Tragjedia në Shkodër, profesori Karamuço ngre dyshime të forta: Është një pikëpyetje shumë e madhe në hyrje te urës deri te…

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karmauço, ngre një pikëpyetje për ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku nëna me tre fëmijët e saj u mbytën në lumin Buna, pranë Drragjatit.

Në një intervistë për “Top Talk”, Karamuço , u shpreh se është e paqartë si Alma Arrazi është hedhur nga ura bashkë me fëmijët.

“Është një pikëpyetje shumë e madhe në hyrje te urës deri te vendi që fëmija edhe nëna janë hedhur, ka një pikëpyetje shumë të madhe se çfarë ka ndodhur. Dyshimi më i madh i policisë është që nëna ka hedhur fëmijët, pastaj veten, dy fëmijët edhe pastaj është hedhur së bashkë me djalin”.

Sipas tij, deri tani nuk ka asnjë indicie që të çojënë një pistë të dytë, “që mund t’i ketë shtyrë njeri tjetër ose të ketë ndodhur diçka nën efektet e qetësuesve”.

E BUJSHME / I arrestuari në Itali me urdhër të SPAK tentoi të vriste Durim Bamin dhe “Leksin e Druve” (DETAJET)

Dejate të reja mësohen nga arrestimi i Arian Tukut në Itali, pas lëshimit të urdhër-arrestit nga SPAK.

Tuku akuzohet nga SPAK për dy tentativa vrasjeje, ndaj dy emrave të njohur të botës së krimit, më konkretisht Aleks Ndreka dhe Durim Bami.

Voxnews.al mëson se Arian Tuku ka tentuar të vrasë më datë 1 dhjetor të 2020-ës Aleks Ndrekën, i njohur edhe si “Leksi i Druve”, i shpallur tashmë në kërkim në kuadër të fazës së parë të operacionit “Metamorfoza”.

Aleks Ndreka ka patur më herët përplasje të forta me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Arben Ndoka, edhe ky i shpallur sot në kërkim.

Tuku dyshohet se ka tentuar ta vrasë Ndrekën duke përdorur një dron me bombë.

Arian Tuku akuzohet gjithashtu se ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e Durim Bamit.

Ndërsa në vitin 2020, Tuku ka trafikuar në Mal të Zi 168 kg kanabis sativa të cilat janë sekuestruar nga autoritetet malazeze.

Nuk ndalet Robert Berisha, sulmon publikisht Xhensila Myrtezajn: Duhet ditë e natë t’i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka!

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike, veçanërisht lidhur me menaxherin e këngëtares Xhensila Myrtezaj.

Pas publikimit të një posteri të një koncerti të planifikuar të Robertit në faqen zyrtare të Xhensilës në Instagram, u ngritën dyshime se dalja e tij nga reality shoë “Ferma VIP” mund të ishte paraprakisht e koordinuar.

I ftuar në një program televiziv, Roberti ndau disa mendime rreth Xhensila Myrtezajt dhe ndikimit që bashkëshorti i saj, aktori dhe komediani i njohur Bes Kallaku, ka pasur në karrierën e saj muzikore.

“Xhensila ka qenë e re kur është njoftuar me Besin, famën e ka krejt prej Bes Kallakut”, tha Roberti. Ai shtoi se pavarësisht nga statusi i marrëdhënies së tyre aktualisht, që ka qenë subjekt i thashethemeve për ndarje të mundshme, Xhensila duhet “paradite e mbasdite t’i thotë faleminderit Bes Kallakut. Sepse Xhensila ka qenë një çikë e re që s’e ka njohur askush”.

Robert Berisha argumenton se Xhensila Myrtezaj, e cila u bë e njohur për publikun e gjerë në fazat e para të karrierës së saj muzikore, ka nevojë të njohë kontributin e madh që Besi ka dhënë për t’u bërë një emër i njohur në skenën e muzikës në Shqipëri.

Bes Kallaku përndryshe pati treguar historinë e njohjes së tyre, duke thënë se Xhensilën e kishte parë për herë të parë kur ajo ishte 16 vjeçe dhe pak kohë më pas kishin filluar lidhjen.

Pamje të pa transmetuara! Fatjoni tregon të vërtetën për incidentin brenda BBV (Video)

Fatjon Kuqari ka postuar një video në Instagram, që bo bënë xhiron e rrjetit.

Ai ka treguar pamjet që tregojnë se është rrëzuar dhe ka vrarë syrin, jo se është grushtuar me ndonjë prej banorëve, siç u aludua.

Poshtë videos ish banori ka shkruar “Video qe ju premtova dije, kur unë kam rreshkit se i kisha këmbët ujë……”

https://streamable.com/e/edzzpv?quality=highest

E rëndë në Itali: Polici vret me armën e shërbimit kolegen

Një polic 63-vjeçar, Giampiero Gualandi, vrau një kolege 33-vjeçare në Anzola dell’Emilia, në provincën e Bolonjës, në selinë e policisë bashkiake të qytetit rreth orës 17:30 , duke e qëlluar atë me pistoletën e tij të shërbimit.

Viktima quhej Sofia Stefani dhe ishte e punësuar në garnizonin e Sala Bolognese. Ndërsa Gualandi ishte kthyer në shërbim në Anzola dhe në të kaluarën kishte mbajtur postin e komandantit të policisë lokale të Unionit Ndërkomunal të Tokave të Ujit.

Ai raportoi para Karabinierëve në Bolonja se “plumbi u qëllua aksidentalisht gjatë operacioneve të pastrimit të armës së shërbimit”. Një rrethanë kjo që hetuesit po verifikojnë. Nuk përjashtohet edhe motivi pasionant.

