U vra nga ish-burri në rrugë, del fotoja e shqiptares në Greqi. Si i shpëtoi 50-vjeçari nga Vlora disa herë burgut pas denoncimeve për dhunë

Personi që shihni në foto është 40-vjeçarja shqiptare Enkelejda Danaj, nga Vlora, e cila u gjet e vdekur sot në rrugë në Greqi, ndërsa dyshohet se është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj. Ky i fundit, Eduart Danaj, 50 vjeç, edhe ai nga Vlora, është shpallur në kërkim nga policia greke.

BalkanWeb ka siguruar foton e viktimës, e cila kishte denoncuar disa herë dhunën e ish-burrit. Ankesa e parë është bërë në shtator 2022 dhe e dyta shumë më vonë, të Shtunën e Madhe në AT Peristeri. Në të njëjtën kohë, dyshohet se është një dëshmitar, i cili pretendon se e ka parë gruan në momentin që u godit me thikë.

Trupi i 40-vjeçares u gjet në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous. Ajo është pikasur rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë.

foto galeri

SI U LA I LIRE AUTORI
Më datë 03.04.2013 viktima ka bërë padi ndaj ish-partnerit të saj për dhunën në familje, i cili është arrestuar dhe dërguar në Prokurori.

Më datë 18.09.2022, viktima ka bërë kallëzim ndaj ish-partnerit të saj për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje), i cili është arrestuar dhe dërguar në Prokurori. Përmendet se kishte një urdhër gjykate në bazë të të cilit autorit i ishte ndaluar të jetonte me viktimën, por ajo vetë e kishte lejuar që nga viti 2018.
Më datë 07.05.2024, viktima ka bërë padi ndaj ish-burrit të saj për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje), i cili u arrestua dhe u dërgua në Prokurori, ndërsa për të premten e datës 17 maj 2024 do paraqitej në gjyq.

I është dhënë urdhër për ekspertizë mjeko-ligjore dhe i janë dhënë informata, udhëzime dhe material i shtypur, për të marrë, nëse dëshiron, ndihmën e nevojshme nga organet kompetente. Përveç kësaj, ajo u informua për mundësinë e instalimit të aplikacionit “Panic Button” në celularin e saj dhe iu dha një kod për të hyrë në aplikacionin në fjalë. Ajo u informua për mundësinë e transferimit të saj në një strukturë pritëse dhe deklaroi se nuk dëshironte.
(BalkanWeb)

Tronditëse në Greqi/ Shqiptarja gjendet e vrarë në mes të rrugës

Alarmi është ngritur këtë mëngjes në Greqi pasi një grua shqiptare është e gjetur e vdekur në mes të rrugës në Menidi.

Mediat greke bëjnë me dije se gruaja rreth të 40-tave me origjinë shqiptare është goditur me thikë në barkë, ndërsa pran saj është gjetur një çantë.

Gruaja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit.

Vlerësimi i parë i policisë që ka shkuar në vendngjarje është se bëhet fjalë për një vrasje me autorin ose autorët që e kanë lënë gruan në rrugë pas rrahjes.

Pas identifikimit të viktimës, policia ka nisur kërkimet në të kaluarën, duke kërkuar prova që mund të çojnë në zbardhjen e çështjes, ku provat e para tregojnë për një histori të dhunës në familje me viktimën e gruas fatkeqe, e cila dyshohet se ka bërë të paktën një ankesë përkatëse në fillim.

“Azgan…, Zoti para”/ Momenti kur vrasësi i policit futet nga familjarët në makinë, 23-vjeçari buzëqesh (VIDEO)

Vox News ka siguruar pamjet kur Azgan Mërnica 23 vjeç futet në makinën private të familjarëve të tij dhe niset drejt Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për t’u dorëzuar.

Në video dëgjohen zërat e familjarëve të tij, teksa 23-vjeçari futet në makinë për të shkuar në ambientet e policisë.


Ai është bindur nga familjarët që të dorëzohet, ndërsa në video dëgjohet një grua që i thotë: “Azgannn… Zoti para, hajt rruga e mbarë”.

23-vjeçari shihet duke qeshur dhe tepër i qetë.

Azgan Mërnica ishte lokalizuar në një banesë në fshatin Dërmenas dhe forcat RENEA kishin kërkuar që të vetëdorëzohej. Për këtë të fundit negociuan babai dhe daja i 23-vjeçarit.

RENEA iu kishte lënë afat për vetëdorëzimin dhe në rast të kundërt do të ndërhynin, edhe duke e neutralizuar fizikisht nëse do të kishte kundërpërgjigje.

