Ervin Karamuço thirrje drejtorit të qarkut të Fierit: Jep dorëheqjen, atje janë marrë peng shefa krimesh!

Ervin Karamuço ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Top Story” të Grida Dumës, ku ndër të tjera, u diskutua vrasja e ndodhur në Baltëz të Fierit.

Pas dorëzimit të autorit, Azgan Mërnicës, profesori i kriminalistikës foli me tone të ashpra për policinë e shtetit.

Ai deklaroi se drejtori i qarkut të Fierit, Lorenc Panganika duhet të japë dorëheqjen. Vrasja e policit, Novrus Cenalia ka shokuar mbarë opinionin publik.

Uniformat blu në vend kërkuan për ditë me radhë për gjetjen e autorit, por pa mundur ta arrestojnë. Për këtë, Ervin Karamuço u shpreh:

Më duhet të them një të vërtetë. Ajo zona aty (Fshati Sulaj) është një trekëndësh i madh në zonën e Fierit ku ka gjithë kohën grupe të armatosura të këtyre djemve nga 20-25 vjeç. Nuk ka një kontroll për armë në këtë zonë, u bënë kaq muaj. Si i lë këta ti? Çfarë pret të ndodhë ti? Ju e dini që Fieri ka marrë peng shefa krimesh. Pra këta e kanë içik atë kapadaillëkn dhe arrogancën edhe për t’u sjellë keq me policinë.

Këta kanë ardhur deri në këtë pikë që i kanë bërë karshillëk këtij shteti, këtij komisariati dhe kësaj drejtorie të policisë derisa në komoditet të plotë arrijnë të negociojnë me policinë… Kush negocion me kriminelin?

Me kriminelët nuk negociohet. Është parim ndërkombëtar. Nëse ti negocion, e ke dorëzuar policinë. Atë uniformën e atij dëshmorit merre hidhe gjëkundi. Jo! Unë nuk e pranoj këtë. Dhe ky nuk është sukses. Ky është dorëzim i policisë.

Nëse ka një akt moral të ndërgjegjshëm të një institucioni, duhet të dalë drejtori i qarkut të Fierit, Lorenc Panganika që duhet të thotë: “O popull i nderuar. U ndërmor ky operacion. Nuk patëm sukses, negociuam”. Dhe të thotë me transparencë, çfarë përfaqëson ajo zonë? Sa rrezikshmëri ka ajo zonë?

Pse mbahet ajo zonë jashtë vëzhgimit? Një çikë të moderuar dhe të përkëdhelur të policisë së shtetit. Pas kësaj, të shkojë të shikojë punën ku e ka”, përfundoi Ervin Karamuço.

Vrasja e shqiptares nga bashkëshorti në Athinë, reagon kryeministri grek, Mitsotakis

I pyetur për vrasjen e 40-vjeçares shqiptare në Menidi mëngjesin e së enjtes, kryeministri grek, KYriakos Mitsotakis theksoi se “po bëjmë një përpjekje të madhe nga njëra anë duke trajnuar policinë për të menaxhuar siç duhet këto incidente, po bëjmë një fushatë informuese në mënyrë që gratë të dinë se mund t’u drejtohen autoriteteve për mbrojtje.

Këto politika nuk do ta zgjidhin problemin por do ta reduktojnë në mënyrë drastike. U bëj thirrje grave që të përdorin edhe strukturat pritëse, sepse kur nuk ka strehim të sigurt, gjërat mund të jenë potencialisht të rrezikshme”.

Në 5 vitet e fundit nga 2020 deri tani në Greqi kanë ndodhur gati 100 raste të femicidit. Vrasja e 40-vjeçares është rasti i 6 për 2024.

Lajm i mirë për shqiptarët/ Miratohet marrëveshja, njohje reciproke e lejeve të drejtimit me këtë shtet

Këshilli i Ministrave miratoi sot marrëveshjen me shkëmbim notash për konvertimin e lejeve të drejtimit me Moldavinë.

Marrëveshja parashikon se mbajtësit e lejedrejtimit të vlefshme të kategorive AM, Al, A2, A, B1, B, BE, Cl, C1E, C, CE, Dl, D1E, D dhe DE, të lëshuara nga autoritetet kompetente të Shqipërisë, në çdo kohë pas hyrjes në territorin e Moldavisë dhe pasi pajisjen me “leje qëndrimi”,

mund të konvertojnë lejen e drejtimit shqiptare në një moldave, dhe anasjelltas, në të njëjtën kategori, pa iu nënshtruar testit teorik apo praktik.

Rritja e numrit të shteteve me të cilat Shqipëria ka një marrëveshje aktive për konvertimin e lejeve të drejtimit, tregon se procedurat për fitimin e kategorive të ndryshme të lejes së drejtimit të lëshuar nga DPSHTRR, janë në përputhje të plotë me Direktivën e Parlamentit Europian për lejet e drejtimit duke përmbushur nivelet e sigurisë rrugore të krahasueshme me ato të Bashkimit Europian.

“Duhet të dijë të lexojë”/ Fituesi i “BB” shpërthen ndaj Romeos: Do të jetë traumë në shoqërinë shqiptare nëse fiton ai

Anaid Kaloti ka deklaruar se nëse e fiton aktori Romeo Veshaj këtë edicion të tretë të reality show-t, ‘do të ishte një traumë për shoqërinë shqiptare’.

Teksa ishte mëngjesin e kësaj të enjte i ftuar në emisionin “Wake Up” ai ka analizuar lojën e 6 banorëve që kanë ngelë tashmë në shtëpinë e“Big Brother VIP3”.

“Romeo është një djalë që hyn në shtëpinë e Big Brother me një fanbase nga mbrapa. Ka 20 vite në ekran, prime time dhe ne e dimë efektin e gjithë kësaj. Simpatik është, njerëzit e pëlqejnë për atë që është. Ka luajtur kartën e të mirit dhe të keqit, por që sipas mendimit tim, do ishte një traumë e madhe e shoqërisë nëse do t’a fitonte Big Brother-in Romeo. Sepse unë mendoj që në profesionin që është, së pari ai duhet të dijë të lexojë. Për sa kohë Romeo nuk artikulohet mirë para letrës, më bën të mendoj që nuk e meriton t’a fitojë atë lojë.

