“Rama s’pranoi jelekun anti-plumb. Në fund grupi i rojeve greke kërkoi foto me kryeministrin shqiptar”

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço dha detaje se si u organizua takimi i kryeministrit Edi Rama në Greqi me emigrantët shqiptarë atje.

I ftuar në Top Story, ai tregoi se Ramës iu kërkua të vishte antiplumb si dhe pati masa sigurie të larta, por sipas tij, ishin të panevojshme.

“Ramës iu kërkua të vishte antiplumb, por nuk pranoi, pati makinë të blinduar, shumë gjëra si këto ishin të panevojshme. Salla ishte e vëzhguar edhe nga pala greke.

Ata kishin thënë mos merrni flamuj të mëdhenj se nuk kemi fushëpamje.

Grupi i ngushtë ka bërë një ruajtje brilante.

Planet e evakuimit i kishin bërë shqiptarët.

 Grekët ishin shumë skeptik nëse do të zhvillohej apo jo takimi.

Në fund, pas gjithë këtij tensioni, grupi i rojeve greke ka kërkuar foto me kryeministrin shqiptar. Ishte një teatër i madh grek që futi shumë frikë”, u shpreh Karamuço në Top Story.

Historia e Gaz Muçës, gangsterit të parë të Tiranës

Shqiptarët e interesuar janë përballur me informacione tek-tuk të historisë së Gazmend Muçës, të fortit të Tiranës, i cili u bë i njohur menjëherë pas përmbysjes së sistemit komunist. Por cila është e vërteta, ku përfundon realiteti dhe nis legjenda?

Drejtues i një grupi bashkëmoshatarësh të rrugës “Bardhyl”, fama e tij do të kapërcente kryeqytetin në gusht të vitit 1991, pas lajmeve që emetoi eksodi masiv në drejtim të brigjeve italiane.

Saktësisht fama do të vinte përmes rrëfimit gojë me gojë të disa episodeve të udhëtimit të Gaz Muçës dhe grupit të tij, me anijen “Vlora”, në drejtim të portit të Barit, në Itali, dhe sidomos pas ngjarjeve të dhunshme dhe rrëmujshme në stadiumin “Victoria” të këtij qyteti, që të gjitha të pasqyruara në televizionet kryesore italiane.

Në fillim të vitit 1992, kur Gazmend Muça ishte kthyer në Shqipëri, emri i tij, si një bandit që “vret e pret në Tiranë” do të përmendej në Parlament nga deputeti Azem Hajdari – një tjetër episod ky, që shtoi edhe më tepër shpejtësinë e ngritjes përqiell të famës.

Por kush ishte me të vërtetë Gazmend Muça?

Historia e Gaz Muçës, gangsterit të parë të

Gaz Muça

A ishte ai një bandit apo kapobandë që vriste e priste përditë, apo gjithçka që perceptohej ishte e ekzagjeruar?

Si u mundësua që, në dy vite të vetme postdiktaturë, shqiptarët të përballeshin me një mikrokriminalitet në rritje të ethshme dhe krejt jashtë kontrollit?

Cilat ishin ngjarjet që do të thyenin ligjet e hekurta të kontrollit absolut policor të kohës së diktaturës?

Ekspertët e policisë së kësaj periudhë kohore janë të mendimit se thyerja e madhe do të ndodhte për shkak të mëkateve të politikës dhe sidomos pas vrasjeve të 4 prillit 1991 në Shkodër. Sipas tyre, pikërisht pas kësaj ngjarjeje autoriteti i policisë ra përtokë, ndërkohë që vendin e lënë bosh e mbushi me shpejtësi mikrokriminaliteti.

Gazmend Muça, i vitlindjes 1969, djali i një berberi me origjinë nga Kavaja, ishte bërë i famshëm mes bashkëmoshatarëve të vet të rrugës “Bardhyl”, qysh në vitin 1985, në moshën 16-vjeçare, pikësëpari për shkak të aftësive fizike.

Kjo sepse adoleshenti Gaz Muça i kishte injektuar vetes besimin e një njeriu fizikisht të pathyeshëm.

Ai duhet të dilte fitues me çdo kusht në ndeshjet e boksit tek e tek mes bashkëmoshatarëve. Edhe po të mundej, ai do vijonte ti ftonte të tjerët në duel derisa një ditë ti ulte në tokë. Më tej, të gjithë ata që rrihte, i bënte miq.

Atraksioni i parë i Gaz Muçës rrëfehet të kenë qenë pëllumbat. Në shtëpinë përdhese të prindërve, që gjendej diku mes zonës që quhet “Xhamlliku” dhe spitalit të fëmijëve, qëllonte që ai të kishte në pronësi edhe 300 pëllumba njëherësh.

Rregullat ishin të ashpra; “Ti s’mund të kesh pëllumba më të bukur se të mitë! Pëllumbat e tu, ose bëhen të mitë, ose do të shfarosen!”

Kënaqësia tjetër e madhe e Gazmend Muçës, sigurisht e ndikuar nga filmat e shumtë artistikë me tematikë betejat e Mesjetës, që televizioni i vetëm shqiptar transmetonte, ishte kalërimi dhe mundësisht pjesëmarrja në ndonjë garë me kuaj.

Por kishte edhe gara të rrezikshme, si për shembull; të rrëzoje kalin përtokë duke e goditur me një grusht të vetëm. Si të kopjonte skenën e një filmi western, rrëfehet se Gazi e kishte bërë këtë, duke e hedhur në tokë një kalë të ndërmarrjes komunale.

Gazmend Muça do ta paguante shtrenjtë dëshirën për të kalëruar. Ngjarja kishte këtë rrjedhë: Në vitin 1988, në moshën 19-vjeçare Gazi vjedh një kalë në fermën “Gjergj Dimitrov” të Saukut, por duke zbritur në rrugën e Elbasanit, përplasen me një kamion. Gazi shpëton mrekullisht, por kali ngordh.

Gjykata e dënon Gazmend Muçën me 8 muaj burg “për dëmtim të pasurisë socialiste”. Për habi, shteti i kohës vendos ta mbyllë të fortin e rrugës “Bardhyl” në burgun e Spaçit.

Gazmend Muça kthehet në Tiranë në vitin pasardhës, 1989. Miqtë rrëfejnë se burgu, jo vetëm që e kishte pjekur, por i kishte shtuar edhe famën.

Pikërisht në këtë periudhë Gaz Muça nis të shfaqet, fillimisht në lagjen e vet, dhe më tej, në gjithë Tiranën, i shoqëruar me një grup djemsh që nuk ta përtonin grushtin turinjve, apo një majë thike.

Po kaq shpejt, grupi i Gaz Muçës i qaset edhe lekut. Dëshmohet se fillimisht të hollat i nxirnin me anë të trukimeve të lojës së bixhozit, ndërsa më pas nisnin t’i bien shkurt:

Nisin të sulmojnë pikat ku luhej bixhoz në momentin kur loja përfundonte, duke zhvatur, përmes kërcënimeve, të gjithë xhiron e të hollave.

Grupi që shfaqej me egërsinë e një tufe piranjash, përdorte thika, doreza metalike, leva hekuri. Kryesisht hanin dru vetëm ata që nuk e njihnin Gazmend Muçën.