Horoskopi për ditën e sόtme, e Enjte 16 Maj 2024

Dashi

Kjo dite do kaloje disa momente te vështira. Ju do gjendeni përballë zgjedhjeve te cilat do ua ndryshojnë tërësisht rrjedhën e jetës. Mendohuni mire para se te thoni fjalën e fundit. Beqaret duhet te mos nxitohen nëse dëshirojnë një lidhje te qëndrueshme dhe te bukur. Transaksionet financiare do jene te favorizuara. Shlyejini edhe borxhet nëse keni te tilla.

Demi

Ne lidhjen qe keni krijuar tensioni do vije duke u ulur pak nga pak. Nuk do e kritikoni me atë qe keni ne krah dhe do filloni t’i shprehni me tepër ndjenjat. Beqaret do kenë takime premtuese, por nuk duhet te hedhin asnjë hap me tepër sesa kaq. Financat do kenë disa tronditje për shkak te shpenzimeve marramendëse qe do kryeni.

Binjaket

Do jeni shume posesive dhe xheloze ne lidhjen qe keni krijuar gjate kësaj dite dhe kjo do sjelle mosmarrëveshje me partnerin. Nga ana tjetër mos kërkoni as te dominoni mbi tjetrin. Beqaret do kenë një dite shume te zakonshme dhe pa te reja. Ndikimi i yjeve ne planin financiar do jete kontradiktor. Me mire do jete te shpenzoni me maturi.

Gaforrja

Deklaratat e dashurisë do jene te forta gjate kësaj dite dhe kjo do e ngrohe se tepërmi atmosferën ne çift. Ne mbrëmje do kaloni momente mjaft romantike dhe drithëruese. Beqaret do jene te pafat ne dashuri kështu qe është e kote qe te kërkojnë. Ne sektorin e financave do keni surpriza te mëdha dhe situata do filloje te stabilizohet. Do ndiheni me te qete tashme.

Luani

Dite e paqëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Edhe pse do bëni çmos qe ta ruani harmoninë asgjë nuk do shkoje ashtu si dëshironi. Kujdes edhe me gjestet. Beqaret do i marrin me seriozisht propozimet qe do ju bëhen dhe ne fakt ato do jene te shumta. Financat nuk do ndikohen nga asnjë planet dhe situata do vazhdoje te mbetet e njëjtë.

Virgjeresha

Me ne fund do pajtoheni me partnerin tuaj dhe atmosfera ne çift do filloje dalëngadalë te ngrohet. Do i pranoni gabimet qe keni bere dikur. Beqaret do bëjnë mire te mos fillojnë angazhime serioze sepse do zhgënjehen dhe do lëndohen pa mase. Ne planin financiar priten disa përmirësime te vogla, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni direkt për ato qe keni pëlqyer.

Peshorja

Dite shume e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo gjë do jete ndryshe nga disa dite me pare dhe do ju duket vetja si ne një ëndërr pa një fund. Beqaret do kenë takime te papritura, por qe mund t’ua ndryshojnë përgjithmonë jetën. Financat nuk do jene te këqija, gjithsesi yjet nuk rekomandojnë te kryeni shpenzime te pamenduara apo te jepni hua.

Akrepi

Do vendosni arsyen para ndjenjave gjate kësaj dite dhe çdo gjë pritet te shkoje me se miri ndërmjet jush dhe [partnerit. Mund te merrni vendimin edhe për te jetuar se bashku. Beqaret do njihen me një person joshës me te cilin mund te fillojnë një lidhje mjaft romantike dhe pasionante njëkohësisht. Financat duhet t’i menaxhoni me shume kujdes dhe maturi.

Shigjetari

Dite mjaft e qëndrueshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka do shkoje ashtu si ju e kishit menduar. Partneri do ua shprehe edhe me tepër ndjenjat. Beqaret ka gjasa te bien ne dashuri me personin e papërshtatshëm dhe do vuajnë mjaft për këtë fakt. Ne planin financiar nuk duhet te veproni pa u menduar sepse problemi me i vogël do sjelle rrënimin.

Bricjapi

Me ndihmën e Venusit do e bëni partnerin t’i kuptoje gabimet qe ka bere dhe lidhja juaj do marre një tjetër drejtim. Ju do tregoheni me te hapur dhe me tolerante gjithashtu. Beqaret do mbyllen ne vetvete dhe do meditojnë. Ne këtë mënyrë edhe mundësitë për te krijuar një lidhje nuk do ekzistojnë. Financat nga ana tjetër do i menaxhoni me kujdes dhe maturi.