Nëse Romeo do t’a fitonte, shumë njerëz nga Big Brother kam përshtypjen do ishin të zhgënjyer. Edhe pse rrota e fatit e ka sjellë në një moment ku Romeo mund të jetë një nga fituesit. Suksesi i Romeos ka marrë një lidhje aty dhe ka ec me atë deri tani. Ka krijuar një lidhje me Heidin, lidhja shet te publiku. Jemi një publik telenovelash. Historia e dashurisë shet gjithmonë”, tha Anaid Kaloti.

Vëllai i Azgan Mërnicës i vrau të birin, Selimi: Na kërcënojnë çdo ditë

Vrasja e policit solli edhe njëherë në vëmendje historinë e Dukate Selimi, nënës së 23-vjeçarit Florian Selimi i vrarë më 2019 nga Ker Mërnica, vëllai i vrasësit të efektit të forcave “Shqiponjë” dhe nga Sadri Selaci. Autorët u dënuan me 19 vite burgim, por nëna e Selimit pretendon se nuk e mori kurrë drejtësinë e saj.

E ftuar në një studio televizive, nëna e 23-vjeçarit të ndjerë ka deklaruar se familja e saj kërcënohej vazhdimisht nga familjarë të Mërnicës. Ajo theksoi se edhe aktualisht familjarë të Mërnicës gjuajnë natën me breshëri automatiku në ajër, duke i përdorur në vend të fishekzjarrëve.

“Fatkeqësisht gjërat erdhën nga mosfunksionimi i policisë në atë zonë. Ne e kemi treguar në polici, por kjo e fundit nuk të merr as kallëzimin. Ne kemi pasur kërcënime me armë, aty kërcet arma natën si në ’97. Në vend të fishekzjarrëve ata përdorin automatik me breshëri dhe aktualisht”, tha ajo.

Dukate Selimi u shpreh më tej se familja e Mërnicës dhe familjarë të tjerë të tyre, ishin tepër problematikë në zonë dhe jo pak herë vidhnin edhe bagëtitë e bashkëfshatarëve.

“Kur kam shkuar në Sulaj të Fierit shkova të mbushja ujë dhe në momentin që ka ardhur një vendali, hiqe bidonin se erdhi kosovari. Pastaj jemi përplasur me ta, nuk ja kemi lëshuar rrugën, sepse ata vidhnin bagëtitë në stallë. Nëse na i kanë marrë, kemi shkuar ua kemi marrë”, rrëfeu ajo.

Dukate Selimi risolli edhe njëherë në vëmendje momentin kur bashkëshorti ka gjetur të vrarë djalin, dhe ruajtjen e trupit të tij nga dy fëmijët e mitur të fisit Mërnica.

“Djali ishte duke rregulluar makinën nuk e dinte që kishte agresor që do e vriste. Kam komunikuar në 9 pa 8 minuta. Ai ka qenë duke rregulluar gomën e makinës dhe ka qenë me cigare në gojë në momentin që e kanë goditur me grusht në fytyrë dhe i ka rënë dhe cigarja në tokë të cilën e kemi gjetur dhe e kemi mbajtur. Edhe syzet i kemi gjetur ne, njollat e gjakut i kemi gjetur ne, letrën që është lënë në kanal e kemi gjetur ne.

Policia e Shtetit nuk ka ndërhyrë fare për të bërë asnjë kërkim.

Në 9 e pak e kam telefonuar dhe nuk ka dalë, i kam telefonuar disa herë, por thash mos është duke punuar.

I thashë burrit që djali nuk e ngre telefonin, ka shkuar burri me motor dhe ka gjetur dy çuna të fisit të tyre duke para poshtë urës. Kishin lënë dy fëmijë ku po ndaloj trupi i djalit tim se e kishin hedhur në kanal.

Kur i ka pyetur burri a e keni parë Florianin, kanë thën jo. Por burri e ka kuptuar menjëherë skenën që kemi të bëjmë me vrasje. se ne e kemi ditur që ata do hakmerren se djali më thoshte mami ata më shohin keq, me egërsi. Kisha dhe parandjenjën që djalin do e vrisnin. Unë erdha në Tiranë, e çova në punë, por fatkeqësisht kisha burrin dhe vjehrrën në Fier dhe u shkëputa dhe unë pastaj. U mundova ta largoja, por u kthyem prapë. E kisha parandjenjën se do ma vrisnin”, përfundoi ajo.

Ekspertja: Vetëm dy shtete mund t’i mbijetojnë një lufte bërthamore, do binte borë për 10 vjet

Teksa bota është e përfshirë në disa konflikte të ashpra dhe tensionet janë rritur kohët e fundit mes shteteve, gjithnjë e më tepër është folur për mundësinë e një lufte bërthamore.

Ajo që dihet me siguri, është se nëse do të ndodhte, do të rezultonte katastrofike për njerëzimin.

Brenda vetëm 72 orëve do të vdisnin plot 5 miliardë njerëz, sipas gazetares investigative të New York Times Annie Jacobsen.

Kjo e fundit ka shpenzuar vite të tëra duke studiuar efektet e mundshme të një lufte bërthamore, dhe sipas saj, janë vetëm dy shtetet që kanë mundësinë më të madhe t’i mbijetojnë.

Ekspertja: Vetëm dy shtete mund t’i mbijetojnë një lufte

Gazetarja e New York Times Annie Jacobsen

Arsyeja e katastrofës së madhe globale është se lufta nukleare do të çlironte një tym gjigant të zi që do të mbulonte kontinente të tëra, duke penguar rrezet e Diellit e duke shkaktuar kushtu një mini-epokë akullnajore.

“Shumica e botës, sigurisht që lartësitë e mesme do të mbuloheshin me shtresa akulli…vende si Ioëa dhe Ukraina do të kishin vetëm borë për 10 vjet”, u shpreh ajo.