Gjatë viteve 1990-1991 piranjat e grupit të Gazmend Muçës nisën të bëhen të famshëm edhe pas inkursioneve te tregu industrial, që njihet si “Pazari i Ri”. Si të ishin në mallin e tyre, aty ata zgjidhnin rrobat më të bukura, përlanin ndonjë manjetofon e të tjera.

Ndonjëherë ndodhte që, sapo grupi i të fortëve të shfaqej në krye të rrugës, të gjithë tregtarët të mblidhnin mallim dhe largoheshin në panik.

Largoftë që grupi i Gaz Muçës ti futej dikujt në lokal për të pirë ndonjë gotë! Nëse kjo ndodhte, fillimisht nga lokali zbohej e gjithë klientela, më pas harbimi dhe pirja e alkoolit direkt nga shishet vijonte gjithë natën.

Pikërisht kjo lloj sjelljeje, pas asnjë lloj kthimi mbrapsht, bën që grupi i Gaz Muçës të dallojë mes grupeve të tjera të Tiranës. Ata ishin absolutisht më të fortët. Në lagjen e tyre nuk guxonte të afrohej askush, ndërkohë që ata mund të futeshin në çdo cep të qytetit dhe të mbaronin punë, qoftë duke kërkuar, gjetur dhe rrahur vendçe, ndonjë që guxonte ti sfidonte.

Në këtë periudhë kohore dashuria e re e djemve të rrugës Bardhyl bëhen motoçikletat.

Vetë Gazi përdorte një motoçikletë SUZUKI të zezë, që nuk është ruajtur. Por aktualisht miqtë e tij, në kujtim të Gaz Muçës dhe kohëve të lavdishme të shkuara, e kanë gjetur një tjetër 100 për 100 identike, madje e kanë targuar dhe e mbajnë në gjendje pune.

Në hapësirën kohore të vitit 1991 fama e Gaz Muçës dhe djemve të rrugës “Bardhyl” kapërcen kufijtë e Tiranës. Pikërisht në këtë kohë, përmes miqve apo të njohurve të përbashkët, në Tiranë, me qëllim për të takuar Gazin, ndenjur pranë tij dhe mësuar prej tij, nisën të vinin dhe disa të fortë nga rrethet, emrat e të cilëve do të bëheshin të njohur, sidomos gjatë vitit 1997.

Miqtë nga rrethet, të cilët ishin të shumtë, Gazi i sistemonte për të fjetur pranë gjimnazit “Çajupi”, në një banesë bosh, që i përkiste një familjeje të larguar me eksodin e ambasadave.

Ndonjëherë, bashkë me miqtë nga rrethet, grupi, edhe 50 vetë bashkë, fiks si një pamjet e filmit “Gangsterët e Nju Jorkut”, shfaqeshin nëpër rrugët e Tiranës duke u kallur datën, së pari tregtarëve të pakicës në tregun industrial.

Në fillim të gushtit 1991, Gazmend Muça, bashkë me grupin e tij, tentojnë të emigrojnë në drejtim të Italisë.

Ata imbarkohen në anijen VLORA, të ngarkuar me sheqer, mes mijëra shqiptarëve të tjerë, që ëndërronin atë ndryshimin magjik të standardit të jetesës.

Dëshmitarët e rrëfejnë Gazmend Muçën të pranishëm në urën e komandimit të anijes, pranë kapitenit të saj, dhe sigurisht si njeriun që kishte njëfarë kontrolli mbi situatën kaotike.

Historia e ndjek pas Gaz Muçën sidomos pasi disa mijëra emigrantë shqiptarë mbyllen në brendësi të stadiumit “Victoria” të qytetit të Barit me qëllim riatdhesimin.

Situatën e ndez pikërisht lajmi për i kthimit mbrapsht në Shqipëri. Të rinjtë e mbyllur në stadium revoltohen. Reagimet, në raport me policinë, me kalimin e orëve, bëhen të dhunshme.

Ndërkohë në brendësi të stadiumit, grupi i Gaz Muçës nis të bëjë ligjin. Policia dhe asistentët e Kryqit të Kuq detyrohen të largohen. Kaosi shtrohet këmbëkryq.

Miqtë rrëfejnë se në mes të rrëmujës së krijuar, Gaz Muça arriti të vendoste të paktën një rregull, të cilin nisën ta respektonin të gjithë: Falë tij, ushqimet, që hidheshin nga ajri me helikopter, u ndaheshin së pari fëmijëve dhe grave.

Por, situata bëhet tejet e rrezikshme kur grupi i Gazit thyen dyert e një ambienti në brendësi të stadiumit duke zbuluar një depo armësh zjarri.

Ishte një arsenal i tërë, përfshirë automatikë, pistoleta deri edhe pushkë snajper.

Pak minuta më pas, krismat në ajër nisin të terrorizojnë, jo vetëm shqiptarët në brendësi të stadiumit, por edhe policinë rreth tij.

Shpejt perimetri i stadiumit rrethohet nga forca policore dhe ushtarake.

Por aventura vazhdon. Dikur Gaz Muça me grupin, të gjithë të armatosur, hipin në një autobus dhe tentojnë të çajnë kordonet e policisë me qëllim për tu arratisur, por pengesat me blloqe betoni i ndalojnë.

Pas bllokimit nisnin tratativat për bisedime. Të gjitha marrëveshjet duhet të bëheshin përmes Gazmend Muçës, i cili më pas intervistohet edhe nga të gjitha mediat italiane.

Por, vetë Gazmend Muça, do të ishte zot i stadiumit për pak kohë. Pas dy ditë-netësh, fshehurazi, ai arrin të largohet dhe të niset drejt Francës.

Ndërkohë grupi mbetet, duke e humbur shumë shpejt kontrollin e situatës.

Të paktën dy kaçurrelsë të tjerë, një nga të cilët Arjan Hoxha, një kushëri i Gazit nga Kavaja – nisën të hiqeshin sikur ishin Gazmend Muça. Dhuna dhe plagosjet sidomos me armë të ftohta, nisën të shtoheshin duke përplotësuar atë jehonën e revoltës së dhunshme të emigrantëve shqiptarë në stadiumin “Victoria” të Barit.

Gazmend Muça kalon pak muaj në Francë dhe Gjermani, mes miqsh, por nuk bindet që të nisë jetën e një emigranti. Duket, jeta mes aventurash dhe gjithçka e arritur në Shqipëri, e joshte më tepër, e tërhiqte pas.

Përfundimisht, pas 4-5 muajsh, në fund të vitit 1991, Gazmend Muça kthehet në Tiranë, ku krejt papritur përballet me famën e vet të shumëfishuar.

Fillimi i vitit 1992 e gjen shoqërinë e Gaz Muçës të zgjeruar.

Veç grupit të fortëve, ai kishte shoqëri edhe me pjesëtarë të forcave speciale të Policisë e të tjerë personazhe, që vite më vonë do tu vinte radha të bëheshin të njohur.

Ndërkohë poshtë, në qytet, partitë politike kishin nisur fushatën për zgjedhjet e Parlamentare, që do të mbaheshin më 22 mars 1992.

Pikërisht në këtë periudhë Gazmend Muça bën një lëvizje që me gjasa do i kushtonte shumë.