Ujori

Mos kërkoni vetëm nga partneri dashuri sot sepse edhe ai do doje te njëjtën gjë prej jush. Çdo gjë ne një lidhje duhet te jete reciproke. Beqaret do kërkojnë gjithë kohës princin e tyre te kaltër, por nuk do ja dalin dot mbanë. Nuk do jete dita e tyre më me fat. Ne planin financiar disa probleme te vogla do ju motivojnë te bëni një riorganizim te situatës.

Peshqit

Beni disa lëshime sot ne jetën tuaj ne çift sepse vetëm kështu do e qetësoni atmosferën e tensionuar qe ka ekzistuar deri me sot. Beqaret, duan apo jo, do duhet te bëjnë disa zgjedhje. Duke filluar qe sot jeta e tyre do ndryshoje rrënjësisht. Financave do ju kushtoni rëndësinë e duhur. Për këtë arsye situata do jete me e qëndrueshme se kurrë me pare.

Shoferët ‘problematik’ do paguajnë sigurim më të lartë për makinën, AMF bën njoftimin e rëndësishëm, ja kur do të hyjnë në fuqi tarifat e reja

Drejtuesit problematik të mjeteve, të cilët kanë historik negativ me aksidentet, do të paguajnë më shumë për sigurimin e makinës. Sistemi i ri bonus-malus, tha drejtuesja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Mimoza Kaçi hyn në fuqi verën e këtij viti.

Mimoza Kaçi: Është mosha e drejtuesit, kapaciteti i mjetit, historiku i dëmeve bonus-malus, sjellë edhe edukim sepse mund të drejtohet më mirë automjeti. Aktualisht jemi në fazë përgatitore shoqëritë po përgatitet me databasat e tyre, brenda këtij viti.

Eduard Shalsi: Ka një afat?

Mimoza Kaçi: Po, brenda verës.

E pranishme për të raportuar në Komisionin e Ekonomisë, Kaçi tha se brenda vitit do të publikohet edhe projektligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. Ndryshe nga drafti i parë ku parashikohej që do ishte sigurim shtetëror, dhe do të menaxhohej nga Fondi Kombëtar për tërmetet, Kaçi sqaroi se po diskutohet edhe përfshirja e kompanive private.

“Afati është viti 2024, për të përgatitur draft ligjin. Janë marrë disa vende si modele, gjithë pjesa më e rëndësishme është që të jetë një primi i përballueshëm nga individët që përballon dhe sjellë një mbulim bazik dhe që mund të shtohet më pas me mbulim vullnetar, kjo është skema në vende si në Turqi, Rumani etj. Edhe roli i shoqërive të sigurimit është në diskutim për pjesën e tyre në këtë ligj”, u shpreh Kaçi.

Drejtuesja e AMF-së tha se aktualisht po diskutohet edhe për skemën e sigurimit në bujqësi.

“Kemi edhe të tjera iniciativa. Aktualisht BB, po asiston Ministrinë e Bujqësisë dhe po bën një vlerësim të sektorit të bujqësisë përfshirë edhe sektorin e sigurimeve në bujqësisë, autoriteti është pjesë në këtë projekt, për të mundësuar kreditim por edhe sigurim për bujqësinë”, tha Kaçi.

Autoritet i Mbikëqyrjes Financiare thotë se është rritur interesi edhe për skemën e pensioneve private, pasi numri i anëtarëve arriti në 38 mijë duke u rritur 18% krahasuar me një vit më parë.

Kush është Roan Brahimi dhe si nisi jeta e tij si bohem i krimit/ Klodiana Lala zbardh detajet dhe zbulon çfarë e lidh atë me persona të njohur të botës së krimit

Klodiana Lala në një emision televiziv, ka trajtuar mbrëmjen e sotme atentatin ndaj Roan Brahimit, i cili u qëllua për vdekje me breshëri plumbash pak ditë më parë në Athinë.

Por kush është Roan Brahimi dhe si nisi jeta e tij si bohem i krimit. Cila ishte përplasja e parë që çoi edhe në hakmarrjen e tij mizore, dhe përse pikërisht ndaj bandës së Ervis Martinaj dhe njerëzve të tij? Midis tyre edhe familjarë të bashkëshortes së tij të parë, së cilës i kishte përvetësuar mbiemrin Brahimi që edhe ai mbante. Ndërkohë që emri i tij i vërtetë ishte Sidorel Prendi. Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, përplasja e parë e madhe midis Roan Brahimit dhe njerëzve të gruas së tij, nis me Ylli Brahjan apo Brahimi. I cili konsiderohej si truri financiar i Ervis Martinaj. Sipas dokumenteve sekrete të policisë, Ylli Brahja mendohet se një ditë e ka marrë në mirëbesim Roan Brahimin dhe pa dijeninë e tij e ka dorëzuar në një nga bazat sekrete që mbreti i bixhozit, përdorte për të strehuar ‘kundërshtarët’ e tij. Këtu, ku thuhet se Roan Brahimi u dhunua barbarisht për orë të tëra. Dhe ku shkak i këtij dhunimi shtazarak mendohet të jetë bërë një borxh i pakthyer, që ai i kishte Ervis Martinaj. Borxh që lidhej me lojërat e fatit. Por me të dalë i gjallë nga strofkulla e Martinaj dhe kurthi që i përgatiti njeriu i tij i besuar Ylli Brahja, Roan Brahimi iu betua këtij të fundit se kishte gabuar rëndë me sjelljen e tij dhe se nuk do t’ia falte kurrë atë që kishte bërë. Por jo vetëm atij, por të gjithë atyre që kishin marrë pjesë në dhunimin e tij.