Ajo tha se për bujqësia do të dështonte, e për rrjedhojë do të vdisnin shumë njerëz.

“Përveç kësaj ka edhe helmim nga rrezatimi sepse shtresa e ozonit do të dëmtohet dhe shkatërrohet aq shumë sa nuk mund të qëndroni jashtë në rrezet e diellit, njerëzit do të detyrohen të jetojnë nën tokë”, u shpreh ajo.

Jacobsen tha se profesori Brian Toon, një ekspert kryesor në shkencën e klimës dhe atmosferës, i tha asaj se vetëm dy vende mund t’i mbijetojnë potencialisht një dimri bërthamor, Zelanda e Re dhe Australia, të cilët mund të ‘mbajnë të gjallë bujqësinë’.

Kush janë dy motrat nga Tirana që u kanë vjedhur zemrat Gavin Rossdale dhe kitaristit të Korn?

E dashura e re e Gavin Rossdale ka bërë namin, për shkak te ngjan me këngëtaren e famshme, Gwen Stefani. Sigurisht, ne u bëmë kuriozë dhe pamë se vajza në fjalë e ka emrin Xhoana, një emër i përdorur gjerësisht në Shqipëri. Më pas, edhe mbiemri, Xheneti. Menduam “epo kjo do jetë shqiptare” dhe ashtu doli. Kërkuam për Xhoanën dhe pamë se edhe motra e saj, Evis Xheneti, është e martuar me kitaristin e KORN.

Tani, po ju tregojmë pak më shumë!

Rossdale publikoi në mars të këtij viti një foto me Xhoana X në Instagram, një muaj pasi u paraqitën bashkë në një event. Të gjithë vunë re se e dashura e tij i ngjan ish-gruas së Gavin, Gwen Stefani, me të cilën ai ka edhe tre djem: Kingston, Zuma dhe Apollo.

Kush janë dy motrat nga Tirana që u kanë vjedhur zemrat Gavin

XHOANA DHE GAVIN

Për një intervistë në podkastin “Amy & T.J.”, ai tha se ishte i pari që kërkoi kontakt me Xhoanën. “Asokohe, nuk po kërkoja një të dashur”, u shpreh ai, por nuk e dinte se gocat shqiptare ta marrin kalanë nga brenda. Ai dhe Xhoana kanë një të përbashkët të rëndësishme: Adhurojnë muzikën.

Xhoana X ka lindur në Tiranë dhe është këngëtare. Në një intervistë në vitin 2021, ajo u shpreh: “Pra, unë kam lindur në Tiranë, Shqipëri. Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë dhe unë jam rritur në një vend post komunist. Kur isha e vogël, mund të shihja më në fund ca kanale të vendeve të tjera, si MTV dhe gjëra të ndryshme. Ndërsa, gjenerata e prindërve të mi jetonin në një regjim komunist dhe s’mund të bënin asgjë nga këto”, tha Xhoana.

“Erdha në SHBA pasi prindërit e mi u divorcuan. Mami fitoi lotarinë e dhe unë erdha me të. Ajo është një nënë beqare dhe kam edhe një motër. Kështu që, u shpërngula në SHBA dhe pësova një shok kulturor”, vijoi këngëtarja.

Kush janë dy motrat nga Tirana që u kanë vjedhur zemrat Gavin

XHOANA DHE GAVIN

Xhoana X është rritur në Tiranë, Los Angeles dhe New York dhe ka eksperimentuar me disa rrymë muzikore. Ajo ka folur për frymëzimet e saj në muzikë, ku ka treguar se ka qenë e ekspozuar në kultura dhe ndryshime të shumta. “Kur erdha këtu (në SHBA) në vitin ’96, dëgjohej Tupac, Biggie dhe No Dount, më pas Prodigy dhe Radiohead patën një ndikim të madh, për të cilin jam shumë mirënjohëse. Mendoj se i dëgjoni të gjitha në muzikën time – qëndrimin, rebelimin, nostalgjinë, ndjeshmërinë”.

Në vitin 2021, ajo publikoi një album të quajtur “The Villain”, më pas, edhe një EP me emrin “Girlgun” (2023). Ajo u shpreh për Lady Gunn në vitin 2020 se dashuria e saj për muzikën buron nga krijimi i poezive kur ishte fëmijë.

“Nisa të shkruaja poezi në një moshë shumë të re dhe më pas, në gjimnaz, ato u bënë tekste. Mandej, nisa të shkruaja me producentë të ndryshëm dhe tekstet përfunduan në muzikë”.

Xhoana dhe Gavin janë të lidhur që prej vitit 2023. Këngëtari i “Glycerine” e ka bërë marrëdhënien e tyre publike në Instagram në mars të 2024, ku shfaqej duke darkuar me të dashurën. “Hej, më në fund hëngra një darkë ditëlindjeje me të dashurën time. Gëzuar, për një vit të mbushur me magji për ty”, shkroi ai.

Kush janë dy motrat nga Tirana që u kanë vjedhur zemrat Gavin

XHOANA DHE GAVIN

Nga ana tjetër, Xhoana e ka bërë të qartë që ka qenë e lidhur me Rossdale, pasi në Instagram-in e saj ka publikuar një album fotosh, në të cilat shfaqej edhe këngëtari.

Xhoana është shumë e lidhur me motrën e saj më të madhe, Evis Xheneti. Evisi është artiste dhe është e martuar me kitaristin e grupit të famshëm Korn, James Shaffer, i njohur me nofkën “Munky” dhe së bashku kanë tre fëmijë. Evis dhe James janë të martuar që prej vitit 2012.

Kush janë dy motrat nga Tirana që u kanë vjedhur zemrat Gavin

EVIS DHE JAMES

Ato kanë qenë bashkë në disa udhëtime, si dhe kanë shijuar nga afër koncertet e Madonna-s.

Evis Xheneti është më private në jetën e saj, ndaj informacionet janë pak të cunguara. Ajo ka lindur më 22 gusht 1979, në Tiranë. Evisi është aktore, e njohur për rolet e saj në “The O.C”; “My Sexiest Year” dhe “Hell Hath No Furry”.

