Vrαυ grυan në Greqi, flet shqiptari: Nuk pendohem! Po më hante lekët me të dαs hυrin e saj

Eduart Denaj thotë se nuk pendohet që vrau gruan e tij, ditën e sotme në Athinë, Greqi.

50-vjeçari nga Vlora qëlloi me thikë disa herë gruan e tij 40-vjeçare Enkelejda Denaj, duke e lënë të vdekur në mes të rrugës pranë një dyqani.

“E vrava dhe nuk pendohem”, ka deklaruar ai në polici. Ai ka thënë se gruaja “po i hante paratë” dhe ka pretenduar se ajo kishte lidhje me burra të tjerë përgjatë viteve.

“Nuk mund ta shihja të dashurin e saj duke bërë xhiro me makinë, kishte edhe foto në Facebook”, deklaroi ai.

Eduart Danaj ishte në gjendje të dehur kur u arrestua nga policia në një godinë të braktisur ku po fshihej. Aktualisht ai po mbahet në rajonin lokal të policisë dhe më pas do të dërgohet në drejtorin e policisë së Atikës.

“Vendin tim e quaj si të dua”, kryeministri i RMV-së paralajmëron Greqinë pas reagimit të tyre ndaj presidentes së sapozgjedhur maqedonase: Ndaloni kërcënimet, mos na bëni të…

Pas deklaratave të presidentes së re maqedonase e cila gjatë betimit vendit iu referua vetëm si Maqedoni, kryeministri Hristian Mickoski sfidon Greqinë, duke thënë se është e drejta kushtetuese e vendit të quhet si të dojë.

“Prisja që fqinji ynë jugor të na uronte. Përkundrazi, për fat të keq, na treguan krahët e tyre politikë. E drejta ime personale kushtetuese është të zgjedh si ta quaj vendin tim dhe kur të bëj deklarata dhe kur të flas me ju, gazetarët, si unë ashtu edhe unë presim që presidentja Silianovska të përdorë termat Maqedoni dhe maqedonas, si në këtë mënyrë, bazuar në interpretimin tonë të Marrëveshjes së Prespës, nuk ka shkelje të marrëveshjes dhe me këtë rast u bëj thirrje miqve tanë në Greqi të ndalojnë kërcënimet, pengesat, të mos kthehen më në të kaluarën, të shikojnë nga e ardhmja”.

Ndër të tjera Mickoski i bën thirrje Greqisë që të ndalojë sulmet ndaj vendit të tij dhe nëse ka ndonjë problem të shkojë në gjykatën e Hagës.

“Nëse ata mendojnë se ne e kemi shkelur Marrëveshjen e Prespës, le të shkojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Ata mund të fillojnë një proces dhe aty do të shohim argumentet e njërës palë dhe tjetrës. Do të doja të shkoja atje”.

Çështja e emërtimit të Maqedonisë së veriut ka rikthyer krizën mes dy vendeve, që prej disa kohësh ishte tejkaluar. Ministri grek i punëve të jashtme ka thënë se një nga parakushtet për promovimin e procesit evropian është respektimi i Marrëveshjes së Prespës nga Maqedonia e Veriut.

Vraαυ me thikë bαshkëshorten në Athinë, Eduart Danaj u kap në gjendje të dehυr, detaje: Viktima mori 4 goditje vdekjeρrurëse në gjoks dhe bark

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që tronditi Athinën ditën e sotme ku shqiptari Eduard Danaj u arrestua nga policia pasi vrau me thikë bashkëshorten e tij Enkelejda Danaj.

Eduart Danaj ishte në gjendje të dehur kur u arrestua nga policia dhe ende nuk është në gjendje të japë dëshmi para policisë.

Aktualisht po e mbajnë në rajonin lokal të policisë dhe më pas do të dërgohet në drejtorin e policisë së Atikës.

Lidhur me ekzaminimin e trupit të 40 vjeçares, u gjetën plagë në qafë, në duar.

Mësohet se shkak për ndarjen nga jeta janë bërë 3 apo 4 goditje vdekjeprurëse në gjoks dhe në bark.

I zhdυkur 27 vite më parë, burri gjendet në bodrυmin e shtëpisë së fqinjit! Bën deklaratën e çuditshme kur e lirojnë (Video)

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Algjeri, ku një person i zhdukur 27 vite më parë është gjetur në bodrumin e shtëpisë së fqinjit, rreth 200 metra larg nga shtëpia e tij.

Omar Bin Omran nga Algjeria u zhduk 27 vjet më parë në vitin 1998 teksa ishte rrugës duke ikur në shkollë.