Paralajmërim që nuk duket se vonoi. Pasi me të marrë veten, Roan Brahimi nisi punën jo vetëm për vënien në jetë të skenarit të tij për të eleminuar kundërshtarët, por edhe të vepronte konkretisht. Ku i pari në listën e zezë të vdekatarëve të tij thuhet se u bë Brilant Martinaj. I cili u ekzekutua më 17 Korrik 2022, në mbikalimin e Fushë Krujës, bashkë me dy miqtë e tij Dikler Vata dhe Besmir Hoxha. Edhe pse Roan Brahimi u kërkua të merrej në pyetje lidhur mbi atentatin ndaj Brilant Martinaj, ai thuhet se nuk u gjet në banesë nga policia, gjatë kontrollit të ushtruar. Por fill pas këtij atentati të trefishtë, në mes të ditës, që tronditi seriozisht qetësinë, një tjetër atentat brenda jo më pak se një muaji, risolli edhe njëherë në vëmendje, luftën tashmë të shpallur ndaj bandës së Ervis Martinaj. E cila gjatë kësaj kohe kishte humbur mjaftueshëm ushtarë të saj, të cilët kishin mbetur të ekzekutuar pjesa më e madhe në kryeqytet. I tillë duket se ishte edhe atentati më 22 Korrik 2022, në qendër të Milotit, me 108 plumba të derdhur, ndaj Ylli Brahjas dhe Klisman Preçit. Që atë mbrëmje po ktheheshin me makinën e blinduar tip Xhip në banesë. Ku edhe këtë herë grupi hetues besoi se shpaguesi ishte Roan Brahimi. I cili pas dhunimit në bazën sekrete të Ervis Martinaj dhe pabesisë së Ylli Brahjas, ishte kthyer në setin e xhirimit të krimit si një fantazmë dhe po godiste pa mëshirë bandën e mbretit të kumarit. “Në këtë zhvillim pistash, policia kreu fillimisht kontrolle në banesën e Roan Brahimit, alias Sidorel Prendi, në fshatin Pllanë në Lezhë. Brahimi që ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më datë 17 Korrik 2022”, thuhet në dosje.

Por ashtu sikurse pritej Roan Brahimi nuk u gjet në banesë as në atentatin e parë ndaj Brilant Martinaj dhe as në atë ndaj Ylli Brahjas. Ndërsa gjatë kontrollit, policia gjeti vetëm babain e tij, Gjovalin Prendi, i cili mohoi të kishte dijeni se ku ishte djali i tij. Gjatë intervistimit babai i Roan Brahimit, tha se nuk kishte informacion mbi të birin që prej një viti, se ku mund të ishte. Ndërkohë që ai tregoi se ata ishin rreth krushqie me Ylli Brahjan. Kjo, pasi nusja e djalit të tij, e kishte njeri të afërt. Në dëshminë e tij, babai i Roan Brahimit, Gjovalin Prendi informoi oficerët e policisë djalit i tij ndodhet prej kohësh jashtë shtetit. Dhe se kishte humbur çdo kontakt me të birin.

“Unë nuk di të them se në cilin shtet qëndron djali im. Kjo pasi unë nuk kam asnjë komunikim me të prej kohësh. Po ju them prej më tepër se një vit. Po kështu nuk i kam as numër telefoni dhe asnjë adresë në rrjetet sociale”, thotë Gjovalin Prendi.