Kush janë dy motrat nga Tirana që u kanë vjedhur zemrat Gavin

EVIS DHE JAMES

Ajo mori propozimin nga i shoqi në vitin 2011 në Paris, në majë të kullës Eiffel dhe një vit më vonë, kurorëzuan dashurinë në një dasmë tipike të vitit 1920, e cila ishte më intime dhe kishte pak të pranishëm, kryesisht të afërm dhe miq. Sigurisht, edhe anëtarët e Korn./Anabel.al

Gazeta gjermane Die Welt: Grekët nuk janë grekët e vërtetë, shkatërruan edhe më parë rendin Europian

Gazeta gjermane pranë partisë konservatore të Angela Merkel, Die Welt paralajmëron se “Greqia e ka shkatërruar edhe më parë rendin Europian” dhe “ka ringjallur teoritë racore të nazistëve”, në një artikull ku citohet historiani Jakob Philipp Fallmerayer, i cili ka thënë se “grekët nuk janë grekët e vërtetë”.

Sipas gazetës Die Welt, situata në Greqi nuk është vetëm ekonomike por edhe historike.

Në artikull thuhet se “grekët e kanë shkatërruar dhe më parë ekonominë europiane” dhe se grekët e sotshëm nuk janë pasardhës të civilizimit antik Grek, por një miks i sllavëve, turqve, bizantinëve dhe shqiptarëve.

Më tej në artikull citohen fragmente nga libri i historianit Fallmerayer “Geschichte der Halbinsel Morea während des Mittelalters” ku thuhet se popullsia greke u zëvendësua gjatë periudhuës së dyndjeve slave (350-800 pas Krishtit).

Raca e Helenëve u zhduk nga faqja e Europës. Bukuria fizike, inteligjenca intelektuale, harmonia dhe thjeshtësia, arti dhe konkurenca u zhdukën nga faqja e kontinentit. Asnjë pikë gjaku grek nuk rrjedh sot në venat e të krishterëve prezent në Greqi”, shkruan Fallmerayer.

Madje gazeta shkon edhe më tej duke propozuar që anëtarësimi në Bashkimin Europian të kryhet vetëm në bazë të analizave të ADN-së. “Grekët që sot pretendojnë se janë pasardhës të Perikliut dhe Sokratit, nuk janë gjë tjetër veç një miks turqish, sllavësh, bizantinësh dhe shqiptarësh”, thuhet në artikull.

Louis Arnaud: Shqipëria është më e lashtë se vetë Europa

Është një letër e shkruar për gazetën franceze “La Croix”‘ (“Kryqi”), nga i dërguari i posaçëm i saj në Athinë jo më larg se tre ditë pas fillimit të mbledhjes së Konferencës të Ambasadorëve në Londër më 16 dhjetor 1912, kur Shqipëria e Ismail Qemalit kishte shpallur tashmë pavarësinë e saj de facto et de jure që prej një muaji, duke i shpëtuar mrekullisht vorbullës përpirëse greko-serbe-malazeze për ta gllabëritur.

Megjithëse ishte nënshkruar armëpushimi i luftës së parë ballkanike, përsëri, përplajsa e interesave të fuqive të kohës në Ballkan, si dhe shovinizmi greko-serb gjithnjë e më agresiv po paralajmëronin tashmë tallazet dhe furtunat e Luftës së parë botërore. Sakaq, vitale për Shqipërinë, si shtet i ri i pavarur, ishte përcaktimi i kufijëve të saj gjeografikë, për t’i dhënë fund copëtimit të trojeve historike e etnike shqiptare, filluar që me traktatin e Shën Stefanit dhe pasuar me Kongresin e Berlinit, kur Shqipëria etnike u masakrua.

Nuk kemi gjer më sot të dhëna se kush është gazetari Louis Arnaud (ndoshta është dhe pseudonim), por nga sa shkruan, ka njohuri disi të sakta për kombin historik iliro-shqiptar, megjithëse brenda optikës së tij të kufizuar, pa i shpëtuar paragjykimeve të kohës, interesave politike të caktuara dhe qëndrimeve gjoja diplomatike në dy karrige, po ku, për fat të keq, të shkon skiç prapanica. Thotë ca të vërteta, thotë dhe ca të pavërteta.

Dhe në fakt, nuk i zë në gojë pashalliqet e mëdha historike shqiptare nga Janina në Shkodër, me vezirët e tyre që ishin mbretër e shkuar mbretërve në tokat shqiptare, ndonëse këta nuk “e menduan” hollë e gjatë të bashkonin Shqipërinë gege e toske në katër vilajetet shqiptare të Turqisë europiane (vilajetet e Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës) që përmbanin kufijtë e Shqipërisë së vërtetë etnike dhe jo Shqipërinë e Madhe, sikundër shpallet ende edhe sot nga propaganda sllavo-greke.

Po ashtu, duke dashur të kundërshtojmë pretendimin e Louis Arnaud se shqipja e kohës së tij nuk është ende një gjuhë e shkruar, siç transmeton Shqiptarja, po kufizohemi në faktin e thjeshtë se shqipja e shkruar me germa latine është përuruar me “Formulën e pagëzimit të Pal Engjëllit më 1462” (në periudhën e epopesë kastriotase), ndërkohë që murgu frëng Guillaume Adam fakton se që më 1332 (në Directrium adpassagium… ) “Albanienët (shqiptarët) në librat e tyre përdorin shkronjën latine”, pikërisht në po atë periudhë të Mesjetës së hershme kur po fillonte të shkruhej edhe vetë gjuha frënge.

Nuk po zëmë këtu në gojë “Mesharin” e Gjon Buzukut dhe veprat e Budit, Bogdanit, Kristoforidhit me shokë. Sa për çështjen e alfabetit dhe të librit shqip, i qenësishëm ky me pikatore para pavarësisë, ai ka të drejtë, duke patur këtu parasysh rolin e madh të librit në zhvillimin historik të kombeve të zhvilluara.