Në një rast, i thirrur nga disa miq gardistë, ai ndihmon Partinë Socialiste të përmbyllë një miting të shoqëruar me antimiting, ku një grup të rinjsh i kishin sulmuar me gurë e me leva.

Pas fitores së Partisë Demokratike në zgjedhje, nuk dihet se pas çfarë shtyse, apo argumenti, deputeti Azem Hajdari, gjatë një fjalimi në Parlament nis të akuzojë policinë që nuk arrestonte të fortin e Tiranës – Gazmend Muçën, i cili “vriste e priste” në lagjen e tij.

Sipas miqve, Gazmend Muça ishte acaruar së tepërmi. Ai i kishte i çuar fjalë Azemit se, kur ta mbërthente, do ja qethte flokët tullë.

Policia e merr në mbrojtje deputetin Azem Hajdari deri në realizimin e një takimi mes të dyve.

Njeriu që bën bashkë dhe ul në bisedime Gazmend Muçën me Azem Hajdarin, do të ishte një tjetër i fortë i Tiranës – Nehat Kulla.

Madje edhe takimi mes të dyve realizohet diku në periferi të Tiranës, në zonën që kontrollohej nga Kulla.

Sipas dëshmitarëve, biseda kishte nisur me tone të ngitura, më pas të dy ishin shtruar, duke u ndarë si miq.

Por për Gazmend Muçën nuk kishte mbetur shumë kohë. Në fillim të prillit 1992, një incident i rëndomtë, do ti ndërpriste udhëtimin e jetës.

Shkak për incidentin do të bëhej Landi, vëllai i Gazmend Muçës.

Ngjarja nis në afërsi të stacionit të trenit, rreth orës 11:00 të datës 7 prill 1992, kur Land Muça dhe Gent Hajdari, tentojnë t’i marrin motoçikletën, një VESPA të bardhë, një të njohuri të tyre.

Ngjarja zhvillohet në prezencë të Franc Konomit, një tjetër të forti të Tiranës, të cilin Gaz Muça dhe grupi i tij, nuk e konsideronin.

I ndier i fyer, Franc Konomi e zgjedh t’i japë një shpullë Land Muçës.

Ndërkohë Gazmend Muça, 7 prillin 1992, ditën e fundit të jetës, e kishte nisur me realizimin e disa fotografive, që do të ishin, po ashtu, të fundit.

Më tej, rreth orës 12:30, Gazi i hipën makinës së vet, një Opel-i me targa gjermane, dhe shkon të blejë bojë, pasi i ishte fiksuar që ta lyente me ngjyrë të bardhë.

Për fatin e keq të tij, ndërmarrja kartografike, ku u ble boja, gjendej përballë shtëpisë së Naim Zyberit.

Incidentin me Franc Konomin Gazit ja rrëfejnë orës 14:00. Ai nuk humb kohë për të marrë hak. Por Francin nuk e gjejnë as në lagje, as nëpër pikat e zakonshme të bixhozit.

Në minutat e fundit të jetës, rreth orës 17:00, Gaz Muça gjendej te “Xhamlliku”, ku një tregtar makinash sapo kishte sjellë një “Ford Sierra”, që Gazi e kishte pëlqyer dhe po i prishej mendja ta blinte.

Pikërisht në këto çaste pranë tij ndalon një autoveturë, nga ku zbret Naim Zyberi me kallashnikov në duar.

Ja dhe përshkrimi i ngjarjes sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, që dënonte të pandehurin Naim Zyberi për vrasjen e Gazmend Muçës.

“Në datën 7 prill 1992 pasdite, rreth orës 18, i pandehuri Naim Zyberi ka qenë duke udhëtuar me një automjet të tipit OPEL, makinë të cilën e drejtonte shtetasi i quajtur Franc Konomi. Me makinë ata shkojnë në rrugën “Qemal Stafa” dhe ndalojnë tek lokali i quajtur “Xhamllëku”, përballë shatërvanit, ndërkohë në krahun tjetër të rrugës, përballë automjetit me të cilin ishte i pandehuri, ndodhej viktima Gazmend Muça.

Në këtë moment, ky i fundit, viktima, niset për të dalë në krahun tjetër të rrugës. Në këtë kohë, i pandehuri Naim Zyberi zbret nga dera e dytë e makinës (e pasme) dhe me automatik model 56 qëllon dy herë me breshëri në drejtim të viktimës Gazmend Muça, duke e dëmtuar atë në pjesë të ndryshme të trupit.

Makina me vrasësit erdhi nga unaza, kaloi në vendin ku gjendej Gazi, u kthye mbrapsht rreth 100 metër me lart dhe ndaloi përballë grupit të njerëzve që rrethonin Gazmend Muçën. Dëshmitarët tregojne se Gazmend Muça edhe pse e pa Namimin me kallashnikov në duar, nuk bëri asnjë hap pas, duke i pritur plumbat ballazi, ndërkohë që gjithë të tjerët ishin larguar në panik.

Sa është kuptuar më pas, organizatori i vrasjes ishte pikërisht Franc Konomi, që ishte frikësuar nga hakmarrja e Gazit për shpullën ndaj të vëllait, Rolandit.

I njohur për veprime tinzare, ai kishte futur në lojë Naim Zyberin, duke i mbushur mendjen se Gazmend Muça kërkonte ta vriste.

Naim Zyberi besohet të jetë bindur pasi ka verifikuar se, atë ditë, vërtet Gaz Muca kishte qenë në afërsi të banesës së tij, saktësisht te ndërmarrja kartografike, ku kishte shkuar për të blerë bojë.

Naim Zyberi, ekzekutori i drejtpërdrejtë t Gazmend Muçës, u arrestua pak muaj më pas, më 10 shtator 1992.

Gjatë zhvillimit të gjyqit, që do e dënonte me 25 vite burg për vrasje, ai u mundua të luante kartën e papërgjegjshmërisë mendore, por dështon. Të dhënat janë pasqyruar në vendimin e dënimit.

“Por nga ekspertimi i fundit i bërë gjatë hetimit të çështjes penale për vrasjen e qytetarit Gazmend Muça, del që janë marrë në analizë nga një komision i gjerë ekspertësh edhe dy aktekspertizat e mëparshme dhe në përfundim, pas observimeve për një kohë të gjatë të të pandehurit, është konkluduar qartë dhe shprehimisht se ai – i pandehuri Naim Zyberi, jo vetëm në kohën e kryerjes së krimit, por edhe disa muaj përpara, ka qenë në gjendje normale mendore.

Disa vite më pas, më 1998, Franc Konomi, i akuzuari tjetër për vrasjen e Gazmend Muçës, arrin t’ia hedhë drejtësisë.

Si të ecte mbrapsht në performancën e saj, drejtësia shqiptare e kohës, dështon të gjejë prova për implikimin e tij në vrasje, duke pranuar një version, sipas të cilit, Franc Konomi ishte marrë peng nga Naim Zyberi. Argumenti lexohet në vendimin e pushimit të akuzave ndaj Konomit:

“Pas kryerjes së vrasjes nga i dënuari Naim Zyberi, ky i fundit ka hipur përsëri në sediljen e pasme të makinës së tij, që e drejtonte i pandehuri Franc Konomi dhe kur ka dëgjuar të pandehurin që po e pyeste për motivet qe e shtynë të kryente aktin dhe nuk po lëvizte mjetin, i dënuari Zyberi i ka vënë pas koke të pandehurit Franc Konomi automatikun, që ende e mbante në dorë, duke e urdhëruar atë që të ngiste mjetin me shpejtësi, ose ndryshe do e vriste edhe atë”.