Një nga hipotezat që po shqyrtohet nga hetuesit është se origjina e ngjarjes mund të jetë edhe fundi i një marrëdhënieje romantike mes viktimës dhe vrasësit.

“Jam vërtetë zemërthyer dhe i tronditur që diçka e tillë mund të ndodhë në Bashkinë tonë, e cila është shumë e vëmendshme dhe gjithmonë në vijën e parë kundër dhunës ndaj grave. Ne jemi pranë familjes së kësaj vajze” deklaroi kryebashkiaku i Anzola Bolognese, Giampiero Veronesi.

Zvicra publikon listën paraprake për Euro 2024, 6 shqiptarë pjesë e saj

Pas Gjermanisë, Holandës e Francës edhe Zvicera ka publikuar listën paraprake për Kampionatin Europian Gjermani 2024.

Trajneri Murat Yakin duke se ka qenë shumë i paqartë dhe për këtë arsye ka ftuar 38 lojtarë, 12 më shumë nga sa lejohet të marrë me vete në Gjermani.

Pjesë e kësaj liste janë plotë 6 lojtarë me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Albian Hajdari, Uran Bislimi, Ardon Jashari dhe Andi Zeqiri.

Në njoftimin e federatës zvicerane theksohet se lista zyrtare do të vendoset në datën 7 qershor.

U shua në lule të rinisë, dalin pamjet nga aksidenti i 22-vjeçarit shqiptarit në Greqi

Mediat greke kanë publikuar momentin e aksidentit që i mori jetën 22-vjeçarit shqiptar Angjelo Saliu pak pas mesnate sot.

I riu fatkeq ishte duke udhëtuar me motor, kur për rrethana ende të paditura është përplasur me një makinë, e për rrjedhojë humbi jetën.

https://www.epovid.com/embed/64731cefb1cbc28f8baa

Në videon e publikuar nga protothema.gr, shihet momenti kur motori rrëzohet dhe përplaset në trotuar.

22-vjeçari nuk kishte veshur kokore në momentin e aksidentit. Në video ai duket që e mban kokoren në dorë. Grupi hetimor po heton rrethanat e aksidentit.

Modelja 26-vjeçare νdes gjatë Ιojës ekstreme er *tike, i dashυri vret vetën disa orë më vonë

Një balerinë 26-vjeçare nga Britania ka humbur jetën gjatë disa lojërave seksuale që bëri me partnerin e saj.

Sipas gjyqit të zhvilluar në 2022, 26-vjeçarja Georgia Brooke u mbyt nga partneri i saj i atëhershëm 31 vjeç Luke Cannon, në shtëpinë e tij në Bradford pasi të dy kishin konsumuar kokainë.

Hetimet e policisë zbuluan se dyshja kishin një marrëdhënie seksuale “eksperimentale” dhe se Brooke kishte shprehur një interes të veçantë për këto lojëra. Gjatë gjykimit u paraqitën sms që 26-vjeçarja kishte shkëmbyer me 31-vjeçarin, ku shprehej se pranonte akte të tilla të rrezikshme seksuale.

Mjeku ligjor Martin Fleming i tha gjykatës se Cannon nuk kishte në plan të vriste Brooke, megjithëse ai kishte përdorur forcë “të tepruar” në mbytjen e saj.

26-vjeçarja kishte dhënë frymën e fundit në spital, ku u dërgua pa ndjenja pasi partneri i saj kishte njoftuar autoritetet. Ndonëse fillimisht u paraqit në spital, më pas u arratis nga një dalje emergjente.

Kur policia e kërkoi për ta marrë në pyetje, ai u gjet i pajetë një ditë më vonë i varur në një vend pranë spitalit.

Familja e balerinës pretendon se sjellja e saj kishte ndryshuar që nga viti 2021 kur ajo u takua për herë të parë me Cannon, duke pretenduar se ai kishte ndikuar tek ajo deri në atë pikë sa të diktonte se çfarë rroba të vishte.

A do të b.ënte Rike Roçi s* ks me dikë që do i ofronte 1 milionë euro? Ish-banorja e BBV habit me përgjigjen

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Rike Roçi së fundmi ka qenë e ftuar në “Top Albania Radio”, ku është vënë përballë disa pyetjeve pikante.

“A do të kryeje marrëdhënie s*ksuale me një person nëse do t’i ofronin 1 milionë euro?”, është një nga pyetjet që iu drejtua.

Rike Roçi u përgjigj që “Jo”, duke shtuar se e kanë ngacmuar edhe meshkujt të pasur, por u shpreh se “nuk kanë ditur të ma marrin zemrën”.

“Po ç’i keni këto pyetje?! Jo, nuk do pranoja se një njeri mua duhet të më japë dashuri. Unë mund të jem ngacmuar dhe nga njerëz që mund të kenë pasur ekonomi shumë të lartë, por nuk kanë ditur të më marrin zemrën dhe i kam dhënë duart. Kupton? Nuk jam…nuk dua të flas fare për lekë, është pyetje shumë kështu. Për mua dashuria është diçka tjetër”, tha Rike Roçi.

E rëndë në Athinë, vdes 22-vjeçari shqiptar!

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur Nea Erithrea në Athinë, ku mbeti i vdekur një 22-vjeçar shqiptar.

Në rrethana që ende nuk dihen, motoçikleta që drejtonte 22-vjeçari shqiptar u përplas me makinën e drejtuar nga një 63 vjeçar grek.

Si pasojë e aksidentit 22-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme.

Policia po heton shkaqet e aksidentit.