Por ndërsa mohoi të kishte dijeni se ku ndodhej i biri, Gjovalin Prendi, ngriti supet edhe bëri të habiturin edhe për problemet që djali i tij mund të kishte me Ylli Brahjan. Madje u çudit së tepërmi kur oficerët e policisë i treguan se djali i tij, ishte një nga personat kryesorë të dyshuar për atentatin ndaj Brahjas, që konsiderohej nga babai i Roan Brahimit si mik familje. Dhe se ai vazhdonte të vlerësonte se kishte marrëdhënie të mira me familjen e Ylli Brahjas, që në këtë rast “Unë nuk kam asnjë dijeni që djali im të ketë pasur apo ka konflikte me Ylli Brahimin dhe njerëzit e tij. Marrëdhëniet e mia me miqtë janë normale dhe korrekte. Ashtu kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë edhe në vazhdim. Lidhur mbi atë që ka ndodhur, më duhet të them se më ka ardhur shumë keq, pasi i kam miq shtëpie”, thotë Gjovalin Prendi.

Por grupi hetues nuk e besoi kurrë këtë variant të dhënë nga babai i Roan Brahimit. Dhe vazhdoi të mbështeste mendimin se i biri i tij kishte nisur një hakmarrje të egër, ndaj atyre që tashmë i konsideronte si armiqtë e tij të përbetuar. Ndërsa Roan Brahimi njihej edhe si shok i ngushtë me Ramazan Rrajën, nipin e deputetit socialist, Rrahman Rraja. Ramazan Rraja, i cili hoqi çdo autorësi nga vetja, edhe pse u shoqërua në polici.

Po përpara se emri i tij të lidhej me këto dy ngjarje të rënda kriminale, Roan Brahimi ishte i njohur edhe për terrorin që shkaktoi bashkë me dy miqtë e tij Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi, në një lokal në fshatin Zejmen të Lezhës. Ku të maskuar dhe në tytën e armëve u kërkoi kartat e identitetit të pranishmëve, në kërkim të pronarit të lokalit, me të cilin kishin pasur një sherr. Ngjarje për të cilën u shpall në kërkim bashkë me nipin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Por ndërsa deri këtu Roan Brahimi kishte mundur ti shpëtonte drejtësisë dhe rivalëve të tij, ajo që i vuri vulën fundit të tij, ishte vrasja e Gentjan Bejtjas, në oborrin e vilës së këtij të fundit në fshatin Larushk të Fushë Krujës, pasditen e 15 Marsit 2024. Bejtja një personazh i njohur për krimin në Fushë Krujë dhe ca më tej, që më parë kishte rënë pre e tre atentateve të tjera. Por që kishte mundur të shpëtonte edhe pse në njërin prej tyre iu cënuan fëmijët dhe iu vra kunati, në derën e banesës. Por që këtë herë armiqtë e tij kishin marrë të gjitha masat për ta eliminuar me çdo kusht. Ashtu siç në fakt bënë.

Pas ekzekutimit të Bejtjas u arrestuan Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj që mbante edhe mbiemrat Brahimi dhe Mançellari, ky i fundit kunat i Roan Brahimit. Nisur nga kjo lidhje miqësore, hetuesit listuan si të dyshuar Roan Brahimin, edhe pse nuk arritën t’i ngrinin një akuzë zyrtare. Pas atentatit të Bejtjas, që hetuesit thonë se u realizua me bekimin e bosëve të Niklës, Roan Brahimi vazhdoi të jetonte i qetë edhe për dy muaj, pa e ditur se do të bënte udhëtimin e fundit nga Dubai në Athinë. A u ekzekutua Brahimi nga bosët e Niklës për t’i mbyllur gojën sic kanë vepruar edhe më herët me njerëz të krimit? Apo ajo që tregoi atentati ndaj Roan Brahimit, nuk është vetëm forca e krimit shqiptar për të goditur tashmë edhe jashtë Shqipërisë, por edhe fakti se pelerina e fantazmës së Ervis Martinaj vazhdon të shëtisë e lirë.

Dhe të surprizojë këdo dhe kudo ku ata ndodhen çdo kënd që ka ende hesape të palara me të. Ose dikush ka marrë në dorë frerët e bandës së shpartalluar të Martinaj dhe po përpiqet t’u tregojë rivalëve se ai jo nuk vetëm nuk ka vdekur, por mund t’u shkaktojë dhimbje, por si të ishte gjallë. Ose në mos qoftë ndryshe, Ervis Martinaj mund të jetë gjallë dhe po drejton punët, jo nga bota e përtejme siç dikush mund të mendojë, por nga ajo e të gjallëve, ku mund të ketë zhvendosur aktivitetin e tij, tanimë.

