Kush është ministri që u rrah me Ilir Beqaj? Vjehrri ishte me kancer, shkoi te Onkologjiku dhe nuk mori shërbim!

Ish-ministri i Shëndetësisë në Qeverinë “Rama 1”, Ilir Beqaj raportohet se është rrahur me grushte në zyrë me një tjetër koleg socialist.

Kështu shprehet analisti Arian Curri, i cili bën me dije se dy ministra të kabinetit Rama kanë dhunuar njëri-tjetrin vite më parë.

Ai ka treguar se vjehrri i ministrit ka qenë me kancer dhe kur ka shkuar në Spitalin Onkologjik, atje nuk i është dhënë shërbim. 

Në këto kushte, ai ka shkuar në zyrën e Ilir Beqaj dhe janë rrahur me grushte. Arian Curri nuk ia përmendi emrin asnjërit prej të dyve, por i vetmi ministër burrë nga Partia Socialiste në Ministrinë e Shëndetësisë ka qenë Ilir Beqaj (2013-2017), i cili është pasuar nga Ogerta Manastirliu.

Qeveria e dinte këtë situatë. Dy ministra janë rrahur me grushte në zyrë. Njëri ka qenë ministri i Shëndetësisë i kohës dhe tjetrit nuk po ja themi emrin. Janë rrahur dy ministra të qeverisë.

Vjehrri i tij, që ishte me kancer, ka vajtur të Onkologjiku dhe nuk ka marrë shërbim. Janë rrahur dy ministra të qeverisë“, është shprehur analisti Arian Curri në emisionin “Top Story” në Top Channel.

Silvinjo me valixhe në dorë, një ofertë portugeze tundon trajnerin e Shqipërisë

“Një “qejfmbetje” e opinionit sportiv nga ndeshja e fundit, një rinovim i munguar që përpara Europianit dhe interes nga disa klube, ngrenë dilemat nëse e ardhmja e Silvinjos do të jetë në krye të stolit të Kombëtares shqiptare apo jo”, shkruan sot Panorama sport në artikullin e saj me titull “Silvinjo me valixhe në dorë, një ofertë portugeze tundon trajnerin e Shqipërisë” dhe vazhdon:

“Trajneri mbërriti në janar të 2023-shit dhe pas Europianit përfundoi kontrata e tij dhe stafit ndihmës, si Zabaleta apo Doriva.

Ndërkohë, nga ana tjetër “Panorama Sport” mëson se Silvinjo ka një ofertë në tavolinë nga një klub në ligën portugeze.

Kjo i trazon disi ujërat në Kombëtaren shqiptare pasi ndeshjet e radhës vijnë shpejt, në shtator do të nisë edicioni i ri i Ligës së Kombeve dhe me thënë të drejtën, braziliani ka krijuar një raport të ngushtë me shumicën e grupit, pavarësisht se dikush mund të ketë pakënaqësi për minutazhin apo çështje të tjera.

Në fund të fundit Silvinjo vendos dhe ai do të gjykohet për vendimet e tij.

Mes dëshirës për tu rikthyer në një klub dhe mes “zjarrit” të kualifikueseve të Botërorit 2026 me kuqezinjtë, Silvinjo është në një udhëkryq me dosjen e trajnerit në dorë.

SITUATA- Një rinovim i munguar, ngre edhe më shumë dyshimet se trajneri po heziton për të vazhduar këtë projekt me Shqipërinë, apo ndoshta mund të ketë dëshirën për të vijuar, por nuk puqen kushtet financiare me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe pas suksesit me kualifikimin në Europian, “steka” tashmë është ngritur disi më lart dhe rroga nuk mund të jetë e njëjtë.

Një largim të mundshëm e forcon më shumë interesi i disa klubeve në Europë, por edhe një ofertë që trajnerit i ka mbërritur nga një klub portugez, ku emri aktualisht nuk bëhet i ditur.

Ditë të nxehta, por një zgjidhje duhet të vijë sa më shpejt pasi grumbullimi i radhës është vetëm dy muaj më vonë.”/PANORAMASPORT

‘Dështim’/“Alpha Show III” s’mbushi dot stadiumin?Ja komentet për koncertin e Noizyt

Noizy organizoi mbrëmjen e kaluar koncertin “Alpha Show III” në stadiumin ‘Air Albania’.

Të ftuar ishin emrat më të mirë të muzikës, duke filluar nga Tayna, Dafina Zeqiri, Era Istrefi e shumë të tjerë.

Çdo këngë, moment dhe performancë u postua në rrjetet sociale, por ajo që ra më shumë në sy ishte audienca, e cila la për të dëshiruar.

