiste në Gadishullin Arabik.

Nën udhëheqjen e Mehmet Aliut, Egjypti pësoi ndryshime të mëdha gjë që sollën zhvillim dhe fuqi. Me katër përqind të popullatës ushtarë, ushtria egjyptiane nën komandën e Ibrahim Pashës, të birit të Mehmet Aliut, fitoi betejat kundër osmanllinjve dhe në Shkurt 1833 ajo arriti pranë Stambollit.

Sulltani osman i kërkoi ndihmë Rusisë e cila e dha edhe ushtarakisht dhe u desh edhe ndërhyrja e Britanisë dhe Francës që të shpëtohej Stambolli i osmanllinjve dhe ushtria egjyptiane të tërhiqej.

Britania, Rusia, Prusia dhe Austria ndërhynë përsëri më 1839-1841 që ai të tërhiqej, sepse Mehmet Aliu po organizonte edhe kryengritje të shqiptarëvë në Europën juglinodre kundër osmanvëve. Si përfundim, nëpërmjet marrëveshjes së Londrës më 1841, Mehmet Aliut iu njoh mbretërimi dhe trashëgimi në Egjypt, Sudan, në zotërimet e tjera në Afrikë dhe Sinai, si dhe të largohej nga gadishulli arabik.

Kurse perandoria britanike krijoi disa të drejta ndërhyrjeje dhe leje veprimi, për shembull, kontrollin mbi Kanalin e Suezit, stërvitjen e ushtrisë egjyptiane, zbarkimin e ushtrisë britanikë që nga viti 1882, “kujdesjen” për trashëgiminë nga lashtësia (më saktë, dërgimin në Muzeumin e Londrës të gjetjeve të zbuluara me gërmime), etj.Ay sundim mbretëror shqiptar i Egjyptit që pat filluar më 1805 vazhdoi si një dinasti sunduese deri në vitin 1952, ndonëse për shkak të ndërhyrjes së perandorsië britanike u tkurr deri brenda mureve të pallatit mbetëror. Mehmet Aliu pati titullin sundues Vali që nga viti 1805 dhe vdiq më 1 Shtator 1848. I biri zuri vendin si Vali për dy muajt në vazhdim dhe më pas nipi i tij Abaz I u emërua Vali. Titulli Vali i sunduesve shqiptarë vazhdoi deri më 1867. Më pas të parët e vendit morën titullin Kediv deri më 1914, Sulltan deri me 1922 dhe Mbret deri më 1953.

Me hapjen e Kanalit të Suezit më 1869, shumë shqiptarë të tjerë vërshuan në Egjypt dhe pozitat e tyre qenë në të gjitha fushat. Prandaj ajo prani shqiptare në Egjypt qe shumë e vyer për Rilindjen Kombtare. Prandaj në Egjypt u botuan gazeta, libra, shkrime e poezi shqiptare të cilat u shpërndanë në tërë trojet shqiptare dhe u gdhendën në përmendoren e kulturës shqiptare. Në Egjypt ishin Thimi Mitko, Spiro Dine, Milo Duçi, Andon Zako Çajupi, Filp Shiroka, e të tjerë. Prandaj teqeja bektashiane shqiptare e Kajros, me egzistencë në përiudhën 1886-1965, ishte vendi ku takoheshin të gjithë, ku shpërndaheshin librat shqip, ku kuvendonin shqiptarët dhe ku mblidheshin ndihmat për refugjatët shqiptarë.

Prandaj shumë refugjatë të kampeve të pasluftës dhe ato që i arratiseshin pushtimit të trojeve shqiptarë nga komunizmi sllav gjetën strehë në Egjypt dhe një pjesë në Siri. Prandaj në Egjypt qëndroi në vitet 1946-1955 edhe mbreti Ahmet Zogu i larguar nga Shqipëria më 1939 dhe libri e përshkruan gjërësisht atë segment historik.Më 23 Korrik 1952, Lëvizja arabe e Oficerëve Të Lirë në Egjypt nën udhëheqjen e gjeneralit Mehmet Nexhip dhe kolonelit Xhemal Abdyl Naser nëpërmjet një grusht shteti përmbysi mbretërimin e të fundit mbret shqiptar Faruk I. Mbreti Faruk I bashkë më familjen u largua nga Egjypti dhe pjesën tjetër të jetës e kaloi në Itali ku edhe vdiq në Romë më 18 Mars 1965; pas dy javësh trupoi i tij u varros në Kajro. Më 18 Qershor 1953, Egjypti u shpall Republikë.