“E pamundur të hidhen 4 persona njëherësh, a ka pasur bashkëpunëtor…”, çfarë u gjet në vendin ku ndodhi tragjedia e Almës (Video)

E diela e 5 majit do të niste e trishtë, e zymtë pas telefonatës që një peshkatar do të bënte në policinë e Shkodrës. Trupi i vajzës 9 vjeç, Ergesës, do të gjendej në këtë zonë të lumit Buna. Gjetja e trupit të saj dha kambanën e alarmit se nëna e zhdukur disa ditë më parë me tre fëmijët e saj mund të ishte vetëflijuar. Për herë të fundit, ata ishin parë pikërisht buzë lumit, derisa humbën çdo kontakt.

Pasditen e dy majit Alma Arrazi me tre fëmijët e saj dhe kunatën po pinin një kafe në një prej lokaleve të qytetit të Shkodrës.

“Ajo që dëshmitarët tregojnë kryesisht punonjësit e shërbimit ët lokal Panorama në Shkodër është që të dyja gratë janë paraqitur të qeta dhe ishin ulur në një tavolinë pranë vendit ku fëmijët po luanin”, u shpreh gazetarja Anila Hoxha.

Në momentin që kanë dalë, Alma nuk ka dashur të shkojë në shtëpi. Referuar edhe dëshmisë së dhënë nga kunata, ajo kishte thënë se do takonte të vëllanë.

Takimi mes kunatave në këtë lokal ishte i përjavshëm sipas dëshmisë së kamarjerëve. Sipas tyre, Alma ishte një nënë e qetë dhe e përkushtuar me fëmijët e saj.

“E veçanta që kishte parë ditën e fundit ishte se krahasuar me ditët e tjera të dyja gratë shkonin në lokal gjithmonë bashkë dhe në shoqërinë e fëmijëve dhe në datë 2 maj ato kanë shkuar veç. E para ka mbërritur në lokal Alma së bashku me fëmijët dhe më pas ka mbërritur kunata e saj. Nuk ka parë asgjë që mund të ishte ndryshe nga herët e tjera përveç kohës së gjatë që kanë qëndruar në lokal që prisnin fëmijët që po luanin. Kamarjeri më tregoi gjithashtu se Alma ishte një grua shumë e dedikuar për fëmijët e cila qëndronte kryesisht në tavolinën më të afërt dhe ngjitur me fëmijët’ u shpreh Anila Hoxha.

Çfarë u gjet në vendngjarje

Është provuar që nëna e re me tre fëmijët e saj e ka kaluar këtë urë. Më pas në këmbë i është drejtuar zonës së mbuluar me shkurre dhe zhavorr që gjendet në këmbën e urës së Bunës, në krahun që ikën për në Muriqan. Këtu, në këtë pjesë të bregut, policia ka dyshimet më të forta për vendngjarjen. Aty është gjetur një kukull dhe disa letra çokollatash.

“Aty është gjetur një kukull e cila ishte në vendin ku dyshohet se gruaja është vetëhedhur dhe gjithashtu janë gjetur edhe produkte ushqimore të fëmijëve çokollatë edhe patatina dhe prej aty kanë nisur edhe kërkimet”, u shpreh gazetarja Anila Hoxha

Kjo lule mendohet se është shkëputur nga kukulla e njërës prej vajzave pasi ka ngjyrë dhe material identik. Burimet saktësuan për Inside Story se kukulla i është treguar familjarëve të cilët konfirmuan se ishte e vajzave të ndjera.

Mendohet se nëna e re, e dëshpëruar dhe në kushtet e një tronditje të thellë mendore është vetëhedhur bashkë me fëmijët në lumë. Kjo si shenjë hakmarrje ndaj bashkëshortit dhe tradhëtisë së tij. Për shkak të dhunës psikologjike të vazhdueshme, Erdgys Arrazi, është sot në pranga nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes. Por, dinamika konkrete se si janë hedhur fëmijët, mbetet ende mister. Ndoshta, kjo nuk ka për t’u mësuar kurrë.

“Nuk mundet dot të ngresh një akuzë ndaj bashkëshortit, pavarësisht rrethanave duke thënë që e ka sharë në mënyrë të vazhdueshme dhe pastaj i ka kapur në celular një video të një personi tjetër. Për këto dy gjëra askush në Republikën e Shqipërisë nuk shkon në burg 7 vjet por është absurde se është një ligj gabim. Neni 99 i kodit penal është i ndërtuar keq dhe është shumë subjektiv”, u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

Një mundësi tjetër është që nëna të jetë vetëhdhur dhe fëmijët ta kenë ndjekur pas, të rrëmbyer nga emocionet. Sipas ekspertëve të kriminalistikës, do të duhet që të rindërtohet ngjarja që të përcaktojë se kush ka humbur jetën i pari dhe se si mund të ketë ndodhur ngjarja.

