“Ëndrra ime është të bëhem nënë…”, Rike Roçi habit: Mbi një mijë euro postimi…

Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj.

Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. E ftuar sot në “Ndryshe”, Rike Roçi ka komentuar rrugëtimin në “BBV3”, ka zbuluar planet e saj e shumë të tjera.

Lidhur me arsyen pse hyri në “BBV3”, ajo u shpreh:

“Unë kam marrë pjesë të Big Brother sepse dua të futem në kinematografinë shqiptare. Të presim…”

Cila është ëndrra e saj?

“Ëndrra ime është të bëhem nënë…”

E teksa iu kërkua të krahasonte meshkujt shqiptarë me ata italianë, ajo u shpreh:

“Ju këtu jeni shumë maskilistë. Jo që nuk i respektoni vajzat, por… Jeni dominant ju! Italiani është më xhentil kur të ngacmon. Të hap derën kur futesh në makinë, të hap derën e restorantit…”

A do të rikthehet Rikja në Shqipëri?

“Nuk jetoj dot për një kohë të gjatë në Shqipëri sepse nuk rri dot gjatë pa familjen time…”.

E ke mbi një mijë euro një postimin në Instagram?

“Po”.

A do të pranonte ajo për të hyrë në “Big Brother” në Itali?

“Kam pasur propozim para shume vitesh për Big Brother italian, por jo…”.

Kë sheh ish-banorja fitues?

“Kam menduar gjithmonë që Juli dhe shpresoj me zemër që Deda. Mendoj ose Juli dhe Romeo ose Juli dhe Meritoni në dyshen finale…”.

E përtej lojës, Rikja u shpreh edhe për fillimet e vështira në Itali, duke kujtuar:

“Patjetër që po, jam bullizuar. Madje kam ndërruar dhe shkollën për këtë arsye, e kam përjetuar shumë… Kur hanim bukë, asnjë nuk rrinte me ’emigranten’ dhe kur u rrita dhe u bëra vajzë e këndshme më ftonin për kafe dhe refuzoja…”

E padëgjuar më parë! 4 dele regjistrohen në shkollë për të shmangur mbylljen e klasës

Mungesa e nxënësve në një shkollë në Nitting-Voyer-Hermelange të Francës verilindore, i ka shtyrë prindërit e nxënësve drejt një zgjidhjeje të padëgjuar më parë për të shmangur mbylljen e një klase, duke regjistruar katër dele. Nisma, e zyrtarizuar me një kartë me emrat dhe mbiemrat e kafshëve, përfaqëson një provokim kundër ligjit francez, i cili kërkon mbylljen e të gjitha klasave të shkollës nëse nuk arrihet një numër minimal nxënësish. Mbarështuesi i deleve të regjistruara është gjithashtu prind i disa fëmijëve në institutin pranë Sarrebourg.

Lista e nxënësve në shkollën e bashkimit Nitting-Voyer-Hermelange, e përbërë nga pesë klasa, mbeti në 94, kundrejt kufirit minimal prej 98 nxënësish të vendosur nga Ministria Franceze e Arsimit. Siç raportojnë prindërit për mediat lokale, protestat kundër “këtij ligji absurd nuk kanë arritur asgjë. Prandaj ne kemi vendosur të përgjigjemi me një vendim po aq absurd”.

Krahas synimit për protestë dhe provokim, prindërit e studentëve janë përballur me respektimin e plotë të rregullave burokratike. Formulari i regjistrimit për secilën dele përmban shënimin e dy prindërve, adresën e vendbanimit dhe datën e lindjes. Komuna më pas përcolli dosjet e John Deere, Valériane Deschamps, Phil Tondus dhe Marguerite Duprès në Arsimin Kombëtar. Katër delet më pas u mirëpritën në shkollë me shenja mirëseardhjeje nga shokët e tyre të klasës, të kompletuar me akomodim “të rehatshëm” në një rrethim jashtë institutit.

Dijonis Biba zbulon arsyen e vërtetë: Ja pse u largova nga “Ferma VIP”

Dijonis Biba, një ndër fermerët më të dashur të “Ferma VIP” ka treguar arsyen e vërtetë se pse e la lojën përgjysmë. Ai tha se një vendim të tillë e ka pasur ndërmend që ditën e parë dhe pavarësisht përpjekjes, nuk ka arritur dot t’ia dalë.

Dijonisi foli edhe për fituesin e këtij edicioni të parë të “Ferma VIP”. Ai tha se mund ta fitojë Albano, ndërsa vet ai ka qejf që të jetë Renisi triumfues.

“Mendoj se fermën do e fitojë Albano dhe ai që dua unë ta fitoj është Renisi. Kam kaluar shumë mirë me të.

Unë kam dashur të largohem që ditën e parë. Më dukej se nuk do përshtatesha dot 24 orë me kamera. Nuk do torturohesha më”, tha ish-fermeri.

Tragjedia në Shkodër/ Gazetarja e njohur zbardh detaje tronditëse dhe zbulon mesazhet: Alma i lutej t’i hapte telefonin, burri…

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në emisionin “Now me Erla Mëhillin” lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku 39-vjeçarja Alma Arrazi bashkë me tre fëmijët e saj u vetëmbytën në lumin Buna.

Llabani tha se Policia ka “zbërthyer” telefonin celular të ish-bashkëshortit të Almës, Erdgys Arrazit.

Ajo tha se në telefonin e tij janë gjetur disa biseda ku Alma i lutej Erdgysit që ai t’i hapte telefonin, pasi sipas saj, ai i bënte bllok në Whats App.

“Pista kryesore dhe nuk duket se ka dyshime se ka persona të tretë të përfshirë në këtë ngjarje, janë që Alma Arrazi të ketë kryer vetë aktin e vetëflijimit të vetë dhe fëmijëve të saj. Ka dëshmi që tregojnë se ajo shkon poshtë këmbëve të Urës së Bunës, në një lokal që quhet lokali Vataksi, janë dy vëllezër, është ulur aty dhe ka dëshmi që ajo ka qëndruar aty për disa minuta.

Në telefonin e bashkëshortit janë gjetur disa komunikime ku ai tregonte që Alma Arrazi ishte në përpjekje për të shpëtuar marrëdhënien me të shoqin. Kjo nuk ishte hera e parë që ai e tradhëtonte. Kishte edhe një rast më parë që ajo ishte larguar nga shtëpia bashkë me fëmijët. Por u kthye sërish.

Por janë gjetur edhe mesazhe që Alma i lutej bashkëshortit të saj që ai t’i hapte telefonin, sepse në shumë raste ai i bënte bllok. I bënte bllok në WhatsApp. Dhe ajo i kërkonte kunatës së saj që të komunikonte me bashkëshortin. Frika më e madhe e Almës ka qenë jo vetëm dhënia fund e martesës, por edhe frika se fëmijët e saj nuk do të ishin më pjesë e saj”, tha Llabani.

Autobusi bie nga shkëmbi në 100 metra lartësi, humbin jetën 16 persona (VIDEO)

Mëngjesin e djeshëm, një aksident i rëndë ka ndodhur në rajonin malor të Ayacucho, në Ande, në Perunë juglindore, ku një autobus me rreth dyzet persona ra nga një shkëmb, duke shkaktuar vdekjen e 16 njerëzve, njoftuan autoritetet.

Autobusi dykatësh, i cili po udhëtonte nga kryeqyteti Lima për në Ayacucho, devijoi nga kursi i tij dhe ra në nga një shkëmb rreth njëqind metra lartësi.

Operacioni i shpëtimit u vonua për shkak të një stuhie breshëri, informoi përfaqësuesi për shtyp i zyrës së Avokatit të Popullit në Ayiacoutso.

Aksidentet fatale të trafikut janë të shpeshta në Peru, veçanërisht për shkak të zhvillimit të shpejtësisë së tepërt, gjendjes së keqe të sipërfaqes së rrugës, mungesës së sinjalizimit, si dhe mungesës së kontrolleve policore.

Sipas shifrave të Ministrisë së Transportit të Perusë, në vitin 2023 3,138 njerëz vdiqën në aksidente trafiku në shtetin e Amerikës Latine. 70% e këtyre vdekjeve i atribuohen faktorëve të tillë si lodhja e shoferit, apo gabimet njerëzore.

https://twitter.com/Defensoria_Peru?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1790458532984229909%7Ctwgr%5Ea20ccd2658ccd836dd3a60a2b9e041c27ba1cb1c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fautobusi-bie-nga-shkembi-ne-100-metra-lartesi-humbin-jeten-16-persona-video%2F

Rrëfimi i Herbert: Shqiptarët të bukur, inteligjentë, trima, besnikë, por..…

Ky është një përkthim i pjesshëm nga libri ‘A record of eastern travel’ (Një shënim nga udhëtimi në Lindje) i autorit Aubrey Herbert, mikut më të madh të shqiptarëve, i cili në këtë vepër paraqitet me pseudonimin e tij Ben Kendim

Libri është botuar në vitin 1923 dhe kjo pjesë paraqet një shënim të shkurtër të historisë shqiptare që mbërthen periudhën e kohës otomane e deri në pavarësi. Në mënyrë interesante, shkrimi është thjeshtësuar më qëllim që të lexohet dhe kuptohet nga publiku i gjerë.

Shqipëria

‘Ne nuk duam rrugë në vendin tonë për shkak se rrugët çojnë në okupim, eksploatim dhe në humbje të trashëgimisë sonë’, thanë shqiptarët.

‘Shumë mirë’, tha Stambolli, ‘nuk do të keni rrugë’.

‘Ne nuk duam as shërbim ushtarak për shkak se ne të gjithë kemi lindur të lirë, pa marrë parasysh a jemi katolikë, ortodoksë apo myslimanë’, thanë shqiptarët me vendosmëri të madhe.

Edhe me këtë kërkesë Porta u pajtua, kurse shqiptarët me të madhe iu bashkuan Armatës turke si vullnetarë.

‘Ne nuk i duam gjykatësit turq’, deklaruan shqiptarët.

‘E tash, mos e teproni’, tha Porta. ‘Mos shkoni aq larg pasi kjo çështje e prek thellësinë e shtetit. Pranojeni këtë kompromis. Lejoni gjyqtarët turq dhe ne ju premtojmë se ata nuk do ta gjykojnë askënd’.

‘Në rregull’, thanë shqiptarët.

Regjimi i vjetër në Turqi ka qenë i gatshëm që ta pranojë lirinë dhe lejen për ta aprovuar anarkinë në Shqipëri e cila në atë kohë ka qenë shërbëtore e dobishme e perandorisë. Është e drejtë të thuhet që ligji turk nuk ka sunduar askund në malet e Shqipërisë, edhe pse me ngadalësi është vendosur në qytetet si Shkodra, Elbasani dhe Janina.

Shqiptarët janë dhe gjithmonë kanë qenë dashurues të mëdhenj të tokave dhe shkëmbinjve të tyre dhe për sistemin e jetës që kanë ndërtuar. Ka qenë sistem i rëndë, por i përshtatej popullit; secili njeri ka qenë polic i mjaftueshëm i vetvetes kurse hakmarrja ka qenë ligji i tyre i pranuar.

Atë që Evropa do ta etiketonte si hakmarrje, shqiptarët e kanë quajtur drejtësi. Nga pikëpamja e vendeve të civilizuara, Shqipëria ka qenë vend pa ligj. Megjithatë, krimet e vogla që në Evropën Perëndimore i stërngarkojnë kronikat e gazetave, policinë dhe gjykatat, në Shqipëri kanë qenë shumë të rralla.

Ka shumë për t’u thëne për ligjin shqiptar. E vërteta, kurajoja dhe besueshmëria kanë qenë kualitete të këtij populli që i ka kultivuar me zell dhe ky fakt ka qenë i njohur në tërë Lindjen e Afërt.

Rojtarët e bankave, që nga Kajroja e deri në Greqi dhe nga Stambolli në Jerusalem, kanë qenë shpesh shqiptarë. Shkelja e besimit apo vjedhja e parave nga shqiptarët në këto pozita përgjegjëse ka qenë aq e rrallë sa që praktikisht është e panjohur.

Shqiptarët posedojnë edhe një kualitet të papërshkrueshëm. Ata kanë një sharm të llojit të tyre dhe një atraktivitet magjie për vendin e tyre e cila gjë lë përshtypje të përhershme të shumica e atyre që kanë qenë në Shqipëri.

Në pamje dhe me trup shqiptarët e veriut e rivalizojnë çdo racë të Evropës.

Në ditë pazari në Shkodër, në kohët e shkuara, njeriu mund të shihte malësorët thatanikë me kokë gjysmë të rruar dhe me sytë e tij të pa pushuar që ndahen në mes interesimit për mallrat e tregut dhe kujdesit të tensionuar për mundësinë e ekzistimit të ndonjë armiku në afërsi.