Një tjetër ide e autorit në atë mbarim fatlum e rilindës të 1912-ës shqiptare tërheq vëmendjen: Shkupin, ai e quan trevë shqiptare dhe kurrfarë dyshimi po ashtu për Himarën shqiptare, ndonëse aty flitet edhe greqishtja kur, në fakt, më shpirtërorja e vetë atij populli, kënga e famshme himariote, vallja, veshja, vetë historia e dokumentuar flasin për etnogjenezë të mirëfilltë shqiptare të gjithë asaj treve të famshme të Bregut, aq shumë e lakmuar historikisht me “Malet e Shqipërisë” të tablove të famshme të Lear parë që nga Korfuzi.

Sot, në Europën e Bashkuar dhe drejt saj, kufijtë e Shqipërisë, kufijtë e Kosovës as që vihen më në dyshim, tokë e det bashkë. Në dyshim përgjues vazhdojnë të mbeten lakmitë, lëpirjet dhe jargavitjet nostalgjike greko-serbe mbi trevat e lashta shqiptare, si dhe krejt bagazhi i rëndë i paragjykimeve historike që ato mbartin me vete.

Letër nga Athina e Louis Arnaud

Athinë, 19 dhjetor [1912]

Shqiptarët që lexojnë Shekspirin – njoh nja katër a pesë -, prej disa javësh e kanë patur të pamundur për të mos sjellë e risjellë në mendje monologun e famshëm të Hamletit To be or not to be, that is the question. Për ta çështja që shtrohej ishte: A do të jetë Shqipëria një mbretëri e pavarur, apo serbi a greku, pavarësisht nga përpjekjet e Vienës apo Konsultës [Italisë] do të vërsulen për të copëtuar territorin e saj?

Por, së pari, ç’është në të vërtetë Shqipëria? Pyetje e çuditshme, të themi. Por jo dhe aq sepse, megjithëqë hasen shqiptarë kudo në Ballkan, nga perëndimi i Vardarit gjer në rrethinat e Athinës dhe në pjesën veriore të Peloponezit drejt Kanalit të Korinthit, Megarës dhe ishujve, ku që prej tre shekujsh ata përbëjnë bazën e popullsisë, prapë është tepër e vështirë të përcaktohen teorikisht kufijtë e një vendi që do të mbante emrin Shqipëri.

Me përjashtim të kohës së Skënderbeut, shqiptarit Gjergj Kastrioti i Krujës, që luftoi si hero epopesh kundër turqve të Muratit, nuk ka patur kurrë mbretëri shqiptare. Dy a tre vjet pas vdekjes së tij, që ndodhi në Lezhë më 1466 [1468], trupat turke rinisën pushtimet e tyre.

Po ashtu, sa më thellë të futemi në histori, do hasim shqiptarët. Janë banorët më të hershëm të gadishullit dhe dorët, që pushtuan Greqinë në shekullin XII [p.e.s.] duke i dhënë fund qytetërimit kretë me themelimin e fuqisë së Spartës, ishin, brenda të gjitha gjasave, një fis shqiptar zbarkuar nga Epiri drejt Jugut. Mbreti Pirro ishte shqiptar. Dijetari Momsen i përafron me pellazgët dhe me fiset italoste. Në atë kohë të largët, ata mbushnin krejt Maqedoninë.

Dhe maqedonët, që shtinë në dorë, me Aleksandrin në krye, Greqinë e Jugut, Egjiptin dhe Azinë, për aq sa njihej kjo e fundit, ishin pasardhësit e tyre. Por, mjaft t’i thuash një heleni, as më shumë e as më pak që “Filipi, Aleksandri dhe Aristoteli ishin shqiptarë”, e veç kur do ta shohësh të iki nga mendja apo të arrijë kulmin e shovinizmit.

Një mbrëmje, kur isha në Apirantos për ekskursion, i lodhur pas një marshimi tërë ditën nën diell dhe nëpër dhiare, apo në shtigje mushkash, me potinat që m’u bënë copë, pyeta një naksiot: “Ishulli juaj është i banuar që prej tremijë e pesëqind vjetësh, apo jo? – Oh, ma ktheu, shumë më tepër! Naksiotët janë bij të pellazgëve, të atyre pellazgëve hyjnorë, siç thotë Homeri. – Bukur, thashë, po si shpjegohet atëhere që, pas kaq e kaq shekujsh, ju ende nuk keni ndërtuar në ishull as edhe një rrugë të vetme?” Më nguli ca sy të çuditshëm, por jo gjatë, për të më thënë: “Po ne këtu s’jemi në Europë dhe s’kemi nevojë për rrugë!”

Kurse tek shqiptarët, ca më keq akoma. Që prej katër mijë vjetësh a më shumë, ata flasin gjuhën e tyre dhe ende nuk e shkruajnë atë. Shqiptari kurrë nuk ka shkruar dhe kurrë nuk ka patur një libër të tij, si fshatari grek apo muzhiku sllav. Nuk po flas për libra modernë botuar nga propaganda italiane, greke, madje edhe turke me synim politik.

Folkloristë të Athinës dhe Epirit kanë botuar me germa greke këngë shqipe dhe rrëfenja popullore. Por alfabeti grek i përdorur në shqip është i pamjaftueshëm sepse i mungojnë dy a tre germa, j dhe v, për shembull. E njëjta vërejtje vlen edhe për turqit në përpjekjet e tyre.

Po e njëjta vërejtje dhe për librat shqip të shtypur me germa latine. Shqiptarë të greqizuar, që flisnin me lehtësi pothuaj të barabartë frëngjisht, greqisht e shqip, si lexuan një faqe të një broshure shtypur në Siçili, më thanë: “E kuptojmë si gjuhë, si të kuptonim greqisht me germa franceze. Për ne është një ortografi artificiale dhe shumë nuanca të shqiptimit shqip nuk jepen. Por librat shqipe që përdorin germat greke janë shumë më të vështira për t’u kuptuar”.