Duke parë nga pamjet, stadiumi nuk ishte plot, ashtu sikurse Noizy dhe ekipi i tij shpresonte të ishte. Shumë ulëse ishin bosh, e pjesa e publikut që ishte në këmbë, dukej e boshatisur dhe komentet në rrjetet sociale, sidomos në “TikTok” e dëshmojnë atë, të cilët e krahasojnë me publikun që ishte në koncertin e Alban Skënderajt.

Zbardhen dokumentet sekrete të arkivave britanike dhe të SHBA-së: Ish-oficer i Shërbimit të Posaçëm Ajror pagoi për të vrarë Enver Hoxhën

Në vendet ballkanike të pushtuara, agjenturat ishin ndarë gjatë Luftës II-të Botërore, për vende që konsideroheshin si aleatët e gjermanëve dhe vende që ishin armiq të saj. Gjermanët e konsideronin Shqipërinë dhe Kosovën, si aleate të saj dhe këtë vlerësojnë edhe mjaft zbulimet e vendeve kundërshtare. Sandor Rado, hungarez, gjatë Luftës II-të Botërore, ka qenë përgjegjësi i një rrjeti spiunazhi “orkestra e kuqe”, që ka vepruar në Zvicër, në favor të Bashkimit Sovjetik. Mbas Luftës II-të Botërore, ka shkruar librin “Emri i luftimit – Dora”. Esenca e këtij libri për Shqipërinë, flet në lidhje me aktivitetin e tij, në qytetin e Vlorës.

Mario del Pero, në librin e tij “CIA – historia e shërbimeve sekrete amerikane”, lidhur me operacionet klandestine në Shqipëri, i vënë në zbatim menjëherë, pas Luftës II-të Botërore, u quajt operacioni “Valuable”, i planifikuar në fund të vitit 1948 dhe i vënë në zbatim, midis viteve 1949-1951, përbënte një operacion klandestin të llojit paraushtarak. Parashikoheshin infiltrime të grupeve të vogla të armatosura, në territorin shqiptar.

Të koordinuara dhe drejtuara nga jashtë vendit, ato duhet të kryenin aksione ushtarake, për të destabilizuar vendin dhe të përmbysnin liderin komunist, Enver Hoxha. Drejtori I-rë i OPC (Office of Policy Coordination), Frank Wisner, e quajti një “eksperiment klinik” (clinical experiment), me të cilin mund të verifikonte kapacitetin e perëndimorëve, për të reduktuar zonën e influencës së BRSS-së.

Zgjedhja e Shqipërisë, si teatri i këtij eksperimenti, u diktua kryesisht nga arsyeja gjeografike: Britania e Madhe dispononte bazat e saj në detin Mesdhe, dhe Shqipëria territorialisht, nuk ishte ngjitur me pjesën tjetër të ‘Bllokut Komunist’, duke u kufizuar vetëm me dy shtete kundërshtare të Moskës (Greqinë dhe Jugosllavinë).

Operacioni “Valuable” u zgjidh me një disfatë të zhurmshme nga shumë drejtime, ku u dyshua se brenda shërbimeve sekrete perëndimore, ishte një informator i sovjetikëve. Ky spiun ishte Kim Filbi, para pak kohësh i emëruar, oficer ndërlidhës, midis MI-6 dhe CIA-s në Uashington dhe një nga dy anëtarët britanikë të komisionit, SHBA-Britani e Madhe, përgjegjës për operacionin klandestin në Shqipëri. Në fund operacioni shqiptar u anullua! Kim Filbi, nga ai pozicion, i dha Moskës informacione të rëndësishme, operacionet klandestine, në veçanti, për operacionin “Valuable”në Shqipëri.

Kim Filbi

Në librin e tij “Lufta ime e fshehtë”, Kim Filbi, ndër të tjera shkruan: “Shumë shpejt, pas mbërritjes time në Uashington, qeveritë amerikane dhe angleze, sanksionuan në parim kryerjen e operacioneve të fshehta, që kishin për qëllim të shkëpusnin një nga vendet e Europës Lindore, nga ‘Blloku socialist’. Sipas arsyes, radha ra mbi Shqipërinë. Kjo ishte më e vogla dhe më e dobëta, nga shtetet socialiste.

Në Jug, ajo kufizohet me Greqinë, më të cilën, Anglia dhe SHBA-ës, mbanin marrëdhënie aleate dhe që formalisht, ende ndodhej në gjendje lufte me Shqipërinë. Shqipëria, dukej e izoluar në interesat tona, dhe përveç kësaj, atje mund të hyhej lehtë nga Malta, nëpërmjet ajrit dhe detit. Duke llogaritur mundësinë e ndërlikimeve të shumta me karakter politik, lidhur me këtë projekt, Departamenti i Shtetit dhe ministria e Punëve të Jashtme, ngulnin këmbë në kontrollin e rreptë të këtij operacioni, nga ana e tyre. Zbatimi i planit, iu ngarkua SIS-it dhe Drejtorisë së Koordinimit Politik.