Gratë e kanë një lezet që nuk ua shijojnë dy veta dhe që janë po ashtu ndryshe nga çdo racë tjetër. Ato duken sikur Madona që kanë zbritur poshtë nga malet me borë.

Por, inteligjenca dhe shpejtësia e mendjes së burrave të maleve është më interesante se bukuria e rrallë që kanë gratë e tyre.

Në vitin 1880 z. Goschen dhe Lordi Edmund Fitzmaurice hartuan një memorandum për formimin e një Shqipërie autonome. Kufijtë që ata i propozuan dallojnë gjerësisht nga të sotmit pasi që ata përfshinë rrafshin e Kosovës, vilajetin e Shkodrës, qytetin e Janinës dhe pjesë të vilajetit të Manastirit.

Ata kanë qenë njerëz të paanshëm, kurse propozimi i tyre kishte për qëllim arritjen e paqës. Propozimet e tyre nuk u miratuan.

Gjatë shekujve kur Turqia e dominoi Ballkanin ndjenja kombëtare ka qenë e mbështjellë dhe e pa ushqyer në tokat e sundimit të saj. Bullgarët kanë fjetur pa ëndrra, kurse serbët vetëm nga ëndrra e mbajnë në mend madhështinë e së kaluarës.

Aspiratat e grekëve kanë qenë të kufizuara vetëm në një rreth të vogël të inteligjencës së tyre. Në Shqipëri nuk ka pasë dyshime dhe as ëndrra për arsye se populli kurrë, as për një qast, nuk e ka humbur dijen për vërtetësinë e racës së vet.

Shpirti i bashkimit ka lundruar për një kohë të gjatë mbi ujë, por ende nuk e ka gjetur varkën e saj.

Para se vendi të arrinte qëllimin e përbashkët të artikuluar është dashtë të kalojë nëpër një përvojë të zjarrit. Gjatë tërë dimrit të viti 1912 malazezët kanë qenë të angazhuar në punë propaganduese në drejtim të malësorëve në veri.

Një komision nën udhëheqjen e Adil Beut dhe i shoqëruar nga z. Robert Graves ka shkuar nëpër Shqipëri me qëllim që të eliminoj problemet që shkaktonin fermentim. Në Shkodër Adil Beu e emëroi Hysen Riza Pashën për vali dhe komandant ushtarak të qytetit të cilin ai menjëherë filloi ta fortifikojë.

Misioni ka qenë më shumë se një herë nën zjarr gjatë udhëtimit dhe dështoi të arrinte sukses. Shumë shpejt shpërtheu revolta shqiptare në Kosovë nën udhëheqje të Isa Boletinit.

Armët shqiptare triumfonin gjithkah. Shqiptarët e morën në posedim Shkupin dhe e mbajtën pjesën më të madhe të veriut ku unë kam pas fat t’i shoh incidentet të cilat do t’i përshkruaj në një kapitull tjetër. Porta e kuptoi se duhet të arrij marrëveshje.

Shqiptarëve ju premtua autonomia e cila do ta përfshinte vilajetin e Kosovës, Shkodrës, Janinës dhe pjesë të atij të Manastirit. Ky koncesion erdhi me vonesë.

Kjo i dha arsye agresionit të Aleancës Ballkanike e cila nuk e dëshironte një Shqipëri të pavarur.

Nuk nevojiteshin sytë e profetit për të parë ndarjen e Shqipërisë që ishte rezultat i fitores së Aleancës Ballkanike. Ismail Bej Qemali erdhi në Vlorë në gusht 1912, para shpalljes së luftës nga shtetet ballkanike dhe që në fillimt të luftës ai u kthye në Stamboll.

Ai u kthye sërish në Vlorë dhe e shpalli pavarësinë e Shqipërisë duke e ngritur flamurin kombëtar me 28 nëntor 1912.

Qemali i lajmëroi Fuqitë të cilët nuk treguan ndonjë vëmëndje.

Grekët, të ngjallur nga lindja e shtetit të ri shqiptar, i morën gjërat në duar të tyre dhe e bllokuan Vlorën, selinë e qeverisë së përkohshme anëtarë të së cilës ishin Dom Nikollë Kaçorri, Mufid Bej Libohova dhe Mithat Bej Frashëri.

Në vitin 1913, delegacioni shqiptar, i udhëhequr nga Ismail Bej Qemali, që përbëhej nga Mehmet Bej Konica një mysliman nga jugu, Filip Noga një katolik nga veriu, imzot Fan Noli një ortodoks nga Ibriktepe dhe Faik Bej Konica i cili përfaqësonte emigrantët shqiptarë nga Amerika në kuadër të federatës së Vatrës, erdhën në Londër për t’i paraqitur kërkesat e tyre në Konferencën e Ambasadorëve.

Me 6 mars 1913, mbreti Gjorgj i Greqisë u vra në Selanik, kurse mbreti Konstantin erdhi ne fron. Ndërkohë, lufta shkonte keq për turqit: Selaniku u mor gati pa u shkrepur asnjë plumb; Adrianopoli [Edrene] bëri rezistencë heroike; Manastiri ishte ende i rrethuar.

Në Shkodër Hysen Riza Pasha u vra pasi që doli nga shtëpia e Esat Pashës ku kishte ngrënë darkë. Në Ballkan ka qenë zakon për nikoqirin që të dërgonte një apo dy njerëz të armatosur me fenerë për ta përcjellë mysafirin në shtëpi pas darkës. Hysen Riza Pasha u largua i vetmuar nga shtëpia e Esat Pashës.

Riza Pashën e sollën përsëri në shtëpi të Esat Pashës disa minuta para se të vdiste. Bounuo kim yapdi – ‘kush e bëri këtë’? – e kishte pyetur Esat Pasha. Sen bendenü bilirsin – ‘ti e di më mirë se unë’ – kishte thënë Hysen Riza dhe kishte vdekur.

Pastaj, Esat Pasha e mori komandën dhe bëri marrëveshje me serbët. Kritikët e tij kanë thënë se financat kanë luajtur një rol të rëndësishëm dhe se atij [Esat Pashës] ju premtua edhe principata e Shqipërisë së mesme.

Ai marshoi nga Shkodra me 23 prill. Fuqitë refuzuan ta njohin okupimin malazez të Shkodrës dhe admirali Cecil Burney shkoi në qytet si kryesues i forcës ndërkombëtare me 13 maj kur malazezët u detyruan të evakuonin qytetin.

Kështu ndodhi që Shqipëria, duke qenë e para në luftë për liri, në llogari të saj e hapi rrugën për ekspansionin e shteteve të tjera ballkanike.

Aletatë Ballkanikë e pushtuan Shqipërinë si miq dhe si çlirimtarë, por mbetën aty si posedues dhe si trashëgimtarë. Shqipëria ka qenë si Samsoni në Tempullin e Gazës. Ajo [Shqipëria] e rrëzoi Perandorinë Otomane dhe mbi kokën e saj ranë ngrehurinat./Telegrafi/

Një popull pellazgo-ilir: trojanët

Troja dardane ka një emër shqip pa i hequr asnjë gërmë, që do të thotë Trojë, vënd ku ndërtohen shtëpi banimi, ndërtesa të çdo lloji. Ky emër kështu përdoret edhe sot. Kur kërkon të ndërtosh të duhen troje që të ngresh ndërtesa mbi të. Këtë emër Troja e ka pasur sepse ajo ishte një vënd i ngritur, që ka shërbyer për ndërtimin e banesave.

Një fakt interesant është se trojanët kanë pasur si simbol të tyre shqiponjën, e cila ka qënë simbol i Aleksandrit të Madh, i Pirros, i perandorëve ilirë të Romës, Ptolemenjve, Skënderbeut. Sot populli shqipëtar është i vetmi që shqiponjën e ka në flamurin e kombit dhe veten e quan shqipëtarë.

Një tjetër fakt i rëndësishëm që tregon etnicitetin albanë të Trojanëve dhe aleatëve të tyre, është vetë Iliada. Homeri jep emrat e vendeve, njerëzve dhe perëndive të asaj kohe. Emra që janë shqip. Këto emërtime nuk kanë nevojë për shpjegim, sepse vijnë në një variant të pastër të shqipes së sotme.

Festi, ishte një luftëtar i zoti nga Lidia që i përgjigjet fjalës në shqip fest
.

Arna Menesti, nga Beocia, quhej kështu se luftonte me vegla të vjetra që i përgjigjen fjalës shqip arna gjë e vjetës dhe e arnuar.

Alkatos, emër trojan që është përdorur edhe në Epir, përdoret edhe sot tek vajzat dhe djemtë.

Kliti, emër trojan që është përdorur edhe në Iliri e Maqedoni. Këtë emër e ka pasur edhe mbreti ilir që luftoi me Aleksandrin e Madh në Pelion. Ky emër i bukur përdoret edhe sot.

Perifati, është në shqip shumë pastër, pra perri – fati, pra fat të mirë, të bukur si perri. Edhe sot tek ne përdoret në disa krahina, dhe nuk thuhet mirë por bukur, p.sh. bukur mirë që ka kuptimin shumë mirë, por bukur është e njëjta gjë si perri, por kjo e fundit është një shkallë më e lartë se e bukur.

Aise, perëndi që sheh veprimet e njëriut gjatë gjithë ditës, që në shqip do të thotë Ai-se, pra Ai-she. Sheh se çfarë bën njëriu gjithë ditën.

Aretyre, vend i zhvilluar që në shqip i përgjigjet fjalës aretyre që do të thotë arë-tyre, pra ara e tyre
.

Erinjet, është perëndi që mbron jetën, që i përgjigjet shqip funksionit të saj. Ajo do të thotë erinjet që është e-rin-jetë, pra e rin, e përtërin jetën.

Hypokanti, që është nga Thaka, në shqip hy-po-kan-ti pra që je si hy i bukur

Hypodon, është emër trojan që në shqip do të thotë hy-po-don pra të jesh si hy
.

Jadet, quhej perëndesha e shirave që është shqipja ja-det pra që është det me ujë.

Menti, nga Qipro që në shqip mendi ose menti pra një person i mençur, që ka mend. Gjithashtu ka emër trojan të tillë si Mentor ka mend, i ditur.

Pra siç shihet këto emra dhe pothuaj se të gjiitha emërtimet që jepen në Iliadë janë shqip.

Pra popullsia që ka banuar në Azinë e Vogël ka qënë e njëjta popullsi nga etniciteti me atë që ka banuar në Iliri, për aq kohë sa fiset trojane quhen trojane dhe ilire në të njëjtën kohë.

Nga ardit Saliaj

A jane Greket e sotem ‘ende’ Indo-Europiane? A kane qene ndonjehere?

Greket moderne nuk rrjedhin ne menyre predominuese nga Indo-Europianet. Eshte qesharake te flasesh nese greket ‘vazhdojne apo jo’ te jene Indo-Europiane pasi njerezit qe jetonin dikur brenda kufijeve gjeografike te Greqise nuk kane qene asnjehere me prejardhe dominuese Indo-Europiane. Sidoqofte aristrokracia e Greqise klasike duhet te kete rrjedhur nga Indo-Europianet. John V. Day ne shenimet e tij ve ne dukje:

Indo-Europianet shpesh duken sikur kane qene minoritete te vogla ne vendet ku ata penetruan: Klasa e luftetareve Kelte ne Irlande: patriket Romake: disa heronj Homerike dhe e ashtuquajtura ‘grek puro’ e viteve te mevonshme; si dhe Arianet qe luftuan kunder shume vendasve ne Indi.

Sipas Petersonit, aristokracia greke ishte e ndare nga ‘shtresa te ngjashme me kasten… ne klasa me njerez te lire dhe skllever midis te cilave influenca gjenetike e popullates autoktone gjenetike duhet te kete predominuar’. (Peterson 1974).
Po ashtu duhet mbajtur ne mend se greket kane 28 % HG9 ( qe eshte nje percaktim Y-chromosome haplogroup J blog ose kromozoni Y i haplogrupit te tipit ose llojit J i njohur ndryshe si HG9, Eu9/Eu10.) te Lindjes se Mesme dhe 28 % HG21 Afrikano Veriore. Pjesa me e madhe e kesaj lashtesie mund te datohet qe nga Neoliti por eshte kurioz fakti qe RM (ose Racial Myths/Mitet mbi Rracat) nuk e intepreton kete te dhene ne kuptimin qe greket jane 56% ‘Hamito-Semitik’ dhe si rezultat shume me pak ‘puro’ Europiane. Sic ve ne dukje Day (2002): “Gjenetikisht popullata greke dhe jugosllave jane midis atyre qe paraqesin me pak tipare ‘Europiane’’.
Sipas te dhenave te studimeve te fundit ne fakt sugjerohet se pjesa me e madhe e origjines neolitike ne Greqi perfaqeson nje vershim gjenetik mbas Neolitit.