Dhe kësaj mungese të një alfabeti praktik shqip i duhet shtuar dëmtimi i kësaj gjuhe gjatë tridhjetë shekujsh nga ndërhyrje dukurish të tilla që e ndryshojnë pa kuptuar fonetikën, si dhe nga prurja e vazhdueshme e fjalëve greke, turke, serbe, italiane apo nga të gjithë popujt me të cilët shqiptarët kanë qenë në lidhje. Nga Shkodra në Himarë, gjuha vjen e ndryshon, ose të paktën në drejtim të prapashtesave dhe të shqiptimit, sepse Himara pothuaj është greqizuar. Po kush do të jetë gjuha e vërtetë? Ja pra vështirësitë për ortografinë. Dhe vetë kjo fjalë, “ortografi”, a është shqip? Shohim kështu të kapen pas njëri-tjetrit filologë, gjuhëtarë dhe gramatikanë.

E megjithatë, gjuha shqipe ekziston, e pasur me poezi shpërthyese, me përralla gjithë fantazi, me këngë djepi gjithë ngrohtësi, me këngë vaji, satirike a humoristike, si në llojin e pastishit të famshëm të Prosper Merimesë, apo me këngë dashurie e luftarake, që kujtimet e çmuara i kanë regjistruar prej shekujsh të paprekura në kujtesën e këtyre fshatarëve dhe malësorëve kaçakë që kurrë nuk kanë shkruar a lexuar një rresht të gjuhës së tyre. Ja pse ekziston nje Shqipëri.

Por këtë, nuk duhet t’ua kërkosh as grekëve që, ashtu si serbët e reduktojnë në një shirit toke midis liqenit të Ohrit dhe detit Adriatik, as diplomatëve të Romës apo të Vienës, që kanë arsyet e tyre për ta zgjeruar sa më shumë. Më treguan një hartë austriake ku fjala “albanien” fillon në zemër të Malit të Zi, kur ky vetë aq i ngushtuar, dhe përfundon në det, më poshtë se ishulli i Korfuzit. Me një fjalë, krejt bregu nga gjiri i Kotorrit në gjirin e Artës.

Ç’përfitim për Austrinë sikur sulltani të kishte njohur me një marrëveshje të fshehtë protektoratin e saj në tërë këtë breg mbi treqind kilometra të gjatë!
Shqiptarët e idesë së madhe, sepse ka gjithashtu një ide të madhe shqiptare nuk do të guxonin të pretendonin aq shumë. Shqipëria e madhe për ta është një territor i kufizuar nga një vijë shumë e çrregullt, me pikënisje Artën e Epirit, për t’u ngjitur në drejtim të Manastirit, pastaj drejt Shkupit, Gjakovës, dhe që andej drejt Shkodrës, kryeqyteti i tyre i vërtetë.

Dhe pretendimet e tyre mbështeten mbi një arsyetim shumë të habitshëm: “Gjithë vendi ku flitet shqip, është i yni, më thotë G., një shqiptar himariot. Në fakt, gjuha jonë, si më e vjetra, përherë e më shumë është prapsur nga gjuhët e reja, duke i lënë vendin greqishtes ose serbishtes. Nuk po flas për turqishten, ndaj së cilës është e kollajtë për t’u mbrojtur. E megjithatë, në Artë e në Janinë, madje edhe në perëndim të Manastirit e në Shkup flitet në radhë të parë shqip…”, thotë G., dhe këtu kuptohet përfundimi.

Nisur nga ky arsyetim, unë mund edhe t’i përgjigjesha: “Dafni, dhjetë kilometra larg Athinës, Menidhi, Eleusias [Elefsina] dhe ishujt më grekë nga vetë Athina, Salamina, Egineja dhe Porosi, ku vdiq Demosteni, qenkan ahere shqiptare”. Po a ia vlente? Më mirë të dëgjoja. Sepse të paktën, kështu mëson diçka.

Një tjetër, me mendim më të moderuar, që kërkon thjesht Shqipërinë, dhe jo Shqipërinë e madhe, përshkon me gisht një vijë mbi hartë. “Shqipëria, thotë ai, kufizohet nga një vijë që do duhej të nisej nga pika më veriore e liqenit të Shkodrës, drejt Prizrenit, dhe që andej drejt Shkupit, dhe nga Shkupi shqiptar, duke lënë në të djathtë Manastirin, do t’i binte qark nga Jugu dy liqeneve të Ohrit e të Prespës gjer në jug të Haxhii-Sarandës përmbi detin Adriatik [Jon]. “

Po mua nuk më takonte në këtë mes të flisja, për më tepër që, për mendimin tim të ndrojtur, vetë Shqipëria nuk e di ku ndodhet me saktësi brenda kufijëve të saj, ndonëse ekzistenca e saj është mëse e sigurt.

Veçse është për të ardhur keq për paqen europiane dhe për zhvillimin industrial e tregtar të popujve të vegjël ballkanikë që Austria, e mbështetur nga ambiciet e pashpallura të aleates së saj, megalomanes Itali, dhe nga bajonetat gjermane mbron dhe nxit pretendime të tilla.

Që pas sukseseve të tyre të para dhe para se Austria ta shpallte tabu bregdetin adriatik, aleatët, për fat të keq, zunë e hallakateshin përherë e më shumë. Dhe, së bashku me ta, edhe ne. Malazezët merrnin vijën Alesio [Lezhë] – Skutari – Gjakovë, serbët vijën Shkup – Prilep – Durrës dhe grekët vijën Manastir – Vlorë. Shqipëria vazhdonte të ekzistonte me Elbasanin dhe fushën e tij të pasur vaditur nga Genusosi [Shkumbini], me Beratin, apo me Beogradin e arnautëve, aq shumë e tkurrur. Dhe ja ku Shqipëria shpall sot pavarësinë e saj dhe Austria ua ndalon serbëve dorën mbi Durrësin, dhe Italia, nga ana tjetër, grekëve mbi Vlorën. Të plotëfuqishmit e Londrës do kenë kështu një problem të koklavitur për t’u zgjidhur.