Si amerikanët, ashtu edhe anglezët, mbanin lidhje me grupet dhe emigrantët shqiptarë, prandaj të dy palët filluan të mobilizojnë njerëzit e tyre, për zbatimin e përmbysjes kundërrevolucionare. Anglezët, dhanë Maltën, si bazë të përparuar për operacionet, si dhe anijet e vogla, të domosdoshme për zbarkimin e agjentëve.

Amerikanët e siguruan operacionin, më tepër me të holla e materiale, si dhe caktuan aerodromin e Uilus-fild, në Libi, me cilësinë e bazës së prapavijës dhe pikës së furnizimit. Mbretit Ideriz, nuk ia treguan të fshehtën, dhe në këtë kohë ai ishte vetëm Emir. Me diskutime të pafundme anglo-amerikane, të mëvonshme, Malta, ishte streha e jonë kryesore.

“Ne duhet të mendojmë diku ndonjë operacion subversiv, – më tha njëherë mua Wisner, – kur këtu zbulojmë, se anglezët, kanë pranë një ishull”. Diskutimet i përkisnin çështjes për udhëheqjen politike kundërrevolucionare. Në këtë kohë, epoka e Dallesit, ende nuk kishte filluar dhe SHBA-ës, trembeshin të vepronin hapur në përkrahjen e regjimeve shumë reaksionare. Prandaj, Departamenti i Shtetit, synonte ta rrethonte kundërrevolucionin, me atributet “demokratike”.

Për këtë qëllim, Departamenti i Shtetit, duke na paraprirë neve, detyroi një grusht të arratisurish shqiptarë në New Jork, që të krijonin të ashtuquajturin ‘Komitet Kombëtar’, e në krye të tij të zgjidhini, një farë Hasan Dosti. Dosti ishte jurist i ri, i cili sipas Drejtorisë së Koordinimit Politik, kishte reputacion pa njollë të demokratit, megjithëse, unë nuk munda të gjej ndonjë prove, të drejtësisë së kësaj pikëpamjeje. Me gjithë, kërkesat e mia të përsëritura, unë nuk munda ta arrija të takohesha me Dostin.

Drejtoria e Koordinimit Politik, siç më thanë mua, duhet të sillej me të me shumë delikatesë, sepse, ai ishte shumë frikacak. Kandidat i mire, për rolin e udhëheqësit!

Në qoftë, se Komiteti Kombëtar në New York, ngjallte dyshime, atëherë kandidati anglez për udhëheqës, me të vërtetë, mua më brengoste. Ky ishte prijësi i një klani të vogël, me emrin Abaz Kupi, mik i vjetër i Xhulian Emerit. Duke gjykuar nga fotografia, ky njeri mbante mustaqe dhe ishte i armatosur deri në dhëmbë, ishte produkt tipik i kujdestarisë britanike.

Unë, nuk dyshoja se ai ishte i aftë, njësoj si stërgjyshërit e tij, të kryente sulme mbi karvanet e paarmatosura, ose të qëllonte tinëz ushtarin turk, të çmendur nga vapa, të lodhur e që fliste përçart, në ndonjë Qafë Mali, por, unë asnjëherë nuk ndaj entuziazmin e xhentëlmenit britanik, me pamjen e përfaqësuesit të fisit të egër.

Meqë ra fjala, në qoftë, se Dosti ishte një njeri i dobët, atëherë, Abaz Kupi, ishte kopuk i vjetër. Diskutime pa fund të anglezëve me amerikanët, për meritat e të dy rivalëve, në qoftë, se lihen jashtë anët e tjera të çështjes, e ta shikosh vetëm si garë, problemi ishte, se kush duhej të zgjidhej, (?) – anglezët apo amerikanët, sepse do të përcaktonin politikën e qeverisë (në Shqipëri), në rast, se ajo do të formohej.

Kur më në fund, si njëra palë, ashtu dhe tjetra, u lodhën nga diskutimet dhe filluan të kërkojnë zgjidhje kompromisi, doli, se Dosti dhe Abaz Kupi, nën ndikimin e përkrahësve të tyre, zinin pozicione aq të ashpra, sa asnjërit prej tyre, nuk do t’i mbushej mendja, që të shërbente nën udhëheqjen e tjetrit. Kontrolli i përditshëm për operacionin, ishte në duart e Komitetit të Politikës Speciale, i cili mblidhej në Uashington.