“Grupi hetimor duhet të përcaktojë saktësisht jo vetëm itinerarin por edhe vendin fiks ku viktimat janë hedhur për në lumë. Të përcaktojë mënyrë se si është realizuar hedhja e viktimave në lumë. Të gjitha këto dinamika duken se për publikun nuk kanë rëndësi, por kanë rëndësi për hetimet. Për të kuptuar faktin e thjesht a kemi të bëjmë me një vepër penale të kryer vetëm nga nëna e fëmijëve, a kemi bashkëpunëtor të tjerë të mundshëm, dhe në fund mënyrën se si është kryer mbytja e tre fëmijëve pasi edhe në pikëpamje të thjeshtë të një logjike njerëzore është e pamundur që 4 persona të hidhen menjëherë në ujë dhe të mbyten menjëherë”, u shpreh ish-prokurori, Eugen Beçi.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Finsidestory.tch%2Fvideos%2F1106512003796997%2F&show_text=false&width=560&t=0

Cila ishte dinamika e mbytjes së Almës me tre fëmijët

E rëndësishme është që të kryhen edhe ekspertimet tokikologjike pasi mendohet se fëmijët mund të kenë qenë nën efektin e qetësuesve. Të paktën, kjo është një tjetër pistë që ngrenë ekspertët mbi rrethanat reale se si fëmijët mund të kenë përfunduar në ujrat e Bunës. Është e vështirë të mendohet se një fëmijë hidhet me vetëdije.

“Analizat toksikologjike përgjithësisht përcaktojnë faktin nëse viktimat kanë përdorur substanca të ndryshme qoftë qetësuese qoftë stimuluese de këto merren nëpërmjet mostrave të gjakut, pjesëve të stomakut nga autopsia e kryer nga ana e mjekut ligjor për të parë shkakun dhe detaje në trupin e viktimave për të përcaktuar përfundimisht se nën efektin e ndonjë ilaçi qetësuesi kanë qënë apo jo viktimat dhe a kanë patur dhunë fizike”, u shpreh ish-prokurori, Eugen Beçi

Pas gjetjes së trupit të vajzës së parë, menjëherë nisën operacionet e kërkimit ditë e natë. Deri në atë moment, askush nuk kishte dyshuar për mbytjen në lum, pavarësisht denoncimit të kryefmailjarit për zhdukjen e Almës dhe fëmijëve. Efektivët e FNSH Shkodër dhe RENEA i përqendruan kërkimet në ujërat e Bunës. Një operacion mjaft i vështirë për shkak të rrymave të forta që ka ky lumë.

“Nga darka filluan të angazhohen peshkatarët. Mëngjesin e të nesërmes kërkuan ndihmë nga emergjencat civile, ushtria e gjithçka. Pse u vonuan nuk ishte e justifikuar vonesë se mund të mos gjendeshin më viktimat”, u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço

Grupi i Inside Story ka qenë pjesë e kërkimeve intensive duke dokumentuar edhe rrezikun që u kanosej pulumbarëve. Ata, ishin në luftë me kohën. Zona e zhdukjes së trupave është pranë grykëderdhjes dhe nëse përfundonin në det, ndoshta nuk mund të gjendeshin kurrë.

Shumë afër vendit që mendohet se kanë qëndruar para se të përpiheshin nga ujërat e ftohtë të Bunës u gjet trupi i njërës prej vajzave. Kanë kaluar më shumë se 72 orë kërkime nga polumbarët e Reneas, peshkatarët e zonës, ushtria e policia. Të gjithë ishim në luftë me kohën dhe me ujrat e rrëmbyeshëm të Bunës. Frika që i druheshim të gjithë ishte se ndoshta nuk do të lokalizonin dot trupat e tjerë. Por të martën e 7 Majit polumbarët do të sinjalizonin një ljam të mirë në këtë tragjedi të madhe. Në një distancë më pak se 3 km nga vendi ku mendohet se fëmijët dhe nëna kanë rënë në ujë, u gjet edhe trupi i Arditit të vogël. Me vetëm pak orë diferencë po atë ditë do të gjendej edhe trupi i nënës së tyre, Alma Arrazit. Kjo e fundit u gjet shumë larg, rreth 35 kilometra nga ura e Bunës.

SHIKO VIDEON KËTU

“Për herë të fundit, ata ishin parë pikërisht buzë lumit”/ Anila Hoxha zbulon detajet: A janë parë persona të tjerë pranë vendit ku Alma Arrazi u vetëflijua me tre fëmijët e saj?

E diela e 5 majit do të niste e trishtë, e zymtë pas telefonatës që një peshkatar do të bënte në policinë e Shkodrës. Trupi i vajzës 9 vjeç, Ergesës, do të gjendej në këtë zonë të lumit Buna.