Greket Aristoi

Pjestare te familjeve aristokrate jane te paraqitur me teprice ne rradhet e Grekeve te periudhes klasike. Pra kur flitet mbi llojin rracial te ‘grekeve’ te lashte, eshte shume e rendesishme qe te konsiderohet lloji rracial i aristokracise. Nga kendveshtrimi fizik antropologjik kompleksiteti etnik i shoqerise greke gjate mijevjecarit te pare p.e.s. ‘ndalon’ cdo perpjekje per nje deklarate te pergjithshme te tipit fizik te bazuar mbi mesataret statistikore te te dhenave qe kane dale nga materialet e disponueshme skeletore. Nje kaste shtresore thelbesore e shoqeruar nga principe relativisht strikte te nje kaste endogame (martese brenda fisit) ndante Eupatridet me prejardhje Indo-Europiane nga klasa e njerezve te lire dhe sklleverit midis te cileve influenca gjenetike e popullates ‘Pellazge’ autoktone mund te kete predominuar. (Paterson 1974)

Peterson ve ne dukje se gjuhet IE (qe nga ky moment per fjalen Indo-Europiane do perdor shkurtimin IE) eventualisht filluan te fliten nga njerez te ndryshem gjenetikisht dhe ne rrace por ne te njejten kohe ai sugjeron se:

Gjate rrjedhes se pese ose gjashte mijevjecareve ekspansioni dhe pushtimi, nje kaste e larte IE gjithnje ne zgjerim padyshim duhet te kete ruajtur nje vazhdimesi te nje shkalle te larte gjenetike (Pearson, 1974), ndersa i impononin veten e tyre popullatave autoktone. Ata qe sollen te foluren IE ne territoret e sapo pushtuara u shnderruan ne klasen sunduese fisnike luftarake sic deshmohet nga konotaciopni ‘fisnik’ per arya ne Indi dhe Persi, ariothez ne Greqi (pra aristokracia) dhe aire tek Keltet. Dhe ne fakt evidencat tregojne se ne nje fare menyre pushtuesit arya, art ose aire ruajten principe strikte te endogamise ne zgjedhjen e grave te tyre zyrtare dhe sidoqofte ndonese ne disa zona ata duken se ne menyre disproporcionale kane ndikuar fuqishem ne ‘pellgun’ gjenetik te popullates indigjene nepermjet praktikimit te mbajtjes se nje numri te madh konkubinash, ata ndryshonin nga popujt e Uralit dhe ato Semitike ne kundershtine e tyre per te prodhuar trashegimtare te paligjshem nga martesa dhe per te pranuar statusin social te babait.

Pra deri ne kete pike ne lidhje me pjellen e tyre, ne shoqerine aristokrate greke si ne shume shoqeri te hershme IE, endogamia strikte e klasave pushtuese u evidentua nga pohimi qe ‘ne i zgjedhim grate tona sic zgjedhim kuajt: nga kohezgjatja gjeanologjike’? dhe eshte i njohur respekti i madh qe greket kishin per kuajt.

Sipas Peterson:

Fakti qe emigrantet IE kishin nje koncept te qarte dhe te prere mbi ate qe konsideronin si nje karakteristike te vecante te tyre fizionomike e cila duhet te jete ruajtur madje edhe theksuar nga martesat brenda fisit, eshte evidentuar me bollek ne literaturen Greke. Tek Odisea (XII, 222) kuptojme qe Athina e maskuar pershkruhej si te ishte ‘delikate dhe tolerante sic jane bijte e mbreterve’, ndersa tek Iliada (II, 26) Thersites me origjine autoktone pershkruhet si ‘i keq formuar dhe me koke te deformuar’…

Coon permend:

Batakcinjte, karakteret komike, satiret, centauret, gjigandet dhe te gjithe njerezit e tjere te pakendeshem dhe ata qe nuk mund te admirohen, shpesh paraqiten ne skulptura dhe ne vizatimet e vazove si fytyre gjere, hunde te shtypur dhe me mjeker te dendur. Sokrati qe i perkiste ketij lloji ne menyre keqdashese krahasohej me nje satir. Kjo lloj fizionomie vazhdon te ekzistoje edhe sot ne Greqi dhe eshte nje fizionomi e zakonshme Alpine. Ne skeletet e hershme te gjetura kjo tregohet nga kafka brakiocefale.
Sokrati, djali i nje skulptori dhe nje mamie, nuk ishte nje aristokrat. Fakti qe ky lloj fiziku percmohej nga aristokracia tregon se vete aristokracia nuk ishte e llojit Alpin, me siguri jo Alpine e perzjere. Coon po ashtu thekson se “Lloji rracial te cilit i perkiste Sokrati [nje lloj rrace qe nuk favorizohej nga elita IE] sot eshte lloji rracor me i rendesishem ne Greqi.

Peterson vazhdon:

…si nje suplement i fuqishem i studimit te mbetjeve te paplota skeletore… perdorimi i mundshem i nje analize te detajuar mbi portretet e mbijetuara greke, skulpturat dhe gdhendjet e te gjitha llojeve, te klasifikuara sipas prejardhjeve te verifikuara historike, tribale dhe familjare te individeve te paraqitur. Nje klasifikim i tille behet shume i rendesishem nen kendveshtrimin e e pranuar gjeresisht qe gjate mijevjecareve p.e.s. popullata e Egjeut mbetet e ndare nga nje numer ndarjesh te izoluara gjenetike ne vend qe te perfaqesojne nje popullate homogjene Mendeliane.

Greket qe tregohen me siper, pasardhes te familjeve te lashta aristokrate, paraqesin te dhena fizionomike IE.

Ska nevoje te permendet por ne ditet e sotme eshte me e mundur te shohesh nje rrace te tille ne Angli apo Suedi sesa ne Greqi. Coon afirmon:

…mbasi shikon bustet portret te Athines dhe maskat prej argjili te Spartaneve, impresionohesh nga ngjashmeria e tyre me Europiano Perendimoret e sotem. Kjo ngjashmeri behet me e paket ne artin Bizantin ne te cilin jane te pranishem me shume fytyrat e Lindjes se Aferme; por Bizantinet jetuan ne pjesen me te madhe jashte Greqise.
Peterson raporton se ‘gjate periudhes se dominimit Romak… aristoit e vjeter te prejardhur nga perendite ishin virtualisht te zhdukur’.

Angel (1945) konfirmon pranine e llojit Nordik-Iranian midis pushtueseve te Epokes se Hekurit te Greqise dhe vazhdimesise se tyre si minoritet ne Athinen e Koheve Klasike. Te dhenat e tij po ashtu sugjerojne pranine e lidhjes se llojit Nordik me Nordiko-Alpinet midis pushtuesve te Epokes se hershme te Bronzit dhe sic Angel permend me tej nje rrace te me vonshme Helladike-Nordiko-Iraniane-Mycenaean Athinase qe ‘pa shume dyshim… ishte luftetare’. Lloji Nordiko-Iranian ka qene i pranishem edhe ne kohet e vona helenike.

Demosteni (fotoja ne fund te faqes) trashegoi 84.000 dhrahmi nga babai i tij prona e te cilit ‘na jep disa ide mbi pronat e 300 qytetareve me te larte ne shekullin e katert’ (Webster 1973,44). Ne kontrast, ‘nentedhjet per qind e qytetareve kishin nje te ardhur prej 180-480 dhrahmi’, dhe ‘qytetaret, metikset (metikset ne Greqine e Lashte kane qene qytetare te dores se fundit, ata qe nuk kishi asnje te drejte civile ne jeten e vendit dhe konsideroheshin si te huaj dhe te ardhur) dhe klleverit punonin bashkarisht ne minierat e argjendit dhe paguheshin ne te njejten menyre’ (46)
Shtresa e ulet e qytetareve ka gjasa te kete qene me origjine autoktone (dhe jo IE). Shifra 317 p.e.s. e pranuar me konsensus per Athinen tregon 12.000 qytetare ne klasat e uleta (thetet), 8.000 te klases se mesme (hoplitet) dhe 1.000 ne dy klasat me te larta. Klasat e larta ishin te dominuara ne numer nga qytetaret e tyre, pra sklleverit dhe metikset.

Aristokracia ishte nje segment i vogel dhe i izoluar i popullsise dhe shume familje aristokrate praktikonin kremimin (djegien e trupave) ‘deri ne periudhen Klasike’ (Peterson 1974) duke e kufizuar me rreptesi panevojshmerine e evidencave skeletore ne diskutimin e llojit rracor te aristrokracise. Por evidenca e permendur me siper eshte konsistente me idene qe lloji Nordik duhet te kete perfaqesuar gjeresisht aristokracine, sic sugjerojne dhe vete portretet.

Aksidentalisht vete praktika e kremimit ne vetvehte eshte nje e dhene.

…kremimi… ishte i asociuar me popullatat pastoralo-nomade Nordike per te cilat shpirti duhet te sillet i lire ne vdekje ashtu si dhe ne jete. Si rezultat futja ne perdorim e kremimit ne Greqi eshte konsideruar nga shume studiues si nje tregues i ardhjes se popullates se re Nordike dhe nomade… (Hall 1997, 116)

Ska rendesi nese kremimi u prezantua nga ndonje ‘element verior’ i panjohur dhe i gjeneralizuar si i tille, ose ne menyre specifike nga ‘pasardhesit Doriane te praktikave te kremimit te popullates Zjarrperdoruese qe banonin ne Iliri dhe Bosnje ne Periudhen e Bronzit te Vone’ (Hall 1997, 116-117), eshte e qarte se kremimi sic eshte praktikuar nga aristokracia greke e ka origjinen e tij tek Nordiket.

Pigmenti

Ne lidhje me pigmentin, Coon (1939) thote:

Literatura greke dhe arti grek na japin evidenca te bollshme mbi pigmentin dhe karakteristikat e fytyres te banoreve te lashte te Eladhes. Perendite e Olimpit, paraardhesit e gjysem-heronjve ne pjesen me te madhe te tyre ishin bjonde, lekurbardhe dhe floke te verdhe. Athina kishte sy gri. Ndersa Poseidoni ishte me floke te zeze. [Shenim: Poseidoni e ka prejardhjen nga nje perendi Mesdhetare pre IE]. Nese do besonim Homerin, keto perendi ishin paksa te ndryshme nga pasardhesit e tyre heronj, shumica e te cileve ishin lekurebardhe dhe floke verdhe.

Day (2002) zbulon se:

Informacioni i vlefshem mbi greket e vertete dhe jo ata te fantazise vjen nga Polemoni, shkrimtari i dyte per nga rendesia mbi fizionomine i cili ka shkruar ne shekullin e dyte e.s. Polemoni shpjegon se ‘Greket puro’ te kohes se tij kane lekure te celet, floke te kuqe dhe ngjasojne me njeriun e prirur ndaj letersise dhe filozofise i cili ka lekure te celet dhe floke te celet. Polemoni mund te kete arritur ne keto perfundime nga Pseudo-Aristoteli, fizionimisti me i rendesishem grek i cili ne shekullin e trete p.e.s. deklaroi se mashkulli me perfekt eshte luani me krifen e tij te celet.

Sipas Angel, ‘Nordik-Iranianet ishin te gjate dhe muskuloze, me faqe te fuqishme dhe ka mundesi qe ne rradhet e tyre te perfshiheshin dhe floke kuqerremtet, sy bojqielli, gri si dhe floke verdhe dhe kafe.’ Po ashtu Angel permend ‘nje ngjashmeri te dukshme’ te ketij lloji ‘me anglo-saksonet’ dhe pjeserisht me ‘veriperendimoret fqinje te ketij lloji grek’.
Greket moderne jane ne menyre tronditese floke zinj dhe shume rralle me lekure te celet.

Nga : Ardit Saliaj

Greqishtja e vjetër dhe latinishtja vijnë nga Shqipja

Shkrim i botuar te gazeta Koha Jonë më 31 mars dhe 1 prill 2005. Meqënëse interneti nuk i njeh fontet e greqishtes së “vjetër”, disa fjalë greke janë të palexueshme). Kush e di se me çfarë fonti mund të ndreqet kjo gjë është i lutur të na e ndihmojë.