Ai përbëhej nga 4 anëtarë, të cilët përfaqësonin Departamentin e Shtetit, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Drejtorinë e Koordinimit Politik dhe SIS-in. Departamenti i Shtetit, caktoi në komitet Bob Xhojsi-n, djaloshin e shoqërueshëm, që kishte eksperiencë në problemet e Ballkanit, Erl Xheliko, nga ambasada angleze, gjithashtu, një djalosh simpatik, i cili përfaqësonte Ministrinë e Punëve të Jashtme; djaloshi i tretë, ishte Frenk Lindsei, nga Drejtoria e Koordinimit Politik dhe në fund anëtari i katërt i komitetit, isha unë.

Nuk është e vështirë ta marrësh me mend, se në sajë të kësaj përbërjeje, takimet tona ishin shumë larg karakterit jo formal. Lindsei, jepte tonin duke deklaruar në takimin tonë të parë, se të vetmin shqiptar, që ai kishte parë, qëndronte varur në paralele, me kokën poshtë. (?)…!

Bile në momentet më serioze, ne anglo-saksonët, nuk harronim, se, agjentët tanë, vetëm para pak kohësh, binin nga pemët. Megjithëse unë thashë, se Komiteti i Politikës Speciale, ushtroi kontroll mbi operacionin, ne asnjëherë nuk mundëm të vepronim si njerëz të lirë.

Shefat e mi në Londër, nuk më lejonin mua të harroja angazhimin e SIS-it, në lidhje me Abaz Kupin, ndërsa pas shpinës së shefave të mi, gjithmonë, dukej së largu formula e Bevinit: “Unë këtë nuk e duroj”, të cilën ai e përdorte, kur donte të ndalonte diçka. Frenk Lindsei, gjithashtu, padyshim ishte i lidhur me kufizime të tilla.

Ndoshta e çuditshme, por megjithatë, operacioni filloi edhe në këto kushte. Më në fund SIS, arriti të zbarkojë një grup jo të madh agjentësh në bregun shqiptar, me detyrë që të depërtonte në thellësi të vendit, të grumbullonte të dhënat e duhura e, duke lëvizur për në Jug, të dilte në Greqi. Anglezët, besonin se të dhënat e mbledhura rrugës nga agjentët, ndihmonin pastaj për të realizuar, plane më të gjera.

Operacioni, kuptohet, ishte pa shpresë që në fillim. Agjentët e SIS-it, do mund të arrinin diçka vetëm duke depërtuar në qytete. Por qytetet ndodheshin nën kontrollin e fortë të autoriteteve shqiptare. Prandaj, që të mbeteshin gjallë, agjentëve, ju duhej që të fshiheshin në male, ku ata mund të nxirrnin ndonjë përfitim, në rast se vendi do të përfshihej nga kryengritja. Ndoshta në bazë të aventurës tonë, qëndronte pikërisht shpresa e pashprehur, për kryengritje…!

Si përfundim, megjithatë, disa agjentë mundën të kalonin në Greqi, ku ata me vështirësi shumë të madhe, arrinin të shpëtonin nga putrat e Shërbimit të Sigurimit Grek, i cili mund t’i pushkatonte, si pa gjë të keq. Informacioni që ata sillnin, pothuajse gjithmonë, ishte negativ. Të paktën ishte e qartë, se ata, në asnjë vend nuk i prisnin më krahëhapur. Me kalimin e kohës, pa bërë zhurmë, operacioni u harrua, pa ndikuar dukshëm, sadopak në gjendjen e shqiptarisë.

Ndoshta doli për mirë, për qeveritë angleze e amerikane, që përpjekja e tyre, pësoi disfatë. Në rast të suksesit, ato do të kishin telashe të pafundme, me njerëzit e rinj që mbronin, pa folur më për vështirësitë serioze, me Greqinë e Jugosllavinë, e ndoshta edhe me Italinë…”!

Në intervistën që i ka dhënë gazetarit Filip Naitli, në janar të vitit 1988, lexojmë: “Naitli – dhe Ju, nuk ndjeni asnjë vrarje të ndërgjegjes për vdekjen e njerëzve, të cilët ju i ndihmuat? P.Sh. operacioni shqiptar? (Filbi, koordinoi operacionet e përbashkëta të CIA-s dhe SIS-it për futjen në fund të viteve ’40-të dhe në fillim të viteve ’50-të të agjentëve në Shqipëri, me qëllim, për nxitjen atje të një kryengritjeje. Për këtë operacion, Filbi, njoftoi KGB-në dhe agjentët, pasi zbrisnin në tokë, kapeshin e pushkatoheshin).