Si përfundim, Shqipëria ekziston në perëndim të Ballkanit. Është më e lashtë nga vetë Europa dhe prapë s’ka histori të vetën [si Shqipëri me kufij të përcaktuar]; ka gjuhë, po s’ka alfabet; ka kufij gjeografikë që e shfaqin territorin e saj sipas oreksit të palëve: ose sa një Mal i Zi, ose sa një Greqi. Dhe prapë, në disfavorin e saj. Po me vete, ajo ka Austrinë e fuqishme që e lakmon për të mbajtur Adriatikun, dhe Italinë që e dëshiron me të madhe për të mbajtur nën kontroll edhe flotën austriake. Sigurisht që është shumë nga ana e tyre.

Ne francezët, për qetësinë e Europës, për përparimin e shpejtë dhe të vazhdueshëm të gadishullit, dhe në interesin e vetë katolicizmit – dhe këtu e kam fjalën për Serbinë – ne duhet të urojmë një Shqipëri të vogël, por zotëruese të vetvetes, të mbrojtur dhe të siguruar ndaj tekave të politikës midis një Serbie tepër të zgjeruar dhe një Hellade të fortë e të lulëzuar.

Fshatrat në Greqi ku është folur dhe flitet nga banorët gjuha arbërore

Nga Arben Llalla

Të pakët janë njerëzit të cilët dinë zonat në Greqi, që banohen nga popullata që flasin gjuhën arbërore(arvanitika) ose shqipen. Pikërisht ky është qëllimi i këtij shkrimi, të bëjmë të njohur në publikun e gjerë shqiptar fshatrat ku vazhdon të flitet nga banorët e tyre gjuha arbërore ose shqipe deri më sot.
Në këtë shkrim do të përmendim emrat e shumë fshatrave ku shumica e këtyre fshatrave u janë ndryshuar emrat. Natyrisht, në këtë shkrim nuk do të përmendim të gjithë emrat e fshatrave që është folur dhe flitet gjuha e Arbërit.

Nga kërkimet e studiuesve të ndryshëm arbërorë si Antonio Belushi, Aristidh Kola, Jorgo Miha, Jorgo Maruga, Athanasio Cigo, Kazaqis, Panajotopulos etj. Janë zbuluar se në Greqi gjenden mbi 600 fshatra ku ndahen në dy grupe, ata që janë arbëror vendas që njihen që në kohën antike dhe janë rreth 450 fshatra, dhe arbërorët që kanë ardhur në Greqi mbas vdekjes së Skënderbeut dhe janë mbi 150 fshatra.
Kryesisht fshatrat që janë banuar dhe banohen nga elementi që flet në vatër gjuhën shqipe ndodhen në zonën e Epirit, disa janë në zonën e Thrakës, në ishujt Korfuzi, Speca, Hidra, Psaron Andros, Poleponezi(Morea), Rumelis etj.

Në vitin 1987, një grup i Komunitetit Europian vizitoi Greqinë nga data 4-10 tetor 1987, për të kryer një studim rreth pranisë së elementit shqiptar ose arbëror(arvanitas) dhe ruajtjes së preardhjess etnike të gjuhës.

Udhëtimi u organizua nga Byroja Europiane për Studimet e Gjuhëve pak të përdorura nën mbikqyrjen e Komisionit të Komunitetit Europian.

Grupi përbëhej nga studiuesi i njohur arbëreshi urat Antonio Belushi(itali), Rikardo Alvares, Kolon Anget, Havier Boski, Josepk San Sokasao(të gjithë spanjollë), Onon Falkoma(holandez), Volfgan Jeniges(belg), Robert Martin, Stefan Moal(francez), Kol O’Cinseala(irlandez).
Qëllimi ishte që përfaqësuesit europian gjatë vizitës të binin në kontakt me fshatrat që banohen nga njerës që flasin gjuhën arbërore ose shqipe.
Gjatë vizitës përfaqësuesit e Komunitetit Europian u ndeshën me shumë probleme deri dhe në lëndime.

Emrat e fshatrave në këtë shkrim janë sjellë ashtu si shqiptohen në gjuhën greke, pa u bërë përkthimin në gjuhën shqipe. Lexuesi mundë të verejë pa vështirsi se shumë nga këto emra të fshatrave kanë rrënjën dhe kuptimin e pastër të gjuhës shqipe, dhe këta emra u kanë rezistuar deri më sot edhe ndryshimeve që kanë sjellë vitet.

Të gjithë, dashamirë dhe dashakëqinjë, duhet ta kuptojnë se asnjë e keqe nuk vjen ndokujt nga vetënjohja dhe krenaria e ligjëshme për ruajtjen e vlerave tradicionale të kulturës dhe gjuhës së arbërorëve.
Shteti grek duhet të kujdeset më shumë për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës të arbërorëve në Greqi, sepse pa ruajtjen e elementit arbëror, Greqia nuk mundë të ketë histori të re. Arbërorët në Greqi janë një bazë e fortë dhe e patundëme që tregon për lidhjen e ngushtë që ka ekzistuar, ekziston dhe duhet të ekzistojë midis Greqisë dhe Shqipërisë. Ata janë një tregues i vlerave të larta dhe të pastërta që ka shqiptari të ruajtura me fanatizëm ndërshekuj.

Shqipëtarët dhe grekët i lidhin shumë gjëra të përbashkëta, traditat dhe zakonet, i ndërlidhin ngushtë dy popujt më të lashtë të europës, prandaj sot nuk duhet të mendojmë se si mundë ti ngremë pengesa dhe kurthe njeri-tjetrit, por se si mundë të ndihmojmë njeri-tjetrin për kapërcimin e vërshtirësive që sjellin vitet.

1 Krahina e Atikisë ka fshatrat arbëror,, Qeratea, Kuvaradhes, Kalivia, Koropi, Kapandriti, Mazi, SHPATA, LOPËSI, MARATHONA, BUJA, Menidhi, SHPATANXIQ, Gramatiko, Kalamos, Markopulos, Markopulu i Orapisë, Moilesi, Malakasa, Kakoshalësi, HALKUÇI, Sikamino, (KUKUVAINË), Anolosia, (Katolosia), Kamatera, HASI, Aspropirgos, (Brahami).