Fqinji i tij 61-vjeçar ndodhet tashmë në paraburgim pasi vëllai i tij e denoncoi në rrjetet sociale pas konfliktit që ata kishin për trashëgiminë e pronës.

Postimi alarmoi familjen e Omarit, dhe më pas policia bastisi shtëpinë duke kërkuar për djalin. Ai u gjet në një dhomë nën tokë.

Omari u mbajt në robëri nga fqinji i tij që jetonte i vetëm dhe punonte si nëpunës civil. Ai shihej shpesh duke blerë ushqime për dy persona, thanë disa dëshmitarë.

“Zyra e Prokurorit Publik mori një ankesë kundër një personi anonim që pretendonte se vëllai i ankuesit, Omar bin Omran, i cili është zhdukur për rreth 30 vjet, është në shtëpinë e një fqinji të tij, brenda një bodrumi”, tha një zyrtar i gjykatës.

Nuk është plotësisht e qartë pse Omar nuk bëri thirrje për ndihmë për gati 30 vjet.

Mediat algjeriane po raportojnë se Omar pretendoi se ai nuk ishte në gjendje të thërriste për ndihmë për shkak të një magjie që rrëmbyesi i tij i kishte bërë.

Egla nxjerr blof produksionin, flet për rastin e Alma Arazit (Video)

Nuk është hera e parë! Egla Ceno ka nxjerrë sërish zbuluar produksionin me një deklaratë të bërë së fundmi në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Ajo në një bisedë me Julin komenton ngjarjen e rëndë të vetëflijimit në lumin Buna të nënës me tre fëmijët, rasti i Alma Arrazit që tronditi mbarë opinionin publik dhe u bë kryefjalë në media.

Ndonëse në rregulloren “e rreptë” të Vëllait të Madh, asnjë informacion nga jashtë nuk mund të bëhet me dije për banorët brenda, videoja më poshtë e Eglës tregon të kundërtën dhe vë totalisht në dyshim transparencën e produksionit. Banorët mesa duket janë informuar për rastin si gjithë qytetarët e tjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 2 maj. Alma Arazi dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna, bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur, 2 vajza dhe 1 djalë. I dyshuar kryesor për krimin e rëndë është bashkëshorti i Alma Arazit, Ergys Arazi, babai i tre fëmijëve. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje, gjë që ka shtyrë 39-vjeçaren drejt aktit të vetëflijimit. Ndërkohë që sherri në familje kishte nisur prej kohësh, pasi Alma Arazi zbuloi tradhtinë e bashkëshortit.

Deri më tani, 31-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat duke u mbrojtur me pretendimin se e shoqja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Familjarët pretendojnë se Arazi kishte një lidhje tjetër jashtëmartesore, detaj që është marrë si pistë hetimi nga autoritetet.

SHIKO VIDEON KËTU

https://streamable.com/e/czelrf?quality=highest

Moti i keq “gjunjëzon” / Përmbγtjet ‘bëjnë kërdinë’ në Itali, raρortohet për të νdekυr

Italia veriore është pushtuar nga moti i keq ditët e fundit, me reshje të dendura shiu dhe përmbytje.

Mediat në Itali raportojnë se një persona ka humbur jetën në Verona si pasojë e motit të keq. Ekipet zjarrfikëse gjetën sot trupin e pajetë të një personi gjinia mashkullore nga Verona e përmbytur, sipas mediave lokale.

Autoritetet në Itali bëjnë me dije se moti ekstrem me stuhi dhe reshje të dendura pritet të shkaktojë dëme serioze në rajonin Friuli Venezia Giulia pranë kufirit me Slloveninë.

Ndërsa në të njëjtën kohë, në shumë zona të rajonit të Venetos është ndërprerë furnizimi me ujë dhe energji elektrike, ku Mbrojtja Civile mbetet në gatishmëri të lartë.

FOTO / Vrau gruan në greqi, mediat greke publikojnë videon e sherrit

Policia greke ka vënë në pranga 50-vjeçarin shqiptar Eduart Danaj, pak orë pasi vrau me thikë gruan e tij 40-vjeçare Enkelejda Danaj.

Mediat greke raportojnë detaje shokuese nga krimi i rëndë, që ndodhi pas një sherri që çifti nga Vlora kishte patur pak para ngjarjes së rëndë.

50-vjeçari e qëlloi dhe ia la thikën të ngulur në pjesën e barkut gruas së tij.

FOTO / Ky është shqiptari që vrau gruan në greqi, arrestohet

Eduart Danaj

Sakaq, mediat greke kanë publikuar një video nga kamerat e sigurisë ku ata dëgjohen teksa debatojnë me njëri-tjetrin.

Enkelejda Danaj dëgjohet teksa i thërret disa herë “largohu” dhe “ik”, ndërsa ai i përgjgjet duke i thënë “do të të vras”.