Nga Albert Kotini- Memorie.al

Lufta e Trojës nuk ka dyshime që ka ndodhur, por “kali i drunjtë” nuk ka mundur të jetë më shumë se një trill

Një prej ngjarje kulmore të antikitetit, padyshim që është Lufta e Trojës. Dhe pikërisht mbi këto pretendime ka qëndruar kulmet e letërsisë klasike, “Iliada” dhe “Odisea”, të cilat nuk kanë kaluar pa dyshime, jo vetëm mbi luftën legjendare të Trojës, por edhe vetë Homerin që e solli në vargje këtë epope.

Në aspektin dator, më 24 prill të vitit 184 pes – Akenjtë (siç quheshin grekët) hyjnë dinakërisht në qytetin e Trojës duke përdorur dhuratën e tyre (kalin prej druri), dhe vrasin banorët që i gjetën në gjumë. Masakra vazhdoi gjatë gjithë ditës.

“Gjaku rrëke përmbyti tokën,

Trojanë dhe aleatë u vranë.

Trupa të rënë nga vdekja e hidhur

Mbarë qyteti u la me gjak”.

(Quintus Smyrnaeus, Posthomerica)

Trojanët, mes dëshpërimit, gjithësesi luftuan, pavarësisht të hutuar, të pa organizuara, pa udhëheqës. Me luftimet në kulmin e tyre, disa veshën uniformat e akeasve të vrarë dhe kryen kundërsulme të papritura në luftime kaotike nëpër rrugët e qytetit. Trojanë të tjerë mbi çati hidhnin tjegulla, gurë e çdo mjet të fortë poshtë mbi pushtuesit. Por çdo gjë ishte pashpresë; përfundimisht mbrojtësit e mbetur gjallë u shkatërruan së bashku me qytetin – vetëm pak trojanë mundën të iknin për të krijuar qytetërime të reja, sipas traditës.

Historia e Kalit të Trojës, qoftë e vërtetë apo mitike, ndikoi thellësisht në qytetërimin perëndimor dhe frymëzoi shumë artistë. Giovanni Tiepolo pikturoi Procesionin e kalit të Trojës në Trojë në 1760.

Nëse kjo ka ndodhur në të vërtetë dhe nëse data tradicionale e dhënë është e vërtetë, dëshmitë arkeologjike kanë vërtetuar se një luftë e Trojës ka ndodhur në Azinë e Vogël rreth vitit 1200 pes. Por në asnjë mënyrë nuk është thjesht legjendë. Lufta dhe njohuritë e saj janë pjesë e fortë e kulturës perëndimore dhe e kanë pasuruar gjuhën tonë.

Lufta filloi kur një princ i Trojës u arratis me gruan e mbretit të Spartës, Helenën. Christopher Marlowe e quajti atë “fytyra që lëshoi një mijë anije “. (Tre mijëvjeçarë pas Luftës së Trojës, shkencëtari dhe autori i fantashkencës Isaac Asimov e përcaktoi miliHelen si sasinë e bukurisë femërore të mjaftueshme për të nisur një anije. Gjenerata të qeshura Studentët meshkuj të kolegjit do t’i vlerësonin gratë në qindra milihelena të ndryshme.)

Kasandra ishte një profet trojan që paralajmëroi kundër pranimit të dhuratës. Sot, emri i saj do të thotë një person, paralajmërimet e të cilit shpërfillen. Një tjetër skeptik ishte Laocoon, për të cilin Virgjili thotë se i pari tha: ” Kujdes nga grekët që sjellin dhurata “.

A ekzistonte kali i Trojës? Klasicisti vë në provë ‘mitet’ greke

Historia e Kalit të Trojës është e njohur. I përmendur për herë të parë në Odisea, ai përshkruan se si ushtarët grekë ishin në gjendje të merrnin qytetin e Trojës pas një rrethimi të pafrytshëm 10-vjeçar, duke u fshehur në një kalë gjigant që supozohej se ishte lënë si ofertë për perëndeshën Athena.

Por a ishte thjesht një mit? Ndoshta, thotë klasicisti i Universitetit të Oksfordit, Dr Armand D’Angour: ‘Dëshmitë arkeologjike tregojnë se Troja ishte djegur vërtet; por kali prej druri është një përrallë imagjinative, ndoshta e frymëzuar nga mënyra se si motorët e lashtë të rrethimit ishin veshur me lëkurë të lagur kuajsh për të ndaluar djegien e tyre.’