Studiuesi Çlirim Xhunga sjell interpretim të ri të greqishtes së vjetër

LOGOS – Një lojë fjalësh
(Ese)

Në greqishten e vjetër Νωδός, ή, όν {νω* = νου* = njoh + δός*} do të thotë : që s’ka dhëmbë (qui n’a plus de dents). Por shihni me kujdes si është formuar kjo fjalë. Këtu νω, e cila është një nga hallkat e vargut skematik grek νε-, νη-, νί-, νο-, νύ-, νῶ- të ndërtuar duke u mbështetur në paradigmën e rrënjës shqipe NJOH, ka marrë kuptimin e pjesësëz mohuese JO, kurse δός vjen për çudi nga një fjalë tjetër, ku personazh kryesor i rrëfimit me një togfjalësh është qeni (që në greqisht dhe në latinisht mes shumë fjalëve luan rolin e luanit): κυνόδους, όδοντος (ό) {κυν* + όδο* = udhë, mënyrë + υς*} 1 dhëmbë qeni të njerëzve dhe kafshëve (dent canine des hommes et des animaux). Kështu nga mbiemri κυνόδους, i cili don të thotë fjalë për fjalë: qeni, prej qeni (sjellje, karakter, mënyrë, pamje etj.) grekët shpikën dhe latinët kopjuan fjalën ὀδούς, ὀδοντος dhëmb (dent), e cila në it. bën dente dhe në fr. dent.
Me një gur a disa gurë dijetarët e lashtë grekë e ata latinë pas tyre kanë arritur të krijojnë nga shqipja një a disa neologjizma! Jo vetëm kaq. Fantazia e tyre ka shkuar më tej. Duke shfrytëzuar labirintet e fantastikes grekët e lashtë kanë krijuar me shqipen njoh fjalë me kuptime nga më të shumëngjyrshmet. Ἀκατάψευστος {ἀκατά = ἀ pjes. moh. + ψε* = fshe + υσ* = ish (me kuptimin është) + τος*} thotë gjuha e lashtë greke dhe ndonjë poet latin: ajo që s’mund të fshihet dhe një mendim që s’errësohet nuk janë as fantastikë e as përrallorë (non fabuleux). Grekut i lipseshin fjalë të reja për të emërtuar dukuri të tjera, që mundësisht të dukeshin të ndryshme nga shqipja. Mjaft dukuri të natyrës e të shoqërisë prisnin t’u vihej një emër dhe greku, e pas tij latini, e gjetën rrugën. Me νουθετέω-ῶ {νο* = njo + υ* = unë + θε* = the (them) + τέω*} greku i vjetër tha: 1 fus në kujtesë (remettre en mémoire), rikujtoj (faire ressouvenir, rappeler); paralajmëroj dikë (avertir qqn), i kujtoj diçka dikujt (rappeler qqe ch. à qqn) kujtohem për (rappeler que) 2 paralajmëroj (avertir), qortoj (réprimander) II. qetësoj (calmer). Më pas veç kur u krijua fjala νότος, erë e jugut (vent du sud). Është po rrënja shqipe njoh, por kësaj here me prapashtesën τος, një hibrid me prejardhje po nga shqipja. Era e jugut u quajt kështu pasi dihej (pra, njihej) se kur frynte ajo sillte shiun (c. à d. de la pluie). Νότος u kopjua nga latinët, me gjithë prapashtesën τος, por u shkrua me shkronja «të reja» dhe u bë notus, që do të thotë hëm erë jugore, hëm i njoftun, duke zbuluar atë që u mundua të fshehë greku, prejardhjen e νότος nga shqipja. Por grekët s’u bënë merak që këtë të fshehtë ua mori vesh latini. E tërë puna është që të vërtetën të mos e marrë vesh vetëm shqiptari. Dhe greku ia ka arrritur qëllimit, për 3000 vjet shqiptarët dinë më pak për gjuhën e tyre se çdo evropian tjetër.
Greku, i cili ka dashur të ishte gjithnjë i pari, NIKI (Nji, një + qi, qe), τος e bëri τίς dhe ja ku doli fjala e re νοτίς, lagështirë. Latinët s’vonuan dhe e kthyen νοτίς «latinisht» në notis, për të thënë bashkë me notos, i njohur, i njoftun. Çudia më e madhe në historinë e filologjisë botërore dhe të albanologjisë është se ndonëse grekët dhe latinët s’i shpëtuan dot forcës magjepsëse të shqipes, dijetarët shqiptarë të shekullit XX nuk i shpëtuan dot grackës së trukeve morfologjike të grekëve dhe latinëve. Por gënjeshtra i ka le gambe (këmbët) të shkurtra. Ngado që të vërtiten e çfarëdo që të filozofojnë dijetarët grekë, latinë, gjermanë, anglezë, sllavë e të tjerë, dhe çfarëdo arme psikologjike, ekonomike apo vrastare të vënë në dispozicion të ideologjisë e politikës shtetet e tyre, këto kombe s’kanë për t’i shpëtuar ndëshkimit të së Vërtetës së Madhe, se gjuhët e tyre vijnë vetëm e vetëm nga shqipja. Jo vetëm kaq. Unë këtyre « Zotërinjve, Aristove, Arqive», këtyre «Kombeve të Qytetëruara» u them se 90% e zërit N në fjalorët e greqishtes së vjetër dhe të latinishtes, vijnë vetëm nga një rrënjë e shqipes, NJOH. Po të përfshijmë në këtë zë neologjizmat me prejardhje po nga shqipja si nau, naut, nav apo rrënjë të tjera të shqipes si nem, nëm dhe nuk, atëherë rezulton që leksiku i zërit N në këto fjalorë vjen 100% nga shqipja. Po të zbatojmë në filologji teoremën e Policit, por jo vetëm atë, rezulton se edhe gjuhët postlatine, gjermanike e sllave vijnë të gjitha nga shqipja. Me pak vullnet shqiptarët mund t’u vënë «evropianëve» në dispozicion, në një kohë relativisht të shkurtër, të gjithë materialin e nevojshëm e dokumentues.
Ndonëse s’qenë kurrë të zotë të krijojnë një gjuhë të tyre origjinale, grekët dhe latinët kanë provuar se me brumin e të tjerëve, pra të shqiptarëve, dhe me mendjen e tyre pjellore dinë të gatuajnë gjëra fantastike. Kështu, meqë νότος ishte një erë që vinte me drejtim nga jugu, Herodoti, Plutoni dhe Tuqididi menduan që me νῶτος ose νώτον të emërtonin kurrizin (dos) e gjithfarë gjërash të tjera. Fantazia e fantazistëve u shtri edhe më tej. Dishepujt (discipulus, që DIN SHQIP, fjalë e kohës së Aristotelit + dim. ul + us, është), që përpiqeshin të shkonin më tej se mësuesi, se ç’kishin një si νόσος, një hutim (égarement de l’esprit), një si shkallim (démence), i përfshinte një biçim marrëzie (folie), pasi dija e tepërt ishte νοσηρός e dëmshme për shëndetin (malsain, insalubre), por jo vetëm kaq! Kishte rrezik që edhe të νοσέω (krhs. me shqipen shënosh, shëndosh, por s’kanë asgjë të përbashkët etimologjikisht) të mbeteshin shpirtërisht të sëmurë (avoir l’esprit malade), apo edhe më keq, ata mund t’i pushtonte marrëzia (être atteint de folie). Me gjithë këto ogure të zinj që rrënja shqipe NJOH, kjo fjalë e çuditshme shqipe, po u sillte greko-romakëve, ata prapseprapë, vendosën në unanimitet që Ajo të përdorej edhe me kuptim pozitiv. Kështu ata krijuan mbiemrin νωΐτερος, α, ον, {νωΐ* = njoi, njohim + τερ* = të tërë + ος*} të tanët (notre) dhe përemrat vetorë të vetës I shumës të italishtes dhe frëngjishtes, (rsp. nous dhe noi).
Sot po e mbyllim me kaq. Kush don të bëj vetë një ese tjetër mbi rrënjën NJOH, a me një rrënjë tjetër të shqipes le të këshillojë me nge si fjalorët e greqishtes së vjetër, të latinishtes dhe të çdo gjuhe evropiane. Por për sa kohë Shqipëria do të jetë kjo që ka qenë këtu e njëqind vjet, unë i kujtoj të bëjë kujdes, se mund të mbetet, e pakta, pa punë dhe pa mjete jetese!

* * *

Intervistë nga gazetarja e Koha Jonë Magda. A.

Çlirim Xhunga edhe mund të paragjykohet, sepse zakonisht në të tilla raste thuhet: “si ka mundësi që një autor i panjohur të hedhë poshtë enciklopedinë botërore”, apo me fjalët e shoqëruara me nënqeshjet karakteristike tallëse “dava punë amatorësh”, gjë që buron nga inferioriteti dhe mosbesimi te fuqia e individit, të kudondodhur, që mund të përbëjë një qenie të besueshme me mendje revolucionarizuese, pavarësisht se në pamje apo funksionin formal që kryen mund të duket mosbesues, falë dhe asaj se sa shumë gabojnë njerëzit në shpërndarjen e meritave. Kanë gabuar dhe me Sokratin e madh, sepse qe i vetëm ndaj një filozofie të gabuar, masive, mbizotëruese!!! Do të ishte mirë që ai të gjykohej duke analizuar vetëm ato që thotë, pa llogaritur se kush i thotë, kjo e dyta s’ka pikë rëndësie, për të cilat në fakt ai është i bindur katërcipërisht që nuk ekziston askush që ta kundërshtojë. Dhe janë të shumtë autorët shqiptarë e të huaj që mbrojnë teza të ngjashme me të, në lidhje me prejardhjen e gjuhës shqipe, ndërkohë që ekziston dhe një shumicë që nuk e njeh mirë gjuhën shqipe apo që nuk do ta njohë, apo një pjesë që shprehet se rrezikon të thotë të vërtetat e saj. Ndërkohë Çlirimi shkon edhe më përtej tezave të derisotshme, duke sjellë fakte të reja. Ka një jetë që studion gjuhët e huaja dhe dy vjet ato antike. Ka studiuar për gjuhë-letërsi. Dhe me një guxim jo të zakonshëm që ia jep edhe prejardhja nga një familje tepër atdhetare thotë pa druajtje atë që mendon, gjë që s’kemi përse ta shohim aspak me paradyshim, përkundrazi….të ndalemi mirë… M.A.

Ju arrini në përfundimin se gjuha e vjetër greke vjen prej shqipes. A mund ta përmblidhni në mënyrë sintetike këtë pohim të jashtëzakonshëm dhe shkaqet që ju sollën këtu, nëse ai është vërtet i tillë?

Greqishtja është një gjuhë e ndërtuar në katedra gramaticienësh. Ky pohim s’është i ri. Këtë e konfirmojnë si Haustratte, ashtu edhe D’Agnely, ndonse unë nuk kam gjetur tek asnjeri prej tyre dëshmi gjuhësore bindëse. Por studimi ynë mbi greqishten e vjetër na tregon se këta dijetarë kanë patur prova të pakundërshtueshme për të shtruar këtë hipotezë, por kushtet nuk i kanë lejuar ta shtjellojnë atë. Greqishtja e vjetër jo vetëm që është një sajesë, një gjuhë e sajuar nga njerëz që flitnin një gjuhë tjetër, por ajo ngërthen në vetvete një mori problemesh të karakterit gjuhësor. Një shqipfolësi që bie në kontakt me literaturën e gjërë të autorëve të lashtë grek i lindin shumë pyetje në kokë dhe mjaft zhgënjime. Që në fillim të punës time zhgënjimi im ka qenë tepër i madh aq sa unë kam thënë me vete: Po çfarë katrahure paskan bërë këta njerëz me gjuhën e bukur shqipe! Konfuzioni leksikor e morfologjik në gjuhën greke është kaq i madh sa që here-herë më duket i qëllimshëm. Fjala në greqishten e vjetër është larguar shumë nga tabani i saj i origjinës, i shqipes, kemi zëvëndësime pavend të fjalëve shqipe me neologjizma belbëzuese homerike dhe posthomerike, mjaft rrënjë të rëndësishme të shqipes janë ngurtësuar në fondin mitologjik të ashtuquajtur grek duke humbur çdo kuptim në atë gjuhë. Fjala në greqishten e vjetër është e mbingarkuar ideologjikisht, është shumë e errët dhe s’është çudi që greqishtja e vjetër të jetë frut i një grushti priftërinjsh të ditur të lashtësisë, që nuk mund të thuhet me siguri se nga e kishin origjinën, pasi në gjuhën greke ne nuk shohim gjurmë të shënueshme të ndonjë gjuhe tjetër përveç shqipes. Greqishtja jo vetëm që ka lindur nga shqipja, por ajo është një gjuhë shumë më inferiore se ajo. Shqipja ia kalon greqishtes së vjetër në të gjitha drejtimet: si për nga pastërtia e rrënjës, pastërtia morfologjike dhe sintaksa e qartë.

Greqishtja e vjetër, është hartuar sipas një strukture morfologjike dhe sintaksore tashmë të deshifruar. Unë jam duke punuar për një fjalor etimologjik të saj duke u mbështetur mbi fjalorin e hartuar nga një nga leksikografët dhe filologët më të shquar në botë, që i kanë kushtuar jetën dhe krijimtarinë e tij greqishtes së vjetër, atë të leksikografit dhe filologut francez Bailley. Të dhënat që po dalin në dritë nga studimi i veprës së tij, të cilën e kam krahasuar me Iliadën, Odisenë dhe tekste të tjera të autorëve të lashtë grekë që ai merr në shqyrtim, janë befasuese. Greqishtja e vjetër është një gjuhë e ndërtuar sipas një strukture gramatikore skematike. Fjalëformimi aty bazohet te rrënjët e shqipes. Këtyre rrënjëve në greqisht iu shtohen parashtesa dhe prapashtesa, të cilat janë të ndërtuara po me brumë të shqipes. Kështu p.sh. shkallët e krahasimit te mbiemrat në greqisht ndërtohen me prapashtesën – τερος {τερ = i tërë + ος = është} në shkallën krahasore dhe me –τατος {ταν = të tan, të tërë + τος} në shkallën sipërore. Edhe leksiku i greqishtes së vjetër mbahet në këmbë nga rrënjë të shqipes. Herë – herë leksiku i greqishtes ndërtohet mbi vargje të ndërtuara me tema të së njëjtës paradigmë të shtjellimit të foljes në gjuhën shqipe si p.sh. Σμαρ, Μαρ; Σμερ, Μερ ; Σμορ, Μορ që në greqisht duan të thotë ndaj, shpërndaj (partager). Një shqipfolësi i bie lehtë në sy fakti që në greqisht Σμαρ = Μαρ, Σμερ = Μερ dhe Σμορ = Μορ dhe se pjesëza S nuk e ka vlerën mohuese që ka në shqip. Ky është një element i vogël, por shumë i rëndësishëm që dallon qartë shqipen nga greqishtja dhe që flet në favor të vjetërsisë së shqipes. Përveç vargjeve të llojit të mësipërm, në greqisht kemi vargje të ndërtuara me rrënjë të cilat në shqip shprehin koncepte të ndryshme siç është rasti i ΓFα: Γα, Γαν, Γε, Γεν, Γνη, Γον, Γvω, lind (naître, faire naître) ku Γα dhe Γαν vijnë nga shqipja ngjaj, Γε dhe Γεν vijnë nga shqipja gjej, Γνη dhe Γvω vijnë nga togfjalëshi q’ (që) njoh. Siç shihet, në rastin e dytë « keqkuptimet » mes rrënjëve të shqip dhe fjalëve në greqishten e vjetër janë edhe më të mëdha se në rastin e parë dhe flasin për një konfuzion jo të vogël, që ka ekzistuar në greqishten e vjetër.
Për të qëmtuar fjalën shqipe në greqisht nuk është gjithnjë një punë e lehtë. Hulumtimi i rrënjës së saj në greqisht si p. sh. te naut, ortho, sferë etj. i ngjan punës së një arkeologu, të cilit i duhet të mbledhë copa të thyera për të ngjitur një amforë. Nga krahasimi i leksikut të këtyre dy gjuhëve kuptojmë se në shumë raste greqishtja ka përvetësuar nga shqipja jo kuptimin e rrënjës së fjalës, por kuptimin e figurshëm të saj. Zhvillimi i mëtejshëm i gjuhës greke ka bërë që fjala shqipe të evoluojë në një mjedis të ri morfologjik. Gjatë këtij procesi diferencimi fjala greke është larguar mjaft në formë dhe në përmbajtje nga gjuha shqipe. Pra, ndryshimi thelbësor mes kuptimit të fjalës greke nga rrënja e saj shqipe qëndron në largimin e greqishtes nga kuptimi i parë burimor dhe veshja e fjalës me kuptime të mbartura po të rrënjës shqipe. Ky diversifikim e kapërcen edhe këtë cak të fundit, puna arrin deri aty sa që grekët për të emërtuar këmbën të përdorin rrënjën shqipe shkel, për forcën përdorin rrënjët krah dhe di , për të emërtuar fjalën mish thonë krye, ndërsa me rrënjën tonë gjak ata shprehin klithmën dhe perëndinë Bakus. Në greqishten homerike rrënja e shqipes shfaqet e diversifikuar si në shqiptim dhe në të shkruar. Kjo ka ndodhur në rradhë të parë sepse fjala shqipe ka kaluar nga njëri dialekt grek në tjetrin, duke pësuar ndryshime fonetike, dhe semantike sa që tek Iliada dhe Odisea ne gjejmë një mori fjalë që vërtiten rreth një rrënjë të vetme. Kështu krahas Re kemi Ra, krahas Er kemi Hr dhe Ir, krahas Pei kemi Fei, në krahë të Pa gjejmë Fa. Po kështu kemi Men, Man dhe Mhn, Damo dhe Dhmo, Xeir dhe Keir, Pur dhe Pir, Kar dhe Khr. Rrënja e tyre e përbashkët na bën të mendojmë se kjo nuk ka qenë vetëm rezultat i një procesi të gjatë të evoluimit gjuhësor të gjuhës ndër dialektet greke. Shndërrimet fonetike kanë shërbyer edhe për të ndërtuar fjalë të reja, kuptimet e figurshme të të cilave ruajnë edhe në kontekstin e ri gjithnjë një lidhje me rrënjën shqipe nga kanë dalë. Këto diferencime kanë bërë që greqishtja të duket si një gjuhë krejt e ndryshme nga shqipja, duke ngatërruar mjaft gramaticienë leshko, ndonse të dëgjuar dhe ca prej tyre shumë të dëgjuar, vendas e të huaj, të cilët deri më sot e kanë veçuar si shqipen ashtu dhe greqishten në familjen indoevropiane.

Eshtë shumë e vështirë të pohosh, por aspak e pamundur, se shekuj të tërë janë ngritur mbi një gabim të madh. Ç’mendoni për filologjinë botërore në këtë aspekt?

S’është aspak çudi. Në trajtimin e çështjeve të tilla të rëndësishme si prejardhja e gjuhëve, në themel të punës studimore filologjike ka sunduar kriteri ideologjik e ai politik dhe shumë më pak kriteri shkencor. Deri më sot asnjë studiues shqiptar nuk e ka ballafaquar gjuhën shqipe frontalisht me gjuhën greke. Që të dërdëllisësh për vjetërsinë e shqipes në këto anë të dheut, së pari duhet të kishe krahasuar më parë shqipen me gjuhën e fqinjit tonë më të vjetër, atë të grekërve. Duhesh marrë në analizë së pari nga vetë studiuesit shqiptarë gjuha e Homerit dhe e autorëve të lashtë grekë, para se të merreshin në konsideratë shkencëtarë të dyshimtë si Mayer me shokë. Filologjia botërore dhe mjaft studjues shqiptarë e marrin të mirëqenë vjetërsinë e gjuhës greke, ndërsa mua më rezulton se greqishtja e vjetër s’është gjë tjetër veçse një përpjekje për të ndërtuar një gjuhë universale, diçka e ngjashme me ëndrrën e Zamenhofit në shek. XIX.
Nuk duhet të ngatërrojmë këtu qëndrimin tonë ndaj vjetërsisë dhe gramatikës së greqishtes së vjetër me rëndësinë e padiskutueshme që kjo gjuhë mori në zhvillimin e dijes njerëzore në tërësi dhe në lindjen dhe zhvillimin e gjuhëve të vendeve evropianopërendimore. Edhe shqipja e re ka mjaft neologjizma grekolatine, frut i dijetarëve të fushave të ndryshme të dijes, paçka se të gjitha pa përjashtim janë krijuar me brumin e saj.

Cilat janë dy shkaqet kryesore, sipas jush, të këtij qëndrimi: mosnjohja e shqipes, apo mungesa e dëshirës për të pranuar logjikën e saj?

Edhe këto ditë unë lexoj në buletine filologjike europiane se si linguistika përpiqet t’u japë shpjegim problemeve gjuhësore me anë të aparateve analitikë të gabuar, që vijnë nga mosnjohja e shqipes, por dhe nga predispozioni jodashamirës ndaj shqipes dhe popullit që e flet atë. Kjo mungesë predispozicioni ka arsye të njohura të vjetra politike, por nuk duhet nënvleftësuar dhe ndikimi që do të kishte një afirmim i rolit të gjuhës tonë dhe vendi që ajo do të zinte në rrafshin e familjes indoevropiane, qoftë dhe në aspektin më periferik të saj, atë komercial, pasi një afirmim i tillë do të thoshte një kthim të vëmendjes së mbarë botës drejt shqiptarëve dhe Shqipërisë, gjë që do të shqetësonte shumë fqinjin tonë grek, i cili sot përfiton shumë nga turizmi kulturor.
Shqetësimin grek e kanë për çudi edhe evropianët e tjerë. Ata s’e kanë për gjë të deklarojnë se 60 deri në 80 % të leksikut të tyre vjen nga greqishtja dhe latinishtja, por ngurrojnë (mbase duhet përdorur fjalë tjetër) të pranojnë që ato bashkë me greqishten vijnë nga shqipja. Nuk e di. Qarqe të caktuar në Evropë nuk kanë qenë historikisht të interesuar të hidhet dritë mbi lashtësinë e shqipes. Botimet e kohëve të fundit, që po habitin botën shqiptare dhe që po nervozojnë fqinjët grekë dhe turkë, po bëhen vetëm nën trusninë e shpërthimit të një vetëdije kombëtare nga ana e vetë shqiptarëve. Shumë gjëra janë ditur, dhe shumë akoma mbahen të fshehura në sytë e kombit tonë. Jo vetëm kaq. Sot të huajtë dinë dhe se ç’bluan koka e çdo shqiptari. Kur një pjesë e dijes rrezikon të dalë në dritë me përpjekjet e vetë shqiptarëve, të huajtë nxitojnë të nxjerrin të parët nga sirtarët e mbuluar nga pluhuri dhjetra apo qindravjeçar dokumente befasuese. Merrni si shembull të freskët D’Agnely dhe Faverialin. Kjo ndodh pasi dija për të fuqishmit është fuqi, pushtet. Kur ajo bëhet e të gjithë popullit, kjo dijë humbet fuqinë dhe shndërrohet në mall, nga i cili po ata vetë që e zotëronin duan të nxjerrin përfitimin më të madh të mundshëm ekonomik, politik e ideologjik. Por e keqja më e madhe për ne shqiptarët janë antishqiptarët që lind toka jonë. Edhe kur Lajbnici u shpreh se shqipja është gjuha ilirëve të lashtë gazeta shqiptare “Albania”, në Bruksel, do të shkruante se ne kemi respekt për këtë dijetar të madh por ai nuk ka ditur më shumë se 100 fjalë shqip. Kur një dijetar frëng u bë gati të publikonte dokumenta të lashta të shqipes në vitet 20’ ambasada shqiptare ia ndali vrullin. Një dorë e zezë e ndaloi kardinal Skiroin të botonte veprën e tij për Mesharin. Po ajo dorë mbyti Petro Ninin Luarasin dhe Aristidh Kolën.

Po gjuhëtarë, të huaj edhe shqiptarë, si Mayeri, Hahni, Çabej etj, si vallë nuk mbërritën deri në këto caqe kërkimore?

Në Shqipëri gjuhësia krahasimtare deri më sot është marrë me probleme të dorës së dytë, gjithsesi shumë të vyera e që kanë hedhur dritë në raportet e shqipes me gjuhë të tjera, por që nuk kanë qenë në gjendje të afirmojnë rolin e vërtetë, primar, që shqipja ka pasur në familjen indoevropiane. Studimi i shqipes përvec interesit shkencor është i lidhur ngushtë me interesa kombëtare shpeshherë të nëpërkëmbura nga përfaqësues e dijetarë të popujve, që nuk kanë qenë të zotë të ruajnë gjuhën e të parëve të tyre. Studimi i greqishtes së vjetër dhe i latinishtes më kanë krijuar bindjen se shqipja është gjuha e vetme e gjallë e krijuar ndonjëherë nga një popull në këto anë të dheut.

Po a jeni njohur me autorët kryesorë botërorë në këtë lëmë, edhe grekë, dhe etimologjinë që ata përdorin për gjuhën e vjetër greke?

Unë jam mbështetur kryesisht në punë studimore të autorëve më në zë në botë të greqishtes së vjetër si Bailly dhe Lidell. Sa për qëndrimin e fqinjëve grekë ndaj gjuhës shqipe, shqiptarëve dhe historisë së tyre, ksenofobia e tyre është një gjë më se e njohur. Grekët kanë qenë fqinjët tanë më të vjetër, autorët e tyre të lashtë, emrat e të cilëve shpjegohen vetëm nëpërmjet shqipes, janë treguar shumë të kursyer në veprat e tyre për paraardhësit tanë. Si grekërit, dhe latinët kanë të drejtë të krenohen për kontributin që i kanë dhënë dijes së njerëzimit, por ata duhet t’i njohin shqipes autorësinë e gjuhës së tyre. Si greqishtja ashtu dhe latinishtja nuk arrijnë të shpjegojë kurrgjë për rrënjët e fjalëve te veta. Shpjegimi i prejardhjes së fondit të leksikut të greqishtes së vjetër mund të bëhet vetëm me anë të gjuhës shqipe.

Shpjegimi me anë të shqipes të rrënjëve të këtyre fjalëve, nëse është kështu, hedh poshtë në fakt hipotezën për marrje të anasjelltë….

Po. Kur dalin nga konteksti i greqishtes rrënjët e shqipes nuk kanë kuptim në atë gjuhë. Këtë e ka vënë re me gjenialitet edhe Petro Zheji kur flet për gjuhën sanskrite, të cilën e kompromenton vetë emri. Te shqipja këto rrënjë qëndrojnë më natyrshëm, zhvillohen me një vërtetësi, bukuri, tingëllim magjepsës e të pakrahasueshëm. Fjalë të rëndësishme e shumë të bukura të shqipes janë marrë dhe janë vënë në rolin e shërbëtorit në strukturën morfologjike të greqishtes së vjetër. Kështu, me trajta të foljeve shqipe them, kam dhe jam janë formuar shumica e prapashtesa të diatezave të foljes greke. Po kështu dhe mjaft rrënjë të tjera të shqipes si leu, mendoj, thërras etj. luajnë një rol shumë të rëndësishëm në fjalëformimin. Një fakt shumë i bukur dhe shumë interesant është se te gjuha e Homerit marrin pjesë gjallërisht si dialektet e shqipes në trojet ku banojnë shqiptarët etnikë edhe në ato të diasporës ekzistuese në Greqi dhe Itali, fakt ky që hedh poshtë shterpësinë e diskutimit ndërdialektor në Shqipëri. Jo vetëm gegërishtja, por edhe shqipja e diasporës, sidomos ajo e Arbëreshëve të Italisë, tek e cila mes shumë barbarizmave latine dhe greke gjinden thesare të vërtetë, format (glosat) më të vjetra të shqipes, të cilat duhet të rigjejnë vendin e tyre në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe nga ku janë zbuar me dhunë tridhjetë vjet më parë, dhe kështu ato të rizënë vendin e merituar në gjuhën e kultivuar shqipe.

Pse dhe si ka ndodhur kjo “huamarrje”?

Në leksikun e greqishtes shumica e fjalëve janë kompozita të ndërtuara me dy a më shumë rrënjë të shqipes, të cilat siç thamë edhe më lart po të nxirren nga trupi i fjalës greke nuk kanë asnjë kuptim për të. Greqishtja nuk i shpjegon dot. Jo vetëm kaq. Në greqisht shumica e fjalëve të bukura shqipe kanë humbur kuptimin e tyre burimor dhe shprehin kuptime të mbartura, dytësore e deri në nocione që s’kanë më lidhje me vetë fjalën burimore. Kjo situatë në leksikun e greqishtes së vjetër mund të ketë arsye të ndryshme. Platoni në shek.V ngulte këmbë që autorët grekë të asaj kohe duhet të gjenin rrugë të tjera për krijimin e fjalëve të reja pasi etimologjia nuk ishte në gjendje t’i ndihmonte në këtë drejtim. Greqishtja nuk është në gjendje t’u japë shpjegime figurave mitologjike, toponimeve greke, emrave të popujve që kanë banuar viset e Greqisë në lashtësi. Gjatë punës tonë me tekstet e Iliadës dhe të Odisesë ne shohim se shumë fjalë shqipe janë kuptuar dhe përdoren gabim nga vetë autori i tyre, gabim i cili është transmetuar ndër autorë të tjerë të lashtë grekë e që është ngulitur më pas në fjalorë e gramatika. Mjaft nga paskajoret e greqishtes janë sajesa gramaticienësh, dhe nuk mungojnë rastet kur shtjellimi i paradigmës së tyre bëhet me rrënjë të shqipes që s’kanë lidhje me njëra tjetrën.
Ndër fjalë të vjetra të shqipes që dokumentohen te Homeri dhe autorët e lashtë grekë duke filluar nga shekulli 7 –të p.e.s. ne kemi hasur: afroj, agë, agi, agon, anë, ankon, aq, ar, ata, ato, ba, bashkë, bëj, cep, cipë, dal, gjoj (dëgjoj), dha, dhashë, dhe, dheu, dhe (edhe), dhjam, di, diell, ditë, do (dua), i egër, enë, era, jam (dhe një pjesë e paradigmës së saj), fat, fill, flas, fle, frikë, fryj, fsheh, ftoj, gënjej, gjak, i gjallë, gjë (gjëra), i gjërë, gjej, gjel, gjellë, të gjithë, gju, grua, gunë, halë, hall, hap, hedh, heq, heu (pasth.), hip (dhe hop, hof etj.), humb, iki, jeta, kam (dhe një pjesë e paradigmës së saj), kap, kaptoj, kaq, kat, këto, klith, kohë, krah, krye, kryej, kthej, ku, la (lart), lë, leu, lidh, ligje (vaj), lip (dhe lyp), ma (mama), i madh, mat (dhe mas), marr, mbaj, mbi, mbys, me, mend, mendoj, mes, mik, mish, mos, natë, ndaj, ndihmoj, ndjej, në, nem, nëm, ngjaj, ngjyej, ngrej, ngushtë, një, njeri, njoh, nuk, nxit, ora, ore (pasth.), pa (shoh), pa (pjes. moh.), para, parë, për, peshë, pjell, plagë, plang, planc, plot, prag, prij, punë, pyes, qaj, qiell, qëlloj, qen, qëndroj, qenë, qepa, i qetë, qiell, qindi, ra (vargu ra, re, rri etj. me një zhvillim interesant në greqisht), rrah, rrëzë, rrëzoj, rri, rris, rrjedh, rrjep, rroit, rroj, shkoj, shoh (dhe një pjesë e paradigmës së saj), shpie, shquaj, shqyej, shtëpi, shterroj, shtie, shtroj, sit, sjell, sulem, tan, i tërë, tërheq, thaj, them (dhe një pjesë e paradigmës së saj)), therr, thërras, , thurr, thyej, ti, tjetër, tokë, tremb, trim, tym, udhë, uji, ul, vajti, valle, vapë, var, varr, vë, vij, vras, vulë, yll, zë, zihem, zili, zjej, nyjet e përparme i, e, të. Sigurisht, duhet të ketë dhe ca të tjera fjalë, por jo shumë. Kjo jo për faj të shqipes dhe shqiptarëve. Si grekët dhe latinët i kanë pasur në mes të tyre shqiptarët e ditur dhe shqipen e bukur dhe shumë të pasur. Por nga shqipja ata kanë marrë vetëm një grusht fjalësh për të ndërtuar me to gjuhët dhe kulturat e tyre duke lënë në errësirë trashëgiminë gjuhësore, dijen, traditat dhe kontributin e shqiptarëve vetëm e vetëm «për të mahnitur me gjeninë e tyre» tërë botën. Kush ka sy dhe veshë, kush ka pak mend mund të konstatojë se kjo lojë e vjetër po vazhdon edhe në ditët tona m’u para hundës tonë. Edhe sot e kësaj dite mjaft shqiptarë detyrohen të ndërrojnë identitetin e tyre në dhe të huaj në mënyrë që atje t’u hapen rrugët e dijes dhe të jetës.

Kur ka ndodhur sipas jush krijimi i greqishtes së vjetër?

Iliada dhe Odisea janë ndër dokumentet, të cilët kurorëzuan procesin e formimit të greqishtes së vjetër dhe ndarjen e saj përfundimtare me shqipen dhe strukturën e saj morfologjike dhe sintaksore.

Kaq ndikim gëzon greqishtja dhe politika greke te shkenca europiane?

Greqishtja qëndron në themel të gjuhëve evropiane. Ajo është një gjuhë më e studjuar nga të huajt se gjuha shqipe. Te Homeri dhe autorë të tjerë grek e ka origjinën shumica e fjalëve të leksikut të latinishtes dhe të gjuhëve të sotme latine e gjermanike. Nga ana tjetër, kanë munguar punime që të vërtetojnë se shqipja është një gjuhë më e vjetër. Këto mendoj se janë dy arsyet e këtij qëndrimi.

Nëse shqiptarët do të ishin aq të kultivuar në dijet e tyre si e shpjegoni faktin që më pas gjuha shqipe nuk u shkrua?

Në Vatikan është zbuluar një dokument që daton 350 vjet para Mesharit dhe e ardhmja mund të na japë ne shqiptarëve surpriza të tjera më interesante. Mungesa e shkrimit të shqipes në periudhën e shkëlqimit të Greqisë së Lashtë dhe të Romës së Lashtë lidhet me arsye historike, por në thelb, si greqishtja e vjetër ashtu edhe latinishtja s’janë gjë tjetër vecse vazhdime të deformuara të shqipes në dy alfabete të ndryshme.

Nuk druhesh se duke thënë këtë pohim dëmton interesa të mëdha politike e ndoshta njëkohësisht edhe jetën tënde private?

S’kam frikë megjithëse shumë nga ata që janë marrë me thelbin e shqipes dhe kanë hedhur dritë mbi identitetin e kombit shqiptar kanë rrezikuar mirëqenien e tyre dhe vetë jetën. Gjithçka pritet. Qeveritë tona janë zgjatim i qarqeve të huaja. Unë nuk kam besim se ne na udhëheqin shqiptarët.

Nuk druhesh se mund ta quajnë punë amatore, siç ndodh shpesh sot ndaj atyre që mbrojnë të tilla teza?

Le t’ia lëmë fjalën opinionit të specializuar për t’u shprehur për këtë çështje.

Të rejat që sjell studimi:

• Leksiku i greqishtes së vjetër është i ndërtuar sipas një strukture skematike në formë vargjesh horizontalë, që rrjedhin nga e njëjta paradigmë apo pjesë të paradigmave të ndryshme të shqipes duke na dhënë kështu vargje uniformë dhe të përzjerë.

• Në paradigmat e foljeve greke ngërthehen në mjaft raste rrënjë të shqipes që vijnë nga paradigma të ndryshme.

• Pjesëzat mohuese, kundërshtuese, veçuese etj. në greqisht dhe latinisht : 1 a-, ap-, ab-, abs- vijnë nga rrënjët shqipe hap, afroj etj. dhe 2 ne-, ni-, no- nga shqipja njoh.

• Ngarkesa, apo ngjyrimi ideologjik, jashtëgjuhësor i fjalës, është një element shumë i rëndësishëm i fjalëformimit në greqishten e vjetër dhe në latinisht. Injorimi i këtij elementi në studimet filologjike, shpeshherë i qëllimshëm, ka bërë që filologjia të ndjekë me galdim për mijra vjet një rrugë të gabuar, dhe mijra e mijra libra, broshura, kumtesa e referate kanë hedhur errësirë mbi të vërtetën.

• Kuptimi i an, pan, para është i tkurrur e deri i përmbysur te parashtesat greke.

Ekstrakte nga fjalori etimologjik i greqishtes së vjetër:

ἄπτερος {ἀ pjes. moh. + ἀπ = hap + τερ* = i tërë + ος*} pa krahë (non ailé). ἀπ. μῦθος { μῦ* m’i + θος* thosh} OD. fjalë pa krahë (parole non ailée), që nuk fluturojnë (qui ne peut s’envoler) pa pendë (sans plumes). S. πτερον për të kuptuar se si greqishtja ka filluar të largohet nga shqipja që në shek. X – VIII p. kr. S. R. hap.