2 Krahina e Megarindhos ka këto fshatra, Ambelaqia, Elensis, Madra, Magula, Vila, Mazi, KRYEKUQI. Salami.

3 Krahina e Egjinit ka fshatin, Angjistri,

4 Krahina e Thivës ka këto fshatra,, Hastia, DOMVRANA, KOKOSHI, Ksironomi, Karadas, Frimokastro, Paleopanagjia, VAJA, Kasnesi, Kaskaveli, Parapungaj, Kapareli, BALCA, KOKLA, Kleboçari Pirgos, Lutufi, Ambeloshalësi, (Tahi), (Agjio Teodori), Neohori, Darimari, Mustafadhes, Dervenoshalësi, Rapendosa, Kakoniskiri, Kavashala, Stefani, Klideti, SHKURTA, VATHI, (KRIBAÇI), MURIQI, SHKIMETAR, Spaidhes, Latani, KARDHICA, Braci, Koqino, Sirç, Lukisia.

5 Krahina e Livadhiasë, Stiri, Kiruaki, Zeriqi, Kukura Zagara, Mazi, Vrastamites, Kutumula, Luci, Pavlo, Steveniko.

6 Krahina e Korinthit përbëhet nga fshatrat. Agjio Teodori, (Lutraqi), BISHA, KLIMENDI, BALCA e madhe, BALCA e Vogël, LOPËSI, Dusha, Kastanja, BIÇA, (KUÇI), Almiri, Katakali, Bashi, BIÇA, (LALOTI), SULI, (Ibrahim Bej), MAÇANI, Galataqi, Rito, Katakali, Sofikon, Karfos, Angjelokastro, Voivoda, ZEMENO, Panariti, Mukli, Vasiliko, Vladusa, Velina, Bozika, Atikia, Kriavrisi, Pala Korinthi, (Asos), Ksiloqerëza, Limohori.

7 Krahina e Lokridhës. Livanadhes, Martino, MALËSINA, Proskina, Pirgos, Mazi, Larina, Surpi, Teologos.

8 Krahina e Argos. Berbati, Limnes, (Kuçopodhi), (Varduva), (PRIFTJANI), (Pasha), (Honika), (Bundja),

9 Krahina e Navplias,,  Maneshi, Ledra, Pulakidha, Merbaka, Plataniti, Heli, Anifi, Dimena, (GJERBËSI), (Kofini), Kamari.

10 Krahina e Trizinias. (Poros), Valario, METHANA, Vromolimi, Kosona, Agjio Teodori, Megalo Horio, Megalo Potami, Kameni Hora, Ano Fanari, Karaxha, Lesia, Bafi, Ortoliti.

11 Krahina e Ermonidos, përbëhet pothuajse nga ishujt që historikisht njihen si qëndra të mëdha të banuara nga arbërorët dhe ku dolën heronjtë, kryetarët e parë të shtetit të ri Grek. Hidra, (Speca), FURRNI, Kranidhi, Porto Heli, Ermioni, Sabariza, Iliokastro, Didimi.

12 Krahina e Mantinias ,, Dara

13 Krahina Kalavrite,- (Lukuria),

14  Për krahinën Patron, thuhet se përpara tre shekuj banorët flisnin kryesisht gjuhën arbërore, dhe kishte gra që nuk dinin fare greqisht. Sot gjuha arbërore ose shqipe është ndihmëse dhe bërdoret kryesisht në kuvendet e pleqëve ose kur folësit nuk dëshirojnë të mësojnë të tjerët atë që kuvendojnë midis tyre. (SULI), (MIRA), (Lalikosta), (MIRTIZA), (Franga), (BUKURA), (Verdoni), (HAJKALI), (Krali), (Harbilejka), (Lefkopetra,) (Lalikosta), (Nikoreika), (Kareika), (Franguleika)
15 Në krahinën e Ilias, gjuha arbërore ka humbur po thuajse. (Kumani), (BËNDETI), (Kapelitu), (MALIQI), (Dorisa), (Nemuta), (Miles), (KALOLESHI), (Agjio Ana), (Psari), Kombothekra.

16 Krahina e Trifilias (Poleponezi perëndimor, më parë quhej Morea),  SULIMA, LAPI, RIPËSI, Piça, Hiristohori, Psari, Kuvela, Ano Kopanaqi, Agrilia, Varibopi, Vidhisova, Klesura, DREDHË, SULI, Shirk. Në fshatrat Sulima dhe Lapsi, gjuha arbërore flitet si gjuhë e dytë. Kurse në fshatrat Ripës, Piça, Kuvela, Agrilia, Psari dhe Hirisohori kryesisht burat e vjetër flasin mirë gjuhën arbërore.

17 Krahina e Karishtias ose Eubea ka këto fshatra,  KALANË, Baba, Dramësi, VRESTIDHE, PRINJA, Kalamaqi, ZAKARIA, Thimi, Kakogjoni, Koqini, Figja, BASHAJ, DARDANI, (Bezhani), Fokej, Melison, Agjio Dimitri, MBRETI, KRIEZA, LEPURA, LALA, ZERBISHA, VIRA, Koskina, (Marmari), Mesohoria, Nikoleta, Kutumula, Armiropotamos, HANI, Agjio Apotoli, Polipotamos, Alonja, Kisuri, Kapsala, QELA,

18 Ishulli i Andros ka fshatrat, Gavro, Agjio Petro, Ateni, BAÇI, Remata, Katahalos, Arni, BURKOTI, Ano Aprovatu, Kato Aprovatu, GJIDHE, Kato Fellos, Pano Fellos, LIVADHESA, Psoriareza, Galios, AGJINI, Kalamos, Kalivari, Hartes, Ano Varidhi, Kato Varidhi, KUMARI, Kaloqerini, Vitali, Amolohos, Sidhonda