Madje ka dyshime për ekzistencën Homerit, njeriut që thuhet se ka shkruar Odisenë, i cili konsiderohet të jetë poeti më i madh epik grek. Dr D’Angour shpjegon: “Përgjithësisht supozohet se epikat e mëdha që shkojnë nën emrin e Homerit, “Iliada” dhe “Odisea”, u kompozuan gojarisht, pa ndihmën e shkrimit, diku në shekullin 8 para Krishtit, fryt i një tradite gojore poetike që shtrihet në shekuj.

“Ndërsa të lashtët nuk kishin dyshim se Homeri ishte një bard i vërtetë që kompozoi epikat monumentale, asgjë e sigurt nuk dihet për të. Gjithçka që dimë është se, edhe nëse poezitë janë kompozuar pa shkrim dhe të transmetuara gojarisht, në një farë mase ato janë shkruar në greqisht, sepse kështu kanë mbijetuar.’

Dr D’Angour shpjegon origjinën e tetë historive dhe miteve të tjera në një artikull për BBC, i cili është përcjellë nga miliona njerëz si një nga më të shpërndarat në faqen e internetit gjatë kohëve të fundit.

Dr D’Angour aktualisht po ndërmerr një projekt 2-vjeçar për të rikuperuar tingujt e muzikës greke dhe për të gjetur se çfarë rëndësie kanë këta tinguj për disa nga poezitë më të famshme nga Greqia e Lashtë.

“Imagjinoni një situatë, në të cilën gjithçka që kishim prej pesë shekujsh të operës perëndimore, ishin libretti, dhe vetëm disa fragmente të muzikës,” shpjegon ai. Një situatë e tillë është, pak a shumë, ajo e studentëve që merren me poezinë e Greqisë klasike, e cila mbulon rreth pesë shekuj nga viti 800 deri në 300 para Krishtit.

Poetët që kompozuan “Iliadën” dhe “Odisenë”, poezitë e dashurisë së Lesbosit arkaik, odat e fitores së fillimit të shekullit të pestë para Krishtit dhe pasazhet korale të tragjedisë dhe komedisë greke — të gjitha kompozuan fjalët që do të këndoheshin dhe shoqëroheshin me instrumente muzikore.

“Megjithatë pak vëmendje i kushtohet edhe ritmeve të gdhendura me kaq kujdes në fjalët e këtyre këngëve, të cilat prej kohësh njihen dhe studiohen nën kujdesin ndalues të kutit grek. Akoma më pak vëmendje i kushtohet strukturave melodike, të cilat falë fragmenteve të mbijetuara, si dhe shkrimeve voluminoze nga autorë të lashtë dhe teoricienët e muzikës (përkthyer dhe hartuar në mënyrë të admirueshme nga Andrew Barker në Shkrimet muzikore greke) – është diçka për të cilën jemi tani në një pozicion, për të ushtruar një imagjinatë të informuar dijetare.

“Duke neglizhuar dimensionin dëgjimor, lexuesve të teksteve antike me siguri do t’u mungojë diçka nga ndikimi origjinal estetik i këtyre këngëve.”

Përgatiti: Albert Vataj

Kjo është ‘Molla e Kuqe’ që të gjithë flasin për të

Një nga të dhënat ka të bëjë me një histori në kufijtë e legjendës.

Sipas kësaj historie, emrin Molla e Kuqe e kishin dy fshatra skajorë shqiptarë, njëri në veri dhe tjetri në jug të vendit.

Data e këtyre toponimeve nuk njihet, por ato tregonin dy skajet kufitare të një Shqipërie që nuk ekzistoi më pas 1913-ës.

Fshati Molla e Kuqe në jug, i përket një zone që sot gjendet brenda kufijve administrativë të Greqisë, me emër të ndryshuar në Kalloreferis. Fshati tjetër, në skajet veriore të Shqipërisë, gjendet edhe ai jashtë kufijve të Shqipërisë së sotme, diku afër një vendi të njohur me emrin Novi Pazar.

Për këtë toponim flet edhe një shprehje shumë e përdorur dikur, por e rralluar ose e zhdukur në ditët e sotme: “Do rrish urtë apo të ta bëj shtëpinë matanë Mollës së Kuqe!” Shprehja përdorej sa herë duhej t’i thoshe dikujt që mund të dërgohej larg.

E dhëna e dytë është më e “freskët” në kohë. Ka të bëjë me një dekret të vitit 1968 të Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSH-së. (dekreti nr. 4381, datë 13.4.1968) Ky dekret bën disa ndryshime të rëndësishme në ndarjen administrative tokësore të vendit. Mes rreshtave gjetëm edhe një vendim që ka të bëjë me një fshat me emrin Molla e Kuqe.