Gjetja e trupit të saj dha kambanën e alarmit se nëna e zhdukur disa ditë më parë me tre fëmijët e saj mund të ishte vetëflijuar. Për herë të fundit, ata ishin parë pikërisht buzë lumit, derisa humbën çdo kontakt.

Pasditen e dy majit Alma Arrazi me tre fëmijët e saj dhe kunatën po pinin një kafe në një prej lokaleve të qytetit të Shkodrës.
‘Ajo që dëshmitarët tregojnë kryesisht punonjësit e shërbimit të lokal Panorama në Shkodër është që të dyja gratë janë paraqitur të qeta dhe ishin ulur në një tavolinë pranë vendit ku fëmijët po luanin’- u shpreh Anila Hoxha, gazetare.

Në momentin që kanë dalë, Alma nuk ka dashur të shkojë në shtëpi. Referuar edhe dëshmisë së dhënë nga kunata, ajo kishte thënë se do takonte të vëllanë.

‘Unë do të shkoj nga vëllai të rri disa ditë të qetësohem. Do vij të më marrë me taksi’. Takimi mes kunatave në këtë lokal ishte i përjavshëm sipas dëshmisë së kamarierëve. Sipas tyre, Alma ishte një nënë e qetë dhe e përkushtuar me fëmijët e saj.

‘E veçanta që kishte parë ditën e fundit ishte se krahasuar me ditët e tjera të dyja gratë shkonin në lokal gjithmonë bashkë dhe në shoqërinë e fëmijëve dhe në datë 2 maj ato kanë shkuar veç. E para ka mbërritur në lokal Alma së bashku me fëmijët dhe më pas ka mbërritur kunata e saj. Nuk ka parë asgjë që mund të ishte ndryshe nga herët e tjera përveç kohës së gjatë që kanë qëndruar në lokal që prisnin fëmijët që po lunain. Kamerieri më tregoi gjithashtu se Alma ishte një grua shumë e dedikuar për fëmijët e cila qëndronte kryesisht në tavolinën më të afërt dhe ngjitur me fëmijët’-u shpreh Anila Hoxha, gazetare.

Vrasja e Roan Brahimit në Athinë, gazetarja Lala: Ka informacione se mund të jetë ekzekutuar për një “gol” që i kishte bërë…

Dyshimet kryesore lidhur me ekzekutimin e Roan Brahimit disa ditë më parë në Athinë të Greqisë, lidhen me konfliktet që ai kishte patur me Ervis Martinajn dhe grupin e tij.

Por sipas gazetares Klodiana Lala, ka edhe një mundësi tjetër. Ajo tha se ka informacione që Roan Brahimi mund të jetë ekzekutuar për shkak të një “goli” që ai i kishte bërë një grupi kriminal me bazë në Vlorë, në lidhje me trafikun e kokainës.

“Ka informacione që Roan Brahimi mund të jetë ekzekutuar për shkak të një “goli” që i ka bërë një grupi kriminal me bazë në Vlorë, në lidhje me trafikun e kokainës”, u shpreh gazetarja Lala në emisionin “Në Shënjestër”.

Gazetari Eni Ferhati tha se ka ndodhur që personazhe të krimit të ekzekutohen pasi tradhëtojnë grupet kriminale për ngarkesat miliona euroshe të kokainës.

“Kemi individë në Dubai që marrin përsipër të trafikojnë sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine, dhe Roan Brahimi është një prej tyre. Dhe ka raste kur prishen pazaret dhe bëhet fjalë për miliona euro në një ngarkesë të mundshme”, tha gazetari.

Publikohen pamjet nga atentati i Kryeministrit sllovak Robert Fico, dëgjohen pesë të shtëna me armë (Video)

Janë publikuar pamjet kur kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico është qëlluar me armë zjarri, duke mbetur i plagosur.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale dëgjohen 5 të shtëna me armë zjarri.

Një shkrimtar 71-vjeçar sllovak i quajtur Juraj Tsintula është sipas mediave vendase, autori i ngjarjes së ndodhur në qytetin Hadlova, ku ai tentoi të vriste kryeministrin e vendit Robert Fico, duke e qëlluar disa herë me armë.

Kryeministri populist i Sllovakisë, Robert Fico, është në gjendje të rëndë si rezultat i plagosjes me armë zjarri pas një tubimi politik të mërkurën, thuhet në faqen e tij në rrjetin Facebook.

Stacioni televiziv sllovak, TA3, njoftoi se 59-vjeçari Fico u godit me armë zjarri në stomak pas katër të shtënave pranë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova. Kryeministri po takohej me mbështetësit e tij në qytetin që gjendet rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit.