“Erdgysi i dogji rrobat Almës”, Anila Hoxha zbulon detaje tronditëse: I dërgoi mesazh kunatës “pse s’më tregove që…”

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga tragjedia në Shkodër, ku 39-vjeçarja Alma Arrazi i dha fund jetës duke u mbytur në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj.

Hoxha tha në emisionin “Breaking” në Top News se prej një muaji Alma dhe Erdgys Arrazi nuk shkonin mirë, dhe ndërsa ajo ishte larguar së fundmi nga shtëpia, Erdgysi ia kishte djegur të gjitha rrobat.

Po sipas gazetares Hoxha, Erdgysi ishte fshirë nga telefoni të gjitha komunikimet që kishte patur me Almën gjatë muajit të fundit. Ky i fundit, sa herë që dilte nga banesa, i bënte “bllok” në rrjetet sociale dhe telefon Alma Arrazit që të mos e shqetësonte.

Gazetarja Anila Hoxha tha gjithashtu se Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës ku i shkruante pse nuk i tregoi se Alma e kishte parë me të dashurën.

“Erdgysi ka djegur rrobat e Almës pasi ajo ishte larguar nga shtëpia, kjo është provuar edhe nga prokuroria. Erdgysi, sa herë dilte nga banesa i bënte bllok Almës, që të mos e shqetësonte. Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës ku i thoshte “pse nuk më tregove që më kishte parë”. Nuk është pyetur vetëm kunata në prokurori, por edhe babai, motra dhe vëllai i Almës.

Erdgysi ka fshirë nga telefoni të gjitha bisedat me Almën që kishte kryer prej 1 muaji. Alma magjithatë shpresonte se do ia dilte të ruante familjen. Për sa kohë ajo ka shpresuar dhe e ka falur, ka vazhduar të qëndrojë deri sa e ka parë me të dashurën. Alma kishte lidhje të fortë me kunatën, ajo është e tronditur. Ka kamera të tjera të sekuestruara, që i kanë kaluar prokurorisë. Janë dy biznese të tjera ku është bërë kërkesë që të administroheshin kamerat e sigurisë”, u shpreh gazetarja Hoxha.

Ku fshihet Azgan Mërnica? Familja problematike e 23-vjeçarit, babai vr**ës dhe vëllezërit në…

Ende nuk ka asnjë gjurmë nga autori i dyshuar i vrasjes së efektivit në Fier. 23-vjeçari Azgan Mërnica iki menjëherë pas ngjarjes dhe pasi braktisi makinën së bashku me telefonin celular, u zhduk.

Forca të shumta policie vijojnë kontrollet për kapjen e tij dhe sipas asaj që mëson gazetarja Anila Sefa, dyshimet e policisë së Fierit dhe RENEA-s janë se 23-vjeçari fshihet në zonën e Apolonisë dhe Havaleas. Ka dyshime se ai ka kaluar në zonën e Apolonisë, ndaj dhe aktualisht po kryhen kontrolle edhe nëpër banesa.

23-vjeçari vjen nga një familje me një histori të gjatë për përfshirjen në ngjarje kriminale. Sipas saj, babai i tij ka vuajtur dënimin me 20 vjet heqje lirie për vrasjen e kunatit.

Njëri prej vëllezërve ndodhet aktualisht në burg, i dënuar me 19 vjet heqje lirie për një vrasje të ndodhur në 2019-n. Edhe vëllai tjetër vuan po ashtu dënimin me burg në Gjermani. Në rastin e tij mbetet e paqartë se për çfarë është dënuar.

NDODH në Greqi/ Çifti deh me alkol 19-vjeçaren, e reja ρërdh* nohet nga burri, ndërsa gruaja e filmon!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 19-vjeçare ka denoncuar në polici për përdhunim një çift, një 35-vjeçareje dhe një 64-vjeçari.

Sipas mediave vendase mësohet se ngjarja ka ndodhur në Lamia, ku e reja ka deklaruar para autoriteteve se makthi i saj kishte filluar të premten që lamë pas, ku një mik i saj e njoftoi se 35-vjeçarja kishte një video të sajën ku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj me 64-vjeçarin.

Sipas asaj që vajza ka treguar në polici, dy javë më parë ajo kishte shkuar me gruan, identiteti i të cilës nuk dihet, në shtëpinë e 64-vjeçarit ku dhe kishin konsumuar një sasi të madhe alkooli.

Si pasojë 19-vjeçaren e kishte zënë gjumi dhe të nesërmen ishte zgjuar e veshur dhe nuk mbante mend asgjë se çfarë kishte ndodhur. Si duket çifti kishin abuzuar me të renë dhe aktin e kishin filmuar.

Në kontrollin e shtëpisë së 64-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan tre celularë, të cilët do të dërgohen për analiza laboratorike.

TMERR/ Gjendet e varur në shtëpinë e saj policja shqiptare, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kosovë, ku një efektive policie ka ndërruar jetë.

Mediat vendase raportojnë se efektivja është gjetur pajetë në banesën e saj në Gjilan, ku ishte varur.

Paraprakisht dyshohet se ajo ka kryer vetëvrasje në kushte të rënduara psikologjike, teksa pritet që hetimet të zbardhin më shumë detaje. Ndërkohë, trupi i saj është dërguar në morg, ku pritet që t’i nënshtrohet dhe autopsisë.

Njoftimi i policisë së Kosovës:

Ju informojmë se sot më 14.05.2024 rreth orës 11:44 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informata se një pjesëtare e PK-së rreth 46 vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj ne Gjilan. Patrulla është nisur menjëherë ne atë drejtim, gjithashtu edhe njësitet tjera relevante.

Arratisje si në filma në Francë/ Bosi i drogës shpëtohet nga furgoni i policisë, vriten 2 efektivë

Një bos i dyshuar droge po ndiqet nga qindra oficerë policie pasi u arratis nga një furgon burgu i zënë në pritë nga katër persona të armatosur në një autostradë në Francën veriore.

Të paktën dy oficerë burgu u vranë në sulmin e nisur pak pas orës 11:00 në autostradën A154 në Val-de-Reuil në Normandi, sipas mediave lokale. Tre të tjerë janë plagosur rëndë, tha ministri francez i drejtësisë Eric Dupond-Morett.

I burgosuri i arratisur u identifikua në mediat lokale si 30-vjeçari Mohamed A dhe njihet me nofkën” The Fly”, i cili besohet se ka drejtuar një rrjet të trafikimit të drogës.

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha se qindra oficerë policie ishin mobilizuar, ndërsa presidenti Emmanuel Macron u zotua se po bëhej gjithçka për të gjetur autorët.

E BUJSHME/ I kushtoi eliminimin Bayernit, UEFA merr vendimin drastik për arbitrin polak

Szymon Marciniak ishte një nga më të urryerit pas eliminimit të Bayern Munich nga Champions League, në gjysmëfinalen përballë Real Madrid, të cilën këta të fundit e fituan 2-1.

Por episodi i minutave të fundit, kur De Ligt dërgoi topin në rrjetë dhe Marciniak vërshelleu para kohe, i ka kushtuar rëndë këtij të fundit.

UEFA i ka hequr të drejtën e arbitrimit të ndeshjes hapëse të EURO 2024, Gjermani – Skoci. Polaku ishte programuar për ta gjykuar këtë ndeshje, por pas episodeve në Real – Bayern, UEFA ja ka hequr këtë detyrë.

Por nuk mbyllet me kaq, pasi Szymon Marciniak mund të përjashtohet nga EURO 2024, duke mos pasur të drejtën të gjykojnë asnjë prej ndeshjeve.

Kjo është policja që dyshohet se i dha fund jetës në shtëpinë e saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjilan, ku një zyrtare policore është gjetur sot pa shenja jete dhe dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Viktima është Lumnije Dervodeli Borovci, e cila qe një kohë ka vuajtur nga një sëmundje.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjilan.

“Ju informojmë se sot më 14.05.2024 rreth orës 11:44 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se një pjestare e PK-së rreth 46 vjeqare dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj ne Gjilan. Patrulla eshte nisur menjeher ne ate drejtim, gjithashtu edhe njesitet tjera relevante. Për informata tjera ju njoftojmë.”

Sinjali ka kontaktuar edhe kryeprokurorin e Gjilanit, i cili tha se akoma është herët të deklarohen për rastin, por që bëri të ditur se Policia dhe prokurori kujdestar ndodhen në vendin e ngjarjes.

Dalin PAMJET e dy ukrainaseve që υd*qën në Tiranë! (Punonin si es korta)

Dy shtetase ukrainase të identifikuara si Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova humbën jetën në një apartament në Tiranë për shkak të mbidozës së ilaçeve me përmbajtje narkotike.

Ishte shoqja e tyre, Yeva Vorona ajo që konstatoi ngjarjen e rëndë dhe njoftoi policinë.

Ajo deklaroi para hetuesve se ato kishin konsumuar alkool në doza të larta dhe pasi kishin shkuar në apartament i kishte zënë gjumi.

Por sipas JOQ, Yeva Vorona dhe 2 shoqet e saj ukrainase një natë para se të humbnin jetën kanë qenë në spital pasi kanë konsumuar medikamentin Xanax (lloj droge) në doza të larta.

Ky lloj medikamenti, në formë kokrre ka efekt relaxues, përgjumje dhe përhumbje njëjtë si efektet e drogës.

Në spital ato kanë marrë qetësuese dhe pasi janë trajtuar si persona të alkoolizuar janë lënë të lira për t’u larguar. Por kur kanë shkuar në shtëpi, dy ukrainaset Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova kanë rënë në gjumë të thellë dhe nuk janë zgjuar më.

Të nesërmen, shoqja e tyre e cila kishte konsumuar Xanax njësoj si ato, i ka gjetur të vdekura. Para se vajzat të vdisnin, Yeva Vorona ka publikuar në rrjetet sociale disa video ku shfaqen duke konsumuar medikamentin Xanax dhe në autoambulancën e urgjencës duke marrë trajtim mjekësor.

Në këto video njëra prej vajzave që ndërroi jetë shfaqet e pavetëdijshme në krevatin e autoambulancës, ndërsa Yeva Verona duke bërë video, qeshur e kënduar.

Ndërsa në një tjetër video, kjo e fundit shfaqet duke konsumuar medikamentin Xanax në gjendje jo shumë të mirë shëndetësore.

Dyshimet janë se si shoqja i ka mbijetuar një medikamenti të tillë të marrë në doza të larta, ndërsa dy ukrainaset kanë ndërruar jetë.

Ndryshe nga shoqet e saj, Yeva Verona nuk ka marrë trajtim në spital, por thjesht ka shkuar për t’i shoqëruar ato.

E dashura i shkon e veshur si NUSE të PENDUARIT të drejtësisë në burgun 313! (VIDEO e publikuar në “TikTok”)

Amarildo Nikolla alias Xhanaj, ose “shkodrani” siç dhe njihet nga rrethi i tij shoqëror, ndodhet në qeli prej disa muajsh.

Ai është kthyer në pentito dhe ka “zbërthyer” para hetuesve disa nga ngjarjet më të bujshme kriminale, pa çka se deri më tani ky status nuk i është dhënë nga drejtësia pasi dëshmitë e 35-vjeçarit po hetohen.

Në botën e krimit Amarildo identifikohet për vrasjet me pagesë, ndërkohë në rrjetet sociale, kryesisht në TikTok, nga partnerja e tij, Giovanna Nikolli.

Kjo e fundit është mjaft aktive në këtë platformë dhe nuk nguron të reklamojë jetën e luksit, pushimet, veshjet e shtrenjta si dhe dedikimet për partnerin e saj.

E teksa 35-vjeçari ndodhet në qeli, Giovanna ka gdhendur në trupin e saj një foto të sajën me Amarildo. Por, ashtu si dhe bukuroshja ka paralajmëruar disa herë në “TikTok”, suprizat për partnerin e saj nuk do të kenë të ndalur.

Video e marrë nga Tik Tok në profilin e “Giovanna

Pasi bërtiste emrin e tij jashtë burgut, dronit të ngritur pranë burgut të sigurisë së lartë, vetëm për të filmuar Amarildon në ambientet e ajrimit, Giovanna ka shkuar kësaj here e veshur me fustan nusërie.

Në një video të publikuar nga vetë ajo në “TikTok”, e reja ka zgjedhur që në përvjetorin e tyre të shkojë pranë ambienteve të burgut  “313”, e veshur nuse.

“Bashkë në të mirë e në të keq, derisa vdekja të na ndaljë. Gëzuar 2 vjetorin jeta ime. Nuk na ndal asgjë në botë që të martohemi. Gjithmonë do jem me ty”, shkruan Giovanna.

Amarildo Nikolla alias Xhanaj nga Shkodra, u arrestua në pikun e sezonit turistik 2023, në zonën e Ujit të Ftohtë, pasi qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje dhe dyshohej se kishte ardhur nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasje me pagesë.

Nikolla më herët u thirr nga prokuroria, ku dhe u tregoi atyre emrat e disa personazheve të botës së krimit nga Shkodra, Tirana dhe Vlora, si dhe për disa vrasje me porosi.

Mirëpo dëshmia e tij nuk u mor e mirëqenë, ndaj Nikollës iu vendos përgjues, ku dhe rezultoi se diçka nuk shkonte me deklaratat e tij dhe se ai mund të ishte porositur nga të tjerë për të dhënë këto emra.  

Pavarësisht kësaj situate aktualisht çështja ndaj Amarildo Nikollit vijon të mbahet në SPAK, pasi prokurorët e çështjes janë duke vlerësuar dëshminë e tij. I riu shkodran vijon të jetë një ndër dëshmitarët në horizont të SPAK.

Tiktok etiketon përmbajtjet AI, çfarë do të ndodhë me prodhimet e gjeneruara prej saj?

Çdo përmbajtje e prodhuar me anë të inteligjencës artificiale do të duhet të etiketohet si e tillë, nëse shpërndahet në platformën ‘TikTok’.

Në përpjekje për të luftuar dezinformimin dhe për të ndarë realitetin nga trillimi, lëvizja e rradhës e platformës së gjigandit kinez ‘ByteDance’ i bashkohet valës së përpjekjeve të kompanive teknologjike për të krijuar një përdorim më të sigurt të AI.

“Inteligjenca artificiale jep mundësi të jashtëzakonshme krijuese, por mund të ngatërrojë ose mashtrojë shikuesit nëse ata nuk e dinë se përmbajtja është krijuar nga AI”, tha kompania në një deklaratë.

Në shkurt, gjithashtu dhe ‘Meta’ njoftoi se po punonte me partnerët e industrisë për standardet teknike që do ta bëjnë më të lehtë identifikimin nëpërmjet etiketave tek imazhet, videot dhe audiot e krijuara nga mjetet e inteligjencës artificiale.

‘Google’ gjithashtu njoftoj vitin e kaluar se logot me inicialet AI do të aplikohen për videot në ‘YouTube’ si dhe platformat e tjera të grupit.

Një shtysë për etiketim dixhital të përmbajtjes së gjeneruar nga AI ishte gjithashtu pjesë e një urdhri ekzekutiv që Presidenti i SHBA Joe Biden nënshkroi në tetor të vitit të kaluar.

Gjatë muajve të ardhshëm, çdo përmbajtje e krijuar në ‘TikTok’ do t’i bashkangjiten kredencialet e prodhimit, e cila do të mbeten edhe në momentin kur këto shkarkohen.

Vendimi vjen vetëm dy ditë pasi ‘ByteDance’, kompania mëmë kineze, ka paditur ligjn e ri amerikan i cili do të ndaloj aplikacionin në SHBA, nëse ‘TikTok’ nuk i shitet një blerësi të miratuar. Sipas padisë së palës kineze, ligji veçon në mënyrë të padrejtë platformën dhe është një sulm i paprecedentë ndaj fjalës së lirë.