ἀρχή, ῆς (ἡ) {αρ* = ar (flori) + χ’ = që + ῆς*} kush ndodhet përpara, në krye (ce qui est en avant) A fillesa (commencement) I principi (principe), origjina (origine). II pika e nisjes (point de départà, fundi i diçkaje (bout, extrémité d’une chose) 2 fig. princip (principe), themeli (fondement). B 1 komandim (commandement), pushtet (pouvoir), autoretit (autorité) 2 detyrë (charge), magistrature) 2 ajo që i nështrohet një autoriteti, perandori, mbretëri, vend i qeverisur (ce qui est soumis à une autorité, empire, royaume. pays gouverné). S’është e vërtetë që në fillim ishte ἀρχή –ja. Në fillim qe πόνος , punë e lodhshme (travail fatigant), ishte κυνηγία, gjuetia (la chasse). Kur κυνηγός (gjuetari le chasseur) ὁδηγέω (gjeti udhë të reja frayer un chemin), atëhere ai ἀργέω (ar gjeti dhe s’punoi më ne travaillait pas). Të gjitha kuptimet dhe nuancat e αρχή rrjedhin nga cilësitë, që ka metali i arit (floriri) dhe përfytyrimi që ka ai që e posedon për veten e tij, apo kalemxhiu për padronin e tij. S. R. ar (flori), qe (jam), që.
ἀρχηγετεύω {ἀρ* = ar + χη* = qi (që, i cili + γε* + gje (gjej) + τεω*} komandoj (commander à). Siç shihet këtu ἀρ*, χη* dhe γετεύω* kanë kuptimin e tyre të vërtetë dhe jo ato të mbartura nga kalemxhinjtë e antikitetit. S. ἀργέω, κυνηγετέω.
ἀρχηγετέω-ώ {ἀρ* = ar + χη* = qi (që, i cili + γετε* gjete (gjente) + ω*} filloj (commencer). ἀρχηγετέω dhe ἀρχηγετεύω ndryshojnë vetëm nga një ύ, një nga artificat e shumta greke për t’i dhënë fjalëve të tyre kuptime të ndryshme e sa më të errëta.

ἁγνεία, ας (ἡ) {ἁ* 1 pasth. habie; gëzimi 2 pjes. moh. ; + γ* q’, që + νε* = njeh + ία} 1 pastërti (pureté), dlirësi (chasteté) 2 pastrim (purification). Tek γνε = që njeh, ne kemi kuptimin idealist dhe agnosticist të fjalës njoh. Kush thotë se ne mund të njohim (γνο= qno = q’ njo = që e njoh) botën që na rrethon, atëhere ai qne-n, pra gënjen. [ἀγνεύω]. S. ἁγνεύω. R. njoh
ἁγνεύω {ἁ *, pjes. moh. + γ* q’, që + νε* = njeh + υ* u (unë) + ω*} I 1 jokal. jam i pastërt (être pur= πυρ = gr. zjarr, shqip. i pirë) 2 ruaj veten të pastër (se garder pur de) 3 konsideroj si detyrë fetare (regarder comme un devoir religieux de) II kal. pastroj (purifier). Në të kr. ἁγνεύω shkruhet ἥγνεύευκα = i gnjeu ka, pra ka gënjyer. Krhs. lat. ignesco, bëhet flakë në fytyrë, siç duke primit. nga gënjeshtra, kurse , agnellus, qingj i njomë (fig. i urtë). ἁγνεύω është ndërtuar sipas vargut skematik grek νε-, νη-, νί-, νο-, νύ-, νῶ-, një kopje e shtjellimit të shqipes njoh. S. κνεφάζω, νεύω. R. njoh.

Ἀφροδίτη, Ἁφροδίτη, ης (ἡ) 1 Afërdita, lat. Venus, perëndeshë e dashurisë dhe e bukurisë, që grekët besonin se kishte lindur nga shkuma e valëve (Aphrodite, lat. Venus, déesse de l’amour et de la beauté, que les Grecs croyaient née de l’écume des flots. 2 kënaqësi e dashurisë (plaisirs de l’amour) 2 dashuri (amour), dëshirë plot pasion (désir passionné), pasion (passion) 3 gëzim i miqësisë (jouissance de l’amitié), kënaqësi (plaisir) 4 hijeshi (grâce), bukuri (beauté) 5 planeti Venus (la planète Vénus). Spas Bailly me origj. fenikase.
ἀφρονέω-ώ {ἀφρον* = afron (afroj) + έω*} Humb llogjikën (être insensé). ἀφρονέω shtjellohet vetëm në pjes. e tash. së greqishtes. ἀφρον- vjen nga shqipja afron, afrohem. Si shqipja afroj edhe fjala e huazuar ἀφρον vjen nga onomatopeja fr, fër, frë, e cila në shqipe ka një përhapje të madhe si te shprehja bën fër – fër, fërfëllij, fërfëlloj, fërfërit, fërgëlloj, fërgohem, fërgoj, fërkoj, fërshëllej, frigoj, frikoj, fryj etj. [ἄφρων].
φρονέω I 1 kal. kam aftësinë të mendoj, të ndjej e të jetoj (avoir la faculté de penser et de sentir, d’où vivre) 2 tregohem i llogjikshëm (être dans son bon sens) 3 mendoj (penser). φρονέω është një neologjizëm i vjetër grek, që ka si antonim ἀφρονέω, humb llogjikën (être insensé). Këtë λόγος (lojë) fjalësh grekët e vjetër e ka shtrirë mbi një numur shumë të madh rrënjësh shqipe për të shprehur mbase më bukur mendimet e tyre por edhe për t’u larguar sa më shumë nga shqipja e për ta errësuar sa më shumë mendimin. II kal. 1 kam në shpirt (avoir dans l’esprit) 2 ëndërroj (songer à), projektoj (projeter de).

Ἣρα, ας (ἡ) {Ἣρ* = erë ; fig. zemërim, furi + ας* = ash, është} Hera, bija e Kronos dhe Reas, e shoqja e Zeusit Spas. Bailly etj. e vetmja etimologji e mundshme është (si shpesh herë) një fjalë sanskrite : svar, qielli (le ciel). S. ἀὴp, ἀνἠρ, Κήp. Krhs. lat.
Ἡράκλειος, α ose ος, ον {Ἡρά* + κ* = q’, që + λε* = le (lind) + ιος*} i Heraklit, që ka lidhje me Herakliun (d’Hèraklès, qui concerne Hèraklès). Krhs. me Herkulin te latinët.
Ἡρακλῆς, έους, thirr. –εις Herakliu, lat. Herkuli, i biri i Zeusit dhe Alkmenës ( Hèraklès (Hercule) demi-dieu, fils de Zeus et d’Alkmèna, Alcmène). Bailly dyshon te fjala e aut. të vjetër që sugjerojnë prejardhjen e fj. nga Ἣρα dhe κλέος, me mendimin se kjo fjalë vjen nga ἥρως. S. Ἣρα, ἥρως, κλέος (që + le = lindur + osh).

κήρυξ, κήρυκος { κ* = q’, që + ήρ* 1 erë 2 hi (pluhur) + υκ*= ik + ος*} I çdo person që njofton publikisht me zë të lartë (toute personne qui annonce à haute voix).1 në epokat heroike, kasnec apo mesazher i perëndive, Hermes (dans les temps héroïques, héraut ou messager des dieux, Hermès) 2 kasnec i perëndive (héraut des rois) 3 mesazher i paqes dhe i luftës, në asambletë publike. ( héraut pour les messages de paix et de guerre ; dans les assemblées publiques). II gjel (coq). Krhs. κήρυκος me ἅγγελος, ἀγγελικός, që lidhen bashkë nga roli që gjeli ka luajtur për të lajmëruar agimin e ditës. Gr. ἅγγελος dhe lat. angelus e kanë fjalën gjel në temë, kurse κήρυξ e mbart si metaforë. Krhs. κήρυκος me lat. angelus, fr. heraut, dhe hero në të gjitha gjuhët. κήρυκος ka dhënë në latinisht thuajse të gjitha fjalët që fillojnë me cur- si currere, fr. courir e it. correre.

λῆρος, ον (ὁ) { λῆρ* = i lirë + ος*I I 1 llomotitje (radotage, bavardage, sottise, niaiserie) 2 llafazan, llomotitës (radoteur) II 1 objekt pa vlerë (objet sans valeur) 2 objekt mondan (objet mondain) 3 zbukurim grash (ornement pour les femmes).

μένος {μεν* < men, menje, mendje + ος} shpirt (âme). Bailley jep si rrënjë të saj μέν, mendoj (penser).
μένω {< menoj, mendoj} kam një dëshirë (avoir un désir). Kjo folje ka vetëm të kryerën : μέμονα, kam dëshëruar (kupto : menduar).

νοέω, οῶ { νο* = njoh + έω*, οῶ*} futet në shpirt (se mettre dans l’esprit) : 1 shikoj, perceptoj (voir, s’apercevoir de, me anë të shqisave, par l’entremise des sens), 2 kuptoj (comprendre, me anë të reflektimit, par la réflexion) II 1 kam në shpirt (avoir dans l’esprit) : νόον νοεϊν, IL. kam një mendim në kokë (avoir une pensée dans l’esprit) 2 meditoj (méditer) III abs. 1 tregohem i kujdeshëm (avoir du bon sens, être prudent, sage) 2 me pasë një kuptim (avoir un sens, une signification) Il mes. 1 mendoj, meditoj (penser en soi-même, méditer) 2 mendoj për diçka, dikë (penser à). Këtej kanë ardhur lat. –gno, nosco, it. -nosco, angl. knoë, gjerm kennen. S. νόος.

νόος-νοῦς, νοου-νοῦ (ὁ) { νό* = njoh + ος*, ῦς*, ου*, ῦ*} 1 aftësi për të menduar (faculté de penser), inteligjencë (intelligence), shpirt (esprit), mendim pensée): τον νοῦν ἔχειν ATT. drejtoj vëmendjen, çoj mendje te (diriger sa pensée, son attention sur) ὲν νῷ ἔχειν, PLAT. në mendje e kam (avoir dans l’esprit, dans la mémoire) 2 urtësi (sagesse), νόῳ, OD. σὺν νόῳ, HDT. me mirësi, inteligjencë, reflektim (avec bon sens, avec intelligence, avec réflexion); οὐδενὶ ξὺν νῷ, PLAT. pa asnjë inteligjencë (sans aucune intelligence); νοῦ κενος, SOF. pa mendim (sans esprit), jo inteligjent (inintelligent), νοῦν ἔχειν, SOF. ka mendim (avoir de l’esprit), jam inteligjent (être intelligent), νοῦν ούκ ἔχειν, SOF. kam aftësinë mendore për (avoir l’intelligence de), mësoj (apprendre à). νοῦν ούκ ἔχει, SOF. kjo s’është parë e as dëgjuar (cela n’a pas le sens commun), është absurde (cela est absurde), e pallogjikshme (déraisonnable) 3 mendim, projekt, interes, këndvështrim (pensée, projet, intention, manière de voir), νόον νοεῖν, IL. βουλεύειν, OD. kam një synim, një projekt (avoir une intention, un dessein). S. γνούς.

νουθετέω-ῶ {νο* = njo + υ* = unë + θε* = the (them) + τέω*} 1 fus në kujtesë (remettre en mémoire), rikujtoj (faire ressouvenir, rappeler) ; paralajmëroj dikë (avertir qqn), i kujtoj diçka dikujt (rappeler qqe ch. à qqn) kujtohem për (rappeler que) 2 paralajmëroj (avertir), qortoj (réprimander) II qetësoj (calmer).

ὁδηγέω {ὁδ* < udhë + η* = e (atë e) γέ* gjej + ω*} tregoj rrugën (conduire sur la route, guider) 2 çaj rrugën (frayer un chemin).

ὁμηρεία {ὁ* < oh + μηρ* < mir, marr + εία*} pengdhënie apo dhënie garancie (action de donner en otage ou en garantie), peng sigurie apo miqësie (gage de sûreté ou d’amitié).

Ὃμηρος Homeri, autor i supozuar i Iliadës dhe i Odisesë (Homère, poète épique, auteur supposé de l’Iliade et de l’Odyssée).

σπεῖος, εος-ους (τὸ) epike e σπέος.
σπέος (τὸ) {σπέ* = shpie ; shtëpi + ος*} shpellë, guvë (antre, caverne). R. dhan. σπῆϊ, dhan. sh. σπέσσι ose σπήεσσι. ὕλη δὲ σπέος e gjet në shtëpi (He found her at home). Hom.

τοκάς, τοκάδος { τοκ* < tokë + άς*} mb. çka ka lindur apo lind (qui a enfanté ou qui enfante). em. nënë (mère, kur është fjala për kafshë që kanë pjellur apo pjellin, en parl. d’animaux, qui a mis bas ou qui met bas).
τοκεύς { τοκε* tokë + ύς*} ai që krijon, ati (celui qui engendre, père) ; ἡ τοκεύς, ESKILI nëna (la mère). Në sh. dhe duel : prindërit (parents). Krhs. formimin e fjalës τοκεύς me Ζεύς, Zeus {zë ish).