Vendimi mban numrin 6, në listën e 14 vendimeve që kanë të bëjnë me rrethin e Kukësit dhe thotë: “Fshati Mollë-Kuqe shkëputet nga lokaliteti i Fanit dhe lidhet me lokalitetin e Shëmirësë”.

Do të thotë që një fshat me këtë emër ekziston edhe në këtë rreth./gazetadita

Dardanët e Ilirisë dhe të Trojës janë një popull dhe kane folur shqip

Shkruan: Elena KOCAQI

Çfarë kanë të përbashkët dardanët e Trojës me dardanët e Ilirisë?

E përbashkëta e tyre është se ata janë një popull dhe fakti që dhe sot flasin shqip, tregon që edhe Troja duhet të ketë folur këtë gjuhë.

Dardanët e Ilirisë ndoshta u vendosën në Iliri tek ilirët që ishin të së njëjtës kombësi me ta dhe i vunë vendit në Iliri emrin Dardani në kujtim të atdheut të tyre. Por ka edhe mendime se Dardani nga Gadishulli Ilirik ka shkuar në Trojë dhe ka themeluar aty qytetërimin trojan, dhe kjo mund të jetë e mundur.

5 – Straboni tek Gjeografia mban një qëndrim të tillë kur thotë se“Dardani dhe Jasoni ishin dy vëllezër që jetonin në Samothrak (territori i Thrakisë së atëhershme) dhe pas vdekjes së Jasonit, Dardani shkon dhe themelon në rrëzë të malit Ide qytetin e quajtur sipas emrit të tij Dardania”.

Straboni tregon se dardanët janë me origjinë Thrake. Pra, dardanët ilirë janë quajtur si ilirë, thrakas e trojanë në të njëjtën kohë, rrjedhimisht nuk ka asnjë dallim etnik midis thrakasve, ilirve dhe
trojanëve.

Por sido të jetë, edhe sikur ata të kenë ardhur nga Troja në Iliri, edhe sikur të kenë ikur nga Iliria në Trojë, kjo nuk bën ndonjë ndryshim, pasi bëhet fjalë për një popullsi të një gjaku dhe gjuhe që shtrihej nga Azia e
Vogël deri në Evropën Perëndimore. Sido të jetë padyshim që dardanët e trojës janë dardanët e sotëm alban apo shqiptarë.

6 – Një fakt tepër interesant që tregon se dardanët e Ilirisë janë të një etniciteti me trojanët, është ai që jepet tek libri romak “Historia e Perandorëve”. Autori romak tregon për origjinën e perandorit ilir, Klaudi II dhe thotë se “Në këtë luftë që e udhëhiqte Klaudi, u dallua shumë guximi i kalorësisë dalmate, pasi Klaudi linte të kuptohej se ishte nga kjo provincë, megjithëse të tjerët thoshin se ishte dardan dhe rridhte nga mbreti i trojanëve Ili dhe nga Dardani vetë”.

Dardanët e Ilirisë konsideroheshin nga autorët romakë si ekzaktësisht i njëjti popull me dardanët e Trojës, madje disa me origjinë dhe nga vetë dinastia dardane e Trojës. Pra, sipas autorëve romak, dardanët e Ilirisë janë i njëjti komb me dardanët e Trojës.

Dardanët e Ilirisë mbajnë të njëjtin emër si dardanët e Trojës dhe kjo nuk është koinçidencë por vazhdim i kujtimit të Trojës nga popullsia e saj.

7 – Trojanët e kanë quajtur veten si dardanë dhe albanë dhe kjo duket tek emrat që u vunë vendeve të reja ku u vendosën, pas shpërnguljes së një pjese të popullsisë nga Troja. Kështu, Ene Dardanidi qytetin që themeloi në Itali e quajti Alba. Nipi i tij Briti, pasi u vendos në Britani e quajti një pjesë të saj Albani (Skocia emër që e ka trashëguar kryeqyteti i New Yorkut). Pra, ka fakte që ata e mbanin veten për albanë dhe dardanë, emra që dalin te dy fiset ilire të dardanëve dhe albanëve në antikitet. Por edhe sot, të vetmit popuj që quhen albanë dhe dardanë, janë shqiptarët.

Nuk është rastësi që populli shqiptar i sotëm quhet me emrin më të vjetër të Evropës Alban, me të cilin janë quajtur tërë popujt e Evropës së vjetër. Kështu, Britania është quajtur Albion dhe Skocia, Albani, fiset gjermane teutono-trojane janë quajtur nga Straboni me emrin Albane, në Itali trojanët ngritën qytet me emrin Alban, në Detin e Zi Skithët e quanin veten Alban etj… Edhe dinastitë perëndimore, siç do e shohim më vonë në këtë studim, së bashku me popullsitë e tyre, rrjedhin nga dardano-albanët.