Trupi i 40-vjeçares u gjet në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous. Ajo është pikasur rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë.

Vendi i krimit

Lυfta ndaj c oνid/ Mjeku Edvin Prifti sjell studimin nga Japonia: Pas υα. ksinimit u rrit nυmri i tυmoreνe

Nga Edvin Prifti

Një studim aspak optimist vjen nga Japonia i cili evidenton rritjen sinjifikative të tumoreve si dhe vdekshmërinë prej tyre në të gjithë popullatën japoneze pas vaksinave me mRNA.

Autorët evidentojnë që vazhdimi i prodhimit të proteinës spike nga organizmi i njeriut nxit faktorin estrogjenik alfa dhe më pas ky i fundit nxit tumore të llojeve të ndryshme.

Pas lajmit që vaksina astrazeneka u tërhoq nga tregu, po jepen evidenca shkencore të tjera dhe të reja. Mesa duket dogmat duhet të rishikohen dhe analizohen. Studimet te tjera duhet të evidentojnë keto rezultate për të vërtetuar dhe përcaktuar përgjegjësitë.

Shume prej mjekëve që kundërshtuan u quajtën sharlatane sikurse prof Didier, qe propozoi hidroksiklorokinën; në disa raste u ekzekutuan sikurse prof Liam Bim në universitetin e Pitsburgut; në disa raste u gjetën të vdekur në rrethana misterioze sikurse prof Karl Plummer shkencëtari më i madh i koronaviruseve në botë; në disa raste u helmuan deri në vdekje sikurse dr Rashid Buttar; në disa raste u “vetëvranë” sikurse prof Didonna në Itali qe zbuloi plazmën hiperimune; dhe në raste të tjera u burgosën; dhe këta të fundit çuditërisht kishin akuza si korrupsion dhe evazion fiskal sikurse prof Charles Lieber shefi i departamentit të biologjisë molekulare në Universitetin e Harvardit. Se me kë më ngjan si histori!?

Shkenca nuk ka teori konspirative sicc kam dëgjuar këto kohë, ajo thjesht mbart të vërtetën dhe bashke me të edhe martirët e heshtur të saj. Shkenca dhe e vërteta ka vetëm një problem, atë mund ta shtypesh për një fare kohe, mund edhe t’a fshehësh por kurrë nuk mund ta tjetërsosh pasi shkenca dhe e vërteta është drita. Scientia est veritas! Galileu pasi mohoi gjithshka për të shpëtuar jetën e tij nga Inkuizicioni i Torquemades tha për Tokën: Eppur si muove – Ajo paska lëviz duke iu drejtuar planetit Tokë.

Kujdes, inkuizicionet ndërtohen për të shkatërruar të vërtetën dhe mbi të, të ndërtojnë skllavërinë dhe humbjen e lirisë.

Boksieri me famë botërore humbet dhjetra ndjekës serbë, pasi publikoi flamurin shqiptar!

Boksieri i famshëm amerikan Ryan Garcia ka lënë të habitur mijëra ndjekës në rrjetet sociale pasi ka shpërndarë një “emoji” të flamurit shqiptar.

Garcia, i cili ka një rekord prej 31 fitoresh në boksin profesional, nga të cilat 15 me “KO”, e postoi në rrjetin social “X” një simbol të flamurit kuqezi, pa ndonjë kontekst shtesë.

Kjo bëri që shumë nga 1 milionë fansat e tij të habiten, duke menduar se ai mund të kishte vizituar Shqipërinë, apo të kishte vendosur të ndeshej me ndonjë boksier shqiptar.

Në postimin e tij nuk kanë munguar edhe komentet nga fansat e tij serbë, të cilët të “frustruar” i thonë se nuk do e ndjekin më.

Ndërsa qindra shqiptarë të tjerë i kanë lënë komente pozitive.

Skandal në Fakultetin Ekonomik të Tiranës, pedagogët me gjuhë rrugaçësh në grupin e whatsapp!

Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Tiranës është përfshirë në një skandal të vërtetë ku pedagogët zihen me njeri-tjetrin në rrjetet sociale duke përdorur një gjuhë rrugaçësh. 

Media blind.al ka publikuar mesazhet në grupin e komunikimit në whatsapp ku nëse nuk do të dihej fakti që janë pedagogë do të dukej sikur disa adoleshentë shahen me një gjuhë ordinere. 

Vendi i edukimit ku qytetarët paguajnë taksat dhe çojnë fëmijët e tyre për tu shkolluar dhe për të dalë në jetë, mund të thuhet me plot gojën se është kthyer në një arenë ku pedagogët shahen nga gratë./Marrë nga blind.al