Ceremonia e varrimit të Gazmend Muçës ishte madhështore. Edhe pse binte shi i fortë, për ti dhënë lamtumirën djaloshit 23 vjeçar, shkulet gjysma e Tiranës, duke realizuar një procesion të ngjashëm vetëm me atë të Enver Hoxhës.

Gazmend Muça mbahet mend si gangsteri që të binte me grusht. Ai ishte pasonjësi më i denjë i brezit të vjetër të të fortëve të Tiranës që bënë emër gjatë diktaturës. “Frikacaku të vret, trimi të bie me grusht” – thoshte Gaz Muça, që duket se e kishte të vështirë të kuptonte se kohët kishin ndryshuar dhe se tashmë mund të të vriste edhe një kalama.

Ekzekutimi i Gaz Muçës do të mbyllte një epokë. Me vrasjen e tij mund të thuhet se përfundoi epoka e dominimit të të fortëve që e fitonin famën përmes guximit dhe forcës fizike, për ti hapur rrugën nisjes së një epoke të re, të një lloji tjetër të fortësh, të cilët, në vend të grushtave, do të përdornin armët e zjarrit, në vend të burrërisë – intrigën dhe pabesinë.

Për tu habitur është se si, akoma sot, imazhi i tij, rinia e shprehur, buzëqeshja e ndrojtur, kujtohen me nostalgji, jo vetëm nga ata që e patën të afërm, mik apo shok, por edhe nga të gjithë ata që e njihnin në distancë, qoftë të konceptuar si të fortin e rrugës “Bardhyl”.

Burimi: Crime Story-Report TV

Nuk ρërmbahet ç ifti në avion/ Βëjnë s* ks teksa ρasagjerët i fiΙmojnë: Ishte shumë e tυrρshme

Një çift është filmuar duke bërë dashuri gjatë një fluturimi të British Airways, nga Londra për në Dublin duke lënë pasagjerët e tjerë të neveritur. Fotoja është filmuar të martën e kaluar dhe tregojnë një grua duke prekur një burrë nën një batanije. Pasagjerët që dëshmuan sjelljen e turpshme kanë pohuar se çifti ishte “vazhdimisht i nxehtë” gjatë fluturimit.

Farrah, 26 vjeçe, ishte në fluturim me nënën dhe vëllain e saj dhe ishte ajo që filmoi atë që po bënte çifti.

Po kthehesha për të parë vëllanë tim dhe më pas pashë një lloj lëvizjeje të fuqishme në sediljet në anën tjetër. Ishte shumë flagrante. Ajo hipte vazhdimisht, për 15 deri në 20 minuta mbi atë djalin. Ata thjesht vazhduan, gjë që ishte tronditëse sepse kishte fëmijë në aeroplan.

Ishte një fëmijë që vraponte lart e poshtë që mund t’i kishte parë. Ishte thjesht e neveritshme për të qenë e sinqertë. Na kishin mbetur rreth 38 minuta nga koha e fluturimit kur e vura re. Ishte shumë e turpshme për mua të rrija ulur me vëllain tim dhe të isha dëshmitare e kësaj” – tha ajo.

Një zëdhënës i British Airways i tha “Daily Mail“:

Kolegët tanë të ekuipazhit të kabinës nuk u lajmëruan për ndonjë problem në bord. Po të ishin informuar, ata do të kishin ndërmarrë hapat e duhur për ta adresuar atë”.

Roza Lati pas eleminimit nga “BBV”: Egla Ceno m’u shpif! S’po e përballoja bashkëjetesën me një krijesë të tillë

Moderatorja Roza Lati, e cila u eliminua pak ditë më parë nga shtëpia e Big Brother Vip, ka komentuar rrugëtimin e saj në reality show dhe planet për të ardhmen e saj.

“Unë zgjodha të bëja Big Brother modern, real, si nëpër botë që kushdo person publik shkon për t’u njohur më mirë në jetën jashtë kamerave. Doja të më njihnin këtë Rozën jashtë kamerave. Ndjehem më mirë sepse mesa po shikoj në internet njerëzit më kanë përqafuar, komente dhe deklarata që më kanë përfaquar kështu si jam…”, tha ajo.

Ndër të tjera, Roza Lati ka komentuar dhe marrëdhënien me banorët e tjerë në BBV, teksa u shpreh se “m’u shpif Egla, nuk po e përballoja bashkëjetesën në të njëjtën shtëpi me një krijesë të tillë”.

“M’u shpif Egla, nuk po e përballoja bashkëjetesën në të njëjtën shtëpi me një krijesë të tillë. Jam tërhequr nga debatet e Meritonit dhe Françeskes. Kanë të njëjtin stil debatesh. Kur janë në luftë dhe të sulen duan të mbijetojnë në shtëpi, shtrembëronin situatën që të të nxirrnin keq. Mua më pëlqen të flas me fakte konkrete”, tha Roza.

Shkrimet në gur na zbulojnë gjurmët më të hershme të shqipes

Niko Stilos: Shkrimet në gur na zbulojnë gjurmët më të hershme të shqipes

Në përgjithësi për historinë e lashtë të popullit shqiptar kanë qenë të huajt që kanë shkruar dhe kanë sjellë vërtetime për lashtësinë tonë. Por, ka pasur edhe raste të studiuesve të huaj që këto vërtetime i kanë fshehur ose i kanë keqshpjeguar.

Studiuesi grek me origjinë shqiptare, Niko Stilos para disa vitesh botoi në gjuhën shqipe librin “HISTORIA E SHENJTË E ARVANITËVE”, një libër që tregon për lashtësinë e gjuhës dhe shkrimit shqip. Para një viti botoi “FJALORIN e MARKO BOÇARIT” dygjuhësh greqisht-shqip. Në moshën 19-vjeçare, më 1809, Markoja na solli fjalorin e parë greko-shqip.

Në këtë intervistë ai shpalos disa prej argumenteve të tij mbi lashtësinë e shqipes dhe faktin se shqiptarët janë autoktonë.

Në përgjithësi shqiptarët nuk kanë shumë njohuri mbi faktin se gjuha e vjetër e kohës antike është gjuha shqipe dhe që ka shkrime të vjetra në gjuhën shqipe. Gjithmonë i është mëshuar faktit se gjuha dhe shkrimi i vjetër qe greqishtja. Ju çfarë mund të na thoni?

Ç’mund t’ju them! Shqiptarët kudo, edhe në Shqipëri nuk dinë mirë as historinë që ishte përpara, le të themi 200, 300 apo 500 vite më parë. Në ato vite ka shumë libra të shkruar në gjuhën shqipe me shkronja toske, pra me shkronja greke. Kështu, propaganda antishqiptare nuk do që këto libra të dalin në dritë. Unë isha 25 vjeç dhe nuk e dija që shqiptarët kishin libra, kishin testament. Pra, nuk e dija që edhe Bibla ishte përkthyer në gjuhën shqipe dy herë. Një herë nga peshkop Grigori dhe njëherë nga Kostandin Kristoforidhi.

Pra, ju mendoni se ka libra të shkruar në gjuhën shqipe më përpara se vitit 1555, që njihet “MESHARI”?
Patjetër, mund të ketë libra edhe më përpara se “MESHARI”. Në Bibliotekën e Vatikanit p.sh, nuk lënë çdo njeri që të kërkojë këto libra. Mua p.sh., nuk mund të më lënë. Në Itali, rreth vitit 1200 një peshkop katolik nga Bari shkruan se shqiptarët kanë një tjetër gjuhë nga latinët, por librat e shqiptarëve janë të shkruar me shkronja latine. Këtë e thotë një peshkop katolik më 1200. Pra, ku shkuan ato libra?! Kush i prishi? Ato libra janë diku, por nuk dimë ku janë.

Ka akademikë apo studiues në botë që thonë se shqiptarët kanë ardhur nga Kaukazi?

Po. Ka studiues që thonë, por e vërteta është se shqiptarët janë më të vjetër se ky dheu këtu. Shqiptarët janë pellazgë. Po të studiojmë se kush janë shqiptarët, do të mësojmë se janë njerëz që nuk erdhën nga mali, por janë ata që shkruan këto gjërat antike. Erdhi koha që t’i mësojë bota.

Kemi mësuar se grekët janë më të vjetrit, kanë Mitologjinë, vepra antike, Homerin etj. Do të rrëzohen këto mendime me dokumente shkencore?
Unë punoj që të thyhet kjo tabu. Në botën e sotme moderne nuk e kërkon puna që vetëm të flasim. Duhen fakte për ta vërtetuar. Unë kam punuar 10 vite që njerëzit të lexojnë këto tekste të vjetra. Pra. ka tekste të kohës antike që lexohen vetëm në gjuhën shqipe.

3 Maj 1877, Komiteti i Janinës, përpjekje për mbrojtjen nga copëtimi i trojeve shqiptare

Muzeu Historik Kombëtar kujton sot formimin e Komitetit të Janinës (3 maj 1877).

Qëllimi i komitetit ishte mbrojtja e tokave shqiptare nga rreziku i copëtimit nga shtetet fqinje. Në këtë organizatë nacionaliste u përfshinë shqiptarë të viseve jugore të vendit nën drejtimin e Abdyl bej Frashërit. Gjatë Krizës Lindore të viteve ’70 të shekullit XIX, Komiteti i Janinës i paraqiti një memorandum Portës së Lartë në të cilin parashtronte gjendjen e rëndë të shqiptarëve dhe paraqiti kërkesën për bashkimin e të gjithë tokave shqiptare në një vilajet të vetëm.

Veprimtaria e anëtarëve të Komitetit të Janinës u përqendrua në dy drejtime kryesore. Organizimin e një kryengritje shqiptare kundër shtetit osman me mbështetjen e oficerëve me origjinë shqiptare që shërbenin në ushtrinë osmane. Nga ana tjetër, drejtuesit e komitetit hynë në bisedime me përfaqësues të qeverisë greke që të lidhej një aleancë e përbashkët. Shqiptarët synonin që në aleancë me shtetin grek të arrinin formimin e shtetit të pavarur shqiptar.

Në korrik të vitit 1877, Abdyl bej Frashëri zhvilloi bisedime të fshehta në Janinë me përfaqësuesin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë. Për shkak të kërkesave të tepruara të përfaqësuesit grek ndaj viseve jugore të banuara nga shqiptarë dhe kundërshtimit të idesë për formimin e shtetit të pavarur shqiptar, bisedimet dypalëshe nuk arritën asnjë përfundim. /atsh

Revolucioni i vitit 1821 në Greqi ishte revolucion i shqiptarëve!

“Ata që u çliruan me gjakun e mundimet tona janë armiqtë më të këqijtë tanë” (Fan Noli)

Nga: Alba Haruni

Pas revolucionit francez 1789-1799 nisi një epokë e re që tronditi nga themelet Evropën e vjetër. Jehona e tij i dha jetë lëvizjeve të përgjithshme, të cilat kërkonin në bazë të bashkëjetesës politike dhe shoqërore: lirinë, barazinë dhe vëllazërimin e të gjithëve, garancinë dhe pacënueshmërinë e pronës, laicitetin e shtetit, tolerancën fetare, uniformitetin administrativ.

Këto parime u përhapën nga Franca në Evropë nëpërmjet armatave të Napoleonit. Vazhdimi i këtyre ideve ishte epoka e Nacionalizmit dhe e Revolucionit Industrial që mund të konsiderohet si epoka, në të cilën u trondit përfundimisht Evropa e vjetër e aristokracisë, e monarkive absolute, e shoqërive të Regjimit të Vjetër, por në të cilën u shpall njëkohësisht Evropa e kombeve, e regjimeve liberale, konsitucionale dhe parlamentare.

Mbi këtë shtrat historik, mori jetë dhe u zhvillua, i ashtuquajturi Revolucioni Grek (1821-1832).

Interesi i Evropës Perëndimore mbi Greqinë e Lashtë krijoi filo-helenizmin. Klasa sunduese konservatore e Britanisë në veçanti ishte shumë e interesuar për Greqinë, për shkak të shkollimit të tyre mbi klasicizmin dhe kjo solli mbështetjen e Britanisë për Revolucionin Grek për pavarësi. Në fakt, termi grek në shekullin XIX ka patur domethënie politike dhe jo atë kombëtare dhe gjuhësore siç e ka sot. Kështu, kryengritjen e vitit 1821, fuqitë e mëdha evropiane e shfrytëzuan duke i pagëzuar kryengritësit me emrin e përbashkët grekë për të realizuar Greqinë politike të sotme. Pra, të gjithë kryengritësit e vitit 1821, arvanitasit, helenasit, vllehët dhe bullgarët, në mënyrë të barabartë, pas krijimit të mbretërisë dhe më vonë të shtetit grek, morën emrin e përbashkët politik kombëtar; grek. Vetë helenasit, në shekullin XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, parapëlqenin të quheshin romei dhe gjuhën e tyre romaikis.

Në historiografinë botërore, dhe as në rrëfimin e historianëve grekë, nuk përmendet data e 15.01.1821, kur Kuvendi i Kapedanëve të Rumelisë shpalli “Aleancën e Bashkimit Kombëtar” të shqiptarëve, për nisjen e luftës çlirimtare me thirrjen: “Nderin dhe Kombin i kemi bashkë – Të krishterë e myslymanë!”. Është i vetmi organizëm luftarak, i cili filloi dhe drejtoi luftën çlirimtare të 1821-it në tokën e Greqisë së ardhshme.

Dita kombëtare e Greqisë, 25 marsi 1821, që njihet nga historiografia botërore si datë e bekimit në manastirin e Aghia Lavres, të kryengritësve “grekë” nga arqipeshkvi i Patrës, Germanos, është një sajesë e mëvonshme. Propaganduesi më i madh i kësaj date ka qënë F. Pukëvili, i cili donte t’i jepte kryengritjes së 1821 ngjyrën kristiane. Madje, është i njohur fakti që prelatët kishtarë, si Patriarku Grigoris, kanë mallkuar revolucionin dhe kryengritësit që e vinin në rrezik kishën ortodokse. Arsyeja sipas historianëve grekë ishte se kodi fetar nuk përfshin revolucionin.