Albanët janë shumë të rëndësishëm për të përcaktuar historinë e Evropës dhe arkeologët, para se të merren me gërrmime arkeologjike, duhet të studiojnë albanët, të cilët me gjuhën dhe kulturën e tyre të lashtë tregojnë të gjitha misteret e botës së vjetër. Historianët e antikitetit duhet të mësojnë shqip për të kuptuar historinë botërore. Ata kërkojnë të zbulojnë misteret me bijat e shqipes, si greqishtja dhe latinishtja, por nëse vazhdojnë kështu duke lënë nënën e tyre pa mësuar, nuk kanë për ta kuptuar kurrë historinë antike.

Hαrxhoi 36 vite të jetës së tij duke gërmuar një kaηal në mes të mαlit, Projekti i tij në fυnd i shtaηgu të gjithë

Kinezët i pëlqejnë proverbat dhe mënyrat e të shprehurit kur duan të thonë diçka,

por kësaj here nuk bëhet fjalë për një proverbë por për një nga ato vepra të cilat frymëzojnë edhe vetë proverbat. 


Me këtë po kërkojmë të themi se ajo çfarë ka bërë ky burrë duke i ngarkuar një mision të pa mundur vetes të cilin e ka

realizuar falë forcës së besimit te vetja dhe vullnetit të hekurt për t’i shkuar deri në fund arritjes së objektivit.

Huang Dafa është kryeplaku i fshatit Cao Wang Ba, një qendër me një popullsi të vogël prej 300.000 banorësh në provincën e Guizhou.

Pozicioni gjeografik aspak i favorshëm e ka vës htir ësuar sistematikisht jetën e banorëve të provincës sidomos gjatë periudhave të thatësirës, të paktën deri në vitin 1995.

Një vit, kur mungesa e ujit u bë k ër cëni m për prodhimin e orizit nga i cili varej mbijetesa e tyre u bë serioze dhe e nevojshme të mendonin për një zgjidhje serioze.

A e keni një sheηjë si kjo në krahυn e majtë? Ja çfarë fshίhet pas saj…

Mund të keni parë një shenjë të vogël të rrumbullakët në krahun e majtë të dikujt ose mund ta keni edhe vetë.

Kjo është një shenjë për shkak të vak.sinimit. Sipas ‘Organic Healthy Food’, kjo va.ksinë ishte shumë e zakonshme para viteve ’70.

Mjekët përdorën një vi rus të gjallë Va.ccinia për të shk aktuar një përgjigje imune që do të mbronte njerëzit nga vi rusi Variola, i cili shkaktone linë.

Pas kryerjes së va.ksinimit, formohehe flluska dhe më pas krijohet një kore e cila shërohet për disa javë.

Në fund mbetet vetëm një shenjë e rrumbullakët, e dhëmbëzuar.

Krahu injerëzve injektohet disa herë me va.ksinë, e cila krijon edhe atë ‘hartë’.

Kjo është edhe arsyeja sepse ajo nuk është një pikë e vogël, por një shenjë e dukshme.

Emίgrαnti shqiptar υjen nga Anglia dhe i prezaηton famiΙjes të dα.shυrën, nënës i bien të fίkët pasi…!!

Një djalë shqiptar që jetonte në Angli disa ditë më parë është kthyer në vendlindje për t’i prezantuar familjes të dashurën e tij.

Por, familjarët e tij janë habitur kur e kanë parë nusen e djalit, pasi nuk e dinin se e dashura e tij ishte 20 vite më e madhe se ai.

Siç raporton gazetari i “Aldo Morning Show”, gjatë qëndrimit në Shqipëri djali i ka treguar familjarëve se e dashura e tij 40-vjeç are ishte shta tzënë.

Sapo kanë marrë lajmin nënës së tij i ka rënë të fi kët pasi mendonte se djali e donte vetëm për dokumentet.

“Një djalë është rikthyer nga emig racioni për t’i prezantuar familjes të dashurën e tij angleze.

Mirëpo familjarët nuk e dinin se ajo ishte 20 vite më e madhe se djali. Për një moment ata e kanë pritur mirë,

sepse mendonin se ai e donte vetëm për dokumentet, por pak kohë më vonë kanë marrë vesh se ajo ishte shta tzënë.

Djali është 20 vjeç, ndërsa gruaja është 40.

Ka qenë vetë djali ai që i ka dhënë lajmin familjarëve dhe gjatë kohës që iu ka treguar nënës së tij i ka rënë të fi kët”, tha gazetari.