Akademikët japin fakte dhe vertetojne se Aleksandri i madh,Pirro i epirit fliste shqip

Sa e vjetër është gjuha shqipe, në cilat koordinata gjeografike është folur, si ka evoluar, cilët popuj janë marrë vesh përmes saj dhe dialekteve, cilat janë raportet e saj historike me greqishten e vjetër dhe latinishten..? Larg pretendimeve hipotetike dhe të paargumentuara, larg dëshirës së ndikuar nga nacionalizmi, më poshtë po japim vlerësimin e disa prej studiuesve më në zë të globit në lidhje me prejardhjen dhe vjetërsinë e gjuhës shqipe. Faktet janë tronditëse nëse do të vihen përballë asaj pjese të pranuar “zyrtarisht” deri tani nga gjuhëtarë, historianë e studiues shqiptarë e të huaj. As më pak dhe as më shumë historiografia shqiptare përballë fenomenit të vjetërsisë, prejardhjes, mbase edhe kohës së shkrimit të shqipes, ka nevojë të jetë më e qartë dhe këtë e kanë pohuar edhe gjigantë të kalibrit të Çabej. Gjithsesi brezi i ri, por edhe i vjetër i studiuesve shqiptarë tashmë ka dhënë shenja se janë duke dalë nga kornizat e vjetra. Fatmirësisht shenjat janë të mira dhe të dukshme. Këtë duket ka pasur parasysh edhe akademiku Shaban Demiraj, kur ka shkruar në veprën e tij monumentale “Gjuha shqipe dhe historia e saj”, se: ”Hulumtimi dhe shpjegimi i elementëve ‘pellasgjike’ (më saktë, para ilire), që shqipja i ka trashëguar nëpërmjet ‘nënës’ së saj, mbeten një nga detyrat e rëndësishme të historisë së gjuhës shqipe”. Po le të shohim se në ç’përfundime kanë dalë kolegët e Demirajt në të gjithë globin, kur janë përballur me faktet për shqipen e lashtë.


Franz Bopp-i përcaktoi i pari se gjuha shqipe “i përket në mënyrë të sigurt familjes indoevropiane, por në elementet e saj themelore nuk ka ndonjë lidhje më të ngushtë, ose, aq më pak, ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjërën nga motrat sanskrite (= indoevropiane) të kontinentit tonë”.

Vinçenc Xoberti, filozof italian (1801–1852) nënvizon: “Latinishtja është një gjuhë pellazgjike, që rrjedh nga eolishtja dhe e afërt me ato gjuhë që përdoreshin në Greqi para vërshimeve “Deukalonike”, d.m.th., me ata të huaj që flet Herodoti”.
Nieburi shkruan: “Në latinisht gjendet një fond gjysmë grek dhe se origjina e tij nga pellazgjishtja nuk duket e dyshimtë”.
Johan Seferin Fater (1771–1826) shpreh mendimin se përputhjet e shqipes me latinishten mund të kenë një origjinë të përbashkët të bartësve të këtyre gjuhëve.

Jernei Bartolomeo Kopitar ka arritur në përfundimin: “Kështu, pra, deri në kohën e sotme, në veri të Danubit, në Bukovinë, Moldavi e Vllahi, Transilvani, Hungari, si dhe në anën tjetër të Danubit, në Bullgarinë e mirëfilltë, pastaj në të gjithë vargun e Alpeve të Ballkanit, në kuptimin e vjetër më të gjerë të këtij vargmali, nga njëri det në tjetrin, në vargmalet e Maqedonisë, në Pind dhe përmes Shqipërisë sundon vetëm një formë gjuhësore, por me tri lloje lënde gjuhësore (nga të cilat një është vendase, ndërsa dy të tjerat kanë ardhur nga Perëndimi dhe nga Lindja”.

Xylanderi shkruan: “Fjalët e gjuhës shqipe, pa ndryshime thelbësore e pjesërisht nga rrënja, gjenden edhe në gjuhët e tjera, si në greqishten e vjetër e greqishten e re, në latinishte, në gjuhët romane, gjermanishten e vjetër, të re, suedisht, danisht, anglisht, sllavisht, persisht, arabisht, keltisht, baskisht e indishten e vjetër”. Xylanderi shton se prapashtimi i nyjës shquese dhe fleksioni i saj më i zhvilluar se në baskisht, islandisht, suedisht e danisht, nuk gjendet në ndonjërën prej atyre gjuhëve të popujve që kanë ndikuar mbi shqipen. Përputhjet me sanskritishten tregojnë lidhje afrie të drejtpërdrejtë sesa të ndërmjetme, lidhje të afërt me trungun e përbashkët sesa me popujt që dolën më vonë në histori. Të njëjtën dukuri vë re edhe Franc Bopp-i.

Vicens Dorsa (studiues arbëresh) shkruan se në shqipe ruhen rrënjët e dialektit (digamës) eolik parahomerik.
Jeronim De Rada shkruan: “Analiza gjuhësore e përligj opinionin se në greqishten e vjetër gjendet një shtresë fjalësh, e cila i përgjigjet një periudhe më të vjetër të shqipes. Teza e Blumentalit rezulton e saktë”.
Elia Lates pohon se nuk ka asnjë arsye që të mos pranohet origjina ilire e popujve italikë.
Alfredo Trombeti pohon se fiset ilire u përhapën në tërë Gadishullin Italik, nga Venediku gjer në Pulia e Kalabri.
Ribezzo gjen përputhje të shumta mes onomastikës venete, japigje, ilire e shqiptare.
Jani Vreto thekson se rrënjët e fjalëve shqipe nuk gjenden as tek Homeri dhe as tek Hesiodi, sepse janë më të vjetra se ato.
Eqrem Çabej shprehet se në greqishten e vjetër ka disa fjalë, që shpjegohen vetëm me anë të shqipes. Një degë e shqipes vjen nga Egjeu, është egjeane, por nuk e shtjellon më tej këtë ide.

Adelungu te “Mithridati” shkruan: “Meqë trakishtja është një nga gjuhët e njohura më të lashta, ajo do të ketë ruajtur gjurmë më të shumta të një gjuhe nënë të lashtë, sesa gjuhët e fqinjëve të saj të afërt e të largët. Në gjuhën e mëvonshme greke nuk duken shumë fjalë rrënjë të keltishtes, gjermanishtes…, sepse, pasi u formua gjuha dhe populli i tyre, ata nuk u ndodhën në lidhje të drejtpërdrejtë me këta popuj, ajo duhet parë si një mbeturinë e trakishtes; trakët ishin fqinjët më të afërt të këtyre popujve jo vetëm në Evropë, por edhe në vendbanimin e tyre të parë në Azi, ku duhet të jenë formuar prej një burimi të përbashkët”.

Ëilly Borgeau në veprën “Ilirët në Greqi dhe në Itali” këmbëngul se Beotia, Akarnania, Etolia, mandej Argosi dhe Sparta janë të mbushura me antroponime e toponime ilire, se Boitoia dhe Argosi në zanafillë janë krijime ilire, d.m.th., pellazge. Të njëjtën pikëpamje mbron edhe gjuhëtari italian Bonfante.

Albrech Blumental ka gjetur gjurmë të shumta gjuhësore ilire në territorin e Greqisë. Kretçmeri, Budimiri, Krahe, Bonfante etj., kanë gjetur fosile të shqipes së moçme (të periudhës së bronzit) në Mikenë e më gjerë.

Maks Myler profetizon: “Do të vijë dita kur kjo gjuhë do të bëhet çelësi i shpjegimeve të sekreteve të mëdha”.
Malte-Brun përcakton: “Gjuha e ilirëve të lashtë, ose e shqiptarëve të sotëm është një gjuhë e veçantë, prejardhja e së cilës shkon deri në lashtësinë e thellë e madje në një kohë kur filluan të formoheshin secila në sferën e saj edhe gjuhët greqishte, latinishte, iberishte, keltishte, sllavishte, teutonishte dhe gotishte”.

Johan Georg von Han, hedh idenë e prejardhjes së përbashkët “tireno-pellazgjike” të ilirëve, epirotëve e maqedonasve, të cilët formojnë një degë të veçantë të rëndësishme të lashtësisë, krahas grekëve e romakëve. Hani nga mitologjia greko-romake përqas me gjuhën shqipe këto fjalë: Uranus, Rhea, Kronos, Kyklopea, Venus, Anna, Perenna, Anaitis, Zeus, Ge, Dhemeter, Deukalion, Thetis, Oceanus, Dif, Diel, Kybelle, Atlas, Vulkanus, Tinias, Tina, Ceres, Kore, Hermakes, Turms, Merkuris, Nemesis, Ruana, Pales.

M. Saqellari, gjuhëtar i sotëm grek, pranon se ka mjaft elemente, që dëshmojnë për hierarkinë parahelene, pellazge, të hyjnive të Olimpit”.

N. P. Elefteridhi pohon se greqishtja në pjesën më të madhe u formua gati e tëra nga gjuha pellasgjike.
Jakov Thomopullo dëshmon se ka lexuar mbishkrimet eteo-krete nëpërmjet gjuhës shqipe.
Enzo Gatti shkruan: “Gjeografia e lashtë e Evropës Mesdhetare është pothuaj e gjitha ilire …Emrat gjeografikë të Kretës, Korfuzit, Qipros, Sicilisë, Sardenjës, Baleareve… “.

Historiani francez Kantu shkruan: “…Në përgjithësi është pranuar se shqiptarët i përkasin racës pellasgjike… ata përbëjnë një racë mitike, si titanët dhe ciklopët… Faktet dëshmojnë se pellazgët sollën në Greqi, jo vetëm disa arte, por një sistem të tërë besimi, artesh dhe germash. Ajo ishte një racë po aq sa bujare, edhe e pafat. Gjuha e tyre, më e ngjashme me latinishten se sa me greqishten, u ruajt në dialektin eolian dhe në atë epirot, që helenët i cilësonin si barbarë”.

George Fred Uilliams, studiues amerikan, që në vitin 1914 shprehej se “po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t’i këndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i njohur me emrin Pellazg. Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, e Aleksandërit të Madh dhe e Pirros së Epirit”.

Robert d’Angely shkruan: ”…Shqiptarët janë më të vjetër se grekët, kjo s’ka dyshim, tingulli monosilabik është provë për këtë. Origjina e shqipes dhe e greqishtes nxjerr në pah në mënyrë të padiskutueshme raportin e vërtetë mes tyre, atë të prejardhjes së greqishtes nga gjuha shqipe: nëna e saj”.

Eqerem Çabej vërente me mprehtësi se kontributi i shqipes për gjuhët e tjera ballkanike do studiuar më gjerë. Pyetja trashëgim a huazime shtrohet sot e gjithë ditën për një sërë fjalësh. Ka emra visesh me një pamje mjaft të moçme, fjalë që s’u dihet kuptimi. Nisur nga gjendja e njohurive të atëhershme, Çabej shprehej se ka një kundërvënie mes historisë dhe gjuhësisë përsa i përket vendit dhe kohës së formimit të gjuhës shqipe.

Nuk shohim asnjë kundërvënie mes arkeologjisë, historisë dhe gjuhësisë; këto shkenca përputhen në përfundimet e tyre, duke ndjekur secila rrugën e vet të pavarur të studimit. Çabej shprehte pikëpamjen se prehistoria e shqipes mund të ketë vazhduar në Gadishullin e Ballkanit, veçse gjuhësisht ajo s’mund të ndiqet.

Akademiku Shaban Demiraj në veprën monumentale “Gjuha shqipe dhe historia e saj”, shkruan: ”Hulumtimi dhe shpjegimi i elementëve “pellasgjike” (më saktë, para ilire), që shqipja i ka trashëguar nëpërmjet “nënës” së saj, mbeten një nga detyrat e rëndësishme të historisë së gjuhës shqipe”.

Si përfundim, mund të themi se shqipja përfaqëson zhvillimin gradual të gjuhës së lashtë vendase, autoktone ilire, përgjatë mijëvjeçarëve e dhe shekujve deri në ditët tona. Mendimi i Miklosiçit, gjuhëtar i dëgjuar, se: “…kështu, ne jemi të prirë, që, në mos të gjitha, të paktën shumicën e dukurive të shqyrtuara këtu t’ia atribuojmë elementit të vjetër vendas dhe besojmë që ky element të ketë qenë i një rrënje me shqipen e sotme, të cilën ne e shohim si vazhduese të ilirishtes”, është i bazuar dhe i drejtë.

G. Meyer pranonte se shqipja përfaqëson një fazë të re të ilirishtes së moçme, ose më saktë të njërit prej dialekteve të moçme ilire. Ndërsa Kretchmeri shtonte se kjo është kaq e vërtetdukshme, saqë njeriu duhet të sillte arsye shumë të rëndësishme për ta kundërshtuar atë. Duke bërë një sintezë të këtyre veçorive gjuhësore, Çabej arrin në përfundimin e sigurt se shqipja buron prej shkallës më të lashtë, pavarësisht se me cilën gjuhë jo greke të Gadishullit Ballkanik të kohës antike është identike ajo shkallë e lashtë.

Nga : Ardit Saliaj