Gazeta amerikane, për shqiptarët më 1904: Populli më fisnik, racë e bardhë e gjakut më të pastër

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, boton artikullin “Shqiptarët, një racë e panjohur; miq dhe armiq të turqve!” ( origj: Albanians, strange race; friend and foe of the turks). Artikulli flet me nota vërtetë pozitive e objektive për shqiptarët, duke ua vlerësuar atyre më së shumti virtytet për të cilat ata në fakt do të dëshironin gjithnjë t’u njiheshin dhe u kundërvihet artikulimeve se ata qenkëshin “të egër”.

Përktheu: Armand Plaka

16 prill 1904, Manastir – Nga vendasit quhet Shqipëri ndërsa nga turqit njihet me emrin Arnautlluk. Për këta të fundit, shpesh ajo ka qenë një hallë në sy, ose një kërbaç në duart e tyre. Shqipëria shtrihet në pjesën jug-perëndimore të Turqisë evropiane në koordinatat 39 dhe 43 gradë në veri dhe laget në perëndim nga detërat Adriatik dhe Jon.

Ka një gjatësi prej 290 miljesh dhe gjerësi që shkon nga 40-90 milje. Terreni është malor me nëntë varg-male me shtrije verijug. Maja më e lartë kap nivelin 8000 këmbë. Një tipar interesant që vihet re në këtë vend janë lumenjtë nëntokësorë si dhe liqenjtë e mrekullueshëm. Eksportet konsistojnë në pambuk, kuaj, dru dhe misër. Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve antikë dhe epirotasve. Gjuha e tyre përmban disa dialekte me diferenca të theksuara. Popullsia vlerësohet se kap shifrat e një milion e gjysmë.

Shqipëria që shtrihet në brigjet e Adriatikut është vendi më i ashpër dhe më i paeksploruar i Evropës, ashtu siç është edhe Tibeti në Azi. Ajo çka pjesa e mbetur e kontinentit nuk di rreth këtij vendi, do të përbënte material për botimin e një libri të madh. Ajo çfarë di, zor se do të mbushte dot një fletushkë. “Fuqitë e Mëdha” në të shkuarën i kanë kërkuar sulltanit ta rregullojë problemin shqiptar. Sulltani duket se nuk e pëlqente këtë ide, e vetmja mënyrë që ai ta rregullonte këtë punë, ishtë nëpërmjet religjionit ….

Është tmerrësisht joshëse për një evropian të shkelë në këto vise. Është po ashtu po aq e rrezikshme për një shqiptar për ta lënë shtëpinë e tij, qoftë edhe për një distancë të vogël pa u shoqëruar nga një eskortë e madhe, pasi gjakmarrja korsikane s‘ka qënë kurrë më krenare sesa ajo e shqiptarëve. Dikush mund të mendojë se shqiptarët janë të egër, por në anën tjetër, ata janë kaukazianë (racë e bardhë – v.j.) të gjakut më të pastër dhe renditen si populli më fisnik brenda Perandorisë osmane.

Crispi, kryeministri i famshëm Italian, ishte shqiptar dhe postet në ushtrinë turke dhe administratën civile që kërkojnë zotësi të madhe, kanë qenë vazhdimisht monopol i shqiptarëve. Një oficer ushtrie me origjinë shqiptare, mund të dallohet fare lehtë, pasi ai nuk e ka kokën e ulur dhe vështrimin tinzar të një turku, por mbart një vështrim të hapur me sy të shëndritshëm dhe qëndrimin e një atleti.

Karakteristika të rralla e shënjojnë këtë racë. Ata janë këmbëngulës në qëllime, por me të cilët, brenda rrethanave normale, mund të merresh vesh. Fillimisht ata ishin të gjithë kristianë, por kur u pushtuan nga turqit, u asimiluan në besimin e turqve, duke u bërë kështu i vetmi popull, i cili e ndryshoi besimin në masë.

Ndjenjat e shqiptarit për turkun janë të dyzuara. Ashtu sikurse të gjitha racat e zonave të Maqedonisë, ai (shqiptari) e dëshiron pavarësinë e vet dhe e do këtë para se të vdesë Abdyl Hamiti. Ai do të luftojë për sulltanin duke u vënë në krah të tij e penguar atë për t’i dhënë pavarësinë racave të tjera.

Duke trajtuar religjionin si një levë, zyrtarëve të sulltanit u duket më e lehtë të merren vesh me shqiptarët, sesa me bullgarët, ndërkohë që këta të parët mbrojnë fuqinë e “të sëmurit të Evropës”, klerikët e tyre të lartë u thonë atyre se: rebelimi nuk është dëshira e Muhametit.

Shqiptarët kanë një gjuhë. Alfabeti i tyre konsiston në 30 gërma, një miksturë e rrallë greko-latine. Pushteti turk, gjithsesi, ua ndalon atyre mësimdhënien në shkolla në gjuhën e vet. Italianët dhe francezët kanë kryer një propagandë kristiane në veri dhe në jug, por kanë arritur të konvertojnë vetëm nja dhjetë mijë vetë në të gjithë vendin.

Vetë në Turqi, diçka e tillë do të thoshte vdekje me torturë, pra që një mysliman te bëhej kristian, por shqiptarët kristanë dhe muhamedanë jetojnë së bashku pranë njëri-tjetrit. Shqiptarët janë pra, miq dhe armiq të turkut. Ata kanë luftuar kundër tij si tigra dhe po në të njëjtën mënyrë, edhe përkrah tij. Në këtë moment, ata duken se duan ta bëjnë sërish këtë gjë. Ata janë ofruar për të luftuar kundër fuqive të mëdha për sulltanin dhe para pak kohësh, e mundën atë kur ai dërgoi një ushtri për t’i shtypur.

Ta konsiderosh turk një shqiptar, është një ofezë e madhe për të dhe nuk ka gjë që do ta bënte atë të luftonte më shumë sesa ta quaje atë turk.

Një gjë për të cilën shqiptari është krenar, është se fjala e tij është po aq e barasvlefshme sa një marrëveshje e nënshkruar. Kjo gjë për turqit nuk merret në konsideratë.

Disa evropianë dikur kaluan në Shqipëri nën mbrojtjen e një bajraktari, miqësinë e të cilit tashmë e gëzonin, dhe që u kishte dhënë fjalën e tij për qëndrim të sigurt të tyre. Një fis që ishte në gjak me të, vrau një pjesëtar të grupit dhe qysh prej asaj kohe, këto dy fise janë në gjak me njëri-tjetrin.

Sulltani është i lodhur nga dëmshpërblimet dhe nuk do ta nxjerrë zbuluar ushtrinë e tij për momentin në vështirësi, në Shqipëri. Sulltani dhe nëpunësit e trupit diplomatik përdorin shqiptarët si truproja. Kur një shqiptari i besohet një detyrë e tillë, apo jep fjalën, ai e mbron me jetën e vet punëdhënësin e tij.

Mikpritja e shqiptarëve është një virtyt i paarritshëm i tyre. Nëse një vrasës që arratiset nga shokët e viktimës së tij, shkel pragun e një shtëpie, edhe nëse kjo shtëpi është e vëllait të viktimës së tij, ai mund të qëndrojë për tri ditë absolutisht i sigurt, por pas mbarimit të afatit treditor, ai duhet të largohet. Ai ka në dispozicion 24 orë për t’u larguar dhe që nga ky moment, dyert e gjakmarrjes konsiderohen të hapura.

Shqiptarët i kushtojnë vëmendje veshjes. Kostumet e tyre ndryshojnë sipas zonave, por zakonisht konsistojnë në një këmishë të bardhë, të punuar me dorë, me material prej tekstili të lehtë, me xhaketë pa mëngë, e punuar bukur me shirita kuq e zi: një brez zakonisht i kuq i lidhur rreth e qark belit, me pjesën fundore që shtrihet plot elegancë poshtë.

Rreth brezit ngjeshen thika dhe pisqolla. Pantallonat janë të lehta të ngjitura pas këmbëve, duke mbuluar këmbët deri mbi këpucë, të punuara nga vithet deri tek gjunjtë. Kjo veshje finalizohet me një qeleshe të këndshme dhe ju në fund keni rastin të shihni një krijesë të veçantë./shqip.info

Çami që i vuri “kufirin te thana” grekëve për Jugun: Kërkesa e francezëve për osmanët dhe përballja me Greqinë

Nga Hasan Bello

Abedin Pasha u lind në trevën e bukur të Çamërisë, në qytetin e Prevezës në vitin 1846. I ati i tij, Ahmed beu ishte pjestar i familjes më të njohur të kësaj treve, i fisit Dino, i cili mbeti një burim i pashtershëm personalitetesh që kanë lënë gjurmë në historinë tonë kombëtare.

Mësimet fillestare Abedin Pasha i mori në vendlindje, për të vazhduar më tej me shkollimin e mesëm në gjimnazin e njohur të Janinës “Zosimea”.

Në këtë gjimnaz përveç njohurive të shumta që mori në fusha të ndryshme të dijes, ai u shqua si zotërues i disa gjuhëve të huaja, si nxënës inteligjent dhe me prirje letrare.

Por, ajo që ndikoi më shumë në këtë periudhë do të ishte njohja me disa figura të tjera shqiptare, të cilët pak vite më vonë u bënë drejtuesit kryesor të Lëvizjes Kombëtare.

Si pinjoll i një familjeje me prestigj dhe me ndikim jo të pakët në Shqipërinë e Jugut, në vitin 1864 ai u thirr të bënte pjesë në gardën ushtarake të sulltan Abdylazizit.

Por nuk zgjati shumë kohë dhe ai u kthye përsëri në Prevezë si ndihmës mytesarrif (drejtues sanxhaku) dhe nënprefekt i qytetit. Nga këtu u transferua në Izmir si nënkryetar i Gjykatës së Apelit, e pak më vonë si kryetar i një Komisioni të Jashtzakonshëm. Me syprimimin e këtij Komsioni ai u emërua si mytesarrif i Sofjes, por pasi nuk pranoi të shkonte atje u dërgua në Tekfurndag dhe pastaj në Varnë.

Më pas u kthye në Stamboll ku u emërua në postin e rëndësishëm si komisar perandorak i bursës, detyrë të cilën e ushtroi për pesë vjet e disa muaj. Në kohën që ushtronte këtë detyrë ai botoi një vepër mbi borxhet e Perandorisë Osmane, për operacionet e bursës dhe opereacionet financiare, ç`ka tregon mbi njohuritë e kompetencën që Abedin Pashë Dino kishte fituar në fushën e ekonomisë.

Sipas një relacioni që ministri i Francës në Athinë, Tiso i dërgonte ministrit të Jashtëm në Paris Vadingtonit mbi karakteristikat e Abedin Pashës, ky i fundit kishte arritur të fitonte një autoritet edhe më të madh në botën politike në kohën e luftës turko-serbe.

Kur kryeministri dhe reformatori i njohur Mit`hat Pasha kishte mbledhur një kuvend për t`u shprehur lidhur me përfitimet territoriale që Konfrenca e Stambollit kërkonte në dobi të Malit të Zi, në këtë kuvend, Abedin Pasha ishte vënë në krye të intransigjentëve dhe luftarakëve, që kishin shkruar mbi një flamurë këtë parrullë të pëlqyer prej popullit “asnjë pëllëmbë e truallit osman nuk u duhet lëshuar të huajve” kishte zotëruar asamblenë e lartpërmendur duke përcaktuar kështu shpërthimin e Luftës Ruso-Turke (1877-1878). Që prej kësaj kohe, sa herë që duhej vepruar apo shprehur ndonjë qëndrim anti-sllav, ai ishte gjithmonë në radhë të parë.

Në fund të vitit 1878 ai u dërgua në Janinë si komisar i një komisioni në krye të të cilit ishte komandanti i ushtrisë osmane të Vilajetit të Janinës Muhtar Pasha.

Komisioni kishte për detyrë të zhvillonte bisedime me përfaqësuesit e qeverisë greke mbi kufirin greko-osman në Shqipërinë e Jugut e në Thesali dhe mbi dorëzimin e disa territoreve Greqisë mbi bazën e rekomandimeve që kishte dhënë Kongresi i Berlinit.

Sipas diplomatit francez ai u dërgua në Janinë për të nxitur e për të ndezur ndjenjën kombëtare tek shqiptarët myslimanë në lidhje me mbrojtjen e vendit nga aspiratat greke që synonin aneksimin.

Aty, me cilësinë e komisarit të qeverisë, ai kryesoi Komitetin e Shpëtimit Publik Ushtarak që shqiptarët myslimanë e kishin krijuar me urdhër të qeverisë osmane, me qëllim që të rekrutonin e të stërvitnin besnikë të çdo moshe e të çdo shkalle shoqërore, t`i paisnin me armë dhe të furnizonin vendet e fortifikuara. Në këtë periudhë Abedin Pasha shprehu ndjenjat më armiqsore ndaj helenizmit dhe sipas optikës subjektive të diplomatit në fjalë “fanatizmi i tij e la në hije edhe atë të turqve më të ekzaltuar”. Ky fanatizëm kishte si qëllim mbrojtjen e territoreve shqiptare, që kërcënoheshin direkt nga vendimet e Fuqive të Mëdha.

Në ngjarjen e Lëkurësit, lokalitet në afërsi të Sarandës, kur disa banda andartësh grekë nxitën popullsinë e krishterë shqiptare për t`u hedhur në kryengritje e për të kërkuar më pas bashkimin me Greqinë, Abedin Pasha mori pjesë aktive duke mobilizuar 400 veta nga fisi i tij me qëllim për ta shtypur këtë kryengritje.