Pas asaj, për shkak të propagandës së ushtarakëve arabë kundra mbretërimit shqiptar dhe veprimeve të ndërmara prej tyre, kolonia shqiptare e Egjyptit filloi të shkërmoqej dhe shqiptarët të largoheshin familjarisht për në Europë dhe Amerikë.Historia shqiptare e Egjyptit është një tjetër pohim se kultura shqiptare është aq e përbotshme saqë sapo zbulohet një tjetër dritare, pas hapjes së saj të shtrihet përpara një hapësirë shumë e madhe tokësore, detare, njerëzore, kulturore, e vetëdijshme dhe e pavetëdijshme, e botuar dhe e skalitur me forma të ndryshme, e tretur ose e lënë në harresë, e dukur ose e padalluar. Dhe libri “Nga historia e shqiptarëve të Egjyptit gjatë shekujve XV-XX” i Prof. Muhamed Mufaku hedh dritë pikërisht mbi fletë shqiptare të historisë mesdhetare të mbuluara nga errësira e viteve të mbyllur apo shekujve të shkuar.

Pse shkruhet e shkuara? Pse nevojitet? Pse është e domosdoshme? Çfarë duhet kërkuar në të? Si duhet shkruar? E shkuara nuk kthehet dhe nuk ndryshohet më, porse filli i muzave të saj ndihmon të krahasohet e shkuara me të tashmen. Që domethënë se e shkuara është e detyrueshme të shkruhet si ka qenë dhe si ka ndodhur, e vërtetë faktike e përlidhur, jo si dëshirë vetiake e tanishme si duhej të kishte qenë. Libri i të kaluarës është histori e njerëzve dhe si i tillë është i domosdoshëm të botohet. Një libër me të dhëna për njërëzit dhe ngjarjet e shkuara është i pazëvëndësueshëm për të analizuar dhe matur me peshoren e çeshtjes shqiptare se çfar prodhuan njerëzit si individë apo grupe shoqërore me sjelljen dhe mentalitetin e tyre të atëhershëm, si notuan ato në rrymat e kohës, si rrodhën ngjarjet dhe njerëzit, nga ku dhe drejt ku.
Çfarë i mungoi ose e pengoi perandorinë shqiptare të Mesdheut Albanica imperium të dallohej ndër shekuj si e tillë? Çfar ishte ndryshe më parë? Çfarë është e njëjtë tani? Çfarë mungoi dje? Po sot? Çfarë nuk është vënë re dje? Po sot?

Zbαrdhet skema e shqiρtarit, Ja si VlDHTE makiηat Ιuksoze me Nokia 3310

Një 33-vjeçar shqiptar dhe miku i tij maroken 36 vjeç kanë rënë në pra.ngat e policisë italiane pasi ak uzohen për vje dhjen e disa automjeteve luksoze.


Dyshja e “skifterëve” janë arr estuar ditën e sotme në rrugën “Bruno Buozzi”, Romë.

Ata e kryenin vj edhjen e automjeteve luksoze vetëm me një Nokia 3310.
“Gjenitë” kishin instaluar brenda telefonit një dekoder të cilën e kishin lidhur me një fole USB në pjesën e jashtme.

Celulari lidhej me një kabllo me kontrollin e makinës dhe përdornin një çelës universal për ta ndezur.

Çelësi kodohej nëpërmjet celularit me sistemin dhe merrte komanda. Bashkëpunëtorët nuk ishin në marrëdhënie pune dhe ishin persona me pre cedentë të mëparshëm penaIë.

Njëri prej tyre u la në arr.est shtëpie, ndërsa tjetri u dërgua në bu.rgun e Rebibbia. 

Β. υrri nga Lushnja: Kam biznes, dua një dαs hηore, por kam një probΙem…!!

Ka bef.asuar teleshikuesit me telefonaten e tij ne emision qe ne pike te mengjesit ky burre.“Jam i martuar, por dua dashnore”.

Kjo ishte kërkesa e Lulit nga Lushnja.Ai tha se ka një biznes familjar, por kërkon një grua rreth moshës 45 vjeç.

Edhe pse i martuar Luli nuk e ka patur aspak problem të bëjë pu.blike kërkesën e tij ndërkohë që shtoi se e do seriozisht.“Jam Luli nga Lushnja.

Kam një lokal timin. Unë jam i martuar, por dua një grua rreth moshës 45 vjeç, dashnore. E dua për seriozisht” tha Luli.