Në prag të mbledhjes të Kongresit të Berlinit (1878), i cili ndonëse në një masë më të reduktuar krahasuar me Shën Stefanin përsëri i copëtonte shumë rëndë trojet shqiptare, Abedin Pasha shkoi në Stamboll dhe i dorëzoi Portës së Lartë disa raporte në favor të mbrojtjes së territoreve të banuara me popullsi shqiptare. Prandaj, duke u nisur nga kjo ai u ngarkua përsëri me detyrën për të shkuar në Epir, me qëllim për të nxitur zemërimin e shqiptarëve kundër idesë së lëshimeve territoriale në favor të Greqisë.

Në këtë periudhë ai ishte gjithashtu organizator kryesor i nxitjes së popullsisë vendase për të hartuar telegrame ku protestohej kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe në favor të çështjes shqiptare, të cilat më pas i dërgoheshin Stambollit dhe kancelarive të vendeve europiane. Në mënyrë po aq aktive ai ishte në kontakt me Abdyl bej Frashërin dhe Mehmet Ali Vrionin, dhe së bashku me degën jugore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit organizuan rreth 30.000 forca vullnetare, të vendosur për të mbrojtur çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare.

Porta e Lartë, e cila ishte në kundërshtim me kërkesat greke dhe vendimet e imponuara nga Kongresi në fjalë, duke pasur parasysh origjinën çame të Abedin Pashës e emëroi këtë të fundit si ministër të Jashtëm dhe si kryetar të komisionit që do të zhvillonte bisedimet me Greqinë lidhur me përcaktimin e kufirit.

Për disa muaj me radhë të gjitha bisedimet që ai kryesoi me palën greke u zvarritën aq shumë sa që Athina së bashku me kancelaritë europiane i bënë presion Stambollit për ta larguar nga detyra. Sipas disa studiuesve, fakti që Janina dhe disa qytete të Çamërisë mbetën pjesë e perandorisë dhe territore shqiptare deri në 1912 ishte merita e Abedin Pashës, i cili me zotësinë dhe ndjeshmërinë e tij prej atdhetari nuk pranoi asesi që vendlindja e tij t`i aneksohej Greqisë. Pas largimit nga detyra si ministër i Jashtëm ai ushtroi funksionin e kryetarit të komisionit të reformave në zonat lindore të Turqisë së sotme, vali i Sivasit, Ankarasë dhe Rodosit nga ku u thirr për të marr pozitën e kryeministrit, por që për fat të keq nuk mundi sepse vdiq nga shkaqe të pashpjegueshme.

Në historiografinë shqiptare, si rezultat i reminishencave të litereaturës greke që e konsideron armik, nuk kanë munguar vlerësime negative për Abedin Pashën. Në tekstin “Historia e popullit shqiptarë” botuar në periudhën e komunizmit, ai paraqitet si njeri që kishte ndjekur një politikë dyfytyrëshe, se ishte kundër idesë mbi autonominë e Shqipërisë duke pasur frikë mbi çifligjet e veta. Por burimet e kancelarive europiane dëshmojnë të kundërtën. Prandaj me kalimin e kohës akuzat në fjalë kanë ardhur duke u zbehur për shkak të dokumentacionit, i cili edhe kur e kritikon si “shqiptarofil”, “antigrek” e “antisllav”, s`bën gjë tjetër veçse na tregon për rolin pozitiv që ai ka luajtur brenda kuadrit të Perandorisë Osmane.

Abedin Pashë Dino vdiq në Stamboll në vitin 1906. Ai njihet si hartues, përkthyes dhe autor i disa librave letrar dhe studimor. Kështu, ai ka përkthyer dhe komentuar në një formë krejt moderne veprën e Rumiut “Mesnevi” nga gjuha perse në atë turke; ka shkruar një libër me titull “Trajtesë e dobishme mbi kolerën” në kohën kur ai ishte vali i Ankarasë, ku jepen të dhëna rreth masave preventive ndaj kësaj sëmundjeje; ka polemizuar me ateistët dhe darvinistët me librin “Lumturia në këtë botë” duke u mbështetur në disa autorë si tek Paskali, Flamarion, Montegacen, etj; ka përkthyer dhe komentuar nga gjuha arabe “Kasidatu l-burda”; ka hartuar një gramatikë moderne të gjuhës arabe, etj. Të gjitha këto tregojnë se ai ishte një personalitet poliedrik, me njohuri nga fusha të ndryshme të dijes.

Edhe i biri i Abedin Pashës, Rasih bej Dino ishte patriot dhe diplomat i njohur në shërbim të çështjes shqiptare. Ai njihet si organizator dhe financues i hapjes së shkollave shqipe në Çamëri. Në vitin 1913, ai ishte drejtues i delegacionit shqiptar që së bashku me Mehmet bej Konicën dhe Filip Nogën i paraqitën ministrit të Jashtëm britanik dhe drejtuesit të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, Eduart Grej vijën e kufirit shtetëror të viseve etnike dhe një pasqyrë të hollësishme mbi përbërjen e popullsisë që banonte krahinat që duheshin përmbledhur brenda shtetit shqiptar. Por ky memorandum i delegacionit shqiptar nuk u mor parasysh.

Gjatë kësaj kohej Rasih Dino do të ishte një nga bashkëpunëtorët kryesor të Ismail Qemalit dhe Qeverisë së Vlorës për politikën e jashtme. Në vitet e Luftës së Parë Botërore ai do të vendoset në disa shtete, si: në Zvicër, Francë dhe Itali. Në dhjetor të 1920 qeveria e Sulejman Delvinës do ta ngarkoi me detyrën e kryetarit të delegacionit ekonomik shqiptar që u dërgua në Romë për të vendosur marrëdhënie ekonomike mes dy vendeve.

Pjesë e kësaj familjeje është dhe nipi i Abedin Pashës, Xhemil Dino, i cili nga viti 1920 deri në 1939 do të mbajë funksione të larta në diplomacinë shqiptare, si ministër dhe përfaqësues i Shqipërisë në disa shtete.

Pasardhësit e familjes Dino nga Preveza e Çamërisë edhe më pas vijuan të shkëlqenin në fusha të ndryshme të artit, biznesit dhe politikës qoftë në Greqi, qoftë në Paris dhe vende të ndryshme të botës.

Μοmeηti kur n. υsja po shkonte në aΙtαr dëgjon zërin e një g. rυαje që po b. ëηte …. ks… shikοni çfαrë ndοdhi më ρas…(VIDEO)

Ky është momenti i zymtë kur ceremonia martesore e një çifti gati sa nuk dështoi.

Pasi ceremonia u ndërpre nga rënkimet se.ksuale të një gruaje.

Nusja ishte duke ecur drejt altarit kur gjithçka u ndërpre nga zëri i asaj gruaje në sfond.Të pranishmit shpërthejnë në habi e më pas edhe në të qeshura.

Po dikush tregohet i shkathët dhe e ndalon shpejt zërin që vinte nga fonia e muzikës.

Një video e incidentit gazmor që ka ndodhur në Brazil u nda në mediat sociale dhe tani është përhapur në mbarë botën.

Çifti kishte vendosur të shkarkonte muzikë nga interneti në një orvatje për të kursyer para dhe për të mos angazhuar muzikantë në ceremoni.

Media lokale njoftoi se zhurma ero.tike nuk arriti të prishë ceremoninë dhe dita e madhe e çiftit brazilian vazhdoi pa ndonjë incident tjetër të pahijshëm.